Aferim te qofte!
Te pime se jeta eshte e bukur dhe ne meritojme te marrim pjese ne bukurine e saj me menyren tone.
Gezuar!
Tek tema tani....
Asnjehere nuk e kisha pare te shtrire mbi tavoline te relaxur si te ishte mpire e mbyllur ne nje shishe prej vitesh. Reflektonte driten qe binte mbi te duke percjelle ne shikimin tim ngjyrat me te zgjedhura te kesaj bote, ngjyra qe vetem nga ajo mund te dalin, ngjyra qe Zoti aq lodhet te na i tregoje me lule apo menyra te tjera me pak te dukshme. U ngrita dhe iu afrova dritares
-Si eshte kjo bote sa e cuditeshme, shetit gjithe diten mes bardhesise se kesaj toke te larget per te gjetur pak ngrohtesi dhe lodhesh e lodhesh mes bardhesise, i rrethuar nga nje mase e ftohte me njerez te ftohte me cdo gje te akullt perreth dhe vjen e ulesh me Ate dhe gjen c'nuk gjete gjithe diten e Perendise. I ka te gjitha; ngrohtesine, ngjyrat, shikimin, urtesine, bindjen shperthimin, kurajon, miresine, komunikimin, enderrat-shume enderra, aq sa te ben te jetosh ate qe do te jetosh me vone, tani. Shume here mendohem te kthehem te shkoj edhe njehere ne vendlindje, behem gati t'i le pas te gjitha, te pres biletem dhe te nisem por..... ja qe jetojme nen ligje, ligje qe nuk e di nese jane aq shoke te ndienjave. Megjithate e harroj kete dhe i drejtohem asaj i lutem e marr e perkedhel flas, qaj hallet dhe pas pak... cdo gje behet paqe, behet udhetim, behet bilete per te dhkuar ne vendlindje behet Boeing dhe nisemi te dy te kalojme Oqeanin e pafond deri atje ne brigjet e paqes, ne vendin ku Perendia stampoi nje natyre te eger por parajse te shpirtit.
Mesnata po afrohej dhe ndihesha i lodhur. U afrova drejt tavolines. Ajo e shrire priste nen shkeqimin shumengjyresh si te thoshte mos me ler ketu me merr nuk e sheh se po tretem?...
Kishte te drejte.
U afrova dhe m'u kujtua Kpedani : U derdhe moj e uruar......... e piva te gjithe dhe ngjyrat u bene te miat dhe ngrohtesia me pershkoi trupin ne renqethje te vazhdueshme ne renqethje qe vetem Ajo mund te ta dhuroje RAKIA ime.
Gezuar!
Krijoni Kontakt