Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 125
  1. #41
    dr
    Anëtarësuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Prishtin
    Postime
    13
    Pershendetje te perzeemerta ter Plaves Dhe Gucise,troje te vjetra ,te bukura per tani te deshpruara te boshatisure nga largimi i te rinjeve.Per shum mot Pashket gjithe Martinajve ne Guci!

  2. #42
    dr
    Anëtarësuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Prishtin
    Postime
    13
    Kur te bashkohet Evropa e tere dhe te quhet SHBE atehere do te bashkohen te gjithe trojet shqiptare keshtu mendoj une dhe deshiroi qe kjo gje te ndodhe me se largu ne vitin 2015,

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-02-2006
    Postime
    7
    Citim Postuar më parë nga Mihill Shala
    Kur te bashkohet Evropa e tere dhe te quhet SHBE atehere do te bashkohen te gjithe trojet shqiptare keshtu mendoj une dhe deshiroi qe kjo gje te ndodhe me se largu ne vitin 2015,
    Kesaj i thone kur te bene shelgu rrush ore zoteri.Bashkimi nuk behet me pazarlleqe politike.Kush garanton se kjo si thua ti SHBE do te qendroje stabile.Ne momentin e pare qe kjo krijese nuk do ti pelqeje kater pese shteteve me forta ne Europe ,mund te rrenohet si kulla e letrave.Vetem ajo qe krijohet me gjak e sakrifice eshte e qendrushme-
    Mos harro se edhe SHBA beri nje lufte shume te pergjakshme madje qytetare per te vendose themelet e shtetit te sotem.

    Na shqiptaret duhet te angazhohemi vete ne menyre permanente te gjithe per bashkim kombetare. Mos harro i nderuar se ajo qe falet ka mundesi kur te deshiron ai qe ta fale edhe te ta merr. Ky eshte parim univerzal. Ti ke te drejte te mbash mendimin tend .

    Pershendetje.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    Agim Ceku ka deklaruar se pavarsia e Malit të Zi është një process natyral....

    Agim Ceku ka deklaruar se pavarsia e Malit të Zi është një process natyral që do të stabilizoj rajonin

    Udhëheqsit etnikë shqiptarë të Kosovës janë në pritje të pavarsisë së Malit të Zi duke shtuar se ata do të respektojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve malazez.Në bazë të gazetës prishtinase Zëri liderët kosova megjithëse kanë deklaruar se nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërsëdrejti mes cështjes së Kosovës dhe referendumit në Mal të zi duhet të themi se të dy qeveritë përpiqen për ndarjen nga Beogradi. Kryeministri i Kosovës Gjeneral Agim Ceku ka deklaruar se pavarsia e Malit të Zi është një process natyral që do të stabilizoj rajonin dhe do të cojë në bashkëpunimin më të madhë të vendeve rajonale.Zëdhënsi i grupit negociator të Kosovës me Beogradin Skënder Hyseni ka deklaruar se qytetarët malazez dhe në vecanti ata shqiptarë do të marrin vendimin e duhur.Ish kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi po ashtu ka deklaruar se qytetarët shqiptarë do ti arrijnë të drejtat e tyre vetëm nëse Mali i Zi shpallet i pavarur.Nga ana e tij zoti Agim Ceku në aeroportin e Prishtinës përpara nisjes së tij në Gjermani ka deklaruar se kjo është një përpjekje për pavarsinë e Kosovës.Në fakt nëse referendum ii Malit të Zi do të cojë në pavarsinë e saj liderët e Kosovës do ta shfrytëzojnë atë në interest ë synimit të tyre të pavarsisë së Kosovës.
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  5. #45
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Une kam patur rastin te takoj disa dhjetra malazeze. Asnjeri prej tyre, cuditerisht nuk dinte shqip, pervecse ndonje shprehje.(ose ndoshta nuk e jepnin veten). Kur i kam pyetur, te gjithe me jane pergjigjur se jane myslymane. Ishte nje nga gjerat me te cuditshme te degjoje se ka njerez ne kete bote qe ngaterrojne konceptin e fese me ate te kombesise. Ishte normale ne ate ved(Luxembourg) qe te pyesje ne frengjisht: "cfare kombesie keni?"; por ja qe kjo ishte pyetje qe nuk kuptohej nga malazezet, sepse gjithnje pergjigja ishte "myslyman". Ishte gjithashtu per te habitur fakti qe te gjithe keta "myslymane" sllave kishin nje gje te perbashket: gjysherit, dhe ne disa raste edhe baballaret drejtperdrejt, nuk dinin serbisht por vetem shqip. Ishte e dukshme fare qe traditat e tyre ishin te njejta me ato te te gjitha trojeve te tjera shqiptare... Kur ua thosha ne sy qe "ju jeni te gjithe shqiptare", kundershtonin me sa mundnin, por pastaj tkurreshin nga turpi dhe tregonin gjera qe te rrenqethnin mishin. Aty kam patur rastin te njoh dhe boshnjake, si nga Bosnja, ashtu dhe nga Kosove-M.iZ.. E cuditshme eshte qe te gjithe bashkoheshin ne nje pike, - shqipja tek gjysherit, muzika shqipe, tregimet shqipe qe degjonin kur ishin te vegjel dhe qe "sot" nuk jane ne gjendje t'i riprodhojne sepse nuk dine shqip.
    Mbaj mend qe njeri prej ketyre malazezeve myslymane, me mbiemrin Luca, kishte sherbyer ne ushtrine Jugosllave gjate bombardimeve te natos. Tregonte sesi tallej nga serbet dhe si i thoshin vete serbet qe ai ishte shqiptar. (kuptohet, ky kundershtonte). Pas gjashte muajsh ne Luksemburg, ky "malazez" myslyman mesoi me teper shqip se gjermanisht!

    Duhet te presim e te shohim se c'do te behet me referendumin e Malit... Nese fiton pavaresia, mund te "perfitojne" dicka shqiptaret aty. Kuptohet, sllaveve nuk u zihet bese kurre. Porse ka nje ndryshim me malazezet e sotem; ata jane ne shumice derrmuese pjelle direkte gjaku shqiptar. Zerat nga Beogradi i hedhin me teper kontrast kesaj teze kur shprehen se Mali i Zi kerkon te bashkohet me Shqiperine.

    Politikanet pro pavaresise ne Mal te Zi, tashme ne pushtet prej gati 16 vjetesh, jane firmosur e sterfirmosur lloj soj marreveshjesh me Shqiperine. Shumicen prej tyre nuk e dime sepse nuk jane prone publike. Dihet vetem qe Shqiperia jone nuk ka marre kurre nismen qe te beje dicka per te qene, ashtu si na kane mesuar baballaret e kombit. Perndjekja, edhe pse pa arme, e shqiptareve ne MiZ vazhdon. Tashme Zeta e vjeter i hedh syte nga Shqiperia, pa te cilen nuk e koncepton dot as Evropen.

    Ngritja e trysnise prej pavaresise se dukshme te Kosoves 2 miljoneshe, Shqiperia, qe me mjeshteri dhe ca kurveri iu shmang luftrave qe ndezi Sllobodani, Maqedonia e cila nen efektin shqiptar, u tkurr dhe pa t'i lekundeshin themelet e egzistences vete, deklarata e kryeministrit te se ciles ishte qe "pa shqiptare, nuk ka Maqedoni, dhe pa shqiptare me te njejta te drejta si maqedonet nuk mund dhe nuk duhet te kete Maqedoni".
    Rritja e trysnise prej fqinjit direkt verior, Bosnjes, me zerat qe forcohen gjithnje e me teper, per nje ofensive te re ushtarake kunder serbeve dhe territoreve te humbura...
    Ngrirja e marredhenieve te BE me Serbine(dhe MiZ automatikisht);

    Te gjithe keto faktore kane bere qe MiZ te ndihet pak a shume si sapuni qe shtrengohet fort me dy duar te lagura. Kerkon te gjeje pavaresine, por nga ana tjeter eshte i bindur se tashme manipulimet dhe shtremberimi i se vertetes nuk pine me uje. Bota e sotme keto gjera nuk i pranoka me. Eshte i bindur se gjenocidi, i cfaredo lloji qofte ai, te con ne veteshkaterrim. Shembulli i Sllobodanit dhe i Serbise qe ende po lepin plaget eshte ende i gjalle dhe i fresket.

    .... Cfare po ben Shqiperia ne kete prizem? Asgje! Nishta! Kur malazezet kalojne per ne Shqiperi, ata bien direkt ne kontakt te pare me varferine e Shkodres dhe Malasise se Madhe, dy zona krejt pa investime shteterore. Shkodra qe gjithnje ka qene lakmuar si drita e syve nga malazezet, eshte tashme si nje qytet varreze, ne mos ashtu, nuk ka asgje per t'u deshiruar prej kerrkujt. Shikojne shkodranet, qe shteti i tyre i ka lene jetime.
    I rrofte Shqiperise kozmopoli Tirane-Durres! Te te thote mendja se aq eshte Shqiperia.
    Gjithsesi, fatmiresisht, nje gje eshte kuptuar mire ne Podgorice(qe askush ketu s'ma permendi se para 1913 ishte qytet i paster shqiptar, njesoj si Bjello Polje(fusha e bardhe), Novi Pazar(tregu i ri, pavaresisht se nuk eshte ne MiZ, por ka histori te ngjashme me te), qe e ARDHMJA e MiZ ka nje faktor kryesor, Shqiperine dhe politiken e Tiranes.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  6. #46
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Kesi njrzish takoj edhe une ne Suedi gadi cdo dite. Cka eshte karakteristike per keta, eshte ajo se mbiemrat i kan: Skriel(nga Shkreli), Kastratoviq, Muriq, etj.
    Kyr i pyes per origjine, me thone se jane musliman ose boshnjak! Nese hyjme ne biseda atehere thone qe babai u din pak shqip, ose gjyshin e kishin shqiptar. Njeri me tha(nga Rozhaja) se gjyshi i tij kishte qene shume i aferm me Zogun.
    Disa nga Gucia luanin ne çifteli por i kendonin serbisht(ose si thonin ata boshnjakisht)!!!
    Para dy javesh, rruga me coi ne Tirane dhe Shkoder. Ne Tirane u mbajt nje tubim madheshtore me moton "Nje komb, nje qendrim", ku pat grupe dhe individe pjesemarres nga te gjitha trevat shqiptare, edhe nga MiZ. Te shpresojme se pavarsia u sjelle ndonje te mire edhe shqiptarve ne ato treva, se paku do te kene me shume te drejta, ti ruajne gjuhen dhe traditat.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga *Babygirl*
    Malazezve apo shqipeterave qe jetojn ne Mal te zi?
    Emëri Mal i Zi ( Crna Gora, në sllavisht) përmendet për herë të parë diku para 500 vitesh, duket në kohën e Skenderbeut, apo edhe më vonë, më kujtohet se kam lexuar diku. Ishin priftërinjt sllav ata që shkuan për herë të parë ne¨Malësi dhe i pyetën banorët vëndës se si quhet ky vend dhe ata i thanë Malësi, në gjuhën shqipe. Dhe sllavët, si sllav, që ishin dhe ashtu mbetën, e përkthyen bukvalisht emërin Malësi në Mal të Zi , pra në Crna Gora! Dhe nga atëherë mbeti emëri Mal i Zi, apo Crna Gora, ndërsa emërin Malësi dhe malësor e përmendin shqiptarët atje, por edhe banorët që kanë ndëruar gjuhën dhe janë bërë sllavishtfolës.

    Du të shtoj se unë, edhe pse nuk jam nga Mali i Zi (nga Malësia) në njëfarë mënyre jam i lidhur ngusht me atë vend, madje kujtimet më të bukura, mallin e pashuar e kam për Rozhajën dhe rrethinat e këtij qyteti të bukur rrëzë një bjeshke të lartë dhe të bukur dhe një kodre dhe bri një lumi të shpejt malor që quhet "Ibër" (në shqip I Bardhë). Më kujtohen Dacajt, Bukeli, Pëllucajt, Buxhovi tërësisht shqiptar, por edhe Kolena (Kolaj) dhe Ballotiqi ( Balloté)me një pjesë atëherë ende të paasimiluar shqiptare dhe në Rozhaj kur të premtave, ditëve të pazarit, shihje veshjen dominante rugovase të atyre që flisnin apo edhe belbëzonin shqip.
    E tani? Kam mall dhe dhëmbje për Rozhajen e dikurshme, për Rozhajen kur flitej më shumë shqip, dhe vishej më shumë shqip se sa sot! Më duket se ajo e atëhershmja ka mbetur vetëm në kujtimet e mia dhe në mallin tim të pashuar!
    Përshendetje atyre që u kujtuan ta hapin këtë temë! Përshendetje atyre që diskutojnë rreth kësaj teme!

  8. #48
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Citim Postuar më parë nga ArtaG
    edhe ti babygitl e ke shum gabim kur neve na quan ashtu.
    Arta e dashur si te quajta une? Un thijesht thash se e ka gabim jo Malazezve por Shqipetareve qe jetojn ne Mal te zi, sepse edhe un jam nga Mali i zi..
    Te pershendes
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  9. #49
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Dardan flm per kete shkrim kaq te bukur edhe pse un i di keto gjera sepse jam nga Malesia por te flm qe i informove keta qe nuk jan nga ky vend...
    Pershendetje!
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga OO7
    Ne cfar kuptimi e the kte shprehje ti o MALOK kosove? O krye Legen dhe percaresh i shqiptareve. Ptuuuuuuuuuu malok
    Serb i felliqur.
    Qe një urim i sinqertë i imi për ato vise që i dua shumë! Njëriu urohet që të jetoj njëqint vjet, ndërsa qytetet, krahinat, shtetet, popujt urohet të kënë jetë të gjatë, e jeta e tyre nuk matet me jetë njerësish, pra me 100 vjet, por me mijëra vjet! Dhe unë i urova Malësisë shqiptare mijëra vjet jetë të gjatë! Dhe ajo pastë jetë të gjatë, ndonëse kjo mund edhe të mos pëlqej!
    Të sharat tua më befuasuan por nuk më hidhëeruan, madje aspak nuk më hidhëruan, përkundrazi menjëherë kuptova se kush mund të fshihet pas 007.
    Do të isha i nderuar po të isha "malok", sic do të më fyesh ti! Por, fatkeqësisht nuk jam!
    Dhe një gjë dua ta tregoi. Sipas historianëve gjaku i pastër ilir është ruajtur pikërisht në viset malore, pra në Malësi. Malësia ka kuptim më të gjërë, ku përfshihen vise veriore të Shqipërisë dhe territori i sotëm i Malësisë (Malit të Zi, në një postim më lartë kam treguar se si emëri Malësi u kthye në Mal të Zi dhe në Crna Gora).
    Afro 30 vjet më parë u botua një libër për Malin e Zi nga një Universitet i njohur në SHBA, ku theksohet se 80 për qind e malazezve ( pra malësorëve) janë shqiptarë (pra me gjene shqiptare janë edhe ata që sot e quajnë vetëm musliman,. edhe ata që sot vetën e quajnë malazez, madje edhe nëse këta të fundit me punë dhe vepra e kanë treguar vetën me serb se vetë serbët). Unë nuk e dij sa ka pasur të drejtë ai universitet amerikan, porse në ish Jugosllavi dhe posacerisht në Serbi ai libër ka hasur në shqetësime të mëdha, ka hasur në kritika të mëdha, ka hasur në sharje dhe fyerje të mëdha, pikërisht sikur ti më shanë mua sot!
    Ju falënderoj për këtë!

  11. #51
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Deputetët shqiptarë në Mal të Zi në të ardhmen do të kenë mundësinë që të flasin shqip

    Deputetët shqiptarë në Mal të Zi në të ardhmen do të kenë mundësinë që të flasin shqip në seancat parlamentare. Kuvendi miratoi rregulloren e re të punës që parasheh këtë mundësi. Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Ferhat Dinosha e mirëpriti këtë vendim të Parlamentit malazez.
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Deputetët shqiptarë në Mal të Zi në të ardhmen do të kenë mundësinë që të flasin shqip

    Deputetët shqiptarë në Mal të Zi në të ardhmen do të kenë mundësinë që të flasin shqip në seancat parlamentare. Kuvendi miratoi rregulloren e re të punës që parasheh këtë mundësi. Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Ferhat Dinosha e mirëpriti këtë vendim të Parlamentit malazez.
    Kjo është dicka më mirë se cfarë ishte më parë! Mirëpo gjithnjë duhet pasur kujdes cfarë do të jenë e sjelljet e mëtejshme të Malit të Zi ndaj shqiptarëve atje.
    Nëse punët shkojnë për mbarë dhe shqiptarët i gëzojnë të gjitha të drejtat dhe nuk janë në sy të keq të malazezve, atëherë do krijohen kushtet që biznesi shqiptarë të lulëzoj, shqiptaro-amerikanët të investojnë atje dhe numri i popullsisë shqiptare të mos bie, përkundrazi të rritet dhe të kthehen sërish tymi në oxhaqet e shumë shtëpive të braktisura.
    Me rëndësi shumë të madhe do të ishte që viset shqiptare në Mal të Zi të mos ndihen të shkëputura nga trojet tjera shqiptare, nga Shqipëria dhe Kosova, por të këtë kufinj sa më të hapur, sa më shumë pikëkalime kufitare, qarkullim sa më të lirë dhe shkëmbim sa më të madh mallrash mes banorëve të të dy a më shumë anëve të kufirit. Andej nga Shkodra është duke u bërë dicka në këtë drejtim, porse Plava dhe Gucia ka mbetur e izoluar. Një udhë e asfaltuar do të duhej ta lidhë Kosovën me Plavën dhe Gucinë, pse jo edhe një tjetër me Shqipërinë. Ruigova do të duhej të lidhet me udhë të asfaltuar me Plavën dhe Gucin, pse jo edhe një tjetër që do ta lidhte Decanin me Plavën dhe Gucinë. Iniciativën për këto udhë duhet marrë nga Shqipëria dhe Kosova, nëse këto dy vende duan që shqiptarët në Mal të Zi të mos ndihen të izoluar dhe të vetmuar dhe të qendrojnë në trojet e tyre dhe procesi i asimilimit të tyre në vazhdim të ndërpritet.

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e etrusk
    Anëtarësuar
    23-07-2006
    Vendndodhja
    Kudo ku ka njerez te mire
    Postime
    21
    pershendetje,

    Une nuk kam qene ne trojet shqiptare te Mali zi, por kam degjuar, lexuar dhe mesuar qe eshte shume vend i bukur. Por qe armiqte e perbetuar te shqiptarve e kane bere te vetin, duke asimiluar nje pjese te shqiptarve te malesise e bregdetit.
    Ju falenderoj sinqerisht per informacionet e dhena , sidomos nga "Shqiponja e zeze".

    Agimi i dites se BASHKIMIT ka nisur, lum ai qe do ta shohi me sy ate dite!
    Detyra jone eshte te kontribuojme sa me shume qe ajo dite te vije sa me shpejt, dhe qielli te jete i lire per SHQIPONJAT DYKRENARE.

    Qofshi mire,

    etrsuk
    Duajeni atdhene,si shqiponjat folene.

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2006
    Postime
    45

    Te gjithe Malazezet jane me origjine te fisit Dukleat dhe te krishtere katolik

    Te nderuar miq para sa kohesh ishte Jevrem Berkoviq i cili part thene ne Melezezet jane popull aotokton te ketyre trojeve.Te paret ishin Katolik dhe me vone u sllavizuan dhe muren gjuhen dhe fene sllave.Una kam patur perpara fqinje malazez dhe si te tille me tregojshin prinderit se nuk jane martuar me serbet,sepse atehere po edhe sot e njofin veten si jo sllav

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga Adelina Berisha
    Te nderuar miq para sa kohesh ishte Jevrem Berkoviq i cili part thene ne Melezezet jane popull aotokton te ketyre trojeve.Te paret ishin Katolik dhe me vone u sllavizuan dhe muren gjuhen dhe fene sllave.Una kam patur perpara fqinje malazez dhe si te tille me tregojshin prinderit se nuk jane martuar me serbet,sepse atehere po edhe sot e njofin veten si jo sllav
    Se kush janë malazezët dhe nga vijnë ata e dijnë fort mirë edhe ata, por edhe të tjerët. Megjithatë, ata u sollën shumë keq kundrejt shqiptarëve ( të parëve të tyre, nëse kështu mund të thuhet). Ndaj duhet të shpresohet se ata do ta rrespektojnë identitetin e vërtetë të tyre dhe të sillën me ish vëllezërit e tyre, pra me shqiptarët të paktën në mnyrë miqësore! Por, le t´ia lëmë kohës se cdo të ndodhë. Eshtë mirë të shpresohet, por jo edhe të besohet!
    Kamë rrespekt për Jevrem Bërkovicin dhe kam lexuar disa poezi të tija të mrekulluesyhme që subjekt kishin mallin për të kaluarën ndryshe të malazezëve...! Por, nuk e dijë sa mbështetës, bashkëmendimtarë të Bërkovicit ka në Mal të Zi.

  16. #56
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Pershendetje shqipetareve qe jetojne ne Mal te Zi, u uroj gjithe te mirat dhe bashkim sa me te shpejte me trojet tjera shqiptare.
    Falenderoj Black Eagle dhe anetaret tjere qe sollen te dhena.
    Migrimi eshte nje plage e madhe kombetare sidomos ne Malesi, por mendoj se duke marr me mend numrin e vogel te malazezeve nuk paraqet rrezik per humbje pasi te gjithe shqipetaret e atyre trojeve kane tokat shtepite dhe pasurine ne atdhe dhe besoj se te gjithe do te kthehen.Pajtohem plotesisht me Black Eagle se e folura e atyre trojeve eshte me e paster dhe me e ruajtur, ne veqanti eshte ruajtur theksi origjinal.
    Une desha te shtoj dhe ca pyetje:
    - Podgorica qe ka qene nje qytet shqiptar para nje shekulli a ka sot aty shqipetare?
    - A jane duke shkuar drejt asimilimit shqipetaret e qyteteve Ulqin dhe Tivar?
    - A ka ndryshuar gjendja e shqipetarve ne Mal te Zi pas fitimit te pavarsise, e kam fjalen per gjendjen e qytetareve te rendomte?

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    812
    Po mundohem te tre jap pak sqarim ne lidhje me pyetjen ,aq sa di un sa kam par andej pari ne podgoric ka shqiptar ne periferi te saj ne qytezen e tuzit esht a tera me shqiptar poashtu ka dhe pak familje,ama fare pak dhe ne qytet(podgoric)sa per Ulqinin nuk kam druajtje se do asimilohen pasi tegjith e flasin shqipen dhe kan shkolla ne gjuhen shqipe,ndersa ne tivar jan asimiluar gadi te gjith perveq ca fshatrave ne rethin te tij ne qytet ka fare pak qe flasin shqip ende(flasin sllavqe dhe turqisht).Ndersa ne lidhje me gjendjen pas pamvarsis nuk kam dhe aq dijeni pasi nuk kam bisedu dhe aq me vendas se qfar mendojn ,kan apo jo ndryshim,nuk e di!
    Duajeni njëri tjetrin.

  18. #58
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910

    Mali i Zi ushtron demokracinë 09.09.2006

    Lidhja Demokratike dhe Alternativa Shqiptare

    Leter e hapur
    Per presidentin e republikes se Malit te Zi, presidentin e Kuvendit, Presidentin e Qeverise, Ministrin e puneve te mbrendshme, drejtorin e policise dhe per te gjitha informacionet publike

    Malesia ne rrethim
    Me 9.09.2006 ne ore te hershme te mengjezit kolona e makineve (xhipave), me police speciale te maskuar te armatosur deri ne dhembe i jane drejtua Malesise dhe i kane nxane pozicionet strategjike dhe pastaj jane futur ne shtepija te disa familje te njohura duke i maltretua pervec tjerash femijet dhe pleqet, edhe pertej moshes 80 vjecare.
    Keshtu qe rreth ores 6 te mengjezit u futen ne shtepine e Pjeter Zefit Sinishtaj ne qender te Tuzit dhe maltretuan plakun e moshuar, gruan dhe femijet e Antonit Sinishtaj, profesor i gjuhes serbe dhe Viktorit, profesor i historise.
    Ne te njejten kohe te tjeret bastisen shtepine e Martin Franit Dedvukaj ne Tuz, Nik Marashit Dedvukaj ne Sukruq dhe Tom Nishit ne Bardhaj. Gjithashtu jemi ne dieni se kane kontrollua shtepite e Sokolit Ivanoviq (Ivanaj), Gjergjit Ivanoviq (Ivanaj), Markut Ivanoviq (Ivanaj) dhe Lekoceviq Nikolles.
    Ka informacione se jane bastise dhe kontrolua edhe shume shtepi te tjera, te gjitha nen preteksin se kane vendime gjyqesore per kontrollim edhe pse asnjehere ate se kane deshmua dhe as qe ne kane tregue familjeve para bastisjeve. Kontrollimi i banesave-shtepive eshte be pa mbrojtes dhe pa dy deshmitare. Prej shtepise se Martin Franit Dedvukaj jane heqe flamujt kombtare te cilet kanqe qene te varura ne mure dhe sipas fjaleve te deshmitareve i kane qite per toke. Shenjat nacionale i kane marre duke i shenua ne proces verbal edhe pse me ligje eshte garantua perdorimi i tyre.
    Vellezerit Berishaj; Pjetrin, Zefin dhe Leken prej Gurrecit, sipas te dhenave te deshmitareve i kane rreh dhe keqtrajtuar, ua kane thye dhembet dhe duart. Pastaj kane kontrollua shtepine e Sokol Ivanajt, nenshtetas amerikan dhe studentin Ivan Ivanaj.
    Ndersa policia ka marre disa persona, ne mes te tjereve ka shtetas amerikan, por deri ne keto momente nuk kemi qene ne mundesi te fitojme emrat e tyre.
    Theksojme se nuk jemi kunder aktivitete te rendomta te personelit ye ministrise se puneve te mbrendshme, menyra se si eshte zhvillua akcioni na jep te drejte te dyshojme se ka te beje me aktivitetet te pergaditur , organizuar e ka mbrapavijen politike, per te frikesua qytetaret para zgjedhjeve-votimit.
    Sielljet e policeve kete mengjes ne teritorin e Malesise e ka tejkalua cdo mase dhe i perngjet huntes ne rrethin! Jemi te detyruar te theksojme sielljen e policeve qe e kane percjell Pjeter Zefin Sinishtaj, pjesmarresin e LNC dhe deshmitare shumevjecarete gjykates te cilin e kane perciell ne qendren urgjente per ndihme, te cilin e sulmoi fizikisht polici me numer 002882.
    Jemi te lire te konstatojme se ne keto momente nuk mund te flasim per zgjedhje te plote demokratike.
    Pervec tjerash mu per shkak se jane te burgosur kandidatet per deputet si dhe perfaqesuesit tane legjitime te listave tona zgjedhore.
    Me kete nuk duam te perfitojme pike sepse jemi te bindur se pushteti me sielljet e tija kete na e mundesoj me se miri. Ne mendojme se kemi te drejte te ngrisim zanin kunder sielljeve te ketilla dhe te paralajmerojme radikalizimin e situates. Se keshtu mundet dhe mendon pushteti ne kete drejtim tregojne faktet se ne afersi te tregut te bagetive jane stacionuar disa makine ambulance.
    Nese ne Malesi egzistojne ata qe kane cenuar ligjin ka kohe qe te kapen. Per kete egziston procedura dhe nuk eshte zgjidhja ne maltretimin e qytetareve te pafajshem ne prag te zgjedhjeve.
    Ne per kete do te alarmojme jo vetem informimin vendor por edhe ato nderkombetare, me qellim qe detalisht ti informojme me qendrimin e pushtetit me qytetaret e Malesise, duke shtuar fuqi dhe demostruar force te papare deri tani.
    Sigurisht Malesia me as nje gje se ka meritua sielljen e ketill te policise para syve te femijeve, pleqeve te pafuqishem te gjithe qytetare lojal te Malit te Zi.
    Me siellje te ketille vandale te policise, eshte vu ne pyetje mbajtja e zgjedhjeve ne kete treve.
    Ne shprese se dikush do ta tregoj vullnet dhe kapacitet demokratik per te nderrmarr masa te parapara ligjore qe ketyre trevave ku kthehet qetesia qe kete dite u cenua qetesia dhe siguria personale. Vecanarisht insistojme dhe apelojme qe te gjithe personat e mbajtur ne polici te lirohen nga akuzat e renda sipas nesh te montuara dhe ne kete menyre te krijohen kushte per votime dhe zgjedhje te lira.
    Per LD dhe Alternativen Shqiptare.
    Nikolle Camaj dhe Vasel Sinishtaj

    DEKLARATE

    Me rastin e informatave te TV te Malit te Zi se akcioni i policise malazeze ne oret e mengjezit e zhvilluar ne Malesi ka qene ne bashkpunim me sigurimin e shtetit shqiptare Alternativa Shqiptare e ka njoftuar permes telefonit kryeministrin e Shqiperise Sali Berisha per situaten dhe e ka informuar me informatat qe jane dhane nga medijet.
    dr Berisha ka demantua te gjitha keto te dhenat duke i quajtur te paverteta, dhe ka thene se ai personalisht do te angazhohet per te marr informacione me detaje lidhur me kete situate.
    Berisha u ka perciell qytetareve te Malesise qe te jene te qete, te mos bien ne provokime eventuale, qe te ruajn qetesine dhe ne zgjedhjet e neserme ne qetesi dhe te permbajtur te kryejn detyren e qytetarit dhe me voten e tyre te vendosin per te ardhmen e vet.
    Alternativa Shqiptare
    (Perkthyer nga gjuha serbe)
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  19. #59
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Alibaba po mundohem tu jap pergjigje pyetjeve tuaja!

    - Podgorica qe ka qene nje qytet shqiptar para nje shekulli a ka sot aty shqipetare?
    Ne Podgoric ka pak shqipetar por ne Tuz dmth Malesi jan 90% Shqipetar dhe 10% Boshnjak.
    - A jane duke shkuar drejt asimilimit shqipetaret e qyteteve Ulqin dhe Tivar?
    Si te gjith shqipetaret tjer ne Mal te zi dhe ata nuk kan shum te drejta si popull pakic
    - A ka ndryshuar gjendja e shqipetarve ne Mal te Zi pas fitimit te pavarsise, e kam fjalen per gjendjen e qytetareve te rendomte?
    Jo asgje nuk ka ndryshua eshte edhe me keq, para zgjedhjeve te 10 shtatorit kan hy policia malazeze ne Malesi dhe ka arrestua 15 persona te pafajshem, ua kan shkaterrua shtepijat, rrah femi, pleq dhe gra. Arsyen se din asnjeri vec shteti qe ka then gjoja kan dasht te bejn luft dmth "akt terrorist" gje qe nuk eshte e sakt.
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-10-2006
    Postime
    2

    Post

    Alibaba, pershendetje .Ja qe edhe un epo jave japi i skjarim te vogel per sa i perket pyetjes juej per Malesoret e Malesis, Ulqinit etje.


    per pyetjen tuej se aka shqiptare ne podgoric sot, PO
    ka mjaft shqiptare deri tani ata i kan perdore te dy gjuhet si SHqipen po ashtu edhe malazezcen,dhe ka ma shum qe jetojne ne qytet te podgorices se cpo thohet .por nese asht pyetja a do asimilohen ata qe jetojne ne TE.
    Ater un emendoj se ma shum se gjysa do asimilohen, e sidomos tash qe ndodhi kjo cka ndodhi ne malesi nga policia e Mz,ata as qe nuk do flasin shqip ma neper rruga te qytetit se do frigohen.
    e ashtu pak nga pak do asimilohen krejt,
    E asaj pyetjes tjeter per malesort e Malesis dhe te Tuzit :
    aty asht dicka tjeter. ata kurrrrrrrrrrrrr
    nuk do asimilohen , por do mbesin shqiptar te vertet per jet te jetes,
    ata luftuen kundra Turkut dhe kundra shkaut apo kundra cdo kujt qe e shkeli ate toke shejte te Malesis dhe nuk prenuene te perulen para kerkujt
    Malesoret e Malesis ishin t eparet qe mas 500viteve ne robri
    e cuen Flamurin Kuq dhe Zi ne Deciqin Legjendar me 1911,per her te pare valviti i lire mbas 500vitevet ne krye me Heroin tone KOmbtare DED GJON LULIN.
    kurse ajo tjetra pyetje qe thone se jane 10 % bashnjak ne Malesin tone ,nuk pajtohem me te. jan shum ma pak i pakic krejt e vogel dhe % nuk edij te sakt.
    po ashtu edhe ULqini asht zor te asimilohet por asht nje tragjedi si per malesor te Tuzit si per ata te Ulqinit
    qe kta perfaqsuesa qe ika sot ,si Gezim {Faqja e zez} Hajdinaga si Ferhat Dinosha Deputiti,te dy jan ka mundohen ta cojne Malesin nga asimilimi
    qe te shkrihen krejt.por nuk kan me mujt,se sikur thashe edhe ma pare as nuk kan mujt para ktynet as mas ktynet nuk do muj kush te asimiloj Malesin tone.
    po le ti paguej mz,kta sa te doj se as Kral nikolla ska mujt as nuk do muj gjukonoviqi me tradhtaret e vendit tone Ferhat Dinoshen as Hajdinagen.
    por do qendroj e fort dhe do perballohet me te gjitha kto te padrejta qe po i bahen popullit te malesis jasht kufirit qe elane ne balt pa dashje te saj,dhe qe as shqipria nuk po engreh zerin as per nje minut per te gjitha ato te pa drejta qe po ja ban mz sot.
    por perkundrazi Berisha paraqitet ne fotografi me Gjukanovicin tue qesh sikur te ishte miku ma i madhe i shqiptarvet ,pra me ate qe dikur thoshte se do jav tresim faren krejt shqiptarvet kudo qe jane, dhe prap sot aj cka po ban me popullin tone shqiptare tue ju pre mishin djelmoshavet nga trupi perte gjalle vetem se kishin ne shqiponje te vizatuar ne krohnorin e tyret dh evetem e vetem se jemi shqiptar po i burgos tye me ju thane qe nese doni te flisni shqip ater duhet te ikni ne shqipri dhe jo ktu ,se ktu ethone Mali i ZI,
    por aj zotria harron se na jemi ne token tone te lasht SHqiptare me shekuj para tynet ktu. dhe ktu do mbesim pergjithmon.
    ju kerkoj ndjes se noshta teprova me ket teme por smujta te ndalohem mas qe ja fillova te shkrueja .
    edhe i her pershendetje per te gjith
    Ndryshuar për herë të fundit nga Murlani : 09-10-2006 më 11:38

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •