Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,380

    Ebul Kasem Firdusiu

    SHAH-NAMEJA DHE FIRDUSIU

    Xhevahir Lleshi 17/10/2010 10:16:00

    Me rastin e 1000-vjetorit (1010 - 2010) tė botimit tė Librit tė Mbretėrve “Shah-Nameja” tė gjeniut iranian Ebul Kasem Firdusiut.

    Firdusi (934 apo 935 - 1020) ėshtė poeti mė i madh epik i Iranit, ėshtė krenaria e kėtij vendi, e letėrsisė sė tij tė madhe, por edhe njė krenari e letėrsisė mijėravjeēare botėrore.

    Lexoja Librin e Mbretėrve “Shah-Nameja” tė Firdusiut, botuar nė luks dhe me njė format jo vetėm tė madh, por edhe elegant, njė vepėr e pėrkthyer me zotėsi tė rrallė nga Vexhi Buharaja, prej origjinalit dhe para syve tė mi rrinte imazhi i njė vendi tė madh mbushur me shkretėtira, lugina tė hatashme, kopshte parajsore, male gjer te retė dhe dete tė mėdhenj e tė nxehtė. Qiejt e atij vendi janė varur mbi kėtė hapėsirė, duke i dhėnė njė kaltėrsi si tė pėrhimtė, ēfarė tė kujton mjegullėn dhe kjo vetė tė shpie te pėrralla, te njėmijė e njė netėt e magjishme. Libri i Mbretėrve dhe realiteti i kėtij vendi tė madh pėrplaseshin me imagjinatėn time. Udhėtari i pagabueshėm mesjetar Marko Polo nė pėrshtypjet e veta prej shkrimtari ka thėnė se tė udhėtosh nėpėr Iran do tė thotė tė pėrshkosh me domosdo shtatė mrekullitė e botės hipur mbi kurrizin e njė deveje... Dhe shihja me sytė e mendjes njeriun e madh (Firdusiun) qė endej nėpėr shkretėtirėn iraniane pėr tė gjetur jetėn e vlerė tė mbretėrve tė mėdhenj, tė cilėt lanė pas epikėn e lavdishme tė larė me ujin e pastėr tė lirikės sė ėmbėl shpirtėrore tė popullit iranian.

    Iran do tė thotė vendi i arianėve, i fiseve tė lashta, qė kanė banuar nė ato anė dhe mbetėn tė famshėm si vazhdues tė qytetėrimit dhe tė traditave perse. Irani ėshtė vendlindja e profetit tė madh Zarathustra, krijuesit tė doktrinės filozofike tė dualizmit, qė e shihte botėn tė ngritur mbi luftėn e tė Mirės kundėr tė Keqes, tė Dritės kundėr Errėsirės. Kujtojmė edhe adhurimin qė shpreh pėr kėtė profet tė madh tė lashtėsisė filozofi dhe poeti gjerman Fridrih Niēe nė kryeveprėn “Kėshtu foli Zarathustra”. Kjo doktrinė qėndron edhe nė themel tė filozofisė dhe tė jetėshkrimeve qė shpalos Firdusiu i madh nė poemėn e famshme epike “Shah Name” (“Libri i Mbretėrve”), tek bėn fjalė pėr punėt e mira tė mbretėrve tė Iranit dhe pėr luftėrat e tyre.

    Ebul Kasem Firdusi ka lindur nė vitin 934 apo 935 nė fshatin Bazh, qė ndodhet nė afėrsi tė qytezės Tus tė Horasanit. Ishte koha e mbretėrimit tė sulltan Mahmud Gazueviut. Na e ka bėrė tė ditur vetė Firdusiu, kur shkruan nė “Shah Name” se ishte 58 vjeē, kur nė fronin mbretėror hipi sulltan Mahmudi. Nė kronologjitė e kohės familjen e Firdusiut e kanė quajtur “bujk”, por nė kuptimin qė i jepej kėsaj fjale nė ato kohė, do kuptuar se ka qenė pronar tokash. Del qė Firdusiu e ka pasur tė fortė pozitėn shoqėrore, ndaj dhe i ėshtė kushtuar studimeve, gurrės popullore dhe shkrimit tė njė vepre epike nė pėrmasa tė mėdha. Nga vepra e tij ne kuptojmė se kemi tė bėjmė me njė gjest tė madh dhurimi, njė gjest shpirtėror qė mėton tė na bindė se librin e kanė shkruar shpirtrat e qiqėrimtė tė hapėsirave tė nxehta iraniane, madje pse jo edhe hirėsia e tij e lartė Zarathustra, perėndia qė bashkė me gurėt, shkrepat, trungjet, por edhe me najadat, nxirrte dhe njė kopje tė tij nėpėr mjegull. Ishte koha kur nė Iran tregohej njė interesim i madh pėr pėrtėritjen e zakoneve, dokeve dhe riteve tė vjetra, tregohej interes pėr studimin e historisė e tė kulturės. Kėsaj kohe i takojnė studimet pėr historinė e mbretėrve, qė sipas zakonit tė lashtė, shkruhej nė vargje. “Shah Nameja” e Firdusiut i kushtoi 30 vjet jetė pune intensive, e cila ia hėngri gjithė pasurinė.

    Firdusiu i ėshtė qasur epikės sė madhe historike tė mbretėrve me dashuri, dhe, ngase e dinte se qenia para tij ishte herė mitologjike dhe herė tė tjera njeri konkret, ka mbajtur nė duar penėn e allasojtė prej gjeniu, si pėr tė thėnė se Irani i tij nuk ėshtė njė periferi e largėt e botės por qendėr e saj. Madje tė gjithė poetėt e botės kanė dashur tė shkruajnė si ai mė vonė dhe befas janė gjendur nė periferi tė vėmendjes sė letrave. Sepse Firdusiu diti tė rrokė thelbin e “Avestės” sė Zarathustrės dhe tė mos ishte kurrė njėherė ajo vetė. Aty janė tė gjitha legjendat e fiseve ariane. Firdusiu, nga ana tjetėr, na bėn tė ditur se ėshtė mbėshtetur dhe nė “Shah Nametė” e shkruara para tė tijės, sidomos nė atė tė poetit bashkėkohės me emėr, Dakiki, vrarė mizorisht nga shėrbėtori i tij dhe nuk ka harruar ta sjellė nė 1000 vargjet e para tė “Shah Namesė” sė tij.

    Vetė Firdusi na bėn tė ditur se e pėrfundoi poemėn epike nė vitin 1010, kur ishte 71 vjeē. Vepra u paraqit nė oborrin e sulltan Mahmudit dhe u pranua, por smirėzinjtė i shpifėn me zė tė ulėt mbretit histori tė allasojta dhe gjithēka tė ligė, si tė ishte njė qenie e pėrbėrė prej uji dhe toke, njė baltė e tmerrshme Mesopotamie e Horasani, nė formėn e njė gjarpri qė rrėshqet nėpėr historitė e lashta me fėshfėrimė rrėqethėse mbi ujėra, mbi tokė e nėpėr qiqėrimėn e hapėsirės. Njė gjarpėr me shtatė kokė. Pra, koka e tij duhej prerė shtatė herė qė tė mos ringjallej! Jo vetėm kaq, mbret i dashur, por ky nė dukje njeri duke kėputur fryte nga kopshtet e parajsės sė tokės, tė detit e tė parajsės qiellore, u bė mbartėsi i ashtuquajtur i qytetėrimit tė Zarathustrės, e pajetuar nga askush mbi kėtė dhé!...

    Mbreti nuk ia dha shpėrblimin e merituar, paratė e argjendta qė i fali, Firdusi i fyer ua shpėrndau shėrbėtorėve dhe karvanxhinjve. Kur e mori vesh mbreti, urdhėroi tė dėnohej duke e hedhur nė kėmbėt e elefantit. Firdusiu, atėherė, shkroi kundėr Sulltan Mahmudit njė vjershė satirike dhe u largua pėr nė mbretėrinė fqinje. U kthye nė Horasan nė pleqėri tė thellė. Nizamiu, njė tjetėr pėrfaqėsues i njohur i kulturės iraniane, fundin e kėsaj historie e ka treguar me kėto fjalė: “Nė vitin 1123 nė Nishabur dėgjova kėtė tregim: “Nė kohėn kur Sulltan Mahmudi po kthehej nga fushata e Indisė, nė rrugė ndjente lodhje dhe mėrzi. Kryeministri i recitoi mbretit disa vargje tė “Shah Namesė”, i tha se i mjeri Firdusi, qė u mundua 30 vjet pėr ta shkruar kėtė vepėr, nuk e mori shpėrblimin e duhur. Sulltan Mahmuti u mallėngjye dhe i tha: “Bėre mirė qė ma kujtove, jam penduar shumė pėr sjelljen time me tė. Kur tė kthehemi nė qytet, ma kujto qė t’i dėrgoj diēka”. Dhe ja, nė njėrėn portė tė qytetit Taberan hynte Sulltan Mahmudi me ushtrinė e tij, ndėrsa nga porta tjetėr e qytetit dilte arkivoli me trupin e Firdusit, mbretit tė poetėve”. Sipas tė gjitha gjasave, kjo ka ndodhur nė vitin 1020. Nga Firdusi kishte mbetur vetėm vajza e kjo nuk e pranoi shpėrblimin e mbretit pėr tė atin.

    Pėr ne, tė sotmit, Firdusiu dhe Libri i tij i Mbretėrve “Shah-Name”, ėshtė gjeniu i malultė, ai qė, i dergjur si bishė e mjegullės, aty, poshtė maleve qiellore tė Iranit, e ushqente me gurė tė mėdhenj, me shkėmbinj, mėshirėn dhe keqardhjen, ose ngjėronte simite prej gjaku e frike, duke ecur nėpėr shpina gamilesh e gjarpėrinjsh e duke mbajtur nė krahė bukuri tė hatashme! Dhe heronjtė e Librit tė Mbretėrve mbajnė ijėt dhe zemrėn me duar tė stėrmėdha e qėndrojnė pėrmbi kėmbėt vigane, duke u ngritur mbi malet deri nė qiell, si pėr tė parė mė mirė atdheun e mjegullt nga nxehtėsia e shkretėtira qė s’rrinte dot mirė nė hapėsirėn rreth e qark. Ndėrkohė “Avesta” e Zarathustrės mund tė ngrinte gjer nė kupė tė qiellit ujėrat e vetė Kaosit, ujėrat mbi tė cilat ecte edhe Fryma e Shenjtė nė tė gjithė shekujt, madje edhe sot e kėsaj dite vazhdon tė ecė e tė ecė. Kėshtu qė ai ėshtė kthyer nė Asgjėnė e Gjithėfuqishme, duke thirrur nė kujtesėn gjysmake shėllirėn e shumėkripur tė deteve, nė thellėsitė e tė cilėve ruhen edhe gjendjet apokaliptike. E, nė kėtė hapėsirė, tė duket e habitshme, qė librin madhėshtor pėr mbretėrit e Iranit Firdusiu nė asnjė vend nuk e ka quajtur “Shah Name”, tė tillė e emėruan poetėt dhe shkrimtarėt iranianė tė mėvonshėm. Firdusi i ka quajtur “Shkrime klasike”, “Letra tė njohura klasike” dhe “Shkrime tė njohura pėr kreshnikėt”. Numri i vargjeve kap shifrėn 60 000. Kryevepra ėshtė epope e ardhangėt epike, vepėr kushtuar heroizmave dhe trimėrive tė protagonistėve.

    Tregimi pėr ngjarje tė mirėfillta historike gėrshetohet me tregimin e legjendave popullore me natyrė mitologjike dhe kjo veēori e dallon “Shah Namenė” nga eposi perėndimor. Ėshtė njė panoramė lėvizėse e historisė sė popullit, por edhe e mitologjisė popullore. Krahas tregimit epik, ka shumė pėrshkrime tė ndjera tė natyrės, tė ndjenjave tė dashurisė, tė mallit pėr atdheun dhe pėr tė afėrmit. Nė kėto raste ėshtė vetė Firdusi ai qė flet. Ky gėrshetim e bėn “Shah Namenė” njė dukuri origjinale, tė veēantė, tė llojit epik, kurse Firdusiu pėrveē qė e tregon veten poet epik tė pėrsosur, por edhe poet lirik dhe njė historian i shkėlqyer.

    Nė frymėn e stilit tė lartė epik me majėn e penės, si mbi majėn e ushte tė gjatė, gati tė pambarimtė, ai i ka vėnė ato nė punė pėr tė dhėnė njė strukturė tė tėrė estetike, duke gėrshetuar stilin minor me atė lirik, madje edhe rrėfimin pėr ngjarjet me ndjenjat intime. Fjalori ėshtė shumė i zgjedhur, figuracioni i pasur dhe domethėnės. Secili tregim i “Shah Namesė” ėshtė i ndėrtuar sipas kėsaj skeme: nė hyrje i blatohet lavdi Zotit, krijuesit tė botėve, pastaj parashtrohet shikimi filozofik dhe fetar i asaj, pėr ēfarė do tė tregohet dhe mandej vijon shtjellimi i brendisė, duke ndjekur hap pas hapi etapat e shpalosjes sė ngjarjeve, tregimin pėr heroin, bėmat e tij dhe rrjedhojat e tyre, nė mbyllje nxirren pėrfundime ku spikat dhe qėndrimi i autorit. Duket se kemi ngjarje tė mbushura me lėng poetik, plot fanitje tė kuqėrremta, gjen me tė vėrtetė vandakė me aforizmash tė mahnitshme, kėngė aromatike folklorike tė thukėta, vargje tė ēuditshme qė sikur burojnė nga vesa e qiellit e ndrijnė si margaritarė, profeci tė rralla qė askush nuk mund t’i thoshte ashtu, lutje tė lavdishme por edhe krejt njerėzore. Tė gjitha pa pėrjashtim, ndriēohen nga njė shikimi i qartė dhe i mprehtė filozofik i fitores sė tė Mirės mbi tė Keqen, i Dritės mbi Errėsirėn. Studiuesit kanė vėnė re faktin se, kur bėhet fjalė pėr triumfin e tė Mirės dhe tė Bukurės mbi tė Keqen dhe tė Shėmtuarėn, autori parapėlqen ta shkrijė veten me heroin ngadhėnjyes.

    “Shah Name” qė herėt i kapėrceu kufijtė e vendlindjes sė Firdusiut. Pėrkthimi i parė nė gjuhėn arabe u bė nė vitin 1229, nė turqisht u pėrkthye nė vitin 1525, nė shekujt pasardhės u pėrkthye nė frėngjisht, gjermanisht, anglisht, italisht, rusisht dhe mė pas edhe nė shumė gjuhė tė tjera tė botės. Nė shqip ka pėrkthyer 1000 vargje Naim Frashėri, kurse Sami Frashėri nė turqisht ka riprodhuar pėrmbajtjen e tregimeve nė prozė nė njė libėr me 409 faqe. Poeti dhe orientalisti ynė i shquar Vexhi Buharaja e ka pėrkthyer nė vargje, duke ecur nė gjurmėt e Naim Frashėrit. Pėrkthimi i “Shah Namesė” nė shqip ėshtė njė eveniment nė kulturėn tonė, pėr faktin se Buharaja e bėri Firdusin tė kėndojė shqip nė mėnyrė tė mahnitshme. E pėrktheu me njė besim tė admirueshėm te forca transmetuese e gjuhės shqipe, tė cilėn e ka njohur si rrallė kush dhe e ka dashuruar me gjithė shpirt. I gjithė materiali poetik ėshtė shoshur e situr me dhjetėra herė, qė tė tingėllojė sa mė bukur nė shqip, madje edhe ėshtė dėrstiluar nga ujėt e ujėvarės sė shpirtit qiellor, ėshtė pėrthyer me njė estetikė tė lavdėrueshme dhe ka ardhur te lexuesit me njė shije tė epėrme. Ky ishte dhe Akti i Madh i Dhurimit qė Firdusiu i ka bėrė botės dhe njerėzimit dhe po ky ėshtė Akti i Madh i Dhurimit qė i ka bėrė madhėrishėm Buharaja gjuhės shqipe.

    standard
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Mosha
    58
    Postime
    226

    Pėr: Ebul Kasem Firdusiu

    Pėrshėndetje Xhuxhumaku,

    Miqėsisht, a mund tė na sjellėsh diēka nga SHah-Name-ja kėtu?
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •