UNITED KINGDOM OF BOJANA

Me Tokun u njohėm qė ditėn e parė tė pushimeve. Rasti e solli qė t’i kishim kabinat ngjitur dhe ai, kur zbritėm plaēkat nga makina, gjithė mirėsjellje na ofroi ndihmėn e tij pėr t’i mbartur e sistemuar. Por pas tri ditėsh u bėmė edhe miq e shokė tė ngushtė, aq sa vetėm gjumi na ndante nga njėri-tjetri. Dhe shkak pėr kėtė miqėsi, ndoshta mė shumė sesa fakti qė pėrmenda pak mė sipėr, oratoria e tij apo aftėsia e tij pėr t’i bėrė tė tjerėt pėr vete, u bė kryesisht njė marrėzi e jona. Tė dy, mendje tė zgjuara, duke dashur tė shfrytėzonim nė maksimum ato ditė pushimesh, qė me rrezet e para dhe deri sa perėndonte dielli, vetėm shėtisnim, loznim, laheshim e bėnim banjo rėre, pa e futur njė herė kokėn nėn hije. Por kėto vetėm pėr dy ditėt e para, sepse ditėn e tretė u gdhimė si tė fėrguar nė vaj, mbushur me fshikėza tė mėdha uji nė tė gjithė trupin. Qeshnin tė gjithė me ne duke na parė se nė ē’gjendje ishim katandisur. Por edhe mė shumė qeshnin kur na shikonin duke ecur: sesi dridheshim e pėrdridheshim nga dhimbjet nga ēdo lėvizje qė bėnim. Dhe, pėrveē atyre dy ditėve, deri nė fund tė 15-ditėshit as nuk na pa e as nuk e pamė diellin mė. Veē strukeshim nėn ndonjė ēadėr apo nėn ndonjė hije peme dhe, pasi zhigasnim njėri-tjetrin si dordolecė karnevalesh me njė ilaē tė bardhė kundėr djegieve, ia shtronim bisedės apo dominove. Pėr fat, nuk kishim qėlluar tė vetmit budallenj tė plazhit. Veēse, nė mes tė gjithė atyre burrave qė mbidheshin pėr tė kaluar kohėn nė shoqėrinė tonė, ne tė dy qėndronim njė shkallė mė lart; ishim, si tė thuash, kampionė, qoftė pėr djegiet, qoftė edhe pėr dominotė. Kishim krijuar njė dyshe aq tė fortė, saqė nė tė gjithė plazhin nuk gjendej ēift tjetėr qė tė na mundte. Por, siē thashė edhe mė parė, Toku, mbi tė gjitha, ishte dhe njė orator i zoti. Ishte njė enciklopedi e gjallė barceletash e historish tė panumėrta, qė i tregonte aq bukur e me njė humor tė kėndshėm, saqė na shkonte gjithė dita duke mbajtur barkun me dorė e duke qeshur me lotė. Njė mbrėmje, pasi mbaroi sė treguari njė nga ato barceletat e tij tė thekura, nga ato qė tregohen vetėm nė njė rreth tė ngushtė shokėsh, ende pa u shuar tė qeshurat tona, Toku tha:
-E dini se cili ėshtė shteti mė i vogėl nė botė?
U desh tė kalonin disa ēaste para se ne tė ambientoheshim mė atė pyetje e cila ndryshonte krejtėsisht nga ēka po tregonte pak mė parė. Vėshtruam njėri-tjetrin dhe rrudhėm supet pa e marrė vesh se ku po kėrkonte tė dilte me atė pyetje.
-Qė kur paska nisur tė tė interesojė gjeografia?! – e ngacmova unė.
-Gjeografia?! Pėr gjeografi kam lėnė nam gjithmonė, e kam pasur pėrherė pikė tė dobėt. Merreni me mend sa shumė isha i pasionuar pas saj, saqė isha i vetmi nė klasė qė pėrherė kėtė lėndė e jepja pėr vjeshtė! Mė e forta pati qenė njėherė kur mėsuesi mė tha tė gjeja Peqinin dhe unė, nė mes tė ilaritetit tė klasės, e kėrkoja nė hartėn e Kinės!
Tė gjithė, pėrveē Tokut, shpėrthyem nė njė gaz tė shfrenuar. Pak mė vonė, kur u qetėsuam disi, nisėm tė shpalosnim dijet tona nė fushėn e gjeografisė, duke treguar ēfarė dinim e duke plotėsuar njėri-tjetrin. Pėrmendėm Lihtenshteinin, Andorrėn, Sanmarinon, Monakon, derisa dikush treti deri larg nė Azi e Oqeani, duke pėrmendur edhe ca shtete tė padėgjuara si Nauru apo Tuvalu, me disa dhjetėra kilometra katrorė sipėrfaqe e me disa pak mijėra banorė. Unė shtova se, me sa kisha dėgjuar e lexuar, shteti mė i vogėl nė botė ėshtė shteti i Vatikanit, nė mes tė Romės, me vetėm 0.3 kilometėr katror sipėrfaqe dhe me njė popullsi prej jo mė shumė se njėmijė banorėsh!
Toku na dėgjonte me vėmendje, por tė linte pėrshtypjen se ato ēka po thonim ne nga njėri vesh i hynin dhe nga tjetri i dilnin. Kur ne mbaruam ligjėratat tona, ai na hodhi njė vėshtrim si pėr t’u siguruar se s’kishim mė pėr tė shtuar dhe tha:
-Ndėrsa unė po ju them se kam njohur, madje dhe e kam vizituar, shtetin mė tė vogėl nė botė tė cilin, edhe po tė vrasėsh veten, nuk e gjen nė asnjė lloj harte!
Kėtu ai bėri njė ndėrprerje tė vogėl, si pėr t’i dhėnė rėndėsi e vlerė asaj ēka po thoshte dhe pastaj, pa ia varur pėr nėnqeshjet tona tallėse, shtoi:
-Ju po deshėt edhe mos e besoni, por ju betohem se ėshtė e vėrtetė. Kishte vetėm tre banorė dhe jo mė shumė se tre dynymė sipėrfaqe, pra rreth 3000 metėr katrorė!
Ne, tė habitur, shikuam Tokun, duke dashur tė siguroheshim se mos ishte ndonjė trill nga ato tė zakonshmit e tij. Por ai, si rrallė ndonjėherė, dukej shumė serioz pėr ato ēka po thoshte. Nga ato ēka na kishte treguar ai vetė nė ditėt e mėparshme e dinim se, pėr shkak tė punės qė bėnte, plus edhe tė aftėsisė sė tij, kishte pasur rastin e fatin qė tė shėtiste e tė vizitonte mjaft shtete tė botės.
-Po pse thua “ quhej ” dhe ku na paska qenė ky shtetuc prej tre dynymėsh dhe me vetėm tre banorė?!
Toku na vėshtroi edhe njėherė me radhė tė gjithėve para se tė pėrgjigjej.
-Qė ta dini, ky shtet apo shtetuc, quajeni si tė doni, ndodhej jo mė shumė se pesė kilometra nė vijė ajrore nga ku ne tani kemi prapanicat.
Qeshėm si me tallje. Tashmė po bėhej java qė e njihnim atė njeri, tė paktėn aq sa pėr tė ditur se ai mund tė bėnte shaka e tė tallej edhe mė shumė pikėrisht atėherė kur ti kujtoje se po fliste mė seriozisht se kurrė. S’kishim si t’i merrnim pėr tė vėrteta fjalėt e tij pėr atė shtetuc qė vetėm fantazia e ndonjė tipi si Toku mund ta pillte. Sepse pėrveē njėrit, qė ishte me origjinė nga jugu e qė banonte nė Tiranė, tė gjithė ne tė tjerėt ishim nga ajo zonė dhe e njihnim fare mirė. Mosbesimi jonė dukej mė se i pėrligjur ngaqė nuk bėhej fjalė pėr ndonjė shtet tė antikitetit apo tė mesjetės, por pėr diēka tė sė tashmes, tė kohės sonė, pėrderisa Toku thoshte se e kishte njohur dhe e kishte vizituar vetė.
-Nuk mė besoni, ė?! Mos i paēa komshinjtė, nė ju gėnjej! –u “betua” ai, thua se po betohej nė kokėn e fėmijėve.
Ushtoi vendi nga tė qeshurat tona tė papėrmbajtura. Unė kisha rėnė pėrmbys e, nga gazi e nga dhimbjet qė mė shkaktonin tė djegurat, mė ishin mbushur sytė me lotė. Menduam se me kaq pėrfundonte shakaja e shokut tonė, por qemė gabuar.
-Quhej Bojana apo mė saktė United Kingdom of Bojana dhe gjendej nė njė ishull tė vogėl nė grykėderdhje tė Bunės – nisi tė tregonte Toku kėtė histori, tė cilėn unė po mundohem t’jua sjell ashtu siē na e tregoi ai atė ditė tė bukur gushti nė plazhin e Velipojės.


*****

-Nė atė kohė punoja si oficer nė policinė kufitare kėtu nė zonėn e Velipojės dhe Tuk Palloshin e njihja prej vitesh, qėkur punonte si pėrgjegjės i rezervatit tė gjuetisė. Ishte nga Shkodra, por rrallė ndonjėherė, kur kishte ndonjė punė a problem, dilte nė qytet dhe, edhe mė rrallė (pėr tė mos thėnė asnjėherė) e kalonte ndonjė natė nė familje. Kishte vėrtet njė tip tė ēuditshėm. Edhe pse kishte kryer shkėlqyeshėm studimet e larta, ngandonjėherė tė linte pėrshtypjen se nuk ishte fort mirė nė “komitet” dhe se nė mos gjithė ēardakun, tė paktėn ndonjė dėrrasė e kishte vėrtet mangut! Dinte disa gjuhė tė huaja dhe njihte pėrmendėsh e nė majė tė gishtave florėn dhe faunėn e rezervatit, pra tė gjitha llojet e bimėve, drurėve, shpendėve e peshqve qė gjallonin aty. Pothuajse tė gjithė kohėn e kalonte duke studiuar bimėt e zogjtė dhe duke lexuar literaturė tė huaj nė kėto fusha. Tregohej i rreptė me punonjėsit e rezervatit qė gjuanin apo prisnin pa leje duke shkelur rregullat dhe mbante njė qėndrim tė ftohtė, gati-gati armiqėsor, ndaj udhėheqėsve tė lartė, qė vinin pėr tė gjuajtur nė rezervat, aq sa kishte rėnė nė sy pėr keq. Por duke qenė se punėn e bėnte mė mirė se kushdo tjetėr dhe se, pėrveē qėndrimit tė ftohtė, nuk u kishte dhėnė ndonjė shkak tjetėr, nuk e kishin hequr. Pas rėnies sė komunizmit, ra (ose mė saktė u vodh) edhe gardhi qė mbronte rezervatin dhe ai vend pati shumė dėmtime. Tuku u mundua sa mundi t’i pengonte njerėzit, por tash kishte rėnė edhe frika nga shteti dhe askush nuk ia varte mė. Pak nga pak ai u tėrhoq nė cepin mė tė largėt tė pyllit, atje ku derdhet Buna nė det. Por edhe atje jo rrallė shkonin njerėz tė ndryshėm apo gjuetarė. Sa herė qė e takoja, dhe e takoja shpesh, sepse ruanim e kontrollonim bregun e lumit pėr tė penguar kontrabandėn e naftės, mė qante hallin e na kėrkonte ndihmė, por pas pak, ende pa mbaruar mirė sė foluri e pa marrė pėrgjigje, na kthente shpinėn e largohej. Njė ditė mėsova se kishte ngritur njė kaēorr nė mes tė njė ishulli tė vogėl nė deltėn e Bunės dhe jetonte aty, i vetmuar.
Kaluan disa vite pa e parė dhe pa ditur gjė pėr tė. Nuk e dija se si jetonte dhe as nėse jetonte ndopak. Dhe ndoshta as qė do tė kisha mėsuar gjė pėr tė edhe pėr shumė kohė, sikur tė mos ndodhte njė ngjarje qė na ēuditi pa masė.
Njė ditė qershori, para dy vjetėsh, autoritetet jugosllave tė kufirit, asokohe ishte ende nė kėmbė shteti i Jugosllavisė, na dorėzuan njė notė proteste nė tė cilėn na bėnin tė ditur se disa njerėz nga shteti ynė kishte zaptuar me dhunė njė pjesė tė territorit jugosllav, njė ishull nė grykėderdhje tė Bunės dhe, pėr zgjidhjen e kėtij incidenti, kėrkonin njė takim dypalėsh nė vendngjarje.
“Heu, edhe atje dikush nuk e paska lėnė rehat Tukun e shkretė!”, thashė me vete dhe mė erdhi keq pėr tė. “Me sa duket, edhe asaj toke qė nuk ka qenė kurrė mė parė, sot na i paska dalė pronari!”, shtova duke u tallur, sepse tė tilla gjėra tashmė po dėgjohen pėrditė.
Sidoqoftė, nė ditėn e caktuar nė protestė, nė orėn dhjetė pa pesė tė paradrekės, bashkė me njė oficer tjetėr dhe me njė ushtar qė ngiste skafin, u nisėm drejt ishullit. Po nė tė njėjtėn kohė, nga bregu tjetėr u nis njė skaf me tre ushtarakė jugosllavė.
Kur tė dy skafet iu afruan ishullit dhe po bėheshim gati tė zbrisnim nė tokė, nga prapa ca trungjeve tė mėdhenj, tė sjellė prej kohėsh nga lumi, u dėgjua njė zė i fortė e kėrcėnues:
-Ndal! Asnjė tė mos vėrė kėmbė nė tokė, pėrndryshe do tė qėlloj.
Nuk e pata dhe aq tė vėshtirė qė tė njihja nga zėri Tuk Palloshin.
-O Tuk, -i thirra, -jam shoku yt, Toku. Duam tė bisedojmė, sepse kėta jugosllavėt kanė pretendime se u ėshtė shkelur kufiri, ndaj dhe kemi ardhur.
-Kthehuni menjėherė mbrapsht. –vazhdoi egėr Tuku nga prapa pemėve –Pėr bisedime tė vijė vetėm njė njeri nga secila palė dhe i paarmatosur.
Shikova nga jugosllavėt dhe ata, me sa pashė nga gjestet qė bėnin, qenė tė pavendosur nė duhej t’i bindeshin urdhėrit tė Tukut apo tė zbarkonin me forcė. Por krisma e shulit tė njė arme, qė u dėgjua fare qartė, i bėri edhe ata qė tė mos kishin ndonjė hezitim dhe kėshtu tė dyja palėt u kthyem mbrapsht. Pa pasur nevojė pėr bisedime tė gjata me kolegun tim, shorti pėr tė pėrfaqėsuar palėn tonė mė ra mua, meqė edhe njihesha me Tukun.
Pas pesė minutash fika skafin dhe zbrita nė ishull. Fill pas meje zbriti edhe oficeri jugosllav, njė burrė nofullgjerė e i sertė, dy metra i gjatė. Mė zgjati dorėn ftohtė dhe, nga prezantimi qė bėmė, mėsova se quhej Vuk. Po aq ftohtė na e dha dorėn edhe Tuku qė na doli pėrpara e pastaj na priu nė njė si rrugė pėrmes kallamishteve pėr tek banesa e tij qė, e fshehur nė mes tė atij gjelbėrimi tė dendur, ende nuk dukej qartė. Duke ecur, vija re rreth e rrotull, nė tė dyja anėt ė rrugėzės, ata kopshtije tė harlisura, ku ishin mbjellė bukur e me rregull tė gjitha perimet e stinės. Pas pak u shfaq edhe kasollja e Tukut qė, siē u pa mė qartė kur u afruam, qe mė saktė njė barkė e madhe druri, e ngecur prej kohėsh nė rėrė, tė cilėn Tuku e kishte kthyer e pėrshtatur si banesė. Por habia ime mė e madhe qe kur tek shkallėt qė tė ngjisnin sipėr na priti njė nuse e re me njė fėmijė motak nė krah.
-Gruaja dhe djali. –tha thatė Tuku, por pa u kthyer nga asnjėri prej nesh dhe na priu sipėr.
Hymė pas tij nė dhomėn e pritjes, nėse mund tė quhej kėshtu njėra nga dy ndarjet e asaj barke tė vjetėr, e cila shėrbente edhe si kuzhinė.
Megjithėse e mobiluar krejt thjesht, ēdo gjė aty brenda ishte nė vendin e vet, e sistemuar bukur e me shije. Nė mes tė perdes qė ndante dy dhomėzat qe ndėrtuar njė oxhak qė mė la gojėhapur. Dukej sikur tė qe bėrė nga njė trung i vjetėr lisi, nė zgavrėn e tė cilit qe ndezur njė zjarr e mbi tė cilin diēka po zjehej nė njė tenxhere tė vogėl. U afrova pėr ta parė mė nga afėr atė punim artistik dhe vetėm atėherė, pasi trokita me gisht mbi tė, kuptova se ishte bėrė me gurė lumi e me ēimento. Pak mė sipėr, nga njė zgavėr e vogėl falso, nxirrte kokėn njė buf imadh i balsamosur. Gjithēka ishte vėrtet njė mrekulli nė atė dhomėzė tė vogėl.
Edhe pse tip i sertė e i ftohtė, vura re se edhe Vuku nuk po mundte ta habinė dhe admirimin pėr ēka po shihte aty.
Ndėrsa e shoqja vuri xhezvenė nė zjarr pėr tė na bėrė kafetė, Tuku na ftoi tė uleshim dhe na vuri pėrpara gotat me raki. Por Vuku kundėrshtoi prerė:
-S’kem ardhė pėr pirė, por pėr shqyrtue nji incident qi randė prek sovranitetin shtetit jonė. Kjo tokė k’tu asht jona, asht mrena kufinit jonė, asht mrena vijės jonė kufitare, por uzurpue asht padrejtė prej njerėz, prej familje shkiptare. Prandej kerkojmė qi t’merren masa menjiherė prej shteti juej pėr lirimin, pėrndryshe paralajm’rojmė se jemi detyrue tė pėrdorim forcė. – pėrfundoi ai me njė shqipe tė ēalė e me njė ton tė ashpėr.
-Pė cilėn tokė bėhet fjalė?! – m’u drejtua Tuku fare i qetė, thua se vėrtet as qė e kishte idenė se pėr ēfarė po fliste tjetri.
Nuk pata kohė as tė hapja gojė, kur Vuku foli pėrsėri:
-Pėr tokėn ku tash jena e qi padrejtė uzurpue keni. – vazhdoi ai po me tonin e mėparshėm, nė mos edhe mė egėr, por tashmė, siē duket nga nėnvlerėsimi qė i bėri Tuku, edhe mė i irnosur nė fytyrė se ē’ishte zakonisht. Tuku e vėshtroi pėr disa ēaste me njė buzagaz tė lehtė qė ishte vėshtirė tė pėrkthehej nė shprehte vetėpėrmbajtje apo tallje.
Por me sa duket pėr Vukun qe kjo e dyta, sepse pashė qė i vėrshoi gjaku nė fytyrė dhe erdhi e u bė si fund kusie. U vėshtruan pėr disa ēaste pa folur, por ato vėshtrime tė egra qė, po tė shponin do ta kishin bėrė shoshė njėri-tjetrin, flisnin mė shumė se sa fjalėt.
Tuku hoqi gotat dhe shishen e rakisė e i vendosi nė raft. E po nga rafti mori njė tabak tė madh letre, tė mbėshtjellė tub, dhe, pasi e shpalosi, na e vuri pėrpara mbi tryezė. Pashė se ishte njė hartė e zonės, mjaft e detajuar.
-Keni mirėsinė tė mė tregoni se ku gjendet nė hartė kjo tokė tė cilėn jua paskam uzurpuar? – e pyeti po me mirėsjellje Tuku.
Tjetri vuri syzet dhe uli kokėn mbi hartė. Kureshtar u afrova edhe unė. Por aty, edhe pse harta ishte e para dhjetė viteve dhe e shkallės 1:5000 e, pėr mė tepėr, botim jugosllav, prapėseprapė nuk tregonte as edhe njė shenjė toke nė grykėderdhje tė Bunės.
-Atėherė? –pyeti Tuku, por oficeri jugosllav, i zėnė ngushtė, pėr disa ēaste as foli dhe as ngriti sytė.
-Sidokjoftė, kjo tokė asht mes Buna dhe lumi ndan dy shtetet. –foli ai pas pak dhe diēka u mat tė shtonte, por Tuku ia mori fjalėn nga goja.
-Po. Kjo tokė ėshtė nė grykėdredhje tė Bunės dhe lumi mė ndan me tė dy shtetet.
Nuk e rroka menjėherė domethėnien e atyre fjalėve. Pėr tė ngacmuar Tukun, por edhe pėr t’u sqaruar vetė, i thashė:
- Pra, ne sot kėtu qenkemi nė njė tokė tė askujt, neutrale?!
- E keni gabim. Kjo tokė nuk ėshtė neutrale, e ka njė zot. Porse nuk ėshtė as e Shqipėrisė dhe as e Jugosllavisė.
- Po ēfarė dreqin ėshtė atėherė, shtet mė vete?! – thashė unė gjithė nerva e tallje.
- Po. – tha Tuku, i qetė dhe i vendosur – Shtet mė vete ėshtė.
Vuku ngriti sytė dhe nėnqeshi hidhur. Ndėrsa pėrbrenda dukej se vlonte nga zemėrimi. Po tė kisha qenė nė njė vend tjetėr, unė do t’ia kisha plasur gazit me tė madhe. Por, pėr tė mos fyer Tukun, e pėrmbajtja veten, duke u mjaftuar me njė shikim hetues drejt e nė sy, si pėr t’u siguruar nėse ai vėrtet e kishte seriozisht apo po bėnte shaka me ne. Por Tuku sikur kishte vėnė njė maskė nė fytyrė dhe ishte e pamundur tė depėrtoje pėrtej saj.
- Mirė qė paskemi ardhur pa vizė, - thashė unė pas pak, si me tallje, - por tė paktėn a mund ta dimė se a ka emėr ky shtet?
- Natyrisht. –tha Tuku fare serioz e i qetė. -Quhet Bojana, Mbretėria e Bashkuar e Bojanės. Dhe herė tjetėr, para se tė vini kėtu, duhet qė mė parė tė mė njoftoni arsyet e vizitės suaj dhe tė merrni lejė.
Unė mezi u pėrmbajta pa qeshur me tė madhe, ndėrsa Vuku vazhdonte tė skėrmitej nėn hundė, hidhur e si me tallje.
- Pra, Lartmadhėri, ė?! – e ngacmova Tukun, duke shpresuar se mė nė fund do ta flakte tej atė maskė tė ngurrtė qė i kishte vėnė fytyrės dhe do t’ia plaste gazit edhe ai.
- Mirė, Ju jap tė drejtė pėr emrin qė i keni dhėnė shtetit Tuaj, - vazhdova unė, pa mundur ta fshihja nėnqeshjen, - sepse e di qė rrjedh nga emri i lashtė i Bunės, por jam kureshtar tė di se pse zgjodhėt sistemin monarkik dhe, pėr mė tepėr, pse e quajtėt Mbretėri tė Bashkuar?!
Tuku mė hodhi njė vėshtrim dhe pėr disa ēaste nuk foli. Siē duket, notat tallėse nė fjalėt e mia e bėnė tė matej nėse duhej tė mė jepte shpjegime apo jo pėr ato ēka po e pyesja.
- Para tri vjetėsh, -filloi tė tregonte ai, i kthyer nga unė e pa ia varur Vukut, thua se nuk ishte fare i pranishėm nė atė dhomėz tė vogėl, - kur u largova nga rezervati dhe erdha kėtu nė kėtė ishull, mendova se jam banori i vetėm i tij, por isha gabuar. Pothuajse nė tė njėjtėn kohė me mua, nė ishull ishte vendosur edhe Zoga. Mosbesues ndaj njerėzve, si njėri ashtu edhe tjetri, pėr mjaft muaj qėndruam larg e pa folur, secili nė punėn e tij e nė pjesėn e tij. Por me kalimin e kohės filluam tė njiheshim e tė miqėsoheshim dhe, kur pamė se bėnim pėr njėri-tjetrin e na puqeshin karakteret, u afruam dhe nisėm tė jetonim bashkė. Natyrisht bashkuam edhe pjesėt tona tė territorit. Sa pėr monarkinė, qė thua ti, e zgjodhėm pėr faktin se mbreti edhe mund tė vetėshpallet, ndėrsa republika duhet tė ketė nė krye njė president tė zgjedhur nga populli, apo nga parlamenti, gjė qė kėtu nė ishullin tonė ishte e pamundur. Sa pėr “Mbretėri tė Bashkuar” , them se ishte mėnyra mė demokratike pėr tė respektuar tė drejtat dhe pronėn e secilit prej nesh.
Ndėrkohė qė Tuku fliste, unė herė pas here i hidhja nga njė sy asaj “rezidence mbretėrore” , miq-armiq tė sė cilės, tė parėt e pėr tė mos thėnė tė vetmit, ne ishim.
- Po ky, flamuri? – e pyeta, duke i treguar me dorė pėlhurėn blu me njė rreth tė gjelbėrt nė mes, tė mbėrthyer nė perden nė anėn e djathtė tė oxhakut, e cila mė kishte rėnė nė sy qėkur kishim hyrė, por qė nuk e kisha rrokur qė nė fillim se ēfarė ishte e ē’domethėnie kishte.
Ai pohoi me kokė pa folur.
- Tuk... Lartmadhėri, e si duhet t’Ju drejtohemi nė rast se lipset t’Ju dėrgojmė ndonjė shkresė apo ftesė? -e pyeta duke u munduar tė flisja seriozisht, megjithėse njė gaz i brendshėm nuk mė linte rehat.
- Fare thjesht: Lartmadhėria e Tij, Palloshi i Parė.
M’u desh tė shtrėngoja fort nofullat qė tė pėrmbaja tė qeshurat aty nė sy tė Tukut, sepse nuk doja qė ta fyeja. Gjithmonė mė kishte marrė gazi duke dėgjuar apo shqiptuar atė mbiemėr sa qesharak aq edhe fyes, por tani, me ato parashtesa e prapashtesa titujsh honorifikė, tingėllonte vėrtet grotesk, aq sa edhe njeriu mė serioz do ta kishte tė vėshtirė tė pėrmbahej pa qeshur. Por Tuku as qė e prishi fare terezinė, edhe pse e vuri re qė unė po sforcohesha ku nuk mbante mė pėr tė mos shpėrthyer nė tė qeshura kumbuese. Pėr fat ndėrhyri Vuku dhe mė shpėtoi nga ky siklet.
- Shtetit jonė kėto marrina nuk i interesojnė. –tha ai i bezdisur e gjithė sarkazėm. – Ne do intervenojmė k’tu kjoftė pėr tokėn, kjoftė pėr kjo anije qi asht pronė e nji shtetasi jonė, kjoftė edhe pse k’tu asht strehė e nji personi tė kėrkuem shumė prej milicisė pėr tentativė vrasjen e nji oficeri tė ushtrisė jonė. Ne e dinim mbytur nė Buna, kurse kjo u gjendet k’tu.
Zoga, sė cilės deri nė atė ēast nuk ia kisha dėgjuar asnjėherė zėrin, nė atė ēast po hiqte xhezvenė nga zjarri. Pashė se fjalėt e fundit tė Vukut e shkundėn sikur ta kishte zėnė korrenti, aq sa njė pjesė e kafesė ra zhurmshėm mbi flakė. Me duar qė i dridheshin, uli xhezvenė mbi banak dhe pastaj u mbėshtet edhe vetė pėr disa sekonda. Nga vendi ku isha shihja fytyrėn e saj nė profil qė fillimisht u skuq e pak nga pak nisi tė murrėtohej.
- Mirė se tė vini, por do tė doja qė t’ju printe ai oficeri pusht i ushtrisė suaj qė na qenka ende gjallė. Tė shohim a do e falė pushka edhe pėr herė tė dytė? –foli ajo, e egėrsuar e gjithė mllef. Sytė sikur i lėshonin shkėndija dhe atij vėshtrimi tė mbushur me urrejtje nuk mundi t’i rezistonte as Vuku i sertė, i cili u detyrua t’i vidhej shikimit tė egėr tė saj dhe tė ulte sytė.
- Sa pėr kėtė barkė, qė thoni se ėshtė e njė shtetasit tuaj, po ju them se ka tri vjet qė e kemi gjetur tė braktisur e tė ngecur kėtu ku ėshtė dhe deri mė sot nuk ėshtė interesuar asnjeri pėr tė. Tash, pas kaq kohe, vini e na thoni se qenka juaja! Sipas ligjeve tė tė gjithė botės, po jua them unė nėse nuk e dini, njė anije e braktisur bėhet pronė e atij qė shkel i pari nė tė.
- Unė nuk kam ēka bisedue ma me hajdutė e kriminelė. – tha egėr e gjithė nervozizėm Vuku dhe u ngrit nė kėmbė. – Do merret milicia e, po kje nevoja, edhe ushtria pėr zgjidhjen e k’tij problemi.
Ndieva tė mė vėrshonte gjaku nė fytyrė nga ato fjalė gjithė mllef e kapadaillėk.
- Kėta janė shqiptarė, njerėzit tanė, dhe, derisa qeveritė e tė dy vendeve, e jona dhe e juaja, tė shqyrtojnė se kujt i pėrket kjo tokė, kėtu nuk ka punė as milicia dhe as ushtria juaj. Nėse qoftė edhe njė ushtar apo polic i juaj tenton tė zbresė me forcė kėtu, ne do ta konsiderojmė si njė incident tė armatosur dhe do t’i kundėrpėrgjigjemi po me armė – i thashė rreptė e duke e vėshtruar ngultas.
- Ēfarė?! Ju po kėrcėnoni mua.... neve?! – tha ai, duke iu marrė goja nga zemėrimi.
- Jo, - iu pėrgjigja i qetė, - thjesht po ju paralajmėroj.
Ndėrsa nxihej nga inati edhe mė shumė se ē’ishte nga natyra, u mat tė thoshte diēka, por pastaj, siē duket, ndėrroi mendim dhe, pa na pėrshėndetur fare, ngjiti shkallėt dhe doli pėrjashta. Pas pak ēastesh u dėgjua edhe zhurma e skafit tė tij teksa largohej me shpejtėsi.
Atmosfera nė atė dhomėz tė vogėl, tani, pas largimit tė Vukut, ishte ende e nderė, por gjithsesi mė e qetė. Ndenja edhe nja njė gjysėm ore duke biseduar me Tukun, i cili, i shkėputur prej shumė kohėsh nga jeta e “kontinentit”, kishte dėshirė tė informohej pėr tė rejat qė kishin ndodhur gjatė kėtyre tre viteve.
Pastaj u pėrshėndeta me Zogėn e me djalin e tyre tė bukur dhe, i shoqėruar nga Tuku, u drejtuam nga vendi ku kisha lėnė skafin. Aty nė breg, para se tė hipja nė skaf, i dhamė dorėn njėri-tjetrit dhe u ndamė miqėsisht. Kaluan disa muaj pa pasur ndonjė lajm nga Mbretėria e Bashkuar e Bojanės. Ata vazhdonin jetėn, tė patrazuar, nė ishullin e tyre, ndėrsa unė vazhdoja punėn duke kontrolluar pėrgjatė bregut tė lumit pėr parandalimin e kontrabandės. Sa herė qė kalonim karshi ishullit tė tyre, i pėrshėndesja e mė pėrshėndesnin nga larg me dorė. Mesa dukej, Vuku dhe shteti jugosllav nuk u kishte rėnė mė nė qafė.
Aty nga fillimi i nėntorit nisėn shirat e vjeshtės, ca shira tė dendura qė nuk ditėn tė pushonin pėr mė se njė javė. Besoj se ju kujtohen, sepse patėn bėrė pėrmbytje tė mėdha nė tė gjithė zonėn fushore dhe pati folur gjatė televizioni pėr to. Ato ditė, duke parė gjithė zonėn ashtu tė pėrmbytur, vazhdimisht mė rrinte mendja tek Tuku e tek familja e tij. Nuk e dija se si do tė kishte mundur tė pėrballonte kėtė situatė tė vėshtirė. Vonė, pasi patėn pushuar shirat dhe qenė tėrhequr ujrat, i bėmė njė kontroll bregut tė lumit dhe atėherė, me pikėllim tė madh, pashė se barka ku ata strehoheshin nuk ishte mė nė ishull, madje nga “mbretėria” e Tukut pothuajse nuk kishte mbetur asgjė, pėrveē njė peme tė pėrmbysur qė mezi u kishte rrezistuar ujrave tė tėrbuara tė lumit. Pėr disa muaj jetova me njė peshė tė rėndė nė zemėr nga zhdukja pa gjurmė e asaj familjeje, tė cilėn as vetė Zoti nuk e kishte lėnė ta shijonte e ta gėzonte e qetė jetėn nė atė cep tė vetmuar qė kishin zgjedhur.
Por njė ditė, aty nga mesi i marsit tė vitit ’97, pikėrisht nė kohėn e kulmit tė trazirave tė atij viti, pėr habinė dhe gėzimin tim mė tė madh, njė mik mė dha sihariqin se Tuku me gjithė gruan e djalin gjendeshin shėndoshė e mirė tashmė nė njė mbretėri tjetėr, nė Britaninė e Madhe. Dhe pėr ta pėrforcuar atė ēka po mė thoshte, mė zgjati njė gazetė qė vetėm atė ditė e mora vesh se ekzistonte, nė njė shkrim tė gjatė tė sė cilės tregohej aventura e ēuditshme e asaj familjeje “mbretėrore” qė pėr disa javė rresht kishte bėrė bujė duke pushtuar faqet e para tė shtypit britanik, por qė kėtu tek ne, pėr shkak tė rrėmujave e ngjarjeve tė rėnda tė atij viti, kishte kaluar pothuajse pa u vėnė re.
Me pak fjalė, kur kishin nisur shirat, Tuku, duke e parandierė rrezikun, e kishte liruar barkėn nga dherat rreth e rrotull qė e mbani tė bllokuar dhe kėshtu, kur niveli i lumit qe ngritur, uji i kishte marrė me vete “jahtin mbretėror” bashkė me familjen “mbretėrore” brenda dhe i kishte ēuar larg, nė det tė hapur. Dhe aty ata e kishin parė vdekjen me sy, sepse ajo barkė e vjetėr dhe e kalbur kishte filluar tė mbushej me ujė. Por, mrekulli e Zotit, vetėm pak ēaste para se “jahti mbretėror” me gjithė ekuipazhin e tij tė fundosej nė ujrat e detit, njė anije angleze, qė po kthehej nga Spliti, i kishte parė dhe i kishte marrė nė bord.
Fillimisht kapiteni i nderuar kishte dashur tė lajmėronte rojat bregdetare dhe t’i zbriste nė portin e Ulqinit ose nė atė tė Durrėsit, por Tuku kishte kundėrshtuar prerė. Me njė anglishte tė kulluar e perfekte, qė e kishte mrekulluar edhe vetė anglezin e ditur, i kishte shpjeguar atij se ata nuk ishin as qytetarė jugosllavė dhe as qytetarė shqiptarė dhe, pėr ta bindur pėr kėtė, i kishte treguar pasaportat. Edhe pse tė shkruara nė anglisht, kapitenit me flokė tė thinjura e me shkollė tė lartė e qė kishte shėtitur anekėnd botės, nuk i kujtohej tė kishte dėgjuar apo lexuar pėr atė mbretėri tė panjohur, United Kingdom of Bojana, pėr tė cilėn atė ditė po dėgjonte pėr herė tė parė! Ndaj, qė tė sigurohej se mos kishte ndonjė keqkuptim, i kishte vėnė pėrpara Tukut njė hartė tė Europės. Dhe, kur ky mezi kishte arritur tė gjente nė tė grykėderdhjen e Bunės e aty, me njė laps, kishte shėnuar me njė rreth tė vogėl njė copė uji ku nuk dukej shenjė toke, atėherė kapiteni anglez ia kishte plasur gazit me tė madhe dhe kishte thėnė:
“Kot thonė qė ne anglezėt shquhemi si tė parėt nė botė pėr humor tė hollė. Sot po shoh se nė kėto anė paska njerėz edhe mė me humor se ne!”.
Pastaj, pa mėdyshje fare, kishte vendosur qė ta merrte me vete e ta ēonte nė Angli kėtė familje “mbretėrore” tė pazakontė, natyrisht duke i bėrė edhe tė gjitha nderimet e mundshme. Dhe atje, shtypi anglez, i njohur pėr gjuetinė qė u bėn kėtyre lloj skup-eve, i kishte vėnė nė faqet e para pėr ditė e ditė me radhė, duke shkruar gjerė e gjatė pėr historinė e rrallė dhe tė paimagjinueshme tė “mbretėrve” e tė “mbretėrisė” sė ēuditshme tė Bojanės. Por kulmi kishte arritur kur familja “mbretėrore” e Mbretėrisė sė Bashkuar tė Bojanės qe ftuar nė njė pritje tė veēantė personalisht nga vetė mbretėresha e Anglisė, apo siē quhet mė saktė, e Mbretėrisė sė Bashkuar tė Britanisė sė Madhe. Dhe aty, pasi qenė pritur me nderimet mė tė denja qė mund t’i bėhen njė familjeje tė vėrtetė mbretėrore, mbretėresha kishte vendosur t’u bėnte edhe njė dhuratė po aq tė veēantė: me njė dekret tė posaēėm u kishte dhuruar njė ishull tė vogėl (por gjithsesi mė tė madh e mė tė sigurtė se sa “mbretėria” e tyre e mėparshme) nė mes tė Tamizit, disa kilometra poshtė Londrės, bashkė me njė kėshtjellė tė vjetėr qė gjendej nė kėtė ishull, si dhe njė shumė tė konsiderueshme stėrlinash nė formėn e njė pensioni tė pėrjetshėm.

******

Kėtu e pėrfundoi tregimin e tij Toku dhe, pėr disa ēaste, aty pėrreth nuk u dėgjua asgjė tjetėr pėrveē zhurmės sė ca mushkonjave qė na “kėndonin” ndėr veshė, por qė asnjėrit prej nesh nuk i binte ndėrmend t’i trembte. Heshtjen qė po mbretėronte e prishi vetėm zėri i grave tė cilat, si nė kor, na ftuan tė ngriheshim e tė hanim darkė. Dhe ne, duke i uruar njėri-tjetrit “natėn e mirė”, iu bindėm urdhėrit tė tyre e u shpėrndamė nėpėr kabinat tona.