Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Nga zgjedhjet e fundit në Suedi, një shqiptar deputet në Parlamentin suedez

    ADNAN DIBRANI DEPUTET NË PARLAMENTIN SUEDEZ


    Nga, Astrit Gashi

    Të dielën më 19 shtator në Suedi u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme: parlamentare, rajonale dhe lokale. Me këtë rast u zgjodhën 349 delegatë të parlamentit të Suedisë (Riksdagen), si dhe delegatë të 20 parlamenteve rajonale dhe të 290 kuvendeve komunale.Ashtu edhe siç është pritur fitore te letë shënoi Adnan Dibrani, 25 vjeçar nga Varbergu duke u bërë deputeti i parë suedezoshqiptar në Parlamentin e Suedisë. Adnani kandidoi për partinë më të madhe në vend, Partinë Socialdemokrate, e cila si në zgjedhjet e kaluara, edhe tani nuk arriti të mbledhë vota të mjaftueshme për të qeverisur dhe vazhdon të mbetet në opozitë.

    Adnan Dibrani, i cili tashmë është deputet i parlamentit suedez (Riksdagen) kandidoi ne regjionin e Hallandit ku ishte i treti, ndërkaq ne qytetin e tij Varberg ai ishte bartës i listës dhe që në fillim pritej një fitore tij e sigurtë.

    - Falënderoj të gjithë ata qe me votat e tyre mbështetën partinë së cilës i takoj dhe rrumbullakuan emrin tim. Për mua ishte kjo një befasi e mirë kur u bë i ditur numri i votave personale gjë që nuk e kisha pritur. Siç kam deklaruar edhe më herët do të angazhohem në çështjet që lidhen me të gjithë të rinjët e Suedisë- thotë Adnan Dibrani (S) në një bisedë të shkurtër telefonike.

    Edhe pse Partia Socialdemokrate doli partia me e madhe në vend, me gjithë koalicionin trepartiak në kuadrin e blokut kuq-blertë, nuk arritën të marrin shumicën për të qeverisur Suedinë.

    Në zgjedhjet e javës se kaluar fituese doli Aleanca Borgjeze duke fituar 173 vende në parlament, por as kjo nuk arriti të fitojë shumicën mandatore gjë që në parlament i detyron të kërkojnë mbështetje nga partitë tjera,mbase nga Partia e Ambientit. Grupit të shtatë partive parlamentare sa kishte deri më tani, këtë vit ju shtua edhe Partia e Demokratëve të Suedisë, e cila në zgjedhjet e javës se kaluar mori një përqindje të mirë duke fituar 20 vende ne parlamentin suedez. Kjo parti ka arritur të fitojë simpati ndër njerëzit e pakënaqur me politikën suedeze të migrimit dhe është kundër të huajave. Te dy blloqet politike më të mëdha në vend, Aleanca Borgjeze dhe koalicioni kuq-blertë janë shprehur se nuk dëshirojnë te bashkëpunojnë me një parti nacionaliste duke e izoluar këtë grup te madh parlamentar.

    Tash një jave pas zgjedhjeve është shume vështire te parashikohet se cila do të jetë qeveria e re e Suedisë. Mediat me të mëdha ne vend rezultatin e zgjedhjeve këtu e paraqiten si një kaos për Suedinë. Se si do ta kalojë këtë krizë Suedia vështire te parashikohet, por ekziston mundësia që përsëri të shkohet në rivotim. Me gjithëkëtë është shumë vështirë të besohet se kjo do të ndodhë!

    Gjasat më të madhe për të zgjidhur këtë krizë politike është që njëra nga partitë e opozitës dhe pikërisht Partia e Ambientit t’i bashkohet koalicionit borgjez dhe të formohet qeveria e re suedeze!

    Llogaritet që në Suedi sot jetojnë mbi 50 000 shqiptarë, shumica prej tyre janë integruar mirë. Shembulli i Adnan Dibranit në politikë, por edhe i shumë të tjerëve në kulturë, sport etj tregon qartë për impulset pozitive që shqiptarët po i japin Suedisë, e cila në vitet e 90-ta mirëpriti dhjetëra mijëra refugjatë shqiptarë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 24-09-2010 më 21:20
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Uh ca fati!!!
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •