“Qemal Stafa” 70 milionė euro pėr rikonstruksionin
Edhe tri ndeshje deri nė tetor e mė pas, lamtumirė, dhe shihemi pas 18 muajsh. Kapaciteti ndryshon pak, do tė jetė me 20.000 vende ulur dhe i gjithi i mbuluar
Pėrcaktohen tė gjitha modalitetet pėr rikonstruksionin e stadiumit “Qemal Stafa”. 70 milionė euro dhėnė nga njė kompani zvicerane si kredi pėr ndėrtimin e tij, 20.000 vende asnjė mė shumė e njėkohėsisht vetėm tri ndeshje tė luajtura. E thėnė mė shkurt ndeshjet ndėrkombėtare pėr skuadrat shqiptare nė Evropė (Tirana) si dhe tri pėr kombėtaren e tetori ėshtė afati i fundit, kur stadiumi do nisė punimet pėr rikonstruksionin e tij.
Mė nė fund duket se gjithēka ėshtė gati dhe pritet vetėm vendosja e firmės mbi letėr pėr tė nisur punimet. Pas shumė hamendjeve dhe hezitimeve, pavarėsisht se kryeministri Berisha kish deklaruar se stadiumi do jetė gati pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė, gjithēka do nisė nga tetori i kėtij viti, e mbase ogur i mirė ėshtė fakti qė ai do nisė punimet nė prag tė 100-vjetrit tė krijimit tė shtetit shqiptar I programuar dhe ideuar mė parė pėr njė kapacitet prej 25.000 vendesh, palėt, pra federata e futbollit, qeveria shqiptare dhe kompania qė do bėjė punimet kanė rėnė dakord nė reduktimin e numrit tė tifozėve, nga 25.000 nė 20.000, ose afėrsisht rreth 4 mijė vende mė shumė se sa kapaciteti aktual i “Qemal Stafės”. Arsyeja ka qenė kosto e lartė, pasi stadiumi do rindėrtohet plotėsisht. Kėtu nuk hyn tapeti, pasi ėshtė bėrė disa herė dhe kosto e tij nė krahasim me gjithė punimet e tjera ėshtė thuajse e papėrfillshme. Fakti qėndron se vetėm njė vend i ulur ne bazė tė gjithė parametrave tė caktuar tė stadiumeve nė Evrope kushton rreth 1.500, gje e cila do tė thotė qė njė shtim prej 5 mijė vendesh do tė thotė njė shtim tė vlerės prej 7.5 milionė euro, shifėr kjo e papėrballueshme nga pala shqiptare. Megjithatė me njė sy tė lehtė, njė stadium prej 20.000 vendesh dhe shumė modern ėshtė krejtėsisht normal pėr kushtet e Shqipėrisė. Natyrisht nuk jetojmė nė Londėr, kur stadiumi hap portat vetėm kur luan kombėtarja shqiptare. Mbase kur luajnė kuqezinjtė 20.000 vende janė pak, ose edhe shumė pak, por 5-6 ndeshje nė vit (edhe ato nuk dihet nėse stadiumi do mbushet e kjo vjen thjesht si pasojė e gjendjes sė kombėtares) kapaciteti i tij duket se ėshtė krejtėsisht normal. Nė kushtet ngritjes sė parkingut (nuk cenon aspak stadiumin, apo punimet pėr rikonstruksionin e tij), kalimit tė tij nė njė impiant modern, mė nė fund duket se edhe Shqipėria do ketė njė vend, ku njerėzit tė shohin ndeshje futbolli, por edhe tė argėtohen. Sipas palėve punimet do nisin nė tetor dhe brenda njė afati 18 mujor ai do jetė gati
Ja pse kundėr ndėrtimit tė “Qemal Stafės”, atje ku ėshtė
Nga Armand Drita
Stadiumi “Qemal Stafa” pėr mendimin tim duhet tė kthehet nė park tė dytė tė kryeqytetit, pėr tė cilin kemi aq shumė nevojė. Ju ftoj dhe sugjeroj tė mendoni pėr njė qytet europian dhe mos tė lejoni asnjė tė bėjė presion nė emėr tė sportit, apo ngjyrave tė Kombėtares. Zgjidhja duhet t’i rezistojė kohės dhe tė jetė pėr 50 vitet e ardhshme, jo sot pėr nesėr.
Po ju dėrgoj njė letėr, tė cilėn ia kam dėrguar edhe autoriteteve mė tė larta, jo se jam kundėr stadiumit tė ri, por ėshtė ndoshta gabimi mė i madh qė mund tė bėhet pėr njė qytet modern. Nuk e di me kė u konsultua FSHF qė do tė ndėrtojė njė stadium tė ri te “Qemal Stafa”, pasi nuk ka asnjė kuptim nė asnjė lloj plani, as urbanistik, as tifozdashės, pasi dynd njė tmerr njerėzish nė mes tė njė qyteti kaq tė vogėl siē ėshtė Tirana. Nuk e kuptoj sesi ju gazetarėt sportivė, qė keni shėtitur gjithandej, tė jeni dakord pėr njė stadium kaq tė madh nė mes tė qytetit? Ka nė botė qytete gjigante qė nuk e kanė stadiumin nė mes tė qytetit, ndėrkohė qė ne si mė tė zotėt do e bėjmė nė qendėr, madje do tė “shembim presidencėn” ta bėjmė. Po jap argumentat e mi mė poshtė dhe do tė kuptoni qė ėshtė njė gabim ngritja e tij nė po tė njejtin vend.
1. Kam studiuar e jetur pėr vite me radhė jashtė Shqipėrisė, si dhe kam udhėtuar shumė dhe nuk mbaj mend tė kem parė nė ndonjė vend evropian tė ketė stadium nė mes tė qytetit, pasi ka disavantazhe logjistike dhe problematika pa fund.
2. Nuk mund tė konceptohet njė stadium kombėtar me 45 000 vende (ose gati 10% e popullsisė sė qytetit) nė qendėr tė njė kryeqyteti, si Tirana me njė rrjet infrastrukturor krejt tė papėrshtatshėm, mos tė them inekzistent pėr njė fluks tė tillė njerėzish. Nėse kaq shumė njerez do tė vinin nė qendėr pėr njė ndeshje i bie qė nė njė ndeshje tė kombetares
tė pezullohet jeta e qytetit.
3. Pastaj probleme shtesė janė siguria e tifozėve, e bizneseve dhe institucioneve, pasi pėrleshje ose trazira mes tifozėve mund tė ndodhin nė mes tė qytetit, 50 metra nga selia e Presidentit tė vendit dhe jo mė shumė se 200 metra nga Qeveria. Ēdo rrėmujė tifozėsh do tė shkaktonte alarm shtetėror, ndėrkohė qė shpenzimet pėr sigurinė e institucioneve
do tė rriteshin pa fund, por dhe dėmet qė mund t’i shkaktohen biznesit do tė ishin tepėr tė mėdha, pasi pronat e kėsaj zone janė mė tė shtrenjtat nė vend.
4. Ndėrkohė qė kemi dhe problemin e paneglizhueshėm tė parkingut qė nė Tiranė ėshtė njė gangrenė qė nuk po zgjidhet pėr fluksin normal e jo mė atė tė shtuar. Kurse ne duam tė sjellim 45 000 vete nė mes tė qytetit. I bie njė super miting, qė nuk ka sens nė asnjė vend tė botės tė kalojė nėpėrmjet mesit tė kryeqytetit.
5. Po ashtu nė rrethinat e stadiumit ėshtė njė zone urbane, qė mund tė shqetėsohet nga ndotja akustike e tė bėrtiturave, e zhurmave tė tifozėve. Kjo ndoshta shumė vetėve u duket problem jo ekzistent, por me aderimin nė BE ėshtė problem qė merr zgjidhje ligjore dhe ju siguroj se pala e dėmtuar, pra banorėt do fitojnė duke marrė dėmshpėrblime apo dhe vendime gjykatash kundėr ndeshjeve nė orėt e mbrėmjes. Kjo do e bėnte stadiumin tė pashfrytėzueshėm dhe do tė humbiste funksionalitetin.
Prandaj, pėr mendimin tim stadiumi duhet tė jetė nė periferi tė Tiranės, i aksesueshėm shpejt me unazat e reja qė priten tė bėhen dhe nga shumica e tifozėrisė jashtė kryeqytetit. Do ishte mirė tė ndėrtohej jashtė qytetit, nė pellgun mes aeroportit dhe Kamzės, ku aksesi nga veriu e jugu i Shqipėrisė, i tifozėve po ashtu dhe i atyre nga Kosova, ėshtė shumė mė i thjeshtė dhe pėr mė tepėr nuk ngarkon fare trafikun e kryeqytetit, qė ėshtė i ngarkuar siē ėshtė. Pėr mė tepėr, njė stadium me kompleks shėrbimesh e biznesesh do tė gjallėronte pjesėn e varfėr veri-perėndimore tė kryeqytetit. Pėr kėtė ju siguroj, por jam i sigurtė qė dhe ekspertė tė ekonomisė, urbanistikės, trafikut, sigurisė sė rendit publik do tė jenė mėse dakord me argumentet e shtruara. Pranė aeroportit dhe autostradave ke mundėsi me tė njėjtėn shumė lekėsh tė bėsh njė stadium me parametra ndėrkombėtarė nė tė gjitha drejtimet, madje me mė pak lekė dhe tė ēosh atje dhe linja tė transportit metro apo dhe urban, qė do i shėrbenin dhe aeroportit dhe stadiumit, si dhe do tė ndėrtohej parking i bollshėm, duke evituar tė gjitha problematikat.
Stadiumi “Qemal Stafa” pėr mendimin tim duhet tė kthehet nė park tė dytė tė kryeqytetit, pėr tė cilin kemi aq shumė nevojė. Ju ftoj dhe sugjeroj tė mendoni pėr njė qytet europian dhe mos tė lejoni asnjė tė bėjė presion nė emėr tė sportit, apo ngjyrave tė Kombėtares. Zgjidhja duhet t’i rezistojė kohės dhe tė jetė pėr 50 vitet e ardhshme, jo sot pėr nesėr.
Krijoni Kontakt