Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 75
  1. #51
    Citim Postuar më parë nga FK-PaRtiZoNi Lexo Postimin
    Në seancën plenare të Parlamentit Evropian ka pasur edhe eurodeputetë që janë shprehur kundër heqjes së regjimit të vizave me ërinë dhe Bosnjen.
    Kështu, holandezi Van der Stoep e ka vënë theksin tek krimi dhe korrupsioni në dy vendet e Ballkanit, që sipas tij kanë arritur nivele alarmante.

    “Bosnja dhe Shqipëria janë vendet më të korruptuara. S’mund të hiqen vizat për vendet e korruptuara. Gjithashtu, ato janë anë të Konferencës Islamike”, ka deklaruar Van der Stoep.

    Në të njëjtën linjë është shprehur edhe eurodeputeti belg Claeys, sipas të cilit heqja e vizave do të thotë futja e krimit në Evropë.

    “Shqipëria dhe Bosnja janë vende burimi të trafikut. Shqipëria ka lidhje të forta me krimin e organizuar. Po lejojmë krimin të hyjë në BE”, ka pohuar Claeys.

    Deklaratat e tyre janë mbështetur edhe nga Viktor Bostinaru, i cili në fjalën e tij ka theksuar se Shqipëria nuk ka zgjidhur ende krizën politike.
    Po deklaratat e atyre qe ishin pro ku jane? Cne jepen vetem deklaratat e atyre dy vetave kunder, dhe emri i njerit qe i mbeshtet.

    Vizat do liberalizohen edhe te ne ashtu si ne gjithe vendet fqinje. Dhe ata kane korrupsion plot, krim te organizuar plot, e shume te keqija te tjera. Nese do ndiqeshin striket rregullat e liberalizimit, do kishte shume shtete qe do qendronin jashte.

  2. #52
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    urime per vizat e heqme,.,.,.,.,,..

    20 vjet kemi prit.

    kush do me dal me pi i kafe knej????

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2009
    Postime
    176
    Urime Shqiperise dhe urime qeverise se Sali Berishes per punen e madhe te bere per plotesimin e kushteve per liberalizimin e vizave.
    Duke e ditur sa mbrapa ka qene Shqiperija ne krahasim me fqinjet,arritja e saj qe vetem pas nje viti te plotesoje kushtet per heqjen e vizave eshte sukses i madh i kesaj qeverije .

  4. #54
    Kryeministri Berisha përshëndet vendimin e PE-së për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë

    Zonja dhe zotërinj,
    Të dashur qytetarë e qytetare shqiptarë,

    Sot, është një ditë krenarie për mbarë qytetarët shqiptarë. Data 7 tetor e vitit 2010, dita, në të cilën Parlamenti Europian votoi për heqjen e vizave për shqiptarët, do të shkruhet me germa të arta në memorien e kombit tone, si ngjarja më madhore në udhën e tij të mundimshme shekullore drejt Europës, si zhvillimi më i madhe pas shembjes së diktaturës së egër komuniste, për liritë, dinjitetin e shqiptarëve dhe procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Ky votim i ligjvënësve të 27 kombeve, anëtare të BE-së, në mbështetje të vendimit të Komisionit Europian për heqjen e vizave për Shqipërinë, është edhe kurora më e ndritur e përpjekjeve mbinjerëzore për liri, dinjitet dhe integrim europian të kombit që, vetëm dy dekada më parë, ishte dhe kombi më i izoluar me i vetmuar, më i vetharruar dhe harruar i planetit, të kombit që vetëm 20 vjet më parë, rrëzimin e perdes së hekurt, do ta shënonte me eksode biblike dhe largim masiv nga vendi i tij, barbarisht dhe tërësisht i shkatërruar nga diktatura më e pamëshirë e kohës. Ky vendim është njëkohësisht edhe votëbesimi më i fuqishëm, më suprem i tempullit të demokracisë europiane, përfaqësuesve ligjvënës të 27 vendeve anëtare të BE-së, ndaj suksesit të reformave të thella e të gjithanshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare.

    Ky votëbesim historik u bë i mundur para së gjithash dhe mbi të gjitha nga lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, çmontimit dhe vendosjes para ligjit të mafies dhe bosëve të saj, të mbi 200 bandave të krimit te organizuar që kontrollonin porte, aeroporte, qytete, qarqe të tëra të vendit dhe shndërrimi i Shqipërisë në një ndër vendet më të sigurta në rajon e më gjerë.

    Ky vendim epokal për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve u bë i mundur nga lufta me zero tolerancë ndaj korrupsionit, lufta për të cilën qeveria u njoh si kampione për reformat e saj të mëdha, por po ashtu edhe për vendosjen para ligjit të qindra zyrtarëve të korruptuar .

    Ky votëbesim historik i Parlamentit Europian në mbështetje të vendimit të Komisionit Europian për heqjen e vizave për shqiptarët u bë i mundur vetëm e vetëm nga anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, shndërrimi i saj në një vend që eksporton siguri dhe stabilitet në vende të tjera.

    Vota e sotme e Parlamentit Europian u bë e mundur nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme të 28 qershorit, të respektimit dhe garantimi i lirive dhe të drejtave të njeriut, zgjerimi i tyre, respektimi i plotë i të gjitha lirive politike dhe lirive tjera në Shqipëri.

    Votëbesimi historik i sotëm i parlamentarëve, përfaqësues të të gjitha kombeve anëtare të BE-së, u bë i mundur vetëm e vetëm me reformat e thella dhe të gjithanshme që qeveria ndërmori në fushën e regjistrit dhe zyrave të gjendjes civile, dokumenteve të identitetit të qytetarëve shqiptarëve, të cilat bënë që ata sot, të disponojnë pasaportat biometrike dhe letërnjoftimet më moderne të kohës.

    Votëbesimi më i madh i Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe shqiptarët u bë i mundur vetëm e vetëm nga nënshkrimi dhe zbatimi i dhjetëra marrëveshjeve me vendet anëtare të BE-së, vendosja e sistemeve më moderne të kontrollit të kalimit të kufirit, të analizës së riskut, aplikimit të standardeve më të mira të emigracionit dhe ripranimit.

    Pa të gjitha këto reforma dhe suksesin e tyre, votimi i sotëm nga Parlamenti Europian për heqjen e vizave, do të ishte një horizont i largët për Shqipërinë dhe shqiptarët.

    Por vendimi i sotëm u bë i mundur nga vlerësimet e Komisionit Europian, ekspertëve të shumtë të Komisionit dhe vendeve anëtare, mendimeve dhe vlerësimeve të tyre të drejta, objektive dhe të ndershme për suksesin e reformave në Shqipëri dhe plotësimin nga autoritetet shqiptare, të kërkesave të udhërrëfyesit për heqjen e vizave.

    Natyrisht, ky votëbesim u bë i mundur edhe nga fisnikëria, ndjenjat miqësore dhe respekti për Shqipërinë dhe shqiptarët, i parlamentarëve, përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së. Në këtë kontekst, parlamentarët europianë shprehën sot respektin, njerëzinë, por dhe miqësinë e tyre ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndaj dhe unë sot, këtu, para jush, dua t’i shpreh mirënjohjen time më të thellë Komisionit Europian për propozimin e tij për heqjen e vizave për Shqipërinë, Parlamentit Europian që me votimin e tij historik për shqiptarët mbështeti sot, këtë propozim të Komisionit, një mirënjohje të veçantë dua t’i shpreh Kryetarit të Parlamentit Europian, kryetarëve të grupeve parlamentare të Parlamentit Europian, raportueses për Shqipërinë, kryetarit dhe anëtareve të nënkomisionit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, të komisionit të Jashtëm dhe komisionit të Lirive Civile, miqve të shquar të Shqipërisë dhe shqiptarëve në këtë parlament, të gjithë deputetëve që mbështetën fuqishëm, me 538 vota, propozimin në seancën plenare për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë, mirënjohjen më të thellë atyre dhe vendeve të tyre, por edhe garancitë më të mëdha e më të plotë të qeverisë shqiptare për trajtimin e të gjitha kushteve të udhërrëfyesit, si një proces për t’u konsoliduar gjithnjë e më shumë, si një program të vërtetë dhe të vazhdueshëm për qeverinë dhe autoritetet shqiptare.

    Unë, gjithashtu, një falënderim dhe mirënjohje të thellë dua t’u shpreh atyre qindra dhe mijëra punonjësve të administratës shqiptare, që me punën, përkushtimin, profesionalizmin e tyre bënë të mundur reformat dhe suksesin e tyre, plotësimin e kushteve të udhërrëfyesit, që sollën votëbesimin e sotëm për Shqipërinë.

    Por, unë do ta mbyll këtë konferencë, duke shprehur falënderimin më të përzemërt, mirënjohjen më të pakufishme ndaj qeverive dhe taksapaguesve të vendeve anëtare të Bashkimi Europian, Komisionit Europian, qeverisë dhe taksapaguesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera mike, që me bujarinë dhe ndihmat e tyre prej miliarda eurosh, në mijëra e mijëra projekte gjatë gjithë këtyre viteve, bënë të mundur suksesin e reformave në Shqipëri dhe vendimin e sotëm historik të ligjvënësve europianë, për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve, për lëvizjen e tyre të lirë në mbarë Europën.

    Zoti i bekoftë ato, kombet dhe vendet e tyre!

    Pyetje: Zoti Kryeministër, sot, krahas votimit në Parlamentin Europian ka pasur një debat se sa është ky vendim meritë e Bashkimit Europian dhe sa është meritë e reformave të ndërmarra për realizimin e heqjes së vizave?

    Së dyti,në korrik të vitit 2009, kur shpallët koalicionin, thatë se ishte koalicioni i integrimit. Sot si ndjeheni me këtë koalicion?

    Kryeministri Berisha: Mendoj se debati ka trajtuar të dy anët e këtij problemi. Pa reformat dhe suksesin e tyre, ky proces nuk mund të ndodhte, por pa dashamirësinë, miqësinë dhe mendjet iluministe, të tilla do t’i quaja, sepse ky nuk është një proces i thjeshtë për vendet anëtare të Bashkimi Europian, udhëheqjen e tyre politike, Parlamenti Europian, duke iu përmbajtur parimit të lirisë dhe duke i përparësuar këto parime, mori këtë vendim historik. Ndaj siç e theksova edhe në fjalën time, këtu ka një kombinim të të dy këtyre aspekteve kryesore, që sollën këtë vendim dhe që pritet vendimi final i Këshillit të Ministrave, gjatë muajve që vijnë.

    Natyrisht, kjo qeveria ka pasur, ka dhe do të ketë si program kryesor të saj integrimin e e vendit në Bashkimin Europian, si projektin më madhor të shqiptarëve, për të ardhmen e tyre. Kështu që ne jemi të vendosur të marrin çdo vendim, çdo reformë dhe çdo ligj, në mënyrë që ky proces të eci si një proces i bazuar në meritë.

    Pyetje: Sa optimist ndjeheni për vendimin që pritet të marrë Këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE-së në muajin nëntor, pas këtij vendimi të sotëm të PE-së?

    Kryeministri Berisha: Unë jam optimist, por krahas optimizmit, dua të shpreh garancinë time të plotë ndaj të gjitha vendeve anëtare, që qeveria shqiptare e merr këtë si një proces që duhet të konsolidohet gjithnjë e më shumë, se qeveria shqiptare është e gatshme të përmbushë çdo detyrim që rrjedh nga ky proces dhe të vendosë të gjitha format më të përshtatshme të bashkëpunimit me secilin vend anëtar, në mënyrë që procesi i heqjes së përkohshme të vizave për shqiptarët të mos krijojë as edhe shqetësimin më të vogël për vendet anëtare të BE-së. Ndaj edhe theksoj se udhërrëfyesi është dhe do të vazhdojë të mbetet një program pune për qeverinë shqiptare. Udhërrëfyesi për vizat, i cili ka rreth 120 kërkesa, është gjithashtu dokument themelor për reformat që kemi ndërmarrë e do të ndërmarrin, sepse, faktikisht, rezultante janë vizat, por synimi i tyre janë një tërësi standardesh, kriteresh e praktikash, të cilat duhet të konsolidohen, në mënyrë që Shqipëria të eci e sigurt drejt procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

    Pyetje: Zoti Kryeministër, pati një deklaratë të fortë dje, nga ana e ambasada amerikane, lidhur me ligjin për Gjykatën Administrative. Ambasada amerikane u shpreh e gënjyer për mos kalimin e këtij ligji në parlament. A keni një koment për këtë?

    Kryeministri Berisha: Unë nuk dua ta bëj këtë çështje të një debati. Ajo çka unë dua është të ftoj edhe një herë zotin Rama, të votojmë ligjin për Gjykatën Administrative, sepse mënyra më e mirë për të korrigjuar gabimin e bërë e për të shprehur edhe një pendim për atë qëndrim është të votojmë këtë ligj. Është e paimagjinueshme për taksapaguesit amerikanë, për Agjencinë Amerikane të Ndihmës dhe Zhvillimit Ndërkombëtar, të cilët, gjatë këtyre 18 viteve, kanë investuar në këtë vend në qindra e mijëra projekte, në të katër anët e vendit e në të gjitha fushat, mbi 700-800 milion dollarë dhe tani të sillet në një mënyrë të tillë shumë, shumë të papranueshme. Ligji për Gjykatën Administrative është një ligj, për të cilin interesi është i barabartë për të gjitha forcat politike dhe për të gjithë biznesin shqiptar. Por ky ligj dhe ky program ishte i domosdoshëm edhe për vlerësimin e mëtejshëm për statusin Kompakt të Shqipërisë, çka nënkupton qindra milion dollarë të tjerë, në rast se do të fitohej, për infrastrukturën, shkollat, spitalet, investime nga qeveria amerikane në Shqipëri. Kështu, pa hyrë në aspekte të tjera, do të jetë përgjigja më e mirë dhe më e domosdoshme ta votojmë ligjin në seancën e parë të parlamentit. Mendoj se çdo njeri duhet të shqyrtojë veprimtarinë e tij dhe duhet të gjejë forca për të korrigjuar qëndrimet e tij të gabuara dhe ka mundësi të plotë që ky qëndrim të korrigjohet, edhe për të mbledhur parlamentin para kohe, në qoftë se opozita dëshiron dhe për të votuar ne, si shumicë, të gjitha amendamentet që opozita i gjykon të domosdoshme, në mënyrë që ky trup gjyqësor jetik për vendin të ngrihet në standardet më të mira të paanësisë, pavarësisë dhe funksionalitetit.


    07/10/2010



    Mos i harroni kurre keto pamje!




    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 07-10-2010 më 14:10

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dit zie besoj ne seli roze e ne celulat ruciste edvinisto enveriste.
    maloku i arriti te gjitha..
    solli demokracine.. lirine.. prosperitetin e begatine.. futi vendin ne nato.. dha nje ndihme te jashtzakonshme per kosoven.. ndertoj rrugen e kombit.. po asfalton shqiperine nga jugu ne veri e kudo.. e tani.. realizoj dhe levizjen e lire ne evrope.. per shqiptaret e ngrate..

    i lumte..

    ai ka te drejte te jet krenar per ate cka ka bere per kte popull e kte vend e kte komb..

    suksese profesorit dr Sali Berishes..





    ..

  6. #56
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    dit zie besoj ne seli roze e ne celulat ruciste edvinisto enveriste.
    maloku i arriti te gjitha..
    solli demokracine.. lirine.. prosperitetin e begatine.. futi vendin ne nato.. dha nje ndihme te jashtzakonshme per kosoven.. ndertoj rrugen e kombit.. po asfalton shqiperine nga jugu ne veri e kudo.. e tani.. realizoj dhe levizjen e lire ne evrope.. per shqiptaret e ngrate..

    i lumte..

    ai ka te drejte te krenar per ate cka ka bere per kte popull e kte vend e kte komb..

    suksese profesorit dr Sali Berishes..

    ..
    Kane gjet strehim politik tek gazeta Shekulli dhe qe sa kohe aty derdhin vrerin e gjysherve, prinderve dhe te geneve te tyre! E kane kthyer Shekullin ne gazeten e tipit Hakmarrja, Pravda e Borbe te kohes se komunizmit.


    Ja se cfare ndodhte ne vitin 1990:

    Ne daten 21 Qershor 1990 rreth ores 03.00, u kapen dy dhe u asgjesuan dy persona, ne tentative per te kaluar kufirin ne menyre te paligjshme ne sektorin e pikes kufitare Grazhdan. Ushtari menjehere qelloi ne ajer me pistolete shenjedhenese per te ndricuar terrenin... pasi pane se te dy elementet nuk ndaluan hapen zjarr mbi ta me bresheri, duke bere asgjesimin e tyre te menjehershem"
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 07-10-2010 më 15:09

  7. #57


    ...

    Ngjarja

    Ishte 13 qershori i vitit 1990, kur Pëllumbi, aso kohe vetëm 17-vjeç, i kërkon lejë të atit për të shkuar në Kishën e Laçit, pelegrinazh, por fshehtas, pasi ende nuk ishte liria e fesë. Sapo ishte publikuar heqja e nenit famëkeq 25, "të tradhtisë së lartë ndaj atdheut", duke u zëvendësuar me ligjin 7380, "kalim i paligjshëm i kufirit". Një grackë që mori shumë jetë njerëzish, që tentuan të kalonin përtej kufirit.

    "Po riparoja një traktor në SMT-në e Bushatit, ku punoja prej vitesh, kur shoh nga larg tim bir, Pëllumbin, së bashku me shokun e tij Marjan Zefin. Më kërkoi t'i jepja lejë për të shkuar në kishën e Laçit dhe iu përgjigja pozitivisht. Pëllumbi më përqafoi fort dhe duhet të ketë qenë ora 10.00-10.30, kur dy të rinjtë u nisën për rrugë"- e nis rrëfimin e tij, Nikolla, tashmë 68 vjeç, që së bashku me familjen, fill pas vrasjes së djalit, me ndihmën e ambasadores amerikane, Mariza Lino, u vendos në Amerikë.

    Shqetësimi e kapi në datën 15, kur Pëllumbi ende nuk ishte kthyer dhe një telefonatë e së bijës në punë e vuri në panik. Kur arriti në shtëpi dhe pa shumë njerëz në derën e barakës ku jetonte, kuptoi se diçka kishte ndodhur. "Më dolën përpara tre-katër shokë të Pëllumbit dhe më thanë: Bëhu burrë, Nikollë, se djalin ta vranë në kufi",- thotë ai dhe përshkruan me detaje mënyrën se si iu afrua arkivolit ku ishte trupi i të birit. "Djali kishte marrë një plumb në ballë dhe dukej sikur e kishin qëlluar, duke ia mbështetur armën në kokë. Pranë trupit të pajetë qëndronin gruaja dhe dy vajzat, Lula 19-vjeçe dhe Ana 6-vjeçe",- thotë ai, duke kujtuar se trupi i djalit ishte tërhequr zvarrë nëpër Hot e Bajzë, i lidhur pas një kamioni.

    400 të vrarë në kufi

    Megjithëse vetëm pak kohë më parë, sipas Nikollës, ish-presidenti Ramiz Alia kishte hequr nenin e tradhtisë së lartë ndaj atdheut duke e zëvendësuar me ligjin 7380, "kalim i paligjshëm i kufirit", kjo mbeti vetëm në letër, pasi në telat me gjemba të klonit që rrethonte Shqipërinë, vetëm në vitin 1990 mbetën të vrarë 400 të rinj, të cilët u gënjyen nga ndryshimi vetëm në letër i këtij neni. Nuk mund të harrojë peripecitë që ka hequr për të marrë trupin e të birit, që ishte vendosur të varrosej pa emër. Vetëm ndërhyrja e ca të njohurve dhe buja që mori kjo ngjarje, bëri që t'ia sillnin në shtëpi. "Trupi erdhi në shtëpi mëngjesin e 15 qershorit. Në vitin 1994 kemi zhvarrosur eshtrat për t'i dërguar në varrezat katolike të Shkodrës dhe të tmerruar pamë se kafka e djalit ishte e ndarë mespërmes",- tregon Nikollë Pëllumbi.

    ...


    http://www.shekulli.com.al/news/45/ARTICLE/11550/2007-06-16.html

  8. #58
    ...


    I vranë, i përdhunuan, të rinj e të reja, siç ishte rasti i Pëllumbit me 14 Qershor 1990, i cili, u pushkatua nga ushtarët pasi ishte dorëzuar dhe pas ekzekutimit të bërë nga ushtarët u qëllua me plumb në ballë nga Komisari i Postës, pastaj trupi i tij u lidh me tela me gjemba e u vendos në makinën e degës së punëve të brendshme e u shetit nëpër qytetin e Shkodrës. E shetitën nëpër të gjithë Shkodrën për të frikësuar popullin që të mos çoheshin në demostratë.

    Edhe një vajzë me të fejuarin, dorëzohen në Postë e Kufirit Belaj, të fejuarin e vranë ndrësa vajzën e përdhunuan, e zhveshën siç kishte lindur, pastaj e pushkatuan dhe e groposën në një gropë të pa ditur, e cila pas ardhjes së demokracisë u bë e ditur.


    ...


    http://www.shkoder.net/al/16qershori.htm

  9. #59
    Perjashtuar Maska e DARDANI.ZH
    Anëtarësuar
    18-01-2009
    Postime
    156
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    dit zie besoj ne seli roze e ne celulat ruciste edvinisto enveriste.
    maloku i arriti te gjitha..
    solli demokracine.. lirine.. prosperitetin e begatine.. futi vendin ne nato.. dha nje ndihme te jashtzakonshme per kosoven.. ndertoj rrugen e kombit.. po asfalton shqiperine nga jugu ne veri e kudo.. e tani.. realizoj dhe levizjen e lire ne evrope.. per shqiptaret e ngrate..

    i lumte..

    ai ka te drejte te A krenar per ate cka ka bere per kte popull e kte vend e kte komb..

    suksese profesorit dr Sali Berishes..





    ..

    Shum e vertet kjo BRari Maloku metvertet i arriti te gjitha dhe kjo duhet pershendetur URIME

    Sali berisha

    Solli demokracin lirin
    Prosperitetin e begatin
    E futi shqiperin ne NATO
    E ringjali Turizmin ne shqiperi duke i sjellur qindra miliona euro ne vit shqiperis
    E Ndihmoij shum kosoven
    E ndertoi rrugen e kombit (Njeherit edhe nje nder autostradat me te bukura ne rajon)
    E Nzorri shqiperin nga balta duke ndertuar per gjdo vite nga 4000 klm Asfalt
    Esht duke e shenderruar shqiperin ne nje nder superfuqit e energjetikes ne rajon
    E reformoi ushtrin dhe policin vendosi rendin dhe ligjin ne shqiperi

    Fale te gjitha ketyre reformave kolo-sale qe beri Sali Berisha sot shqiptaret fituan edhe levizjen e lire ne ter evropen pas me shum se 100 viteve izolimi


    Prof.Dr Sali Berisha duhet shpallur Baba i rilindjes se shtetit SHQIPTAR (Ata turku i shqiperis)

    URIME

  10. #60
    ...

    Portreti i vrasjeve
    9 nëntor 1992, polici I. Sejtaridis vret një shqiptar
    27 dhjetor 1992, polici Dh. Janopulos vret një shqiptar.
    12 shtator 1993, polici A. Delas vret një shqiptar
    9 mars 1994, polici N. Kunupakis vret një shqiptar
    Në nëndor 1994, polici L.Karajanis vret një shqiptarë
    Në nëntor 1994, polici I.Rigas vret pa asnjë shkak një shqiptar
    Shkurt 1996, qytetari Theodoros Zanemas vret një shqiptar në moshë të re, asi ai tentonte të vidhte biçikletën e djalit të tij. ( 8/03/1996)
    Shkurt 1996, qytetari Theodoros Zanemas vret një shqiptar në moshë të re, asi ai tentonte të vidhte biçikletën e djalit të tij.
    ( 8/03/1996)
    Shkurt 1996, dy policët Dionis Vasiliu dhe Grigor Valmas çojnë në një vend të veçuar në Agio Stefano, disa km larg Athinës vjedhin me dhunë armën Cako
    (27-06-1996)
    Qershor 1996, Në Selanik, pedagogu i filologjisë të universitetit Antonis Manitakis akuzon policinë, pasi në sheshin e fshatit Kalamakis të Pilos ka ushtruar presion dhe i ka detyruar emigrantët e lidhur të ulen në gjunjë përdhe përpara banorëve të fshatit.( 2/07/1996)
    Tetor 1996, Në qytetin e Follorinës nxirret para drejtësisë Athanasio Fotopulo, i cili në vitin 1995 kishte vrarë shqiptarin Qazim Biklin, ndërsa një polic tjetër kishte tërhequr zvarrë pas motorit lidhur një shqiptar për ta çuar në rajonin e policisë.(23-10-1996)
    Nëndor 1996, Në Katerini të Selanikut, polici Dhimitris Spiropulu ka vrarë shqiptarin Jani Noka, me justifikimin se arma iu shkreh vetë. (11-11-1996)
    Dhjetor 1996, Në Komotini, Lefteris Kakulidhis ka vrarë në një lokal një 28 vjeçar shqiptar
    Prill 1997 Në Selanik, polici Apostol Kiras, me pistoletë ka plagosur në lokal një 22 vjeçar shqiptar (3/04/1997)
    Prill 1997 Në Kastoria gjatë ndjekjes së një kamioni që bënte transportin e emigrantëve klandestinë policia hap zjarr dhe vret dy shqiptarë.
    (16 /04/ 1997)
    Shtator 1997 Në fshatin Paramithia të Janinës, Lambro Dhimu vret 13-vjeçarin shqiptar Adriatik Domaniku, si dhe plagos 16-vjeçarin Milian Llapi
    ( 30/09/1997)
    Shtator 1997, Në zonën Platonokabo të Kavallas, Theokaris Eminidhis vret 17-vjeçarin Gazment Meko ( 6-04-1997)
    Nëntor 1997, Në Pirgo vëndasit akuzojnë policinë se kanë djegur një barangë ku jetonin shqiptarë për arsye se nuk mundi që t’i kapte.
    (8-11-1997)
    Dhjetor 1997 Në Kozani, drejtësia nxjerr të pafajshëm policin Miltiadhis Andreopulos, që më pare kishte vrarë një fëmijë 14 vjeçar.
    ( 9-12-1997
    Mars 1998, Në Paleio Keramidhi të Pirias, vendasit së bashku me kryetarin e kësaj periferie, nxjerrin ligjin ku ndalojnë lëvizjen e emigrantëve shqiptarë pas perëndimit të diellit. Këtë ksenofobi banorët e shprehen hapur në lajmet kryesore të kanaleve televizive.
    Mars 1998 Në Pulitca të Korinthias, me propozimin e kryetarit Dhimitris Xhanavaras të kësaj komune u ndalon shqiptarëve të qëndrojnë si dhe të hyjnë në tavernat dhe kafenetë. (31/03/ 1998)
    Prill 1998, Polici Jorgo Atmaxhidhi në Selanik, ka qëlluar me armë pas koke, duke lënë të vrarë të riun Niko Leonidhi. ( 6/03/1998)
    Prill 1998 Në Amarinthu të Evias kërkojnë që emigrantët të largohen brenda një jave dhe të mos u jepet mundësia për t’u legalizuar ( 4/04/1998)
    Prill 1998 Në Larisa drejtësia i jep dënimin deri në dy vjet Athanasio Mato ( që paguan ditët që duhet të qëndronte në burg, e lihet i lirë). Në qershor të vitit 1993 kishte vrarë një shqiptar, pasi po merrte në kopshtin e tij një kokërr shalqi.
    Maj 1998 Dy fëmijë shqiptarë plagosen me armë dhe vrasësi lihet i lirë nga drejtësia. ( 20/05/1998)
    Shkurt 1998, Në Athinë drejtësia u jep pafajësinë tre policëve dhe një shoferi taksie për keqtrajtimin dhe torturat karshi shqiptarëve më 1993 në Amfiklea.
    ( 11/02/1998)
    Qershor 1998 Në Larisa, drejtësia nxjerr të pafajshëm Zaharia Gogolu, i cili më 4 gusht 1995 kishte vrarë një emigrant shqiptar, ku më pare ishte dhënë dënimi me katër vite burg ( 18/06/1998)
    Qershor 1998 Në Stilidhas, dy fëmijë shqiptarë rrihen dhe keqtrajtohen nga policia. Për këtë vihet në dijeni edhe konsulli shqiptar i asaj kohe. Fajtorët si gjithnjë nuk dalin para drejtësisë
    Tetor 1998, Një 17 vjeçar grek vret dy shqiptar,drejtësia nuk e dënon vrasësin.
    Nëntor 1998, Polici Panajot Tcoleridhis, vret shqiptarin Sotiraq Butka, drejtësia greke si gjithnjë e nxjerr të pafajshëm.(10/11/1998)
    Dhjetor 1998, Jorgo Makris lihet i lire nga drejtësia, ku më 30 nëntor 1998 kishte vrarë një shqiptar dhe plagosur vëllain e tij.
    Dhjetor 1998, Polici Nikos Vrendas plagos me armë të riun shqiptar Sabri Kokiu.(2/12/1998)
    Janar 1999, Në Egjio, një fshatar qëllon me armë dhe plagos të birin, duke kujtuar se është shqiptar.
    Janar 1999, Në Thraki drejtësia i jep dënim me 4 vjet e dy muaj vrasësit Theokari Eminidhis nga Kavalla, ku shtator të 1997 kishte vrarë me karabinë 17 vjeçarin Gazmend Meka në Platanotopom. Edhe ky vrasës lihet i lirë.
    ( gazeta Paratitis 12 /01 /1999)
    Shkurt 1999, Drejtësia e Selanikut nxjerr të pafajshëm policin Konstandino Zaharopulos, i cili kishte vrarë në burg një emigrant shqiptar.
    Mars 1999, Shqiptari Arben Vekshi bie i vdekur nga plumbat e policit Andonis Kanavas.
    Prill 1999 Shqiptari 45 vjeçar Faslli Neta vritet nga policia.
    Në nëntor 1999, drejtësia e Janinës dënon me burg Jorgo Xorxopulo, i cili natën e vitit të ri kishte vrarë tre shqiptarë sepse ata i kërkuan pagesën e ditës së punës. Vrasësi i preu me sharrë trupin e njërit prej tyre për të humbur gjurmët.
    Nëntor 1999 në ishullin, Navpliu, drejtësia dënon shtetasin Gurgusi, se ka vrarë një 20-vjeçar shqiptar, dhe u mundua që ta zhdukte duke e djegur trupin, ku dënohet në fillim me 18 muaj burg e më vonë lirohet në mars 2000,
    19 qershor 1999, në Kedhica vritet një shqiptar pse po shikonte një makinë
    24 qershor 1999 në Greqinë Veriore në Imathias vritet një 28 vjeçar vendas, pasi nga pamja e jashtme u mor për shqiptar
    Tetor 1999 Në periferinë Istias, kryetari i saj, Dhimitri Daliani, ka kërkuar largimin e emigrantëve shqiptar.
    Tetor 1999. Panteli Kazakos, punonjës shërbimi pranë Televizionit Shtetëror grek, vret në Athinë dy emigrant dhe plagos katër të tjerë.
    Nëntor 1999, Drejtësia e Janinës dënon me burg Jorgo Xorxopulo, i cili natën e vitit të ri kishte vrarë tre shqiptarë sepse ata i kërkuan pagesën e ditës së punës. Vrasësi i preu me sharrë trupin e njërit prej tyre për të humbur gjurmët.
    Nëntor 1999, Gjatë një ekskursioni shkollor në qytetin e Selanikut, në muajin tetor bie i vdekur nga plumbat e policit Qiriako Vantuli në mes të qytetit nxënësin serb Marko Bulatoviç. Drejtësia mbas katër vjetësh e dënon me 27 muaj burg, por, polici lihet i lire dhe kthehet në detyrën e tij.
    Nëntor 1999, Në ishullin, Navpliu, drejtësia dënon Gurgusi, i cili akuzohet se ka vrarë një 20 vjeçar shqiptar, dhe u mundua që ta zhdukte duke e djegur trupin, ku dënohet në fillim me 18 muaj burg e më vonë lirohet
    Në nëntor 1999, drejtësia e Janinës dënon me burg Jorgo Xorxopulo, i cili natën e vitit të ri kishte vrarë tre shqiptarë sepse ata i kërkuan pagesën e ditës së punës. Vrasësi i preu me sharrë trupin e njërit prej tyre për të humbur gjurmët.
    Mars 2000, Polici Jorgo Atmaxidhis vret 18-vjeçarin Nikolla Leonidhi. Drejtësia e lë të lire kundrejt një gjobe prej 500.000 dhrahmi.
    Gusht 2000 Një shqiptar vritet nga policia, pasi dyshohej për drogë. Mbas vrasjes shqiptarit nuk ju gjend asnjë gjë e dyshimtë.
    Më 24 Qershor 1999 vritet një i ri 28 vjeçar në Imathia që u mor nga pamja e jashtme për shqiptar, dhe katër ditë më parë në Kardhica ( 20 qershor 1999) u vra një shqiptar pse po shikonte një makinë…
    Shkurt 2001 Shqiptari 16 vjeçar Refat Tafili rrihet në rajonin e policisë në Agjio Stefanio të Athinës dhe trupi i tij i sakatosur hidhet në rrugë. Ministri i Rendit me 22 shkurt i jep afatin që brenda 15 ditëve të largohet nga Greqia. Mjeket deklaruan se emigranti duhet të qëndronte të paktën dy muaj në spital.

    Nëntor 2001, polici Joanis Rizopulos vret 24 vjeçarin Gentian Çelnikun, i cili ishte duke pirë kafe

    23 shtator 2003, një ushtar ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë Vullnet Bytyçin gjatë kalimit të kufirit. Qeveria shqiptare proteston ne Ambasadën greke në Tiranë

    23 gusht 2003 gjenden të vdekur në Selanik, Gentian Fati 23 vjeç dhe Adrian Vreto 25 vjeç
    Nëntor 2003, Në Kretë gjendet trupi pa jetë i një të riu
    Athinë 2003, një shtetas grek vret me thikë për një fjalë goje 20-vjeçarin Aleksandër Lufo

    20 gusht 2004, policia vret 36-vjeçarin Luan Bërdëllima që së bashku me disa shokë po shikonin ndeshje futbolli në një lokal.

    15 mars 2005, Ilir Frroku, 26 vjeç, u vra me thikë në një lokal të Athinës nga një grek vetëm sepse po këndonte këngë shqiptare.

    5 shtatorit 2004. Shqiptari Gramoz Palushi u vra me thikë nga greku Panajotis Kladhis vetëm për arsyen se Palushi po festonte me flamurin.
    I janar 2006, babë e bir vrasin me thikë në gjumë 18-vjeçarin Edison Jahajn (gjykohen dhe më pas lirohen)
    8 nëntor 2007, vritet në kufi Elmi Lata
    18 Dhjetor 2008, Enea Kalemi u gjet i vrarë në banesë. Policia greke: Ekzekutuar nga dy persona, si dhe një 23-vjeçar shqiptar tjetër është gjetur i vrarë në banesën e tij në Kolono në Athinë i ekzekutuar me 20 plumba
    5 gusht 2009 ,një emigrante shqiptare u gjet e varur në komisariatin e policisë Hersonisos të Kretes
    Këto lloj vrasjesh ndikuan që në këtë vend të hapen dy zyra funerale për transportimin e trupave pa jetë të emigrantëve shqiptarë. Me këto vrasje shkelet ligji, në një kohë kur në këtë vend dënimi me vdekje është hequr më 1993. Është vendi i vetëm në botë ku nuk penalizon vrasësin që synon të shfaros fizikisht dhe moralisht emigrantin, në një kohë kur ligji bazohet në kriterin racist. Torturat dhe poshtërimet, vrasjet në kufi dhe kudo, izolimet në kampet e përqendrimit jo vetëm që nuk ndëshkohen por fatkeqësisht shpërblehen profesionalisht.
    Ne vendet ku vrasësit dënohen
    Në Angli dy vite më parë, drejtësia vendase dënoi tre ushtarë të cilët kishin vrarë në Kosovë dy të rinj, Fahri Bicin dhe Avni Dautin. Sipas shtypit grek në Gjermani në vitet 1990-2000, janë vrarë nga grupet naziste 30 emigrantë, ndërsa në Greqi nga muaji nëntor 1992-mars të 1997 ( afërsisht 50 muaj)j u vranë 47 emigrantë shqiptarë, ku ndërmjet tyre 2 ishin romë. Me këto vrasje të paligjshme dhe barbare nga mekanizmi i sëmurë shtetëror shkelen edhe një here të drejtat e njeriut, shkelen ato ligje që ky vend ka firmosur për zbatimin e tyre së bashku me vendet e tjera në Helsing më 1951.
    Në muajin gusht të vitit 200, tre të rinj nazistë Henriko Hilpriht, Kristian Rihter dhe Frank Mitbauer, rrahën për vdekje në qytetin Kale emigrantin Adriano Alberto nga Monzabiku. Ish-Kancelari Gerhard Shreder i bën thirrje popullit gjerman për të dënuar këtë vrasje. Vrasësit u dënuan me burgim të përjetshëm.
    Në vendin ku u vra emigranti, ish kancelari Shreder, më 31/07/2000 vendos një tufë duke i dhënë një mësim vendeve të tjera evropiane se edhe te vdekur emigrantët e pafajshëm duhen respektuar njëlloj si vendasit.

    Që në vitin 1997, kryetari i Organizatës Antiraciste për Evropën, Takis Janopulos, ka dhënë alarmin duke theksuar se: “Për periudhën 1992-1997, Greqia ka dëbuar 1.5 milionë emigrantë. Nga mekanizmi shtetëror ( policia) janë kryer kundra emigrantëve 83 sulme, ndërsa nga vendasit 67, ku kanë vrarë 47 emigrantë. Këto shifra nuk mund ti kundërshtoj do më asnjeri. askush me gojën plot nuk mund të thotë se në Greqi nuk ka racizëm”.

    Gjatë periudhës 1996-2000 janë regjistruar edhe 30 të vrarë të tjerë, si janë plagosur 36 emigrantë. Po gjatë kësaj periudhe, janë marrë në përgjithësi edhe 48 sulme të tjera kundra emigrantëve shqiptarë, ku 28 prej tyre i ka kryer policia. Deri më sot në Greqi janë vrarë 147 shqiptarë, ku asnjëherë nuk është bërë ndonjë hetim rreth rrethanave të vrasjes, duke mos dhënë të dhëna të sakta.

    ...


    http://www.kavajaonline.com/forumi//index.php?showtopic=6611

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •