Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Islami radikal kundër interesave të shqiptarëve

    21.09.2010
    Zërijeta Hajro Jajaga

    Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, tha se besimtarët myslimanë, brenda dhe jashtë vendit, janë të shqetësuar nga veprimet kundërligjore dhe të pakontrolluara, të cilat ushtrohen nga individë radikalë vehabistë në Maqedoni, në disa institucione fetare të vendit.

    Rexhepi me këtë rast kërkoi ndërhyrjen e institucioneve përkatëse si dhe mbështetjen e partive politike në luftën e Bashkësisë Islame kundrejt veprimeve radikale të vehabistëve në Maqedoni.

    “Besimtarët myslimanë, brenda dhe jashtë vendit, janë të shqetësuar dhe u bëjnë ftesë partive politike shqiptare, Qeverisë, institucioneve shtetërore si dhe të gjitha subjekteve të akredituara në Maqedoni, në veçanti Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe asaj të Unionit Evropian me seli në Shkup, që të përkrahin institucionin e Bashkësisë Fetare Islame dhe të marrin masa të duhura kundër këtyre individëve radikalë, qëllimi i të cilëve është dëmtimi i Islamit si fe, njëherësh rrënimi i imazhit të popullit tonë dhe pengimi i të njëjtit për integrimin në NATO dhe në Unionin Evropian”, deklaroi kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi.

    Ai shprehu kështu edhe kërkesën e kryemyftinjve dhe imamëve të Maqedonisë që veprojnë në vendet evropiane dhe SHBA.

    Ndaj kësaj kërkese menjëherë ka reaguar Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, me ç’rast ka theksuar se mes dikasterit të policisë dhe Bashkësisë Islame janë zhvilluar një varg takimesh muajin e fundit, ku në hollësi është trajtuar problemi në fjalë.

    “Ministria e Punëve të Brendshme në vazhdimësi është duke ndjekur situatën sa i përket predikimit të Islamit radikal në vend dhe do të reagojë në momentin që do të ketë dëshmi konkrete, duke i nxjerrë para organeve ligjore personat e caktuar, që janë të involvuar në predikimin e Islamit radikal”, tha zëdhënësi i dikasterit të policisë, Ivo Kotevski.

    Partitë politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Demokracia e Re, kanë dënuar paraqitjen e grupeve radikale vahabiste në Maqedoni, duke nënvizuar se veprimi i tyre paraqet kërcënim për imazhin e shoqërisë shqiptare.

    “Jam thellë i bindur se interesi i shoqërisë shqiptare tani dhe në të ardhmen, nga forcat relevante të komunitetit ndërkombëtar shihet larg formave radikale të çfarëdo lloji, kryesisht të asaj që quhet formë ekstremiste dhe radikale islame”, tha deputeti i partisë shqiptare në opozitë, Demokracia e Re, Sulejman Rushiti.

    Edhe deputeti i BDI-së, Tahir Hani, tha se partia e tij angazhohet për eliminimin e kurtheve, për të identifikuar shqiptarët e Maqedonisë me veprime radikale.

    “Republika e Maqedonisë, si një shtet multi-fetar dhe multi-etnik, shumë shpejt mund të çojë në prishjen e raporteve ndëretnike dhe atyre politike që janë shumë të rëndësishme për vendin. Prandaj, çdo lëvizje që është në kundërshtim me vijën politike të Maqedonisë dhe të shteteve të rajonit, duhet të mënjanohet dhe të mos jetë prezente në Maqedoni”, u shpreh Hani.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Kesaj i thone se bashkesise islame i ka hyre tenja dhe kjo do te kete rezultatet eveta negative per mbare komunitetin.Me siguri ky komunitet do te izolohet e do te shtohet varferia dhe injoranca.Me pas gjendja do te jete e tille ,qe do te lejne vendin ne kembim te nje jete me te mire ,por me nje pamundesi per tu perballe me normat integruese.Rrezultati perfundimtar fatal!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Kriminaliteti do te mbushe burgjet e europes por dhe te vendit te tyre.Ne kete forum jane hedhur opsione per ndryshim , ku gjen dhe zgjidhjen. Me mir shpejt se vone, ose kurre!!!!!!!!!!!!!!!!
    Fajin me siguri do ta kene komuniteti apo politika sllavomaqedone!!!!!!!!!!!!!!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 22-09-2010 më 18:31
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Feja ne pergjithesi eshte armike, jo e shqiptareve, por e nje mendjeje te qete.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,262
    rini mor rehat se ska radikalizem ne mk
    Jetë e rëndë.......!!!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-05-2010
    Postime
    67
    autori thoteslami radikal kundër interesave të shqiptarëve
    ketu eshte nje keqshkrim,ajo qe duhet cekur eshte "Veehabismi ne trojet Shqiptare po eshte kunder interesave te Shqiptareve

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-05-2010
    Postime
    67
    Shikoni se si vehabistat duke u perdorin islamin i kushtojn kend Osaman bin ladenit


  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Pse trojet shqiptare jan te rrizikuar nga shqiptaret musliman?!
    Dhe cfare kan bere keta shqiptar musliman qe ju i quani "radikal",qe ju me besu se keta e jan kuder interesave shqiptare?!!!!!!!!!
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    217
    Nuk e di kush eshte ai qe i filtron postimet, vetem se kam pershtypjen se ketu ka hile. Ose vlejn rregullat per te gjith njejte ose nuk vlejn fare. Ai qe me hoqi postimet e mia jam i sigurt se eshte nje islamist shum i poshter, ose thene shkurt eshte hibrid. Pershebdetje.

  9. #9
    Prej momentit kur nje predikues musliman i kerkon ndihme forcave jo-islame kundër muslimaneve, ai del nga feja.

    Sulejman Rexhepi eshte RENEGAT !

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2010
    Postime
    98
    Shqiptaret dhe shteti shqiptar duhet te luftojn me fuqi te madhe Ekstremizmin musliman dhe posaqerisht vehabizmin i cili shqiptareve nuk u duhet.Te shqiptaret nuk duhet as te ndihet emri Vehabist,sepseky eshte nje mikrob qe i ka sjell deme tere rruzullit toksor.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Jeto_Jeten
    Anëtarësuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    "20 mije lega nen det" ...duke eksploruar...
    Postime
    342
    ekstremizmat s'kon sjell nai t'mir ndoiher, ene islomi s'bon perjashtime. mo e pakta osht me ndejt neutral, po me dal kundra atyne q t'solln pavarsin osht radikalizm e kalu radikalizmi
    He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •