Ndeshje e mire ne pergjithsi, urime te gjithve per fitoren.
Shume raste krijojme, dhe nuk arijme ti realizojme ne gol. Keto po na ndeshkojne, njejte sikur ne ndeshjen me Arsenal, edhe sonte ndaj Bilbao-s mund ta kishim mbyll ndeshjen qe ne pjesen e pare. Duhet te kemi kujdes ne keto raste!
Pastaj mungesa e Puyol ne qender mbrojtje verehet, eshte i pazevendesueshem kapiteni. Kur luan Maxvell ne te majte, dhe Abidal ne qender(ne vend te Puyol) shume pak aksione kemi nga krahu i majte, pasi Maxvell eshte i ngadalshem dhe bie ritmi i lojes nga ky krah. (Abidal ne krah te majte, dhe Puyol ne qender te mbrojtjes nuk kane zevendesim, tjeter ritem ka loja dhe shume siguri kur jane keto dy ne loje).
Shpresoj te rikuperohet sa me shpejte kapiteni,shtylla e mbrojtjes.
P.S; Edhe V.Valdes eshte lenduar ne gjunj gjate stervitjes, pritet te mungoj rreth 3-4 jave!
D.Villa ka hyre ne fazen e tij, eshte duke luajtur shume mire. Edhe cdo rast qe i jepet perballe portes shenon. Shpresoj te vazhdoj me kete rritem. Gjynaf qe nuk e shenoi golin e dyte ne ate moment kur e paraboloi portjerin, dhe topi u perplas ne traverzale. Do kishe dal gol shume i bukur.
Iniesta dhe Xavi spektakolar si perhere.
D.Alves ka bere loje te bukur ne krah, plus dy asiste.
Messi - No comment! Ky djale eshte i cmendur... qe nga ai moment kur u barazua rezultati ne pjesen e dyte, u nervozua aq shume sa qe donte ta hante topin me dhembe. Vrapoi max. ne cdo pjese te fushesh, i driblonte kundershtaret sikur me qene shtylla betoni... deri sa arriti te shenoj golin e dyte, dhe ti jape fitoren Barcelones nuk u ndal. Me gjith shpirt e deshironte fitoren sonte.
P.S; Shifeni kete video se cfare u ka bere lojtareve te Bilbao-s. *Amazing Skills*
Penalti e paster e mohuar nga arbitri.
Me mire mos ta kishin rezuar fare, jam i bindur qe do shenonte gol ne kete aksion. Do kishe dal "super,super gol".
Orari i ndeshjeve ka qene i veshtire kete periudhe per ne, duke pasur parasysh ndeshjet ne CH-L si dhe kampionat, tani keto javet ne vazhdim do kemi edhe ndeshje me te renda.
Uroj qe kjo fitore ndaj Bilbao-s tu kete dhene vetbesim lojtareve tane, dhe ta harojne lodhjen fizike, e te vazhdojne me fitore deri ne fund.
Golat e ndeshjes:
Vamos Barcelona!![]()
Krijoni Kontakt