Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 123
  1. #1

    Patriarku Irinej inaugurohet në Pejë



    Në Patrikanën e Pejës po mbahet ceremonia e inaugurimit të patriarkut Irinej.

    E diel 3 Tetor 2010 11:17



    Policia e Kosovës njoftoi se janë rreth 2500 qytetarë që kanë ardhur nga Serbia për të marrë pjesë në këtë ceremoni, ndërkohë që disa zyrtarë serbë që nuk kanë qenë të pajisur me leje nga Qeveria e Kosovës, janë kthyer prapa në Serbi.

    Policia konfirmoi se është kthyer lideri i Serbisë së Re, Velimir Iliq, së bashku me dy persona, ndërkohë që mediat serbe njoftojnë se është kthyer edhe kreu i Partisë Serbe të Progresit, Tomislav Nikoliq.

    Në ceremoni është thënë se do të marrë pjesë edhe presidenti serb, Boris Tadiq, i cili thuhet se ka kërkuar leje në Zyrën e BE-së në Beograd.

    Policia e Kosovës thotë se deri më tani ceremonia e inaugurimit në Pejë po mbahet në mënyrë të qetë dhe pa incidente.

    Plani operativ për këtë ditë është hartuar në mes të Policisë së Kosovës, asaj të EULEX-it dhe KFOR-it. (a.i.)/rel/

  2. #2
    Me intereson se a do te mer pjese ndonje perfaqesues i kishes orthodoxe shqiptare ne kete inagurim.

  3. #3
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Ky prifti ortodoks qe po emrohet ne Peje, eshte emrim i larte i kishes serbe qe perfshin edhe Serbine? pra i pari i kishes Ortodokse Serbe apo vetem te asaj ne Kosove?

  4. #4
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Me vjen mire qe shteti jone Rrepublika e Kosoves ka kapacitete te kthej mrapsht zyrtare te larte serb qe nuk jan pajisur me leje paraprake.

  5. #5
    o explorer ,
    me pelqen se na e hape oreksin me ato portokallet ,
    po tet bej nji pyetje te cuditshme ,
    sikur atyre serbeve otodokse , tju dergonim prifterinj ortodokse shqiptar nga shqiperia , cfare reagimi do kishim??
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin
    o explorer ,
    me pelqen se na e hape oreksin me ato portokallet ,
    po tet bej nji pyetje cuditshme ,
    sikur atyre serbeve otodokse , tju dergonim prifterinj ortodokse shqiptar nga shqiperia , cfare reagimi do kishim??

    Pija e Portokall-Limonot eshte pija me e mire ne bote.

    Gezuar !

    Tani per pyetjen e cuditshe:

    Une nuk e di se a jane te gjithe orthodoxet e botes vellezer ne fe sikurse jane te gjithe Muslimanet vellezer ne fe.

    Nese jane vellezer, atehere me interesoi se a kane pasur thirje janullatosat qe te shkojne ne kete ceremoni?

    Sic degjova ne lajme, p.sh. kisha arthodoxe e maqedonise nuk eshte ftuar ne kete manifestim sepse kisha serbe ende

    nuk e paska njohur kete kishe si autoqefale.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Explorer : 03-10-2010 më 10:51

  7. #7
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    a ka dicka te cuditshme..

    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Me intereson se a do A mer pjese ndonje perfaqesues i kishes orthodoxe shqiptare ne kete inagurim.
    nese do te merrte pjese ndonje zyrtar i larte nga kisha autoqefale e shqiperise ne kete ceremoni fetare do te thoshte se eshte ndonje cudi..me duket se kjo eshte ceremoni fetare..une them se nuk ka asgje te keqe nese shqiptaret marrin pjese ne nje ceremoni fetare..aspak..ne nuk jemi ne lufte , ne nuk jemi armiq..po te ishte ashtu pse ka vizita te ndersjellta midis shqiptareve dhe serbeve..nga sa di une pritet qe tiranen ta vizitoje presidenti i serbise..nga sa di une ne beograd ka ambasade shqiptare e ne tirane ajo serbe..ja qe ne shume veprimtari i kemi kryer tashme dhe nuk besoj se do ishte ndonje hata e madhe qe edhe ne nje ceremoni fetare te kishte autoritete shqiptare apo thjeshte qytetare shqiptare..

    ndryshe eshte ajo e te quajturit '' vella '' siq i quani ju muslimanet..nuk e di se ortodokset quajne vellezer dhe motra te gjithe ortodokset ne bote..keshtu i quani ju muslimanet..i quajtet vellezer edhe serbet edhe maqedonasit para do kohe...ju ta besdisni me fjalen vella sa here te takoni sa qe po na behet e besdisshme tja themi vellait qe na e ka linde nena..keshtu ex..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    nese do merrte pjese ndonje zyrtar i larte nga kisha autoqefale e shqiperise ne kete ceremoni fetare do te thoshte se eshte ndonje cudi..me duket se kjo eshte ceremoni fetare..une them se nuk ka asgje te keqe nese shqiptaret marrin pjese ne nje ceremoni fetare..aspak..ne nuk jemi ne lufte , ne nuk jemi armiq..po te ishte ashtu pse ka vizita te ndersjellta midis shqiptareve dhe serbeve..nga sa di une pritet qe tiranen ta vizitoje presidenti i serbise..nga sa di une ne beograd ka ambasade shqiptare e ne tirane ajo serbe..ja qe ne shume veprimtari i kemi kryer tashme dhe nuk besoj se do ishte ndonje hata e madhe qe edhe ne nje ceremoni fetare te kishte autoritete shqiptare apo thjeshte qytetare shqiptare..

    ndryshe eshte ajo e te quajturit '' vella '' siq i quani ju muslimanet..nuk e di se ortodokset quajne vellezer dhe motra te gjithe ortodokset ne bote..keshtu i quani ju muslimanet..i quajtet vellezer edhe serbet edhe maqedonasit para do kohe...ju ta besdisni me fjalen vella sa here te takoni sa qe po na behet e besdisshme tja themi vellait qe na e ka linde nena..keshtu ex..
    Ne Muslimanet nuk i kemi vellezer serbet as ne fe e as ne komb.

    Une nuk e di se ku ke mare informacion se ne i paskemi quajtur serbet dikur vellezer!!!

    Nese nuk e din se a quhen vellezer orthodoxet ne mes veti, atehere pse e mer pergjithesine dhe

    pergjigjesh ne pyetje te ciles nuk ia din pergjigjen.

    Kjo pyetje eshte per ata qe dine e jo per ata qe nuk dine, prandaj mos kerce aty ku nuk e ke vendin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Explorer : 04-10-2010 më 03:13

  9. #9
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Me intereson se a do te mer pjese ndonje perfaqesues i kishes orthodoxe shqiptare ne kete inagurim.
    Nuk jane ftuar perfaqesues te KOASH-it, sepse nuk pashe ndonje ne media, por po te ishin ftuar patjeter qe do te shkonin.
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Nuk jane ftuar perfaqesues te KOASH-it, sepse nuk pashe ndonje ne media, por po te ishin ftuar patjeter qe do te shkonin.
    Sa do te ndikonte kjo shkuarja e juaj, ne kauzen shqiptare (Kosovare) duke

    pasur parasysh se kisha serbe ka qene ideatorja kryesore e planit per

    shfarosjen dhe gjenocidin e shqiptareve te Kosoves.

  11. #11
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Ilia spiro-ndoshta flet per vete dhe peshkopet grek,e jo per ata Shqiptar-orthodox!Pse nuk lejoni qe sejcili te flet at cfar mendon?Me vie keq Ilia qe nuk te kan ftua!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  12. #12
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Nuk jane ftuar perfaqesues te KOASH-it, sepse nuk pashe ndonje ne media, por po te ishin ftuar patjeter qe do te shkonin.
    Ti po flet ne mende tënde sepse nuk besoj se do te kishin shkue!!

    Edhe pse nuk eshte punë e imja por si njeriu qe flet, dua të them se je gabim me ato qe ti thua.

    Te krishterët ortodoks janë vertetë vëllezer në Krishtin por nuk mendoj se serbët e kan Krishtin. Them keshtu pasi qe Krishti eshte Drejtesi dhe në popullin serb unë nuk shoh drejtesi. Të pakten ndaj shqiptarve jane shumë të pa drejt dhe kan mëkate ndaj ketij populli. Krishti eshte pendese dhe falje por unë nuk po sho se serbet dhe kisha serbe po pendohet per ato qe i ka bërë ndaj ketij populli. Ende ajo vazhdon me njeriun e vjeter vrastar, e jo me njeriun e ri Krishtin.
    Prandaj kujdes sepse ajo qe thua lere qe eshte ne kundershtim me vlerat kombetare, por edhe me vlerat fetare.

    Mendoj se me Krishtin na bashkon fryma dhe jo emri. Krishti thotë se "ju jeni kripa e botes", pra është "krypa e botes" kerishterimi, por Krishti ka porositur edhe diçka nëse e mendojmë ne te krishterët se Ai ka thënë ; " nëse kripa prishet ajo nuk vlen per asgjë, as per pleh".
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  13. #13
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet në Bllog
    1
    Sigurisht qe jap mendimin tim te pavarur per kete ceshtje, e cila ne dukje eshte delikate pasi Kishat Orthodhokse autoqefale duhet te jene konform kushtetutes dhe ligjeve te shtetit te tyre. Dhe nuk ka ndonje deklarate nga KOASH-i per kete rast. Une mendoj qe po te ishin ftuar, bile edhe Kryepiskopi, nuk kishte pse te mos shkonte, kur behet fjale per nje Partiark, emri i te cilit permendet (se bashku me te gjithe Patriarket) ne cdo Liturgji te Kishes Orthodhokse te Shqiperise, ku merr pjese Fortlumturia e Tij. Problemet kombetare e politike jane tjeter gje, kur ketu behet fjale per nje ceremoni prezantuese thjesht fetare, te Patriarkut Irenej.
    Gjithsesi ky eshte vetem mendimi im, une nuk perfaqesoj KOASH-in. Por ky problem mbetet dhe s`ka c`te themi me shume, kur une mendoj, se nuk kane marre ftese. Dhe kete e perforcon me shume fakti se jo vetem nga KOASH-i, por nuk pame ndonje perfaqesues te ndonje Kishe tjeter autoqefale.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 04-10-2010 më 08:03
    Duaje te afermin tend si veten

  14. #14
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    kisha po lufton qe ti tregoje botes se kosova eshte toke serbe, ajo nuk po perpiqet ti vellazeroje njerezit ndermjet tyre.
    kjo kishe eshte armiku i kosoves.

  15. #15
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet në Bllog
    1
    Te krishterët ortodoks janë vertetë vëllezer në Krishtin por nuk mendoj se serbët e kan Krishtin.
    Ne kete definicion qe ke dhene Toni, ke ngaterruar dhe mbivendosur te drejten kanonike orthodhokse, me opinionet e tua personale. Une nuk e di se c`kane serbet ne mendjet e tyre. Nuk ka njeri pa mekate. Pse kemi mekate, nuk do te thote le leme vellazerine.
    Duaje te afermin tend si veten

  16. #16
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Duhen ca "kaurra" qe deklarojne ne publik mendimin e tyre per "Zotin" e patriarkut, dhe per 5 vjet do kishim permbyllur mesjeten me gjitha vuajtjet e saj dhe kishim ardhur ne civilizim.

  17. #17
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet në Bllog
    1
    Mesa ndoqa ne media, Patriarku Irenej foli fjale paqeje, ku j`u drejtua bashkesise nderkombetare, qe te jete e meshirshme dhe te heqe kufijte me Kosoven, si dhe beri thirrje per bashkekzistence paqesore me shqiptaret. Une nuk shoh te kete shkelur gje Patriarku. Nuk ben mekat cdo orthodhoks qe nuk bie dakord me Kosoven e pavarur.
    Duaje te afermin tend si veten

  18. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Patriarku serb Irinej ka përcjellë mesazhe nacionaliste serbe gjatë ceremonisë së inaugurimit të tij në Patrikanën e Pejës....
    http://www.rtklive.com/?cid=1&newsId=42276&mf02L^69U(!8Z3BZfi3dd5AJZ-Lw*2esvdexizEm#8a~vD5v7512i918xd137sZ-)d&C&YRY(3HL1462EBLpTmerJtH7^E&83^~+Ax



    Sikurse gjdo here me pare patrijarhat tjere qe benin , nothing new
    Ndryshuar për herë të fundit nga Genti.. : 04-10-2010 më 08:48

  19. #19
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet në Bllog
    1
    Pas ceremonisë pati disa incidente të vogla, pasi grupe njerëzish qëlluan me gurë tre autobusë me besimtarë serbë dhe një prej tyre ka mbetur i plagosur lehtë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Zeqir Kelmendi tha se policia ka arrestuar 4 persona dhe është duke kryer hetime. Policia tha se në ceremoni morren pjesë mbi 5,500 besimtarë serbë, shumica e të cilëve kishin ardhur nga Serbia me një karvan prej 76 autobusësh, 23 furgonësh dhe 75 veturash.
    (NEWS24/Balkanweb)
    Duaje te afermin tend si veten

  20. #20
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ne kete definicion qe ke dhene Toni, ke ngaterruar dhe mbivendosur te drejten kanonike orthodhokse, me opinionet e tua personale. Une nuk e di se c`kane serbet ne mendjet e tyre. Nuk ka njeri pa mekate. Pse kemi mekate, nuk do te thote le leme vellazerine.
    Sic u permend edhe me larte, kisha serbe asnjehere nuk ka kerkuar falje publike per MEKATET qe ka

    bere ne popullin e Kosoves e me gjere.

    Ilia, ti sikur ate gjenocidin qe u ushtrua mbi shqiptaret e Kosoves aq e minimizon saqe e quan nje

    flluske sapuni.

    Sinqerisht mendoj se kjo qe ke postuar nuk eshte ne rregull.

    Per metutje le te gjykojne forumistet tjere.

    InshAll-llah, nuk mendojne edhe orthodoxet tjere sikurse je duke menduar ti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Explorer : 04-10-2010 më 09:13

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •