Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593

    Fronëzimi i Janullatosit e vërteta përmes pamjeve të vitit 1992

    Fronëzimi i Janullatosit e vërteta përmes pamjeve të vitit 1992

    http://www.balkanweb.com/shqiperi/26...992-49287.html


    Video

    http://www.balkanweb.com/videoAlbum/..._id_video=7015
    "Shoku Mjekesise"

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1
    Kryepeshkopi Anastas reagon pas shpifjeve te Kristo Frasherit ne media

    --------------------------------------------------------------------------------

    SQARIME HISTORIKE TË NEVOJSHME

    - REAGIM I KRYEPISKOPIT ANASTAS-

    Në artikullin me titull “Bollano dhe Dule t’u kërkojnë falje shqiptarëve”, që u botua në gazetën tuaj, në dt. 20.9.2010, z. Kristo Frashëri i referohet personit tim në një paragraf të zgjeruar. Me gjithë zakonin tim, që të mos u përgjigjem komenteve denigruese ndaj meje, duke ndjerë detyrimin për të vënë në vend të vërtetën historike, deklaroj se pohimet e tij janë të pavërteta.

    1. Po e filloj nga titulli i paragrafit: “Janullatos, peshkopi i fronëzuar në hotel “Tirana”. Dhe më poshtë vijon pohimi i tij se “të gjithë e mbajnë mend se ceremonia solemne për fronëzimin e tij në kishën katedrale të Hyjlindëses në Tiranë, dështoi për shkak të kundërshtimit të besnikëve të krishterë, të pranishëm në këtë ceremoni. Dihet gjithashtu se ai u fronëzua kryepeshkop i kishës në Tiranë në një nga sallat e Hotel “Tirana International”, një solemnitet në kundërshtim me rregullat e shenjta të Kishës”. Ky është një përshkrim i gënjeshtërt. Ngjarjet e vërteta ndodhën si më poshtë:
    Të dielën e 2 gushtit 1992, në Kishën Katedrale të Tiranës, të mbushur plot me përfaqësues të orthodhoksëve nga e gjithë Shqipëria, Mesha Hyjnore u krye rregullisht bashkë me tipikonë e fronëzimit. Në përfundim të saj, një grup njerëzish të dërguar enkas, në drejtimin e një deputeti jo të krishterë, në pjesën e fundme të kishës, në përfundim të shërbesës, hodhën disa parulla kundër Kryepiskopit. Por këto u mbytën nga qindra zëra të besimtarëve orthodhoksë që kishin mbushur kishën, duke bërë aklamacione pro Kryepiskopit. Shumë nga pjesëmarrësit- z. Frashëri nuk ndodhej aty- i kujtojnë ngjarjet me shumë saktësi. Në hotel “Tirana” u shtrua thjesht një drekë në shenjë nderimi.
    Është e habitshme, se si z. Frashëri, me një mosnjohje të thellë, flet si specialist i kanuneve të Kishës, të cilët me sa duket i njeh shumë pak. Fakti se të gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale në mbarë botën e njohën pa kurrfarë vështirësie Kryepiskopin e ri, nxjerr në pah se nuk u bë asnjë shkelje e askurrfarë kanoni dhe rregulli.

    2. Shkak për artikullin e z. Frashëri janë ngjarjet e kohëve të fundit në Himarë. Deklarata që bëra, në një moment kur shumë banorë kishin bllokuar rrugët e zonës, ishte “për ruajtjen e gjakftohtësisë dhe shmangien e vetëgjyqësisë”, me qëllim të vetëm ruajtjen e paqes dhe të qetësisë. Pas pak, sigurisht, foli Kryeministri, në të njëjtën frymë me deklaratën time. Z. Frashëri më shtron pyetjen nëse në raste të tjera “kam ngritur zërin tim” ose jo. E vë në dijeni, se nga shumë herët, që nga viti 1993 dhe 1994, me shumë qartësi, kisha protestuar kundër veprimeve të dhunshme të kryera në Greqi. Thirrjet që unë bëra, si edhe kontaktet e mia me faktorë kompetentë qeveritarë kontribuuan në ndalimin e dëbimit nga Greqia të emigrantëve shqiptarë.
    Po parashtroj një ndërhyrje që kam bërë me rastin e ngjarjeve të Peshkëpisë: “Marrim pjesë në dhimbjen e thellë që shkaktoi sulmi terrorist ndaj njerëzve të pafajshëm në Peshkëpinë e Sipërme dhe i shprehim me gjithë shpirt ngushëllimet tona, familjeve të viktimave. Ndërgjegjja e krishterë është vendosmërisht kundër veprimeve terroriste dhe i dënon ato. Shpresojmë dhe lutemi që e vërteta të dalë sa më shpejt dhe plotësisht në dritë, të zbulohen fajtorët, të ngarkohen përgjegjësitë siç e imponon e drejta, por edhe të intensifikohen përpjekjet për stabilizimin e paqes” (Tiranë, 11 prill 1994).
    Siç edhe kam deklaruar në një intervistë timen në gazetën e përjavshme ABC (më 11 dhjetor 2005 për z. M. Nazarko), nga vitet e para të dhjetëvjeçarit të 1990, kam ngritur zërin në mënyrë të vazhdueshme dhe kam bërë përpjekje e deklarata në intervistat e mia në Greqi për nevojën e respektimit të emigrantëve dhe të mbështetjes së tyre. Psh. kur gjatë vitit 1993, pas dëbimit të një bashkëpunëtorit tim, qeveria greke kishte vendosur të ndërmerrte masa ndëshkuese, ngrita zërin dhe protestova fuqishëm, duke theksuar se, nëse veprimi i parë ishte një gabim nga ana e palës shqiptare, veprimi i dytë nga ana qeverisë greke, për të dëbuar nga Greqia shqiptarët që punonin atje, do të ishte një gabim shumë herë më i madh. Më vonë kur filloi të përdoret në masmedian greke, fjala “fshesë” për dëbimin e qytetarëve shqiptarë, bëra udhëtime dhe vizita të posaçme në udhëheqësit politikë kompetentë dhe në drejtorët e gazetave të mëdha për të protestuar për terminologjinë që kishin përdorur. Siç edhe shkruajnë analistë të shquar, këto përpjekje pajtuese influencuan seriozisht në opinionin publik dhe në qeverinë greke. Në mënyrë karakteristike, gazeta “Kathimerini” një nga gazetat më serioze të Greqisë shkruante: “Ndërhyrja e kryepiskopit të Shqipërisë Anastas kontribuoi qartazi, në mënyrë decizive, që të uleshin tonet nga ana e palës greke në kundërshtinë që lindi me qeverinë shqiptare” (8.7.1993). Dhe në një rast tjetër: “Iniciativat e Anastasit në zbutjen e krizës kanë qenë vendimtare” (11.7.1993). Madje edhe Parlamenti Evropian, në një deklaratë të votuar me votim unanim të tij, theksoi se “mbështet veprën e Kryepiskopit Orthodhoks të Tiranës Anastas Janullatosit, i cili ka bërë përpjekje të shumta për zgjidhjen e krizës midis dy vendeve”. Në vitin 1996 vizitova shqiptarët që vuanin dënimin në burgjet e Koridhalosë, për t’u shprehur mbështetjen time. I vënë në dijeni për raste të ndryshme sjelljesh të papranueshme të nëpunësve grekë në pikat e kalimit kufitar, i kam denoncuar ato në shkallë të ndryshme. Janë të shumta ato raste kur duhet vepruar me dallueshmëri e takt, pa zëvendësuar organet kompetente qeveritare dhe kornizat ndërkombëtare që janë sanksionuar. Gjithashtu, në mënyrë të përsëritur, në intervista të mia në Greqi kam dënuar ksenofobinë dhe kam theksuar detyrimin e drejtësisë dhe të respektimit të personalitetit të emigrantëve, si dhe nevojën e bashkëpunimit dhe të ndihmës reciproke të popujve tanë. Kjo e fundit ka qenë për mua qëllimi kryesor i përpjekjeve të mia dhe shpreh kundërshtinë time sa herë që shikoj të minohet ky parim.

    3. Z. Frashëri e konsideron si të dyshimtë faktin se shumë nga zyrtarët që vijnë nga Greqia, vizitojnë Kryepiskopin. Pikësëpari, në Kryepiskopatë vijnë e më vizitojnë edhe shumë personalitete të jetës politike, akademike, shoqërore, qytetarë të thjeshtë nga vende të ndryshme të botës. Së dyti, ai nuk e njeh faktin se jo vetëm gjatë vizitave në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, psh kur vizitojnë qytete ku ekzistojnë patriarkana orthodhokse ose kisha autoqefale, shumë zyrtarë grekë e kanë zakon të vizitojnë jo vetëm personalitetet politike të vendit por edhe ato fetare. Përveç kësaj, në Greqi, ku kam jetuar derisa erdha në Shqipëri, për 62 vite, kam pasur shumë pozita të rëndësishme në Universitet, në Akademi, në Kishë, në organizma fetarë botërorë, si Këshilli Botëror i Kishave, Konferenca Evropiane e Kishave, kam pasur shumë nxënës, studentë, kolegë, të njohur, qytetarë të shquar që dëshirojnë të takohen me mua. Nga ana tjetër, vizitorët që vijnë këtu, zyrtarë ose jo, nuk vijnë si spiunë ose si armiq. Greqia është vend mik dhe të gjithë atje e dinë se Kryepiskopi Anastas beson në përafrimin, në bashkëpunimin dhe progresin e përbashkët të popujve dhe jetën e tij ia ka përkushtuar këtij ideali. Fraza e tij nënçmuese “tani e ka zbuluar veten se prapa petrahilit kishtar, ai është një militant grek”, rikujton mentalitetin e vjetër të epokës së Hoxhës, që shikonte kudo armiq dhe komplote. Vetëm besimi në Perëndinë, dashuria e sinqertë për popullin, dëshira për zhvillimin e Kishës dhe vendimi për të kontribuar në pajtimin dhe në bashkekzistencën paqësore të popujve, i japin Kryepiskopit fuqinë për të shërbyer Kishën për 19 vite, në mes të mijëra vështirësive. Shtysat e tjera që fantazon z. Frashëri nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën historike.

    4. Në ato që përdor kundër meje, z. Frashëri thotë: “Për të rritur pretendimet e Greqisë ndaj Shqipërisë së Jugut, ai bekoi si ushtarë grekë edhe arkivolet me eshtrat e fshatarëve shqiptarë, midis tyre edhe fëmijë të vdekur para dhe pas luftës italo-greke”. E ftoj të thotë se kur dhe ku e kam kryer një veprim të tillë. Bëhet fjalë për një informacion krejt të pabazë dhe të gënjeshtërt.
    Për sa i takon nderimit për të vdekurit, për ata që respektojnë dinjitetin njerëzor, përbën një detyrim themeltar, duke nisur nga vitet e Homerit. Madje edhe të vdekurit e palës armike, çdo shoqëri e qytetëruar i respekton dhe kujdeset për ata, pa urrejtje dhe fobi. Nga ana tjetër këtë gjë bëri edhe qeveria shqiptare, kur ofroi vend për një varrezë gjermane në parkun e Tiranës, ndërsa të gjithë e njohin se në Luftën e Dytë Botërore, gjermanët ishin pushtues.

    5. Sa i takon çështjes së kishës së Shën Marisë së Përmetit, të gjitha fotografitë e vjetra të bëra para dhe pas Luftës së Dytë Botërore tregojnë praninë në sheshin qendror të qytetit, të kishës orthodhokse. Në periudhën komuniste u shkatërrua streha e kishës së vjetër, u përdorën muret e vjetra, u bënë riparime dhe u vendos aty shtëpia e kulturës. Pas 19 vitesh, ky vend i shenjtë adhurimi për besimtarët nuk është kthyer tek Kisha Orthodhokse, me gjithë thirrjet e bëra, jo vetëm nga orthodhoksët e Shqipërisë, por edhe nga Konferenca Evropiane e Kishave (19.12.2005). Nga ana tjetër, kishat janë mbarëbotërisht bërthama kulture e qytetërimi. Përbën një detyrim themeltar të qeverisë shqiptare, të rikthehen të gjitha vendet e kultit në përdorimin e tyre të hershëm. Ne nuk jemi kundër shtëpisë së kulturës. U treguam të gatshëm të kontribuojmë financiarisht për ngritjen e një ndërtese tjetër të madhe në vendin që është caktuar për t’u vendosur qendra kulturore. Ndërsa nga z. Frashëri, si personalitet i kulturës shqiptare, prisnim të interesohej dhe të bënte thirrje për kthimin në përdorimin e mëparshëm të vendeve të shenjta.

    6. Z. Frashëri duke vazhduar argumentet e tij të gënjeshtra, shkruan: “Megjithatë ai i qetësoi kundërshtarët e tij kur mësuan se ishte një personalitet akademik, i ndryshëm nga dhespotët e fanatizuar grekë, se premtoi që do të punonte për të respektuar autoqefalinë e Kishës Orthodhokse shqiptare dhe se do të kujdesej për ndërtimin e faltoreve të krishtera në Shqipëri. Por, ka kohë që besnikët kanë dalë të zhgënjyer”. Të gjithë sa janë njohës të këtij problemi si në Shqipëri ashtu edhe në mbarë Kishën Orthodhokse dhe në botën e krishterë, e dinë se ai që siguroi Autoqefalinë e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, pas shpërbërjes së plotë të saj, është Kryepiskopi Anastas. Sa për faktin nëse ndërtoi apo jo kisha në Shqipëri, z. Frashëri nuk duhet të bëjë gjë tjetër, veçse një udhëtim të shkurtër nëpër Shqipëri: në Durrës, në Korçë, në Shkodër, në Fier, në Sarandë etj., ose në qendër të Tiranës. Akoma mund të njihet me ekspoze dhe raporte zyrtare që janë botuar në organet e Kishës së Shqipërisë, veçanërisht në gazetën “Ngjallja”, në faqen e saj të internetit, por edhe në studime të posaçme si të Linette Hoppe (Resurrection. The Orthodox Autocephalous Church of Albania, 1991-2003), të Jim Forest, praktikën zyrtare të Simpoziumit “2000 vjet Krishterim në Shqipëri” etj. Por, nëse ka vështirësi për një gjë të tillë, po bëjmë shkurt një referim të disa nga ato që janë bërë:
    Realizuam ndërtimin e 150 kishave të reja, restaurimin e 60 kishave monumente të kulturës dhe riparuam mbi 160 kisha të tjera. Gjithashtu ndërtuam shumë objekte për strehimin e selive metropolitane, shkollave, klinikave, atelieve, konvikteve. Me këtë vepër ndërtuese që numëron 450 ndërtesa, iu ofrua mundësi punësimi mijëra njerëzve. U përkujdesëm për arsimimin e brezit të ri të priftërinjve shqiptarë. Themeluam Akademinë Orthodhokse Theologjike dhe arsimuam e dorëzuam 3 episkopë dhe 140 klerikë të shtetësisë shqiptare. U krijua shtypshkronjë, punishte qirinjsh, punishte për punime druri, atelie të ikonografisë dhe restaurimit të ikonave, u bë një përpjekje intensive në fushën e përkthimit dhe të botimit me një gazetë mujore, revista për të rritur, fëmijë dhe të rinj dhe me dhjetëra libra. Në periudha krizash politiko-sociale në vend, ndihmuam në mbledhjen dhe shpërndarjen e mijëra tonëve ushqime, ilaçesh dhe veshmbathjeje për lehtësimin e familjeve të varfra dhe të refugjatëve. Në fushën e shëndetit, një rëndësi të veçantë ka Qendra Mjekësore Diagnostike në Tiranë, me 24 specialitete, me një personal të shkëlqyer mjekësor, me aparatura mjekësore krejtësisht moderne dhe që ka realizuar brenda dhjetëvjeçarit të parë të funksionimit të saj 900.000 vizita. Poliklinika të tjera janë hapur në Kavajë, Korçë, Lushnje dhe në Jorgucat. Në fushën e arsimit, përveç tri shkollave të mesme (dy kishtare dhe një teknike), themeluam 17 kopshte në qytete të ndryshme, 3 shkolla nëntëvjeçare dhe dy Institute të Formimit Profesional. Kur Shqipëria hapi dyert për të pritur valën e refugjatëve nga Kosova, Kisha Orthodhokse, në bashkëpunim me organizma ndërkombëtarë, zhvilloi një program të gjerë ndihme që kapërceu shumën e 12 milion dollarëve dhe kështu u ardhëm në ndihmë më tepër se 33.000 refugjatëve.
    Kultivuam marrëdhënie harmonike me komunitetet e tjera fetare, duke mbështetur tolerancën fetare dhe bashkekzistencën harmonike. Kisha jonë u bë anëtare e Konferencës së Kishave Evropiane, të Këshillit Botëror të Kishave, të Konferencës botërore për Fenë dhe Paqen (World Conference on Religion and Peace), dhe është aktive si ambasadore shpirtërore e Shqipërisë në ambiente fetare ndërkombëtarë, të cilat deri tani nuk kishin kurrfarë njohje për atë. Me të gjitha këto, Kisha Orthodhokse u shfaq si një faktor shpirtëror dhe zhvillimi në Shqipëri.
    Z. Frashëri e përfundon paragrafin e tij të pabazuar në histori dhe denigrues ndaj meje, duke nxjerrë nga myku i historisë ngjarje dhe ndodhi të fillimeve të shekullit të 20-të, të ndodhura para Luftës së Parë Botërore, duke propozuar veprime të dhunshme të ngjashme me ato që kanë ndodhur në atë kohë. Por për fatin e mirë, jetojmë në shekullin e 21-të, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është e formuar dhe e bashkuar, Shqipëria dhe Greqia kanë marrëdhënie harmonike. Të dy vendet bëjnë pjesë në të njëjtën aleancë, në NATO, me perspektivë që edhe Shqipëria të jetë pas pak kohe, së bashku, në Bashkimin Evropian. Në këtë mënyrë, vetëm ata sa punojnë për mirëkuptimin e ndërsjellë, bashkëpunimin sa më të ngushtë dhe ndihmën reciproke midis popujve kontribuojnë thelbësisht në progresin e rajonit tonë.

    Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë
    Prof. Dr. Anastasi

    Tiranë 23.9.2010


    Ky shkrim u botua në “Gazeta Shqiptare”, Tiranë, e diel, 26 shtator 2010, fq.1-3
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 21-10-2010 më 03:48
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1
    E vërteta rreth Fronëzimit të Kryepeshkopit Anastas

    Nga Teodor Papapavli †
    Botuar më parë tek "Rilindja Demokratike", 16 shtator 1992, faqe 4.

    Më 2 gusht 1992, në Kishën e Ungjillëzimit të Tiranës, u zhvillua ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Por, më parë, pak retrospektivë.


    Rivendosja e besimeve fetare nga demokracia e gjeti Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë të shkatërruar tërësisht, pa lokale kulti dhe pa kler. Për ringjalljen e besimeve fetare në vendin tonë, në kushtet e varfërisë së përgjithshme postkomuniste, u desh ndihma e qendrave botërore të Islamizmit, Katolicizmit dhe Ortodoksisë. Patriarkana Ekumenike e Kostandinopolit, e preokupuar për ringjalljen Kishës Ortodokse Shqiptare, caktoi për këtë qëllim, në fillim të vitit 1991, si përfaqësues të saj në Shqipëri (eksark) prof. dr. Hirësinë e Tij, Anastas Janullatos, i cili atë kohë ndodhej në Afrikën Lindore, i ngarkuar me detyrën e Kryepeshkopit aktiv, për rimëkëmbjen e Kishës Ortodokse të Kenias, Ugandës dhe Tanzanisë, me qendër në Nairobi. Caktimi i tij u miratua nga presidenti i mëparshëm i Republikës.
    Hirësia e Tij, kur erdhi në Shqipëri, u prit me interes të veçantë dhe u rrethua me dashuri e respekt nga besimtarët ortodoksë, jo vetëm në Tiranë, por të gjithë Shqipërisë. I frymëzuar nga idealet e larta të Ortodoksisë, që e kishin çuar aq larg vendit të tij me ndihmën e bashkëpunëtorëve shqiptarë dhe të aktivistëve të Kishës iu përvesh punës me përkushtim veprës së vështirë për ringjalljen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.


    Në fillim eksarku thirri Konferencën Kombëtare të KOASH në Tiranë, në të cilën morën pjesë 15 klerikë dhe 30 laikë, përfaqësues të katër Mitropolive të Shqipërisë. Konferenca zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm të Kishës të përbërë nga 9 vetë, që të gjithë shqiptarë, përveç eksarkut. Gjithashtu u krijuan këshillat kishtare në qytetet kryesore të vendit. Në vazhdim eksarku nisi punën për restaurimin e Kishës së Ungjillëzimit në Tiranë dhe më vonë hapi Seminarin Teologjik për përgatitjen e kuadrove të parë priftërinj, dhiakonë e psalltë. Porositi jashtë shtetit kisha të parafabrikuara, montimi i së cilave ka përfunduar si në Fier, Sarandë etj, mori masa për restaurimin e kishave dhe manastireve të dëmtuara, solli ndihma në medikamente, ushqime dhe veshmbathje. Dhe të gjitha këto u bënë dhe po bëhen falas, vetëm me subvencionet e Patriarkanës së Konstandinopolit, me donacionet e kishave të tjera Ortodokse dhe të miqve të eksarkut në botë. Si rezultat i këtyre masave të para, brenda vitit u ringjall shërbimi fetar ortodoks në tërë vendin, pas një nate të gjatë ateiste. Kjo është në radhë të parë, merita e eksarkut.
    Por, pas këtyre rezultateve të mira, procesi i ringjalljes së Kishës Ortodokse të Shqipërisë kishte nevojë të domosdoshme të plotësohej në planin organizativ, sepse asaj i mungonte hierarkia, kryepeshkopi, episkopët, dhe sinodi i shenjtë, që janë atributet (veti të pandara) të çdo kishe ortodokse autoqefale. Pa dyshim më e mira e të mirave, zgjidhja ideale do të ishte që në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare të ishte një kryepeshkop shqiptar. Për këtë qëllim Patriarkana e Konstandinopolit, me propozimin e kryesisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, bëri të gjitha përpjekjet për të gjetur në diasporën shqiptare në botë një kandidat të mundshëm. Nga kërkimet rezultoi se klerikët me origjinë shqiptare, ndonëse të pakët, që meshonin në gjuhën shqipe dhe ishin me arsim të lartë teologjik, të gjithë ishin të martuar. Në bazë të kanuneve të Ortodoksisë, të aprovuar nga sinodet ekumenikë episkopët dhe kryepeshkopët, zgjidhen vetëm nga radhët e klerit murg.


    Në këto kushte, në mungesë të ndonjë alternative tjetër, Sinodi Ekumenik i Konstandinopolit, në bazë të kanumeve të Kishës, zgjodhi eksarkun në postin e Kryepeshkopit të Shqipërisë. Për t’ua parashtruar zgjedhjen e tij autoriteteve të larta shqiptare erdhi në vendin tonë një delegacion i nivelit të lartë nga Patriarkana e Konstandinopolit. Pas bisedimeve paraprake në Sekretariatin e Fesë në Ministrinë e Kulturës, delegacioni u takua me Presidentin e Republikës. Në përfundim të bisedimeve u dha pëlqimi. Gjatë më tepër se një viti, eksarku kishte dhënë prova si organizator i zoti dhe me përvojë, kishte arritur rezultate konkrete në drejtimet kryesore dhe në plotësimin e kërkesave imediate, njihte zakonet, traditat, kishte nisur të mësonte dhe të meshonte shqip. Me një fjalë e kishte justifikuar plotësisht veten. Këtu është vendi të theksohet se për zgjidhjen e këtij problemi në të ardhmen e afërt, eksarku ka treguar një interesim të veçantë. Në mbarim të seminarit, së bashku me Atë Ilia Ketrin, drejtor i seminarit, seleksionoi nga elementët me arsim të mesëm e të lartë një grup të rinjsh që do të dërgoheshin jashtë shtetit për studime teologjike. Disa nga këta (tre vetë), fill pas mbylljes së seminarit, u nisën për në Manastiret e Malit të Shenjtë.


    Sipas Statutit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë të vitit 1929 Kryepeshkopi dhe episkopët duhet të jenë prej gjaku dhe gjuhe shqiptarë, të kenë shtetësinë shqiptare dhe aprovimin e mbretit. Ky statut, në vitin 1950, kur besimet fetare ishin akoma të lira dhe institucionet fetare bënin një jetë normale, u zëvendësua me një statut tjetër, të aprovuar nga Kongresi III i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe i miratuar me dekretin nr. 1065, datë 4 maj 1950. Statuti i ri ndryshe nga statuti i vitit 1929, parashikon si kusht për kryepeshkopin vetëm shtetësinë shqiptare. Në këtë kontekst duhet theksuar se me dekretin nr. 4337, dt. 13 nëntor 1967, janë shfuqizuar të gjithë statutet e komuniteteve fetare. Shteti i sotëm demokratik shqiptar nuk ka akoma Kushtetutë. Dispozitat Kryesore Kushtetuese, të miratuara nga Parlamenti pluralist nuk e trajtojnë këtë çështje. Në boshllëkun legjislativ ekzistues, për mendimin tonë, vlejnë kanunet e Sinodeve Ekumenikë dhe aktet ndërkombëtare që garantojnë lirinë e besimeve fetare dhe institucionalizimin e tyre. Shqipëria demokratike ka aderuar në këto akte ndërkombëtare.


    Më 2 gusht 1992, mbi bazën e marrëveshjes së arritur midis Presidentit të Republikës dhe delegacionit të Patriarkanës së Konstandinopolit, u bë fronëzimi i eksarkut në kryepeshkop i Shqipërisë nga hirësitë e tyre, mitropolitët e Pergit Evangjellos dhe Meliton i Filadelfias, në prani të episkopëve ortodoksë të vendeve të tjera të ftuar në këtë ceremoni, të klerikëve shqiptarë, përfaqësues të këshillave kishtare të rretheve dhe të një publiku që mbushte kishën e Ungjillëzimit plot e përplot, si kurrë ndonjëherë. Në këtë ceremoni isha vetë prezent.


    Çështja e fronëzimit u shtrua padrejtësisht sikur u bë me nxitim dhe fshehtazi. Në fakt ajo u zvarrit. Nga data kur vendosi Sinodi Ekumenik, më 24 qershor 1992 (përfshirë dhe aktin e pranimit nga ana e eksarkut) dhe deri më 2 gusht 1992, kaluan pothuajse 6 javë dhe pra, nuk kishte nxitim. Përkundrazi kishte një vonesë të theksuar, krejt anormale për traditën e fronëzimeve, të cilat bëhen vetëm disa ditë pas dhënies së pëlqimit të kandidatit, siç u veprua p.sh. pak vjet më parë me fronëzimin e patriarkut të Rusisë, të Serbisë, etj. Gjithashtu nuk u bë fshehtazi, përderisa ishin në dijeni organet më të larta shtetërore, qeveria dhe Presidenti i Republikës, që kishin dhënë edhe miratimin dhe njëkohësisht ishin shpërndarë ftesat 10 ditë para ceremonisë së fronëzimit.


    Në ceremoninë e fronëzimit merrnin pjesë qindra besimtarë. Ajo u zhvillua në mes të thirrjeve, brohoritjeve dhe duartrokitjeve të pandërprera për Kryepeshkopin Anastas. Këtë atmosferë u përpoq ta prishë një grup i vogël njerëzish, ku bënin pjesë edhe disa myslimanë, përfshirë edhe një deputet të këtij besimi. Prandaj, protesta e këtij grupi të vogël, e cila mendoj se nuk qe spontane po ta gjykosh nga përbërja e tij, nuk mund të ketë prevalencë mbi vullnetin e shumicës dërmuese që aprovonte si një kor gjigant fronëzimin e Kryepeshkopit.


    Hirësia e Tij, nuk është një prift i thjeshtë, por një klerik i rangut të lartë, mitropolit i Dioqezës së Andrucës, profesor doktor në shkencat teologjike, pedagog i historisë universale të fesë në Universitetin e Athinës. Ai bën pjesë në plejadën e teologëve më të mëdhenj të Kishës Ortodokse greke dhe është anëtar i Akademisë së Shkencave të Athinës. Është autor i shumë veprave dhe shkrimeve në fushën e teologjisë. Njëkohësisht është autor i një studimi voluminoz dhe interesant mbi islamizmin. Ka qenë president i Këshillit Botëror të Kishave për Ungjillëzimin dhe siç u theksua në fillim edhe Kryepeshkop aktiv i Kishës Ortodokse të Afrikës me qendër në Nairobi.


    Hirësia e Tij është figurë e ndritur e mbarë Ortodoksisë, i nderuar dhe i respektuar nga kleri i lartë mbarëkristian i gjithë botës. Në një nga numrat e Buletinit Britanik "Keston News Service", i specializuar për lajmet e Evropës Lindore (Keston College, information Department, Kent, United Kingdom), thuhet tekstualisht për mitropolitin Anastas: "Është shumë i admiruar nga të gjithë udhëheqësit e kishave në mbarë botën".

    ----------------------------
    † z. Teodor Papapavli, teolog dhe jurist, nga të vetmit të mbijetuar pas regjimit komunist, pedagog në Seminarin Teologjik-Hieratik të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë 1992-2001, ndërroi jetë në 2001.
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1
    Deklaratë e besimtarëve orthodhoksë të qytetit të Durrësit
    kundër akuzave drejtuar Kryepiskopit dhe Kishës Orthodhokse

    Ditët e fundit në disa media të shkruara dhe vizive ka rifilluar sërish një fushatë sulmi e denigrimi ndaj Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërsië si dhe ndaj drejtuesit të saj, Kryepiskopit Anastas. Ato kanë lidhje me një ngjarje të rëndësishme dhe një ditë të bekuar për të gjithë besimtarët orthodhoksë të Shqipërisë, siç është ajo e 2 gushtit të vitit 1992, ditë në të cilën u fronëzua Kryepiskop Kishe, Eksarku i Patriarkanës Ekumenike, Imzot Anastasi. Atë ditë të pranishëm ishin edhe shumë besimtarë të ardhur nga qyteti i Durrësit, një pjesë e të cilëve ndodhen sot këtu të pranishëm në këtë Liturgjinë Hyjnore, të cilët morën pjesë në Liturgjinë dhe ceremoninë e fronëzimit të Kryepiskopit Anastas në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” në Tiranë.


    Sjellim ndërmend atmosferën festive që përshkonte këtë ceremoni, por edhe përpjekjen e një grupi të vogël e të instrumentalizuar njerëzish që u përpoqën ta prishnin atë, disa prej të cilëve as që i përkisnin besimit të krishterë orthodhoks. Këta në momentin e fronëzimit të Kryepiskopit filluan të bërtasin e të këndonin këngë patriotike brenda në kishë në një moment krejtësisht të papërshtatshëm, kundrejt çdo lloj respekti e serioziteti që kërkonte ceremonia dhe vendi i shenjtë, duke hedhur parulla kundër Kryepiskopit dhe fronëzimit të tij. Por zëri i tyre ishte i pafuqishëm për të mundur korin e besimtarëve që thërrisnin njëzëri “i denjë, i denjë, i denjë”.


    Me anë të kësaj deklarate, ne besimtarët e qytetit të Durrësit, duam të shprehim edhe një herë mbështetjen e plotë ndaj Kryepiskopit Anastas, bariut dhe udhëheqësit tonë, ndërkohë që disa njerëz e qarqe të caktuara anti-orthodhokse kërkojnë të hedhin baltë mbi Kishën dhe Kryepiskopin tonë e duke u përpjekur përmes shpifjeve e trillimeve të shpërfillin e mohojnë kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë përgjatë dy dekadave në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Gjithashtu duam të sqarojmë gjithë besimtarët orthodhoksë në të gjithë vendin, se pretendimet për mos realizimin e ceremonisë së fronëzimit ose të mos kryerjes së plotë a të mos përfundimit të saj në kishë, por në Hotel Tirana, janë tërësisht të pavërteta e qëllimisht të shtrembëruara.


    Ceremonia e fronëzimit të Kryepiskopit Anastas u krye konform të gjitha rregullave e procedurave që kërkojnë Kanonet e Kishës Orthodhokse. Gjatë kësaj ceremonie u shpall lajmi i zgjedhjes së Kryepiskopit Anastas me vota unanime nga Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike, u mbajt fjala përshëndetëse e të zgjedhurit pas Dhoksologjisë si dhe iu dorëzua Kryepiskopit skeptri baritor, simbol i autoritetit dhe qeverisjes kishtare. Në këtë mënyrë përfundoi edhe ceremonia e fronëzimit, dëshmitarë të së cilës jemi edhe ne besimtarët e qytetit të Durrësit. Gjithashtu, vlen të përmendet edhe fakti se, disa ditë përpara se të kryhej ceremonia, një përfaqësi e Kishës kishte biseduar dhe marrë më parë edhe aprovimi i Presidentit të Republikës, në atë kohë z. Sali Berisha.


    Për më tepër, Kryepiskopi Anastas u njoh zyrtarisht dhe kanonikisht si i tillë nga të gjitha Patriarkanat dhe Kishat Orthodhokse Autoqefale simotra si dhe nga të gjitha Kishat e tjera të krishtera në Evropë dhe në botë. Këtë e konfirmon edhe anëtarësimi i KOASH-it me të drejta të plota në “Këshillin Evropian të Kishave” si edhe në “Këshillin Botëror të Kishave”, dy nga organizmat prestigjiozë të botës së krishterë, në të cilat Kryepiskopi ynë është një ndër drejtuesit kryesorë të tyre.


    Sot, pas gati 20 vjetësh demokraci dhe liri të besimit fetar, të gjithë ne jemi dëshmitarë të veprës së madhe që ka kryer Kryepiskopi Anastas për ringritjen nga themelet të infrastrukturës së KOASH-it dhe të rigjallërimit të jetës shpirtërore të besimtarëve. Një gjë e tillë vërtetohet në mënyrën më të plotë edhe në qytetin tonë të lashtë, historik dhe me tradita të pasura qytetare dhe fetare të Durrësit. Kisha Katedrale në të cilën jemi mbledhur të gjithë sot, besimtarë të të gjitha moshave, është fryt i përpjekjeve të Kryepiskopit për t’u dhënë besimtarëve orthodhoksë të qytetit të Durrësit një tempull për të lavdëruar e adhuruar Zotin, por edhe një pasuri me vlera kulturore e arkitekturore që stolis qytetin tonë. Gjithashtu, vlen të përmendet edhe rikonstruktimi i Kishës së Shën Gjergjit si dhe ndërtimi nga themelet i Manastirit të Ri e të Hirshëm të Shën Vlashit, në ambientet e të cilit është ngritur madhështore edhe Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në të cilën përgatiten kuadrot e ardhshëm të Kishës, nën kujdesin dhe drejtimin e stafit pedagogjik shqiptar, edhe këta fryt i punës së Tij. Për të vazhduar më tej me Gjimnazin “Kryqi i Nderuar” ngritur në kodrën e Qytetit të Sukthit, Shtëpia e Fëmijëve “Shpresa” në Shën Vlash, Shkolla 9-vjeçare dhe Kopshti “Frymë Dashurie” në Durrës, janë një dëshmi e prekshme e punës dhe përpjekjeve të jashtëzakonshme që ka bërë e bën gjatë këtyre viteve Kryepiskopi Anastas në Shqipëri.


    Ne kleri, këshilli kishtar dhe besimtarët orthodhoksë të qytetit të Durrësit, i urojmë Kryepiskopit tonë të dashur, jetë të gjatë, suksese në punën dhe në misionin e tij të lartë të Ungjillit, për lavdi të Perëndisë dhe për të mirën e të gjithëve njerëzve.
    Për shumë vjet, o Kryezot!


    Kisha Katedrale e “Apostull Pavlit dhe Shën Astit”
    Durrës, më 17 Tetor 2010,
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1
    Nga Paragjykimi tek Shpifja, Korça i përgjigjet z. Kristo Frashëri

    Kushdo e mban mend mirë se gjatë viteve 90, gazeta të ndryshme të shtypit shqiptar dhe Mas Medias, përgjithësisht, kanë qenë tejet të mbushura me artikuj, pronocime dhe daklarata që në qendër të tyre kishin Kryepeshkopin Anastas të Kishës Orthodhokse Autoqefale te Shqipërisë, artikuj me tema tërësisht bajate deri të neveritshme, me autorë shpesh pseudointelektualë, pseudopatriotë dhe mbi të gjitha dashakeqë ndaj Besimit Orthodhoks. Përgjithësisht kudo flitej për kalë troje, për gjëmën e madhe që e kishte gjetur Kishën Orthodhokse, që në krye të saj kishte një Kryepeshkop, mëkati i vetëm i të cilit ishte përkatësia etnike. Ky ishte elementi kryesor dhe i vetëm i aludimit mbi shumë të këqija që do ta gjenin kombin tonë dhe Kishën Orthodhokse. Shumë nga artikuj shkruesit apo edhe organizatorët e ndonjë tubimi mjeran, sot pothuajse janë harruar dhe megjithëse në atë kohë mund të konsideroheshin edhe si potenciale në efiçencë apo edhe në pritje për politikën dhe shoqërinë shqiptare sot nuk po dëgjohen më.

    Paralelisht me këto zëra në mbrojtje të veprës së hirësisë së tij Anastas, u ngritën mijëra besimtarë, intelektualë dhe njerëz të thjeshtë pavarësisht përkatësisë fetare. Me kalimin e kohës kur gjykatësi më i drejtë, koha, me dëshmimtarë veprat e hirësisë së tij, ju dhanë atyre të drejtë, konsiderohet keqdashëse pa asnjë justifikim risjellja e temave të tilla në vëmendje të publikut shqiptar. Të vjen vërtet çudi kur lexon artikujt e botuara në “Gazeta Shqiptare”në mënyrë të njëpasnjëshme të zotit Kristo Frashëri, kundër kryepeshkopit Anastas. Nuk kemi ndërmend të ndalemi tek akuzat që u botuan në to, pasi në mënyrë përbledhëse, tepër të sinqertë dhe me vërtetsi, morën një përgjigje ekselente nga kryepeshkopi. Ajo që na bën përshtypje dhe na fyen ne si besimtarë orthodhoksë të një Kishe tepër të konsoliduar, inekzistente më parë dhe tashmë me autoritet dhe reputacion ndërkombëtar, falë kryepeshkopit, është fakti se megjithëse faza e parë e mosnjohjes dhe e paragjykimit deri diku ndoshta të justifikuar për Kryepeshkopin Anastas ka kaluar dhe veprat kanë treguar të kundërtënë e atyre që u shkruan për vite me rradhë, përsëri vërejmë të gëlojë prirja për të denigruar figurën e kryebariut tonë.

    Shumë prej nesh u ndodhëm në Kishën e Tiranës, atë ditë të madhe të 2 Gushtit 1992, të Fronëzimit të Hirësisë së tij, kishim shkuar atje të gjithë ne korçarët që për dhjetvjeçarë të tërë, kishim mbajtur të gjallë besimin, duke përfaqësuar ata qindra gjyshër, gjyshe e prindër, që ditën ta ruanin të gjallë besimin tek Kisha Orthodhokse dhe që fshehurazi na e kishin përcjellë duke krijuar gjithmonë gjatë viteve të egra të diktaturës shoqërinë e të krishterëve në qytetin e Korçës. Të gjithë ne atje njëzëri bërtitëm Aksios dhe mbytëm britmën e ngathët dhe djallëzore të disa njerëzve të papërgjegjshëm që vetëm atë ditë ndoshta panë derën e kishës, pasi as më përpara nuk e kishin parë dhe as besoj ta kenë parë më që atë ditë, për faktin e thjeshtë se ose i përkisnin besimeve të tjera, dhe janë pinjollë të atyre që realisht kanë fituar titullin me bëmat e tyre të luftonjësve të Orthodhoksisë, ose ishin ateistë që asnjëherë nuk kishin treguar ndonjë interes për besimin.

    Çdo i krishter i mirë është edhe patriot i mirë, por jo vetëm kaq, përderisa beson tek jeta e përtejshme duhet së pari që të aspirojë atdheun e përbashkët të të drejtëve që është në qiell afër Zotit, kjo është arsyeja që gjërat duhet të thuhen siç janë dhe jo të gjymtohen. Pikërisht ata qindra zëra që pohuan denjësinë e Kryepeshkopit Anastas, donin përparimin e Kishës dhe të Besimit, koha tregoi se kishin të drejtë, denjësia e tij u sprovua në kalvarin e gjatë të ringritjes së gjithçkaje që kishte të bënte me besimin si dhe me kontributin e tij të paçmuar në momentet më deçizive që kaloi vendi dhe populli ynë. Na habit fakti se tema bajate të trajtuara 18 vjet më parë me bazë paragjykimin dhe shpifjen rivijnë në vëmendje të lexuesit nëpërmjet citimeve tuaja duke u bërë ofenduese. Kjo tregon se përsëri segmente të erëta janë vënë në efiçencë kundër besimit, sepse nuk e kuptojmë dot se si edhe sot mbas 18 vjetësh arrihet të deformohet çdo fakt dhe të trumbetohet gjoja jokanonizmi i atij që ngriti e rikrijoi Kishën tonë Orthodhokse me tre mitropolitë shqiptarë dhe një arvanit, që ndoshta do parapëlqenit ta quanit edhe atë të huaj. Nuk dimë ndonjë patriot të mirë, shqiptar me gjak të kulluar ndër politikanë apo edhe intelektualë që përveç fjalëve të ketë bërë diçka realisht për popullin dhe vëndin e vuajtur, në këto 20 vjet, diçka që ti shërbejë një popullate apo qoftë edhe një komuniteti të caktuar, pa ndonjë përfitim, pa u bërë milioner nga hiçi, nuk dimë bile as ndonjë patriot shqiptar të zjarrtë të diasporës të ketë vënë qoftë edhe një tjegull në ndonjë kishë të vendit, apo të ofronte shërbimet e tij të përhershme këtu.

    Përkundrazi është ky i “huaj” që diti ta ringrinte dhe ti jepte një autoritet që kurrë nuk e ka pasur në arenën ndërkombëtare Kishës sonë Orthodhokse dhe për pasojë vendit tonë. Ky i “huaj” dorëzoi qindra priftërinj shqiptarë, të arsimuar në shkollën teologjike shqiptare që me aq mundim e ngriti që me ardhjen e tij këtu, ky i “huaj” ringriti kishat tona të shkatërruara kudo edhe në Përmet, kisha e shën Marisë atje duhet të funksionojë, bëhet fjalë për një kishë historike për të cilën flet edhe Kodiku i Shenjtë i Mitropolisë së Korçës. E pra, restaurimi i vlerave nuk mund të quhet sakrilegj apo krim kombëtar, e kundërta kthimi i shtëpisë së Zotit në vatër culture, ka qenë një veprim i turpshëm dhe kur e drejta e Zotit vihet në vend nga njeriu ju përpiqeni të fajësoni. Pra puna dhe jo guna është ajo që përcakton një njeri, kualitetin dhe predispozicionin e tij. Mendojmë se të flasësh me gjuhën e fillimit të vitit 90 për një figurë tepër të nderuar është një anakronizëm dhe një dashakeqësi. Kryepeshkopi Anastas i duhet Kishës sonë Orthodhokse dhe do të qëndrojë Kryebari shpirtëror deri në fund përderisa atë e duan dhe e vlerësojnë ata që përbëjnë realisht grigjën e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike. Nga përvoja e baltologjisë të viteve 90, kemi kuptuar se në shënjestër të goditjeve nuk është aspak ai, por Besimi dhe Kisha jonë Orthodhokse e ringritur prej tij. Këtë gjë e di kushdo, tashmë më tepër se atëherë kur u ndërtuan edhe ligje për ekstradimin e tij, mjafton të kujtojmë rezultatin e votimeve për Referendumin në vitin 1994, kur të paktën në qytetin e Korçës të krishterë dhe myslymanë, të majtë dhe të djathtë, votuan kundër, vetëm për arsye të nenit që rrezikonte qëndrimin e hirësisë së tij në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.

    Koha tregoi se ata kishin të drejtë në këtë pikë, tashmë kur kanë kaluar kaq vjet qysh atëherë dhe Institucioni i Kishës Orthodhokse Autoqefale ka qenë në vend një faktor paqeje, mirëkuptimi, ndihme dhe shprese për të gjithë popullin tonë, dhe kjo falë kryepeshkopit Anastas. Simpatia e atëhershme ndaj personit të tij është kthyer në një bindje të thellë përsa i përket misionit të tij të vetëm që kryen këtu, atij të kryebariut shpirtëror. Pavarësisht keqinterpretimeve, apo marrjes jashtë kontekstit të prononcimeve të tij, në këtë rast nga ana e një historiani, dielli nuk mbulohet me shoshë. Kryepeshkopi ynë është kanonik tepër i pëlqyer nga grigja e tij dhe i pa të metë në misionin që i është ngarkuar. Eshtë e palejueshme zoti historian që njerëzit të shërbejnë si valvola të shfryrjes së urrejtjes apo racizmit, për veprime apo situate që fabrikohen tjetërkund dhe akoma më e pafalshme, kur vala goditëse e atij që shërben si valvol ju drejtohet figurave të nderuara dhe aspak të kompromentuara. Për ta përmbyllur na lejoni të përdorim fjalët e një kleriku orthodhoks të Amerikës më parë mosbesues ndaj misionit dhe figurës së Krepeshkopit Anastas, i cili mbasi pa veprën e ndërtuar prej tij në Shqipëri tha se po të ishte gjallë Fan Noli do të thonte se në personin e kryepeshkopit Anastas, Kisha jonë Orthodhokse Autoqefale Shqiptare përjetoi dëshirat dhe aspiratat e saj.

    DR.Vasil Tushi, DR.Pirro Gjançi, Vangjush Themeli
    PR.Jonela Spaho, PR.Ilda Lubonja.
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1
    Përgjigje z.Frashëri nga pedagogët e Akademisë Theologjike

    Kohët e fundit janë shkruar disa artikuj të cilët në mënyrë të deformuar i referohen personit dhe legjitimitetit të fronëzimit të Kryepiskopit Anastas. Për të hedhur dritë mbi këtë çështje duhet parë zgjedhja e tij në përputhje me Kanonet dhe Traditën e Kishës, me “statutet” dhe kushtet historike, politike dhe shoqërore. Rënia e sistemit komunist dhe hapja ndaj proceseve demokratike të vendit gjeti komunitetin orthodoks të asgjësuar në lidhje me strukturën institucionale dhe administrative.

    Nuk ekzistonte asnjë hierark, episkop, i cili do të merrte përsipër organizimin e kishës në të gjitha nivelet e aktivitetit të saj. Dhe ajo që është më e rëndësishme të risillte në ekzistencë autoqefalinë e saj, sepse në qarqet teologjike dhe kishtare kishte zëra që pretendonin suprimimin e autoqefalisë, nisur nga mungesa e Sinodit të Shenjtë dhe për më tepër e një episkopi. Si do të vinte në ekzistencë një kishë pas ngjarjeve të tilla? Kjo nuk ishte e parashikuar në asnjë statut. Cili ishte i gatshëm të merrte përsipër këtë mision? Kjo për faktin se episkopi sipas traditës dhe rregullave të Kishës duhet të jetë i pamartuar, me formim teologjik të lartë, me përvojë dhe me dije të shumanshme. Kjo situatë e krijuar kërkonte që të gjendej zgjidhje, e cila të ruante parimet kishtare, kanonet e saj, të cila përbëjnë kushtetutën e pakontestueshme për të gjitha kishat orthodokse. Parimi themelor i Kishës Orthodokse është se: “nuk eksiton kishë pa episkop” (Shën Ignati, shek.I-II, përcakton peshkopin si imazhin e Krishtit, manifestim i unitetit të Kishës. Shën Qipriani, shek.III, ne veprën “De ecclesiae unitate” përcakton unitetin e kishës në personin e episkopit, “ku është episkopi, atje dhe Kisha”). Organizimi i Kishës është hierarkik, ku organi më i lartë është Sinodi i Shenjtë dhe funksionimi i saj rregullohet me anë të kanuneve të Sinodeve Ekumenike, i cili ka të bëjë me çështje të adhurimit, jetës spirituale e morale dhe administrimin e saj.

    Gjithashtu një veçori njohëse e kishave orthodokse është vazhdimësia apostolike, e cila transmetohet me anë të episkopëve. Komuniteti orthodoks në Shqipëri, për shkak të mungesës së një episkopi, e kishte të pamundur përfaqësimin në mënyrë kanonike e të barabartë me kishat e tjera simotra dhe ngritjen e strukturave të tij. Klerikët e mbetur nga persekutimi i egër ateist dhe laikët e devotshëm me njohuri kishtare, të cilët përbënin Këshillin e Përgjithshëm të KOASH-it, duke kuptuar situatën e krijuar nga mungesa e një episkopi iu drejtuan Patriarkanës Ekumenike më 30 Maj 1992. Kjo kërkesë vinte jo vetëm si pasojë e mungesës së kandidatëve për episkop, por edhe nga pamundësia për dorëzimin e një episkopi, pasi sipas kanoneve të kishës, “dorëzimi i një episkopi duhet të bëhet të paktën me pjesëmarrjen e dy episkopëve kanonikë” (Kanoni I i Apostujve).

    Patriarkana Ekumenike me respekt dhe ndjeshmëri të veçantë për realitetin në Shqipëri mbështeti autoqefalinë e Kishës pas kërkesës të Këshillit të Përgjithshëm dhe ofroi zgjidhje konkrete. Kështu më 24 Qershor 1992, Sinodi i Patriarkanës Ekumenike me unanimitet zgjodhi Fortlumturinë e tij, Anastasin, Kryepiskop të KOASH-it, vendim me Nr. Protokolli 938. Zgjedhja e tij në unanimitet plotësoi kushtin e kanoneve të shenjta (Kanoni IV i Sinodit I Ekumeni, Kanoni III i Sinodit të VII Ekumenik). Më 4 Korrik kemi vizitën e përfaqësuesve të Patriarkanës Ekumenike në Shqipëri, të cilët në takimin e tyre me Presidentin e Republikës z. Sali Berisha morën pëlqimin e tij. Pas zgjedhjes së Kryepiskopit në mënyrë unanime dhe pas pëlqimit nga autoriteti i shtetit më 12 Korrik Fortlumturia i tij shpalli pranimin, duke qenë i ndërgjegjshëm se bëhej fjalë jo për çështje pushteti, por shërbim kryqi.

    Duke pasur parasysh njohjen e autoqefalisë së Kishës më 12 Prill 1937 me Tomos-in Nr. Protokolli 609 dhe 618 nën emrin “Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë” dhe përkujdesjen e saj eklisiastike, kanonike dhe dogmatike, Patriarkana Ekumenike duhej përsëri të rimerrte këtë mision për ripërtëritjen e autoqefalisë dhe njohjen e kësaj kishe sipas kanoneve kishtare. Zgjedhja me unanimitet nga Sinodi i Shenjtë i Patriakanës Ekumenike dhe pranimi nga presidenti i Republikës krijuan kushtet për fronëzimin e Kryepiskopit më 2 Gusht 1992 në Kishën “Ungjillëzimi” në Tiranë. Zgjedhja dhe fronëzimi i Kryepiskopit Anastas bëri të mundur njohjen zyrtarisht të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë si nga kishat orthodokse simotra ashtu dhe nga organizmat e lartë evropiane dhe botërore. Disa persona e vënë në dyshim realizimin e kësaj ceremonie, ndoshta nga mungesa e njohurive të praktikave kishtare. Fronëzimi i një episkopi është një ceremoni e cila përmban shpalljen e vendimit unanim të marrë më parë nga Sinodi i Shenjtë, në rastin konkret nga Patriarkana Ekumenike, për shkak të asgjësimit të tij nga regjimi i egër komunist, përshëndetjen e episkopit që fronëzohet dhe dorëzimi i skeptrit baritor, si simbol i përkujdesjes për grigjën e Perëndisë, praktikë e cila u zhvillua në katedrale në prezencën e klerit dhe besimtarëve dëshmitarë nga të katër dioqezat.

    Zhurmat e krijuara nga disa njerëz gjatë kësaj ceremonie dhe të cilat vazhdojnë ende sot të veshura me mllefin që veprimtaria antifetare e kurorëzuar me 1967 nuk arriti të zhdukte besimin, me urrejtjen për zhvillimin e kishës dhe shoqërisë, me zilinë për besimin e të tjerëve nuk mund ta zhbëjnë atë. Zhurmat e tyre tregojnë se janë në grahmat e fundit përpëlitëse për shkak të hijes mortale të ideologjisë së tyre që iu ka hidhëruar shpirtin. Gjithashtu shprehja tradicionale “aksios – i denjë” në praktikën e fronëzimit, ku vendimin për zgjedhjen e një episkopi e merr sinodi, ka vetëm vlerë urimi dhe jo juridike e kanonike. Kështu, ata që nuk uruan në këtë mënyrë apo iu kundërvunë një urimi të tillë, thjesht nuk iu bashkuan traditës së kishës. Disa njerëz duke mos njohur mirë traditën kishtare dhe duke pasur në mendje fjalën statut mendojnë të ringrenë një kishë vetëm me laikë. Na sjell në mendje disa veprime të shekullit të kaluar, me dorëzimet jo kanonike apo mbledhje dhe konferenca vetëm nga laikë, të cilat të kujtojnë mbledhjet e partisë, që zgjidhnin drejtues dhe jepnin direktiva. Njerëz të tillë duke mos njohur traditën kanonike dhe kishtare dhe duke mos gjetur mbështetje për kauzën e tyre përpiqen të shikojnë statutin si një spirancë shpëtimi të ideologjisë së tyre.

    Të dy statutet si ai i 1929 dhe 1950 janë miratuar në dy sisteme politike në përputhje me kushtetutat përkatëse dhe të dekretuara nga kuadri shtetëror, i mbretërisë (monarkisë) i pari dhe i diktaturës komuniste i dyti. Harrohet fakti që statuti i vitit 1929 u zhvlerësua nga Kongresi i vitit 1950 (5-10 Shkurt) duke u mbështetur ky veprim në art.63 të statutit të vitit 1929, “i cili ndalon vetëm 3 nenet e para të mos ndryshohen, të mos modifikohen ose të mos abrogohen”. Këto nene të rëndësishëm sanksionojnë pozitën, raportin e KOASH-it me kishat e tjera orthodokse ku ndër të tjera shprehin se: “kisha drejtohet nga episkopë kanonikë që ruajnë të pandryshueshëm kanonet e shenjta apostolike e sinodike si dhe traditën e kishës. Ndërsa neni 64 lejon të ndryshohen nenet e tjerë, sigurisht me vendim të një kongresi tjetër. Kongresi i vitit 1950, i cili ndryshoi statutin e vitit 1929, ishte një kongres i ligjshëm, pasi në të merrnin pjesë episkopë të zgjedhur në mënyrë kanonike, klerikë dhe laikë. E përmendim këtë fakt për të thënë se pa pjesëmarrjen e episkopit dhe klerikëve nuk mund të ketë një kongres kleriko-laik dhe më tepër të marrin vendime mbi organizimin e kishës.

    Por dhe statuti i vitit 1950 me dekretin e vitit 1967 (12 Nëntor) u abrogua. Nisja e proceseve demokratike pas viteve 90-të me lejimin e lirisë fetare hasi në një situatë ku aplikimi i këtyre dy statuteve për funksionimin e kishës ishte i pamundur. Një statut për një kishë autoqefale përbën një akt themelor juridik në të cilin mbështetet organizimi administrativ i saj për mirëfunksionimin e jetës shpirtërore. Natyrisht një statut i tillë duhet të bazohet mbi kanonet e Sinodeve Ekumenike dhe t'i përshtatet rrethanave historike, pa shkelur frymën e tyre. Ashtu si riorganizimi i shtetit pas viteve 90-të nuk iu rikthye kushtetutave të mëparshme, pasi ato nuk i përgjigjeshin realitetit të ri, kështu, Kisha nisur nga i njëjti parim nën drejtimin e Kryepiskopit më 21 Janar të vitit 1993 thirri kuvendin kleriko-laik duke shprehur nevojën e një statuti të ri, pasi statutet e hartuara në kohën e mbretërisë dhe diktaturës nuk i përgjigjeshin realiteteve të krijuara në një sistem demokratik.

    Në realitetin e ri të krijuar ku shteti ndjente nevojën e një kushtetute të re, e cila u realizua në vitin 1998, në të njëjtën mënyrë dhe kisha kërkonte statutin e ri, i cili duhet t'i përgjigjej nevojës për ekzistencë dhe organizim. Bazuar në nenet 10 pika 5, 78 dhe 83 pika 1 e Kushtetutës shtetit dhe komuniteteve fetare i lind e drejta të krijojnë një marrëveshje reciproke për garantimin e lirive dhe të drejtave të tyre. Kjo marrëveshje u miratua dhe ndër të tjera thotë: “Shteti respekton KOASH-in dhe njeh si përfaqësues të saj personat e autorizuar nga Sinodi i Shenjtë i kësaj Kishe dhe garanton mbrojtjen e saj nga çdo person apo grup që pretendon emrin, objektet e kultit, pronat, simbolet ose vulën e saj” (Neni 5 pika 1). Gjithashtu “Shteti respekton pavarësinë e KOASH-it për t'u organizuar, ushtruar veprimtaritë, për të administruar pasuritë që zotëron në bazë të parimeve, rregullave, traditave, kanoneve e statutit të saj” (Neni 10 pika 2) (Shih Fletorja Zyrtare e Rep. së Shqip. Nr.7, 4 shkurt 2009, fq.138). Nga sa thamë deri tani del konkluzioni se: zgjedhja e Kryepiskopit në krye të KOASH-it është legjitime si nga ana kanonike, ashtu dhe nga ana juridike.

    Miratimi unanim i Sinodit të Patriarkanës Ekumenike dhe ratifikimi i marrëveshjes sipas Kushtetutës janë dëshmi të qarta të legjitimitetit të tij. Gjithashtu shumë persona të nxituar dhe me njohuri të kufizuara në lidhje me çështjet doktrinale dhe fetare që u shprehën kundër zgjedhjes dhe fronëzimit të Kryepiskopit me kalimin e kohës kuptuan rolin vendimtar të tij në rimbëkëmjen e Kishës dhe iu rikthyen jetës adhuruese dhe spirituale të saj. Nuk mbetet tjetër veçse t'i lutemi Perëndisë që të ndriçojë mendjet e tyre që privojnë veten nga pjesëmarrja në jetën e gjallë të Kishës dhe kënaqësia e përjetimit të mrekullisë së ndërtimit të saj.

    Dhimitër Qosja
    Thoma Çomëni
    (Pedagogë të Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” Shën Vlash, Durrës)
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1
    Një sqarim i detyrueshëm nga Berati drejtuar Gazetës Shqiptare
    Kohët e fundit kemi lexuar me vëmendje artikujt në "Gazetën Shqiptare" të historianit Kristo Frashëri, për të cilin kemi pasur konsideratë lidhur me kontributin që ka dhënë në fushën e historiografisë. Me keqardhje vërejmë se në shkrimet e lartpërmendura z. Frashëri keqinterpreton problemet e Kishës sonë, duke i trajtuar ato politikisht. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka qenë, është dhe do të jetë e ortodoksëve të Shqipërisë. Atë nuk mund ta keqpërdorin as persona të besimeve të tjera, as ndonjë me origjinë ortodokse, por që ateizmi i rrënjosur në shpirt gjatë monizmit e ka larguar me kohë nga komuniteti ynë.

    Kryepiskopi Anastas, për mungesën e jashtëzakonshme të kuadrove fetarë, erdhi në Shqipëri me kërkesën e besimtarëve ortodoksë dhe për këtë mori edhe miratimin zyrtar të kryetarit të shtetit, Presidentit të Republikës. Ardhja e Tij u përshëndet nga Patriarkana e Kostandinopojës, nga Kishat motra, nga Kishat e tjera të Krishtera që e njihnin mirë veprën e tij Ekumenike, si edhe nga autoritetet e larta të Parlamentit Evropian.

    Në numrin e gazetës së mësipërme më 20 shtator 2010, z. Frashëri kishte botuar një përgjigje ndaj një shkrimi të Kryepiskopit Anastas, në të cilën ky i fundit hidhte dritë mbi një sërë akuzash të pabazuara të bëra ndaj tij. Në ditët që vijuan, gazeta ribotoi tekste të viteve të kaluara për të mbështetur, qoftë edhe fare pak, mendimin e z. Frashëri se Fronëzimi i Kryepiskopit Anastas nuk u krye rregullisht në kishën katedrale të Tiranës. Kështu, z. Frashëri shkruan: "Të gjithë e mbajnë mend se ceremonia solemne për fronëzimin e tij në kishën katedrale të Hyjlindëses në Tiranë, dështoi për shkak të kundërshtimit të besnikëve të krishterë, të pranishëm në ceremoni".

    Por, e vërteta qëndron krejt ndryshe dhe besimtarët e pranishëm në kishë kujtojnë të tjera fakte nga këto që duan të na servirin! Në këtë ceremoni morën pjesë shumë të krishterë ortodoksë, të ardhur nga të gjitha trevat e Shqipërisë, si dhe Trupi Diplomatik i akredituar në Tiranë. Si qytetarë të përgjegjshëm të këtij vendi dhe anëtarë të Kishës Orthodhokse, duam të theksojmë vetëm dy të vërteta të thjeshta: Së pari se disa nga ne që nënshkruajmë këtë artikull, jemi dëshmitarë okularë, prezentë në Fronëzimin e Kryepeshkopit Anastas, më 2 gusht 1992 dhe, kemi thirrur nga zemra “i denjë”.

    Në fund të ceremonisë, një grup i vogël, nën drejtimin e deputetit të asaj kohe, z. Butka, pinjoll i një familjeje të njohur anti-orthodhokse, të mbështetur jashtë kishës edhe nga deputetët joorthodhoksë, të njohur për qëndrime ekstremiste Baleta e Reso, u përpoqën pa sukses të turbullojnë ceremoninë që ishte kryer dhe kishte përfunduar. Ata kryen kështu vetëm një përdhosje të papranueshme ndaj besimit tonë të një vendi të shenjtë. Nisur edhe nga artikulli i z. Xoxe, që e ribotoi “Gazeta Shqiptare” (22.9.2010), por edhe nga intervista e z. Bardhyl Fico, zbulohet se ky veprim nuk ishte aspak spontan por ishte planifikuar një ditë më parë në ambiente jo orthodhokse. Së dyti, ne dëshmojmë se ceremonia e Fronëzimit filloi dhe mbaroi në kishën "Ungjillëzimi i Hyjlindëses" në Tiranë, sipas kanoneve të Kishës Orthodhokse.

    Në nderim të Fronëzimit të Kryepeshkopit Anastas u shtrua vetëm një drekë në Hotel Tirana Internacional, që është ndërtuar pikërisht në atë vend ku dikur ka qenë kisha katedrale e Tiranës. Theksojmë këtu se z. Frashëri, duke mos qenë pjesëmarrës vetë në këtë ceremoni, shtrembëron të vërtetën, duke përdorur copa artikujsh antiortodoksë, duke u përpjekur të ngatërrojë drekën në hotel me çastin e fronëzimit në kishë. Është për të ardhur keq që një historian, i cili në vend të merret me faktet, e mbështet artikullin e tij mbi shkrime ekstremiste me akuza ordinere, siç është rasti i pamfletit qesharak për Himarën, dhe bën të vetat pozicione të kapërcyera nga historia, diskriminuese për kategori të caktuara të shoqërisë e minorancat, të cilat janë në kundërshtim të plotë me parametrat e një shoqërie demokratike dhe me ëndrrën e shqiptarëve për t’u rikthyer përsëri pas më shumë se 500 vjetësh në gjirin e familjes evropiane.

    Duke u nisur nga emri dhe origjina, çuditemi se si z. Frashëri, ky përmetar me prejardhje ortodokse, kërkon që një vend i shenjtë për ne orthodhoksët, kisha e vjetër shekullore ortodokse "Shën Maria e Pazarit", në Përmet, të kthehet në pallat kulture. Është e ditur se, pas vitit 1967, kjo kishë u kthye në pallat kulture, por këtë fakt z. Kristo Frashëri, për arsye të botëkuptimit të tij ateist, nuk i vjen mirë ta përmendë. Ne ortodoksët e Beratit, ashtu si dhe qytetarët ortodoksë të Përmetit dhe të gjithë Shqipërisë jemi të sigurt se kjo godinë do t'i kthehet pronarit të ligjshëm, Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe besimtarëve të saj, ashtu siç i janë kthyer kisha e Shën Prokopit në Tiranë, e Shën Nikollës në Kavajë, Manastiri i Ardenicës në Lushnjë, si edhe shumë kisha të tjera në të gjithë Shqipërinë. Nga z. Frashëri, në gjurmë të të parëve të tij, ne do prisnim prej tij të kundërtën, pra që ai të interesohej dhe të mbronte të drejtën e Komunitetit Orthodhoks për të rimarrë vendet e shenjta që u shkatërruan nga regjimi monist. Të bën përshtypje frazeologjia plot urrejtje patologjike kur në shkrimin e tij ai shprehet: “A. Janullatusi është Kryepiskopi i pleqve dhe i plakave”. Këtu, z. Frashëri tregon se nuk ka respekt për të moshuarit duke harruar se edhe ai vetë është një 88të vjeçar i moshuar. I bëjmë të ditur z. Frashëri se Kryepiskopi Anastas është jo vetëm i të moshuarve por, i besimtarëve ortodoksë shqiptarë të gjitha moshave, që nga fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit.

    Z. Frashëri duhet të qartësohet edhe kur ai thotë se “u mblodhën 400 vetë”, (shifër që nuk është e vërtetë), në të ashtuquajturin “Komitet të Autoqefalisë”, të organizuar dhe të drejtuar nga Butka e Baleta, -gjithë këta janë një pikë ujë në oqeanin e dhjetëra mijërave ortodoksë beratas, korçarë dhe të gjithë Shqipërisë, të cilët nënshkruan në mbështetje të Kryepeshkopit Anastas. Këtu gjejmë rastin të përmendim se më 17,09,1992, një “komision fantazmë i autoqefalisë”, i përfaqësuar nga z. Petrit Bidoshi dhe z. Arjan Koja, në hajatin e kishës së Shën Spiridhonit në lagjen Goricë të Beratit, morën përgjigjen e merituar nga qindra besimtarë Ortodoksë beratas, të cilët mbështetën pa asnjë rezervë fronëzimin e Kryepiskopit Anastas. Përfaqësuesit e komisionit fantazmë, u larguan të turpëruar nga qëndrimi i vendosur i besimtarëve të qytetit tonë mijëra vjeçar, i këtij djepi të ortodoksisë dhe patriotizmit shqiptar. Dy vjet më vonë, para referendumit të 4 nëntori të vitit 1994, ortodoksët beratas kërkuan zyrtarisht Presidentit të Republikës, që të hiqte pikën 4 të nenit 7 të projektkushtetutës shqiptare, e cila e largonte Kryepiskopin nga Shqipëria, duke deklaruar botërisht se do të votonin kundër. Dhe me të vërtetë kështu ndodhi: në mbështetje të Kryepeshkopit Anastas u mblodhën mbi 80 mijë firma dhe këto ndikuan që ndërmjet shkaqeve të tjera projekt-kushtetuta të rrëzohej.

    Atëherë në emër të kujt flisni ju z. Frashëri?!
    Na vjen keq që z. Frashëri, në vend që të nxjerrë në dukje përparimet e gjithanshme që ka arritur Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë gjatë këtyre 20 viteve, nën drejtimin e Prof. Dr. Anastasit, bën të kundërtën, duke u përpjekur të denigrojë dhe të mohojë të gjitha vlerat dhe veprat madhështore të Kryepiskopit. Vetëm në Berat në sajë të kontributit të tij është ndërtuar katedralja e madhe e Shën Dhimitrit në qendër të qytetit, ngritur nga themelet kisha e Shën Thomait, janë restauruar: katedralja e Shën Spiridhonit, kisha e Shëndëlliut, kisha e Shën Triadhës, etj. në Berat, manastiri i Shën Marisë së Vodicës, kisha e Shën Marisë në Vokopolë, kisha e Ngjalljes së Krishtit në qendër të Kuçovës, kopshti i fëmijëve dhe mensa e të varfërve, ndihma në medikamente, ushqime e veshmbathje etj.

    A do të kishit mundësi ju z. Frashëri me pasuesit tuaj t’i realizonit këto në qytetin tonë?Por, po të flasim për gjithë Shqipërinë të gjithë jemi dëshmitarë se Kryepiskopi Anastas, me përkrahjen e shumë institucioneve ndërkombëtare dhe të personaliteteve të fuqishëm botërorë, ka kryer dhe vazhdon të kryejë punë të rëndësishme siç janë: ndërtimi dhe restaurimi i shumë kishave e manastireve, i objekteve sociale, kulturore, arsimore, shëndetësore në mbarë vendin tonë, të cilat janë vënë në shërbim të të gjithë shqiptarëve, pa bërë dallim në besimin e tyre. Ato që përmend Fortlumturia e Tij në fund të artikullit të tij, në lidhje me kontributin e tij për Kishën tonë Ortodokse, në fillim të viteve 90 e rrënuar, -është vetëm një panoramë modeste, e krahasuar me kontributin e tij gjigant në Kishë dhe më gjerë në shoqërinë shqiptare, gjatë epokës kritike të 19 viteve të fundit. Të gjithë ne, bashkë me ortodoksët e tjerë, jemi dëshmitarë të kontributit të tij unikal shumëdimensional. Z. Frashëri duke mohuar gjithë këto arritje tregon se i mungon mirënjohja, ky tipar themelor i moralit njerëzor.

    Në këtë mënyrë, Kryepeshkopi Anastas po kryen me sukses misionin apostolik, domethënë edukimin fetar dhe ngritjen e nivelit shpirtëror të besimtarëve. Ai vazhdimisht ka pasur dhe ka në qendër të vëmendjes së tij forcimin e harmonisë midis komuniteteve fetare në Shqipëri, konsolidimin e miqësisë vëllazërore midis popullit shqiptar dhe fqinjëve të tij, si dhe përfaqësimin dinjitoz të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në forumet ndërkombëtare fetare dhe laike. Zgjedhja e Kryepiskopit Anastas si President i Këshillit Botëror të Kishave, si Zëvendëspresident i Konferencës Evropiane të Kishave, si dhe zgjedhja, në vitin 2006, si President nderi në Konferencën e Feve për Paqen, organizata më e madhe fetare në botë, tregon më së miri personalitetin e tij të padiskutueshëm, me të cilin ne besimtarët orthodhoksë krenohemi që e kemi në krye të Kishës sonë.

    Sot Kisha Orthodhokse, Kryepeshkopi, Sinodi i Shenjtë, Statuti dhe organizmat e saj njihen nga Kushtetuta dhe shteti si të vetmit përfaqësues të besimtarëve orthodhoksë të Shqipërisë. Po kështu, Kisha jonë dhe Kryepeshkopi i saj njihen si asnjëherë tjetër në histori nga të gjitha Kishat motra Ortodokse, nga të gjitha Kishat e Krishtera të Botës, por edhe më gjerë.

    Qytetarët Ortodoksë të Beratit:
    Ilia Zaka, Kiço Kolani, Miltiadh Veveçka, Xhovan Kajana, Arqile Shyti, Anxhelo Simsia, Ilia Koçi, Albano Subashi, Niko Fani, Gabriel Shani, Spiro Vogli, Petraq Laçka, Stela Qako, Joan Qako, Kozma Shyti, Thanas Cimbidhi, Sotiraq Tapia, Pali Vishnja, Lina Simsia, Fanie Mingo, Sifi Angjeliu, Aneta Bushamaku, Valentina Baba, Qiriako Stefani, Dhori Sinjari, Mihallaq Kote, Ferdinant Janinoti, Miron Liko, Nasi Fero, Vsilika Garuli, Marjana Garuli, Elpiniqi Filipi, Edmond Filipi, Ariola Gallani, Sotiraq Mishaxhiu, Mihal Pjetri, Anstas Xhymerteka, Xhulieta Koçi, Vladimir Prendi, Elenita Andoni, Kozma Nikolla, Anastasi Dodi, Stavri Garuli, Llambi Proko, Vasili Sinjari, Ilia Gjogu, Vangjeli Kolani, Sotir Gjoka, Xhoxhi Stefa, Llambi Teneqexhi, Elion Kosica, Sotiraq Frashëri, Liri Shulla, Margarita Mihali, Llambrini Sinjari, Vasil Zaka, Kosta Leka, Gjinovefa Sako, Elena Teneqexhiu, Dhimitër Tapia, Aneta Tapia, Luena Golemi, Lefteri Kosova, Irena Dervishi, Lisobie Kosova, Thomaidha Gjoka, Theodhor Teneqexhiu, Aurela Kullau, Samson Lako, Llazar Kajana, Romeo Çilingire, Marie Çilingiri, Sokrat Tanku, Irakli Meroli, Pandi Shulla, Xhoxhi Saveta, Xhovan Doga.



    Një sqarim i detyrueshëm nga Berati drejtuar Gazetës Shqiptare
    Kohët e fundit kemi lexuar me vëmendje artikujt në "Gazetën Shqiptare" të historianit Kristo Frashëri, për të cilin kemi pasur konsideratë lidhur me kontributin që ka dhënë në fushën e historiografisë. Me keqardhje vërejmë se në shkrimet e lartpërmendura z. Frashëri keqinterpreton problemet e Kishës sonë, duke i trajtuar ato politikisht. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka qenë, është dhe do të jetë e ortodoksëve të Shqipërisë. Atë nuk mund ta keqpërdorin as persona të besimeve të tjera, as ndonjë me origjinë ortodokse, por që ateizmi i rrënjosur në shpirt gjatë monizmit e ka larguar me kohë nga komuniteti ynë.

    Kryepiskopi Anastas, për mungesën e jashtëzakonshme të kuadrove fetarë, erdhi në Shqipëri me kërkesën e besimtarëve ortodoksë dhe për këtë mori edhe miratimin zyrtar të kryetarit të shtetit, Presidentit të Republikës. Ardhja e Tij u përshëndet nga Patriarkana e Kostandinopojës, nga Kishat motra, nga Kishat e tjera të Krishtera që e njihnin mirë veprën e tij Ekumenike, si edhe nga autoritetet e larta të Parlamentit Evropian.

    Në numrin e gazetës së mësipërme më 20 shtator 2010, z. Frashëri kishte botuar një përgjigje ndaj një shkrimi të Kryepiskopit Anastas, në të cilën ky i fundit hidhte dritë mbi një sërë akuzash të pabazuara të bëra ndaj tij. Në ditët që vijuan, gazeta ribotoi tekste të viteve të kaluara për të mbështetur, qoftë edhe fare pak, mendimin e z. Frashëri se Fronëzimi i Kryepiskopit Anastas nuk u krye rregullisht në kishën katedrale të Tiranës. Kështu, z. Frashëri shkruan: "Të gjithë e mbajnë mend se ceremonia solemne për fronëzimin e tij në kishën katedrale të Hyjlindëses në Tiranë, dështoi për shkak të kundërshtimit të besnikëve të krishterë, të pranishëm në ceremoni".

    Por, e vërteta qëndron krejt ndryshe dhe besimtarët e pranishëm në kishë kujtojnë të tjera fakte nga këto që duan të na servirin! Në këtë ceremoni morën pjesë shumë të krishterë ortodoksë, të ardhur nga të gjitha trevat e Shqipërisë, si dhe Trupi Diplomatik i akredituar në Tiranë. Si qytetarë të përgjegjshëm të këtij vendi dhe anëtarë të Kishës Orthodhokse, duam të theksojmë vetëm dy të vërteta të thjeshta: Së pari se disa nga ne që nënshkruajmë këtë artikull, jemi dëshmitarë okularë, prezentë në Fronëzimin e Kryepeshkopit Anastas, më 2 gusht 1992 dhe, kemi thirrur nga zemra “i denjë”.

    Në fund të ceremonisë, një grup i vogël, nën drejtimin e deputetit të asaj kohe, z. Butka, pinjoll i një familjeje të njohur anti-orthodhokse, të mbështetur jashtë kishës edhe nga deputetët joorthodhoksë, të njohur për qëndrime ekstremiste Baleta e Reso, u përpoqën pa sukses të turbullojnë ceremoninë që ishte kryer dhe kishte përfunduar. Ata kryen kështu vetëm një përdhosje të papranueshme ndaj besimit tonë të një vendi të shenjtë. Nisur edhe nga artikulli i z. Xoxe, që e ribotoi “Gazeta Shqiptare” (22.9.2010), por edhe nga intervista e z. Bardhyl Fico, zbulohet se ky veprim nuk ishte aspak spontan por ishte planifikuar një ditë më parë në ambiente jo orthodhokse. Së dyti, ne dëshmojmë se ceremonia e Fronëzimit filloi dhe mbaroi në kishën "Ungjillëzimi i Hyjlindëses" në Tiranë, sipas kanoneve të Kishës Orthodhokse.

    Në nderim të Fronëzimit të Kryepeshkopit Anastas u shtrua vetëm një drekë në Hotel Tirana Internacional, që është ndërtuar pikërisht në atë vend ku dikur ka qenë kisha katedrale e Tiranës. Theksojmë këtu se z. Frashëri, duke mos qenë pjesëmarrës vetë në këtë ceremoni, shtrembëron të vërtetën, duke përdorur copa artikujsh antiortodoksë, duke u përpjekur të ngatërrojë drekën në hotel me çastin e fronëzimit në kishë. Është për të ardhur keq që një historian, i cili në vend të merret me faktet, e mbështet artikullin e tij mbi shkrime ekstremiste me akuza ordinere, siç është rasti i pamfletit qesharak për Himarën, dhe bën të vetat pozicione të kapërcyera nga historia, diskriminuese për kategori të caktuara të shoqërisë e minorancat, të cilat janë në kundërshtim të plotë me parametrat e një shoqërie demokratike dhe me ëndrrën e shqiptarëve për t’u rikthyer përsëri pas më shumë se 500 vjetësh në gjirin e familjes evropiane.

    Duke u nisur nga emri dhe origjina, çuditemi se si z. Frashëri, ky përmetar me prejardhje ortodokse, kërkon që një vend i shenjtë për ne orthodhoksët, kisha e vjetër shekullore ortodokse "Shën Maria e Pazarit", në Përmet, të kthehet në pallat kulture. Është e ditur se, pas vitit 1967, kjo kishë u kthye në pallat kulture, por këtë fakt z. Kristo Frashëri, për arsye të botëkuptimit të tij ateist, nuk i vjen mirë ta përmendë. Ne ortodoksët e Beratit, ashtu si dhe qytetarët ortodoksë të Përmetit dhe të gjithë Shqipërisë jemi të sigurt se kjo godinë do t'i kthehet pronarit të ligjshëm, Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe besimtarëve të saj, ashtu siç i janë kthyer kisha e Shën Prokopit në Tiranë, e Shën Nikollës në Kavajë, Manastiri i Ardenicës në Lushnjë, si edhe shumë kisha të tjera në të gjithë Shqipërinë. Nga z. Frashëri, në gjurmë të të parëve të tij, ne do prisnim prej tij të kundërtën, pra që ai të interesohej dhe të mbronte të drejtën e Komunitetit Orthodhoks për të rimarrë vendet e shenjta që u shkatërruan nga regjimi monist. Të bën përshtypje frazeologjia plot urrejtje patologjike kur në shkrimin e tij ai shprehet: “A. Janullatusi është Kryepiskopi i pleqve dhe i plakave”. Këtu, z. Frashëri tregon se nuk ka respekt për të moshuarit duke harruar se edhe ai vetë është një 88të vjeçar i moshuar. I bëjmë të ditur z. Frashëri se Kryepiskopi Anastas është jo vetëm i të moshuarve por, i besimtarëve ortodoksë shqiptarë të gjitha moshave, që nga fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit.

    Z. Frashëri duhet të qartësohet edhe kur ai thotë se “u mblodhën 400 vetë”, (shifër që nuk është e vërtetë), në të ashtuquajturin “Komitet të Autoqefalisë”, të organizuar dhe të drejtuar nga Butka e Baleta, -gjithë këta janë një pikë ujë në oqeanin e dhjetëra mijërave ortodoksë beratas, korçarë dhe të gjithë Shqipërisë, të cilët nënshkruan në mbështetje të Kryepeshkopit Anastas. Këtu gjejmë rastin të përmendim se më 17,09,1992, një “komision fantazmë i autoqefalisë”, i përfaqësuar nga z. Petrit Bidoshi dhe z. Arjan Koja, në hajatin e kishës së Shën Spiridhonit në lagjen Goricë të Beratit, morën përgjigjen e merituar nga qindra besimtarë Ortodoksë beratas, të cilët mbështetën pa asnjë rezervë fronëzimin e Kryepiskopit Anastas. Përfaqësuesit e komisionit fantazmë, u larguan të turpëruar nga qëndrimi i vendosur i besimtarëve të qytetit tonë mijëra vjeçar, i këtij djepi të ortodoksisë dhe patriotizmit shqiptar. Dy vjet më vonë, para referendumit të 4 nëntori të vitit 1994, ortodoksët beratas kërkuan zyrtarisht Presidentit të Republikës, që të hiqte pikën 4 të nenit 7 të projektkushtetutës shqiptare, e cila e largonte Kryepiskopin nga Shqipëria, duke deklaruar botërisht se do të votonin kundër. Dhe me të vërtetë kështu ndodhi: në mbështetje të Kryepeshkopit Anastas u mblodhën mbi 80 mijë firma dhe këto ndikuan që ndërmjet shkaqeve të tjera projekt-kushtetuta të rrëzohej.

    Atëherë në emër të kujt flisni ju z. Frashëri?!
    Na vjen keq që z. Frashëri, në vend që të nxjerrë në dukje përparimet e gjithanshme që ka arritur Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë gjatë këtyre 20 viteve, nën drejtimin e Prof. Dr. Anastasit, bën të kundërtën, duke u përpjekur të denigrojë dhe të mohojë të gjitha vlerat dhe veprat madhështore të Kryepiskopit. Vetëm në Berat në sajë të kontributit të tij është ndërtuar katedralja e madhe e Shën Dhimitrit në qendër të qytetit, ngritur nga themelet kisha e Shën Thomait, janë restauruar: katedralja e Shën Spiridhonit, kisha e Shëndëlliut, kisha e Shën Triadhës, etj. në Berat, manastiri i Shën Marisë së Vodicës, kisha e Shën Marisë në Vokopolë, kisha e Ngjalljes së Krishtit në qendër të Kuçovës, kopshti i fëmijëve dhe mensa e të varfërve, ndihma në medikamente, ushqime e veshmbathje etj.

    A do të kishit mundësi ju z. Frashëri me pasuesit tuaj t’i realizonit këto në qytetin tonë?Por, po të flasim për gjithë Shqipërinë të gjithë jemi dëshmitarë se Kryepiskopi Anastas, me përkrahjen e shumë institucioneve ndërkombëtare dhe të personaliteteve të fuqishëm botërorë, ka kryer dhe vazhdon të kryejë punë të rëndësishme siç janë: ndërtimi dhe restaurimi i shumë kishave e manastireve, i objekteve sociale, kulturore, arsimore, shëndetësore në mbarë vendin tonë, të cilat janë vënë në shërbim të të gjithë shqiptarëve, pa bërë dallim në besimin e tyre. Ato që përmend Fortlumturia e Tij në fund të artikullit të tij, në lidhje me kontributin e tij për Kishën tonë Ortodokse, në fillim të viteve 90 e rrënuar, -është vetëm një panoramë modeste, e krahasuar me kontributin e tij gjigant në Kishë dhe më gjerë në shoqërinë shqiptare, gjatë epokës kritike të 19 viteve të fundit. Të gjithë ne, bashkë me ortodoksët e tjerë, jemi dëshmitarë të kontributit të tij unikal shumëdimensional. Z. Frashëri duke mohuar gjithë këto arritje tregon se i mungon mirënjohja, ky tipar themelor i moralit njerëzor.

    Në këtë mënyrë, Kryepeshkopi Anastas po kryen me sukses misionin apostolik, domethënë edukimin fetar dhe ngritjen e nivelit shpirtëror të besimtarëve. Ai vazhdimisht ka pasur dhe ka në qendër të vëmendjes së tij forcimin e harmonisë midis komuniteteve fetare në Shqipëri, konsolidimin e miqësisë vëllazërore midis popullit shqiptar dhe fqinjëve të tij, si dhe përfaqësimin dinjitoz të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në forumet ndërkombëtare fetare dhe laike. Zgjedhja e Kryepiskopit Anastas si President i Këshillit Botëror të Kishave, si Zëvendëspresident i Konferencës Evropiane të Kishave, si dhe zgjedhja, në vitin 2006, si President nderi në Konferencën e Feve për Paqen, organizata më e madhe fetare në botë, tregon më së miri personalitetin e tij të padiskutueshëm, me të cilin ne besimtarët orthodhoksë krenohemi që e kemi në krye të Kishës sonë.

    Sot Kisha Orthodhokse, Kryepeshkopi, Sinodi i Shenjtë, Statuti dhe organizmat e saj njihen nga Kushtetuta dhe shteti si të vetmit përfaqësues të besimtarëve orthodhoksë të Shqipërisë. Po kështu, Kisha jonë dhe Kryepeshkopi i saj njihen si asnjëherë tjetër në histori nga të gjitha Kishat motra Ortodokse, nga të gjitha Kishat e Krishtera të Botës, por edhe më gjerë.

    Qytetarët Ortodoksë të Beratit:
    Ilia Zaka, Kiço Kolani, Miltiadh Veveçka, Xhovan Kajana, Arqile Shyti, Anxhelo Simsia, Ilia Koçi, Albano Subashi, Niko Fani, Gabriel Shani, Spiro Vogli, Petraq Laçka, Stela Qako, Joan Qako, Kozma Shyti, Thanas Cimbidhi, Sotiraq Tapia, Pali Vishnja, Lina Simsia, Fanie Mingo, Sifi Angjeliu, Aneta Bushamaku, Valentina Baba, Qiriako Stefani, Dhori Sinjari, Mihallaq Kote, Ferdinant Janinoti, Miron Liko, Nasi Fero, Vsilika Garuli, Marjana Garuli, Elpiniqi Filipi, Edmond Filipi, Ariola Gallani, Sotiraq Mishaxhiu, Mihal Pjetri, Anstas Xhymerteka, Xhulieta Koçi, Vladimir Prendi, Elenita Andoni, Kozma Nikolla, Anastasi Dodi, Stavri Garuli, Llambi Proko, Vasili Sinjari, Ilia Gjogu, Vangjeli Kolani, Sotir Gjoka, Xhoxhi Stefa, Llambi Teneqexhi, Elion Kosica, Sotiraq Frashëri, Liri Shulla, Margarita Mihali, Llambrini Sinjari, Vasil Zaka, Kosta Leka, Gjinovefa Sako, Elena Teneqexhiu, Dhimitër Tapia, Aneta Tapia, Luena Golemi, Lefteri Kosova, Irena Dervishi, Lisobie Kosova, Thomaidha Gjoka, Theodhor Teneqexhiu, Aurela Kullau, Samson Lako, Llazar Kajana, Romeo Çilingire, Marie Çilingiri, Sokrat Tanku, Irakli Meroli, Pandi Shulla, Xhoxhi Saveta, Xhovan Doga.
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Do vije nje dite, qe arkivat e Sigurimit te Shtetit (SHISH) do te hapen e behen publike. Ne ato arkiva, do te mesojme emrat e te gjithe atyre lakejve qe SHISH kish rekrutuar per te derguar ne kishe ne ceremonine e fronezimit te Kryepeshkopit. Dhe pastaj e verteta do te dali ne shesh e do te jete lakuriqe edhe per njerezit e paditur qe ngaterrojne agjentet e SHISH per "besimtare orthodhokse te thjeshte".

    Ashtu sic do te vije nje dite, qe te gjithe ata qe bertisnin, ofendonin e kendonin kenge patriotike ne Kishe, do te perballen me fronin e gjykimit te Zotit te Shtepise. Atij Zotit te Shtepise qe jeton ne qiell e jo ne toke. Atehere do te mesojme se cfare kenge patriotike do te kendojne.

    Ne Ungjill, Vete Krishti na meson se "...eshte vetem nje mekat qe nuk falet.... dhe ky eshte mekati ndaj Shpirtit te Shenjte." Per ata qe nuk e dine, Kisha e Shenjte eshte streha e Shpirtit te Shenjte ne kete bote. Nje mekat ndaj Kishes dhe te gjithe atyre qe sherbejne e luten brenda saj, eshte nje mekat ndaj Shpirtit te Shenjte. Kjo eshte arsyeja qe kur besimtaret orthodhokse hyjne ne Kishe, hyjne me frike Perendie dhe nuk pipetijne. Kur te pafete hyjne ne Kishe, bejne mekate qe do te rendojne mbi shpirtin e tyre, si keto me lart.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-10-2010 më 04:46

  9. #9
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Nder te tjera eshte budalla kushdo qe, megjithese sia ka haberin fare, perpiqet te beje te zgjuarin e te na thote se me baze videon e postuar, Janullatosi nuk eshte K/peshkop kanonik.

    Te pakten merrni mundin te na i shpjegoni se perse na qenka keshtu?!


    Eshte ironike se si nje i moshuar, atehere 62 vjec, te uzurpoje Fronin e K/peshkopit, e nderkohe per 18 vjet deri me sot, autoritetin e tij ta njohe pasdiskutueshmerisht shumica dermuese e komunitetit ortodoks, te gjitha qeverite e Shqiperise, te gjitha komunitetet fetare ne vend, kreret e kishave neper bote (psh papa), ta njohin te gjitha kishat ortodokse neper bote!!!!!


    Kete Donkishotizem zor se mund ta hasesh ndokund...!


    A po, keta islamiket e sektit te xhamise se rruges se Kavajes, kta nuk njohin as qeveri, as komunitet musliman, asgje. Kta dine vetem me plas kapsolla. Dikur conin cerra ne kishe katolike e ortodokse aty prane, per tua plase kapsollat kaurrave gjate meshes. Sot plasin kapsolla virtuale ne internet...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 21-10-2010 më 09:33

  10. #10
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Seminarist, ja se si duket puna nga perspektiva ime:

    Video tregon se afersisht 30% te njerezve ne kishe, shqiptare ortodokse, jane shprehimisht kunder Janullatosit. Plus ata qe jane kunder e nuk shohin arsye, motiv apo sukses ne shprehje te kundershtimit me te. Pra del se afro gjysma e vete komunitetit jane kunder tij. Nuk ka nevoje as per kanone kishtare, asgje tjeter. Keto fakte mjaftojne per te deshmuar se ai ka pushtuar KOASH.

    Ti ke te drejte te jeshe injorante, rrotullo keto fakte e injoro sa te duash, por nuk ke te drejte te kerkosh nga tjeret te ndajne injorancen tende.

    Juanullatos eshte pushtues njejte si sulltanet turqe dhe duhet te trajtohet si i tille. Dallojne vetem metodat e pushtimit. Te paret me dhune, ky i fundit me dinakeri e pislleqe tjera.

  11. #11
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Shiko!

    Po i hyme kesaj teme (te shqiptarise) do te te duhet te mos deklarosh qe disa persona qe sheh ne video jane patjeter shqiptar. Ajo qe mund te deklarosh eshte se ata persona, qe nuk perbejne 30% te besimtareve ne ceremoni, po kundershtojne fronezimin. Kaq! Por nese jane shqiptare apo edhe ortodokse, kjo mbetet per tu vertetuar.

    Qe ketu fillon keqmotivimi i gjithe atyre qe duan me qejf ne kete rast te hane sapunin per djathe. Dhe ky eshte budallalleku i ketyre!

  12. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    E keqja e kti muhabeti esht se shqiptaret nuk po e dijn ta ndajn fen nga politika .Janullitasi ben politik ,ket nuk jon ne gjendje ta kuptojn shqiptaret ,nuk flas per te gjith pore per pjesen me te madhe .Shqipris nuk i duhet nji besim duke ua dhen tokat peshqesh Zotit per fqinjet si rrug per ne parajs.Greqia nuk e ka hallin se shqiptaret po ngelin pa parajsen e zotit dhe se do qortohen se pse nuk i udhzuan shqiptaret pore permes fes duan ti asimilojn te fusin perqarjen nder shqiptaret ,ti dobsoj komtarisht e me ne fund ti edukoj edhe me dhun ti fuse jo ne kristianizem pore ne helenizem ,tua mar tokat,detin ,madje nji pjes ta deboi nga toka e tyre e ne ato toka te sjell helen e kshtu ta shtrij greqin deri ne shqiprin e mesme .kto jon qellimet e kishes greke e them greke dhe jo ortodokse shqiptare sepse qellimi esht zgjerimi i greqis ne kufijt esaj duke i demtuar edhe me teper.Nuk me vje qudi nga greket pore nga shqiptaret si tolerojn gjera te pista e kaq nenshtruese sa edhe kta zedhense siq e quajn veten e tyre ca pedoras grek ku politiken e bejn aq mire per qeverit e tyre nacionalhegjemoniste e as pak ne bazen e besimit ,per ket vlen te permendet verioepiri e jurizalemi i endrrave e jermav greko serb ku shprehen pa fie turpi per dardanin -Kosoven tone.Le te jen dhe ashtu do mbeten veq jerma e endrra ortodokse grekoserbe kto politikat e ktyre prifterve qe i ngjajn me urtin e tyre veq djallit.

  13. #13
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Shiko!

    Po i hyme kesaj teme ( shqiptarise) do te te duhet te mos deklarosh qe disa persona qe sheh ne video jane patjeter shqiptar. Ajo qe mund te deklarosh eshte se ata persona, qe nuk perbejne 30% te besimtareve ne ceremoni, po kundershtojne fronezimin. Kaq! Por nese jane shqiptare apo edhe ortodokse, kjo mbetet per tu vertetuar.

    Qe ketu fillon keqmotivimi i gjithe atyre qe duan me qejf ne kete rast te hane sapunin per djathe. Dhe ky eshte budallalleku i ketyre!
    Po ata tjeret ne kishe me cfare argumenti do thoshe jane shqiptare? Tregoni more ku eshte puna, ia keni friken apo cfare? Se shihet qarte se vetem ne rast te tij u pushon logjika se ekzistuari. "Keqmotivimi" eshte legjitim. Me kete video tanime ekziston edhe nje argument me shume per kete.

  14. #14
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Po argumentin me 30% ortodokse shqiptare po ia fillon ti e askush tjeter. Ti je i keqmotivuar, sepse, megjithese ne video gjithcka mund te thuash eshte se ka nje grup njerezish qe kundershtojne fronezimin, ti merr persiper qe kete grup ta besh 30% te pjesemarresve (dhe 30% = 1/2 e tyre!!!!); te thuash qe jane ortodokse; te thuash qe jane shqiptare, te cileve po ua merr fronin nje plak 62 vjecar!!!!

    E pastaj na shitesh si i nershem (moralisht e intelektueliasht)..

  15. #15
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1
    Habitemi se si paraqeten si dokumente të vërteta disa sajesa të shtypit

    Ne besimtarët orthodhoksë të kishës “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, shprehim indinjatën tonë për intervistat e z. Kristo Frashëri rreth çështjeve të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Kryepiskopit tonë. Ne e kemi parë shpesh gjithë këta vjet z. Frashëri në Kryepiskopatën tonë, duke uruar përzemërsisht Fortlumturinë e Tij Anastasin me rastin e Pashkëve dhe Krishtlindjeve etj. E dinim pra, mik të tij dhe të komunitetit tonë.

    Si ndodhi kjo kthesë e tij e pak ditëve më parë? Si arrin ai të deklarojë që Kryepiskopi ynë nuk është fronëzuar në kishën tonë të Ungjillëzimit, por në hotel? Mund të ndodhë kjo, dhe a ka njeri të arsyeshëm në botë që mund ta pranojë? Shumë nga ne që e firmosim këtë protestë, kemi qenë dëshmitarë okularë, pjesëmarrës në këtë eveniment, dhe habitemi që ai, një personalitet i kulturës, në vend të dënojë gjestin e ulët të disa personave, ndër ta dhe joortodokse, madje dhe deputetë - që i lejuan vetes të cënonin tolerancën ndërfetare. Brenda një tempulli të një komuniteti vëlla, merr anën e tyre dhe nxjerr nga goja gjëra kaq absurde, sikur Kryepiskopi ynë nuk qenka i ligjshëm(!). Po atëherë tërë autoritetet më të larta të shtetit kanë folur kot kur e kanë përgëzuar personalisht në vizitat e tyre, ose kur e kanë ftuar të merrte pjesë me raste solemnitetesh apo e kane nderuar me dekorata?

    Habitemi se si z. Frashëri, si historian, i mban për të vlefshme dhe i paraqet si dokumente të vërteta disa sajesa të shtypit…sikur Eksarku Anastas, me të arritur në Shqipëri, madje para se të arrinte, paska komplotuar kundër vendit tonë! Një historian, sado i ri dhe i papërvojë, nuk do të guxonte të citonte një dokument, pa paraqitur njëherazi edhe burimin nga e ka marrë dhe pa e shoqëruar me një faksimile. Si është e mundur që Imzot Anastasi, shkencëtar i njohur dhe i nderuar në botë përveçse klerik, të bëhet pjesë enjë marrëveshjeje kaq qesharake siç pretendon prof. Frashëri, dhe organet tona të zbulimit të mos e kenë marrë vesh?

    Prof. Frashëri pretendon të mbrojë kulturën shqiptare kur kundërshton të drejtën e Kishës tonë për të rindërtuar tempullin e saj “Shën Maria e Pazarit” në Përmet, të shkatërruar nga regjimi komunist. Ai bëhet përkrahës i gënjeshtrës se ajo kishë paska qenë djegur gjatë luftës, kur ka plot të moshuar që dëshmojnë se Kisha ka qëndruar në këmbë deri në 1960. veç kësaj regjimi komunist ka qenë i plotfuqishëm, atëherë pse të shfrytëzonte vetëm 0.7% të ndërtesës së kishës dhe jo të tërën, siç bëri dhe si e dinë të gjithë? Pastaj a e përfaqëson kulturën shqiptare dhe Naim Frashërin më mirë loja e bilardos dhe ping-pongut (me përfitues privatë), apo feja e lashtë e shqiptarëve me dymijë vjet histori?

    Në fund të fundit, ne nuk habitemi për këtë qëndrim të z. Frashëri. Ai që në rini pati aderuar në ateizmin ekstrem, në moshë të pjekur ka dhënë pëlqimin për shkatërrimet e atij ateizmi në 1966 (se s’na e merr mendja të këtë guxuar të heshtë), dhe sot në pleqëri të thellë mbetet i papenduar, konseguent në ateizmin e tij duke goditur përsëri kishën dhe atë pjesë të shqiptarëve që vuajtën për besimin e tyre nga regjimi monist dhe nga elita ndihmëse e tij, pjesë e së cilës ishte dhe z. Frashëri.

    Krejt inkoherent së fundi na duket paragrafi i fundit i intervistës së tij që kërkon të largojë nga Shqipëria dhe nga Kisha jonë Fortlumturinë e Tij Anastasin, duke e falënderuar për punën e tij vetëm si Eksark, një falënderim i habitshëm, që shuan me një të rënë lapsi si punën 18-vjeçare të tij si Kryepiskop, edhe të ashtuquajturin shovinizëm që i atribuon z. Frashëri gjatë tërë intervistës së tij në kohën si Eksark kohe, për të cilën ai e falënderon(!) vështirë të merret vesh prof. Frashëri.

    Besimtarët
    Dhimitër Topi, Anastas Dodbiba, Llazar Pjeshkazini, Joana Bagaviki, Krisavgji Kolemiço, Diana Peto, Lekë Tasi, Veronika Xhindi, Antigoni Buçka, Gjenovefa Koliçi, Tote Aliaj, Panajota Qirjaqi, Leonora Terezi, Adelina Dante, Krisulla Dhima, Spiro Sulkuqi, Katerina Gjika, Tatiana Dodbiba.
    Duaje te afermin tend si veten

  16. #16
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Po argumentin me 30% ortodokse shqiptare po ia fillon ti e askush tjeter.
    Po pra, une e fillova. Dhe ate me te drejte. U nisa nga ajo se te gjithe jane ne te njejten mase shqiptare, si ata qe kundershtonin Janullatosin shprehimisht si ata qe nuk protestonin. Ndersa ti pa fije argumenti e hedh ne dyshim shqiptaresine e te pareve. Nuk dua ta humbas moralin, obligimin qe ndjej ndaj te vertetes, por ka argumente per ate qe ata qe nuk protestonin nuk ishin shqiptare. Argumenti i pare eshte se nuk flitnin asnje fjale shqipe. Argument i dyte eshte se mblidheshin pas nej greku. I treti: Janullatos ate kohe nuk fliste shqip fare. Ndersa per grupin e atyre qe protestonin asnjeri prej tyre (argumenteve) nuk mund te thuhet. E ti ke nerva te hedhesh ne dyshim shqiptaresine e atyre qe protestonin. Te kam thene: Milioner do behesh po e padite Janullatosin per gjithe ate injorance qe te ka mbjellur ne koke. E qe je i miri prej njerezve te tij ne kete aspekt.

    Ti je i keqmotivuar,
    Jam definitivisht i keqmotivuar. Sic eshte tradite e kulture e cdo njeriu qe kam deshte ndonjehere, kur ke pune me pushtues, me nje magjyp prej greku qe nuk ka lene vend ne bote pa deshtuar ne misionin e tij fetarizues e qe nuk ka lene krim pa bere qe ka mundur te beje. Krim ne kete kuptim per mua eshte kur shpifi se vrasja qe u be ne jug ishte e motivuar etnikisht. Cfare te mendoj ndryshe, cfare motivimi te kem tjeter per kete pedofil te zgjebosur!! Ky paska te drejte te njollose e te jete i keqmotivuar per shoqerine shqiptare, ndersa une qenkam i "keqi", qe ia shiloj mamin, Zotin, kombin e cfaredo tjeter qe sjell me vete si pergjegje per veprat e tija. A je normal?

    sepse, megjithese ne video gjithcka mund thuash eshte se ka nje grup njerezish qe kundershtojne fronezimin, ti merr persiper qe kete grup ta besh 30% te pjesemarresve (dhe 30% = 1/2 e tyre!!!!);
    Tjegullat dine te mendojne me sakte se ti. Lexo me lart: Thashe afersisht 30%. Dhe thashe se mendoj ka edhe tjere protestues qe nuk duken si te tille, per shkak se nuk shohin dobi konkrete nga protesta. Prandaj ketij 30%shit te supozuar duhet shtuar edhe nje numer i caktuar. Ndaj ne fund kemi afro 50%.

    te thuash qe jane ortodokse; te thuash qe jane shqiptare, te cileve po ua merr fronin nje plak 62 vjecar!!!!
    Ortodokse jane. Shqiptare poashtu. Nese ka patur shqiptare ortodokse aty, atehere ishin ata qe brohoritnin gjera te shejta per cdo shqiptar. E jo ata butako-nenshtraket qe e perkrahnin ate mikrob. Thashe: Nuk ua merr fronin me dhune, por me dinakeri e pislleqe tjera. Mjafton t'ia shikosh flamurin grek ne makine, sjelljen e tij si zyrtare grek, dhe e di, kush ta solli ne dere kete kopilin e "moshuar e te gjore".

    E pastaj na shitesh si i nershem (moralisht e intelektueliasht)..
    Per ty, Janullatos dhe gjithe kleriket greke qe kane ekzistuar ndonjehere jam Zot pernga vlerat e mira. Thjesht per dy gjera te thjeshta. As nuk kam genjyer deri sot ne ndonje teme. As nuk kam shpifur. Qe shpreh indinjaten apo mlöefet e mia me njerez qe meritojne, kjo s'me ben njeri te keq.
    Ndryshuar për herë të fundit nga chino : 23-10-2010 më 06:19

  17. #17
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Do vi dita qe te gjithe kta spiuna e keqdashes te atdheut tone do te shporren nga Shqiperia. Do vi dita qe dhe kta spiunat e forumit do kthehen ne atdheun e tyre Greqi me endren ne xhep. Kisha greke kujton se jemi ne 1900 dhe mund te bej cfar te doje. Por kur nuk ia arriti ne 1900, sa shance ka qe tia arrij qellimit te saj ogurzi.... ne shekulli e XXI..?

    Ne faqen zyrtare te KOASH-it Fan Noli permendet thjesht si perkthyes dhe pershkrimi eshte me pikatore si me poshte:

    Me krijimin e shtetit shqiptar, në vitin 1912, fillon një fazë e re për Kishën Orthodhokse. Me arritjen e pavarësisë politike u shtrua me ngulm kërkesa e pavarësisë e të gjitha komuniteteve fetare nga qendrat, që ndodheshin në shtete të tjera. Rol vendimtar luajti diaspora shqiptare në Amerikë dhe në Evropë, me shoqatat e tyre të ndryshme, si p.sh. shoqëria “Drita”, e themeluar në Bukuresht, në vitin 1886. Veçanërisht e rëndësishme ishte edhe veprimtaria e Fan Nolit (Theofan Stiljan Nolit ose Mavromatit), i cili përktheu shumë tekste kishtare në shqip, duke ngulmuar që këto të përdoreshin në adhurim; më pas ai zuri vende drejtuese, fillimisht në Kishë, si mitropolit i Durrësit, dhe më pas në Shtetin Shqiptar, si ministër i jashtëm dhe kryeministër, në vitin 1924.

    http://www.orthodoxalbania.org/Shqip...BH%20Book4.htm
    Vetem ne kto pak rrjeshta permendet Fan Noli dhe duke i shtuar dhe nje mbiemer grek nga mbrapa.

    As nuk permendet fare qe ishte kryepeshkopi i pare dhe themeluesi i kishes Shqiptare. E hapa dhe si teme ku hodha te gjith shkrimin e varfer me historine e Kishes shqiptare te censuruar nga KOASH-i. Por cuditerisht Albo e fshiu temen si patriot shqiptar qe eshte sepse "tema ishte ne kundershtim me rregullat e forumit". Ne teme kisha hedhur thjesh versionin e KOASH-it (grek) per historine e kishes shqiptare dhe njekohsisht dhe versionin shqiptar pa bere ndonje analiz timen, thjesht per te lene forumistat qe te vendosin vete se cila ishte e verteta e kishes shqiptare, ajo qe shkruan Janulla apo ajo qe thot populli dhe historia zyrtare e Shqiperise.

    Por, si duket kjo i vrau syte pronarit te forumit. Dhe si gjithmon kur nuk ka argumenta per temen dhe ndihet ngusht, fillon e fshin tema pa arsye dhe kercenon dhe me perjashtim nga forumi. Kjo tregon se ju mbeshtetesit e Janulles jeni te dobet dhe keni frik nga e verteta, se ndryshe nuk do perdornit kto censurat alla komuniste, por do i benit ball argumentave me drejtesi dhe guxim nese do ishit te sinqert. Por ju jeni tinzare dhe te paskrupullt ngaqe e dini mire se kush eshte e verteta.

    Ps: Albo, je i lire ta fshish dhe kte postim timin pasi nuk eshte ne kundershtim me rregullat e forumit, por topi eshte i joti dhe penalltin e gjuan ti...


    Epirotas Gjak Shqiptari
    Ndryshuar për herë të fundit nga morrison : 23-10-2010 më 08:47

  18. #18
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga morrison Lexo Postimin
    As nuk permendet fare qe ishte kryepeshkopi i pare dhe themeluesi i kishes Shqiptare.
    Sa injorant!

    K/peshkopi i pare!!!! Ne cfare sensi? K/peshkopi i pare, ne sensin kanonik, eshte K. Kisi.

    Po, eshte e vertete qe, kur Shqiperia te vazhdoje te bjere PRE gjithnje e me shumje e INJORANTEVE EKSTREM, dhe sikur ta beje te favorshme situata nderkombetare, si me komunistet, JU IJNORANTET do beni kerdine e papame ne Europe. Kjo eshte e padiskutueshme. Keni dhene prova per kete, gjate 50 viteve te eksperimentit human ne kete cope parcele sa prane po aq larg qyteterimit.

  19. #19
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Kurse ty, Chino, po shpresoj qe te me kuptosh te pakten sa kupton nje austriak punet e gjermaneve, sidomos kur me thua se nuk kam asnje lloj argumenti...!

    Or TOC...i ke lexu postimet e mija, qe me akuzo per argumenta?!

  20. #20
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Sa injorant!

    K/peshkopi i pare!!!! Ne cfare sensi? K/peshkopi i pare, ne sensin kanonik, eshte K. Kisi.

    Po, eshte e vertete qe, kur Shqiperia vazhdoje te bjere PRE gjithnje e me shumje e INJORANTEVE EKSTREM, dhe sikur ta beje te favorshme situata nderkombetare, si me komunistet, JU IJNORANTET do beni kerdine e papame ne Europe. Kjo eshte e padiskutueshme. Keni dhene prova per kete, gjate 50 viteve te eksperimentit human ne kete cope parcele sa prane po aq larg qyteterimit.
    Injorant une...? Atehere i bie te jene injorante gjith rilindasit tane qe e pranuan Nolin si kryepeshkop dhe atin e tyre.

    Ca eshte ky sensi kanonik....!!? Ky eshte ligj i shpikur nga greket dhe jo urdher i zbritur nga zoti qe ta marrim si obligim zbatimin e tij. Zoti i perket te gjith njerzve dhe jo vetem kishes greke. Pse u desh te pyeste greket Noli per te formuar KOASH-in dhe per tu zgjedhur kryepeshkop nga vete populli shqiptar? Pse sot dhe atehere nuk e pyeste asnji komb ortodoks kishen greke dhe u dashka ne te qenkemi vasal te ketij sensi kanonik tendit...? Pppfff.... Nuk e prisja te kishe kaq nivel te ulet mendimi... Je ti qe po tregohesh ekstremist duke sfiduar cdo lloj llogjike dhe duke folur brockulla... Pra je ti ijnoranti ktu nese e ke marr vesh..!!?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •