Popullsia e Kinës arrin në 1.5 miliardë në 2033-shin

Tema: Popullsia e Kinës arrin në 1.5 miliardë në 2033-shin

  1. Maska e Explorer

    Explorer said:

    Popullsia e Kinës arrin në 1.5 miliardë në 2033-shin

    Popullsia e Kinës arrin në 1.5 miliardë në 2033-shin




    Pekin- Popullsia e Kinës pritet të kapë shifrat e 1.5 miliardë njerëzve në vitin 2033, deklaroi drejtori i planifikimit familjar në vendin me popullsinë më të madhe në botë.
    “Kjo bazohet në një rritje vjetore prej 7 milionësh në dekadën e ardhshme”, tha Zhao Baige gjatë një seminari për popullsinë dhe zhvillimin në qytetin e Yinchuan-it.

    Kina do të ketë fuqinë më të madhe punëtore nga viti 2016 – 1 miliard persona - dhe aty rreth vitit 2040 do të ketë rreth 400 milionë persona mbi moshën 60 vjeç.

    Baige tha që koha mesatare që qytetarët shpenzojnë në arsimim është 9 vjet. Ai njoftoi gjithashtu se nga 4 – 6 për qind (800 mijë deri në 1 milion) e foshnjave që lindin cdo vit, lindin me difekte. Ndërsa raporti i lindjeve djem-vajza ka kapur shifrat e 119,45 djemve për 100 vajza.

    Parashikohet se kryeqendrat ekonomike si Shangai dhe Pekini të kapin shifrat e 50 milionë banorëve rreth vitit 2050, dy fishin e numrit aktual të popullsisë. Kina është vendi më i populluar në botë, me 1.32 miliardë banorë, sipas vlerësimeve të 2007-s.
     
  2. Maska e Ksanthi

    Ksanthi said:
    Si qente lindin keta?
    Si ka ardhe puna ne toke do vije nje dite qe vetem kineze do kete se te tjeret nuk bejne femije ose bejne shume pak.
     
  3. Maska e Station

    Station said:
    Popullsia e Kinës arrin në 1.5 miliardë në 2033-shin

    Kaq pak ??? Unë i dija më shumë këta dreqër.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Station : 30-09-2010 më 13:42
     
  4. Maska e MafiaWarz

    MafiaWarz said:
    Na kan perzi trojet Shqiptare edhe me kinez , futne tek problemet nderkombtare, skem pun me keta na jem sa nje famile e tyre lol
     
  5. Maska e Jeto_Jeten

    Jeto_Jeten said:
    u pa puna duhet me msu kinezce
    He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.