Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 125
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    KOntributi i shqiptareve per pavaresine e malit te Zi

    A mendoni se shqiptaret kane dhene kontribut qe mali i Zi ti thote Srbise papa
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  2. #82
    $ Qeveri Më Vete $
    Anëtarësuar
    02-02-2005
    Postime
    62
    kam pasur shansin qe kete fillim vere te iki ne MAL te Zi , ishte goxha mire e bukur dhe njerezit me nje kultur totalisht tjeter nga ne shqiptaret vende te bukura si ulqini tivari kotorri e budva nje nderthurje shum shume e bukur e pyjeve dhe ambienteve te gjelberuara me ato pak hotele te ndertuara ne menyre mjeshterore dhe me nje pasterti teper te bukur uroj qe te iki perseri se nuk munda ta vizitoj shume vetem 3 dit ndenja mbase kur tju shkruaj perseri do ju ndihmoj me disa pamje nga mali i zi jane me te vertet te mrekullueshme uroj qe te mos harroj

  3. #83
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Arrow Ankesë kundër refuzimit të vendosjës së flamurit kombëtar shqiptar

    Shkruar nga www.malesia.org
    Tuesday, 18 September 2007
    Ankesë kundër refuzimit të vendosjës së flamurit kombëtar shqiptar para dhe brenda objekteve publike dhe administrative në territorin e Komunës Urbane të Tuzit 15.09.2007



    Fondacioni "AMZA" Tuz

    Drejtuar:

    - Ministrisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Minoriteteve
    - Ministrit z. Fuad Nimani
    Podgoricë
    Mali i Zi

    CC:
    z. Maliq Çunmulaj Kryetar i Komunës Urbane të Tuzit
    Kuvendit Komunal të Komunës Urbane të Tuzit
    z. Miomir Mugosha, Kryetarit të Komunës së Podgoricës
    z. Zhelko Shturanoviq, Kryeministrit të Republikës së Malit të Zi
    z. Filip Vujanoviq, Presidentit të Republikës së Malit të Zi
    z. Vlladimir Filipov, Këshillit të Evropës (Council of Europe)
    z. Parashiva Badesku, Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSCE)

    Lënda: Ankesë kundër refuzimit të vendosjës së flamurit kombëtar shqiptar para dhe brenda objekteve publike dhe administrative në territorin e Komunës Urbane të Tuzit.

    I. FAKTET

    Me datën 9 korrik 2007, Fondacioni Amza nga Tuzi ka paraqitur kërkesë pranë Komunës Urbane të Tuzit, Kryeqyteti Podgoricë, për lejimin e vendosjës së flamurit kombëtar shqiptar para dhe brenda objekteve publike dhe administrative në territorin e Komunës Urbane të Tuzit. Kërkesa është dorëzuar në formë të peticionit të përkrahur nga 1326. nënshkrues.

    Me shkresë të datës 8 gusht 2007, nr. 01-2-031-07/728, Kryetari i Komunës Urbane të Tuzit, Kryeqyteti Podgoricë, z. Smajl Çunmulaj, ka refuzuar kërkesën per vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar para dhe brenda objekteve publike dhe administrative në territorin e Komunës Urbane të Tuzit. Në këtë kontekst duhet permendur edhe shkresën e Kryetarit të Kryeqytetit Podogoricë, z. Miomir Mugosha, të datës 20 korrik 2007, nr. 01-031/07-4726, i cili po ashtu ka refuzuar kerkesën e sipërpermendur.

    Kërkesa për lejimin e përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar është refuzuar nga Komuna Urbane e Tuzit si dhe nga Kryetari i Kryeqytetit Podgoricë duke u thirrur në Ligjin për Përdorimin e Simboleve Kombëtare (Gazeta Zyrtare e Republikës së Malit të Zi, nr. 55/00), gjegjësisht nenin 4 të këtij ligji. Neni 4, pika 1, i Ligjit për Përdorimin e Simboleve Kombëtare e ndalon përdorimin e simboleve kombëtare para dhe brenda objekteve të Kuvendit të Republikës së Malit të Zi, Kryetarit të Republikës së Malit të Zi, Qeverisë së Republikës së Malit të Zi, Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Malit të Zi, Kryeprokurorit të Malit të Zi si dhe organeve të tjera shtetërore dhe organizatave që kryejnë shërbime publike si dhe organeve të vetëqeverisjës lokale.

    II. KËRKESA

    Dispozita e nenit 4, pika 1, e Ligjit për Përdorimin e Simboleve Kombëtare, për aq sa i përket ndalimit të përdorimit të simboleve kombëtare para dhe brenda organeve të vetëqeverisjës lokale, kontestohet si kundërkushtetuese, sepse cenon në mënyrë të pajustifikueshme nenin 69 të Kushtetutës së Republikës së Malit të Zi. Si dispozitë ligjore kundërkushtetuese, neni 4, pika 1, i Ligjit për Përdorimin e Simboleve Kombëtare nuk prodhon efekte juridike dhe nuk mund të merret si bazë juridike për refuzimin e kërkesës, përkatësisht peticionit për lejimin e përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar para dhe brenda objekteve publike dhe administrative në territorin e Komunës Urbane të Tuzit.

    Nga Ministri për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Minoriteteve kërkohet që të ndërmerr veprimet vijuese:

    1. Të anulojë vendimet e sipërcekura të Komunës Urbane të Tuzit dhe të Kryeqytetit Podgoricë dhe duke u mbështetur drejtpërdrejt në nenin 69 të Kushtetutës së Republikës së Malit të Zi të lejojë përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar para dhe brenda objekteve publike dhe administrative të Komunës Urbane të Tuzit.

    2. Nëse veprimi nën pikën 1) është jashtë kompetencave të Ministrit, atëherë si veprim alternativ Ministri të fillojë menjëherë procedurën për ndryshimin e Ligjit për Përdorimin e Simboleve Kombëtare. Propozohet të bëhën ndryshimet në Ligjin për Përdorimin e Simboleve Kombëtare si vijon:

    Neni 4, pika 1:
    Të shlyhet: ”... dhe organeve lokale të vetëqeverisjës”

    Neni 4, pika 3:
    Të shlyhet: ”... ose organeve lokale të vetëqeverisjës”

    Neni 5:
    Të shlyhet: “..., në ditët e festave shtetërore të Malit të Zi...”
    III. ARSYETIMI

    Arsyet, përse neni 4, pika 1, i Ligjit për Përdorimin e Simboleve Kombëtare kontestohet te jetë në kundërshtim me nenin 69 të Kushtetutës së Republikës së Malit të Zi, janë si vijon:

    1. Neni 69 i Kushtetutës së Republikës së Malit të Zi (në tekstin vijues “Kushtetuta”) përcakton qartazi dhe shprehimisht se pjesëtarët e grupeve kombëtare dhe etnike kanë të drejtë të përdorin dhe të shfaqin simbolet e tyre kombëtare. Neni 69 i Kushtetutës nuk përmban asnjë kufizim, kualifikim apo modifikim tjetër lidhur me përdorimin e simboleve kombëtare.

    2. Neni 69 i Kushtetutës duhet të lexohet dhe të interpertohet në kontekstin e tërësisë së normave të Kushtetutës me theks të veçantë në realizimin e frymës dhe qëllimit të Kushtetutës. Sipas nenit 13 të Kushtetutës, në Mal të Zi çdo gjë konsiderohet e lirë përveç nëse është e ndaluar me ligj. Nga kjo del, se rendi kushtetues i Malit të Zi është i ndërtuar mbi bazë të parimit të lirisë së veprimit dhe se ekziston një prezumcion kushtetues në favor të lirisë së veprimit. Kjo liri e veprimit mund të kufizohet vetëm përmes kushtetutës dhe ligjit. Kjo del nga nenet 14 dhe 12, pika 1, të Kushtetues, sipas të cilëve të gjitha liritë dhe të drejtat duhet të ushtrohen në pajtim me Kushtetutën dhe se me ligj, i cili duhet të jetë në pajtim me kushtetutën, përcaktohet mënyra se si të ushtrohen të drejtat dhe liritë, nëse kjo është e nevojshme për ushtrimin e tyre.

    3. Mirëpo, edhe kufizimet kushtetuese dhe ligjore të të drejtave dhe lirive duhet të jenë konform parimit të sundimit të ligjit, parim themelor ky mbi të cilin është e ndërtuar Republika e Malit të Zi (shih nenin 4 të Kushtetutës). Parimi i sundimit të ligjit kërkon që si ligji ashtu edhe çdo veprim tjetër i natyrës shtetërore me të cilin kufizohen të drejtat dhe liritë e garantuara me kushtetutë të mos jetë arbitrar, diskriminues dhe jo-proporcional. Përveç kësaj, nga parimi i kushtetutshmërisë (neni 107 i Kushtetutës) rezulton se ligji jo vetëm që duhet të jetë konform kushtetutës, por ligji po ashtu nuk guxon të përmbajë më shumë kufizime të të drejtave dhe lirive se sa parasheh vetë kushtetuta. Me fjalë të tjera, ligji duhet të realizojë qëllimin dhe frymën e kushtetutës sa i përket të drejtave dhe lirive dhe nuk guxon të rezultojë në të ashtuquajturën “frustration of purpose”, d.m.th., pengimin e realizimit të qëllimit të kushtetutës. Është plotësisht në kundërshtim me parimin e sundimit të ligjit dhe të kushtetutshmërisë, nëse kushtetuta në njërën anë e jep një të drejtë, ndërsa ligji në anën tjetër nën pretekstin e rregullimit më të hollësishëm të kësaj të drejte e cungon këtë dhe pengon realizimin e qëllimit dhe frymës së kushtetutës.

    4. Sa i përket të drejtave të grupeve kombëtare dhe etnike, këto janë të drejta të veçanta dhe gëzojnë trajtim të veçantë kushtetues. Kjo pasqyron qëllimin kushtetues për t’i dhënë garancione të fuqishme grupeve kombëtare dhe etnike me qëllim të ruajtjës së identitetit dhe kulturës së tyre kombëtare dhe etnike. Për këtë arsye nenet 67 deri 75 të Kushtetutës duhet të trajtohen si “lex specialis”. Kufizimi i vetëm të cilin e parasheh Kushtetuta në lidhje me ushtrimin e të drejtave të veçanta të pjesëtarëve të grupeve kombëtare dhe etnike të parapara në Kushtetutë, përfshirë këtu edhe nenin 69 të Kushtetutës, është i përcaktuar në nenin 75 të Kushtetutës.

    5. Neni 4, pika 1, i Ligjit për Përdorimin e Simboleve Kombëtare, ndalon, ndër të tjera, përdorimin dhe shpalosjën e simboleve kombëtare para dhe brenda objekteve të organeve të vetëqeverisjës lokale. Veprimi në kundërshtim me këtë nen sanskionohet me gjobë dhe heqje lirie sipas nenit 7 të këtij ligji. Kjo ndalesë është në kundërshtim me nenet 69 dhe 75 të Kushtetutës. Neni 69 i Kushtetutës nuk e bën asnjë kualifikim se ku mund dhe ku nuk mund të perdoren simbolet kombëtare dhe etnike dhe veçanërisht nuk ndalon përdorimin e simboleve kombëtare para dhe brenda organeve shtetërore dhe të vetëqeverisjës lokale. Duke marrë parasysh mënyrën e formulimit gjuhësor të nenti 69 të Kushtetutës, ky n është gjithëpërfshirës dhe absolut dhe lejon përdorimin e simboleve kombëtare pa marrë parasysh kontekstin, qoftë në sferën private ose publike, qoftë në shtëpi private ose para dhe brenda objekteve administrativo-publike.

    6. Neni 75 i Kushtetutës lejon kufizimin e të drejtave të veçanta të grupeve kombëtare dhe etnike nëse ushtrimi tyre është në kundërshtim me a) kushtetutën, b) parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe c) integritetin territorial të Malit të Zi. Duke marrë parasysh se neni 75 i Kushtetutës është “lex specialis”, të tjera kufizime nuk vijnë në shprehje. Mirëpo, kufizimet e përcaktuara në nenin 4, pika 1, të Ligjit për Përdorimin e Simboleve Kombëtare i tejkalojnë kufizimet e parapara në nenin 75 të Kushtetutës për arsyet vijuese:

    Përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar para dhe brenda objekteve publike dhe administrative të Komunës Urbane të Tuzit nuk është në kundërshtim me kushtetutën, sepse siç është cekur më lart, neni 69 i Kushtetutës në mënyrë të pakualifikuar lejon përdorimin e simboleve kombëtare dhe etnike.

    Përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar para dhe brenda objekteve publike dhe administrative të Komunës Urbane të Tuzit nuk është në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare. Në këtë kontekst, me termin “parimet e së drejtës ndërkombëtare” duhet të nënkuptohet tërësia e normave juridike që janë pjesë e së drejtës zakonore ndërkombëtare dhe e traktatave relevante ndërkombëtare. Nuk ekziston asnjë normë juridike e së drejtës ndërkombëtare e cila e ndalon përdorimin e simboleve kombëtare të grupeve kombëtare dhe etnike para dhe brenda objekteve administrativo-publike. Është mu e kundërta, sepse ekziston një mori e normave të së drejtës ndërkombëtare që flet në favor të përdorimit të simboleve kombëtare dhe etnike. Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike e vitit 1966, neni 27 kërkon që në ato shtete ku ka pakica kombëtare, këtyre pakicave të mos u mohohet e drejta për të gëzuar kulturën e tyre. Ngjajshëm me këtë, Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, në nenin 5, pika 1, kërkon nga shtetet palë, që të krijojnë kushtet e nevojshme që pjesëtarët e pakicave kombëtare të ruajnë dhe të zhvillojnë kulturën e tyre dhe të ruajnë elementet esenciale të identitetit të tyre. Flamuri kombëtar shqiptar është pjesë esenciale e kulturës shqiptare, sepse simbolizon dhe përfaqëson identitetin e çdo shqiptari si pjesëtar i kombit shqiptar, pa marrë parasysh shtetësinë apo shtetin ku jeton. Për këtë arsye, përdorimi i lirshëm i flamurit kombëtar shqiptar është i nevojshëm për ruajtjën dhe zhvillimin kulturor të të gjithë pjesëtarëve të kombit shqiptar, sepse me këtë në mënyrë të veçantë ruhet dhe trashëgohet identiteti kulturor dhe kombëtar. Përveç kësaj, përdorimi publik i flamurit kombëtar shqiptar është një shprehje e bindjës dhe e mendimit, se individi ose grupi që e perdor flamurin është i përkatësisë shqiptare. Si shprehje e bindjës dhe e mendimit, përdorimi publik i flamurit kombëtar mbrohet edhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore, nenet 9 dhe 10.

    Përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar para dhe brenda objekteve publike dhe administrative të Komunës Urbane të Tuzit nuk e cenon integritetin territorial të Malit të Zi. Flamuri kombëtar shqiptar i përdorur nga komuniteti shqiptar i Malit të Zi nuk përfaqëson në asnjë mënyrë shtetin dhe nuk ndërhyn në simbolet e shtetit të Malit të Zi. Kushtetuta e bën dallimin shumë qartë: flamuri i shtetit është ai i përcaktuar në nenin 6 të Kushtetutës, ndërsa neni 69 i Kushtetës flet për simbolet e grupeve kombëtare dhe etnike që nuk kanë karakter shtetëror. Vetë Ligji për Përdorimin e Simboleve e Kombëtare në nenin 2 e përkufizon simbolin kombëtar si simbol të grupeve kombëtare dhe etnike të cilin e perdorin për të shprehur identitetin e tyre kombëtar dhe jo shtetëror. Përveç kësaj, kërkesa është, që para dhe brenda objekteve publike dhe administrative të Komunës Urbane të Tuzit, flamuri kombëtar shqiptar të ngritet pranë flamurit shtetëror të Malit të Zi, gjë që nënkupton në njërën anë respektin për flamurin shtetëror dhe integritetin e Malit të Zi si shtet sovran, dhe në anën tjetër respektin për simbolin identifikues të komunitetit shqiptar i cili është shumicë në Komunën Urbane të Tuzit.

    Nga shqyrtimet duhet të konkludohet, se neni 4, pika 1, i Ligjit për Përdorimin e Simboleve Kombëtare përmban kufizime të lirisë së përdorimit të simboleve kombëtare dhe etnike të garantuara me nenin 69 të Kushtetutës që tejkalojnë kufizimet e lejuara me nenin 75 të Kushtetutës. Përveç kësaj, neni 4, pika 1, i Ligjit për Përdorimin e Simboleve Kombëtare është në kundërshtim me parimin e sundimit të ligjit dhe të kushtetutshmërisë, sepse cungon në masë jo-proporcionale të drejtat e garantuara në nenin 69 të Kushtetutës dhe me këtë pengon realizimin e qëllimit dhe frymës së Kushtetutës.

    Në këtë kontekst duhet theksuar edhe një herë, se nuk kërkohet përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar para dhe brenda objekteve publike dhe administrative të Republikës, por vetëm në ato komuna urbane ku popullsia shqiptare përbën popullatën shumicë. Ndryshimet në Ligjin për Përdorimin e Simboleve Kombëtare të propozuara mësipër e realizojnë këtë qëllim me një minimum të ndërhyrjeve në legjislacionin ekzistues dhe njëkohësisht realizojnë të drejtën e komunitetit shqiptar të Malit zë Zi sipas nenit 69 të Kushtetutës. Po ashtu, vlen të përmendet se në shkresën e tij të datës 8 gusht 2007, vet Kryetari i Komunës Urbane të Tuzit, z. Smajl Çunmulaj, e përkrah kërkesën për përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar para dhe brenda objekteve publike dhe administrative të Komunës Urbane të Tuzit dhe se përkrah ndryshimin e legjislacionit në fuqi për të realizuar këtë.

    Jemi të bindur se do të hasim në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj me qëllim që kjo çështje të tejkalohet në mënyren e propozuar.

    Me respekt,
    Fondacioni "Amza

    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,883
    Gëzuar festën e 95 vjetorit të ngritjes së flamurit, të gjith shqiptarët kudo që janë.Me një Shqipëri etnike së shpejti.

    LSHSHG (LIDHJA E SHOQATAVE SHQIPTARE NË GREQI)

  5. #85
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    pershendetje popull Shqiptar i Malit Zi

    http://www.youtube.com/v/RWYV1KAbk5k
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #86
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    un per vete sjam anej por bej gjysmen e pushimeve ne budva dhe kam taku shum shqiptar nga ulqini,gucia etj edhe ne o plado bashkohemi me te mir o me te keq se jan tokat e stergjysherve tane.me sa di un jan rreth 230000 shqiptar qe jatojn andej.rroft shqiperia etnike

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-10-2007
    Postime
    19
    Pershendetje te gjithve. Me falni per mungesen!
    GEZUAR KRISHTLINDJEN. QOFTE KY VITI I REALIZIMIT TE ASPIRATAVE TE GJITHSEJCILIT PREJ JUSH, DUKE MOS HARRUAR DHE REALIZIMIN E ASPIRATAVE TONA KOMBETARE.
    GEZUAR! GEZUAR!

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-10-2007
    Postime
    19
    Pershendetje te gjithe juve forumista dhe shqiptare te Malit te Zi!
    Kohet e fundit nuk kam qene aktiv ne forum dhe ju kerkoj ndjese. Uroj te jeni mire!
    A u gezuat qe Kosova e mori ma ne fund pavaresine e saj, si e pritet?
    URIME TE PERZEMERTA
    NIKE MARTINI

  9. #89
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Nike pse ka ndonje Shqipetar qe nuk eshte gezuar per Pavarsin e Kosoves!? Un nuk e besoj!
    Ju pershendes dhe un te gjitheve dhe ju deshiroj nje jave sa me te kendeshme!
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-10-2007
    Postime
    19
    Po futem direkt e ne teme!
    Perse te mos kete prej atyre shqiptareve te cilet nuk jane gezuar aspak per kete, apo nuk njohim te tille ( te pakten nga historia)?
    (Nuk dua te polemizoj)
    Ju pershendes

  11. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-10-2007
    Postime
    19
    Ju pershendes te gjitheve!
    Dua tu pyes Ju shqipetare nga Mali i Zi, si e pritet rizgjedhje e Vujanoviç-it dhe ç'fare prisni qe te ndryshoje per mire ne raport me ne (shqiptaret).
    TUNG!

  12. #92
    i/e regjistruar Maska e Milla
    Anëtarësuar
    19-10-2006
    Vendndodhja
    në zvicër
    Postime
    60
    Ndryshuar për herë të fundit nga Milla : 01-06-2008 më 13:06

  13. #93
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Kush ka informata per nje tubim proteste qe do te mbahet ne Washington...me duket me 23 Qershor(nuk jam i sigurt)... Tubim ky kunder shkeljes flagrante te te drejtave te shqiptareve te Malit Zi nga pushteti recidivo serbomalazez....
    Thirrje per lirimin e te burgosurve politik ne kete shtet qe vehten e quan demokratik.

    Shqipe nga malesia sillni informata ketu per kete ngjarje te rendesishme te komunitetit shqiptare.
    Shqiptaret nga Malesia kane qene gjithmone ku kane qene gjithe shqiptaret, ku ka qene Shqiperia, ku ka qene Kosova dhe sot kur Malesoret tane te mire dergjen neper burgjet Malazeze...do ti leme vete????? une mendoj se JO....

    Shpresoj te marr pjese ne ate Tubim te Malesise dhe gjithe shqiptareve kunder shtetit mizor Malazez.
    Fuqia e shqiptareve ne Amerike eshte me e madhe se sa fuqia e shtetit te Malit te Zi...por mvaret nga ne a do ta perdorim per kete qellim fisnik=Lirine kombetare te atij populli te vuejtun

    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  14. #94
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2008
    Postime
    65

    Exclamation

    nje pershendetje e madhe per shqiptaret ne mal te zi...ju ka humb zeri koheve te fundit,ku jeni ,po flini!!! jepeni nje sheje jete ne kete forum apo jeni neper plazhe duke u rrezitur ne kete kohe pushimesh ,bertitini ne kete forum ndoje here te degjojme zerin tuaj,tregoni te rejat e viseve tuaja,si po kaloni atje,etj...

  15. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Postime
    65
    pershendetje ,cfare mund te me me thoni per podgoricanet ose me sakte malazezet myslimane, sa mund te jete numri i tyre ne shkoder dhe ne mal te zi
    Dhe sa eshte numri i shqiptareve ortodokse te asimiluar me afersi ne malsi
    vendodhja, ndonje statistike dhe ndonje harte

  16. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Postime
    65
    si edhe nqs nuk do kishte shperngulje sa do i shte numri i shqiptareve dhe myslimaneve ne teresi ne mal te zi

  17. #97
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Dhe sa eshte numri i shqiptareve ortodokse te asimiluar me afersi ne malsi
    vendodhja, ndonje statistike dhe ndonje harte
    Statistika nuk di, por e di se në mesjetë në Mal të Zi jetonin vetëm fise arbëreshe dhe vllehe. Që nga atëherë deri më tash ka pasur sllavizim të vazhdueshëm. Sot fisi i Kuçit ndahet në malazez e shqiptarë. Në Plavë, Guci e Rozhajë ka boshnjakizim të shqiptarëve.

  18. #98
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Postime
    65
    po podgoricanet mund te me thote dikush
    sa eshte numri i tyre dhe sa jane larguar me 1878

  19. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-11-2008
    Vendndodhja
    Ulqin
    Postime
    34
    Citim Postuar më parë nga Blerim London Lexo Postimin
    Te shikojm se sa forumista kemi nga mali i zi
    dmth nga shqipetaret qe jetojn atje
    do kisha deshire te dija se si jetoni ju andej si po shkojn gjerat
    a mendoni se do ishte mire te benim nje bashkim kombetar
    si shkojn shkollat atje
    ka shkolla shqipe
    a po vetem ne serbisht jan?
    si po ju duket qe jeni te ndare nga pjesa tjeter e shqiperis

    tani po prse pergjigjjen tuaj

    Ju pershendes shum

    kalofshi sa me mire

    Me respekt Blerimi
    Te leme romantizmin anash, shqiptaret ne Mal te Zi jane per gjynah, dhe shume faj kemi ne vete.
    Te pakte jane ata, te cilet e duan shqiperine. Ata te cilet e dojne, madje tallen. Shkolla shqipe ka, por ka shqiptar te cilet mesojne ne serbisht. Te ndare nga shqiptaret e viseve tjrera, ndihem i vetmuar te them te drejten. Malazezet nuk po na shtypin - po na gllaberojne, dhe te pakte jane ata te cilet e kuptojne. Ekonomine na e shkaterrojne, na mashtrojn, na percajne dhe disa u ndihmojme atyre. Ka injorance te madhe, por kam shprese se me zhvillimin e shoqerise, do te emancipohen dhe ata te shkrete, dhe do te mund te luftojme denjesisht per te drejtat tone. Eh kete ta ben nje roberi 600 vjecare...

  20. #100
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Postime
    65
    seriozisht dua te di sa eshte numri i podgoricaneve ne mal te zi dhe shkoder
    POdogorican quhen malazezet myslimane

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •