
Postuar më parë nga
Uriel
Autori ka kryer studimet ne gjuhe-letersi dhe ka nje master diku, per dicka. Pra, nese ka mundesi per te zgjedhur, i thuhet nje bojaxhiu per te lyer shtepine apo shkohet tek Ushtari i Panjohur e merret i pari qe te del perpara, vecse ka ca rroba pune?
Ky historiani flet shume per Dardanine dhe pajtohet bindshem me ideologjine Pellazge. Thote se nuk kemi arsye t'i frigohemi tezes pellazge; shteti mesjetar serb nuk ka ekzistuar; kisha serbe gjithashtu; ne Serbi ka dominuar etnia shqiptare, po keshtu edhe ne Greqi; flet per tezen Tribalde te Rashkes, ku keto Tribaldet jane sllavo-dardan, pra jo serb; e ben Justinianin dardan te interesuar qe, sipas tij, kultura lindore t'i nenshtrohet asaj perendimore. Sidoqofte, ia vlen te lexohet per folklor dhe per tu tallur pak, mbase mund te lexohet dicka rreth bibliografise. Vlen edhe per qofte. Ky budalla-gazetar, thoshte diku: "Shen Pali, kjo figure e madhe e kombit tone". Imagjino nivelin.
Keto pretendime jane ne paradoks me njeri-tjetrin, sebashku me pretendimin tjeter qe shteti mesjetar serb nuk ka ekzistuar. Nese shteti serb nuk do ekzistonte, si do ekzistonte vasaliteti ndaj Portes se Larte?
Ushtria e krishtere kunder otomaneve ishte nje konglomerat ballkanik, ku nuk munguan perpos serbeve, shqiptaret, boshnjaket, hungarezet e deri tek polaket. Ishin serbet te ndare ne dy kampe; nga njera ane Lazarevic ne koalicionin ballkanik, nga ana tjeter Vuk Brankovic i rreshtuar prekrah turqve. Megjithse ky i fundit nuk konsiderohej tradhetar nga serbet deri ne vepren e Mauro Orbinit te vitit 1601. Fitorja otomane ishte pyhrrike, saqe ne shume burime te kohes u ngaterrua per fitore te te krishtereve. Gjithsesi, humbjet ne fushe beteje i dhane nje godtije te rende serbve te cilet nuk e rimoren dot veten, ne ndryshim nga otomanet. Nga ana tjeter, otomanet nuk ''lejuan'' kurre qe shqiptaret te qeverisnin ne Kosove, sic nuk u pa Murati I si aleat, perpos aleances otomane te Topiajve ne Saver kunder Balshajve dhe bashkepunimit te mevonshem te Dukagjineve. Kosova do te ndodhej nen sundimin e despotateve te mevonshme serbe, vasale ose jo otomane, madje sulltani kishte krushqi me Brankovicet, te cilet do te kishin me vone me vete Skenderbeun. Vasaliteti serb nuk ka asgje te vecante per tu vene ne dukje; eshte i ngjashem me situatat qe pasqyroheshin tek sundimet e tjera ballkanike ne te njejten kohe, te cilat pranonin vasalitetin si nje mjet ne shkembim te ekzistences se tyre. Edhe shqiptaret perpara revoltes se Skenderbeut u gjunjezuan, madje pa lufte ndaj Padishahut, per ta pranuar ate si suzeren. Perjashtim beri vec Balsha II, i cili ishte fisniku i vetem qe sundoi ne hapesiren arbere e qe luftoi otomanet; megjithse ne menyre aksidentale ku gjeti dhe vete vdekjen.
Ndryshimi i sotem i shqiptarve nga serbet persa i takon shkrimit te historise, eshte se keta te fundit, kane nxjerrur nga gjiri i tyre elemente perparimtare per hulumtimin shkencor te historise, sic i shkon pershtat shek XXI dhe metodave perendimore objektive. Shqiptaret vazhdojne ende te prodhojne histori ideologjike me ane te renegateve qe as nuk kane studjuar histori, ku qellimi kryesor eshte mohimi i ideologjise (si ajo shoviniste serbe e shek te kaluar) po me ideologji, proces qe con ne nje rruge pa krye. Serbet nuk jane me ndryshe se ne gjate mesjetes. Ne momentin qe vdes udheheqesi, plasin sherre e konflikte te pergjakshme qe sjellin fragmentimin dhe "vdekjen" e shtetit. U ka ndodhur dokleateve ne shek. XI-XII, serbeve gjate dhe pas sundimit te Nemanjicve, boshnjakeve, e natyrisht edhe ne. Edhe feja ne keto territore ka organizim tribal. Imagjino "politika".
Krijoni Kontakt