Ma-ja


Spitalin e zuri mbrėmja . Si ēdo objekt tjetėr me korridore dhe hapėsira tė ngushta, iu deshėn dritat artificiale qė ta ndriēonin. Errėsira strukej nė ēdo qoshe, ku drita e neonėve nuk mund tė hynte. Nata e pandriēuar
e qiellit nuk jepte asnjė shpresė pėrmes yjesh dhe hėna ishte larg nga ditėt e saj tė shkėlqimit.

Pas kaq ditėsh, isha familjarizuar me zbrazėtinė dhe tingujt po kaq bosh tė kėtyre koridoreve. Tymosja cigare e shihja tufa njerėzish qė hynin vrulltazi pa trokitur. Pas pak minutash, bėnim shoqėri tymi e shtėllunga mėrzie me duhan nė tė njėjtin vend.
Gojėt ishin gati tė filloni vajin e tyre tė shfryrjes. Shtresime tė pafundme shqetėsimi dėgjoja ankueshėm gjithandej. Dhe si ēdokush qė dėgjon shumė, por i dhemb vetėm halli i vet, mėrmėrisja “ē`ti bėsh, kur tė zė….” !
“Spitalet janė parafjala e ferrit, - i thashė njė mesoburri nė kohėn tymosjes, -nė dyert e tyre, gjen pėrherė nga njė fillim tė njė fundi.”
Shoqėruesi i mėrzisė dhe i tymit mė pa nė heshtje, dhe krejt i zhytur nė mendime m’u pėrgjigjej me njė pyetje. Mė pyeti se ē`punė bėja...
-Jam mėsues, - i thashė.
Reagimi i tij qe vinte nga pėrzierja e habisė me absurdin, mė bėri tė qeshja. Si pėr t`u siguruar, mė ripyeti:
-Vėrtet, mėsues?!
-Kėshtu kam punuar deri tani, - i thashė. -Mė tutje nuk e di.
Doja qė t`i vija fre tė qeshurit tim, pasi kisha njė periudhė relativisht tė gjatė nė spital e ngjaja me njė ferrėtar i dalė nga skėterrat e xhehnemit me mjekrrėn qė mė ishte dėndėsuar. Vetullat e kėrleshura bėnin shoqėri me xhoket tė hedhura njėra mbi tjetrėn, pėr tė pėrballur temperaturat e ulta tė natės.
Ai heshtte meje. Dėgjohej vetėm thithja dhe nxjerrja e tymit.
Pastaj krejt papritur nisi tė mė tregonte, si pėr tė dalė nga sehiri ku kishte rėnė tymbiseda. Mė tregoi pėr humbjet dhe fitoret e tij, pėr vuajtjet e jetės. Pak nga pak tempi i bisedės ra, deri sa citoi me vetullat ngritur se jeta jashtė kėtyre dyerve kishte njė lumturi dhe liri tė paskajshme...

Ditėt filluan t`i ngjanin njėra-tjerės dhe unė u bėra si shtėpisė me situata tė tilla. Me pritjet, shfryrjet, telefonatat, pėrjargiet e vajtueshme... Dhe deri tek lamtumira e pėrqafimet me tufa urimesh, “tė mos shkelėsh mė nė kėto varre tė pakallura”.
U mėsova pothuajse me tė gjitha. U mėsova dhe me atė grua tė pakėt me shtat tė ērregullt qė zbriste e ngjitej gėzueshėm nė shkallaret e boshta me jehonė zbrazėtie.
Ajo, me sytė e dukshėm tė hetonte me ngulm, sikur tė peshonte, e mė pas interesi i shikimit tė saj tymosej e ngjitej drejt natės pa yje e hėnė, qė ishte simbolika e kėtyre pragmorteve mbrėmjesore.
Duket se ndonjėherė spitalet janė liri pėr ata qė nuk duan kufizime e rregulla nė jetė. Pėr burrat, mund tė jetė dehje e aprovuar qė nė prag. Pėr fėmijėt, si nė rastin e djalit tim, ishte lumturi qė do tė shtrihej e vraponte nėpėr koridore pa bėrė detyrat e angaritė e tjera shkollore.
Pėr atė grua...!?
....................................
Qėllonte qė e shihja me njė fėmijė tė verdhė nė fytyrė dhe qė dėneste ankueshėm, teksa nervozizmi i saj e zvarriste ngutshėm, Telefoni i binte papushim si njė kambanė lavdimadhe qė e tėrhiqte drejt ekstremeve .
Dhe ajo ikte! Ikte mesnatave, mesditave, herė duke zvarritur dėnesėn e fėmijės, dhe herė tė tjera duke dėgjuar gjysmėn e tij qė fshihej tek dera e lutej, “o ma...!”. Dėnesa dukej nė hapėsirėn e kėmbėve tė saj tė ikura si njė pinjoll rastėsor midis epshit dhe nėnės.
Ikte, nxitimthi e gėzueshėm me dėnesėn! Me telefonin ne vesh.Me kukurizmat dhe pėshpėrimat e pafundme mes hapave, mes kėmbėve tė saj.
Djali qante tek dera me njė lodėr tė thyer nė dorė, deri sa ajo shfaqej po pėrsėri gėzueshėm me po tė njėjtin ritėm bisede telefonike dhe jehonėn tymtė tė korridoreve.
Njerėzit venin e vinin. Unė prisja e pėrcillja si i punėsuar pėr tymosur e tė pėshpėrisja, “Ē`ti bėsh...kur tė zė...halli !”
Telefoni gjėmonte kambanash. Gjysmėlodra e verdhė dukej qė qante nga hapėsira boshe mes kėmbėve tė saj.
Ajo vente e vinte me axhendėn e takimeve tė mbushur deri nė babėzi.

Gjysmėlodrėn e zinte gjumi nė pllakat grizeza tė spitalit, sepse s`kishte mė forcė tė ngjitej nė shtratin e lartė.
Sa herė mesnatave e ngrija pėr nė shtrat, ai lidhej ēuditshėm pas trupit tim, si nga frika e njė pėrplasjeje apo e njė vėrvitjeje mbi shtroje. Njėherė pėshpėriti, “ma”. Dhe kjo gjysmė-ma-je e thėnė nga ai, mė bėri tė lėshoja pėshpėrima tė ēuditshme! Madje, teksa u bėra gati ta fyeja si tė pėrdalė dhe kurvė, u ndala e thashė se ajo ishte nėnė, ma-ja e tij.
Infermieret mė shihnin me habi kur ai i bėnte injeksionet vetėm i lidhur pas trupit tim e donte tė flinte nė krahėt e mi.

Djali ēirrej teksa ajo pėshpėriste gėzueshėm atė copėz pritjeje tė gjatė nga sėmundja e tij! Ai ēirrej i pafuqishėm dhe i verdhė nė derėn e dhomės. Ajo pėshpėriste gėzueshėm nė kambanėn e saj, se ishte pėrsėri nė spital dhe do tė rrinte ca javė. E pėshpėriste gėzueshėm me kėmbėt qė vraponin pas tingujve tė epshėm tė telefonit. Dhe kjo, nga pritja e saj e gjatė pėr tė ardhur nė liri, ngaqė ai, lodra e verdhė qė ajo zvarriste, nuk ishte sėmurur kėto kohė.
Kjo mossėmundje e tij, pėrkthehej pėr tė , pamundėsi pėr takime .Pamundėsi pėr tė larguar lodhjen e jetės sė saj boshe .Vitet dhe koha e kishin bėrė plagė takimesh e ndarjesh, e tashmė me njė barrė tė re, me dikė qė i pėshpėriste sėmundshėm nė kraharor, “ ma....”.
E kjo qėnėsi jo e plotė prej nėne, pėshtillej i drobitur rreth kėmbėve tė saj, bashkė frymėt e dehura mesnatave tė ndezuara nga orgazmat.
Ajo ikte !
Ndonjėherė shpupuriste ondet e mėdha tė flokėve me gishta e fluturonte.
Fėmija flinte nė stolin e tymosjes me mua dhe dihaste frikshėm gjysmėfrymėsh tė mbetura nga nėna dhe babai i panjohur.
Kambana vinte errshėm , pėr tė ikur pėrsėri me tė njėjtin tingull pas shpine dhe me tė njėjtėn hije tė zbehtė qė i ngjitej nėpėr kėmbė.
Pėshpėrimat e saj njehsoheshin pas tė verdhės me rėnkimet e kambanės si orgji e radhės, nėn tė njėjtin qiell qė s`kishte asnjė yll! Dhe ndoshta mė vrullshėm. Ndoshta , deri nė shtrimin tjetėr nė spital , gjysmė-maja duhet ta heshtte kambanėn, e hėna duhet kalonte nxitimthi ciklet mujore mes hapave tė etur tė kėmbėve tė saj.
……..
Unė vazhdoja tė thelloja miqėsinė me tė sapoardhurit, me tė ikurit, me pritjet, me orarin e injeksioneve, turnet e mjekėve, ftohtin……errėsirrėn e gjatė dimėrore .
Spitali, i shtrirė nga lindja nė pėrėndim mbi kodrėn e qytetit, tymoste flunė e natės nė ēdo qoshe ku nuk arrinte drita e neonėve.