-
Administratore
Nė mund - Ndarja poezi 2010
Nė mund
Nė mund tu shpėtosh flakėve tė ferrit,
kur nė prag tė shtėpisė tė vijnė.
E tė mos rrish, po tė shkosh drejt territ,
tė bėhesh drita qė dot spo ndrin.
Nė mund tia dalėsh nderit e besės
e fjalėn e burrit gjithmonė ta mbash.
Tė kesh durim me fijen e shpresės,
tė jesh trim, po jo tė mos qash.
Nė mund gjith njerėzit ti njohėsh
pa thėnė kurrė i kontrolloj.
Tė gjithė botėn tė shkosh ta shohėsh,
por dheun tėnd ta duash njėsoj.
Nė mund e po pate mundėsi,
tė ulėsh kokėn e tė punosh.
Nė mund tė bėsh njė pasuri
dhe vetė lekut ti rezistosh.
Tė punosh kur tė gjithė rrin,
derisa djersa curg tė shkojė.
Nė mund ta bėsh pa njė ankim,
ta bėsh dhe tjetrin punėn ta dojė.
Nė mund tarrish gjer nė majė
e nga lart ta shohėsh botėn.
Nė mund atje lart tė shohėsh djaj
dhe prapė lart ta mbash kokėn.
Shpirtin djajve tua shesėsh vėrtet
dhe pa dhimbje ta flakėsh at shpirt.
Pėr kė pas teje pret kjo jetė,
pėr mrekullinė qė solle nė drit.
Se jo gjithmonė e drejta fiton,
nė mund tė drejtėn tėnden ta bėsh.
Nė mund tė fitosh njė luftė qė smbaron
e me shpirtin gjithmon nė paqe tė jesh.
Vec nė mund, atėherė mė thuaj,
mė thuaj miku im, tė shkoj i qetė.
Fjalėt e mia me thonj do ti shkruaj.
Pėrtej kėsaj bote, fillon tjetėr jetė...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt