Thomas Arnold
Ky studiues para 100 viteve kishte shkruar se Islami ėshtė pėrhapur pa
imponim tek shqiptarėt dhe ēdo kund.
Pastaj kishte shkruar se pranimi i Islamit ka ndikuar pozitivisht tek
shqiptarėt, sepse ishte faza e asimilimit tė shqiptarėve nė sllavė.
Dhe se Islamin e pranuan shqiptarėt ortodoksė.
Kėto tė vėrteta shkencore i kishin thėnė edhe mė herėt disa shkencėtarė
tė vėrtetė shqiptarė.
Por, historia zyrtare politike bizantine dhe romake propagandonte tė
kundėrtėn.
Edhe sot propagandon tė kundėrtėn.
Nė promovimin e pėrkthimit tė librit, historianėt tanė qė ishin prezent
i vėrtetuan kėto tė vėrteta shkencore.
Dhe nėse Islami ėshtė pranuar pa imponim, kėshtu duhet tė shkruhet
nė librat e historisė.
Dhe nėse Islami na ka shpėtuar nga asimilimi sllav e ortodoks, kjo duhet
tė shkruhet.
Dhe nėse kemi qenė ortodoksė, edhe kjo duhet tė thuhet.
Ose, bile tė logjikohet.
Ka kaluar koha e mos logjikimit dhe e mos guximit nga serbėt dhe
kuadrot politike kumrovecianiste tė tyre.
Duhet tė kalojė koha e frikės nga pakica.
Ata qė e shkruanin historinė zyrtare antishkencore, ėshtė vėrtetuar se
ishin nė shėrbim antikombėtar.
Ata qė ende janė duke e thėnė tė pavėrtetėn, janė ende nė shėrbim
kundėr kėtij kombi.
Vetė logjika e thotė.
Biblioteka
Biblioteka e parė nė Kosovė, e zbuluar tani, paska qenė nė Prizren,
qysh nė vitin 1513.
Edhe shkollat nė Kosovė kanė qenė nė vitit 1440. Bile tė mesmet, se
pėr fillore ka pas me qindra. Po thonė kontrashėt e programuar: Nuk
ėshtė mėsuar shqip.
Kemi qenė analfabetė, po thonė zyrtarėt, e ne qė nga viti 1440 kemi
pasur shkolla tė mesme medresetė, ku janė mėsuar lėndėt shoqėrore-humane
dhe natyrore.
Po thonė tė indoktrinuarit: Janė quajtur medrese. Ėshtė dashur tė quhen
kolegje e lice, dhe tė shkruhet me shkronja latine!
Sipas kėsaj logjike tė mbrapshtė, japonezėt, kinezėt, arabėt e tė gjithė
tė tjerėt qė nuk e kanė shkrimin latin, janė analfabetė!!!
Ose edhe logjikimi mė i mbrapshtė.
Tė gjithė dijetarėt e botės sė civilizuar, tė cilėt nuk kanė mėsuar shqip,
nuk mund tė jenė intelektualė.
Ose edhe njė kundra-mendim: Tė gjithė shqiptarėt qė kanė kryer shkollat
nė Amerikė, Evropė dhe nė shtete tjera, janė analfabetė sepse nuk
kanė mėsuar shqip!
Ose edhe njė mendim maniakist: Ata qė kanė hapur kolegje dhe universitete
nė vendet tona, dhe ata qė vijojnė mėsimet ku nuk mėsohet
vetėm shqip, janė antishqiptarė!!!
Nėse dikush qė tė jetė intelektual duhet tė vijojė mėsimet vetėm nė
alfabetin latin dhe tė mėsojė vetėm shqip, atėherė vėrtet paskemi qenė
analfabet, e nuk paskemi pasur as shkolla, as biblioteka, as alfabet, as
intelektual deri nė shek. e 20!!!
Alfabeti
Ne kemi ditur shkrim lexim qe 600 vjet. Gjyshi im ka ditur. Edhe gjyshja.
Edhe stėrgjyshi. Ma merr mendja qė edhe gjyshėrit tuaj.
Por, kanė ditur me alfabet arab. Me alfabetin me tė pėrsosur nga tė
gjithė alfabetet e botės. Kanė shkruar dhe lexuar edhe shqip, por me
alfabetin nė tė cilėn shkruante bota e civilizuar. Dhe me tė cilin ende
shkruan njė numėr i madh i njerėzve nė botė.
Dhe nisėn kongreset e gjuhės.
Rezultati ishte se tani latinisht nuk dinte askush. Tė gjithė u bėnė analfabet.
Tė gjithė muslimanėt, sepse ata qė nuk ishin muslimanė, dinin
latinisht. Kush humbi dhe kush fitoi? Kujt i konvenonte kjo? Kush
kishte njė plan kėtu? Kush bėnte hile kėtu?
Merreni me mend sikur dikush tiu kishte organizuar japonezėve dhe
kinezėve kongrese qė tiu ndėrrojnė shkronjat. Dhe tiu thuhet se nuk
jeni nė hemisferėn perėndimore.
Si do tė reagonin japonezėt dhe kinezėt?
Kėta nga 8 vjet shkojnė nė shkollė pėr tė mėsuar tė lexojnė. Dhe nuk e
ndėrrojnė shkrimin. Sepse kjo nuk ėshtė pengesė pėr tė pėrparuar. Neve
na ndėrruan, por tė prapambetur mbetėm. Nuk pėrparuam. Pse?
Sepse nuk ishte qėllimi ky.
Qėllimi ishte tjetėr ēka!!!
Jo gjuha. As alfabeti. As shkronjat.
Ne ende nuk kemi shkronja shqipe. Ne shkruajmė me shkronja latine.
Jo shqipe.
Ishte plani tė latinizohemi, e jo tė pėrparojmė.
Ishte plani kundėr shkronjave arabe, e jo tė arsimohemi.
Rezultatet ku jemi ta tregojnė qėllimin.
Ėshtė Koha
Tė evidentohen mėsimet mashtruese. Tė pavėrtetat. Jo vetėm ato qė janė vėrtetuar nga tė gjithė.
Tė demaskohen mėsimet mashtruese.
Tė ngritet zėri kundėr mėsimeve mashtruese.
Tė mbrohen fėmijėt tanė nga ndotja e trurit dhe e shpirtit.
Tė pastrohen tė ndoturit.
Dy janė
Historia zyrtare dhe ajo shkencore nuk pajtohen. Pėr mijėra gjėra.
Ateistėt me besimtarėt.
Mėsimet komuniste me mėsimet e muslimanėve.
Mėsimet krishtere dhe Islame.
Mėsimet e shqiptarėve muslimanė me mėsimet e shqiptarėve krishterė.
Ata mund tė thonė ende se toka ėshtė e rafshėt, por ėshtė joshkencore.
Mund tė thonė se Islami ėshtė pėrhap me dhumė, por ėshtė jo shkencore.
Ata thonin tė pavėrteta pėr Enverin, pėr komunizmin, pėr marksizmin, pėr fenė.
Ata miqtė na I quanin armiq, e armiqėt na I mėsonin pėr miq, na mėsonin vėllazėrim bashkimin, dhe na thonin se serbėt I kemi vllėzėr e mulsimanėt I kemi armiq.
Ishin dhe janė mėsime tė tyre.
Mė herėt ka qenė e pamundur qė ne muslimanėt ti kemi mėsimet e njejta me ata.
Pėr mijėra ēėshtje.
Ne kishim shkollat tona , ata kishin shkollat e tyre. Serbėt, grekėt, tė krishterėt kishin shkollat e tyre, ne tonat. Ata mėsimet e tyre, ne tonat.
Me qė jemi nė sistemin e klonimit, e mjetet e klonimit I kanė nė dorė ata, duhet bėrė me dije se e vėrteta ėshtė tjetėr. E ata, nėse dėshirojnė tė e mbajnė tė pavėrtetėn pėr tė vėrtetė, le tė e mbajnė.
Por, vetėm pėr veti e jo edhe pėr ne.
Sepse ne kemi tė vėrtetėn tonė, mėsimet tona, besimet tona, botėkuptimet tona, mėnyrėn e jetesės sonė.
Ata le tI mbajnė pėr veti mėsimet e tyre, besimet e tyre, jetesėn e tyre.
Tė ndėrpresin hilet. Edhe imponimet.
Ka ra komunizmi dhe ateizmi. Le tė bijnė edhe mėsimet e tyre.
Mėsimet e tyre anti-Islame dhe anti-muslimane.
Sa gjatė
A pak kemi hequr ne shqiptarėt muslimanė nga kėsi lloj sulmesh, nga kėsi lloj akuzash, nga kėsi lloj tė pavėrtetash, nga grekėt, malazezėt, serbėt, bullgarėt, komunsitėt, ateistėt, dhe nga tė tjerėt anti-shqiptarė, anti-musalimanė?!
A ende duhet njė pakicė e vogėl tė na dhunon mendėrisht dhe shpirtėrisht?!
A ende duhet duruar kėto tė pavėrteta, etiketime dhe akuza vetėm ndaj neve shqiptarėve muslimanė?!
A e dini se sa gjatė tė gjithė ne na sulmojnė?!
Tre shekuj
Tėrė shekullin e nėntėmbėdhjetė, tėrė shekullin e njėzet dhe tani nė
shekullin e njėzet e njė, serbėt, grekėt, malazezėt, maqedonasit, orto-
doksėt dhe katolikėt e kanė sharė turkun, Islamin, muslimanėt dhe
kuptohet mua si musliman.
Priftėrinjtė ortodoksė dhe priftėrinjtė katolikė, letrarėt ortodoksė dhe
letrarėt katolikė, historianėt ortodoksė dhe historianėt katolikė, tė tė
gjitha kombeve e edhe tė kombit shqiptar, nė letėrsi, nė histori, nė libra
shkollore, nė literaturėn tjetėr, dhe nėpėrmjet mediave tė ndryshme
po mė shajnė. Ka tre shekuj.
Po ma shajnė identitetin tim, fenė time, librin tim, vėllezėrit e mi tė fesė.
Edhe shqiptarėt me emra muslimanė, tė cilėt ende nuk e kanė futur
trurin nė pėrdorim, tė cilėt ia kanė falur trurin kėtyre propagandave, tė cilėt janė tė indoktrinuar nga mėsimet e tyre, tė cilėt janė tė klonuar nga manipulimet e tyre,
edhe ata po mė shajnė.
Dhe fajin po ma lėnė mua.
Tre shekuj!!!
Pastaj, duaje tė pavėrtetėn po mė thonė!!
Kėta ishin dhe ende janė kundėr ēdo gjėje islame, kundėr arabit, turkut,
kapelės, shamisė, fjalėve turke-arabe-persiane, alfabetit arab, adeteve,
veshjes, ushqimit, rregullave, bismilahit, selamit, odave tė burrave.
Kundėr ndalesave islame (alkoolit, derrit, fajdesė, kurvėrisė, etj).
Tre shekuj sulme, etiketime, akuza, gėnjeshtra, mashtrime, tė pavėrteta.
Tjetėr temė ėshtė pse po e akuzojnė tė Vėrtetėn dhe pse po e durojmė
tė pavėrtetėn!!!.
Syza pėr tru
Ėshtė bėrė shumė lehtė pėr njerėzit qė nuk po shohin mirė me sy.
Ordinanca pėr sy nga tė gjitha anėt. Edhe nė treg ka syza sa tė doni.
Fatkeqėsisht, nuk po ka ende syza pėr tru. Qė atyre tė cilėt nuk po i
kuptojnė gjėrat tu zmadhojnė trurin mė shumė.
Aq sa ti kuptojnė gjėrat si duhet.
Dhe me kohė.
Pas 50 viteve tė gjithė po i kuptojnė, por po bėhet vonė!
Dhe po na kushton.
Zgjohu mjek
Diagnozėn e dimė. Helmet i dimė.
Ilaēin e dimė. Terapinė dhe mjekimin e di vetėm mjeku.
Ai po fle. Ka kohė tė gjatė qė po fle.
Tė lutem zgjohu. E ke obligim.
P.s. ne kėtė shkrim, janė edhe disa Fragmente nga libri Jeta nėn thjerrėz, pjesa e 1 dhe 2, si reagim ndaj sulmeve tė vazhdueshme qė janė bėrė dhe qė po bėhen pėrmes mėsimeve (programeve arsimore dhe mediave tė ndryshme) qė janė mėsime anti tė vėrtetės, anti shkencore, anti shqiptare, anti Islame dhe anti muslimane, e qė mendoj se ėshtė koha e fundit tė ndėrpriten.
Autori : Ubejdj Gashi / Mitrovicė, Kosovė.
Krijoni Kontakt