Ēesk Zadeja lindi mė 8 qershor tė vitit 1927 nė Shkodėr, dhe vdiq mė 15 gusht tė vitin 1997 nė Romė. Mėsimet e para i mori nė vendin e lindjes, nė shkollėn franēeskane, ku krahas mėsimit tė pėrgjithshėm, merr dhe njohuritė e para tė muzikės. Ka qenė anėtar i korit tė Kishės Franēeskane qė drejtohej nga kompozitori i shquar Padėr Martin Gjoka dhe mė vonė nga Filip Mazreku e Prenk Jakova. Qė nė vegjėli nė qytetin e lindjes u angazhua nė grupet amatore. Herėt shfaqi talentin e tij dhe si nxėnės 14-vjeēar studion nė Accademia di Santa Cecilia nė Romė, Itali, te kompozitori Umberto Semproni.
Me ardhjen e sistemit komunist, nė vitet 1946-1947 punon nė Radio Shkodra si pėrgjegjės i departamentit muzikor, kurse pas dy viteve shėrben nė ushtrinė e atėhershme deri nė vitin 1951. Nė vitin 1949-51 e kryen shėrbimin ushtarak si dirigjent nė Ansamblin Artistik tė Ushtrisė.Ēeskun e dėrgojnė nė Moskė pėr studime muzikore - dega e kompozimit nė Konservatorin Petar Iliē Ēajkovski tė Moskės, nė klasėn e profesorėve dhe kompozitorėve M.I.Cukalli, Bogatyrieff dhe Tchullaki. Me tė kryer studimet, si student i dalluar kthehet nė Shqipėri dhe nė vitet 1957-1962 emėrohet udhėheqės artistik nė Ansamblin Shtetėror tė Kėngėve dhe Valleve Popullore tė Tiranės, i cili sapo ishte formuar e ku Ēesk Zadeja zhvilloi njė aktivitet tė dendur si krijues dhe organizator i jetės edhe ashtu tė vobektė muzikore. Ėshtė njėri prej formuesve tė shumė institucioneve muzikore si dhe drejtues i tyre, siē janė: Konservatori (sot Akademia e Arteve) ku punon si pedagog plot tri vite 1962, e mė pastaj emėrohet si udhėheqės artistik nė Tetarin e Operės dhe Baletit deri nė vitin 1966.
Nė vitet 1966-1972 ėshtė kryetar i degės sė muzikės nė Institutin e Lartė tė Arteve (Akademia e Arteve) dhe nė vitin 1972 ėshtė kompozitor nė profesion tė lirė. Prapė nė vitin 1973-1979 udhėheqės i artistik nė Teatrin e Operės dhe Baletit, kurse nė vitin 1979-1990 del nė profesion tė lirė, pėr tu kthyer nė vitin 1993-1994 pedagog nė Akademinė e Arteve ku jep kompozicionin dhe muzikologjinė. Profesor Zadeja ėshtė kompozitor qė paraqet nė universin tonė kombėtar figurėn mė tė madhe krijuese qė ėshtė emblemė e vėrtetė kombėtare, i cili kalon nė mit, sepse potenciali i tij krijues e bėn kėtė personalitet tė shquar dhe doajen tė muzikės bashkėkohore shqiptare, i cili kohėrisht i takon brezit tė parė tė kompozitorėve tanė tė shkolluar, duke i vėnė bazat e muzikės klasike qė merr pėrmasa tė gjera si nga aspekti i trajtimit tė materies muzikore e formės, ashtu edhe nga aspekti i melodisė, ritmit dhe stilit. Si pedagog ka dhėnė vite tė tėra kontribut tė jashtėzakonshėm dhe shumė tė ēmuar.
Shumė kompozitorė qė janė bartės tė aktiviteteve muzikore sot nė Shqipėri kanė diplomuar te kompozitori Zadeja. Ata sot zhvillojnė aktivitete tė shumta dhe shumė programe tė shkollave shqiptare muzikore janė tė punuara, tė redaktuara dhe tė mbikėqyrura prej tij. Nėse shohim listėn e tė diplomuarve, do tė vėrejmė se sot kreu i krijimtarisė muzikore pėrbėhet nga kompozitorėt e diplomuar te profesor Zadeja e disa prej tyre nuk janė mė nė gjallė. Por kontributi i tyre ka qenė i madh, si janė, bie fjala, Tonin Harapi, Kujtim Laro, kurse sot krijojnė Thoma Gaqi, Agim Krajka, Limoz Dizdari, Shpėtim Kushta, Kozma Lara, Aleksandėr Peēi, Sokol Shupo, Ali Spahiu, Arian Avrazi, Ferikal Daja, Vangjo Nova, Fatos Qerimaj, Isan Shehu dhe dhjetėra tė tjerė, janė krijues qė luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė jetėn muzikore sot nė Shqipėri.
Influenca e krijimtarisė sė Zadesė ishte e madhe te njė sėrė krijuesish tė tjerė qė ndiqnin rrugėn e kėtij krijuesi, sepse veprimtaria e Zadesė nė lėmin e kompozimit nė tėrėsinė e saj ka qenė dominante, superiore dhe udhėrrėfyese pėr gjeneratat, tė cilat i ka mėsuar si pedagog nė Akademinė e Arteve tė Tiranės. Vizitat e shpeshta tė kompozitorėve tanė dhe anasjelltas na sillnin informacione tė shumta pėr krijimtarinė muzikore, jo vetėm tė Zadesė, por edhe tė shumė krijuesve tė tjerė, pėr tė cilėt as qė kishim dėgjuar ndonjėherė.
Krijoni Kontakt