Postuar mė parė nga
fegi
TI: Korrupsioni, Kosova e fundit nė rajon
Kosova renditet e 110-ta me njė vlerėsim prej 2.8 pikėsh nė mesin e 178 shteteve tė botės nga Transparency International. Kjo organizatė ka bėrė sot publik raportin vjetor mbi shkallėn e korrupsionit nė nivel global.
Ėshtė hera e parė qė kjo organizatė e rendit Kosovėn nė mesin e shteteve tė tjera. Ndryshe nga ēmund tė mendohet, arsyet pse Kosova nuk ka qenė pjesė e atij qė njihet si treguesi i korrupsionit tė matur nga Transparency International, kanė qenė teknike.
Kjo ka qenė hera e parė qė ne kemi mundur tė pėrdorim tre burime nė Kosovė. Kjo ėshtė ajo qė ne bėjmė me ēdo vend - pėrdorim tre burime informacionesh pėr tė nxjerrė treguesin. Deri tani, Kosova nuk ka qenė e pėrfshirė pėr arsye teknike, jo politike, thotė Deborah Unger, zyrtare e informacionit pranė Transparency International.
Koni Abel, koordinatore pėr Evropėn Juglindore pranė Trasnparency International, vlerėson legjislacionin si pikėn mė tė fortė tė Kosovės nė luftėn kundėr korrupsionit.
Nėse shikon se ēfarė ndodh nė Kosovė, situata ėshtė thuajse e njėjtė me atė tė vendeve fqinje. Ajo qė duhet tė thuhet, ėshtė se procesi i lėvizjes drejt Bashkimit Evropian ka nisur mė vonė, ndaj nė disa gjėra janė mė pas. Por, nėse shikon nė fusha si legjislacioni, ka tregues shumė premtues, thotė Abel pėr Radion Evropa e Lirė.
Ajo shton se miratimi i legjislacionit nė Kosovė, ndonėse nė disa raste ėshtė edhe mė solid se nė disa pjesė tė vetė BE-sė, Kosova ka mangėsi tė ndjeshme nė zbatimin legjislacionit dhe rregulloreve.
Drejtėsia shfaqet sėrish si thembra e Akilit pėr Kosovėn dhe luftėn kundėr korrupsionit.
Nėse drejtėsia nuk funksionon, gjithēka tjetėr, edhe nėse ekziston legjislacioni, mbetet problematike. Nėse nuk ndėshkohen zyrtarėt e korruptuar apo kriminelėt, gjithēka ngec. Kjo ėshtė njė fushė qė dua ta theksoj, por padyshim qė nuk ėshtė e vetmja, sqaron Abel.
Kosova gjendet nė mes sa i pėrket vlerėsimit tė korrupsionit, por ajo renditet mė poshtė se vendet e tjera tė rajonit.
Maqedonia ka pozitėn mė tė mirė sa i pėrket shkallės sė korrupsionit nė mesin e vendeve tė Ballkanit Perėndimor. Maqedonia renditet e 62-ta me njė numėr pikėsh prej 4.1, e ndjekur nga Mali i Zi qė gjendet nė vendin e 69-tė.
Mė pas vjen Serbia nė vendin e 78-tė, me njė vlerėsim prej 3.5 pikėsh, e ndjekur nga Shqipėria nė vendin e 87-tė me 3.3. Pas Shqipėrisė gjendet Bosnja nė vendin e 91-tė ose me njė nivel pikėsh prej 3.2.
Tė gjitha vendet e rajonit kanė shėnuar pėrparim krahasuar me vitin e kaluar. Shqipėria, nė raportin e vitit 2009 tė hartuar nga Transparency International, renditej e 95-ta, e po kėshtu dhe Serbia, e cila vjet ishte nė vendin e 83-tė. Pėrmirėsimin mė tė dukshėm e ka bėrė Maqedonia.
Me gjithė pėrmirėsimin nė renditje, Abel nuk pranon tė flasė pėr pėrparim nė luftėn kundėr korrupsionit nė rajon.
Ėshtė e kuptueshme se disa nga vendet kanė shėnuar pėrparim tė lehtė, por ėshtė njė ecje shumė e ngadaltė. Ne shpresojmė qė do tė kemi pėrmirėsime mė tė ndjeshme nė tė ardhmen dhe ka aq shumė probleme qė duhen trajtuar. Hezitoj tė flas pėr pėrparim nė rajon, sqaron Abel pėr Radion Evropa e Lirė lėvizjen qė vihet re nė pozitėn e vendeve tė Evropės Juglindore.
Sipas Transparency International, procesi i integrimit nė Bashkimin Evropian ėshtė njė shtytės shumė i rėndėsishėm pėr vendet e rajonit, e ndoshta arsyeja kryesore qė ka ēuar drejt lėvizjeve pozitive, qoftė dhe minimale. Mungesa e vullnetit politik qė ndryshimet tė vijnė nga brenda, ėshtė sfida kryesore.
Sfida kryesore mbetet vullneti politik pėr tė ndryshuar sjelljen e qasjen dhe mėnyrėn e trajtimit tė situatave. Nuk kam parė ndonjė politikan nė rajon tė vendosur nė kėtė drejtim, thotė Abel.
Ajo shton se kjo vlen si pėr ēdo vend tjetėr tė rajonit dhe pėr Kosovėn.
Nė nivel global, vendin e parė si shtete mė pak tė korruptuara e ndajnė Danimarka, Zelanda e Re dhe Singapori me 9.3 pikė. Ndėrkaq, Somalia e pėrmbyll raportin me njė vlerėsim prej 1.1 pikėsh.
Nė njė gjendje po kaq negative sa i pėrket shkallės sė korrupsionit, janė dhe Mijanmari e Afganistani me 1.4 pikė. Kėto janė tre vendet qė mbyllin tabelėn.
Tre tė katėrtat e vendeve tė pėrfshira nė raport gjenden poshtė vlerėsimit prej 5 pikėsh, kur Transparency International pėrdor vlerėsimin 10 si maksimal dhe 0 pėr shkallėn mė tė lartė tė korrupsionit. Tė gjitha vendet e rajonit kishin mė pak se 5 pikė.(rel)
Krijoni Kontakt