Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 125
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e BLACK_EAGLE_
    Anëtarësuar
    07-10-2003
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    22
    Ishte e pamundeshme te te mos u shkruaja vella i nderuar , meqe e pashe qe interesoheni shume , ndersa dini shume pak per keto troje . Do ju shkruaj edhe gjera tjera qe ju interesojne por qe i cekni te mos i marr shume te perhapura temate , sepse do merrnin qindra faqe..
    Shqiperi te qofsha fal , te kam nene e me ke djal

  2. #22
    Shkodran Maska e BOY_UK
    Anëtarësuar
    18-06-2003
    Vendndodhja
    London
    Postime
    196
    pershendetje patriotet tani nga mali i zi ju uroj fat kudo qe jeni. Mali i zi eshte nje vend shum i bukur edhe turistik un si person jam ken disa her edhe jan njerez shum te mire.

  3. #23
    Kuksjan_Forever Maska e Blerim London
    Anëtarësuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    Atje ku nuk ta pret mendja ty!.
    Postime
    836
    Nje pershendetje edhe nga une!
    shpresoj se se shpejti do kemi me shum anater nga mali i zi ketu !
    Blero
    I love you not only for who you are,but for what I am when i'm with you!

  4. #24
    Domethene shqiperia e coptuare naga te katrat ane 40 % toka shqiptare ne mal te zi ,35 % ne maqedoni , 95% ne kosove , dhe camet se sa % se di ,(nga greku )

    Me gjithe keto politikanet shqiptare nuk e di a bejne ndonje gje qe shqiperia te ribashkohet ., ne shtypin shqiptar dhe ne medjat as e zene ne goje kete teme ( eshte e veshtire , po e domosdoshme per gjithe shqiptare qe jetojne te percare ) vetem ne internet diskutohet shume per bashkimin kombetar WWW.veliu.com

    ...Tani kemi nje nga rastet me te medha, te pakte per bashkimin shqiperi kosove.
    Une si shqiptar qe jam ,kuntriboj qe shqiperia te jete e lire dhe e bashkuare. per brezat me tej qe do mbajne istorine tone te vertete ne hohe .
    ( sic i vune "minat" disa shtete te evropes ne ballkan ashtu dhe ti heqen , po su hoqen , rezikujne dhe ata te "vriten"
    SE gjaku nder vitej eshte mesuare te qarkulloje i kuq dhe shqiptar.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-01-2004
    Vendndodhja
    ulqin
    Postime
    27
    une jam nga ulqini(mali i zi. pasi qe BLACK EAGLE ka shkruar shume nuk munda ta lexoja krejt por ne fillim ishte pyetja se a ka shkolla shqipe. ne ulqin eshte vetem nje shkolle e mesme shqipe por ne te mesohet edhe ne gjuhen serbe e shumica e atyre nxenesve jane shqiptare qe jetojne ne tivar dhe gjuhen serbe e dine me mire se shqipen por ka edhe malazeze nga ulqini e tivari poashtu sepse shkolla e mesme e ulqinit qe quhet VELLAZERIM DHE BASHKIM eshte nje nder shkollat e vetme (per te mos thene e vetmja) qe nxenesit e saj jane te sjellshem nder veti dhe ndaj profesoreve (ne shkolla tjera ne mal te zi ku ka vetem malazeze ndodhin shume probleme ne mes nxenesve e edhe profesoret kane frike nga nxenesit edhepse ne numer jo shume te theksuar)

    si vend turistik ulqini deri para disa vitesh kishte shume turiste gjermane ndersa numri i tyre viteve te fundit ka rene edhe pse nuk mungojne sepse ata jane nder te paret qe vijne ne ulqin ne plazhin e madh. ndersa numri i turisteve kosovare edhe shume i madh

    MIRESEVINI QAO QAO JU PERSHENDES JUVE E NE VECANTI BLACK EAGLE SEPSE E KAM "ZEMLAK"

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-01-2004
    Vendndodhja
    ulqin
    Postime
    27
    nese doni te dini me shume per trojet shqiptare ne mal te zi vizitoni keto web faqe
    www.ulqini.de
    www.ulqini.it
    www.kraja.com
    www.ulqini.tk
    www.plaveguci.com
    www.malesia.org
    www.malsia.com
    www.ulqinionline.com

  7. #27
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Vitin e kaluar isham ne Ulqin. Nga Shkodra dola ne Tuz edeh ky vend i banur me shqiptar ne Mal te Zi. Kalova ne doganene e Hanit te Hotit dhe spat kurrfar problemi. Verete une kam nje pasaporte te nje vendi Scandinavik por dajen e kisham me mue (ai me pasaporte shqiptare ) e asnje problem spatem. Ishim nje dite ne Tuz e atehere shkuam ne Ulqin dhe me se shumti ishim ne "Plazhin e madh". Vertete bukur. Shqip dinin ne cdo vend , si ne Ulqin ashtu edhe ne Tuz. Poashtu kam vizituar ehe Plaven me Guci por atje nuk flisnin shqip pervec ne disa fshatra. Te tjert thonin qe jane "boshnjakk" e flisnin serbisht!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2004
    Postime
    18
    BLACK EAGLE.
    Shum nje pershkrim i mire i historise se shqiptareve nga keto vise Plava e Gucia ato kane histori te hershme.Te lumte .

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Mua me pelqen shum .. sdi. vetem po me me ardhe shanca. dicka marr Banese apo shtepi dhe meni rend iki andej nuk rri ne Kosov\Gjilan . edhe pse edhe Gjilani eshte qytet i mire por me Ulqinin apo malin e zi zbesoj qe ka me mire.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  10. #30
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    une kam patur fatin te vizitoj Malin e zi ....

    Nje shetijtje perrallore ne te gjithe qytetet me te rendesishme dhe pikat me te medha turistike...mikpritja nga shqiptaret qe jetonin atje ishte e mrekllueshme..

    ehh dite te bukura....

  11. #31
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Kush "shfleton" edhe i gjene.
    ja dhe nje reviste shqipe per shqiptaret ne Mal te Zi

    http://www.kohajavore.cg.yu/index.phtml
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e haxhi
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    ulqin
    Postime
    20
    ULQINI I VJETËR

    ULQINI I VJETËR

    PLAZHI VOGËL

    për ma teper fotografija shikoni faqen:

    http://groups.msn.com/ulqini/forumii...74878272680380

  13. #33
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Gjon Buzuku dhe Dede Gjon Luli jane figurat ma te shquara nga keto troje. Sigurisht se ka edhe te tjera por keto i di.
    Ne ato troje filloi kryengritja gjithekombetare e 1911-1912.
    Keto jane gjerat qe po me kujtohen per momentin.
    Ja mu kujtue edhe Ali Pashe Gucia po nga ai vend, mesa e di nga Vuthajt?
    Atje eshte edhe Vranina e Oso Barotit(Kuka). Kush ka kalue asaj rruge nga Malesia ne Ulqin e shef ate kala edhe sot eshte aty.

    ....
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 12-02-2005 më 16:07
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  14. #34
    Kuksjan_Forever Maska e Blerim London
    Anëtarësuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    Atje ku nuk ta pret mendja ty!.
    Postime
    836
    Ne radh te par deszha tju falenderoj ju te gjithve qe keni shkruar ne kete tem.
    Edhe shum flm per te gjithe informacionet.
    Me te vertet keni shkruar shum shkrime te vlefshme edhe me shum informacione.

    Ju uroj te gjithe shqipetarve qe nje dite te jemi te bashkuar edhe te gezsojm nje Atdhe.

    Blero
    I love you not only for who you are,but for what I am when i'm with you!

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e the_General
    Anëtarësuar
    21-03-2005
    Vendndodhja
    chicago,ghetto
    Postime
    9
    pershendetje te gjitheve nga ana ime une jam nga ulqini dhe shpresoj qe nje dite te gjith do te jemi nje . dhe jam shume i gezuar qe hapen tema te tilla ku bashkohen te gjith shqiptaret
    "don't hate the player,hate the game"

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e haxhi
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    ulqin
    Postime
    20

    ME RASTIN E TREVJETORIT TË

    Fjala e shkruar - simbol i shpresës



    Për shqiptarët e Malit të Zi revista ka peshë të veçantë, sepse paraqet një urë informative dhe intelektuale me qendrat e mëdha në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe zbutë ndjenjën e izolimit të këtij këndi të vogël nga trungu mbarëkombëtar. Bashkëpunëtorët e "Kohës Javore" kanë qenë dhe janë intelektualët më të dalluar të hapësirës shqiptare. Njëkohësisht, për vlerën e revistës flet fakti se artikujt e gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve të "Kohës Javore" ribotohen nga shtypi prestigjioz shqiptar.

    Xhoana M. Perkaj

    Më 21 shkurt 2002 doli nga shtypi numri i parë i "Kohës Javore", e përjavshme e parë në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Emri dhe logoja simbolizojnë vazhdimin e revistës periodike për shkencë dhe kulturë "Koha", që është botuar njëzet vjet përpara dhe e cila, për fat të keq, është shuar pas disa numrash. Për shqiptarët e Malit të Zi është i pashmangshëm edhe asociacioni psikologjik me gazetën e madhe shqiptare "Koha ditore".
    Deri në paraqitjen e "Kohës Javore", shtypi shqip në Mal të Zi nuk ka ekzistuar, pasi që si të tillë nuk mund të konsiderohen fletushkat e shtypit lokal. Duke e marrë parasysh numrin e shqiptarëve në Mal të Zi, që në krahasim me popullatën e një minishteti, nuk është i vogël, veçoritë historike, gjuhësore dhe tradicionale ndaj popullatës shumicë sllave, nuk mund tzi iket përshtypjes se "Koha Javore" është themeluar shumë vonë. Nuk duhet harruar se shtypi në gjuhën amtare është njëri ndër faktorët kryesorë të ruajtjes së identitetit kombëtar. Angazhimi parësor i rilindasve tanë të shek. XIX në mungesën e shtetit kombëtar, ka qenë periodiku i pasur në gjuhën amtare kudo që kanë jetuar shqiptarët.
    "Koha Javore" është gazetë "shtetërore" pasi që themeluesi i saj është Kuvendi i Malit të Zi. Mirëpo, që nga numri i parë kjo revistë e ka thyer spekticizmin lidhur me orientimin e saj. Në asnjë moment nuk ka qenë trumpetar i asaj që quhet politikë shtetërore, pavarësisht nga fakti se çfarë është ajo. Koncepti i revistës u drejtohet intelektualëve, duke iu shmangur sensacionalizmit dhe vardisjes shijes së ultë.
    Revista e kultivon konceptin e të përjavshmes bashkëkohore. Informatat që kanë të bëjnë me aktualitetet politike janë të shkurtra dhe pa koment të gazetarit ose redaktorit. Në mënyrë të veçantë kultivohet forma e artikullit analitik dhe autorital. Njëkohësisht, revista ka qenë e hapur për opinione të ndryshme politike, shpeshherë, edhe për polemika të pakursyera, në të cilat, megjithatë, është arritur të evitohet rënia nën nivelin e shijes së mirë dhe fjalorit të lejuar, gjë e cila nuk mund të thuhet për shumë gazeta dhe revista që botohen në Mal të Zi.
    Për shqiptarët e Malit të Zi revista ka peshë të veçantë, sepse paraqet një urë informative dhe intelektuale me qendrat e mëdha në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe zbutë ndjenjën e izolimit të këtij këndi të vogël nga trungu mbarëkombëtar. Bashkëpunëtorët e "Kohës Javore" kanë qenë dhe janë intelektualët më të dalluar të hapësirës shqiptare. Njëkohësisht, për vlerën e revistës flet fakti se artikujt e gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve të "Kohës Javore" ribotohen nga shtypi prestigjioz shqiptar.
    Merita kryesore për profilimin bashkëkohor të revistës e cila është e privuar nga anshmëria ideologjike dhe e hapur për autonominë e opinionit intelektual, i takon, pa tjetër, kryeredaktorit, i cili i është përveshur kësaj pune pas një përvoje të gjatë gazetareske në mediat shqipe në Kosovë dhe SHBA.
    Çfarë është e ardhmja e "Kohës Javore"? Ajo sot ballafaqohet me probleme të rënda financiare. Për intelektualët shqiptarë të Malit të Zi ajo është urë përmes së cilës kyçen në hapësirën unike shqiptare. Në situatën ku një numër i shqiptarëve është asimiluar, ndërsa një numër nuk e posedon idenë e qartë për identitetin, mbetet për të shpresuar se megjithatë, do të gjendet mënyra që të tejkalohet periudha e vështirë e transicionit. Sepse, për intelektualët shqiptarë, "Koha Javore" është simbol i shpresës se nuk është humbur çdo gjë.

    TRI VJET TË GAZETËS

    Tribunë e mendimit të lirë



    Tri vjet më parë, në skenën mediatike në Mal të Zi u paraqit "Koha Javore", një media e re në gjuhën shqipe. Dalja e "Kohës Javore" u mirëprit nga ajo pjesë e opinionit shqiptar, e etur për një media të shkruar në gjuhën shqipe.
    Filluam me frikë, por dalëngadalë "Koha Javore" e krijoi fizionominë e vet. Përveç intervistave me personalitete të ndryshme jo vetëm të botës shqiptare, në faqet e saj, në 157 numrat e publikuar deri tani janë botuar shumë materiale me rëndësi për çështje të ndryshme.
    "Koha Javore" nuk i është shmangur trajtimit të problemeve me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë, por edhe qytetarët e Malit të Zi. Në këtë mënyrë "Koha Javore" është bërë tribunë e mendimit të lirë, ku autorët e ndryshëm kanë shprehur pa kurrfarë censure opinionet e tyre rreth çështjeve të caktuara. Nga ana tjetër, politika redaktuese ka favorizuar autorët vendas dhe daljen në skenë të autorëve të rinj.
    A e justifikoi "Koha Javore" botimin e saj?
    Këtë duhet ta thonë të tjerët. Megjithatë, shumë tekste të marra nga gazetat tjera, të botuara së pari në gazetën tonë, dëshmojnë se "Koha Javore" ka arritur një nivel cilësie dhe se respektohet edhe jashtë Malit të Zi si gazetë serioze.
    Sot ashtu si dhe mediat tjera në Mal të Zi, në radhë të parë ato në gjuhën shqipe, edhe "Koha Javore" ballafaqohet me krizë financiare. Ndërkaq, transformimi i parashikuar sipas Ligjit për Media nuk është bërë ende.
    Po cila do të jetë e ardhmja e "Kohës Javore"?
    Në këtë pyetje vështirë se mund të jepet përgjigje e saktë. "Koha Javore" si e vetmja media e shkruar në gjuhën shqipe në Mal të Zi duhet të vazhdojë të botohet edhe më tej. Shqiptarët duhet të bëjnë çmos që ta ruajnë me çdo kusht këtë të drejtë të arritur.
    Përvoja me disa revista të tjera të botuara në gjuhën shqipe në Mal të Zi, të cilat kanë ekzistuar vetëm për një kohë të shkurtër duhet të na nxisë që "Koha Javore" vazhdimisht të bëjë përpjekje që të përmirësohet dhe kështu të mos e përjetojë fatin e tyre.



    I. Kallaba

    Thanë me rastin e trevjetorit të Gazetës “Koha Javore”


    Tri vjet bashkë për çdo javë

    Isuf Daci, historian - Dacaj, Rozhajë


    Jam lexues i rregullt i së përjavshmës "Koha javore". Me gëzim kemi pritur daljen e kësaj gazete në gjuhën shqipe. Tash tri vjet jemi bashkë për çdo javë. Përmbajtja e saj është e mirë. Kam vetem një vërejtje për faqet e mesme të gazetës. Besoj që prezentimi i këngëtarëve dhe artistëve vendas dhe të huaj më shumë flet për divorcet dhe celebrimet e deshtuara sesa për sukseset dhe famën profesionale. Ne (shqiptarët) kemi mjaft shembuj të mirë të moralit të lartë, të besës, atdhedashurisë e mikpritjes shqiptare. Andaj t`i publikojmë ato.
    Kisha patur dëshirë që "Koha Javore" të jetë gazetë ditore. Më pëlqejnë shumë rubrikat historike, faktet nga historia shqiptare. Propozoj që gjithsesi gazeta të jete më voluminoze përderisa është javore. Më vjen keq që disa shqiptarë "intelektualë" nuk e blejnë kurrë gazetën shqiptare, por ato malazeze "Vijesti", "Dan" e gazeta të tjera në gjuhë të huaj.
    Ju përgëzoj për trevjetorin e daljes së "Kohës Javore" dhe dëshiroj që të ketë më shumë reportazhe nga vendbanimet shqiptare dhe më shumë lexues. Suksese!

    Garanci për një të ardhme të suksesshme

    Vitore Lulgjuraj, zëvendësdrejtore e shkollës së mesme - Tuz

    Koha javore"- një dritë informative në gjuhën shqipe në Mal të Zi, me sukses po e feston trevjetorin e daljes dhe veprimtarisë së saj. Edhe pse, historiku i saj është i shkurtër, kjo gazetë arriti një veprimtari cilësore, e cila lindi nga trungu i propozimeve, përpjekjeve dhe kërkesave shumëvjeçare, që edhe ne shqiptarët e Malit të Zi të kemi një gazetë në gjuhën amtare. Për punë të suksesshme tre vjeçare, meritë i takon trupit punues. Pra, fjalën e kam për redaktorin, gazetarët dhe bashkëpunëtorët. Ata e përsosën profesionin, shkruan, informuan dhe veprimtaria e tyre me të madhe zbuti etjen e të lexuarit të një gazete në gjuhën shqipe, e cila u mungoi shqiptarëve në Mal të Zi.
    Puna trivjeçare e gazetarëve të "Kohës javore" është një garanci, që ata në të ardhmen edhe më me sukses do ta kryejnë këtë veprimtari, me shpresë se do ta pasurojnë edhe më tutje strukturën e saj, midis tjerash edhe me rubrika dhe artikuj shkencorë si dhe nga lëmia e arsimit, duke përfshirë këtu edhe një rubrikë për më të vegjëlit.
    Pra, në fund redaksisë i dëshiroj punë të mbarë në realizimin e detyrave të tyre.

    Gazetë që kontribuoi në thyerjen e paragjykimeve ndaj OJQ-ve

    Nazif Veliqi, koordinator i OJQ "Horizonti i Ri" - Ulqin


    Shumë shpejt kaluan tri vjet që kur shqiptarët në Mal të Zi filluan të lexojnë "Kohën Javore", gazetën e vetme në gjuhën shqipe dedikuar atyre. Po ashtu shumë shpejt "Koha Javore" u bë burim i rëndësishëm informimi për mërgimtarët tanë në botën e jashtme. Web-faqet e kësaj gazete në Internet e bënë atë edhe më të afërt e më të pranishme te lexuesi si brenda Malit të Zi ashtu edhe jashtë.
    Gjatë kësaj periudhe në këtë gazetë u trajtuan tema e probleme të shumta që kanë të bëjnë me jetën e shqiptarëve në Mal të Zi. Opinionet, vështimet e mendimet e veta i paraqitën individë të shumtë, organizata e subjekte të jetës shoqërore e politike. "Koha Javore" u bë hapësira ku publikisht u përplasen qëndrime të llojllojshme e shpesh edhe të skajshme lidhur me çështje tepër jetike për shqiptarët në Mal të Zi. Një gjë e tillë ishte tepër pozitive dhe dukshëm kontribuoj në thyerjen e shumë paragjykimeve e stereotipeve që u krijuan prej fillimit të pluralizmit politik.
    Ajo për çka veçmas dua ta lavdëroj e vlerësoj "Kohën Javore" është përcjellja dhe prezantimi i rregullt i aktiviteteve të shoqërisë civile duke kontribuar kështu në thyerjen e shumë paragjykimeve e stereotipeve që ekzistonin për organizatat joqeveritare.
    OJQ "Horizonti i Ri" e konsideron "Kohën Javore" si një partner të fortë mediatik.
    Në trevjetorin e punës së vet Redasisë së kësaj gazete i dëshiroj shumë sukses në punë dhe zgjerim të aktiviteteve të veta.

    Gazetë me shumë gjëra pozitive

    Brahim Gjokaj, mësues - Dinoshë


    Jam lexues i rregullt i gazetës "Koha javore" dhe mendoj se sa i përket medias së shkruar në gjuhën shqipe, kjo gazetë është si një pasqyrë e informimit për popullatën shqiptare në Mal të Zi.
    Mbase, kjo nuk më takon mua që të heq, apo të shtoj diçka në këtë gazetë, por kisha për të propozuar që popullata shqiptare në Mal të Zi të informohet pak më shumë për ngjarjet javore që ndodhin në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës.
    Po ashtu nuk është mirë që pothuaj se në secilin numër paraqiten vështrimet e personave të njëjtë, ashtu që lexuesit mund ta quajnë këtë gazetë si të okupuar nga ana e këtyre personave dhe kështu ata mund ta humbin besimin se kjo gazetë është e pavarur.
    Kjo deklaratë e imja nuk dua të kuptohet si vërejtje, apo kritikë, por si mendim imi.
    Më duhet të them se kjo gazetë ka edhe shumë gjëra pozitive. Posaçërisht më pëlqejnë fejtonet për të kaluarën tonë historike. Pasi që "Koha javore" feston trevjetorin e punës, atëherë më mbetet që redaksisë t`ia uroj jubileun, duke u dëshiruar suksese të mëtutjeshme në punën e tyre gazetareske.

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e haxhi
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    ulqin
    Postime
    20


    Ju uroj nga Ulqini te tere anetareve te forumit Gezuar Vitin e Ri 2006.
    Ndryshuar për herë të fundit nga haxhi : 31-12-2005 më 11:05

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e BLACK_EAGLE_
    Anëtarësuar
    07-10-2003
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    22
    PErshendetje te perzemerta .

    Ka shume kohe qe nuk jam kycur ne kete forum
    dhe me kete rast desha t iu uroj vitin e ri , duke iu uruar cdo te mire ne jete , fat dhe mbaresi!
    Shqiperi te qofsha fal , te kam nene e me ke djal

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Protestat që nuk dëmtojnë askënd






    23 mars 2006 /TN

    Shaban Peraj

    Një provë serioze e themeleve të demokracisë ishte edhe mbajtja e tubimit të qytetarëve të Malësisë lidhur me cështrjen e statusit të komunës së Tuzit. E thënë me një fjalor politik kjo është dashur të ndodhte edhe më herët për faktin se ka kohë që flitet e përflitet për këtë çështje nga ku ata që duhet të vendosin për fatin e këtij komuniteti bëjnë gabime në vazhdimësi.

    Themi në vazhdimësi për faktin se ka kohë që ata të cilët duhet të dëgjojnë fjalën e popullit ose nuk patën vesh për këtë, ose deshën ta lejnë në rrjedhat e kohës e pastaj të deklarojnë se kjo u shkon për shtati atyre që thonë se kjo është në interes të politikës serbe apo atyre të tjerëve se gjoja po përgatitet një skenar maqedon për të kaluar në Mal të Zi.

    Edhe njëra edhe tjetra nuk mund të shkojnë bashkë për vet faktin se këtu nuk pati diçka që provon integritetin e Malit të Zi, përkundrazi nuk u dëgjua nga askush se pati fjalime kundër Malit të Zi e malazezve, por që kjo është një e drejt e tyre që krahas Malit të Zi, ata të duan më tepër vetën, për cka nuk kanë të drejtë të ankohen shumë ata të cilët mendojnë e deklarojnë se “ a duam ne tani t’i këndojmë edhe Gjurishiqit”!

    Të tillët harrojnë se këto këngë i kanë bërë jo njëherë, dhe atë jo në trojet malazeze, por pikërisht në trojet etnike shqiptare, mu në zemër të shqiptarëve në Mal të Zi. Këtyre zotërinjve të prirë nga njëfarë Shoq i partisë popullore, duhet përkujtuar se po të nxirrnin shqiptarët në Mal të Zi një kronologji historike e të faktuar me argumente për të bëmat e tyre mu para “hundës” së shqiptarëve nuk dihet se ku do të dalin.

    Megjithatë zotërisë nuk kemi si të mos i përkujtojmë “cetat e Sheshelit”me manovrat e tia në Krajë e Anë të Malit, vendosjen e kultit fetar në maje të Rumisë, nga ku i përmenduri asnjëherë dhe në asnjë rast nuk gjeti fjalë për t’u distancuar ndaj veprimeve të tilla dhe tash kërkon të na disiplinojë ne shqiptarëve se si duhet të veprojmë dhe të na tregojnë për planet tona.

    Të tillët harrojnë se tubimi i mbajtur në Tuz nuk kishte për qëllim t’i kundërvihet Malit të Zi e malazezve, por kjo më tepër erdhi si moskordinim i subjekteve politike shqiptare rreth këtij problemi për çka mediat e këtueshme nuk patën nevojë ta zmadhojnë këtë tubim (për cudi edhe ata shqiptare) e ti japin kahje tjetër, po çka se këtu pati edhe një flamur shqiptar me mbishkrimin e UCK-së.

    Në fund të fundit ajo, pra “UCK-ë” ishte legale dhe formacion i pranuar i Kosovës dhe për këtë nuk kanë pse të shqetësohen ata që në tubimet e veta këndojnë e brohorisin këngë çetnike. Prania e një flamuri të tillë nuk duhet të trembë askënd kur dihet se komuniteti i atjeshëm, po edhe shqiptarët në tërsi janë popull paqedashës, dhe për të satën herë duhet të deklarojmë se duam të jetojmë në paqë me të gjithë ata që ia duan të mirën së pari kombit të vetë e pastaj edhe fqinjëve.

    Ndoshta për këtë nuk ia vlen më të dalim me deklarata të tilla dhe kush e kuptoi njëherë e ka kuptuar përherë nga ku në këtë drejtim Mali i Zi duhet së pari të anulojë ligjet diskriminuese e të çlirohet nga mentaliteti i vjetër. Nga kjo është e qartë se qytetarët e Malit të Zi, po kushdo qofshin ata, duhet të kenë të drejtat elementare për jetë, liri e paq në mënyrë që të mos vazhdohet me iritime ndaj tyre.

    Janë të kota fjalët se do të miratohet ligji për të drejtat e popujve pakicë nëse ky ligj nuk vihet në zbatim, pavarësisht se për momentin nuk dihet si është, në një kohë kur nuk ka dalë në diskutim publik dhe nuk është dhënë ndonjë vërejtje lidhur me këtë, apo ndoshta është i përkryer!

    Në situatën e tanishme kur askush nuk dinë si të pozicionohet kërkohet një bashkim dhe kështu të gjejmë rrugën drejt fitoreve ligjore që na takojnë si popull autokton. Ne i kuptojmë hallet dhe problemet e shtetit malazez, por edhe ata duhet të na kuptojnë neve e të na jenë mirënjohës për atë që bëmë deri në këto momente për ta, nga ku ka ardhur koha të mos japim më nënshkrime “bjanko” për kërkesat e tyre në një kohë kur ata nuk bënë asgjë apo shumë pak lidhur me kërkesat tona legjitime.

    Është momenti ynë historik të konsolidojmë forcat tona në drejtim të fitimit të Komunës së Tuzit dhe për këtë Malësia po bën përpjekje për të realizuar kërkesat e arsyeshme kolektive e individuale të kominitetit të atjeshëm. Në një shoqëri që i ka siguruar plotësisht nevojat e të tjerëve, shqetësimet shoqërore janë pothuajse të papërfillshme, ndaj krizat dhe turbullitë shoqërore u përngjanë shtrëngatave, prandaj ata duhet të ndryshojnë e të arrijnë që të përshtaten me kohën e të ecin me hapin e saj.

    Njëra prej veçantive më të rëndësishme që na ka dobësuar ne, si komb është naiviteti ynë ndaj hileqarëve e atyre që na kanë rrethuar, por që gjithmonë u kemi besuar të tjerëve më shumë se vetës, prandaj të mos mashtrohet askush pse ne kërkojmë atë që na takon. Rruga jonë është rruga e duartrokitjes së çdo lloj iniciative në të mirë të atdheut e popullit dhe mbështetjes së ushtrisë së të lumturve që u shërbejnë atyre. Nuk kemi pse t’u përgjigjemi akuzave që na bëjnë e nuk kemi për t’u thënë “amin, ashtu qoftë”!i
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    SH.B.A. - Lëvizja “Atdheu na Bashkon” në Shtetet e Bashkuara, përkrah tubimin madhështor në Tuz





    24 mars 2006 /TN

    John Lulgjuraj (ShBA)

    SH.B.A. - Lëvizja “Atdheu na Bashkon” në Shtetet e Bashkuara, përkrah tubimin madhështor në Tuz, që në mënyre paqësore dhe të civilizuar Shqiptarët, nga te gjitha trojet e Malësisë, shprehën mospajtimin e tyre ndaj politikës represive të Qeverisë Malazeze ndaj Shqiptarëve, duke kërkuar të drejtat e tyre të siguruara nga Kushtetuta e Malit të Zi, Karta e Bashkimit Evropian si dhe nga Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut.

    Jemi plotësisht në pajtim me kërkesat e Shqiptarëve dhe do të punojmë pa rezervë për të ndihmuar realizmin e tyre.

    Lëvizja “Atdheu Na Bashkon” denoncon shtypin serbo-malazez, i cili në vend që të raportoj të vërtetën lidhur me ketë ngjarje, dhe me kërkesat legjitime të Shqiptarëve, e shfrytëzoj ketë rast të shpall agjendën e zakonshëm anti-shqiptare, duke sajuar gënjeshtra për të etiketuar ketë tubim paqësore si një tubim me karakter agresivë.

    Edhe njëherë mbetemi te zhgënjyer me deklaratat e deputetit Ferhat Dinosha lidhur me tubimin paqësore në Tuz, si dhe me pohimet dhëne shtypit serbo-malazez lidhur me përkrahjen qe z. Dinosha gëzon nga diaspora.

    Lëvizja “Atdheu Na Bashkon” që përfaqëson pjesën me te madhe te Shoqatave dhe Organizatave te Shqiptareve që vinë nga trojet shqiptare në Mal te Zi, është në kundërshtime të plotë me veprimtarinë politike të z. Dinosha, duke qenë të bindur se veprimtaria e ti politike është në kundërshtim të plotë me interesat e Shqiptarëve në Mal të Zi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •