RTK
Zv.ministri Xhelili vizitohet nga EULEX
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhelili është ‘vizituar’ të shtunën në mbrëmje nga EULEX-i në shtëpinë e tij në Shtime. ...
Postuar: 03:13:16 / 03.10.2010
Tri vetura me targa të EULEX-it kanë qëndruar në oborrin e shtëpisë së Xhelilit nga ora 20 deri rreth orës 23, përderisa disa civilë janë parë në oborr dhe brenda në shtëpinë e zëvendësministrit.
Burimet të Kosovaonline kanë bërë të ditur se kanë qenë diku rreth 10 policë civilë të përfshirë në këtë rast, mirëpo nuk është marrë vesh nëse me këtë rast Xhelili është intervistuar apo nëse është bastisur shtëpia e tij.
Emri i zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhelili është përmendur nga Nazim Bllaca një vit më parë, kur ai është paraqitur para mediave dhe ka rrëfyer se ka qenë pjesëtar i SHIK-ut dhe ka kryer një vrasje si dhe ka marrë pjesë në përgatitjen e disa të tjerave.
Siç ka pretenduar Bllaca, gjatë veprimtarisë së tij në SHIK, ai ka thënë se ka vepruar nën urdhrat e disa personaliteteve të njohura publike e politike në vend, në mesin e tyre Azem Syla, Kadri Veseli, Fatmir Xhelili etj. Emrat e apostrofuar atë kohë i patën mohuar deklaratat e Bllacës.
Prokuroria Speciale ka bërë disa intervistime lidhur me këtë rast. Muaj më parë e ka intervistuar edhe Azem Sylën lidhur me rastin “Bllaca”, mirëpo ende nuk është marrë me zv.ministrin e Brendshëm Fatmir Xhelili
Mua shyqyr s'po më viziton askush. Po më mjafton paga e djersa ime...
Kështu edhe nuk u hapë punë gazetarëve të zbulojnë eufemizma të reja...
Krijoni Kontakt