Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Platini ne Tirane per 80-vjetorin e FSHF-se

    Festimet pėr 80 vjetorin e Federatės Shqiptare tė Futbollit do tė sjellin tė martėn nė Tiranė presidentin e UEFA-s dhe njė prej futbollistėve mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave, Mishel Platini.
    Nė vizitėn e tij tė katėrt nė tokėn shqiptare numri 1 i futbollit europian do tė shoqėrohet nga 11 presidentė tė tjerė Federatash dhe shumė zyrtarė tė tjerė tė futbollit europian. Francezi ka dy misione nė tokėn shqiptare: i pari ėshtė ai i pėrshėndetjes sė pėrvjetorit tė FSHF-sė dhe tjetri, arritja e njė akordi me qeverinė shqiptare pėr ndėrtimin e stadiumit tė ri nė vend. Platini e pati premtuar kėtė qė nė vizitėn e tij tė fundit nė vitin 2008, kur nė njė bisedė me ish-ministrin e sporteve Ylli Pango, premtoi se do tė akordonte njė fond tė madh nga UEFA pikėrisht pėr ndėrtimin e njė impianti modern pėr ndeshjet e kombėtares.
    Pėrsa i pėrket itinerarit, Platini do tė mbėrrijė nė tokėn shqiptare rreth orės 13 tė mesditės. Njė orė mė pas, bashkė me presidentėt e tjerė tė federatave qė do tė jenė nė Shqipėri, ai do tė shkojė nė kompleksin “Skėnder Halili”, ku do tė pėrurohen fushat e reja stėrvitore tė Tiranės. Rreth orės 16, kreu i UEFA-s ka parashikuar disa takime me pėrfaqėsues tė qeverisė shqiptare, ku nė qendėr tė vėmendjes pritet tė jetė ēėshtja e stadiumit kombėtar. Ky i fundit ėshtė kthyer nė njė problem shqetėsues edhe pėr vetė UEFA-n, duke qenė se nė ndeshjet ndėrkombėtare ekipet e huaja kanė vuajtur deri nė mungesėn e ujit tė ngrohtė nė dhomat e zhveshjes, ndėrkohė qė pamja e “Qemal Stafės” ėshtė njė shėmti mė vete.

    Balkanweb
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Bravo Platini, perpiqet qe te ndihmoje kombtaret e vogla edhe pse nuk e votuam me sa mbaj mend kur u zgjodh pres. i Uefa's.

  3. #3
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    ne e votuam por ai nuk humbet ndonje gje te madhe pse i fut nje dreke te mire ne shqiperi

  4. #4
    Platini dhe Berisha: Shqipėria, me stadium modern nė 100-vjetorin e Pavarėsisė!


    Me rastin e festimeve tė 80-vjetorit tė krijimit tė FSHF-sė, ka mbėrritur nė Tiranė edhe presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, bashkė me disa presidentė federatash tė tjera europiane. Kreu I futbollit europian, Platini, ka mbėrritur diku afėr mesditės nė kryeqytetin shqiptar, pėr ta mbajtur frymėn nė inagurimin e njė fushe stėrvitore, nė kompleksin sportive “Skėnder Halili” tė Tiranės. Aty, nė prani edhe tė kryebashkiakut tė kryeqytetit, Edi Rama, presidenti i UEFA-s ka siguruar pėr mbėshtetjen e tij dhe tė institucionit qė drejton karshi futbollit shqiptar. Mė pas, Platini ėshtė takuar me ministrin e sporteve, Ferdinand Xhaferri, ku janė diskutuar problematika tė ndryshme mbi sportin shqiptar dhe futbollin nė vecanti. “Stacioni” i radhės i kreut tė UEFA-s ka qenė zyra e Kryeministrit Sali Berisha, ku kanė diskutuar pėr stadiumin e ri, qė pritet tė ndėrtohet aty ku ėshtė “Qemal Stafa” ekzistues. Pėrmes njė konference tė pėrbashkėt pėr shtyp, Berisha dhe Platini kanė konfirmuar marrėveshjen e ndėrtimit tė njė stadiumi tė tillė, qė tė plotėsojė tė gjitha kushtet dhe kriteret pėr zhvillimin e ndeshjeve tė tė gjitha llojeve dhe kompeticioneve europiane nė tė. Sihariqi qė ka dhėnė Kryeministri Berisha, i pari, ka qenė: “Stadiumi i ri, gati nė 100-vjetorin e Pavarėsisė!” Mė tej, nė fjalėn e vet, Kryeministri Berisha ka deklaruar: “Sė shpejti, kryeqyteti do ketė njė stadium tė ri, mė tė bukurin nė Ballkan. Ky stadium do tė jetė gati pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė. Nė bashkėpunim me federatėn e futbollit do tė bėjmė stadiumin shqiptar, njė nga stadiumet mė tė bukur nė rajon. Stadiumi do tė jetė gati nė 100 vjetorin e Pavarėsisė. Qeveria do tė vėrė nė pėrdorim fondet, pėr ta bėrė Tiranėn me stadiumin qė meriton, mė tė madhin jo, por mė tė bukurin po”.
    Edhe kreu i UEFA-s e vuri theksin tek nevoja e madhe qė ka Shqipėria pėr ndėrtimin e njė stadiumi tė ri, duke aprovuar vendimin e Kryeministrit Berisha, ndėrsa shtoi se “stadiumi aktual nuk i pėrmbuash kushtet”. Sidoqoftė, kreu i UEFA-s ka nėnvizuar se institucioni qė ai drejton mund tė investojė nė njė stadium, qė do tė jetė pronė e FSHF-sė, e familjes sė futbollit, ndėrkohė qė nuk merret vesh se cili do tė jetė statusi i kėtij stadiumi tė ri, edhe pėr faktin se kryeministri Berisha ka deklaruar se stadiumi do tė mbetet pronė e shtetit. Format e parashikuara nga legjislacioni shqiptar, ndoshta, si dhėnia me koncesion apo dicka e tillė, mund tė jetė njėlloj emėruesi i pėrbashkėt mes qeverisė shqiptare, FSHF-sė dhe UEFA-s, qė investimi tė jetė trepalėsh, nė tė mirė tė futbollit shqiptar. Mė tej, Kryeministri Berisha, ndėr tė tjera ka shprehur mirėnjohje dhe simpati tė vecantė pėr Platininė, duke thėnė se, “doja futbollin, por mė shumė doja Platininė”.
    Gjatė konferencės pėr shtyp nė Kryeministri, Mishel Platini u pyet nga gazetarėt edhe pėr djegien e flamurit shqiptar gjatė ndeshjes Itali-Serbi nė stadiumin e Xhenovas, por sipas tij, UEFA nuk mund tė pėrgjigjet pėr kėtė problem, para se Komisioni i Disiplinės, njė organ krejtėsisht i pavarur, tė vendosė. Por, Platini e tha me plot gojėn se: “Ajo qė ndodhi nė Xhenova nuk ka lidhje me futbollin!”
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •