Mesfusha e Elbasanit ne "dore" te Bledar Lenes
Mesfushori ka rėnė parimisht dakord me presidentin Laze dhe trajneri File e llogarit si njė ndėr lojtarėt kyē tė formacionit
Nga Elton Karaj
Bledar Lena mund tė quhet pėrforcimi i parė i Elbasanit nė kėtė merkato vere,pasi Klevis Roshi tashmė ėshtė kthyer te Tomori, ku kishte edhe njė vit kontratė. Lena, i aktivizuar me Gramozin sezonet e fundit, shprehet pėr Sportin shqiptar se ka dėshirė tė qėndrojė tek Elbasani dhe se ėshtė pranė nėnshkrimit tė kontratės me presidentin Arben Laze. Ai pohon se dėshiron tė jetė pranė familjes, por nuk mohon faktin se ka edhe oferta tė tjera, ku mė konkrete ėshtė ajo e Luftėtarit. Trajneri i Elbasanit, Ilirian File, e ka aktivizuar nė disa ndeshje miqėsore Lenėn dhe ka mbetur i kėnaqur nga forma e tij, ndaj dhe qėndrimi i mesfushorit do tė ishte njė pėrforcim me vlera pėr verdheblutė. Parimisht dakord Kam ditė qė stėrvitem me Elbasanin dhe e kam shprehur hapur dėshirėn pėr tė qėndruar me kėtė ekip sezonin tjetėr. Kam rėnė parimisht dakord me presidentin Arben Laze, por ende nuk e kam firmosur kontratėn, qė do tė bėnte zyrtarisht pjesė tė Elbasanit. Ndėrkohė, kam edhe oferta tė tjera, ku mė i interesuar pėr mua ėshtė ekipi i Luftėtarit. Pavarėsisht kėsaj, do tė pres tė shoh ofertėn konkrete tė Elbasanit pėr tė vendosur mė pas pėr tė ardhmen time. Por, e ritheksoj, ka shumė mundėsi qė tė mbaj fanellėn e ekipit tė qytetit tim sezonin e ri, ka thėnė mes tė tjerash mesfushori elbasanas, i cili ka spikatur edhe si golashėnues me Gramozin. Familja Lena ka disa sezone qė luan nė qytete tė ndryshme dhe tani duket pak i lodhur me kėtė fakt, ndaj dhe kėrkon tė kthehet nė Elbasan. Gjatė sezoneve tė fundit kam luajtur me Naftėtarin dhe Gramozin, gjė qė mė ka penguar tė jem pranė familjes. Natyrisht qė duke luajtur me Elbasanin, do tė jem pranė familjes, ndaj dhe kjo ėshtė njė shtysė e fortė pėr tė qėndruar kėtu, ka shtuar Lena. Ekipi Trajneri File e ka aktivizuar titullar Lenėn nė miqėsoret e fundit, duke i besuar ēelėsat e mesfushės. Ai ėshtė i kėnaqur me formėn e mesfushorit, i cili, gjithmonė nėse qėndron, parashikon njė sezon pozitiv nė aspektin ekipor dhe atė personal.Forma e mirė vjen falė punės qė bėjmė nė stėrvitje. Jemi ende nė fazė pėrgatitore, ndaj dhe duhet punuar shumė pėr tė pasur sukses nė njė kampionat tė gjatė. Ndihem i kėnaqur pėr faktin qė po kaloj njė formė tė mirė sportive. Elbasanin e pret njė rrugė e gjatė dhe e vėshtirė, por ky ekip ka futbollistė tė mirė dhe tėrinj tė talentuar, tė cilėt do tė dinė ta kthejnė nė superligė. Besoj se do tė jemi njė ndėr ekipet mė tė mira tė kategorisė sė parė, pėrfundon Lena.
26 vjeē
ėshtė futbollisti elbasanas
2 fanella
ka veshur mė parė Lena, atė tė Naftėtarit dhe tė Gramozit, me kėtė tė fundit ka luajtur edhe nė superligė
0 pėrforcime
zyrtare deri tani pėr ekipin verdheblu
Krijoni Kontakt