Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 51
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-05-2010
    Postime
    67

    A janë vehabistët shqiptarë kamikazët e ardhshëm?

    E vërteta rreth vehabizmit dhe vehabistëve!

    Wehabizmi është një rrymë ekstremiste, e përhapur këto dy shekujt e fundit brenda tokave islame, që ka ndërmarrë sulme të egra dogmatike ndaj shumicës së muslimanëve, duke i akuzuar ata si të dalë nga feja, politeistë dhe jobesimtarë.

    "Ejjub Sabri Pasha (v. 1308 H./1890), admiral i prapavijës në kohën e sulltanit të tridhjetë e katërt osman 'Abdul-Hamid II (1258-1336 H/1842-1918) shkroi një libër historik, në të cilin ai e shtjelloi hollësisht wehhabizmin", (Mir'at ul-Haramein, vëll. III, fq. 99, pesë vëllime në turqisht, Sh. B. Matba'e-i Bahrije, 1301-1306 H.).

    Ajo që vijon, është marrë kryesisht nga ai libër.

    Prapavija e Wehhabizmit

    Wehhabizmi u themelua nga Muhammed ibn 'Abdul-Wehhabi, që u lind në Hureimile të Nexhdit më 1115 H./1703 dhe vdiq më 1206 H./1791. Ai kishte udhëtuar për tregti në Basra, Bagdad, Iran, Indi dhe Damask, ku gjeti librat e ligë të Ahmed Ibn Tejmijjes (661-728H/1263-1328), përmbajtja e të cilëve nuk përputhej me Ehl-i Sunnetin. Duke qenë mendjehollë e fjalëshumë, ai u bë i njohur si Shejh en-Nexhdi. Për t'ia rritur famën vetes, ai ndoqi mësime nga dijetarë hanbeli të Medines e më pas të Damaskut dhe, pas kthimit në Nexhd, shkroi shumë libra. Libri i tij Kitab et-Teuhid [1] u plotësua me shënime nga nipi i vet, 'Abdur-Rahmani dhe depërtoi në Egjipt, ku u botua me titull Fet'h ul-Mexhid nga një wehhabi me emrin Muhammed Hamid [2] Idetë e Muhammed ibn 'Abdul-Wehhabit mashtruan banorët fshatarë të Dar'ijjes dhe prijësin e tyre, Muhammed ibn Sa'udin. Numri i atyre që pranuan idetë e tija, të cilat ai i quajti wehhabizëm, u rrit dhe ai u vetëcaktua kadi ndërsa Muhammed ibn Sa'udi, emir (sundimtar). Ai e deklaroi si ligj se vetëm pasardhësit e tyre mund t'i zëvendësonin ata.

    Babai i Muhammedit, 'Abdul-Wehhabi, që ishte një musliman i mirë sunni si dhe dijetarët e Medines e kuptuan nga fjalët e Muhammedit se ai do niste një lëvizje heretike dhe i këshilluan të gjithë që të mos flisnin me të. Por ai e shpalli haptas wehhabizmin më 1150 H. (1737). Për t'i mashtruar dhe çorientuar të paditurit, ai përçmoi ixhtihadin e 'ulemave të Islamit. Ai madje shkoi aq larg sa t'i quante pjesëtarët e Ehl-i Sunnetit qafirë (jobesimtarë). Ai pohonte se ata që vizitojnë faltoren e një profeti ose ndonjërit nga eulija'të dhe i drejtohej atij më Ja Nebiullah (o Pejgamber i Allahut) ose p.sh. Ja 'Abdul-Kadir, bëhen politeistë (mushrikunë).

    Në shumë hadithe të Muhammedit a.s. qartë është paralajmëruar fitneja e tyre. Si shembull do ta cekim hadithin në të cilin Muhammedi a.s. ka thënë: "Do të paraqiten njerëz nga Lindja të cilët do të lexojnë Kur'an por leximi i tyre nuk do ta kalojë kufirin e fytit. Do të dalin nga dini (feja) siç del shigjeta e ngrehur nga harku. Shenja e tyre është qethja tullac". Ky hadith është cekur me shumë transmetime, e disa janë cekur në Sahih'ul-Buhari.

    Qartë është theksuar se karakteristikë e tyre është qethja e kokës tullac. "Ata u kanë urdhëruar të gjithë ithtarëve të vet që t'i rruajnë kokat tullac, kurse para tyre në histori nuk ka ndodhur që dikush ta rruaj kokën tullac në shenjë të përkatësisë lëvizjes së caktuar". Lidhur me këtë Sejjid Abdurrahman El-Ahdel ka thënë: "Nuk ka nevojë të shkruhet më shumë për këtë si përgjigje vehabijve se sa hadithi i Muhammedit a.s. se Shenja e tyre është qethja e kokës tullac". Këtë veprim para vehabijve nuk e kanë bërë ithtarët e asnjë sekti apo lëvizjeje.

    Ka ndodhur që një femër të cilën e kanë detyruar të bëhet vehabije kur i kanë urdhëruar të qethet tullac ka protestuar te Ibn Abdu'l-vehhabi. Ajo i tha: "Nëse iu urdhëron edhe femrave t'i rruajnë flokët tullac atëherë duhet t'u urdhërosh edhe meshkujve t'i rruajnë mjekrat, sepse flokët për femrën janë dekor siç është mjekra për meshkuj". Ibn Abdu'l-vehhabi mbeti pa fjalë në këtë vërejtje të kësaj femre.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-05-2010
    Postime
    67
    Reshat Sahitaj, gusht 2010.thote:

    Islamizmi është religjion i paqjes dhe modernitetit, por islamizmi radikal është nder temat më të ndjeshme për t'i elaboruar. Po të veprohet sipas mesazhit të librit të shenjtë Kuranit, paqja do të mbretëronte, mirëpo për interesa materiale krejtësisht individuale dhe grupore, një pjesë myslimane janë radikalizuar deri në ekstremitet.

    Krishterizmi, ortodoksizmi dhe myslimanizmi janë pjesë dhe pasuri e kulturës sonë, ku relacionet ndërshqiptare me shekuj kanë jetuar në harmoni.

    Kush e përbënë shtresën radikale në Kosovë?

    Me çlirimin e Kosovës dhe demokratizimin e Shqipërisë, rrjete të ndryshme radikale nga Arabia të lidhur me Serbinë, në emër të bamirësisë dhe humanizmit njerëzor, derdhën fonde të shumta për ta shtrirë influencën në këtë pjesë të Europës. Shqipëria e sapodalë nga kthetrat komuniste ishte e gatshme t'i hapte dyert për çdo grup që ofronte para, madje edhe vetë Bin Ladenit i ofroi qëndrim në Durrës, pa i analizuar konsekuencat e ardhmërisë së popullit dhe shtetit.

    Në anën tjetër, radikalët islamikë shfrytëzonin dhe shfrytëzojnë varfërinë e popullit kosovar të sapodalë nga lufta që të shtrijnë ndikimin e tyre edhe në Kosovë. Investitorët religjiozë gjetën përkrahje tek personalitetet politike në Shqipëri dhe në Kosovë, duke ua mbushur gushat e tyre për të legjitimuar aktivitetin që nuk ka të bëjë me Kuranin.

    Nuk duhet t'ju habit fakti se në krye të disa shoqatave humanitare islamike e jo islamike mund ta shihni emrin e ndonjërit prej presidentëve të Shqipërisë dhe disa deputetë më në zë të Kosovës. Në aktivitetin jozyrtar të radikalizmit islamik janë të kyçur ndonjë doktor shkencash, gazetar, këngëtar, shkrimtar, e deri në brendësi në majat më të larta të Qeverisë së Hashim Thaçit.

    Kyçja e personaliteteve politike në islamizëm radikal ndikon në rininë e painformuar dhe ngadalë formohet një masë të rinjsh, të cilët gjatë fjalimeve në mbledhje islamike këtyre u shkurtohet vetëdija për të logjikuar drejt. Grupi i të rinjve të indoktrinuar nga specialistët myslimanë (që mendojnë vetëm për t'u pasuruar), mund të kalojnë në aktivitete ekstremiste. Dirigjuesit radikalë pasi i kanë blerë disa personalitete, kanë filluar të imponojnë dhe të na diktojnë edhe ndryshimin e ecjes, të veshjes dhe të të gjitha traditave shqiptare. Këta me çdo kusht duan që fizionominë e fytyrës së shqiptarit ta ndryshojnë që t'i përngjajnë fytyrave të arabëve.

    Sa të çuditshëm janë disa prej tyre, vetë i lëshojnë mjekrat e gjata dhe predikojnë myslimanizëm, e vajzat e veta dalin gjysmë të lakuriqe në televizion?! Ne jemi shqiptarë myslimanë dhe, ne nuk kemi nevojë të vishemi si arabët e të lëshojmë mjekra të gjata që t'u përngjajmë arabëve. Kosova ka kushte tjera klimatike, andaj njeriu duhet t'u përshtatët kushteve vendore klimatike, e jo të imitojë popujt arabë.

    Financimi i grupeve islamike radikale në Kosovë

    Një pjesë e parregullt e vehabistave të pajisur me fotografi dhe filma dokumentarë për gjendjen e popullsisë shqiptare në Kosovë e Shqipëri, udhëtojnë në vende islamike për të kërkuar ndihma. Këto grupe u adresohen xhamive dhe ndonjë personaliteti të atyre vendeve dhe tregojnë se si gjendja e myslimanëve shqiptarë është tepër keq dhe janë të rrezikuar nga të krishterët, që i bie si ajo përralla ujkut ia turbullon ujin qengji. Rrëfejnë me lot se si populli shqiptar nuk ka xhamia të mjaftueshme etj.. Pjesën më të majme të parave të grumbulluara e marrin dhe një pjesë ua ndajnë popullsisë që shërbejnë për t'i paguar femrat të vejnë shamia, ndërtimin e ndonjë xhamie dhe publikimin e ndonjë libri me mesazh islamik.

    Interesimi i Serbisë është që të lulëzojë radikalizmi vehabist në Kosovë. Tradita e marrëdhënieve diplomatike dhe kulturore në mes të Serbisë dhe shteteve arabe është shumë e vjetër, por zhvillimin ka marrë hov me krijimin e krahut të Shteteve të Painkuadruara që e themeloi Tito me Naserin. Vazhdimësinë e këtyre relacioneve është duke e ndjekur edhe politika aktuale e Beogradit. Terroristët më në zë të islamizmit dihet se u trajnuan dhe trajnohen në Serbi, siç është rasti i fundit i eksplodimit në metro të Londrës. Armiku kryesor i Serbisë është Amerika dhe Evropa, sepse u bombardua Serbia dhe u shpartallua Jugosllavia. Për arabët po ashtu armiku kryesor është Amerika dhe Evropa. Këto dy superfuqi ndikuan që populli shqiptar të çlirohet nga Serbia. Serbët të indinjuar në amerikanët dhe evropianët i furnizojnë arabët me teknikën moderne luftarake dhe me ofrimin e ekspertëve në këtë fushë.

    Serbia e ka themeluar fondin special për destabilizimin e Kosovës së Pavarur dhe sektorin islamik, i cili ka fondin e pakontrolluar nga shteti. vehabistat radikalë shqiptarë kontaktohen nga sektori serb vehabistat në vende vehabiste. Vehabistet shqiptar nuk ka njohuri se ai po kontakton një vehabist që është kryekëput në shërbim të Serbisë, sepse kontakti ka emër mysliman, ka post në vende islamike, dhe i kryen të gjitha besimet fetare. Kontakti i tij do t'i japë para për t'i ndihmuar myslimanët në Kosovë apo Shqipëri, por nuk do t'i zbulojë asgjë se ato janë para të Beogradit për destabilizim të Kosovës.

    Vendet islamike ende hezitojnë ta njohin Pavarësinë e Kosovës

    Vendet islamike janë të kushtëzuara nga Serbia që të mos na njohin pavarësinë, ose ta prolongojnë vendimin e tyre. Diplomatët e Serbisë luajnë lojë të dyfishtë me komunitetin ndërkombëtar. Shteteve arabe u thonë se shqiptarët e Kosovës edhe pse janë myslimanë ata janë duke u kthyer në krishterizëm, sepse Amerika dhe Evropa i ka çliruar. Shteteve Perëndimore u thonë se shqiptarët në Kosovë janë duke shkuar në radikalizëm islamik dhe se rreziku kryesor i Evropës do u vjen nga islamikët shqiptarë.

    Serbia ka shkuar aq larg, sa i ka propozuar Perëndimit që të krijojë një korridor që nga Presheva deri në Sanxhak për ta luftuar dhe penguar për hapjen e terroristëve islamikë.

    Shtetet perëndimore janë prezente në Kosovë dhe kanë informata se shqiptarët nuk luftuan dhe nuk luftojnë për islamizëm, por për çlirimin kombëtar. Për këtë te Perëndimorët nuk u shitën ato gënjeshtra siç u shiteshin dikur.

    Pse të vritemi vëllai me vëllanë për interesa të arabit?! Sa është i afërt një arab që kurrë nuk e kemi parë, e sa afër e ke një shqiptar të Pejës ose Prishtinës?! Pse t'i urrejmë amerikanët dhe evropianët për interesa të ndonjë arabi të harlisur?!

    Amerikanët dhe evropianët bombarduan caqet serbe dhe ne u çliruam. A duhet të urrejmë një shtet dhe një popull që ndihmuan në çlirimin e Kosovës dhe ta duam një popull që ende heziton ta njohë Kosovën?!

    Nëse lufta zhvillohet në Arabi, çfarë interesash kemi ne shqiptarët të shkojmë vullnetarë të vdesim kur ata jo që nuk luftuan, por as nuk na e njohin pavarësinë?!

    Ata që urrejnë vëllezërit e tyre shqiptarë, pastaj amerikanët dhe evropianët nuk janë duke i shërbyer religjionit islam, por djallit dhe interesit të personal. Si mund të shquhet për vepër bamirëse një shqiptar mysliman që vepron kundër interesit kombëtar dhe luftojë për njohje të internacionalizmit islamik botëror?!

    Një ideologji gjoja humaniste botërore dikur ishte komunizmi, dhe shqiptarët tanë të fascinuar e të indoktrinuar nga ideologjia komuniste shkonin aq larg sa popullin kinez e quanin vëlla e ne shqiptarët e Kosovës na quanin miq.

    Për ideologjinë komuniste dikur shqiptarët shkuan të vdisnin në Spanjë e sot për trajnohen për të vdekur për islamizëm!!! E kur do të vdesin për Kosovën siç vdesin serbët për interesa të atdheut të tyre?!

    Ndihmat humanitare a janë të kushtëzuara?

    Ndihmat humanitare nga Amerika dhe Evropa ekskluzivisht derdhen në ndërtimin e spitaleve, qendrave rehabilituese për të traumatizuar, shkollave, shtëpive, rrugëve respektivisht në përmirësimin e gjendjes ekonomike të jetës së popullit tonë. Perëndimorët nuk i kushtëzojnë ndihmat humanitare të tyre dhe ato nuk i shpërndahen vetëm popullsisë krishtere në Kosovë.

    Po sikur ndihmat e shteteve të Perëndimit të ishin ndarë vetëm të popullsia e krishterë, të gjithë katolikët e Kosovës do ishin bërë milionerë.

    Ndihmat humanitare të shteteve arabe që janë të destinuara për Kosovën ekskluzivisht janë të kushtëzuara për ndërtimin e xhamive, për hapje të kurseve të ndryshme, por me detyrim të mësohet religjioni islamik, për botime të literaturës islamike, për material ndërtimor dhe ushqim të një pjese të varfër myslimane, për armatim dhe propagandë internacionale islamike ... .

    A nuk ju duket absurde të ndërtohen xhamia në çdo lagje të qytetit kur fëmijët tanë në mungesë të objekteve shkollore mësojnë në dy e tri ndërrime?!

    A nuk ju duket absurde të ndërtohen xhamia që të mbesin të zbrazëta e fëmijët tanë mësojnë në shkolla që pikon kulmi dhe mërdhijnë nga të ftohtit?!

    A nuk ju duket absurde të derdhen para për xhamitë në çdo fshat dhe lagje të Drenicës ku atje sot jetojnë 20 mijë familje pa kulm mbi kokë?!

    A nuk ju duket absurde të paguhen vajzat shqiptare për të defiluar me veshje arabe, kur familjet e dëshmorëve të luftës nuk kanë kushte minimale për jetesë?!

    Mysliman i vërtetë është ai që u ndihmon familjeve skajshmërisht të varfërve e pa kushtëzime.

    Mysliman i vërtetë është ai që ndihmon në ndërtimin e shkollës, ndërtimin e shtëpive të dëshmorëve, ndërtimin e ambulancave e jo paratë t'i derdhin ne armatim (si ne rastin e burgosjes së një grupi në Prizren).

    Mysliman i vërtet është ai që e do Kosovën, e jo të vdes për arabët që nuk na lidhë asgjë. Edhe në Kuran shkruan se pa din nuk ka iman, d.m.th. pa atdhe nuk ka fe. Pra, ta ndërtojmë dhe përparojmë shtetin tonë, ky është myslimanizëm.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shkupi1912 : 22-09-2010 më 13:01

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-05-2010
    Postime
    67
    Koha ditore shkruan:
    Ballkani në rrezik nga vehabizmi i importuar saudit

    Arabia Saudite shpenzon qindra milionë dollarë në mënyrë që nëpërmjet grupeve të reja të islamike radikale të zgjerojë urrejtjen ndaj Perëndimit dhe për të rekrutuar luftëtarë të rinj për xhihadin në Afganistan, shkruan Sunday Times.

    Gazeta transmeton pohimet e zyrtarëve të Mqedonisë se islamikët fundamentalistë kërcënon të destabilizojë Ballkanin. Po ashtu, kjo gazetë konstaton se fraksionet fanatike të vehabive, që financohen nga sauditët, hyjnë në konflikt me komunitetin e matur tradicional mysliman.

    Fundamentalistët financojnë ndërtimin e xhamive dhe madje japin nga 400 dollarë në muaj ithtarëve të tyre, nga të cilët pritet të lëshojnë mjekra, kurse gratë e tyre të bartin ferexhe.

    Sipas kësaj gazete, autoritetet e Maqedonisë pohojnë se janë duke mbikëqyrur deri në 50 vullnetarë të Al-Qaedas, të rekrutuar për të shkuar në luftë në Afganistan.

    Dokumentet e besueshme, të cilave u referohet gazeta londineze, tregojnë se disa organizata humanitare islamike, për të cilat dyshohet se merren me shpëlarjen e parave dhe financimin e terrorizmit, po zgjerohen në Ballkan në mënyrë aktive.

    Krerët e Bashkësisë Islame në Maqedoni kanë konfirmuar se disa xhami u janë marrë dhunshëm nga ana e grupeve radikale, kurse në to janë vendosur imamë të rinj, duke shtuar se mësimi vehabist është krejtësisht i huaj për traditën lokale myslimane.

    Autoritetet maqedonase vlerësojnë se BE-ja dhe Amerika nuk e kanë kuptuar se çfarë problemi paraqet fundamentalizmi islamik në rritje në Ballkan, shkruan më tej gazeta, dhe shton se gjatë bastisjeve të fundit në Bosnjë e gjetiu janë gjetur disa arsenale armësh.

    Këngë për Bin Laden në gjuhën shqipe

    Një këngë e kënduar në shqip për Bin Laden, udhëheqësin e organizatës terroriste Al-Kaida është regjistruar dhe lëshuar për herë të parë nga një forum islamik në gjuhën shqipe.

    Në videoxhirimin e këngës e cila është e prezantuar edhe në faqen e mirënjohur "youtube", teksti i këngës i këndon elozhe dhe e lartëson kreun e grupit Al-Kaida dhe njërit ndër terroristët më të kërkuar në botë.

    Kënga këndohet në shqip, mirëpo nuk dihen regjistruesit dhe interpretuesit e saj. Burime pranë institucionit zyrtar fetar BFIM-së në Shkup bëjnë të ditur se nuk kanë njohuri për një këngë të tillë.

    "Ne nuk kemi njohuri për këngë të tilla. Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që një këngë e tillë kryesisht këndohet nga grupet vehabiste edhe nëpër disa xhami të Shkupit, që akoma kontrollohen nga ta", ka theksuar një nëpunës i BFIM-së.

    Këngë të tilla janë në numër të shumtë në gjuhën arabe, boshnjake dhe gjuhë të tjera që këndohen për kreun e Al-Kaidas.
    ketu mundei ta shikon kenge shqip kushtuar bin ladenit

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-05-2010
    Postime
    67
    zeriamerikes shkruan:

    Bashkësia Fetare Islame e shqetësuar rreth vehabizmit

    Bashkësia fetare Islame në Maqedoni shprehet e shqetësuar për shkak të veprimtarisë vehabiste në vend. Nëpër xhamitë e Maqedonisë është kultivuar islami tradicional - i moderuar, deri para disa vitesh, ndërkohë që sipas zyrtarëve të Bashkësisë islame, disa xhami tash nuk janë më nën kontroll të saj.

    Hoxha i xhamisë Isa beg në Shkup po bën një peticion duke mbledhur nënshkrime nga besimtarët për shkarkimin nga posti të kryetarit të Bashkësisë Islame ndërkohë që nga ana tjetër kuvendi i Bashkësisë Islame i dha sot mbështetje këtij të fundit.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-05-2010
    Postime
    67
    INA shkruan:
    Vehabistët rrezik për vlerat dhe traditën fetare

    Mexhlisi i xhematit i Muftinisë së BFI Shkup i jep mbështetje të plotë Muftinisë së BFI Shkup në krye me Muftiun e Muftinisë së BFI Shkup h. Ibrahim ef. Shabani në hapat e saj drejt organizimit dhe kultivimit të jetës fetare në territorin e Muftinisë së BFI Shkup.

    "Ne Mexhlisi i xhematit do të mundohemi maksimalisht që gjatë muajit të Ramazanit të jemi aktiv nëpër terenin e të gjitha xhamive në të cilat gravitojmë, dhe në bashkëpunim të plotë me organin e Muftinisë së BFI Shkup dhe kierarkinë më të lartë të Bashkësisë Fetare Islame e RM do të angazhohemi në tubimnin e anëtarësisë, zeqatit, sadekatul fitrit si dhe kontributeve tjera të cilat janë bazë për mirëmbajtjen e xhamive, nëpunësve fetar pranë Muftinisë së BFI Shkup, Medresesë së Isa Beut Shkup si dhe Fakultetit të Shkencave Islame Shkup institucione arsimore në të cilat arsimohen dhe edukohen gjeneratat tona të ardhshme", thuhet në konkluzat e miratuara.

    Mexhlisi i xhematit i Muftinisë së BFI Shkup njëzëri dënon incidentin makabër i cili ndodhi në xhaminë e Isa Beut-Shkup me 25.06.2010. ditë e xhuma, organizator kryesor i të cilit ishte Ramadan Ramadani, prandaj paralajmërojmë të njëjtin që të qëndroj larg xhamisë së Isa Beut sepse i njëjti prej ditës së suspendimit nuk është më nëpunës fetar në këtë xhami.

    Të njëjtit i bëhet me dije që të mos manipuloj xhematin dhe besimtarët në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, mos të thirret në emër të xhematit të Shkupit sepse xhamitë janë shtëpi të Ibadetit dhe jo vende përmes së cilave ai mundohet të instaloj qarqe të errëta politike dhe vehabiste.

    "Apelojmë xhematin që të mos bien pre e këtyre manipulimeve djallëzore, sepse individë sikur që janë Ramadan Ramadani dëshirojnë që të asgjësojnë islamin tradicional që është praktikuar dhe praktikohet shekuj me rradhë, kurse nga ana tjetër këto qarqe vehabiste në Maqedoni mëtojnë që në trojet tona të pastra të shlyejnë çdo gjurmë të gjuhës, identitetit, kulturës, dhe traditës sonë", theksohet në këto konkluza.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-05-2010
    Postime
    67
    ne fund,pergjegjesi dhe ndergjegjesia jon na mbetet ti luftojm dhe ti mos ti perkrajm lulzimin e vehabizmit ne trojet tona shqiptare...vehabizmi eshte produkt sllavo-greko ne trojet tona me zanafil te jahudive-vehabist qe prej vitit 1720

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-05-2008
    Postime
    644
    Citim Postuar më parë nga shkupi1912 Lexo Postimin
    Reshat Sahitaj, gusht 2010.thote:

    Islamizmi është religjion i paqjes dhe modernitetit, por islamizmi radikal është nder temat më të ndjeshme për t'i elaboruar. Po të veprohet sipas mesazhit të librit të shenjtë Kuranit, paqja do të mbretëronte, mirëpo për interesa materiale krejtësisht individuale dhe grupore, një pjesë myslimane janë radikalizuar deri në ekstremitet.

    Krishterizmi, ortodoksizmi dhe myslimanizmi janë pjesë dhe pasuri e kulturës sonë, ku relacionet ndërshqiptare me shekuj kanë jetuar në harmoni.

    Kush e përbënë shtresën radikale në Kosovë?

    Me çlirimin e Kosovës dhe demokratizimin e Shqipërisë, rrjete të ndryshme radikale nga Arabia të lidhur me Serbinë, në emër të bamirësisë dhe humanizmit njerëzor, derdhën fonde të shumta për ta shtrirë influencën në këtë pjesë të Europës. Shqipëria e sapodalë nga kthetrat komuniste ishte e gatshme t'i hapte dyert për çdo grup që ofronte para, madje edhe vetë Bin Ladenit i ofroi qëndrim në Durrës, pa i analizuar konsekuencat e ardhmërisë së popullit dhe shtetit.

    Në anën tjetër, radikalët islamikë shfrytëzonin dhe shfrytëzojnë varfërinë e popullit kosovar të sapodalë nga lufta që të shtrijnë ndikimin e tyre edhe në Kosovë. Investitorët religjiozë gjetën përkrahje tek personalitetet politike në Shqipëri dhe në Kosovë, duke ua mbushur gushat e tyre për të legjitimuar aktivitetin që nuk ka të bëjë me Kuranin.

    Nuk duhet t'ju habit fakti se në krye të disa shoqatave humanitare islamike e jo islamike mund ta shihni emrin e ndonjërit prej presidentëve të Shqipërisë dhe disa deputetë më në zë të Kosovës. Në aktivitetin jozyrtar të radikalizmit islamik janë të kyçur ndonjë doktor shkencash, gazetar, këngëtar, shkrimtar, e deri në brendësi në majat më të larta të Qeverisë së Hashim Thaçit.

    Kyçja e personaliteteve politike në islamizëm radikal ndikon në rininë e painformuar dhe ngadalë formohet një masë të rinjsh, të cilët gjatë fjalimeve në mbledhje islamike këtyre u shkurtohet vetëdija për të logjikuar drejt. Grupi i të rinjve të indoktrinuar nga specialistët myslimanë (që mendojnë vetëm për t'u pasuruar), mund të kalojnë në aktivitete ekstremiste. Dirigjuesit radikalë pasi i kanë blerë disa personalitete, kanë filluar të imponojnë dhe të na diktojnë edhe ndryshimin e ecjes, të veshjes dhe të të gjitha traditave shqiptare. Këta me çdo kusht duan që fizionominë e fytyrës së shqiptarit ta ndryshojnë që t'i përngjajnë fytyrave të arabëve.

    Sa të çuditshëm janë disa prej tyre, vetë i lëshojnë mjekrat e gjata dhe predikojnë myslimanizëm, e vajzat e veta dalin gjysmë të lakuriqe në televizion?! Ne jemi shqiptarë myslimanë dhe, ne nuk kemi nevojë të vishemi si arabët e të lëshojmë mjekra të gjata që t'u përngjajmë arabëve. Kosova ka kushte tjera klimatike, andaj njeriu duhet t'u përshtatët kushteve vendore klimatike, e jo të imitojë popujt arabë.

    Financimi i grupeve islamike radikale në Kosovë

    Një pjesë e parregullt e vehabistave të pajisur me fotografi dhe filma dokumentarë për gjendjen e popullsisë shqiptare në Kosovë e Shqipëri, udhëtojnë në vende islamike për të kërkuar ndihma. Këto grupe u adresohen xhamive dhe ndonjë personaliteti të atyre vendeve dhe tregojnë se si gjendja e myslimanëve shqiptarë është tepër keq dhe janë të rrezikuar nga të krishterët, që i bie si ajo përralla ujkut ia turbullon ujin qengji. Rrëfejnë me lot se si populli shqiptar nuk ka xhamia të mjaftueshme etj.. Pjesën më të majme të parave të grumbulluara e marrin dhe një pjesë ua ndajnë popullsisë që shërbejnë për t'i paguar femrat të vejnë shamia, ndërtimin e ndonjë xhamie dhe publikimin e ndonjë libri me mesazh islamik.

    Interesimi i Serbisë është që të lulëzojë radikalizmi vehabist në Kosovë. Tradita e marrëdhënieve diplomatike dhe kulturore në mes të Serbisë dhe shteteve arabe është shumë e vjetër, por zhvillimin ka marrë hov me krijimin e krahut të Shteteve të Painkuadruara që e themeloi Tito me Naserin. Vazhdimësinë e këtyre relacioneve është duke e ndjekur edhe politika aktuale e Beogradit. Terroristët më në zë të islamizmit dihet se u trajnuan dhe trajnohen në Serbi, siç është rasti i fundit i eksplodimit në metro të Londrës. Armiku kryesor i Serbisë është Amerika dhe Evropa, sepse u bombardua Serbia dhe u shpartallua Jugosllavia. Për arabët po ashtu armiku kryesor është Amerika dhe Evropa. Këto dy superfuqi ndikuan që populli shqiptar të çlirohet nga Serbia. Serbët të indinjuar në amerikanët dhe evropianët i furnizojnë arabët me teknikën moderne luftarake dhe me ofrimin e ekspertëve në këtë fushë.

    Serbia e ka themeluar fondin special për destabilizimin e Kosovës së Pavarur dhe sektorin islamik, i cili ka fondin e pakontrolluar nga shteti. vehabistat radikalë shqiptarë kontaktohen nga sektori serb vehabistat në vende vehabiste. Vehabistet shqiptar nuk ka njohuri se ai po kontakton një vehabist që është kryekëput në shërbim të Serbisë, sepse kontakti ka emër mysliman, ka post në vende islamike, dhe i kryen të gjitha besimet fetare. Kontakti i tij do t'i japë para për t'i ndihmuar myslimanët në Kosovë apo Shqipëri, por nuk do t'i zbulojë asgjë se ato janë para të Beogradit për destabilizim të Kosovës.

    Vendet islamike ende hezitojnë ta njohin Pavarësinë e Kosovës

    Vendet islamike janë të kushtëzuara nga Serbia që të mos na njohin pavarësinë, ose ta prolongojnë vendimin e tyre. Diplomatët e Serbisë luajnë lojë të dyfishtë me komunitetin ndërkombëtar. Shteteve arabe u thonë se shqiptarët e Kosovës edhe pse janë myslimanë ata janë duke u kthyer në krishterizëm, sepse Amerika dhe Evropa i ka çliruar. Shteteve Perëndimore u thonë se shqiptarët në Kosovë janë duke shkuar në radikalizëm islamik dhe se rreziku kryesor i Evropës do u vjen nga islamikët shqiptarë.

    Serbia ka shkuar aq larg, sa i ka propozuar Perëndimit që të krijojë një korridor që nga Presheva deri në Sanxhak për ta luftuar dhe penguar për hapjen e terroristëve islamikë.

    Shtetet perëndimore janë prezente në Kosovë dhe kanë informata se shqiptarët nuk luftuan dhe nuk luftojnë për islamizëm, por për çlirimin kombëtar. Për këtë te Perëndimorët nuk u shitën ato gënjeshtra siç u shiteshin dikur.

    Pse të vritemi vëllai me vëllanë për interesa të arabit?! Sa është i afërt një arab që kurrë nuk e kemi parë, e sa afër e ke një shqiptar të Pejës ose Prishtinës?! Pse t'i urrejmë amerikanët dhe evropianët për interesa të ndonjë arabi të harlisur?!

    Amerikanët dhe evropianët bombarduan caqet serbe dhe ne u çliruam. A duhet të urrejmë një shtet dhe një popull që ndihmuan në çlirimin e Kosovës dhe ta duam një popull që ende heziton ta njohë Kosovën?!

    Nëse lufta zhvillohet në Arabi, çfarë interesash kemi ne shqiptarët të shkojmë vullnetarë të vdesim kur ata jo që nuk luftuan, por as nuk na e njohin pavarësinë?!

    Ata që urrejnë vëllezërit e tyre shqiptarë, pastaj amerikanët dhe evropianët nuk janë duke i shërbyer religjionit islam, por djallit dhe interesit të personal. Si mund të shquhet për vepër bamirëse një shqiptar mysliman që vepron kundër interesit kombëtar dhe luftojë për njohje të internacionalizmit islamik botëror?!

    Një ideologji gjoja humaniste botërore dikur ishte komunizmi, dhe shqiptarët tanë të fascinuar e të indoktrinuar nga ideologjia komuniste shkonin aq larg sa popullin kinez e quanin vëlla e ne shqiptarët e Kosovës na quanin miq.

    Për ideologjinë komuniste dikur shqiptarët shkuan të vdisnin në Spanjë e sot për trajnohen për të vdekur për islamizëm!!! E kur do të vdesin për Kosovën siç vdesin serbët për interesa të atdheut të tyre?!

    Ndihmat humanitare a janë të kushtëzuara?

    Ndihmat humanitare nga Amerika dhe Evropa ekskluzivisht derdhen në ndërtimin e spitaleve, qendrave rehabilituese për të traumatizuar, shkollave, shtëpive, rrugëve respektivisht në përmirësimin e gjendjes ekonomike të jetës së popullit tonë. Perëndimorët nuk i kushtëzojnë ndihmat humanitare të tyre dhe ato nuk i shpërndahen vetëm popullsisë krishtere në Kosovë.

    Po sikur ndihmat e shteteve të Perëndimit të ishin ndarë vetëm të popullsia e krishterë, të gjithë katolikët e Kosovës do ishin bërë milionerë.

    Ndihmat humanitare të shteteve arabe që janë të destinuara për Kosovën ekskluzivisht janë të kushtëzuara për ndërtimin e xhamive, për hapje të kurseve të ndryshme, por me detyrim të mësohet religjioni islamik, për botime të literaturës islamike, për material ndërtimor dhe ushqim të një pjese të varfër myslimane, për armatim dhe propagandë internacionale islamike ... .

    A nuk ju duket absurde të ndërtohen xhamia në çdo lagje të qytetit kur fëmijët tanë në mungesë të objekteve shkollore mësojnë në dy e tri ndërrime?!

    A nuk ju duket absurde të ndërtohen xhamia që të mbesin të zbrazëta e fëmijët tanë mësojnë në shkolla që pikon kulmi dhe mërdhijnë nga të ftohtit?!

    A nuk ju duket absurde të derdhen para për xhamitë në çdo fshat dhe lagje të Drenicës ku atje sot jetojnë 20 mijë familje pa kulm mbi kokë?!

    A nuk ju duket absurde të paguhen vajzat shqiptare për të defiluar me veshje arabe, kur familjet e dëshmorëve të luftës nuk kanë kushte minimale për jetesë?!

    Mysliman i vërtetë është ai që u ndihmon familjeve skajshmërisht të varfërve e pa kushtëzime.

    Mysliman i vërtetë është ai që ndihmon në ndërtimin e shkollës, ndërtimin e shtëpive të dëshmorëve, ndërtimin e ambulancave e jo paratë t'i derdhin ne armatim (si ne rastin e burgosjes së një grupi në Prizren).

    Mysliman i vërtet është ai që e do Kosovën, e jo të vdes për arabët që nuk na lidhë asgjë. Edhe në Kuran shkruan se pa din nuk ka iman, d.m.th. pa atdhe nuk ka fe. Pra, ta ndërtojmë dhe përparojmë shtetin tonë, ky është myslimanizëm.
    I lumte autorit te ketij shkrimi,nuk paska nevoje ti hiqet apo shtohet asgje!!
    Perderisa ka shkrime te tilla ,nuk eshte i pashprese ky popull.

  8. #8
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    si vehabiste edhe si myslimane te thjeshte nje lloj jane. te gjithe urrejne perendimin, te gjithe jane zemer ligj. violencen e kane te shkrujt ne kuran. ndaj gjithe bota i ka denuar te vuajne myslimanet.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-12-2009
    Postime
    489

    Ky shkrim i mire ama te na thojn "me kuja",, shikoni mare financimet e katolikve e protestantve milionet po i derdhi askush nuk po flet,,,,,,,ani serbia e lidht me Arabine e cme vjen nje qeshje e madhe..........

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    ky titull eshte i rrezikshem dhashte Zoti InshAll-llah mos hedh bomba dikush ne trojet shqiptare (teori konspirative )e te thojn ja radikalet, se cdo musliman e di qe te vra veten e te vraj civilet eshte mekati me i madh.......
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lulzim7 : 22-09-2010 më 18:03

  11. #11
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    mjekrroshet duhen eleminuar sa s`eshte vone. hekuri rrihet sa eshte i nxehte -thote populli.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-05-2010
    Postime
    67
    vehabistat,per nga pikpamja e besimit jna te dalur nga islam dmth besimi i tyre nuk eshte islam.Psh,vehabistat e ngjasojn Allahun-Zotin me krijesat,dhe shume ceshtje te definuar ne islam qe nuk guxon askush me i prek,keta,vehabistat i kan cmontuar dmth prishur mohuar vendimet ne islam,psh, ne islam rreth emrit te melekut te vdekjes eshte e caktuar dmth eshte vendim i prere nga dijetaret islam(eshte ixhma dmth vendim),si dhe ka hadith se emri i melekut te vdekjes eshte Azraili(imam Tabarani transmeton),ndersa vehabistat kete ceshtje mohojn. tash nese thehet-prishet nje vendim islamik eshte kyfer dmth shkak qe nxjerr njeriun nga islam.....
    per me shume kush jan vehabistat kilkoni ketu:

    vehabistat.per nga pikpamja politike i sherbejn jahudive per realizimin e qellimeve tek vendet arabe,ndersa tek ne ,shqiptaret vehabizmi perdoret si mjet per des-stabilizmi ne mesin e shqiptareve nga ana e sllavo-greko.
    per me shum shik vidoe:
    Ndryshuar për herë të fundit nga shkupi1912 : 23-09-2010 më 07:25

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-05-2010
    Postime
    67
    Kujdes,,,
    Vehabistat veten nuk e indifikojn kohen e fundit si vehabista por si selefi te sodit,e qe nuk kan te bejn hiq me te verteten e keti terminologjis selef...
    mjafton prap te cekim nje hadith i quajtur hadithi Nexhid,qe paralajmron shfaqjen e djaljes se vehabizmin nga Rajoni i Quajtur Nexhid,i cili eshte ne lindje te kadishullit arabik,po mu prje ka del vehabizmi konkretish Nexhid eshte vendlindja e shejtanit Abdul vehabit themelues is sektit vehabizmit...
    per me shum shiko vidoe:

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2008
    Postime
    13
    po, ata do jen. dihet. un jam myslimane (pergjysme, nga babi myslimane nga mami ortodokse) per vete, po kta si honeps dot. toleranca fetare esht e vetmja vlere kombetare e shqiptareve .... pse ta prishim

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ju lutem mos ejani me tema per islamin ne ket dhom,shkruani ne dhomen e komunitetit islam,pse shkruani ketu vetem sa per te ber perqarje,po kush e rruan per islamin ketu a vehabizmin a le te shkojn ne rrot te sames qe te gjith

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-05-2010
    Postime
    67
    shikoni ketu se si Vehabistat e perzojn imami-hoxhen prej xhamije dhe ne vend te hoxhes vjen vehabisti

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-05-2010
    Postime
    67
    shikoni ketu se si Vehabistat e perzojn imami-hoxhen prej xhamije dhe ne vend te hoxhes vjen vehabisti.
    Kjo eshte ne SHKUP-Maqedoni

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-05-2010
    Postime
    67
    Shikoni Vehabistat se si i rrehin shqiptaret musliman,
    Vehabistat jan kunder interesave shqiptar,,
    Popullata njehere duhet ta kuptoj kete se kush jan vehabistat

    Ne Shkup

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-05-2010
    Postime
    67
    Maqedonia dhe vehabizmi
    shikoni me tutje vehabista se si dojn me bo grusht shtet ne bashkesi islame ne maqedoni

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-05-2010
    Postime
    67
    Kosova dhe Vehabizmi,
    aktivitete vehabistat ne kosove,

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •