Kujtimet pafund

Nė tryezė, vendosa dy gota,
hapa nje shishe shampanjė.
Pėrpjekjet e mia tė kota,
pa ty, rri kokė mėnjanė…
Buzėt e tua, ku janė?

Dhe pakėz e trishtė rri gota,
ku buzėt i vije dikur,
buzėt e tua tė plota,
plot jetė, plot hire dhe nur…
Pa ty kam ftohtė, si gur.

Pas kaq kohe, bashk’kur tė rrimė,
njė mbrėmje dhe gotėn do pish,
me fund, kujtimet do pimė,
nga e para, t’ia nisim sėrish…
Po kur, kur vallė do t’vish?

Do ta bėj njė shtrat me zambakė,
nė tė, tė shtrihesh, tė rrish,
prej aromės sė tyre e dehur,
buzėt e mija ti thithsh…

Do tė ta zhvesh fustanin e bardhė,
bėr’me petale kumbulle, molle,
tė nuhasim prej tyre aromėn,
aromėn qė tek unė ti solle…

Do ndėrtoj prej zemrės njė varkė,
rrotull botės ti biemė,
bashkė me ditė, me natė,
nėn yjet e jugut tė vemė…

Me duar do ta hap dhe njė gropė,
tė ligat atje t’i groposim,
njė tjetėr si ti s’ka nė botė,
nė botėn ku ėmbėl ne lozim…

Pastaj le tė bėhet ē’tė bėhet,
le tė vijė dhe vdekja po deshi,
do t’iki me zemrėn nė duar,
me vdekjen zėnė prej veshi…

Nga pas do tė t’lė ty mirnjohjen,
dhe dashurinė e mbjellė si pemė,
ku e strukur do gjesh gjithnjė mbrojtje,
kur shirat e dhimbjes tė zenė.

Lėvozhgėn gėrvishtja paksa,
stinės me gjethe tė rėnė,
tė ndjesh, me shpirt gjith ē’tė dha,
Serxhio qė tash tė ka lėnė.

Mos eja mbi varr tė mė qash,
por kėngės ti merrja pėr mua,
kujto ē’mė dhe e ē’tė dhashė,
kur lėvozhgėn ta gėrvishtish me thua…

Kam dashur tė tjera para teje,
po shpirtit, ti dritė veē mė sjell.
Nėse ato ishin kėrcelli me gjith’gjethe,
Ti – je trėndafili mbi kėrcell.