Korrieri, 19/11/2010
Jemi nė dorė tė njė bande kriminale
Nga Mustafa Nano
Ka dy ditė qė njė pjesė e shtypit po flet pėr njė bodyguard tė familjes sė Berishajve qė ka qėlluar me armė mbi trupin e njė kamerieri, duke e lėnė kėtė tė fundit tė plagosur rėndė. Fillimisht u fol qė ai ishte nė zgrip tė jetės. "Ėshtė me orė", thanė.
Tani flitet se e ka marrė veten. Dhe ky ėshtė njė lajm i mirė. Por ky lajm i mirė nuk na bėn dot tė harrojmė atė qė ndodhi nė kėtė rast, dhe atė qė ka ndodhur nė shumė raste nė Shqipėrinė e kėtyre kohėve. E nėse i harrojmė, do tė jetė pėr tė keqen tonė. Tė tė gjithėve. Edhe tė bandės kriminale qė ka marrė revan. Ėshtė mirė qė kjo bandė ta dijė kėtė gjė.
Ėshtė domethėnėse kronika e ngjarjes. Vėreni hapat njė e nga njė! 1. Klienti i njė restoranti qėllon me armė mbi kamerierin, me motivacionin se ky i fundit nuk i ndėrron tavllėn. Gjithkush ka pyetur: ē'ėshtė ky i marrė kėshtu, qė vret pėr punė tavlle?
2. Del lajmi qė klienti ishte pjesėtar i Gardės sė Republikės. Gjithkush ka pyetur: ku dreqin i psonisin kėta gardistė? 3. Del lajmi qė ai gardisti me kobure nė dorė ishte shofer a bodyguard i djalit tė kryeministrit. Aha, u kuptua gjithēka.
Nuk ka mė pyetje. 4. Garda, policia dhe PD-ja dalin e pėrgėnjeshtrojnė gjithēka. 5. Tė gjitha ato qė u pėrgėnjeshtruan dolėn tė vėrteta. 6. Rezultoi qė bodyguardi ėshtė dhe biznesmen. 7. Autori i plagosjes ėshtė sot nė arrest shtėpie. Ky ėshtė zhvillimi i fundit i kėsaj ngjarjeje. E kuptoni?
Ēdo njeri tjetėr qė do tė akuzohej pėr njė vepėr tė tillė penale, do tė ndalohej pa njė, pa dy. Ndėrsa bodyguardin e Berishajve e lėnė nė ngrohtėsinė e shtėpisė. Nė fakt, ėshtė e sigurt se vetėm nė arrest shtėpie nuk mund tė jetė ai njeri.
E kush do ta kontrollojė respektimin e kėtij vendimi? Policia e Lul Bashės, qė edhe urinėn nuk guxon ta bėjė pa lejen e Berishės?
Por e keqja nuk ka lidhje vetėm me faktin, qė autori i njė krimi ėshtė duke i shpėtuar ndėshkimit tė shtetit. Kjo ka ndodhur e do tė ndodhė nė kėtė Shqipėrinė tonė tė korruptuar deri nė palcė.
E keqja e madhe ka lidhje me faktin, qė njerėzit e entourage-it tė kryeministrit tė vendit mund t'i lejojnė vetes tė bėjnė ē'tė duan nė kėtė vend. Ata gėzojnė impunitet tė plotė. Ata nuk guxon askush t'i arrestojė, t'i hetojė, t'i gjykojė e t'i dėnojė.
Atyre dhe tavllėn duhet t'ua ndėrrosh. Atyre edhe sytė nuk bėn t'ua hedhėsh, pasi nė njė moment ēfarėdo vėshtrimi neutral mund t'u duket i vėngėr, apo kanė qejf ata qė t'u duket i vėngėr. Dhe pastaj, dihet se ēfarė ndodh. Mund ta hash nė lule tė ballit.
Ata janė tė mbrojtur nga tė gjitha anėt. Djali i kryeministrit ndėrtoi ditėn me diell, tok me ministra, zyrtarė, biznesmenė etj., njė aferė korruptive, e cila qėlloi tė bėhej shkak pėr vdekjen e gati 30 vetėve, dhe punėt ka rrezik tė ecin drejt mbylljes sė ēėshtjes pėr yēkla procedurale apo pėr mosrespektim afatesh ligjore.
Hė, ka skandal mė tė madh se sa ky? Ka shembull mė tė qartė tė impunitetit tė plotė tė njė njeriu tė pushtetit? Po, ka njė skandal mė tė madh.
Ėshtė nė rastin, kur babai i njė djali tė tillė s'e ka pėr gjė tė bredhė nėpėr Shqipėri e nėpėr Europė, e tė akuzojė tė tjerėt pėr korrupsion e pėr veprimtari mafioze; e jo vetėm kaq, por edhe tė ngrefoset si paladin i ligjit e kushtetutės, deri nė atė masė sa t'ia dalė tė fshehė poshtėrsitė e tij e tė regjimit tė tij pikėrisht prapa kinse respektit e merakut tė tij pėr ligjet e pėr kushtetutėn e republikės. E nė kėto rrethana, historia me bodyguardin tė duket edhe si njė ēikėrrimė, edhe si gjėja mė e kuptueshme.
Ēfarė po ndodh? Po ndodh njė gjė aspak e koklavitur, por tejet dramatike (ē'ėshtė e vėrteta, tė gjitha gjėrat dramatike janė krejt tė pakoklavitura): Jemi nė rrethanat, kur njerėzit e pushtetit kanė impunitet absolut; jemi nė rrethanat, kur pushteti mund t'ia lejojė vetes tė jetė edhe kriminal, dhe tė mos e gjejė asgjė.
Pse? Ngaqė ky pushtet kontrollon gjithēka, e nė kėtė kuptim ai dhe tė vetėt mund tė bėjnė ēdo krim e ēdo shkelje ligjore qė mund t'u kalojė nėpėr mendje.
Nuk ka se ēfarė t'i gjejė. Nėse s'kontrollojnė prokurorinė (nė fakt, e kontrollojnė kur tė duan; ndonjėherė bėjnė sikur s'e kontrollojnė, sepse duan tė na japin idenė qė nuk e kontrollojnė), ata kontrollojnė gjykatat; nėse s'kontrollojnė gjykatat (nė fakt, i kontrollojnė kur tė duan, s'ka gjė se ndonjėherė "janė tė interesuar" tė mos i kontrollojnė pėr tė na dhėnė idenė se nuk i kontrollojnė), ata kontrollojnė policinė; nėse s'kontrollojnė policinė (nė fakt, ky supozim ėshtė pėr tė qeshur), ata japin urdhėr qė krimi tė fshihet. Si?
Ose duke kėrcėnuar viktimat, ose duke i blerė viktimat, ose duke i bėrė tė dyja, si nė rastin konkret tė kamerierit, i cili "nuk arrin tė njohė autorin e krimit". Nėse krimin e nxjerrin gazetarėt, kėta tė fundit sulmohen dhe kėrcėnohen; nėse s'frikėsohen, blihen; nėse s'blihen, margjinalizohen.
E kėshtu me radhė, me tė gjitha institucionet e me tė gjitha strukturat e shtetit e tė shoqėrisė, tė cilat, pėr tė pėrcjellė idenė se bėjnė ndonjė lek punė, urdhėrohen apo porositen tė organizojnė seminare, ku tė flitet pėr tė drejtat e gay-ve nė ushtrinė shqiptare.
E shihni ē'bėhet? Kėtu njė gay nuk di ku tė fshihet, ngaqė ka frikė se mund ta linēojnė, ndėrsa ca e ca duan t'u mbrojnė tė drejtėn pėr tė kryer shėrbim ushtarak. Hė, nuk tė vjen t'u thuash kėtyre tė seminareve: Ptu!?
Miq, nuk ėshtė shaka. Jemi nėn njė regjim, i cili po kontrollon gjithēka nėpėrmjet ose/edhe dhunės sė egėr, ose/edhe kėrcėnimit, ose/edhe blerjes, ose/edhe margjinalizimit tė faktorėve tė tjerė tė jetės publike, ose/edhe tė kushtėzimit tė axhendės sė debatit e diskutimit publik.
E sikur tė mos mjaftojė kjo, ky regjim ka bėrė pėr vete dhe ca eksponentė tė diplomacisė ndėrkombėtare (faktori ndėrkombėtar ka qenė shpresa ime gjithė kohėn, por mė kot), siē janė Joseph Daul, Doris Pack etj. A e dinė kėta tė fundit qė janė duke marrė nė mbrojtje njė regjim kriminal?
Apo edhe kėta janė futur nė thes prej banditit tė Tiranės? Apo edhe kėta janė ca qelbėsira, dhe aq? Njė dreq e merr vesh. Ajo qė merret vesh ėshtė njė gjė tjetėr: Shqipėria ėshtė e gjitha nė dorė tė njė bande kriminale.
(Marre nga Respublica.al)
Krijoni Kontakt