Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 61
  1. #1

    KF.ELBASANI: Per Tigrat Verdh E Blu!



    Ju Ftoj Qe Ne Kete Teme Te Diskutojme GjithckA

    Ndodh Per KF E L B A S A N I N
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga {A_N_G_E_L_69} : 29-11-2018 mė 21:19 Arsyeja: Stema
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  2. #2
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Forca Forca Elbasani. Perhere ajka eshte, sado qe ka edhe ndonjehere vite me lekundje .
    La vita č bella...

  3. #3
    LOL.Me rikthimin e Dorit rritet dhe morali ne ekip.Tashi ambicjet jan per me lart.Duam nje vend per ne kuapat e europes.Suksese Tigra.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  4. #4
    Laze: Jam zhgėnjyer nga disa lojtarė




    Presidenti i Elbasanit, Arben Laze, konfirmon Alimehmetin deri nė fund tė sezonit
    Presidenti i ekipit tė Elbasanit, Arben Laze, pas gjashtė javėve kampionat, shprehet se ka mbetur shumė i pakėnaqur nga shumė futbollistė. Dhe pėr kėtė arsye, nė merkaton e janarit, do tė ketė shumė tė larguar, sepse nuk e kanė justifikuar besimin. Ndėrsa pėr sa i pėrket stafit drejtues, Laze thotė se kėtė edicion stafi drejtues nuk do tė zėvendėsohet, por edicionin tjetėr ekipin do ta drejtojė njė trajner tjetėr. Ja se ēfarė thotė mė shumė numri njė i Elbasanit nė intervistėn e tij:
    - Ēfarė mund tė ishte bėrė mė shumė nė ndeshjen e fundit me Dinamon?
    - Ndeshjen e humbėm pėr fajin tonė, sepse e patėm nėn kontroll pas shėnimit tė golit tė parė. Por nė pjesėn e dytė, ndryshe nga e para, ekipi pothuajse ishte inekzistent nė fushė, si rrjedhojė, pėsoi edhe humbjen. Por ajo histori pėrfundoi tashmė dhe duhet tė shikojmė pėrpara, sepse na presin ndeshje mė tė rėndėsishme. Ekipi ka zhvilluar njė analizė pėr sa i pėrket ndeshjes sė fundit.
    - Ēfarė u tha nė kėtė analizė?
    - Unė nuk kam qenė i pranishėm, sepse ndodhem jashtė shtetit pėr shkak tė impenjimit pėr disa ēėshtje pune. Por kjo nuk do tė thotė qė nuk mė intereson se ēfarė ndodh me ekipin. Madje mund tė them qė me disa futbollistė nuk jam aspak i kėnaqur me atė qė kanė dhėnė nė fushė nė kėto gjashtė ndeshje, pasi prisnim akoma mė shumė. Mbrojtja duhet tė japė mė shumė, edhe mesfusha, sepse kanė probleme.
    - Qė do tė thotė?
    - Kjo do tė thotė qė nė merkaton e janarit njė pjesė e madhe e tyre do tė largohen nga ekipi, sepse nuk e kanė justifikuar besimin qė kishim tek ata. Nė vendin e tyre do tė vijnė futbollistė tė tjerė mė cilėsorė dhe pėr kėtė po punojmė nga ky moment.
    - Mund tė deklaroni emra?
    - Jo. Pėr momentin nuk mund tė them asgjė. Kemi menduar qė ēdo gjė tė bėhet publike nė kohėn e duhur, pėr tė mos ndikuar nė gjendjen e ekipit. Por pėrveē zhgėnjimit qė kam marrė nga disa futbollistė, ka edhe tė tjerė qė mė kanė surprizuar me formėn e tyre tė mirė, siē ėshtė qendėrmbrojtėsi Sulejmanoviē.
    - Po pėr sa i pėrket punės sė trajnerit?
    - Alimehmeti ka bėrė njė punė tė mirė deri nė kėto momente. Deklaroj qė do tė vazhgojė tė drejtojė ekipin deri nė pėrfundim tė kėtij edicioni futbollistik. Ndėrsa pėr edicionin tjetėr po mendojmė njė alternativė tjetėr.
    - Pra, do tė thotė qė nga ky moment keni gjetur trajnerin pėr edicionin tjetėr?
    - Mund tė them qė edicionin tjetėr Elbasani do tė ketė njė trajner tė ri. Qėllimi ėshtė qė trajneri i ri qė do tė marrė njė dorė frenat e ekipit ta njohė shumė mirė. Prandaj puna ka filluar qysh tani. Pėr emrin e tij nuk mund tė deklaroj asgjė.

    - Pėrpara keni ndeshjen me ekipin e Besės…?
    - Nuk ka justifikime, duhet tė fitojmė, sepse nuk kemi rrugė tjetėr. Pas humbjes me Dinamon, vetėm njė fitore do tė na qetėsonte plotėsisht. E kemi tė vėshtirė, por besoj Bylykbashi do tė na e lehtėsojė punėn me praninė e tij nė fushė.
    Alimehmeti analizon humbjen e fundit
    “Analiza qė zhvilluam ditėn e sotme (tė djeshme) kishte tė bėnte me gabimet qė bėmė nė ndeshjen me ekipin e Dinamos, nga ku duhet tė kishim dalė me njė pikė tė paktėn. Gjithsesi, ajo ėshtė njė histori e mbyllur tani, nga e cila nuk duhet ta kthejmė kokėn. Do tė mundohemi tė fitojmė me Besėn, pėr tė shlyer gabimet. Nė vazhdim, duke pėrfituar nga pushimi kalendarik, do tė punojmė mė shumė pėr tė rregulluam mangėsitė qė kemi, duke provuar edhe skema tė reja,” - ėshtė shprehur dje trajneri i Elbasanit, Krenar Alimehmeti.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  5. #5
    http://www.sportishqiptar.com.al/wp-...10/elbasan.jpg Kovaēi: Elbasani duhej tė kishte mė shumė pikė




    Sekretari i klubit verdheblu, Artin Kovaēi, thotė se Bylykbashi do ta rritė ndjeshėm lojėn
    Sekretari i ekipit tė Elbasanit, Artin Kovaēi, pas gjashtė ndeshjeve tė para nė kampionat, nė njė intervistė tė tijėn, shprehet se ėshtė i kėnaqur nga paraqitja e ekipit verdheblu dhe konfirmon stafin drejtues pa asnjė dyshim. Sipas tij, Alimehmeti ka nė pėrbėrje njė ekip me futbollistė cilėsorė, i mbetet atij qė tė ndėrtojnė skemat pėr tė arritur te suksesi, pasi ka dorė tė lirė nė punė. Pėr mė shumė, ja se ēfarė thotė sekretari i klubit verdheblu:
    - Kovaēi, nė 6 ndeshje, nga 18 pikė tė mundshme, keni arritur tė grumbulloni 8 tė tilla. A jeni i kėnaqur?
    - Nė gjashtė ndeshjet e para qė kemi zhvilluar kemi pasur njė kalendar tė vėshtirė, sepse jemi ndeshur me ekipe si Tirana, Skėnderbeu, Laēi nė transfertė, si dhe Dinamo. Pėrballė kėtyre kundėrshtarėve kemi zhvilluar lojėra tė mira, edhe pse jo nė tė gjitha rastet kemi marrė maksimumin dhe kjo jo pėr fajin tonė. Por kemi bėrė edhe gabime, si nė rastin e barazimit me Kastriotin, pėr tė cilin jemi vetė pėrgjegjės. Duhej tė kishim grumbulluar mė shumė pikė.
    - Ka pasur progres nė lojė?
    - Nga njėra ndeshje nė tjetrėn kemi rritje tė nivelit tė lojės. Nga barazimi me Tiranėn, nė fitoren me Skėnderbeun, ekipi ka pėsuar ndryshime tė dukshme nė lojėn e tij. Por puna jonė nuk pėrfundon kėtu, pasi ka edhe shumė pėr tė bėrė, nė mėnyrė qė tė shmangen gabimet si nė ndeshjen me Dinamon.
    - Ēfarė shkoi keq nė atė ndeshje?
    - Pėrballė Dinamos humbėm me dinjitet. Kundėrshtari nuk ėshtė njė ekip dosido, por kampionia aktuale dhe kryesuesja e kampionatit. Por nė mėnyrėn se si rrodhi ndeshja, ku Elbasani kaloi i pari nė avantazh, mendoj qė duhej tė kishim marrė tė paktėn njė pikė, sepse e meritonim plotėsisht. Dinamo, edhe pse e fitoi ndeshjen, nuk bėri diferencė nė fushė, pasi edhe golat qė shėnoi ishin dy raste sporadike, qė mund tė ishin shmangur.
    - Do tė ketė lėvizje tė pankinės, apo ndėshkime pėr futbollistė nėse nuk ecet sipas parashikimeve?
    - Pohoj me garanci tė plotė qė nuk do tė ndodhė njė gjė e tillė, sepse vazhdojmė tė besojmė tek idetė e trajnerit Alimehmeti. Aktualisht ai ka njė grup cilėsor futbollistėsh dhe dorė tė lirė nė punėn e tij. Ajo qė presim tė gjithė tani janė rezultatet pozitive. Kėtė gjė ia kemi komunikuar edhe gjatė analizės, pasi nuk na lejohen mė hapa falsė.
    - Nė ndeshjen me Besėn nė fushė do tė jetė Bylykbashi. A mund tė quhet tani i kompletuar Elbasani?
    - Sigurisht qė po, sepse Bylykbashi ka tė gjitha cilėsitė e njė lideri. Ai ėshtė futbollisti qė na duhet mė shumė se kurrė nė kėto momente. Shpresojmė qė pėrballė Besės prania e tijė nė fushė tė na e bėjė me tė lehtė arritjen e objektivit, qė ėshtė marrja e tri pikėve pa diskutim.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  6. #6
    http://www.sportishqiptar.com.al/wp-.../10/ervin1.jpg Llani: Elbasani s’duhet tė falė nė shtėpi




    Portieri Ervin Llani pohon se gabime si ato me Kastriotin brenda nuk duhen pėrsėritur mė
    Ekipi i Elbasanit vazhdon pėrgatitjet intensive pėr ndeshjen e radhės, qė do tė zhvillojė nė shtėpi me ekipin e Besės, tė vlefshme pėr javėn e shtatė tė kampionatit. Momentalisht, verdheblutė ndodhen nė vendin e shtatė, me tetė pikė tė grumbulluara. Sipas njėrit prej futbollistėve qė erdhi me shumė bujė kėtė edicion, Ervin Llani, performanca e ekipit ėshtė shumė e mirė. Ajo qė mund tė ishte bėrė mė shumė, sipas portierit tiranas, ėshtė qė ekipi tė kishte marrė pikėt e plota nė ndeshjet qė ka zhvilluar brenda nė shtėpi. Pėr mė shumė ja intervista qė jep Ervin Llani:
    Llani, ē’mund tė thoni pėr ecurinė e ekipit tė Elbasanit kėtė edicion?
    Mund tė them qė deri tani ka qenė njė edicion i papritur, sepse kemi marrė pikė aty ku nuk e mendonim njė gjė tė tillė mė pėrpara dhe kemi lėnė pikė shumė tė rėndėsishme me ekipe qė nuk na falet. Por futbolli prandaj ėshtė kaq i bukur, sepse ka rezultate surprizė.
    A mund tė na bėni njė krahasim me edicionin e kaluar, kur ishit pjesė e ekipit tė Laēit pėr sa i pėrket startit?
    Edicionin e kaluar, kur isha pjesė e Laēit, nuk e nisėm aspak mirė garėn. Por pasi kaluam disa javė, ekipi filoi tė dalė nė lojėn e tij. Dhe ashtu sikur e panė tė gjithė, ne arritėm nė Kupat e Europės. Kjo nuk ishte aspak e lehtė, por falė punės, sakrificės dhe vullnetit, e arritėm qėllimin qė kishim. Kėtė gjė fare mirė mund ta arrijmė edhe nė Elbasan kėtė edicion, sepse nuk na mungon asgjė, pėrveē pėrkushtimit mė tė madh qė duhet tė kemi tė gjithė. Nėse do tė zhvillojmė njė lojė tė mirė, atėherė do tė vijnė edhe rezultatet.
    Nė aspektin personal, a jeni i kėnaqur me paraqitjen qė keni bėrė?
    Asnjėherė njė futbollist nuk ėshtė i kėnaqur me veten e tij, sepse kėrkon akoma mė shumė. Por mendoj qė kam bėrė njė paraqitje tė mirė dhe i kam justifikuar duartrokitjet e spektatorėve dhe drejtuesve tė ekipit. Puna ime nuk pėrfundon kėtu, sepse kam menduar tė lė gjurmė nė Elbasan. Kėshtu qė do tė shihni paraqitje akoma mė tė mira nė vazhdim.
    Me ēfarė note do ta vlerėsonit repartin e mbrojtjes, sepse kohėt e fundit ėshtė mė i diskutuari?
    Personalisht, do ta vlerėsoja me njė notė maksimale, sepse ka bėrė njė progres tė dukshėm nga ndeshja e parė dhe deri tani. Kjo nuk do tė thotė qė nuk ka vend pėr pėrmirėsime, por pėrgjithėsisht jemi mirė. Tashmė i mbetet mesit tė fushės dhe sulmit pėr tė thėnė fjalėn e tyre.
    Me ekipin e Besės ju pret njė ndeshje e vėshtirė…?
    E vlerėsojmė me notat maksimale kundėrshtarin, sepse ka futbollistė shumė cilėsorė dhe njė trajner ambicioz. Besa vjen nė Elbasan pėr tė marrė pikė, por mendoj qė nuk do t’ia arrijė qėllimit, sepse nuk do ta lejojmė tė ndodhė njė gjė e tillė.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  7. #7
    http://www.sportishqiptar.com.al/wp-...im-sejdini.jpg Laze: Me Besėn, aty ku e lamė ndaj korēarėve




    Presidenti i Elbasanit, Arben Laze, vė theksin qė nė “Ruzhdi Bizhuta” duhet vetėm fitore
    Presidenti i ekipit tė Elbasanit, Arben Laze, ėshtė shumė optimist para ndeshjes me ekipin e Besės, qė do tė zhvillojė Elbasani nesėr nė stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”. Sipas Lazes, Elbasani i ka tė gjitha mundėsitė qė tė dalė trimfues pėrballė kavajasve, sepse luan pėrballė tifozerisė sė tij. Nė rast fitoreje, sipas burimeve pranė presidentit, do tė ketė edhe njė premio pėr futbollistėt. Kjo ėshtė ndeshja e katėrt pėr ekipin e Elbasanit nė “Ruzhdi Bizhuta” pėr kėtė edicion. Ja ēfarė thotė vetė presidenti Laze mė shumė pėr kėtė ndeshje:
    - Laze, si e konsideroni ndeshjen pėrballė ekipit tė Besės?
    - Kundėrshtari ka njė ekip tė fortė, pavarėsisht vendit qė ndodhet momentalisht nė renditje, sepse ky pozicion nuk e tregon forcėn reale, pasi Besa ka shumė futbollistė qė arrijnė tė bėjnė diferencėn nė fushė. Prandaj nuk duhet tė biem nė grackėn e pozicionit, duke e nėnvlerėsuar. Mendoj qė tė dy ekipet do tė dhurojnė njė futboll tė bukur pėr tė gjithė spektatorėt.
    - A mendoni qė edhe pėrballė Besės do tė vazhdoni serinė rezultateve pozitive nė shtėpi?
    - Ndeshja do tė nisė aty ku pėrfundoi ajo me Skėnderbeun. Jam i bindur qė, nėse do tė luajmė me shpirt nė fushė, tė njėjtėn gjė qė realizuam pėrballė ekipit tė Skėnderbeut, do tė fitojmė pa diskutim. Asgjė nuk ėshtė e pamundur pėr t’u realizuar, nėse kemi dėshirė. Me futbollistėt kam biseduar gjatė gjithė javės dhe prej tyre kam marrė premtimin pėr njė ndeshje tė madhe.

    - Do tė ketė premio pėr kėtė ndeshje?
    - Dua tė theksoj qė gjatė ndeshjeve tė kėtij edicioni presidenca ka qenė gjithmonė pranė me stimujt. Sigurisht, edhe pėr ndeshjen me Besėn do tė ketė njė premio nė rast fitoreje. Pėr kėtė ndeshje dua t’i bėj thirrje edhe tifozėrisė sonė tė mrekullueshme verdheblu, qė tė na mbėshtesė me praninė e saj nė shkallėt e stadiumit.
    - Kanė qenė tė mjaftueshme dy javė kohė pėr tė zgjidhur problemet qė janė shfaqur nė ekip nė ndeshjen e fundit?
    - Koha nė dispozicion ka qenė e mjaftueshme pėr tė pėrmirėsuar nivelin e lojės dhe korrigjuar gabimet e ndeshjes sė fundit. Eshtė punuar me tė gjitha repartet. Pėr kėtė ndeshje, i vetmi problem qė kemi ėshtė mungesa e dy mbrojtėsve titullarė. Por kam shumė besim qė dy futbollistėt qė do tė zėvendėsojnė tė pezulluarit, do ta pėrmbushin misionin me sukses.
    - Cili ėshtė objektivi i Elbasanit?
    - Aktualisht jemi nė mesin e tabelės sė klasifikimit, duke u renditur ndėr ekipet mė tė mira. Nga vendet e para na ndajnė vetėm pak pikė, qė do tė thotė se, nėse do t’i fitojmė tė gjitha ndeshjet qė kemi brenda dhe nė transferta tė mos dalim pa pikė, nuk do tė ishte surprizė qė mund ta pėrfundonin fazėn e parė nė njė nga vendet e para. Nė fillim tė edicionit kam projektuar njė ekip pėr zonėn europiane, kėshtu qė jam nė pritje tė rezultateve pozitive.
    Skema, nė varėsi tė Bylykbashit
    Dje ekipi i Elbasanit, i drejtuar nga trajneri Alimehmeti, ka zhvilluar ndeshjen e kontrollit pėrpara ndeshjes me ekipin e Besės. Nė dispozicion tė Alihmemetit janė tė gjithė futbollistėt, me pėrjashtim tė Ramazanit dhe Memetajt. Ndėrsa pjesa tjetėr janė tė gatshėm pėr tė qenė nė fushė. Dilema e vetėm pėr stafin drejtues ėshtė nėse do tė arrijė apo jo Dorian Bylykbashi tė jetė nė fushė, pasi prania ose mungesa e Dorit kushtėzon edhe skemat qė do tė aplikojė Alimehmeti kundėr Besės.
    Elbasani kujton 80-vjetorin e FSHF-sė
    Dje, nė ambientet e hotel “Univers” nė qytetin e Elbasanit ėshtė zhvilluar njė aktivitet me rastin e 80-vjetorit tė FSHF sė. Tė pranishėm nė kėtė aktivitet kanė qenė zv/sekretari i FSHF sė, Besnik Ēela. Ndėrsa nga qyteti i Elbasanit kanė marrė pjesė kryetari i bashkisė sė qytetit, Qazim Sejdini, presidenti i ekipit, Arben Laze, sekretari Artin Kovaēi, trajneri Krenar Alimehmeti bashkė me futbollistėt e ekipit, si edhe shumė figura tė shquara tė kėtij qyteti qė kanė shkruar historinė nė futboll.
    “Elbasani ėshtė ndėr antarėt e parė tė FSHF-sė. Marrėdhėniet e mira me kėtė institucion vazhdojnė edhe nė ditėt e sotme. Qyteti i Elbasanit ka nxjerrė shumė emra tė njohur nė futboll, qė kanė lėnė gjurmė jo vetėm nė rrafshin kombėtar, por edhe nė atė ndėrkombėtar. Shpresoj qė ta vazhdojmė kėtė traditė edhe nė vitet e ardhshme,” - ka thėnė Sejdini. Nė fund tė fjalės sė tij Sejdini u ka kėrkuar tė pranishmėve nė sallė tė mbajnė njė minutė heshtje pėr tė gjithė ata futbollistė qė janė ndarė nga jeta. Mė pas, tė pranishmit i ka pėrshėndetur zv/sekretari i FSHF sė, Ēela.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  8. #8
    http://www.sportishqiptar.com.al/wp-...dhe-jakupi.jpg Elbasani shpėton nė minutat e fundit nga humbja



    Ekipi i Besės ishte pranė fitores sė parė tė sezonit, por nė fund Sadiku ia mohon kėtė sukses
    Nga Elbasani, Dylber BALLA
    Elbasani - Besa 1-1
    Shėnues: Mihani 80′ (11-m), Sadiku 93′
    “Radiografia”
    7′- Dalipi jep i pari alarmin nė zonėn mike, duke goditur fuqishėm drejt portės, por pa rrezik pėr portierin Bakaj.
    8′- Sulejmanoviē tenton tė shėnojė me njė kros tė rrezikshėm, por Bakaj neutralizon gjithēka.
    13′- Dalipi ėshtė pėrsėri protagonist me njė gjuajtje fluturimthi nė portė, pas njė pasimi tė Idrizit nga e djathta.
    14′- Ngjela pėrfiton pėr njė moment nga gabimi i Sulejmanoviēit nė mbrojtje dhe del i vetėm pėrvballė Llanit, por nuk arrin tė godasė.
    20′- Ristevski kroson rrezikshėm nė zonė, qė vė nė vėshtirėsi portierin Bakaj.
    23′- Dhėmbi tenton me njė goditje dėnimi, por pa rezultat.
    26′- Rraboshta nė hyrje tė zonėn shmang dy mbrojtės kavajas, gjuan, por vetėm nė duart e portierit.
    37′- Idrizi lėshon njė “silurė”, por Bakaj ndėrhyn nė kohė, duke e devijuar topin nga kėndi.
    61′- Lazarevski kroson nė zonė, por Dos Santos me Haxhibuliēin nuk mbėrrijnė nė kohė pėr tė goditur.
    63′- Gjuan Dalipi, grushton Bakaj, kthehet topi pėrsėri, qė i jep mundėsinė Idrizit, qė tenton, por jashtė.
    64′- Hyshmeri dhuron momente tė bukura nga e majta pas njė kalimi tė Ferizoviēit, mė pas pa u menduar dy herė, gjuan nė portė, por Bakaj bėn mrekullinė, duke e devijuar nė kėndore.
    70′- Dos Santos futet nė zonė, i vetėm me Llanin, nuk shėnon.
    76′- Sadiku pėr Bakiun, nė njė kombinim nė zonė, qė nuk e lejon mbrojtja mike tė vazhdojė mė tej.
    80′- Dos Santos shmang dy mbrojtės kundėrshtarė dhe vrapon drejt portės sė mbrojtur nga Llani. Ky i fundit ndėrhyn, duke e ndalur nė mėnyrė tė parregullt dhe 11 metėrsh pėr ekipin e Besės. Mihani ekzekuton nė mėnyrė perfekte dhe 0 1 pėr Besėn.
    84′- Dos Santos rrėmben njė top nė mbrojtje, avancon drejt sulmit, tenton nė njė gjuajtje, qė ėshtė krejtėsisht pėr t’u harruar.
    93′- Idrizi nga kėndi harkon nė zonė, gjuan Dalipi, topi largohet nga mbrojtja mike nė mėnyrė tė gabuar, duke ia dhuruar Sadikut, qė nuk heziton dhe shėnon. Elbasani barazon nė 1 1.
    Komenti
    Ekipi i Elbasanit pėr pak ėshtė ndėshkuar. Ka qenė njė gol nė sekondat e fundit tė ndeshjes qė ka shpėtuar verdheblutė nga ndėshkimi nga Besa. Tė dy ekipet nė kėtė ndeshje vinin pas humbjeve, respektivisht me Dinamon dhe Vllazinė, dhe kėrkonin fitoren si alternativėn e vetme. Por nė fund, me njė lojė qė nuk u ngrit asnjėherė nė nivelin mesatar, nuk shkuan mė shumė se njė barazim. Besa kaloi e para nė avantazh me anė tė njė penalltie tė shndėrruar nė gol nga Mihani, ndėrsa Elbasani, pas njė kėmbėnguljeje tė madhe, arriti qė nė minutėn e tretė shtesė tė barazonte rezultatin me anė tė sulmuesit tė saj kryesor, Sadikut, me njė gjuajtje spektakolare nė zonė.
    Barazimi nė fund nuk ka kėnaqur asnjė nga tė dy ekipet, duke e ndėrlikuar situatėn. Ndeshja ėshtė luajtur gjatė gjithė kohės nėn reshjet e dendura tė shiut, qė e kanė vėshtirėsuar shumė terrenin, duke i penguar ekipet pėr tė dalė nė lojėn e tyre karakteristike. Elbasani luante pėrballė tifozerisė sė tij dhe e kėrkoi golin qė nė minutat e para me anė tė mesfushorit tė talentuar Endri Dalipi. Brenda njė harku kohor tė tri minutave elbasanasi tentoi dy herė portėn mike, por portieri Bakaj nuk lejon prekjen e rrjetės. Besa mundohet tė kundėrpėrgjigjet, duke rrezikuar me goditjet e lira, por pa rezultat. Kavajasit mbulojnė mjaft mirė me fanatizėm mezin e fushės, duke e bėrė tė vėshtirė depėrtimin e futbollistėve tė ekipit tė Elbasanit.
    Nga ana tjetėr, vendasit janė nė lartėsinė e duhur nė mbrojtje me Sulejmanoviēin, qė ėshtė njė lider nė zonė, duke neutralizuar shumė herė sulmet e kundėrshtarėve. Sulmuesi korēar Ngjela pėrfiton nga njė gabim i Radoviēit dhe del i vetėm me Llanin, por kėtė rast tė artė nuk e shfrytėzon maksimalisht, pasi vonon gjuajtjen. Nė minutat nė vazhdim loja zhvillohet nė mesfushė me dyluftime tė ashpra nga futbollistėt e tė dy ekipeve, por 45 minutat e para mbarojnė nė barazim pa gola. Pas pushimit, ekipi i Elbasanit del mė i karikuar, duke kėrkuar menjėherė golin e avantazhit dhe strategjia ishte e qartė, duke sulmuar nga krahėt me Idrizin dhe Hyshmerin.
    Nuk vonojnė dhe rastet e pastra pėr tė shėnuar me autorė Rraboshtėn dhe Sadikun, qė nuk finalizojnė saktėsisht. Tė dy trajnerėt nė mezin e pjesės sė dytė mendojnė tė freskojnė ekipet, duke bėrė disa zėvendėsime. Daiu largon Osmanin pėr sulmuesin Dos Santos, ndėrsa Alimehmeti largon Hyshmerin pėr Gavėn dhe Rraboshtėn pėr Bakiun. Nuk vonon shumė dhe rezultatet e ndryshimeve fillojnė tė ndihen. Dos Santos shpėrthen bukur disa herė nga e majta, duke rrezikuar portėn e mbrojtur nga Llani. Atėherė kur elbasanasit kujtonin se e kishin nėn kontroll tė plotė sulmuesin me ngjyrė tė Besės, ai shkėputet mjaft bukur, duke dalė i vetėm pėrballė Llanit.
    Ky i fundit ndėrhyn pėr tė larguar topin, por sipas gjyqtarit Peza, ka shkaktuar 11 metėrsh, qė shoqėrohet edhe mė njė karton tė verdhė pėr portierin. Ekzekutimin e 11 metėrshit e merr pėrsipėr Mihani, qė lehtėsisht pėrballė Llanit e dėrgon topin nė rrjetė. Pas golit tė pėsuar, Elbasani hidhet i gjithė nė sulm pėr tė barazuar rezultatin dhe e arrin. Sadiku gjuan nė mėnyrė spektakolare nė minutat e fundit, duke e dėrguar sferėn nė rrjetė.
    Deklarojnė…
    Krenar Alimehmeti, trajner i Elbasanit: “Pėr mėnyrėn se si rrodhi loja, mendoj qė duhet tė jemi tė kėnaqur me pikėn qė arritėm tė merrnim. Luajtėm mė mirė se kundėrshtari, krijuam epėrsi, rrezikuam, sidomos nė pjesėn e dytė. Nė njė terren shumė tė rėnduar, pas pėsimit tė golit, krijuam shumė hapėsira nė prapavijė, qė mund tė ishim goditur. Megjithatė, ekipi kėmbėnguli dhe e meritoi barazimin. Kuptohet, donim tri pikėt, por ky ėshtė futbolli.”

    Pėrparim Daiu, trajner i Besės: “Ishte njė ndeshje shumė e vėshtirė pėr shkak tė pozicionit qė kemi nė renditje. Jam i kėnaqur nga lojės qė zhvilloi ekipi, sepse gjithēka rezultoi ashtu sikur e kishim planifikuar pėr tė ndėshkuar Elbasanin nga hapėsirat. Kishim mundėsi tė dyfishonim, por kur nuk ke pikė, nuk ke edhe fat. Golin e pėsuan nga njė gabim qė patėm nė atė moment nė rreshtim. E rėndėsishme ėshtė qė ekipi ka filluar tė ndryshojė nė mėnyrėn e interpretimit tė lojės. Kam shumė rezerva pėr gjykimin e anėsorit.”

    Tė veēanta
    - Nė tribunėn VIP pėr kėtė ndeshje ishin tė pranishėm presidenti Laze bashkė me Bizhdilin, drejtues tė pushtetit vendor tė Elbasanit. Trajneri i ekipit tė Flamurtarit, Gugash Magani, bashkė me Gogunjėn, Julian Ahmatajn, Skerdi Bejzaden, si edhe shumė figura tė shquara tė futbollit elbsanas ndėr vite ishin aty.
    - Numri i tifozėve nė kėtė ndeshje, edhe pse u zhvillua nėn reshjet e shiut, ishte i konsiderueshėm.
    - Elbasani vazhdon tė mbetet i pathyeshėm nė “Ruzhdi Bizhuta”, por kėtė herė la dy pikė, ashtu si me Kastriotin.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  9. #9
    http://www.sportishqiptar.com.al/wp-.../07/llani2.gif Llani: Njė fitore nė derbi na ēliron



    Portieri i Elbasanit, Ervin Llani, kėrkon edhe ndihmėn e tifozėrisė ndaj Shkumbinit
    “Nuk po kalojmė momente shumė tė mira pas rezultateve qė kemi marrė javėt e fundit. Humbjen me ekipin e Teutės nuk e meritonim, sepse zhvilluam njė lojė shumė tė mirė nė pjesėn e parė. Nėse do tė kishim shėnuar me rastet e shumta qė krijuam, tani do tė flisnim ndryshe. Pas pėsimit tė dy golave tė menjėhershėm, humbėm edhe qetėsinė, por nė pjesėn e dytė guxuam sėrish, por fati nuk deshi qė tė barazonim.
    Nuk e di ēfarė tė themė mė shumė, por njė gjė ėshtė e sigurt, qė mė keq nuk ka ku tė shkojė, kėshtu qė shpresoj qė nė ndeshjen e ardhshme tė bėjmė kthesėn e madhe,” - shprehet portieri tiranas Ervin Llani pėr gjendjen qė po kalon aktualisht ekipi elbasanas pas rezultateve jo tė mira qė ka marrė javėt e fundit. Humbja me Teutėn nuk ishte parashikuar nga Elbasani, qė shkonte nė Durrės pėr tė bėrė surprizėn.
    Nė vazhdim kalendari rezervon njė tjetėr ndeshje shumė tė vėshtirė pėr elbasanasit, qė do tė presin nė shtėpi ekipin e Shkumbinit tė Peqinit, nė derbin e parė tė prefekturės pėr kėtė edicion futbollistik. Kjo ndeshje derbi e gjen Elbasanin nė njė moment jo tė mirė, pasi renditet nė vendin e parafundit, me gjashtė pikė tė grumbulluara.
    Nga vendi i fundit, qė momentalisht e mban ekipi i Bylisit, e ndajnė vetėm dy pikė. Gjendja psikologjike qė po kalojnė futbollistėt nuk ėshtė e mirė pas heqjes edhe tė tri pikėve nga FIFA, pėr shkak tė ēėshtjes “Periē”. Ndėrsa ekipi i Shkumbinit vjen me moralin lart pas rezultateve pozitive. Nė ndeshjen e fundit pėrballė ekipit tė Vllaznisė peqinasit sigluan njė fitore shumė tė rėndėsishme nė shtėpi.
    Por kur bėhet fjalė pėr njė ndeshje derbi, statistikat dhe komentet nuk nuk vlejnė shumė, sepse asgjė nuk mund tė parashikohet saktėsisht. Pėr Llanin, kjo ėshtė njė ndeshje “pėr jetė a vdekje”, sepse duke pasur parasysh pozicionin ku ndodhet ekipi nė klasifikim, pikėt janė mė tė nevojshme se kurrė. “Do tė bėjmė gjithēka pėr ta fituar ndeshjen pėrballė Shkumbinit, sepse pikėt janė jetike.
    Nuk ka justifikime nėse nuk fitojmė, prandaj duhet tė punojmė shumė gjatė gjithė javės, me njė qėllim tė vetėm, fitoren me ēdo kusht, si alternativėn e vetme. Pėr kėtė ndeshje kėrkojmė edhe mbėshtetjen e tifozėrisė, pasi kemi nevojė mė shumė se kurrė pėr ata pėr tė dalė nga kjo gjendje,” - pėrfundon portieri i Elbasanit, Ervin Llani.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  10. #10
    “Lala i Madh” ka pritur “Lalėn e Vogėl”, nė tė ashtuquajturin derbi i Prefekturės sė Elbasanit. Ka ndodhur qė “i vogli” ta mundė “tė madhin”, sepse futbolli ėshtė i tillė, nuk luhet aq me emėr, se sa me investime dhe pėrkushtimin e futbollistėve tė duhur nė klubin e duhur. Shkumbini ka mundur tė dalė me 3 pikė tė arta nga transferta e “Ruzhdi Bizhutės”, ndaj verdhebluve vendės, nė ndeshjen e sė dielės, qė ka startuar nė orėn 13.00. Ndėshkimi i Elbasanit, qė tashmė ėshtė pushtuar nga njė krizė e shumėanshme, pasi iu heqėn edhe 3 pikė nė renditje, nga gjyqi i fituar nė FIFA prej kroatit Darko Peric, lojtar verdheblu para dy sezonesh, i papaguar sipas kushteve kontraktuale, ka ardhur “in extremis”, pikėrisht nė minutėn e 89-tė, ku Gėrbovic ka vulosur fitoren 2-1 tė Shkumbinit. Peqinasit e kanė nisur mjaft mirė kėtė derbi, teksa kanė kaluar nė epėrsi qė nė minutėn e 12-tė tė lojės, me anė tė beratasit tė tyre Emiljano Veliaj. Njė goditje e fortė e Veliajt, specialitet i spikatur i tij, ka pėrfunduar nė rrjetėn e portierit verdheblu, Llani, i cili mban gjithashtu pėrgjegjėsi pėr kėtė gol, falė reagimit tė munguar, ose tė vonuar. Vetėm njė minutė mė pas, janė sėrish peqinasit, qė mund ta kishin fundosur nė pak kohė Elbasanin, teksa sulmuesi bardhekaltėr, Mustafaraj, i vetėm mė portėn e boshatusur tė vendasve, ka gabuar fatalisht. Duke mos arritur ta dyfishojė dot epėrsinė e tė tijve. Me kalimin e minutave, verdheblutė mundohen tė reagojnė, tė marrin nė dorė lojėn, por nuk kanė qartėsinė e duhur. Manovra e tyre sulmuese ėshtė njė “organizim i c’organizuar”, pa ide dhe mendim tė qartė taktik. Kėsisoji, Shkumbini, me prapavijėn e vet, s’e ka tė vėshtirė ta mbajė larg portės sė Kotorrit kundėrshtarin. Kjo ka ndodhur deri nė minutėn e 36-tė, kur njė kundėrsulm pa pretendime i vendėsve ka ndeshur nė njė ndėrhyrje tė gabuar tė mbrojtėsve peqinas, cka e ka detyruar gjyqtarin Ervis Peza tė akordojė penallti pėr Elbasanin. Qė merret pėrsipėr tė ekzekutohet nga Endri Dalipi, i cili tregohet i suksesshėm pėrballė portierit mik, Kotorri. Kėshtu, nė minutėn e 36-tė vjen edhe barazimi i rezultatit, i cili nuk ndryshon deri nė pėrfudnimin e pjesės sė parė tė ndeshjes. Madje vijon t’i shoqėrojė pėrpjekjet e sforcuara tė tė dyja skuadrave pėr ta fituar ndeshjen edhe nė pjesėn e dytė. Deri njė minutė para mbylljes sė kohės sė rregullt tė ndeshjes, kur boshnjaku Gėrbovic, i futur nė lojė nė pjesėn e dytė nga trajneri Agim Canaj, ka dėrguar “nė qiellin e shtatė” Shkumbinin, ndėrsa ka fundosur nė “ferr” verdheblutė. Ashtu si nė ndeshjen paraardhėse, ndaj Vllaznisė, edhe kėtė herė, Gėrbovic ka rezultuar “njeriu i artė” i skuadrės peqinase, sepse nė limitin e tė dyja ndeshjeve nė fjalė ka siguruar dy 3-pikėsha tė cmuar pėr Shkumbinin. Tė cilin e mban nė pozita kryesuese dhe me pretendime mjaft serioze nė kėtė kampionat. Fitorja nė njė transfertė, si ajo e Elbasanit, e dėshmon mė sė miri kėtė gjė. Nga ana tjetėr, Elbasani nuk i largohet dot fundit tė klasifikimit, duke shtuar mė tej konfuzionin e vet tė shumėanshėm.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  11. #11
    http://www.sportishqiptar.com.al/wp-...1/elbasan1.jpg Sadiku: Iki nė janar nėse s’ndryshojnė gjėrat



    Sulmuesi i Elbasanit, Armando Sadiku, pranon mungesėn e pagave prej dy muajsh nė ekipin verdheblu
    Ekipi i Elbasanit, pas ngjarjeve tė fundit, ėshtė pėrfshirė nė njė situatė shumė tė ndėrlikuar. Mungesa e pagave prej dy muajsh dhe e rezultateve pozitive ka prishur edhe harmoninė brenda ekipit. Dorėn e fundit gjithēkaje ia dha derbi me Shkumbinin, qė nuk po kalohet lehtėsisht nga disa.
    Njėri nga protagonistėt kryesorė ėshtė edhe golashėnuesi mė i mirė i ekipit, Armando Sadiku, qė deklaron se do tė jetė i pari qė do tė largohet, nėse deri nė merkaton e janarit nuk realizohet njė zgjidhje imediate. “Gjendja nuk ėshtė aspak e mirė, sepse rezultatet e fundit kanė ndikuar shumė nė anėn psikologjike tė ēdo futbollisti, pa harruar kėtu edhe qė prej dy muajsh nuk kemi marrė asnjė qindarkė,” - thotė ndėr tė tjera nė intervistėn e tij Sadiku.
    - Si ėshtė gjendja e Elbasanit nė kėto momente?
    - Nuk ėshtė e mirė pas rezultateve negative nė javėt e fundit, qė na kanė zbritur nė fundin e tabelės. Nė katėr ndeshjet e fundit kemi marrė vetėm njė pikė. Nė kėtė mėnyrė, po rrezikojmė edhe qėndrimin nė kategorinė superiore. Kjo gjė ka sjellė edhe njė gjendje tė rėnduar psikologjike.

    - Ditėt e fundit ėshtė folur shumė nė media edhe pėr ēėshtjen e pagave. Prej sa muajsh nuk jeni paguar?
    - Ēėshtja e pagave ėshtė e vėrtetė, pasi kemi dy muaj qė nuk kemi marrė asnjė qindarkė. Ky ėshtė njė faktor qė ndikon shumė edhe nė gjendjen psikologjike tė futbollistėve, sepse kjo ėshtė puna me tė cilėn sigurojmė jetesėn. Shpresojmė qė ēdo gjė tė zgjidhet sa mė shpejt, pėr tė qenė sa mė tė qetė nė ndeshjet e ardhshme.
    - Sa ka ndikuar ēėshtja e pagave nė impenjimin tuaj nė ndeshjen e fundit nė derbi?
    - Si profesionistė qė jemi, as nuk e kemi menduar kurrė qė impenjimi ynė nė fushė tė ishte i kushtėzuar nga marrja e pagave. Pėr atė ndeshje kemi luajtur tė gjithė me shpirt deri nė fund pėr tė marrė njė rezultat pozitiv. Por fati na ndėshkoi me njė gol nė minutėn e fundit. Mė pas kthimi i rezultatit ishte i pamundur.
    - Pas ndeshjes drejtuesit e ekipit u shprehėn pėr njė lėshim. Ēfarė komenti keni?
    - Personalisht do tė thoja qė kam dhėnė maksimumin nė atė ndeshje pėr ta fituar. Pėr sa u pėrket deklaratave tė tilla, janė organet pėrkatėse tė ekipit qė kanė kompetencat e plota pėr tė hetuar. Detyra ime ėshtė tė shėnoj kur jam nė fushė.

    - Ndeshja e radhės ėshtė pėrballė Vllaznisė nė transfertė…?
    - Do tė jetė njė ndeshje shumė e vėshtirė. Tė dy ekipet do tė kėrkojnė njė fitore pėr tė kapėrcyer kėtė gjendje tė vėshtirė. Ne do tė shkojmė nė Shkodėr me njė objektiv, qė ėshtė fitorja. Duhet tė harrojmė Shkumbinin dhe tė hedhim sytė nga e ardhmja, sepse jemi nė zonėn e ftohtė.
    - Nėse deri nė merkaton e janarit vazhdon kjo situatė, a vihet nė dyshim qėndrimi juaj nė Elbasan?
    - Ajo qė dua tė deklaroj ėshtė qė, nėse deri nė merkaton e janarit gjėrat nuk ndryshojnė, unė do tė largohen nga Elbasani. Mė vjen keq, por nuk mund tė qėndroj mė, nėse vazhdojmė tė notojmė nė ujėra tė turbullta. Ekipi nė kėtė gjendje qė ėshtė kėrkon njė zgjidhje imediate, sepse nė tė kundėrt, na pret njė fund i padėshiruar.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  12. #12
    http://www.sportishqiptar.com.al/wp-.../elbasani1.jpg Hyshmeri: Na duhet mė shumė se kurrė rezultati pozitiv nė Shkodėr



    Mesfushori i Elbasanit, Renato Hyshmeri, mendon se ekipi ėshtė i aftė tė fitojė nė Shkodėr
    Ditėn e diel, ekipi i Elbasanit do tė ndeshet me ekipin e Vllaznisė nė transfertė pėr javėn e dhjetė tė kampionatit. Nė kėtė ndeshje elbasanasit do tė kėrkojnė tė dalin me pikė, pasi gjendja e rėnduar nė tė cilėn ndodhen nė renditje do tė rėndohej mė shumė nė rast tė kundėrt. Ndėrsa ekipi vendas i Vllaznisė do tė kėrkojė me ēdo kusht fitoren, sepse ndeshja zhvillohet nė Shkodėr, pėrpara tifozėrisė sė saj.
    Pėr Renato Hyshmerin, kjo ėshtė njė ndeshje qė kėrkon njė angazhim special, pasi Vllaznia ėshtė njė ekip shumė i fortė nė shtėpi dhe ėshtė e vėshtirė t’i rrėmbesh pikė lehtėsisht. “Po mundohemi ta harrojmė atė qė ndodhi pėrballė Shkumbinit njė javė mė parė, sepse nuk e meritonim. Nė javėt e fundit nuk po arrijmė tė marrim shpėrblimin pėr lojėn e mirė qė kemi zhvilluar. Kjo gjė besoj qė do tė marrė fund nga ndeshja e radhės me Vllazninė nė Shkodėr.
    Kundėrshtari ka njė ekip cilėsor dhe ėshtė e vėshtirė ta mundėsh brenda nė shtėpi. Por ne do tė japim maksimumin nė fushė, pėr tė treguar se nuk e meritojmė vendin e fundit,” - shprehet Hyshmeri. Pėr tė pėrfunduar fazėn e parė tė kampionatit, duhen edhe dy javė. Pas ndeshjes nė transfertė me Vllazninė, Elbasani do tė presė Flamurtarin.
    Hyshmeri ėshtė shumė optimist qė kėto dy ndeshje do ta ngrenė Elbasanin nga vendi i fundit. “Jemi aksidentalisht nė vendin e fundit. Nė pėrfundim tė fazės sė parė kam shumė besim te grupi qė do tė kthehemi nė mesin e renditjes. Diferenca midis vendit tė fundit dhe ekipeve qė mbajnė mesin e renditjes ėshtė shumė e vogėl.
    Qė do tė thotė se me dy rezultate pozitive ndryshon gjithēka,” - shton mesfushori verdheblu. Ekipi i Elbasanit do tė ndeshet me ekipin e Vllaznisė brenda njė harku kohor shumė tė shkurtėr tri herė, pasi shorti pėr ndeshjet e kupės i ka vėnė pėrballė njėri-tjetrit. Por a do tė arrijė Elbasani tė triumfojė nė tė dy frontet? Ajo qė mund tė themi ėshtė qė do tė jenė tri ndeshje shumė tė bukura pėr t’u shijuar, sepse pėrballė do tė jenė dy nga ekipet mė me traditė nė futbollin shqiptar.
    Pastaj, pėr sa u pėrket rezultateve, ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktosh saktėsisht se ēfarė do tė ndodhė. “Ēdo ndeshje duhet ta marrim me qetėsi tė plotė. Pėrpara kupės duhet tė mendojmė njė herė pėr kampionatin pėr tė dalė nga zona e ftohtė ku ndodhemi, mė pas oreksi vjen duke ngrėnė. Nėse fitojmė kėtė javė, atėherė do tė jemi mė tė qetė psikologjikisht,” - pėrfundon mesfushori i Elbasanit, Renato Hyshmeri.
    Elbasani, qė sonte nė Shkodėr
    Ditėn e sotme, pas seancės stėrvitore paradite, ekipi i Elbasani do tė udhėtojė drejt Shkodrės. Akomodimi mėsohet se do tė bėhet nė njė nga hotelet e qytetit verior, pėr tė qenė tė gatshėm pėr ditėn e diel pėr ndeshjen. Pėr Elbasanin, nuk do tė ketė asnjė mungesė dhe tė gjithė futbollistėt do tė jenė nė dispozicion tė trajnerit Alimehmeti.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  13. #13
    Elbasani me probleme, tė pamundurėn ndaj Flamurtarit



    Njė ditė para ndeshjes pėrballė ekipit tė Flamurtarit, duket se problemet nuk kanė tė mbaruar pėr ekipin e Elbasanit. Pas rezultateve negative nė javėt e fundit, qė e kanė zbritur nė zonėn e ftohtė nė vendin e fundit tė renditjes, tashmė ėshtė dėnuar edhe ndimėstrajneri Oltion Osamni. Vendimi i komisionit tė disipilinės, i publikuar dje, dėnonte Osmanin pėr dy javė dhe 100 mijė lekė pėr sjellje jokorrekte ndaj zyrtarit tė ndeshjes. Nė ndeshjen me Flamurtarin, nė krah tė trajnerit tiranas Krenar Alimehmeti, do tė jetė trajneri i portierėve, Muharrem Dosti. Theksojmė qė Dosti ka qenė nė krye tė ekipit tė Elbasanit edicionin e kaluar nė fazėn e parė, pėr t’ia lėnė vendin mė pas Alimehmetit. Dyshja drejtuese Alimehmeti-Dosti do tė kėrkojė nga ndeshja me Flamurtarin me ēdo kusht njė rezultat pozitiv, pėr tė dalė nga fundi i renditjes.
    Bylykbashi, asnjė ndeshje nė fazėn I
    Kanė kaluar dhjetė javė nga starti i kampionatit, por Dorian Bylykbashi akoma nuk ka zbritur nė fushė pėr tė zhvilluar njė ndeshje me ekipin e Elbasanit. Problemet me dokumentacionin vazhdojnė tė mos jenė zgjidhur, duke e kthyer ēėshtjen nė njė “telenovelė”. Elbasanasit nė kėto momente tė vėshtira qė ndodhen pas rezultateve negative, kanė mė shumė se kurrė nevojė pėr njė lider si Bylykashi nė fushė. Por gjasat janė qė edhe pėr ndeshjen pėrballė ekipit tė Flamurtarit elbasanasi i talentuar nuk do tė jetė nė fushė. Lidhur me kėtė ēėshtje, futbollisti shprehet se problem pėr mosaktivizimin e tij vazhdon tė jetė problemi i dokumentacionit. “Dėshira ėshtė qė tė jem nė fushė pėr tė ndihmuar ekipin pėrballė Flamurtarit nė kėto momente jo shumė tė mira qė po kalon, por njė gjė tė tillė nuk mund tė realizoj pėr shkak tė mostėrheqjes sė dokumenteve nga ekipi ukrainas. Jam nė pritje prej disa javėsh tashmė. Shpresoj qė nė fazėn e dytė tė jem nė fushė,” -shprehet Dorian Bylykbashi.
    Verdheblutė, mė sulmues ndaj vlonjatėve
    Pėr ndeshjen me Flamurtarin, ekipi i Elbasanit pritet qė tė zbresė nė fushė me njė formacion sulmues, pėr tė kėrkuar golin nga minuta e parė, duke guxuar. Nė portė, si gjithmonė kėtė edicion, pritet qė tė jetė Ervin Llani, i cili kohėt e fundit nuk po kalon njė gjendje shumė tė mirė, duke mos arritur nė formėn e tij mė tė mirė, por besimi akoma nuk ėshtė humbur te tiranasi. Mbrojtja, qė ndeshjet e fundit ka ēaluar, duke mos krijuar shumė stabilitet, nuk pritet tė pėsojė ndryshime tė ndjeshme, duke iu besuar pėrsėri nė qendėr dyshes Sulejmanoviē-Ramazani. Ndėrsa nė krah Merxha me Memetajn. Dilemat ende tė pazgjidhura duket se paraqiten nė mesin e fushės, pasi mesfushori maqedonas Mensur Idrizi po kalon njė dėmtim tė lehtė. Nėse mesfushori do tė mungojė, pritet qė ta zėvendėsojė Dalipi nė krahun e djathtė, kurse nė tė majtin Renato Hyshmeri. Dyshja e mesit tė fushė mendohet qė do tė pėrbėhet nga Radoviē dhe Gava. Dhe nė fund reparti qė vazhdon tė ketė probleme pėr sa i pėrket finalizimit, ku sulmi do t’i besohet sėrish Sadikut dhe Rraboshtės. Nga kėta dy futbollistė pritet shumė nė kėtė ndeshje.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    sa keq me vjen per gjendjen e elbasanit
    JO SEKS PARA MARTESE

  15. #15
    Vitin qe vjen ka zera se do te ndertojn ekip per te dalur kampjon.Kuptohet nqs nuk bien nga kategoria superiore sivjet.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ai elbasani i para disa viteve zor te kthehet me
    JO SEKS PARA MARTESE

  17. #17
    Me shum gjasa ka per ty rikthyer.Jan ber goxha investime ne ekipet e moshave te Elbasanit.Eshte investuar gjithashtu ne ambjentet ku sterviten ekipet zinxhire bashk me ekipin e pare.Po ashtu stadjumi esht ber vertet modern dhe me projektore.Personalisht kam bindjen se vitin tjeter do te kemi nje ekip ku do te luftojme per tri vendet e para.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  18. #18
    Elbasani fiton, Laze nxjerr nė shitje aksionet e veta
    Elbasani fiton, Laze nxjerr nė shitje aksionet e veta



    Ka fituar me rezultatin 3-2 Elbasani, nė ndeshjen e radhės, e cila ngriti gjithashtu siparin e javės sė 13-tė tė superligės, duke marrė 3 pikė tė arta, pas disa ndeshjesh negative, dhe duke e lėnė vendin e fundit pėr Besėn. Mallakastriotėt kanė qenė “kurbani“ i verdhebluve, tė cilėt kanė rezistuar fort, me thėnė tė vėrtetėn, por janė dorėzuar nė kohėn shtesė, teksa Radovic ka vulosur fitoren 3-2 tė tė tijve. Fillimisht kanė kaluar tė parėt nė epėrsi miqtė, me anė tė Fjodor Xhafės, nė minutėn e 66-tė, mė pas, brenda pak minutash, ka barazuar Endri Dalipi, nė minutėn e 68-tė, pėr ta provuar fitoren momentale mallakastriotėt, qė me anė tė Shoshit kanė shėnuar golin e dytė tė tyre. Shoshi, qė e kishte njė karton tjetėr tė verdhė, duke gėzuar shėnimin e golit tė tij, ka hequr fanellėn dhe kjo i ka kushtuar atij kartonin e dytė tė verdhė dhe drejpėrdrejt tė kuqin, duke e lėnė skuadrėn me 10 lojtarė nė fushė. Menjėherė ka barazuar Elbasani, me anė tė Sadikut, nė minutėn e 73-tė, ndėrsa janė dashur minutat shtesė, qė verdheblutė tė dalin te fitorja. Ka qenė malazezi Radovic, i futur nė pjesėn e dytė si zėvendėsues, qė nė minutėn e dytė shtesė ka realizuar dhe ka ngritur peshė tifozėrinė vendėse, qė prej kohėsh nuk i gėzohej njė fitoereje tė skuadrės sė tij.
    Ndėrkohė, merret vesh se Arben Laze nuk do tė jetė mė president i Elbasanit, duke nisur nga e shtuna e datės 27 nėntor, pasi njeriu qė e riktheu skuadrėn verdheblu nė majėn e futbollit shqiptar, e shpalli atė kampion tė vendit nė sezonin 2005-2006, ka vendosur tė tėrhiqet nga posti qė ka mbajtur prej vitesh, duke i nxjerrė nė shitje aksionet e veta. Aksione tė cilat kanė qenė mazhorancė nė klubin e Elbasanit. Mesa duket, situata kritike nė klubin verdheblu, renditja nė vendin e fundit tė superligės, problemet e shumta financiare, dėnimi nga FIFA me heqjen e 3 pikėve dhe dėmshpėrblimin e kroatit Pero Peric me 12 mijė euro, pėr mosrespektimin e kontratės me kėtė futbollist, por edhe problematika tė tjera personale, e kanė detyruar Arben Lazen tė hapė krahun, duke ia dhėnė mundėsinė ndokujt tjetėr pėr ta marrė stafetėn. Sigurisht, duke blerė aksionet e Lazes nė klubin e Elbasanit. Njėfarė goditjeje psikologjike kjo pėr verdheblutė, tė cilėt kanė pėrjetuar dy anėt e medaljes nėn drejtimin e presidentit Laze, zenitin e tyre, deri nė shpalljen kampionė, por edhe fundin, sic ėshtė pozicionimi aktual nė superligė, por edhe zbritja njė kategori mė poshtė, nė sezonin 2009-2010.

    Problemet qė pati presidenti Laze me drejtėsinė, ku iu desh tė bėjė edhe disa vite burg, duket se krijuan hendekun e madh me skuadrėn, vecanėrisht nė aspektin financiar. Derisa numri njė i skuadrės verdheblu vendosi tė tėrhiqet, duke dhėnė njė shembull pėr t’u pėrshėndetur, nė fakt, sepse kolegė tė tij, edhe pse pėrjetojnė situata tė tilla prej vitesh, madje nė skuadra me emėr tė madh, si Partizani, nuk tunden. Dorėheqja e Lazes dhe nxjerrja nė shitje e aksioneve tė veta pėrbėn nė vetvete njėfarė shembulli qė duhet ndjekur edhe nga presidentė tė tjerė, sic ėshtė rasti i Albert Xhanit, qė nuk japin asnjė kacidhe pėr klubin, e degdisin atė nėpėr kategoritė inferiore, por nuk mbajnė asnjė pėrgjegjėsi, nuk hapin rrugė, duke i marrė peng ngjyrat dhe historinė e klubit respektiv.
    ELBASANI-BYLIS 3-2
    Shėnues: E.Dalipi 68’, Sadiku 73’, Radovic 90+2’ / F.Xhafa 66’, Shoshi 76’
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  19. #19
    Laze ndryshon mendje: S’largohem nga Elbasani



    Presidenti Arben Laze do tė shesė vetėm disa aksione, por do tė mbetet aksionari kryesor i klubit verdheblu
    Arben Laze, pas deklaratės sė ditės sė shtunė pėr largimin nga ekipi i Elbasanit dhe shitjes sė aksioneve, ka ndryshuar mendje. Gjatė ditės sė djeshme, Laze, nė jė prononcim, ėshtė shprehur se nuk do tė largohet nga Elbasani, por do tė shesė vetėm njė pjesė tė aksioneve. “Nga Elbasani nuk do tė largohem kurrė, pasi i kam kushtuar njė pjesė shumė tė rėndėsishme tė jetės dhe gjithmonė jam ndierė vetėm dhe pa mbėshtetje. Madje nuk e pėrjashtoj mundėsinė qė njė ditė president i ekipit Elbasanit tė jetė edhe trashėgimtari im.
    Kam deklaruar se do tė shes vetėm njė pjesė tė aksioneve qė gėzoj dhe jo tė gjitha,” - ėshtė shprehur Laze. Aktualisht Laze gėzon 49% tė aksioneve, ndėrsa pjesa tjetėr ėshtė e ndarė midis bashkisė me 33 % dhe aksionarit Ēėrraga me 18%. Pėr sa i pėrket pėrqindjes sė aksioneve qė Laze shprehet se do tė shesė, ai nuk bėn asgjė publike, duke mbajtuar gjithēka sekret deri nė pėrfundimin e marrėveshjeve.
    “Nuk kam dėshirė ta deklaroj pėrqindjen e aksioneve qė do tė shes deri nė pėrfundimin e marrėveshjes me tė interesuarit. Por mund tė them se ēmimi i tyre nuk do tė jetė i vogėl. Kėshtu qė ata qė tė afrohen, ta mendojnė mirė. Kam dėgjuar nė media qė janė lakuar disa emra, por nuk ėshtė aspak e vėrtetė qė ka pasur interesim nga ana e tyre. Momentalisht janė disa biznese tė tjera qė kanė shprehur interes, por asgjė konkrete,” - shton Laze.
    Pėr t’u kthyer pas, te ndeshja me Bylisin, nė triumfin qė Elbasani arriti pas shumė javės, Laze shprehet se nuk ka asnjė koment pėr fitoren, teksa deklaron shkurt: “Unė jam president i ekipit dhe si i tillė do tė vazhdoj tė kontrolloj ecurinė. Pėr ndeshjen me Bylisin nuk kam asnjė koment.”
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  20. #20
    Kriza e Elbasanit nuk po ka fund...Humbi dhe kesaj jave me Kastriotin me rezultatin 3-1 ne favor te krutaneve.Elbasani ndan vendin e fundit me 9 pike bashk me Besen qe ka nje ndeshje manget.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •