Në mund

Në mund t’u shpëtosh flakëve të ferrit,
kur në prag të shtëpisë të vijnë.
E të mos rrish, po të shkosh drejt territ,
të bëhesh drita që dot s’po ndrin.

Në mund t’ia dalësh nderit e besës
e fjalën e burrit gjithmonë ta mbash.
Të kesh durim me fijen e shpresës,
të jesh trim, po jo të mos qash.

Në mund gjith’ njerëzit t’i njohësh
pa thënë kurrë i kontrolloj.
Të gjithë botën të shkosh ta shohësh,
por dheun tënd ta duash njësoj.

Në mund e po pate mundësi,
të ulësh kokën e të punosh.
Në mund të bësh një pasuri
dhe vetë lekut t’i rezistosh.

Të punosh kur të gjithë rrin’,
derisa djersa curg të shkojë.
Në mund ta bësh pa ‘një ankim,
ta bësh dhe tjetrin punën ta dojë.

Në mund t’arrish gjer në majë
e nga lart ta shohësh botën.
Në mund atje lart të shohësh djaj
dhe prapë lart ta mbash kokën.

Shpirtin djajve t’ua shesësh vërtet
dhe pa dhimbje ta flakësh at’ shpirt.
Për kë pas teje pret kjo jetë,
për mrekullinë që solle në drit’.

Se jo gjithmonë e drejta fiton,
në mund të drejtën tënden ta bësh.
Në mund të fitosh një luftë që s’mbaron
e me shpirtin gjithmon’ në paqe të jesh.

Vec në mund, atëherë më thuaj,
më thuaj miku im, të shkoj i qetë.
Fjalët e mia me thonj do t’i shkruaj.
Përtej kësaj bote, fillon tjetër jetë...