AT…

Ati im, mė rrokullis nė lutje gjithkund
Teksa vdes nga pak i kryqėzuar kėshtu.
Parajsėn nė mėkate shoh tė humb
...dhe tokėn tė humb gjithashtu.

Rretullohem rreth vetes si mohim i njėshit
fytyrash qė sillen kohės absurd
ferri e parajsa kthehen nė mister,
nė qiell, nė tokė, kuturu, gjithkund..

Ti, vec vret me butėsi e mungesė
E pas dere prej ajri thuhet se je.
Unė, vec pėshpėrim rėnkimi dėgjoj,
Nga rrufetė qė ti zbraz pėrdhe.

At, dhe pse s`tė shoh mė larg se "unė"
tė luash zare fat`thėnash kohėve qė s`janė,
Njė tė diele, krejt i kėrrusur mbi altar,
tė tregoj shpinėn qė ti m`shqeve me kamė.

Pas dere, Ti, vec britma dėgjoje
kur akuj shkelja pas dimrave tė tu.
Ti, vjeshtė psherėtije, zhveshje dhe pėrulje
dhe dyert i theve, po ashtu.

E mė pas, prej zjarri e zėri, Zeus mė zbrite
Nė tokėn ku vriten vetėtimat dhe ėngjėjt.
Dhe ti, si Kronus kėrkon tė mė pėrpish
Mua, birin tėnd tė harruar nė ėndėrr.

Pra, At, o At gjakatar......
Eshtrat e mia tė bezdisin nė fyt
tė pėrjetėshmit i lodhe me pavdekėsi,
Ndaj ėndrra ka filluar tė tė mbyt.


Kėshtu pra, imzot qė darkon me mėrzine
Prej barkut qė i linde, ėngjėjt t`u bėn djaj.
Hesht, as ėndrra me vdekje mos shih,
Prej toke, biri yt tė dėnon; Mos qaj !