Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 48
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Konfirmohet - meshkujt dhe femrat ndajnë vetëm 10 për qind të karakteristikave

    Gjinia më e butë është më e ndjeshme dhe më e ngrohtë, derisa meshkujt janë më dominues dhe më stabilë emocionalisht, dhe për shkak të këtyre dallimeve zgjedhin edhe karriera të ndryshme, vërteton studimi britanik.
    Femrat janë nga Venera, ndërsa meshkujt nga Marsi, është thënie e vjetër e cila qartë përshkruan se sa jemi të ndryshëm në të vërtetë. Mashkulli dhe femra mesatare kanë vetëm 10 për qind të karakteristikave të përbashkëta të personalitetit, zbulon studimi i Universitetit Manchester në 15.000 persona.

    Gjinia më e butë është më e ndjeshme dhe më e ngrohtë, derisa meshkujt janë më dominues dhe më stabil emocionalisht. Dallimet në mes gjinive janë aq të mëdha sa që ndikojnë në zgjedhjen e vendit të punës, vërteton hulumtimi.
    ‘Edhe pse e kemi ditur që ekzistojnë dallimet, ato janë në fakt shumë më të mëdha se sa kemi menduar. Ndoshta tingëllon si stereotip, por një numër i madh i femrave punon në profesionet në të cilat tregojnë anën e tyre të ndjeshme siç janë infermieret dhe mësueset’, pohon një nga autorët e studimit, psikologu dr. Paul Irwing.

    Njerëzit e zgjedhin punën që i bën të ndihen të lumtur dhe në të cilën janë të mirë, ndërsa kjo vetëm vërteton se sa të mëdha janë dallimet në mes gjinive. Dallimet janë edhe më të dukshme për shkak të niveleve të ndryshme të hormoneve në trup, shton ai.

    Karakteristikat femërore
    * Ndjeshmëria
    * Ngrohtësia
    * Mirëkuptimi
    * Tensioni
    * Mbështetja vetëm në vete
    * Gjallëria
    * Preokupimi

    Karakteristikat mashkullore
    * Dominimi
    * Stabiliteti emocional
    * Racionaliteti
    * Maturia
    * Të hapur për ndryshime
    * Guximi social
    * Ruajnë privatësinë
    * Perfeksionizmi

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Si të bisedohet me tinejxherin për seksin?



    Është shumë me rëndësi që fëmijës t’i bëni me dije se ju jeni personi i parë të cilit mundet dhe duhet t’i drejtohet, nëse ka pyetje që kanë të bëjnë me seksin.
    Gjithnjë e më herët fëmijët i fillojnë marrëdhëniet intime, madje edhe në vitet e hershme të tinejxherit, andaj do të ishte mirë që me ta sa më parë dhe sa më hapur të bisedoni. Sado që do t’ju jetë ndoshta e pakëndshme, juve ju përket që sa më mirë ta përgatisni fëmijën tuaj për këtë pjesë të rëndësishme të jetës.

    1. Shumica e prindërve tmerrohen nga biseda me fëmijët për këtë temë, të shumtën e rasteve as që mund ta imagjinojnë e as ta përballojnë që fëmija i tyre ka pasur marrëdhënie seksuale. Biseda e hapur do t’u ndihmojë fëmijëve që të marrin informata të drejta, të cilat do ta eliminojnë hutinë lidhur me ndjenjat dhe shtytjet që tashmë i kanë. Me hapjen rreth kësaj teme dhe me biseda të kohëpaskohshme, do t’u ndihmoni që të bëhen persona të pjekur dhe të përgjegjshëm seksualisht.

    2. Fillojani bisedës. Bisedoni për serialet filmike, lajmet në gazeta apo TV, për shtatzënësinë në moshën e tinejxherit, për masturbimin dhe qasuni edhe atyre temave vërtet të vështira, si p.sh. keqtrajtimi seksual. Në këtë mënyrë do t’i ndihmoni fëmijës tuaj që me kohë të ndihet mjaft i relaksuar dhe që sinqerisht të bisedojë me ju për seksin.

    3. Çka dinë ata? Me siguri do t’ju befasojnë që në moshën më të re fëmijët tashmë dinë shumë për seksin, diçka nga TV-ja e diçka nga miqtë. Pyetjet më të shpeshta që i mundojnë të rinjtë janë të lidhura me kontracepsionin. Për vajzat nuk është gjithmonë krejtësisht e qartë se e kanë të drejtën të thonë jo, ndërkaq edhe djemtë edhe vajzat shpesh nuk e dallojnë dashurinë nga seksi.

    4. Puberteti mund të jetë kohë e frikshme dhe e hutueshme për fëmijët tuaj. Trupi fillon t’u ndryshojë, duken më të rritur, qimet fillojnë t’u rriten, hormonet gjithnjë e më me vrull... Te vajzat paraqiten menstruacionet dhe u rritet gjoksi, ndërkaq te djelmoshat paraqiten ëndrra “të lagura”, dhe e gjithë kjo mund të bëhet stresuese për ta. Mirëpo, puberteti nuk ndodh brenda një nate. Bisedoni me fëmijët dhe shpjegojani se çfarë ndryshimesh i presin.

    5. Thoni se, pos respektimit të mendimit dhe të ndjenjave të të tjerëve, është po ashtu me rëndësi të respektojnë veten dhe trupin e vet. Thoni se askush nuk ka të drejtën t’i prekë pa lejen e tyre.

    6. Shpjegojani qëndrimet tuaja. Me rëndësi është që me ta të bisedoni për qëndrimet vetjake morale apo religjioze. Ato ata patjetër duhet t’i respektojnë, ose së paku të kuptojnë mendimin tuaj dhe do të dinë të respektojnë.

    7. Çarë duhet bërë me ndjenjat seksuale? Ndjenja e eksitimit seksual është pjesë e rritjes dhe është me rëndësi që t’u tregoni se çdo gjë është normale. Ndoshta biri juaj do të ketë ndjenjën e pakëndshme për shkak të ereksionit, apo vajza juaj do të ndihet pakëndshëm për ndjenjat të cilat i ndodhin asaj. Lejojani privatësinë e cila u është e nevojshme.

    8. Ju duket situatë të pakëndshme? Mos e shtyni bisedën për këtë temë për shkak se do të ndiheni pakëndshëm. Ju jeni prind dhe fëmijës tuaj patjetër duhet t’i ndihmoni në këtë pjesë të jetës së tyre.

    9. Kontaktet e para seksuale. Ekzistojnë shumë mënyra në të cilat tinejxheri juaj mund të jetë intim dhe të shkojë deri në fund me marrëdhënien seksuale. Puthjet e para të tyre dhe prekjet e para janë me rëndësi për zhvillimin seksual, andaj shpjegojani se si mund t’i shfaqin emocionet dhe të eksperimentojnë edhe pa bërë seks.

    10. Po dashuria? Mbështetja më e mirë për marrëdhënie seksuale është dashuria, natyrisht atëherë kur do të jenë të gatshëm për të. Shpjegojani se si ajo marrëdhënie e parë tërë jetën do t’u mbetet kujtimi më i mirë.

    11. Është në rregull të thuhet jo. Është shumë me rëndësi që t’u tregoni se ajo që shokët e tyre lavdërohen se e kanë bërë “atë”, nuk do të thotë se edhe ata patjetër duhet të shkojnë gjurmëve të tyre. Thoni se është në rregull të thonë jo. Rikujtojani se detyrimi për marrëdhënie intime është i kundërligjshëm.

    12. Kanë dashnorin e parë/dashnoren? Haptazi dhe pa gjykime bisedoni për atë lidhje. Çfarë ndiejnë për atë person? A janë vetëm miq apo më shumë se miq? A kanë qenë intimë deri tash dhe sa larg kanë shkuar. Njihuni me atë djalosh apo vajzë, ftojini në darkë... Dëshmoni fëmijës tuaj se po ju pëlqen personi në të cilin janë dashuruar.

    13. Ndërprerjet e para të dhembshme. Pas dashurisë së parë vjen edhe ndarja e parë, e cila mund të bëhet shumë e dhimbshme për fëmijën tuaj, por gjithashtu edhe shumë e rëndësishme për marrëdhëniet e ardhshme. Bisedoni për ndjenjat e tyre dhe shpjegojani se nganjëherë lidhjet nuk përfundojnë ashtu siç do të dëshironim. Ofroni mbështetjen tuaj, mos i sulmoni.

    14. Po mbrojtja? Që nga fillimi theksojeni rëndësinë e mbrojtjes. Shpjegojani çdo gjë rreth sëmundjeve ngjitëse, pasojat e tyre dhe si të mbrohen nga to. Kjo është gjithashtu e rëndësishme qoftë kur është fjala për vajzat apo për djelmoshat.

    15. Çfarë të bëhet nëse ndodh shtatzënësia? Qëndroni i qetë dhe bëhuni mbështetje për vajzën tuaj, apo për djalin tuaj dhe për vajzën e tij. Jepuni këshillat tuaja, por lërini që vetë të vendosin çfarë dëshirojnë të bëjnë më tutje.

    16. Shumica e tinejxherëve kanë problem me hapjen para prindërve dhe me bisedat për gjërat intime. Mirëpo, në të shumtën e rasteve bëhet problem vetëm nëse biseda fillohet tepër vonë. Nëse me ta filloni të bisedoni haptas që nga fëmijëria, do të mund të bisedoni edhe për seksin. Në rastin e tillë mos i detyroni apo mos i sulmoni, sepse nuk do të arrini asgjë. Më mirë është që t’u siguroni libra edukativ, broshura... Ndoshta do ta kenë më të lehtë të bisedonin me dikë që është ekspert për këtë gjë.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #23
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Me Tinejxherat e diteve te sotme ske cfare te bisedosh hic per seksin sepse i dine te gjitha.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Pse nuk mund të merren vesh meshkujt dhe femrat

    Madje, edhe ndërmjet dy vetëve, të cilët e duan njëri-tjetrin, mjafton vetëm një fjali për të shkaktuar mosmarrëveshjen. Porse, kur t’i dimë kurthet, dimë si t’i evitojmë.
    ‘Nëse mendon se unë nuk mund ta bëj vetë këtë gjë, merr ndreqe vetë’ - dëgjoi kur ia tha nga ana tjetër e telefonit. Ç’thotë kjo gjë? Në të vërtetë asgjë të parëndomtë: burri dhe gruaja nuk u morën vesh. Ajo deshi t’i ndihmonte në mënyrë të njerëzishme, kurse ai e ka marrë atë punë me zemërngushtësi dhe si ligësi. Gjë klasike. Një sërë hulumtimesh kanë dëshmuar se meshkujt dhe femrat në forma të ndryshme i artikulojnë emocionet e veta dhe në mënyrë të ndryshme bëjnë zgjidhjen e problemeve.

    Ekzistojnë tri teori kryesore:

    1. Meshkujt nuk e thonë atë që mendojnë, kurse femrat nuk mendojnë çka thonë. Këtë mendim e mbështet psikologu amerikan John Gray, autor i bestselerit popullarizues Meshkujt janë nga Marsi, femrat nga Venera.

    2. Shkencëtarët gjermanë Allan dhe Barbara Pease (Pse meshkujt s’dinë të dëgjojnë kurse femrat nuk dinë të parkojnë) konsiderojnë se arsyeja pse s’ka pajtim në komunikimin reciprok, ekziston në faktin se edhe struktura e trurit të femrës dhe të mashkullit ndryshon. Kështu ana e majtë e trurit të meshkujve (duke përfshirë edhe qendrën e komandimit të të folurit) është më pak e palidhur me anën e djathtë, e cila ka rëndësi shumë të madhe për intuitën.
    Rezultati: burrat për këtë shkak në bisedë në radhë të parë këmbejnë informacione, kurse femrat emocione.

    3. Psikologu gjerman, dr. Karl Geck, mendon se burrat kryesisht kujdesen për të mirën e familjes dhe biseda e tyre para së gjithash zhvillohet në kuptimin praktik. Femrat, përkundrazi, më shumë i kushtojnë kujdes kontakteve ndërnjerëzore.
    Del ky rezultat i zhvillimit të këtillë: ajo i zgjedh problemet me anë të komunikimit, kurse ai me anë të veprave. Nuk është kurrfarë çudie pse femra mesatarisht gjatë ditës i flet 23.000 fjalë, kurse burri vetëm 12.000.

    Si të evitohen mosmarrëveshjet?
    Çfarëdo që të jetë mosmarrëveshja në shkallë të komunikimit ndërmjet mashkullit dhe femrës, po tregojmë disa mënyra si t’i evitoni ato.

    1 Të dhënët e shenjës
    Situata: Ajo thotë: “Ka tash sa kohë që s’kemi dalë të hamë jashtë. Në kënd të rrugës është një restorant simpatik italian…”. E merrni vesh qartë se çka po mendon, apo jo? Por, ai nuk kupton! Mënyra më e mirë: Ta thuash hapur mendimin, jo vetëm të bësh me dije. Burrat nuk i kuptojnë aludimet apo kuptimet që gjenden ndërmjet radhëve. Kështu ndodh edhe me formulimet e padefinuara, siç janë: “Është dashur ta provojmë sërish…”. Sukses do të arrijnë vetëm deklarimet e qarta: “Kam uri. Dua të ha. Na rezervo një tryezë në restorant.”

    2 Respekt i madh
    Situata: Ai është i tretur me mend dhe vepron i dërrmuar. Ajo e pyet të dijë ç’hall ka, tenton të bisedojë, kur ai s’i tregon, nxjerr përfundimin vetë: “Shpesh po të them të mos punosh aq shumë!”
    Mënyra më e mirë: Femrat kanë prirje të kenë kujdes më shumë. Mu për shkak se kanë mësuar të lexojnë ndërmjet radhëve, po në të njëjtën mënyrë tentojnë të bisedojnë me partnerin e vet. Lëreni shikimin e tij të vrazhdë dhe mos ia vini mendjen injorimit të tij për të biseduar me ju, kur ta shihni se nuk ka dëshirë të bisedojë. Në vend të kësaj pyeteni se si qëndron puna. Mosgatishmëria e tij për të biseduar me ju shpesh s’ka të bëjë fare me ju. Po nëse keni dëshirë të mësoni më shumë gjëra për këtë, ushtroni pyetje konkrete.

    3 Hallet e mëdha
    Situata: Mu në kohën kur ai shikon futboll, ajo dëshiron të dijë nga ai se a bën ta bëjë natën shoqja e saj tek ata. Mërmëritjen e tij ajo e kupton si miratim. Menjëherë pas kësaj ai duket i hidhëruar, sepse ajo kinse nuk e ka pyetur për asgjë. Mënyra më e mirë: Femrat në të njëjtën kohë mund të kryejnë disa punë, kurse meshkujt s’mund ta bëjnë këtë gjë. Për këtë shkak prisni të pushojë pak dhe pyeteni sërish: “Kuptova se pajtohesh që ajo të vijë të bujë te ne. A është e vërtetë kjo?”

    4 Shpresa e gabueshme
    Situata: Ajo vjen nga puna e mbushur hidhërim ndaj koleges që ia ka kurdisur kurthin dhe ka dëshirë që për këtë gjë të bisedojë me dikë në shtëpi. Ajo ia përshkruan detajisht situatën, kurse ai i ndërhyn, duke i thënë se çka duhet të bëjë me përpikëri, në vend që ta dëgjojë ç’thotë.
    Mënyra më e mirë: Meshkujt mendojnë praktikisht, pa marrë parasysh se është fjala për farë bisede apo për farë tregtie. Shumë burra nuk kuptojnë se femrat me anë të bisedës tentojnë t’ia lehtësojnë punën vetes dhe kanë dëshirë t’i dëgjojë njeriu. Burrat në situatë të këtillë reagojnë në mënyrë instinktive dhe konsiderojnë se janë kompetentë të japin menjëherë këshilla precize dhe konkrete se në ç’mënyrë ta zgjedhësh problemin. Për këtë shkak duhet t’ua thuash troç: “Nuk dua këshilla. Ndihmën më të mirë do të ma bësh nëse vetëm më dëgjon!”

    5 Kundërshtimi
    Situata: Janë ftuar të vijnë në darkë dhe ai me atë rast ka vënë kravatën, të cilën ajo nuk e ka në qejf. E pyet atë me ironi se a e ka atë kravatë detaj të çmuar të veshjes. Ai nuk reagon dhe ajo hidhërohet: “Të kam thënë një milion herë se ky kombinim nuk ka harmoni!”
    Mënyra më e mirë: Burrat në raste të këtilla të reagimit, heshtin. Nëse ekziston diçka që nuk e duan, ai është kundërshtimi. Tentoni që në vend të kundërshtimit, dëshirat tuaja t’i fusni në paketëzën e “përbashkët”: “Kam dëshirë që sonte të jemi çift simpatik. Për këtë shkak, të lutem, vishe këmishën e kaltër me këtë kravatë”.

    Për çka bisedojnë më së shumti?

    AJO
    1. Problemet personale, frikësimet, bukurinë
    2. Djemtë në përgjithësi, për marrëdhëniet reciproke, për seksualitetin
    3. Miqtë e përbashkët
    4. Familjen, fëmijët, afarizmin shtëpiak
    5. Kulturën, punët e shtëpisë, politikën

    AI
    1. Puna/karriera, punët e shtëpisë, politika
    2. Sporti
    3. Femrat
    4. Veturat
    5. Seksualiteti, emocionet, brengat personale

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Çfarë tipi jeni

    Dallohen disa tipa të xhelozisë dhe secilin prej tyre e drejton stili i veçantë i sjelljes dhe reaksionit.
    Xhelozi e bindshme:
    Është ai person që përpiqet t'ia shprehë partnerit të vet me fjalë tej mase se sjellja e saj i shkakton vuajtje dhe kështu e detyron të bëjë sjellje të vrazhda ndaj të gjithëve ose ndaj ndonjë konkurrenti të veçantë. Me këtë mënyrë të të sjellit inspirohet në situatë të xhelozisë romantike.

    Xhelozi në ikje:
    Është i prirë për reaksione efektive, p.sh., ndarja e papritur nga partneri, shpesh me grimasa e shamatë, pas ndonjë episodi që do ta ketë lemerisur. Një variant ca më i zbutur është ikja nga banesa e përbashkët për të menduar pak, ose dalja me dikë tjetër që të shprehet pavarësia personale.

    Xhelozi që kërcënon:
    Ky tip menjëherë i tregon manitë e veta negative. Ai kërkon me dhunë (si p.sh. nuk do të shpie në vallëzim). Në thelb, agresiviteti verbal është i drejtuar drejt objektit dashuror, por mund të ketë për objekt edhe rivalin, e vërtetin ose të trilluarin. Rivali është shpesh gjë e kureshtjes së pakufi dhe shkaku i tij ai shpesh krijon pyetje të natyrës si: "E për çka ai është më i mirë se unë?

    Xhelozi që sulmon:
    Ky tip është më tiranizuesi dhe për fat më i rralli. Bëhet fjalë për tipin, kufirin e të cilit kalohet tejet kërcënimit verbal, shprehet përmes skenash të potershme, ulërimash, thyerjeve të gjerave, shuplakave të përcjella dhe me lëndime.
    Në këtë rast shkalla e tërbimit nuk është tregues i peshës së kundërvajtjes. Ky tip i xhelozuesit është më afër fushës patologjike sesa ndjenjave normale. Në të tilla raste edhe gjurma më e vogël e dyshimit mund të nxisë një mori të reaksioneve të pafrenueshme.

    Ata që nuk ndjenjë xhelozi:
    Ai ose ajo që nuk e njohin xhelozinë shpesh arrijnë të tërbojnë partnerët më shumë se xhelozuesit më të vrazhdë. Nëse është e vërtetë që xhelozia është për gjykim edhe mungesa e xhelozisë në dashuri është e denjë për përbuzje. Për atë që është i dashuruar, e keqja më e madhe që mund të ndodhë është indiferenca.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Shpërthimet e temperamentit, të dobishme

    Shumica prej nesh janë edukuar ashtu që të mendojmë se si shpërthimet e çfarëdo natyre janë tërësisht të papranueshme. Nga ana tjetër, kjo është e shkëlqyeshme për shëndetin tuaj.

    Në njërën anë kjo është e saktë, sepse personi që shpesh humb kontrollin, nuk është më i dëshiruari në shoqëri. Nga ana tjetër, kjo është e shkëlqyeshme për shëndetin tuaj.

    Shpërthimet e temperamentit në një kohë të shkurtër do t'ju lirojë nga stresi, zemërimi dhe ngrysja. Një hulumtim madje ka treguar që shpërthimet reduktojnë rrezikun nga krijimi i sulmit në zemër.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Leximi pa përsëritje krijon parafytyrim të rremë

    Shumë hulumtime kanë treguar që shumë më lehtë dhe më gjatë i mbajmë mend ato që i flasim apo theksojmë.

    Kur vetëm e lexojmë ndonjë tekst do ta mbajmë mend, por do ta riprodhojmë më vështirë dhe do ta mbajmë mend apo kujtojmë më shkurt. Prandaj, në procesin e të mësuarit përsëritja me zë ka rol të rëndësishëm, sepse leximi pa përsëritje krijon parafytyrim të rremë për atë sesa kemi mbajtur mend.

    Një nga ‘rregullat e arta’ të mësimit është që materiali apo lënda të lidhet në mënyrë logjike, respektivisht që të mos mësohet përmendsh. Materiali i përvetësuar kështu qëndron më gjatë në kujtesë dhe mund të lidhet logjikisht me atë që do të mësohet në të ardhmen, ndërsa mësimet e mësuara përmendsh nuk kanë kuptim, përveç reproduktimit në orën e ardhshme.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Lumturia ekziston dhe është e matshme



    Studimet tregojnë se 90% e francezëve, 50% e anglezëve, dhe 42% e amerikanëve, deklarojnë se janë të lumtur për jetën që bëjnë. Përveç këtyre statistikave mund të thuhet se edhe shkenca e pohon që lumturia ekziston.

    Studimet më të fundit shkencore kanë vërtetuar hipotezën se emocionet pozitive përkthehen në një rritje të aktivitetit neutral në lobin prefrontal të majtë, (pjesa përkatëse e kores së trurit nën anën e majtë të ballit), gjë kjo lehtësisht e matshme përmes instrumenteve përkatëse.

    Lumturia, ose të paktën ideja e lumturisë, është e domosdoshme për të jetuar. Kur jetohet një moment i bukur, ritmi kardiak zvogëlohet, kimia e trupit dhe sistemi imunitar përmirësohen. Kush është i lumtur ka më shumë imunitet ndaj sëmundjeve.

    Lumturia pra është një impuls jetësor, që na bën mirë e na motivon për të bërë përpara.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Paranoja e pasqyrës



    Një femër sheh pamjen e saj në pasqyrë apo objekte të tjera reflektuese mesatarisht tetë herë në ditë, të paktën sipas përfundimit të një studimi të realizuar nga Universiteti i Mançesterit, në Britaninë e Madhe.

    Në mungesë të pasqyrës, një telefon celular dhe syzet e një personi të afërt janë dy prej objekteve më të zakonshme në të cilën gratë shikojnë veten e tyre. Objekte të tjera popullore që zëvendësojnë pasqyrën e shtëpisë janë xhamat e dyqaneve apo pasqyrat e makinave në rrugë.

    Nga anketimi, rezultoi se për shumicën e femrave, aparenca është diçka që mbetet në mënyrë të përditshme në fokus, ndërsa flokët dhe tualeti janë dy gjërat kryesore në vëmendje.
    Për 39% të të anketuarave, mënyra se si duken lidhet drejtëpërsëdrejti me vetbesimin dhe humorin gjatë ditës, ndërsa 10% pranuan se janë aq të fiksuara me pasqyrën, sa që shikojnë vetem të paktën një herë gjatë një ore.

    Studimi, i cili u fokusua në anketimin e 2 mijë vajzave dhe grave të moshave të ndryshm në Britani, zbuloi edhe se një në dhjetë vajza adoleshente kryen tualet të paktën tre herë në ditë.

    Bota sot
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Çka duhet të dini për fuqinë e mendimeve pozitive?

    Nuk ka person i cili ndonjëherë nuk mendon që asgjë nuk po i shkon për dore. Njerëzit, fatkeqësisht, janë të prirë gjithmonë të potencojnë atë negativen. Nëse për shembull, vazhdimisht theksoni se nuk keni fat dhe asgjë nuk shkon si doni, pavetëdije e ftoni energjinë negative. Dhe nëse vazhdimisht përsërisni se nuk jeni interesant, që njerëzit nuk ju duan, filloni edhe vetë të besoni në të!

    Ndonjëherë edhe rrethi na nxit që të mendojmë se jemi të pavlerë, të mërzitshëm, të marrë… Natyrisht, vështirë është të keni kontroll ndaj mendimeve të të tjerëve, por kjo nuk duhet t’ju prek juve.

    Është e rëndësishme të besoni në veten. Me pak ushtrime mund të mësoni si të zotëroni teknikën e fuqisë së mendimeve pozitive.

    Fjalinë negative e cila ju mundon shkruani në letër, dhe pastaj fshijeni atë dhe shkruani një mendim pozitiv. Lirojeni veten dhe shkruani sa doni mendime të këtilla, do t’ju ndihmojë, edhe ashtu këtë nuk do ta shohë askush.

    Ushtroni dallimin e momenteve negative dhe mësoni që të merrni kontrollin ndaj tyre në vend që ata t’ju kontrollojnë juve. Fjalët si “nuk mundem”, “nuk dua”, “nuk dëshiroj” zëvendësoni me versione pozitive “mundem”, “dua”, “dëshiroj”. Mos e humbisni kohën tuaj të çmuar në mendime dhe ndjenja negative!

    Mendimet tuaja ndikojnë në secilën qelizë të trupit tuaj dhe për këtë kanë ndikim në shëndetin e tërësishëm. Mendimet pozitive janë mendime të shëndetshme. Kur të mendoni për të kaluarën, mundohuni të mos mendoni për mossukseset të cilat ju kanë ndodhur (edhe pse i ndodhin secilës qenie të planetit), por kujtoni atë në të cilën patët sukses (nuk ka rëndësi a janë këto imtësi, dhe mund të mos kenë rëndësi të madhe për dikë, e rëndësishmja është që bëhet fjalë për sukses).

    Dhe për fund: kur ju duket se para jush është diçka e vështirë, ndoshta edhe e paarritshme, gjithqysh pyesni veten çka duhet të bëni që kjo të ketë sukses.

    Përgjigja nuk duhet të jetë në një fjali, as në një veprim dhe nuk duhet direkt të dërgojë në sukses, mund të shkojë edhe rreth e përqark, e rëndësishme është të gjeni një rrugë deri te suksesi. Kur e dini që kjo rrugë ekziston, qoftë edhe e vështirë dhe e gjatë, më lehtë është të jeni pozitiv sesa të mendoni që është e pamundur ajo që dëshironi.

    Zëri
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Ndihmë, jam xheloze në miken

    Uf, po ballafaqoheni vazhdimisht me ndjenjën e xhelozisë? Asgjë për t’u çuditur, xhelozinë gjithkush e ndjen, prandaj nuk është sekret që, për shembull, dikur miket më të mira, Kim Kardashian dhe Paris Hilton, nuk e durojnë njëra-tjetrën, dhe as ylli i filmit “Twilight” Nikki Reed (Rosalie Hale) nuk mund ta shohë afër vetes Kristen Stewart. Arsyeja, gjithsesi që është ndjenja e zilisë dhe e xhelozisë.

    Mendoni për këtë gjë

    Pra, nëse ndjenja e xhelozisë ndaj mikes të mundon, më së miri është të mendoni për këtë: A jeni përndryshe person xheloz, shpesh jeni xheloze në të tjerët, për shembull në motrën tuaj, vajzën e popullarizuar në shkollë të cilën mezi e njeh, yjet etj..

    Nëse jeni, koha është që të ndryshoni pasi që kjo ndjenjë negative nuk ju ndihmon aspak dhe ju largon nga shumë gjëra. Po, nëse përndryshe nuk jeni person xheloz, xhelozia është paraqitur vetëm ndaj mikes, nuk është keq të mendoni pse është kështu.

    Përndryshe, ndoshta ajo mikja juaj nuk i plotëson nevojat tuaja, ndoshta nuk të ofron mbështetje të vazhdueshme, në fakt nuk jep nga vetja aq sa jepni ju, pra që ju bëni më shumë për shoqërinë.

    Por nëse pajtoheni mirë me të, mendoni për motivet e xhelozisë, pasi që është pikëlluese të shkatërroni miqësinë vetëm për këtë! Prandaj analizoni mirë për çka ia keni zili atij personi, përkatësisht çka është ajo që ajo e ka dhe ti nuk e ke (dhe do të dëshironit ta keni).

    Kujtoni diçka të bukur që keni

    Kur të ndjeni xhelozinë, në vend që të mendoni për atë që nuk e keni, kujtoni diçka të bukur që keni. Madje edhe ajo që jeni mikja më e mirë e vajzës më të popullarizuar në shkollë gjithsesi që e ka anën e saj të mirë, sigurisht për këtë jeni në zë të mirë, dhe pa ato thashetheme ndaj të cilave ajo është vazhdimisht e ekspozuar.

    Përveç kësaj, duke marrë parasysh që jeni pjesë e shoqërisë së saj, vazhdimisht do të jesh në ndejat e çmendura dhe në të gjitha ngjarjet e rëndësishme ku mund të njoftosh shumë njerëz të rinj dhe interesant.

    Natyrisht, gjithmonë mund të punosh në veten që të dukeni sa më mirë, të hani më shëndetshëm dhe të merreni me ushtrime trupore, dhe miken tuaj, në vend që të jeni xheloze në të, luteni që t’ju ndihmojë në këtë. Dhe diçka: ndoshta ti dukesh edhe më mirë se mikja, por këtë nuk e kupton, pasi që veten e shikon me sy shumë kritik!

    Luftoni kundër xhelozisë

    Një është e sigurt, kundër xhelozisë duhet të luftoni pasi që është negative dhe e shkatërron miqësinë. Nëse jeni xheloze në miken, nuk do t’i kuptoni seriozisht problemet e saja dhe nevojat dhe kjo me kohë do ta vërejë dhe ndjejë këtë, kështu që do të mbylleni në rrethin e pakënaqësisë, dhe në fund do të mbeteni vetëm.

    Përveç kësaj, përpiquni të punoni në stilin tuaj dhe mendoni imazhin personal, pasi që gjithsesi që keni diçka të bukur që mund ta vini në pah. Nëse jeni tip kreativ, mundohu dhe merrni rroba të vjetra nga nëna apo motra, dhe qepni, bëni diçka për veten dhe të veçantë. Mendoni që kjo nuk do të ndihmojë që të bëheni person interesant për njerëzit?

    Vështroje miken si bisedon me njerëzit tjerë dhe mëso diçka nga ajo, pasi që fytyra e qeshur dhe natyra gazmore hapin të gjitha dyert. Sikur që e kemi përsëritur shumë herë, e tëra fshihet në vetëbesim dhe në qëndrimin pozitiv në të cilin mund të punojë secili prej nesh, ndërsa gjëja më e mirë në këtë është se nuk do të harxhoni asnjë para, kështu që pse mos ta provoni.

    Mos u ngarko dhe mos u merr me mendimet që duhet të jeni e preferuara dhe e veçuara dhe sapo të ndalesh të merresh me këtë, gjithsesi që shumë shpejt do të shihni rezultate pozitive dhe do të jesh e lumtur me miken tuaj!

    Zëri
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Çka do t’i thoshe mikes kur ju nervozon?

    Uf, me miken tuaj të ngushtë dëgjoheni dhe shiheni disa herë gjatë ditës, por ndonjëherë ndodh që t’ju nervozojë jashtë mase. Atëherë do t’i thoshit gjithçka, por e dini që kjo nuk është shumë gjë me mend dhe e mirë. Në vitet e adoleshencës miket janë pjesë e rëndësishme e jetës, por ndonjëherë mikja më e mirë di t’ju hedhë pra nga takti. Çka keni në mendje atëherë?

    - Kur të kopjon vazhdimisht: “Nuk është gjëja që rrobat nuk të rrinë mirë, por fakti është që nuk të rrinë aq mirë sa mua, kopje e pasuksesshme!”

    - Kur flirton me të dashurin tuaj: “Kështu, që ai të mendonte të jetë me ty do të ishte! Pra, nuk i interesoni atij. Ndërsa më mirë është ta dish sa kemi qeshur pastaj me këtë flirt dhe veprim tuajin”.

    - Kur së tepërmi mundohet rreth pamjes: “Shtresa për grimin duhet të jetë e pavërejtur, dhe jo ‘të bërtasë’: ‘kjo nuancë është disa herë më e errët sesa lëkura ime’”.

    - Kur mundohet të arrijë të pamundurën: “Shiko, ai ka të dashur! Hiq dorë një herë e mirë”.

    - Kur të turpërohet: “Ti je super femër dhe më pëlqen të shoqërohem me ty, por edhe nëse njëherë vallëzon në qendër të pistës pa askënd dhe turpërohesh para të gjithëve do t’ju lagi me ujë!”

    - Kur të “harron” se ka shoqëri të re: “Eh, të kujtohet kur ishim në atë ndejën dhe t’i përpiqeshe ta imitosh Beyonce-n? Hm, paramendo: e kam atë video në telefonin tim celular!”

    - Kur është e fiksuar me kafshën e re shtëpiake: “Qeni juaj është shumë i mirë, por nuk jam e kënaqur dhe nuk më pëlqen dhe çdo herë më kërcen në krah dhe më lëpinë!”

    - Kur vazhdimisht insiston që të shkosh te ajo: “Uf, nuk e di si ta them këtë, që mos të tingëllojë rreptë, por prindërit tuaj janë vërtetë të çuditshëm”.

    - Kur huazon para nga ti: “Po nuk jam unë as sponsori, banka e as prindi juaj!”

    - Kur pret komplimente: “Më vjen keq, mos u hidhëro, por stili i ri i flokëve nuk të rri aq mirë. E di që e do Rihanna-n, por vetëm asaj mund t’i rri mirë ky stil”.

    - Kur përpiqet t’u pëlqejë të gjithëve: “Hajde, tani duhet të lëshohemi në tokë dhe të jemi pak real”.

    - Kur vazhdimisht jep mendime “të mençura”: “Çudi që ende nuk të kanë ftuar të ligjërosh në Harvard”.

    - Kur pret të gjitha ti t’i paguash: “Opa, kjo është një bluzë e re që ka arritur!? Dhe kurrë nuk ke para as për kafe!? Po kështu nuk bën”.

    - Kur vazhdimisht dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes: “Ti do ta turpëroje edhe Lady Gaga-n”.

    - Kur vazhdimisht ankohet dhe të ngacmon me fjalët: “Hm, ti vazhdimisht je në PMS”.

    Zëri
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Stresi e zvogëlon aftësinë punuese

    Problemet dhe informacionet e shumta negative sipas shkencëtarëve ndikojnë seriozisht në sëmundjet mendore. Stresi afatgjatë po ashtu negativisht ndikon edhe në aftësinë punuese. Varfëria dhe ardhmëria jo e sigurt shkaktojnë pasiguri dhe brenga, të cilat më pas ndikojnë në zvogëlimin e vullnetit për punë duke shkaktuar rënien e përqendrimit dhe produktivitetin në punë. E kur këto ndjenja negative zgjasin, vjen deri tek dëmtimi i shëndetit mendor dhe atij fizik. Ekspertët theksojnë se është një shifër e lartë e atyre që shërohen prej depresionit, por ajo që është edhe më brengosëse është fakti se është një numër jashtëzakonisht i madh i atyre që vuajnë nga depresioni, por që nuk kërkojnë ndihmën e mjekut. Depresioni në masë të madhe zvogëlon aftësinë punuese, si dhe merr vite për ta shëruar. Hulumtimet e fundit tregojnë se kujdesi është një parakusht për të pasur një përqendrim të niveluar gjatë orarit të punës, por mjekët paralajmërojnë se të gjithë njerëzit duhet jetuar një jetë të shëndoshtë në mënyrë që stresi të jetë në sasi sa më të vogël të mundshme.

    Kosova sot
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Frika nga dështimi të çon drejt e në rrugën e padashur



    Të qenurit pesimist në arritjen e suksesit, mendohet të jetë një arsye e fortë që çon drejt dështimit. Një përqindje e konsiderueshme e shumë rasteve rezultojnë të kenë provuar një eksperiencë të tillë.

    Bëni një jetë të mirë personale. Mos bashkoni asnjëherë jetën profesionale me atë personale, pasi kjo e fundit nuk duhet ngarkuar në asnjë mënyrë. Në momentin që filloni t’i kombinoni të dyja atëherë do të humbisni interes. Dhe humbja e motivimit është një tjetër arsye e fortë që do të ndikonte negativisht në performancën tuaj të suksesit.

    Shprehja “kur vini në punë lërini problemet në shtëpi” është më se e vërtetë. Pavarësisht se çfarë mund të jetë duke ndodhur në jetën tuaj, përpiquni të ruani Interes dhe motivim për punën.

    Një tjetër faktor është dhe ambicia dhe për më tepër të treguarit e pasionit në bërjen e gjërave. “Bëj diçka që e dëshiron me gjithë zemër”. Kjo është një nga shprehjet e thëna nëse nuk do donit të dështonit. Përveçse mund të evitoni momentet e një eksperience jo fort të bukur do të mund të realizoni dhe karrierën që keni dashur.

    Duke vendosur në një peshore avantazhet dhe disavantazhet e punës suaj, me pak forcë pasioni, duke mënjanuar stresin e përditshëm do t'ia arrini qëllimit tuaj. Jo vetëm kaq, por duke ditur arsyet që ju çojnë drejt dështimit, do filloni të shihni ndryshe.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Përmirësoni kujtesën, ndryshoni shprehitë e jetës



    Shfaqja gjithnjë më e shpeshtë e çrregullimeve degjenerative, siç është dementia, në të vërtetë vepron në mënyrë tmerruese. Mënyra më e lehtë për mbajtjen e mendjes së shëndetshme, ndërsa kujtesës në nivel të lartë është stili i shëndetshëm i jetës. Menaxhimi me stresin, ushtrimet e rregullta, gjumi i mjaftueshëm, ushqimi i shëndetshëm me materiet e nevojshme ushqyese do të jenë të mjaftueshme që në mënyrë të konsiderueshme të reduktoni rrezikun nga mungesa e sëmundjeve degjenerative. Një hulumtim ka treguar që madje edhe personat më të vjetër, respektivisht personat e moshës së tretë, mund të përmirësojnë kujtesën e vet dhe atë me ndryshimin e shprehive jetësore.Pa dyshim, një nga arsyet më të shpeshta të harresës është stresi.

    Çuditërisht, por e vërtetë, sasia e vogël e stresit mund të përmirësojnë funksionet kognitve dhe kujtesën. Trupi në stres reagon me lirimin e hormonit dhe kimikateve të cilat sigurojnë përgjigje për një kohë shumë të shkurtër. Për mbajtjen e këtij reaksioni sekretohen hormonet glukokortikoide, siç është kortizoli. Niveli i ngritur lehtë i hormoneve glukokortikoide ndihmojnë te krijimi i kujtimeve të reja.

    Stresi i madh dhe afatgjatë mund të jetë efekt negativ në kujtesë dhe koncentrik. Hulumtimet kanë treguar që mund të ketë efekte të dëmshme në hipokampus, pjesën e trurit i cili luan rol të rëndësishëm ne krijimin e kujtimeve në fakte dhe ndodhi. Efektet negative të stresit në hipokampus mund të dobësojnë kujtesën afatgjate dhe shkaktojnë qasje më të vështirë në kujtimet tashmë të formuara.

    Fatmirësisht, niveli i lartë i hormonit të stresit në periudhë të shkurtër nuk sakaton dëmtimin e përhershëm të trurit. Megjithatë, është dukuri e shpeshtë që personi nuk mund të kujtohet asgjë kur është nën stres. Stresi pengon aftësinë tuaj për të kushtuar vëmendje. Kur është i pranishëm niveli i lartë i stresit i cili zgjat për një kohë të gjatë, mund të monopolizojë vëmendjen tuaj deri te ajo masë që nuk mund të fokusoheni në asgjë tjetër. Bëheni të fiksuar ose të hutuar.

    Mënyra më e mirë për ta përmirësuar dhe mbrojtur kujtesën tuaj janë strategjitë për kontrollimin e stresit. Ata janë të ndryshme dhe nuk veprojnë njëjtë për çdokënd. Krijoni në listë me gjërat që ju stresojnë dhe pastaj provoni të vërtetoni nëse mundeni të paktën një ta eliminoni nga jeta juaj. Kërkoni ndihmë nga më të afërmit sepse me siguri ata mund të ndihmojnë që të përballeni më mirë me stresin.

    Organizoheni sepse në atë mënyrë do të ndalni së menduari për atë se kur keni nevojë për ndonjë gjë, ndërsa kjo mund të shkaktojë nivel shumë të madh të stresit. Gjeni kohë për veten që të mund të relaksoheni dhe të ndalni së menduari për të gjithë situatat stresuese.

    Shkruani gjërat që duheni t’i mbani mend sepse më mirë që sa më shumë nga ata të figurojnë në letër, që stresi të jetë më i vogël. Gjeni hobi i cili ju gëzon në të vërtetë dhe redukton nivelin e hormoneve të dëmshme të stresit.


    Ushtrimet e trupit dhe kujtesa

    Ushtrimet ju ndihmojnë të përmirësoni fjalë për fjalë çdo fushë të shëndetit. Hulumtimet kanë treguar që ushtrimet ndihmojnë te përmirësimi i kujtesës. Do ta largoni ndjenjën e kutisë, çka do të thotë që do të jeni më të aftë për të kushtuar vëmendje në gjërat që duheni dhe dëshironi t’i mbani mend.
    Aktivitetet aerobe, siç janë vrapimi, notimi, vozitja me biçikletë ose patina do të ndihmojë te mbajtja e kujtesës afatshkurtër, së përgjithshme dhe verbale. Kjo lloj e kujtesës është veçanërisht e rëndësishme kur dëshironi t’i kujtoni emrat, udhëzimet, numrat e telefonit dhe ngjashëm. “Cingulate gyrus” është pjesë e hipokampusit, e cila është përgjegjës për kujtesën, por edhe për dobësimin e kujtesës. Ushtrimet nxisin ndërtimin e qelizave të reja në atë zonë. Kujtesa gradualisht fillon të dobësohet në ditëlindjen e tridhjetë. Aktiviteti fizik, kryesisht aerob, mund të ndihmojë te parandalimi ose të paktën shtyrja e zvogëlimit të kujtesës e cili shfaqet në mënyrë natyrale te çdo person.

    Me ushtrime aerobe zemrën do ta mbani të fortë, ndërsa enët e gjakut të shëndetshme dhe fleksibile, çka i ndihmon trurit për të marrë sasinë e nevojshme të oksigjenit dhe materiet ushqyese. Kjo është e rëndësishme sepse derisa qelizat e trurit përbëjnë vetëm 2 për qind të peshës trupore, ata përdorin madje 25 për qind të gjithë sheqernave dhe oksigjenit të trupi i absorbon.

    Ekspertët ende nuk kanë përcaktuar se cili lloj i ushtrimeve dhe në cilën sasi është më i dobishëm për kujtesë dhe funksionet trurore. Por, e rëndësishme është të përmendet që funksioni i trurit përmirësohet vetëm pas 15 minutash ecje të shpejtë.


    Fjetja dhe kujtesa

    Hulumtimet në kohët e fundit kanë treguar që gjumi është i domosdoshëm për funksionimin e mirë të trurit. Mungesa e gjumit dëmton aftësitë e koncentrimit dhe kujtesën gjatë tërë ditës. Rol të rëndësishëm po ashtu luan faza e gjumit. Një hulumtim ka treguar që personat të cilët nuk fitojnë mjaft fazë REM të gjumit kanë probleme me kujtesën.

    Më gjumë të gjitha memoriet ruhen. Hipokampusi luan rol të rëndësishëm te ruajtja e të gjithë informatave. Gjumi lehtëson dhe përmirëson aftësinë njerëzore për t’i kujtuar të gjithë informatat, siç janë faktet dhe ndodhitë. Gjithsesi, hulumtimet shtesë janë të nevojshme për tu përcaktuar lidhja e saktë e gjumit dhe kujtesës.

    Por shkencëtarët pajtohen që gjumi kualitativ është i domosdoshëm për funksionimin e trurit. Sasia e nevojshme e gjumit dallon nga personi në person, por kryesisht është prej shtatë deri nëntë orë çdo natë. Nëse keni probleme me gjumë, ka disa hapa që do tu ndihmojnë:
    -Shkoni në shtrat përafërsisht çdo ditë në të njëjtën kohë.
    -Dhoma juaj e gjumit le të jetë e qetë
    - Ndiqni rutinën e njëjtë çdo natë para gjumit
    -Dhomën e gjumit përdoreni vetëm për gjumë ose marrëdhënie seksuale
    -Para gjumit vizualizoni imazhe të këndshme që ju relaksojnë.


    Ushqimi dhe kujtesa

    Ushqimi kualitativ ndikon në shëndetin e përgjithshëm, por edhe në shëndetin e trurit. Fatkeqësisht, nuk ka ushqim i cili kujtesën tuaj do ta bëjë më të mirë në të njëjtën moment, por ushqimi i balancuar i cili është pjesë e stilit të jetës, me siguri herët apo vonë do të tregojë rezultate.

    Ushqimi më i mirë për trurin tuaj në parim është ushqimi i cili është i mirë për të gjithë pjesën tjetër tuaj të trupit. Ushqimin e shëndetshëm e përbëjnë drithërat e papërpunuara, pemët dhe perimet e freskëta, sasitë e moderuara të proteinave, kaloritë e mjaftueshme, acidet yndyrore mono-të-pangopura dhe poli-të-pangopura.

    Disa hulumtime kanë treguar që ushqimi i pasur me vaj ulliri, i cili përbëhet kryesisht nga acidet yndyrore mono-të-pangopura, mund të ndihmojë në parandalimin e humbjes së kujtesës. Acidet yndyrore mono-të-pangopura duhen të përfshihen në ushqim për të mbrojtur zemrën dhe enë e gjakut.
    Përveç kësaj, acidet yndyrore poli-të-pangopura që janë të pasura me acidet yndyrore omega 3 janë të shkëlqyeshme për shëndetin tuaj, duke përfshirë edhe shëndetin e trurit. Hulumtimet kanë treguar që reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë i gjakut dhe sulmi në tru.

    Truri ka nevojë edhe për një sasi të caktuar vitaminash dhe mineralesh. Konsumimi i nivelit më të vogël optimal të vitaminave të caktuara mund të prishë kualitetin e kujtesës. Për këtë arsye është e rëndësishme të konsumohen pemë dhe perime të ndryshme. Ekspertët pohojnë qe për funksionimin normal të trurit është i rëndësishëm konsumimi i vitaminave B, C dhe E. Përveç vitaminave, i rëndësishëm është edhe konsumi i mineraleve, veçanërisht i magnezit.

    BOTA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Femrat inteligjente dhe të thjeshta janë më tërheqëse për meshkujt

    Shumica e femrave mendojnë se meshkujve u pëlqejnë nëse kanë vendosur shumë grim, nëse flokët i kanë mirë të rregulluar dhe janë veshur mirë. Shkaku i stereotipave, pjesëtaret e gjinisë së bukur shpesh janë nën presion se gjithmonë duhet të jenë apo të duken të përsosura. Edhe pse ndoshta tingëllon paksa e çuditshme, meshkujt te femrat shpeshherë nuk e vërejnë grimin apo të brendshmet, për të cilat ka shpenzuar një pasuri të tërë. Pjesëtarët e gjinisë së fortë pëlqejnë gjërat e thjeshta dhe ato natyrale. Keni menduar se e tërheq vetëm dukja fizike? Nëse provoni ta pushtoni me komente, buzëqeshje, do ta kuptoni se ky është çelësi i suksesit. Inteligjenca, vetëbesimi, pjekuria emocionale, do t'ua bëjë meshkujve me dije se nuk munden pa ju, jo diçka tjetër. Nëse jeni veshur më thjeshtë, ai me ju ndihet më rehat, e nëse vini e grymosur, rroba të shtrenjta, do ta frikësoni.

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Çfarë është lumturia



    Besoj bini dakord që një përgjigje e menjëhershme e gjithëpërfshirëse për këtë pyetje nuk do të ishte e lehtë. Kjo pasi çdokush i aftë për të gjykuar, ka një mënyrë të vetën peshimi e interpretimi të lumturisë, që ndikohet si nga niveli i mprehtësisë së mendimit, sikurse edhe nga përvojat jetësore.

    Jorida Rustemi
    Magjistër në Psikologji Klinike dhe Këshillim


    Personalisht, në formë të thjeshtuar, lumturinë do ta konceptoja si një formë guximi për ta lënë vetën të lirë për të jetuar e përjetuar. Tashmë besoj e keni të pranuar idenë se mënyra si gjykojmë ka ndikim në sjelljet tona. Një gjë është e sigurt: ata që priren të jenë të lumtur, e përballojnë jetën në mënyrë më të vendosur e pozitive. Zgjidhja është te ju ...
    Autorët e psikologjisë pozitive, ata që studiojnë personat e lumtur, thonë se kanë analizuar sjelljet e tyre për t'i bërë ato të kuptueshme dhe nga të tjerët. Le të hedhim një vështrim mbi dijet shkencore që zotërojmë në nivel shkencor mbi lumturinë.

    1. Lumturia ekziston dhe është e matshme
    Studimet tregojnë se 90% e francezëve, 50% e anglezëve, dhe 42% e amerikanëve, deklarojnë se janë të lumtur për jetën që bëjnë. Përveç këtyre statistikave mund të thuhet se edhe shkenca e pohon që lumturia ekziston. Studimet më të fundit shkencore kanë vërtetuar hipotezën se emocionet pozitive përkthehen në një rritje të aktivitetit neutral në lobin prefrontal të majtë, (pjesa përkatëse e kores së trurit nën anën e majtë të ballit), gjë kjo lehtësisht e matshme përmes instrumenteve përkatëse.

    Lumturia, ose të paktën ideja e lumturisë, është e domosdoshme për të jetuar. Kur jetohet një moment i bukur, ritmi kardiak zvogëlohet, kimia e trupit dhe sistemi imunitar përmirësohen. Kush është i lumtur ka më shumë imunitet ndaj sëmundjeve. Lumturia pra është një impuls jetësor, që na bën mirë e na motivon për të bërë përpara.

    2. Nuk është e standardizuar
    Një lajm tjetër i mirë është se lumturia nuk pyet për moshën, gjininë, pamjen, paratë, nivelin e inteligjencës apo arsimin. Të gjithë njohim raste të kronikës që na thonë se personazh e shumë të njohur dhe të realizuar kalojnë në vetëvrasje, bëhen viktima të drogës dhe varësive të ndryshme. Ndërkohë që ka plotë të tjerë që fatkeqësitë i kanë ndihmuar të bëhen më të ndërgjegjshëm për çfarë gëzojnë.



    3. A mund të parashikohet?
    Vështirë se mund të ndodhë, e kjo për një arsye të thjeshtë. Kur mendojmë rreth lumturisë imagjinojmë të ardhmen bazuar në të shkuarën. Por kujtesa në këtë rast na mashtron disi...Ashtu si dashuria, karriera dhe çdo gjë tjetër në jetë edhe lumturia është çështje metode, rregulli i parë i së cilës është të shmangësh kurthin e dëshirave të pamundura.

    4. Gjendet në lidhje me të tjerët
    Lidhjet njerëzore dhe sasia e kohës që kalohet me miqtë dhe familjarët janë treguesit më të mëdhenj të lumturisë. Ndërsa vetmia afektive është burimi më i madh i palumturisë. Kur janë të lumtur, njerëzit kanë dëshirë të flasin, të rrinë me të tjerët, të kultivojnë dashuri. Dhe aspak për çudi, ndjesia më e lumtur, "orgazma trunore", nuk është e lidhur me seksin, por me "të ndjerit i dashur e i respektuar".

    5. Kërkohet përpjekje
    Lumturia është një sfidë, kërkon përpjekje dhe ka ligjet e saj të forta: të duash shumë veten, të dëgjosh, të respektosh, të jesh pranues e jogjykues ndaj të tjerëve. Personat që e pranojnë veten ashtu siç janë, edhe kur janë të predispozuar për të ndryshuar, janë më të lumtur. Në fund të fundit lumturia nuk vjen vetiu: disa e ndjekin, ndërsa disa të tjerë e krijojnë.

    Një gjë është e sigurt: ata që priren të jenë të lumtur, e përballojnë jetën në mënyrë më të vendosur e pozitive. Zgjidhja është te ju...

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  18. #38
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Une jam ne mesin e 90% e francezëve.
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Këshilla për mirësjellje në çdo rrethanë



    Bontonin e bëjnë një grup rregullash të sjelljes dhe të shoqërimit me të tjerët në shoqëri të caktuar. Mund të definohet shkurt si kod etik dhe si mirësjellje.

    Ju ftojmë që temën të cilën do ta hapim t’i marrim parasysh se të gjitha ato që do t’i theksojmë janë përshkrime konkrete të sjelljeve dhe shprehjeve të rekomanduara, janë të arritshme, por të cilat janë edhe rregulla themelore.

    Prezantimi reciprok

    Është zakon që njerëzit të prezantohen me njeri-tjetrin. Gjithmonë personi i ri i prezantohet më të vjetrit, mashkulli femrës, dhe ai i cili ka një pozitë më të ulët atij me pozitë më të lartë. Kur dikë e prezantoni, duhet ta theksoni kuptueshëm emrin dhe mbiemrin e tij.

    Mirëpo, mos e tregoni vetëm emrin dhe mbiemrin e tij, por shtoni diçka që më mirë do ta vërë në pah profesionin e tij etj., në mënyrë që personi të cilit ia keni prezantuar të mund më lehtë të fillojë bisedën. Kur vetë prezantoheni, thoni emrin dhe mbiemrin tuaj, por jo edhe profesionin apo pozitën.

    Në shtëpi apo në ambient të mbyllur

    Kurdo që në shoqëri të meshkujve apo të femrave dikë dikujt ia prezantoni, mashkulli i cili është i ulur, duhet të ngrihet në këmbë.

    Femra nuk është e detyruar të ngrihet në këmbë kur ia prezantojnë ndonjë mashkull, mirëpo femrat e reja dhe vajzat duhet të ngrihen në këmbë kur i prezantohen femrave më të vjetra. Kur i prezantoni të afërmit tuaj, mos thoni vetëm: “ky është vëllai im” apo “kjo është motra ime”, por emrin dhe mbiemrin e tyre.

    Përshëndetja me dorë

    Dorën e para e shtrin femra apo ai që është më i vjetër, për shembull, mashkulli më i vjetër apo femra vajzës së re, përkatësisht sipas funksionit i larti të ulëtit. Kur përshëndeteni me dorë, dorën mos e shtrëngoni plogësht e as tepër fortë, e aq më pak të shkundni duart. Mospranimi i dorës së shtrirë është ofendim i pafalshëm.

    Puthja e dorës është zakon që ka lindur në Evropën e Mesme. Kësaj tani, posaçërisht të rinjtë gjithnjë e më pak i japin rëndësi, ndërsa kjo gjë pothuajse krejtësisht ka dalë nga moda. Mirëpo, megjithatë, nëse mashkulli femrës ia puth dorën, i lejohet të bëjë atë vetëm në ambiente te mbyllura e assesi në rrugë.



    Përshëndetja

    Më së miri do të krijoni simpati me përshëndetje xhentile. Mashkulli me rastin e përshëndetjes, nëse është kryeshtruar, përkulet lehtë, por nëse mban kapele republikë, e heq nga koka. Beretën apo kapelën me rastin e përshëndetjes nuk duhet hequr. Femrat përshëndesin vetëm me ulje koke. Mashkulli në rrugë me rastin e përshëndetjes heq kapelën republikë. Kur hyn në zyrë, lokal apo në ashensor, mirëpo edhe kur shkon në banesë private, patjetër duhet të heqë kapelën republikë.

    Përshëndetja duhet bërë gjithmonë ëmbëlsisht dhe çdo përshëndetjeje duhet përgjigjur me përshëndetje. Me rastin e përshëndetjes mos u bëni shumë i zhurmshëm, mos bëni me dorë, mos bërtisni në rrugë “Tungjatjeta”, e aq më pak “hej, alo”, etj.

    Nëse mashkulli përshëndet një grup meshkujsh, janë të detyruar që të gjithë t’ia kthejnë përshëndetjen, edhe ata që nuk e njohin.

    Nëse përshëndet shoqërinë e përzier, femrat edhe nëse nuk e njohin, patjetër duhet t’ia kthejnë përshëndetjen me ulje koke. Kuptohet vetvetiu që mashkulli me rastin e përshëndetjes nuk bën t’i mbajë duart në xhepa apo cigaren në buzë. Në shenjë përshëndetjeje në lokal të rinjtë ngrihen në këmbë kur të vjetrit i afrohen tavolinës.

    Në rrugë

    Dikur ka qenë rregull që mashkulli në shoqëri të femrave, nëse trotuari ishte i ngushtë, të shkonte skaj rrugës, domethënë në atë anë e cila është afër rrugës në mënyrë që eventualisht ta mbronte nga automjetet, tramvajet apo nga ndonjë mjet tjetër qarkullimi.

    Po qe se trotuari ishte i gjerë, femra ecte në anën e djathtë të mashkullit, po qe se ishin dy femra, mashkulli ecte në mes tyre. Nëse ecni trotuarit ndërkaq fillon shiu, ngrijeni çadrën në atë mënyrë që të mos i pengoni kalimtarët e tjerë.

    Ndihmoni të verbëritë në vendkalime, invalidët, pleqtë dhe kujdesni për fëmijët të cilët ecin rrugës vetëm.

    Nëse dikë rastësisht e keni shtyrë, kërkoni falje.

    Nëse duke ecur në rrugë, mbani femrën për dore, apo ajo juve ju mban përdore, nuk bënë që dorën e lirë ta mbani në xhep dhe cigaren në buzë. Është shenjë e sjelljes së keqe nëse mashkulli apo femra pinë duhan në rrugë.

    Pështymja në rrugë jo vetëm që është johigjienike por edhe krejtësisht e pasjellshme. Kurrë mos dilni në rrugë në fustan të gjatë shtëpie apo me papuçe për të hedhur bërllokun apo për të dalë shpejt e shpejt në dyqan.

    Në treg

    Kur të shkoni në treg patjetër duhet të dini më parë dhe të vendosni se çka dëshironi të blini. Nuk është edukatë të kërkohet nga shitësit t’ju tregojë “gjysmën e dyqanit”, ndërkaq ju të mos blini asgjë. Po qe se nuk keni gjetur atë që keni dëshiruar të blini, me njerëzi kërkoni falje shitësit.

    Në kafene dhe restorant

    Në kafene, restorant apo në ndonjë lokal të ngjashëm gjithmonë mashkulli hyn i pari. Me rastin e daljes nga lokali femra del e para. Nëse femra nuk e ka lënë pallton në gardërobë, mashkulli i ndihmon asaj ta zhveshë, dhe nuk lejon t’i ndihmojë kamerieri. Femrat nuk e lënë kapelën republikë në gardërobë.

    Te tavolina e para ulet femra. Ushqimet dhe pijet i porosit mashkulli, mirëpo vetëm kur është këshilluar më parë me femrën. Gotën me pije e mbush mashkulli. Nuk është mirë të shihet femra në shoqëri të meshkujve të cilët mbushin gotat e veta me pije.

    Tani kur shumica e femrave punojnë dhe fitojnë vetë para, nuk mund të pritet që gjithmonë mashkulli të paguajë. Femrat të cilat nuk dëshirojnë që ndokush t’i qerasë, le të dalin dhe të paguajnë faturën e vetë apo në ndonjë rast tjetër t’ua kthejnë në mënyrën më të përshtatshme. Në marrëdhëniet miqësore vlen rregulla që secili të paguajë për vete.

    Në lokal, në shenjë përshëndetjeje, të rinjtë ngrihen në këmbë kur të vjetrit i ofrohen tavolinës. Patjetër duhet të jetë rregull që meshkujt rreth ndonjë tavoline të ngrihen në këmbë kur femra vjen apo kthehet te tavolina. Femra, gjithsesi, duhet të kujdeset që këtë gjë të mos e bëjë orë e çast.

    Kur femra është ulur te tavolina nuk bën të grimohet, të krihet, të shikohet në pasqyrë (për këtë ekziston gardëroba apo lokali për tualet), mirëpo nëse mund të lyejë buzët pa pasqyrë mund ta bëjë këtë. Dorezat dhe çanta nuk bën të lihen mbi tavolinë. Ato t’i lini në karrige afër vetes.

    Kur femra del nga lokali, mashkulli ia hap derën. Do të ishte e paedukatë që mashkulli të shtyhej për të dalë i pari nga dera. Mirëpo, kjo nuk vlen vetëm për çiftet, por edhe për çdo të njohur e të panjohur. Në derën e hyrjes të shtëpisë apo të lokalit përparësi ka ai që del. Femrat dhe të vjetrit kanë përparësi edhe kur hyjnë edhe kur dalin.



    Në vendin e punës

    Në punë shkoni saktë në kohë, punoni me zell dhe me nder, sepse me punë të ndershme të gjitha i fiton. Mos i pengoni në bisedë ata të cilët me ju punojnë në të njëjtin lokal, por mos lejoni as që juve të tjerët t’ju pengojnë. Bisedat, shakatë dhe këngët le të jenë pjesë e pushimit tuaj të përbashkët. Mos e përdorni telefonin në zyrë për biseda private.

    Femrat në vendin e punës duhet të shkojnë të rregulluara, po jo të veshura që bien tepër në sy. Nuk është mirë të shkohet në zyrë me pantallona.

    Është rregull që në vendin e punës parfumet duhet të përdoren në mënyrë sa më diskrete. Nuk lejohet që në tavolinën e punës në kohë të punës të shikoheni në pasqyrë, të grimoheni dhe të kriheni. Këto veprime mund t’i bëni patjetër në gardërobë apo gjatë kohës së pauzës.

    Në vendin e punës nuk është e hijshme të lavdërohesh para kolegëve tuaj me pozitën, me pasurinë tuaj dhe me përparësitë tuaja, aq më parë jo para njerëzve të cilët nuk i kanë ato gjëra. Mos u flisni kolegëve për dëshirat dhe planet tuaja. Mos i tregoni kurrë sekretet që ju janë besuar. Mos gjykoni për atë që nuk e kuptoni apo nuk e njihni mirë. Paratë e huazuara nga kolegët gjithmonë ktheni në kohën e premtuar. Në këtë mënyrë edhe herën tjetër do të keni “kredi”.

    Shakatë në llogari të të tjerëve gjithmonë janë të pavend, aq më tepër që dihet: çdo shaka është gjysmë e vërtetë. Mos flisni kur keni çamçakëz në gojë.

    Mos u ulni dhe mos u mbështetni në tavolinë apo për mur derisa bisedoni me dikë. Mos i pështyni gishtat derisa shfletoni dorëshkrimet, librin, etj.

    Mbajini gjithmonë premtimet të cilat ia keni dhënë dikujt. Ofrohuni njerëzve me qëllim të mirë dhe me simpati. Mos xhelozoni askënd, sepse kurrë nuk i dihet se kujt çka i mungon.

    Ai dhe ajo

    Kur ai dhe ajo caktojnë takim, kuptohet që asnjëri nuk bën të vonohet. Respektimi i normave etike në shoqëri, në të cilën jetohet dhe pamja estetike e individëve, të rinj apo të vjetër, secilin njeri e pushton dhe e tërheq. Mos flisni për qëndrimet tuaja femër-mashkull, madje as me miqtë.

    Nëse ndaheni me të dashurin apo me të dashurën, me burrin apo gruan, mos kërkoni asnjë rast që t’ju kthehen dhuratat dhe mos i pranoni ato nëse dëshiron t’jua kthejë tjetri.

    Mos flisni kurrë keq për ish-simpatitë tuaj apo për lidhjen, e aq më pak për burrin apo gruan, qoftë edhe për ata nga të cilët jeni ndarë. Nëse bash duhet patjetër ta lehtësoni shpirtin, besojuni prindërve apo vëllezërve, por kurrë të huajve. Mos thoni “Unë dhe vajza ime” apo “Unë dhe gruaja ime”, por “Vajza ime dhe unë”, Miku im dhe unë. Fjalën “unë” kurrë nuk duhet ta vini në vend të parë.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Një burrë narcis?



    Burrat narcisë. Ata për të cilët të vetmet përmasa që kanë rëndësi janë ato të egos së tyre të pamatur. Ja ca këshilla për të mësuar t'i njohësh, neutralizosh dhe të sillesh me ta. Gjithmonë në avantazhin tënd.

    Një burrë narcis njihet mbi të gjitha nga egoja e tij, pa kufij, i pandjeshëm, triumfues. Karakteristika e tij kryesore është arroganca. Nga ana tjetër, një burrë narcis është një manipulues i lindur. Shfaqet si një person tërheqës ekstrem, pak tendencioz sa për lezet, me një inteligjencë mbi mesataren normale, jashtëzakonisht brilant dhe gazmor. Shkurt, ta mpin tërësisht trurin, nëse ky është qëllimi i tij. Por sa keq që t'i rrish pranë (supozohet që ti arrin ta bësh një gjë të tillë) mund të mos jetë edhe aq ngazëlluese. Përkundrazi, rezulton një mision tejet i vështirë, për të mos thënë i pamundur.

    Ok, tashmë ti e ke takuar një burrë të tillë dhe ndoshta ndihesh edhe kokë e këmbë e dashuruar me të (e kanë edhe këtë aftësi!). Atëherë ulu dhe bëj ca llogari të thjeshta. Nëse vërtet e sheh të pamundur që t'ia mbathësh nga sytë këmbët, atëherë ki parasysh se rregulli numër një është: egoja e tij vjen para së gjithash. Nuk ka rëndësi se sa mund të të dojë ty, egoja e tij është gjëja më e rëndësishme. Për të arritur të krijosh një lidhje me të, veç të tjerash, është e rëndësishme të kuptosh logjikën e tij të të sjellurit dhe të mos e lësh veten të shtrydhesh nga personaliteti i tij ezaurues. Dhe ja ku i vjen radha një strategjie, e cila në një rast të tillë është e domosdoshme. Pa një plan veprimi, vështirë se mund të arrish të krijosh një lidhje normale me një narciz. Ndaj, futju punës. Në fund të fundit, në luftë dhe në dashuri gjithçka lejohet...!

    Mos u anko
    Të jetosh me një narcis është shumë e lodhshme dhe kërkon një impenjim të përditshëm shumë të madh. Ndaj është thelbësore t'i futesh punës që të jesh dhe të ndihesh gjithmonë mirë. Ta lësh veten të të marrë rrjedha, me një narcis është lëvizje fatale. Domethënë të mori lumi. Nëse vërtet të duhet të qash e ankohesh apo të shkulësh flokët, bëje kur ai të mos jetë vërdallë.

    E zonja, por jo shumë
    Kur jeta të lidh kokë e këmbë me një narcis, përpiqu të jesh gjithmonë e aftë: është një cilësi femërore që një tip si ai e çmon shumë dhe ngelet i magjepsur. Duke qenë natyrë ambicioze, do t'i tregosh se je në lartësinë e duhur për të fituar admirimin e tij. Por bëj kujdes. Kjo nuk do të thotë që të guxosh të konkurrosh me të. Zotësia jote nuk duhet ta vendosë në vështirësi, përndryshe tek ai do të fillojë të vihet në funksion një mekanizëm zhvlerësimi.



    Mos mbaj shpresë te ‘seksi i dobët’
    Të inatosesh me narcis nuk është gjë e rrallë, por nëse ndodh, të kapesh pas ndjesive të fajit dhe sentimentalizmave, mund të rezultojë fatale. Narcisi nuk e ka idenë se çfarë është ndjesia e fajit dhe ndjeshmëria në përgjithësi, domethënë nuk e ka aftësinë që të vihet në vendin e tjetrit. Më mirë shfry inatin sesa t'i kundërvihesh me trishtim, duke u ankuar si një qenushe e rrahur. Nëse ti i tregon se ke një karakter të fortë, të vendosur, pavarësisht zënkave do të arrish të fitosh vlerësimin e tij.

    Bëj të vështirën
    Narcisi është një tip që dashurohet çmendurisht dhe pastaj harron sa hap e mbyll sytë. Nuk të dashuron më, edhe pse të është dukur i çmendur pas teje. Duke e pasur parasysh këtë karakteristikë, një grua që kërkon të fusë në thes një narcis duhet të mësojë të luajë rolin e të vështirës. Ta mbajë vazhdimisht nën tension. Sepse për narcisin joshja duhet të rezultojë një sfidë e vërtetë, domethënë një mundësi për t'i treguar për të satën herë vetes se sa i zoti është. Bën për vete dhe atë që duket e pakapshme. Por ti nga ana jote nuk duhet ta ekzagjerosh dhe të bëhesh e paarritshme, sepse narcisi pëlqen vetëm sfidat që është në gjendje t'i fitojë, sepse vetëm kështu do të ndihet triumfues. Mënyra më e mirë është të luash me një sistem provash dhe shpërblime sh, duke e simuluar vazhdimisht partnerin me sfida të reja dhe pastaj ta kënaqësh, pak a shumë si në një videolojë.

    Mëso artin e hollë të manipulimit
    Ai dhe egoja të kenë prioritet dhe të komandojnë jetën tënde? Atëherë motoja jote duhet të jetë: ai komandon, unë vendos. Që ta arrish këtë, kërkon vërtet zotësi - tipike femërore, e njohur gjerësisht nga ne femrat - të dominosh nga poshtë, që do të thotë të marrësh nga tjetri atë që do, por në mënyrë indirekte. Mbi të gjitha, për të vënë në praktikë këtë strategji nuk duhet të tregohesh kurrë e dobët dhe të dish të bësh edhe një hap mbrapa në momentin e duhur. Pastaj është e nevojshme të mësosh të sugjestionosh. Për shembull: nëse përpiqesh t'i vendosësh rregulla narcisit - të shtunën do bëjmë pazar - sot do shkojmë për darkë tek X ose Y - ai do të rebelohet, sepse nuk do të ndihet më protagonist. Por nëse gjithçka i jep përshtypjen se kjo ishte një ide e tij, atëherë gjithçka -do të shkojë fjollë. Gjithçka që ti duhet të bësh është sugjerimi. Pastaj do të jetë ai që do të marrë vendimin (tënd). Ose nëse dëshiron që ai të bëjë diçka për ty - gjë që është shumë e vështirë, po të kesh parasysh egoizmin e tij- luaj me kartën e pritshmërisë: duke i kujtuar faktin që ti je speciale për të, ai do të ndihet i gatshëm që mos të të zhgënjejë, në mënyrë që të jetë në lartësinë e duruar. Dhe në fund, mos harro se narcisët janë persona vërtet shumë stimulues dhe kuriozë. Por ndonjëherë janë aq shumë konfuzë. Dhe është detyra jonë që të vëmë rregull. Gjithmonë pa rënë në sy tek ta...

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •