Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10

Tema: Cesk Zadeja

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635

    Cesk Zadeja

    Ēesk Zadeja lindi mė 8 qershor tė vitit 1927 nė Shkodėr, dhe vdiq mė 15 gusht tė vitin 1997 nė Romė. Mėsimet e para i mori nė vendin e lindjes, nė shkollėn franēeskane, ku krahas mėsimit tė pėrgjithshėm, merr dhe njohuritė e para tė muzikės. Ka qenė anėtar i korit tė Kishės Franēeskane qė drejtohej nga kompozitori i shquar Padėr Martin Gjoka dhe mė vonė nga Filip Mazreku e Prenk Jakova. Qė nė vegjėli nė qytetin e lindjes u angazhua nė grupet amatore. Herėt shfaqi talentin e tij dhe si nxėnės 14-vjeēar studion nė Accademia di Santa Cecilia nė Romė, Itali, te kompozitori Umberto Semproni.

    Me ardhjen e sistemit komunist, nė vitet 1946-1947 punon nė Radio Shkodra si pėrgjegjės i departamentit muzikor, kurse pas dy viteve shėrben nė ushtrinė e atėhershme deri nė vitin 1951. Nė vitin 1949-51 e kryen shėrbimin ushtarak si dirigjent nė Ansamblin Artistik tė Ushtrisė.Ēeskun e dėrgojnė nė Moskė pėr studime muzikore - dega e kompozimit nė Konservatorin Petar Iliē Ēajkovski tė Moskės, nė klasėn e profesorėve dhe kompozitorėve M.I.Cukalli, Bogatyrieff dhe Tchullaki. Me tė kryer studimet, si student i dalluar kthehet nė Shqipėri dhe nė vitet 1957-1962 emėrohet udhėheqės artistik nė Ansamblin Shtetėror tė Kėngėve dhe Valleve Popullore tė Tiranės, i cili sapo ishte formuar e ku Ēesk Zadeja zhvilloi njė aktivitet tė dendur si krijues dhe organizator i jetės edhe ashtu tė vobektė muzikore. Ėshtė njėri prej formuesve tė shumė institucioneve muzikore si dhe drejtues i tyre, siē janė: Konservatori (sot Akademia e Arteve) ku punon si pedagog plot tri vite 1962, e mė pastaj emėrohet si udhėheqės artistik nė Tetarin e Operės dhe Baletit deri nė vitin 1966.

    Nė vitet 1966-1972 ėshtė kryetar i degės sė muzikės nė Institutin e Lartė tė Arteve (Akademia e Arteve) dhe nė vitin 1972 ėshtė kompozitor nė profesion tė lirė. Prapė nė vitin 1973-1979 udhėheqės i artistik nė Teatrin e Operės dhe Baletit, kurse nė vitin 1979-1990 del nė profesion tė lirė, pėr t’u kthyer nė vitin 1993-1994 pedagog nė Akademinė e Arteve ku jep kompozicionin dhe muzikologjinė. Profesor Zadeja ėshtė kompozitor qė paraqet nė universin tonė kombėtar figurėn mė tė madhe krijuese qė ėshtė emblemė e vėrtetė kombėtare, i cili kalon nė mit, sepse potenciali i tij krijues e bėn kėtė personalitet tė shquar dhe doajen tė muzikės bashkėkohore shqiptare, i cili kohėrisht i takon brezit tė parė tė kompozitorėve tanė tė shkolluar, duke i vėnė bazat e muzikės klasike qė merr pėrmasa tė gjera si nga aspekti i trajtimit tė materies muzikore e formės, ashtu edhe nga aspekti i melodisė, ritmit dhe stilit. Si pedagog ka dhėnė vite tė tėra kontribut tė jashtėzakonshėm dhe shumė tė ēmuar.

    Shumė kompozitorė qė janė bartės tė aktiviteteve muzikore sot nė Shqipėri kanė diplomuar te kompozitori Zadeja. Ata sot zhvillojnė aktivitete tė shumta dhe shumė programe tė shkollave shqiptare muzikore janė tė punuara, tė redaktuara dhe tė mbikėqyrura prej tij. Nėse shohim listėn e tė diplomuarve, do tė vėrejmė se sot kreu i krijimtarisė muzikore pėrbėhet nga kompozitorėt e diplomuar te profesor Zadeja e disa prej tyre nuk janė mė nė gjallė. Por kontributi i tyre ka qenė i madh, si janė, bie fjala, Tonin Harapi, Kujtim Laro, kurse sot krijojnė Thoma Gaqi, Agim Krajka, Limoz Dizdari, Shpėtim Kushta, Kozma Lara, Aleksandėr Peēi, Sokol Shupo, Ali Spahiu, Arian Avrazi, Ferikal Daja, Vangjo Nova, Fatos Qerimaj, Isan Shehu dhe dhjetėra tė tjerė, janė krijues qė luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė jetėn muzikore sot nė Shqipėri.

    Influenca e krijimtarisė sė Zadesė ishte e madhe te njė sėrė krijuesish tė tjerė qė ndiqnin rrugėn e kėtij krijuesi, sepse veprimtaria e Zadesė nė lėmin e kompozimit nė tėrėsinė e saj ka qenė dominante, superiore dhe udhėrrėfyese pėr gjeneratat, tė cilat i ka mėsuar si pedagog nė Akademinė e Arteve tė Tiranės. Vizitat e shpeshta tė kompozitorėve tanė dhe anasjelltas na sillnin informacione tė shumta pėr krijimtarinė muzikore, jo vetėm tė Zadesė, por edhe tė shumė krijuesve tė tjerė, pėr tė cilėt as qė kishim dėgjuar ndonjėherė.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    ĒESK ZADEJA – kompozitori qe beri epoke



    Nga Dr. Eno Koēo




    Ēesk Zadeja ėshtė kompozitori qė me krijimtarinė e tij krijoi njė epokė tė tijėn midis epokave tė ndryshme tė historisė sė muzikės shqiptare. Ai qėndron diku nė qendrėn e njė hapsire kohore, ku prapa tij, nė kohė, qėndrojnė klasikėt muzikorė shqiptarė tė gjysmės sė parė tė shekullit XX, dhe pėrpara tij, gjithnjė nė kohė, brezat mė tė rinj tė muzikantėve shqiptarė. Fenomeni Zadeja pėrbėn nocionin e atij qė do mund tė merrej si etalon i imazhit muzikor shqiptar. Edhe pėrpara tij dhe aq mė tepėr mė pas, nuk qenė tė paktė muzikantėt, kompozitorėt, qė lėvruan me ndėrgjegje kombėtare sfera tė ndryshme tė formimit shpirtėror muzikor shqiptar, bazuar nė etnicitetin e kėtij populli. Padyshim, koncepti i kombėtares (edhe pse tani ky term duket disi i dalė mode) dhe i individuales ndryshonte nga veriu nė jug tė Shqipėrisė, por ndryshonte edhe midis krijuesve vendas dhe atyre tė diasporės.

    Nėse Lec Lurti, Mikel Koliqi e Prenk Jakova nė krijimtarinė e tyre ndoqėn linjėn e muzikės qytetare shkodrane duke huazuar edhe nga tradita europiane romantiko-patriotike, nė se Martin Gjoka e Tish Daia ndoqėn linjėn e shfrytėzimit tė motiveve tė Mbi-Shkodrės e atyre malėsore mė nė lindje, nė se Tonin Harapi kultivoi melosin qytetar tė dasmės dhe ahengut shkodran, dhe duke u hedhur ne jug, nė se Thoma Nasi e Kristo Kono pėrpunuan meloditė folkorike dhe modet e Toskėrisė tė zonės sė Korēės, nė se Fan Noli do tė prirej qėllimisht drejt njė tingėllimi “arkaik” muzikor pėr tė sjellė ndjesira lashtėsie, qytetėrimi antik apo kohėsh tė lavdishme tė gėrshetuara kėto me motive bizantine deri nė citimet nga Pasionet e Shėn Mateut, nė se kompozitori beratas Murat Shehu i cili nė veprėn e tij simfonike lėvroi muzikėn dhe kėngėn e qytetit tė tij, pra kėto pika referimi qė prekin nė mėnyrė tė pėrgjithėshme panoramėn e muzikės savante shqiptare, ndoshta tė marra tė gjitha sėbashku, ishin pika referimi edhe pėr Ēesk Zadenė.

    Por a kishte njohuri Zadeja pėr kompozitorėt shqiptarė jo shkodranė, a ishte ai i vetėdijshėm qė nė fillimet e tij pėr rrugėn qė do tė ndiqte? Vėshtirė tė pohohet kjo gjė. Zadeja pėrbėnte thjesht njė rregull, mė tepėr se sa pėrjashtim. Ai do tė vazhdonte nė mėnyrė konshiente atė qė kishin bėrė Buzuku, Budi, Bardhi e Bogdani tė cilėt ndihmuan ēėshtjen kombėtare me pėrkthimin e librave tė shenjtė tė krishterė tė shkruara nė alfabetin latin, ndikim ky qė erdhi nga rilindja italiane e shekujve 15 dhe 16 dhe nga racionalizmi dhe iluminizmi i shekujve tė mėvonė. Nuk dimė se kur e si ėshtė zhvilluar nė Shkodėr muzika klasike, savante, nė shekujt e kaluar, por veprimtaria muzikore kishtare lokale ka data tė sakta qė nga mesi i shekullit 19. Formacione instrumentale italiane por dhe nga ato qė vinin nga Dalmacia e kishin bėrė Shkodrėn vėnd te preferuar ku do tė zhvillonin veprimtaritė e tyre sezonale muzikore, jo vetėm nė kishė por edhe nė ambjente tė hapura. Ndėr kolegjet katolikė tė Shkodrės zhvilloheshin programe tė rregullta muzikore, qė ato qė disponoj unė tė shtypura datojnė nga viti 1902. Mbiemrat e dėgjuar shkodranė janė tė shkruara nė kėto programe koncertesh, midis tė cilėve Bushati, Bumēi, Naraēi, Simoni, Laca, Kodheli, Rota, Gurakuqi, Mosi etj. dhe midis tyre edhe Zadeja. Familja Zadeja, veē tė jatit tė Ēeskut, Rrok Zadeja, qė ishte ndėr anėtarėt themelues tė shoqėrisė artistike “Bogdani,” kishte dhe tė tjerė eksponentė tė letėsisė e muzikės, si axha i madh Gasperi, kėngėtar e krijues popullor, Andrea, Luigji, Dom Ndre Zadeja, ky i fundit poet e krijues i melodramave, dhe padyshim Tonini, vėllai i Ēeskut, muzikant e kritik nė zė shkodran. Ēesk Zadeja kishte privilegjin tė trashėgonte njė sfond relativisht tė begatė kulturor krahinor, ku veē emrave tė mėsipėrm vlen tė pėrmenden edhe emrat e folkloristėve Bernardin Palaj e Gjon Kujxhia.

    Qė muzika kishtare ka patur ndikim nė praktikėn e traditėn muzikore lokale tė njė pjese tė kompozitorėve katolikė shkodranė, kjo ėshtė e vėrtetė, por qė kjo traditė mbarte tipare tė fuqishme krahinore e kombėtare, kjo ėshtė edhe mė e vėrtetė. Tė tri prirjet kryesore qė mbartin tiparet e muzikės sė kultivuar shkodrane, ajo qytetare e bazuar kryesisht mbi ahengun shkodran, ajo me motive tė malėsise sė mbi-Shkodrės e mė nė lindje, dhe ajo mbi traditėn e muzikės romantike europiane, kishin si pikėsynim krijimin e njė fizionomie kombėtare, pra atė tė njė etniciteti shqiptar. Kjo nė vetvete pėrbėnte njė trashėgimi, njė traditė. Ēesku mori shumė nga Martin Gjoka qė dhe ky kish marrė nga Frano Ndoja. Ky i fundit eci nė gjurmėt e Palok Kurtit nė lėvrimin e muzikės qytetare shkodrane, atė tė ahengut, dhe qė nė pikpamje tė formimit dhe tė teknikės muzikore, njohuritė do t’i merrte nga mjeshtri italian Giovani Canale, i cili kuptohet i sillte kėto njohuri nė Shkodėr tė marra nga vendi i tij. Por Martin Gjoka solli nė Shkodėr edhe njė eksperiencė e tijėn tė pėrftuar nė Austri. Pra siē shihet nga ky vėshtrim retrospektiv, ruajtja dhe kultivimi i folklorit qytetar shkodran nga kompozitorė me prirje profesioniste e gjente kėtė muzikė shpesh tė veshur me petka romantike perėndimore nė pikpamje tė harmonisė, formės apo pėrpunimit qė i bėhej materialit muzikor vendas.

    Kjo ishte pak a shumė panorama pėrpara se Zadeja tė nisej nė Moskė pėr studime (1951-1956), pas dy vjet studimesh (1941-1943) qė kishte bėrė nė Akademinė Santa Cecilia tė Romės. Nė Moskė, nėn drejtimin e kompozitorėve qė trashėgonin kulturėn muzikore ruse tė gėrshetuar me njė radhė sistemesh teknikė tė muzikės perėndimore, ai pėrftoi apo i pėrshtati vetes veē teknikave kompozicionale, formėn tregimtare tė ligjėratės muzikore e cila anonte nga epizmi e dramaciteti, gjė qė do t’i nevoitej kompozitorit tė ardhshėm nė trajtimin intelektual tė muzikės kombėtare. Ndryshe nga parardhėsit e tij muzikantė, qofshin kėta tė Shkodrės apo nga e gjithė Shqipėria qė lėvruan kryesisht motive e ndjesķ qė kishin tė bėnin me krahinat e origjinės sė tyre, Zadeja e pėrqendroi vėmendjen drejt njė krijimtarie me tendencė e frymė mbarė kombėtare, pan-shqiptare, duke lėvruar epikėn e saj, ashtu dhe heroikėn e festiven. Ai iu referua analizės melodike e modale tė trevave tė ndryshme shqiptare nė veēanti, pra duke kompozuar vepra tė mbėshtetura nė karakteristika krahinore tė caktuara, nga Gegėria nė Labėri e Toskėri. Nga ana tjetėr vėmendja e tij u pėrqendrua nė atė qė tipare lokalė tė mund tė shkriheshin nė trajtėn e njė etosi specifik shqiptar.

    Pra ai do tė krijonte gradualisht portretin e tij prej muzikanti mendimtar ku vend parėsor do tė merrte rrėfimi intelektual, artikulimi po aq intelektual i mjeteve krahinore shprehėse dhe disi mė pak artikulimi i formės, pėr ta plotėsuar mė tej me situata vallesh tė veriut ku shpalosej dinamika e optimizmi, me situata epiko-heroike mbėshtetur nė pentatoninė labe, por edhe toske, tipare kėto qė mbroheshin e inkurajoheshin nga idetė e metodės sė realizmit socialist. A u ndikua Zadeja nga kjo metodė? Padyshim qė po, ashtu si Shostakoviēi, Prokofievi e Haēaturiani nė Bashkimin Sovjetik. A ndikoi nė cilėsinė e muzikės sė tij pėrqafimi i kėsaj metode? Ēesku e dominoi mendimin muzikor pėr afro dyzet vjet nė Shqipėri. Ai, me disa pėrjashtime, diti t’u shmanget veprave me program apo deklarim agjitativ e ilustrativ, dhe nė tė njejtėn kohė diti tė “mbronte” idetė e “metodės” krysisht me fjalė, duke theksuar karakterin kombėtar, pėr tė cilėn ai ishte krejt i sinqertė, dhe anashkalonte frymėn euforike socialiste. Nocioni i kombėtares, i psikologjisė kombėtare tek Zadeja nuk ishte dogma e imponuar nga metoda; ai ekzistonte nė qėnien e tij, nė ndėrgjegjen e tij, ai besonte tek ky nocion sepse i tillė ishte sfondi i tij kulturor i trashėguar nga qyteti i lindjes dhe shkolla e lartė ku studioi. Gjithpushtetshmėria e tij nė botėn muzikore shqiptare ishte forcė e mėndjes sė tij; ai e kontrollonte kohėn, e manovronte atė, qėndronte vazhdimisht syhapur, nuk ekzaltohej por as edhe binte nė dėshpėrim tė thellė. Ky kontroll i vetvehtes reflektohej edhe nė muzikėn e tij. Nė tė gjen melodi tė gjetura, tema tė goditura e tė frymėzuara, por edhe tė rezervuara nė zgjerimin dhe shtrirjen e tyre, sikur ruhej nga ngazėllimi. Mė e theksuar u bė kjo nė vitet e pas Simfonisė sė tij dhe Delinės, pra pas viteve ‘50-‘60. Erdhi kjo vetpėrmbajtje nga shpėrthimet melodike e tė kantilenės si rezultat i njė stadi tė ri tė vetėdijes e etikės sė tij muzikore, apo koha qė jetonte ia imponoi atij kėtė “sens mase”? Do tė niste pėr tė nė gjysmėn e dytė tė viteve ’70 dhe gjatė viteve ’80 periudha e njė pėrpunimi analitik harmonik tė veprave tė tij, ajo e qėmtimit tė qelizės muzikore mbi bazėn e motiveve e modeve folklorike e qytetare, e tensionit dramatik, e abstragimit tė gjuhės muzikore, shpesh drejt kromatizmit. Kam pėrshtypjen se Zadeja i periudhės sė fundit krijuese, i viteve ’90, veēanėrisht me Tre skicat pėr orkestėr, ėshtė ai i njė ēlirimi ndjenjash, i njė poetizmi e shakaje qė i buron nga shpirti, i njė gjuhe muzikore tė kthjellėt, elokuente e me njė sens tė pėrkryer mase nė frazimin dhe mėnyrėn e ligjėrimit. Sikur donte tė thonte: “Perėndi, mė jep edhe pak kohė se tani mund tė shprehem lirisht, hapur, tani mund ta them fjalėn time tė plotė.”

    Zadeja shkroi thuajse nė tė gjitha gjinitė muzikore. Ai e bėri kėtė se ndehej i aftė dhe i sigurtė nė gjinitė qė shkruante, veēanėrisht nė muzikėn simfonike e instrumentale. Por ai e bėri kėtė edhe sepse nė kėtė mėnyrė i tregonte botės muzikore shqiptare qė ky kishte pėr tė qėnė etaloni i njė gjinie tė caktuar me fizionomi shqiptare. Koha e provoi dhe vazhdon ta provojė qė veprat e tij pėrbėjnė repertorin bazė tė instrumentistave dhe orkestrave tona. Nėse imponimi i tij gjatė sistemit totalitar do tė kishte qėnė arbitrar, atėherė reagimi pas viteve ’90 do tė ishte dukshėm nė dėm tė tij. Faktori kohė mbetet gjithmonė ai qė vlerėson veprėn e mirė nga ajo mė pak e mirė. Vlera e Zadesė ėshtė vetėm nė fillimet e matjes sė saj. Brezat qe do tė vinė kam bindjen qė do tė kontribuojnė nė kėtė drejtim.

    Sa mendimtar e i stėrholluar nė krijimtarinė e tij mė tė mirė vokale-simfonike, aq dhe i thjeshtėzuar e i kursyer bėhej Zadeja nė krijimet qė bėnte pėr grupet amatore. Ky ishte tipari shoqėror i tij. Janė tė panumurta, si askush, pjesėt qė shkruante pėr kėto grupe pėr Koncertet e Majit. Njė pjesė, padyshim, i shkruante pėr mė tepėr tė ardhura brenda limiteve tė rrogave tė “socializmit”, por shumė prej tyre mbeten edhe sot krijime tė mirėfillta e serioze. E tillė ėshtė Suita No.1 pėr orkestėr. Tipari shoqėror i tij nuk ishte thjesht pėr pak mė shumė humor e zbavitje; ai ishte i krejt natyrshėm nga i cili buronin miqėsira tė mira dhe pse jo, dobiprurėse. Pėrmes kontakteve me individė e drejtues tė grupeve amatore, ai jo vetėm tatonte pulsin e kohės por e bėnte vetė atė mė “tokėsor” nė mėnyrėn e shkrimit. Ai orkestronte pėr ato instrumenta qė realisht ekzistonin nė kėto grupe, pėr mundėsitė praktike tė shfrytėzimit tė vokalit amator. Por a ishte ēdo gjė qė dilte nga dora e tij e pėrkryer? Sigurisht qė pjesė tė pambaruara kishte, veēanėrisht nė vallet e kėtyre grupeve amatore, por sa kompozitorė tė tjerė nė sistemin “socialist” plotėsonin nevoja tė tilla kur koha a sistemi shoqėror diktonin kėrkesa tė tilla? A nuk bėri tė njejtėn gjė Shostakoviēi me operetėn e tij Ēerjomushki, pa pėrmendur tė tjerė kompozitorė shumė tė aftė sovjetikė dhe nga vėndet e “demokracive popullore”? Mė duhet tė nėvizoj se edhe nė kėtė pikė, Zadeja besonte nė kėto kėrkesa tė kohės, ashtu si dhe tė tjerė kompozitorė, qė t’i vinin nė ndihmė tė lėvizjes amatore. Edhe bisedat i shkonin me artistėt amatorė. Mė mirė, nė fund tė fundit, biseda me artistė jo profesionistė, sesa pirje kafesh e diskutimesh jo aq tė shėndetėshme nėpėr vėndet ku mblidheshin artistė intelektualė. Ai do tė vinte nėpėr kėto klube kur do tė thonte fjalėn e tij, kur do i duhej tė mbronte muzikėn por edhe qėnien e tij. Thuhej qė Zadesė ndonjėherė nuk i merrej vesh diksioni kur fliste nėpėr konferenca. Ashtu ėshtė, kur ia donte puna pėr tė kaluar njė situatė delikate tė karakterit ideollogjik, ai bėhej mė pak i kuptueshėm, ndėrsa kur donte t’i merrej vesh mirė mesazhi i tij, ai ishte nga mė tė qartėt dhe nga mė bindėsit nė ato qė shtronte. Shkrimet e tij nė gazetėn “Drita”, herė tė pėrgjithshėm e anshkalues, por nė tė shumtėn e rasteve tė fuqishėm e paekuivoke, ishin provė e forcės dhe shprehjes sė tij intelektuale.

    Pėr gjatė njė periudhe mė se tridhjetėvjeēare, Zadeja mori dalėngadalė pamjen e atit tė muzikės shqiptare, jo vetėm pėr nga krijimtaria dhe publicistika, por dhe nga detyra qė i vuri vetes pėr tė pėrgatitur kompozitorė tė rinj. Nė kėtė fushė rezultatet ishin tė mahnitėshme. Nuk bėhej fjalė vetėm ata qė studjuan drejtpėrsėdrejti me tė, por ishin edhe tė tjerė muzikantė qė indirekt pėrfitonin nga eksperienca e tij, tė cilėn ai nuk hezitonte t’ua jepte. Vėshtron tek ky brez kompozitorėsh dhe nuk dallon shtampa tė mėnyrės kompozicionale tė tyre, pėrkundrazi dallon zhvillim individualitetesh. Ajo qė i dallon muzikantėt qė seriozisht ndoqėn parimet estetike e ideore tė Zadesė, ishte, nė rastet mė tė mira dhe nė veprat mė tė mira tė tyre, qartėsia e mendimit, e formės, e teknikave specifike kompozicionale dhe mbi tė gjitha, shfrytėzimi me art e finesė i folklorit muzikor fshatar e qytetar shqiptar. Nuk duhet harruar se prezantimi i teknikave mė tė avancuara kompozicionale gjer nė vitet ’90 nuk mund tė kalonte fare pa problem, e jo mė qėndrime krejt personale krijuese sipas preferencave tė rrymės sė dėshiruar, as qė mund tė bėhej fjalė. Ashtu si dhe tė tjerė kompozitorė, edhe Zadeja ishte i vetėdijshėm pėr kėtė realitet. Brenda kėtij realiteti ai do tė vazhdonte kėrkimin dhe eksperimentimin nė veprat e tij, me ide jashtė shablloneve e kornizave jo vetėm tė asaj qė metoda diktonte nė krijimtarinė muzikore shqiptare, por edhe brenda krijimtarisė sė tij. Pra ishte tjetėr ajo qė shpesh artikulohej nė shtyp e konferenca, pra tjetėr e thėna e tjetėr e bėra. Pėr analogji, mė 1931 Shostakoviēi do tė shprehte antipati pėr Skrjabinin, pėr estetikėn e tij “borgjezo-dekadente”: “Ne e konsiderojmė Skrjabinin” – thonte Shostakoviēi, “si armikun tonė muzikor mė tė hidhur. Pse? Sepse muzika e tij priret drejt njė erotizmi aspak tė shėndetshėm. Gjithashtu drejt misticizmit, pasivitetit dhe fluturimit jashtė realitetit jetėsor.”

    Muzikantėt e estetėt shqiptarė mė me nuhatje stimuloheshin nga kėto sinjale artikulimesh tė gjuhės muzikore sė Zadesė, tė tjerė i referoheshin thėnieve, fasadės. Vitet ’70 e ’80 ishin kohė tė trazuara nė mendimin muzikor profesionist shqiptar. Lindėn dikutime prirjesh e parimesh estetike muzikore. Veprat shpesh duheshin mbrojtur nga kompozitorėt e tyre, gjė qė bėhej nėpėrmjet sulmeve tė ndėrsjellta. Tani ato diskutime, shpesh tepėr emocionale, i pėrkasin sė kaluarės, procesit historik tė muzikės artistike shqiptare. Ato qė kanė mbetur janė veprat. Seleksionimi tashma nė fillimet e demokracisė bėhet mė pak i imponuar. Ekzekutuesit janė ata qė do tė pėrzgjedhin, kritika do tė dijė tė bėjė vlerėsime jashtė euforizmave e shikimeve pasionale pėr njėrin apo tjetrin autor. Koha ėshtė faktor i rėndėsishėm nė kėtė pėrzgjedhje shijesh e konceptesh estetikė. Veprat e Zadesė japin shėnja tė jetėgjatėsisė. Materiali muzikor i tyre duket qė ka shumė pėr tė zhbiruar.

    Zadeja mendimtar shfaqet i fuqishėm nė redaktimin, vėzhgimin, pėrpunimin e njė varg punėve akademike tė bėra nga studiuesit muzikorė te rinj. Ai u mor edhe me programet muzikore tė shkollės sė muzikės. Ai qėndronte nė epiqendėr tė botės muzikore shqiptare. Edhe autoritetet shtetėrorė e partiakė kishin nevojė pėr tė. Ai iu imponua atyre, ashtu si Kadareja nė Shqipėri e Shostakoviēi nė Bashkimin Sovjetik. Tė shumtė ishin ata qė me vullnet tė mirė dėshironin aprovimin a Zadesė pėrpara se puna e tyre tė dilte nė dritė. Kėta besonin tek njohuritė e Zadesė, tek sugjerimet e tij, tek dashamirėsia e tij kur kjo pėrligjej, doemos edhe tek influenca e tij nė mendimin intelektual muzikor.

    Pėr njė periudhė prej pesė vjetėsh nuk munda tė shoh dot Zadenė, pėr shkak tė largimit tim nė Angli. Nė dy vjetėt e fundit tė jetės sė tij biseduam mjaft, ndoshta jo aq shpesh sa mė parė, megjithatė kishim shumė sende pėr tė shkėmbyer. Njė pjesė tė tė rejave m’i kishte shkruar nė letrat qė dėrgonte nė Angli. Ato janė letra personale, tė tė ēiltra dhe e ndjeja veten edhe mė tė afėrt me tė qė ai mė rrėfente pėr vėrshtirėsitė ekonomike qė kalonte ai dhe familja e tij, si dhe pėr gėzimet e tij, siē ishte takimi me kolegėt nė “Lidhjen e Kompozitorėve Rusė” pas mė se 40 vjetėsh. Midis radhėve, ai do tė mė shkruante: “Kultura jonė kombėtare ka nevojė pėr t’u njohur, pėr t’u respektuar, pėr t’u rinjallė nė kėtė krizė tė thellė dhe shpirtrore . . . tė paktėn kėshtu mendoj . . .” Nė njė letėr tjetėr vazhdon: “Gėzohemi qė pėrkohėsisht jemi mirė me shėndet, tė paktėn qėndrojmė nė kėmbė, me tė dyja . . . aq mė tepėr kur kujton vdekjen e Simonit, Nikollės s sė fundi Toninit qė vuajti mjaft dhe vdiq me dishpėrim tė ndieshėm. Fatkeqėsi e pariparueshme.”

    Po i pėrfundoj kėto fjalė pėr Zadenė me njė tjetėr fragment nga njė letėr e tij, nga e cila nuk dėshiroj aspak tė vė nė dukje ndonjė kompliment qė ai mė bėn, ashtu si ndodh midis miqsh, sesa pėr t’ju njohur me atė bashkėpunim profesional dhe miqėsor qė kam patur me tė, ashtu si dhe me kompozitorė tė tjerė, pėr t’ju njohur me atė thjeshtėsi e pėrkushtim qė ai kishte e vepronte, shpesh si ato gjestet kalorsiake, duke ia hequr vlerat e atributet e vetes dhe duke ia dorėzuar ato tjetrit. Ai do tė mė shkruante: “Pėr vetė natyrėn time nuk shprehem shumė, por nuk mund tė la pa tė falenderuar pėr kujdesin e veēantė qė ke treguar pėr muzikėn time modeste nė tė tėrė karierėn tėnde tė vėshtirė. Me plot tė drejtė mund tė ju quaj bashkėautor me qė ekzekutimi i vėmendshėm, me ndjenjė dhe frymėzim nga ana tėnde ka bėrė qė shumica e veprave tė mia tė fitojnė ‘qytetarinė’, tė ecin kėmba dorės me kohėn . . .”

    Edhe pse fjalėt e tij janė tepėr elogjioze e fisnike, njė gjė ėshtė e vėrtetė, qė nė muzikėn e Zadesė unė gjej njė shprehje tė pastėr tė mendimit tė tij intelektual dhe qė ēdo herė qė i ekzekutoj veprat e tij, aq mė shumė ide e ndjesķ tė reja e pėrshkojnė qėnien time.

    z.sh

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Cesk Zadeja - Sinfonia (1956) - Teatri Migjeni






    Skenderbeu - Kolona zanore Cesk Zadeja

  4. #4
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Pėrkujtohet Ēesk Zadeja

    Kujtohet Zadeja, ekspozohen partiturat e “Skėnderbeut”

    Njė kohė e gjatė qė nuk pėrmendet Ēesk Zadeja (1927-1997). Me rastin e 85-vjetorit tė kompozitorit, figurė qendrore e muzikės shqiptare tė shek. XX, Kėshilli i Muzikės Shqiptare organizon njė Akademi Pėrkujtimore, nesėr, ora 10.00 nė Qendrėn e Kulturės, Medias dhe Botimeve tė Mbrojtjes.

    Prezantohen pėr herė tė parė pėr publikun partiturat e filmit “Skėnderbeu”, 1952.

    Pedagogė tė konservatorit dhe akademikė tė muzikės, trajtojnė profilin e Zadejės, kontributin e tij nė hapėsirėn kulturore mbarėkombetare, raportet e tij me traditėn muzikore shqiptare tė viteve 1930. Dhe nė mbyllje, interpretohen pjesė tė tij muzikore pėr piano dhe violonēel.

    Aktiviteti organizohet nė bashkėpunim me Akademitė e Shkencave tė Shqipėrisė e Kosovės dhe me Universitetin e Arteve.

    Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #5
    Tradita qė krijoi Ēesk Zadeja

    Salla e Qendrės sė Kulturės, Medias dhe Botimeve tė Mbrojtjes (ish-SHQUP-i), u “kthye” nė ministudion e Ēesk Zadejės paraditen e djeshme. Pėr 85-vjetorin e lindjes, pėr herė tė parė familja nxori nga arkivi partiturat e muzikės sė filmit “Skėnderbeu” (1952) dhe i prezantoi nė njė ekspozitė. Studiues tė muzikės mbajtėn pėr njė orė kumtesa mbi pasurinė e krijimtarisė 50-vjeēare tė Zadejės, u pėrqendruan te roli i krijuesit nė muzikėn profesioniste shqiptare dhe te lidhja qė ai kėrkonte tė mbante me zhvillimet europiane tė muzikės. U fol pėr njė kompozitor tė frymėzuar, sidomos te baleti “Delina” dhe “Para stuhisė”, pėr frymėn e re qė pėrcillte nė krijime, pėr kontributin nė shkollėn kombėtare, profesionalizmin nė pedagogji, mbėshtetjen qė u jepte tė rinjve krijues dhe prurjet nė fushėn e botimeve mbi muzikėn. Nė sallė u shpėrnda nga familjarėt edhe “Vetparja e procesit”, botim i vitit 1997, me shkrime mbi kompozicionin qė kompozitori i shkroi qysh nė fillimet e karrierės sė tij nė vitet ‘60. Prof Zana Shuteriqi u pėrqendrua te formimi i kompozitorit tė ri dhe te “terreni nė tė cilin Zadeja u afrua me muzikėn”. “Ishte Shkodra e Fishtės, nė muzikė e Martin Gjokės, ithtar i njohur i Fishtės. Ajo u bė linja nė tė cilėn eci dhe u formua Ēesk Zadeja. Kėtu e kėrkoja origjinalitetin, rrugėn dhe rolin qė ai luajti nė historinė e muzikės shqiptare si kompozitor nė radhė tė parė i profilit kombėtar, ndonėse edhe mė gjerė”, – shpjegoi Shuteriqi ndikimin qė pati tradita te Zadeja. Qysh nė kohėn kur krijoi “Simfonia” (1956) i doli pėr detyrė shtrimi i rrugės pėr muzikėn profesionale shqiptare. Vitet e fillimit tė Zadejės, ‘50-’60, lidhen me fillimet e profesionalizmit nė muzikė. Edhe pse u pėrqendruan te profili i kompozitorit kombėtar, tė pranishmit nė konferencė folėn edhe pėr prirjen e kėtij krijuesi tė shkolluar jashtė vendit, nė njohjen dhe kėrkimet qė bėri nė trashėgiminė e muzikės europiane. “I pari qė kėrkoi ta ēonte pėrpara mendimin e gjallė intelektual dhe t’i jepte muzikės njė rol tė ngjashėm me atė qė kishte nė vendet europiane. Kjo nuk ishte njė punė e thjeshtė sigurisht, sepse duheshin kapėrcyer shumė konvencione tė estetikės”, – u shpreh prof. dr Fatmir Hysi dhe vlerėsoi faktin qė krijimet e tij ishin larg “kanonove dogmatike tė kohės”. Kompozitori Thoma Gaqi ka parė tek ish-profesori “kompetencėn profesionale, racionalitetin, intuitėn e mprehtė”. Akademiku Rauf Dhomi, i ardhur nga Kosova pėr tė kujtuar kontributin e Zadejės, nė Akademinė e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, vlerėsoi rolin e njė profesori “par excellence, qė me forcėn artistike do ngrinte nivelin e cilėsdo katedėr universitare”. Ēesk Zadeja u la ka lėnė njė vepėr tė vyer atyre qė aspirojnė tė bėhen kompozitorė nesėr. Me veprėn “Vetparja e procesit” kompozitori shkruan mbi marrėdhėniet e kompozitorit me muzikėn popullore, thellimin nė njohjen e muzikės kombėtare dhe asaj ndėrkombėtare dhe kombinimin e tė dyjave nė muzikė. Janė leksione qė u vlejnė tė rinjve qė aspirojnė tė bėhen kompozitorė. “Mapo zgjedh tė botojė njė fragmentin nga libri:



    Harmonizmi midis kombėtares dhe ndėrkombėtares

    Duke i interpretuar etapat e kėtij zhvillimi brenda njė kuptimi tė pėrgjithshėm (harmonizimin midis kombėtares dhe ndėrkombėtares), ato kryhen mė shpejt si logjikė se si etapė pėrcaktuese kronologjike. Dhe kjo ėshtė e kuptueshme. I rėndėsishėm mbetet parimi i bashkėrendimit midis kombėtares dhe ndėrkombėtares, proces i vėshtirė dhe, nė tė shumtėn e rasteve, proces i gjatė, pėr tė arritur kėrkesat e domosdoshme cilėsore.

    Mendoj se ėshtė shumė aktual trajtimi i ēėshtjeve teorike e praktike nė marrėdhėniet e ndėrkombėtares dhe mbarė njerėzores, ēėshtje thelbėsore qė meritojnė vėmendje tepėr tė veēantė, aq mė tepėr, sipas mendimit tim, qė kėto dy kuptime ngatėrrohen duke mohuar njeri-tjetrin. Pėrmbajtja e kėtyre dy parimeve, nė etapėn e re tė zhvillimit tė kulturės muzikore shqiptare, ėshtė shumė e rėndėsishme pėr zhvillimin e mėtejshėm tė artit muzikor: ajo duhet kuptuar nė thellėsi dhe duhet vepruar nė procesin krijues me aftėsi e pėrkushtim njerėzor. Ajo qė ėshtė mbarėnjerėzore prek tė gjithė njerėzimin…



    Zadeja rrėfen pėr jetėn

    Kam lindur nė 8.6. 1927, nė qytetin e Shkodrės, ku kam mbaruar shkollėn fillore e gjimnazin. Nė vitin 1942-1943 kam studiuar nė Konservatorin “Santa Cecilia” tė Romės (Itali). Qė nė moshė fare tė re kam qenė anėtar i korit, bandės dhe mė vonė i orkestrės simfonike tė shkollės franēeskane dhe tė shoqėrisė “Antoniane” tė qytetit. Mbas ēlirimit, gjatė viteve 1945-1947, kam punuar si pėrgjegjės i muzikės pranė Radio Shkodrės. Mbas mbarimit tė shėrbimit ushtarak, nė vitet 1945-1951 jam emėruar dirigjent pranė Ansamblit Artistik tė Ushtrisė. Nga viti 1951 deri nė 1956 kam studiuar pėr kompozim mė Konservatorin Shtetėror tė Moskės “P.I. Ēajkovski”, ku jam diplomuar pėr kompozim me vlerėsimin “shkėlqyeshėm”. Mbas kthimit nė atdhe nė janar tė vitit 1957, jam ngarkuar me krijimin e Ansamblit tė Kėngėve dhe Valleve Popullore, duke qenė dirigjent dhe udhėheqės artistik i tij. Me hapjen e Konservatorit Shtetėror tė Tiranės, nė janar tė vitit 1962, jam emėruar pedagog nė klasėn e specialitetit tė kompozimit e teorisė. Nė vitet 1965-1966 jam emėruar udhėheqės artistik i Teatrit tė Operas dhe Baletit, duke mbajtur veprimtari pedagogjike pranė Konservatorit dhe me krijimin e Institutit tė Lartė tė Arteve nė shtator tė vitit 1966, jam emėruar kryetar (Dekan) i degės sė muzikės, duke mbajtur gjithashtu dhe pėrgjegjėsinė e shefit tė katedrės sė teorisė, si dhe tė dirigjimit. Nė vitin 1972 kam dalė nė profesion tė lirė. Nė vitin 1973 jam emėruar rishtazi udhėheqės artistik i Teatrit tė Operas dhe Baletit deri nė vitin 1979. Nė kėtė vit kam ushtruar profesionin e lirė deri nė vitin 1990, vit nė tė cilin kam dalė nė pension. Nė janarin e vitit 1993, me riorganizimin e Akademisė sė Arteve jam kthyer si pedagog pranė degės sė muzikės nė Akademinė e Arteve, duke dhėnė mėsim nė specialitetet e kompozimit dhe muzikologjisė. Gjatė tėrė veprimtarisė sime si krijues, qė nga hapja e Konservatorit nė vitin 1962, nuk jam shkėputur asnjėherė nga procesi pedagogjik, duke mbajtur normė tė plotė pedagogjike nė specialitetin e kompozimit dhe teorisė. Nga klasa ime kanė dalė kompozitorė, qė kanė dhėnė dhe po japin njė ndihmesė tė madhe nė zhvillimin e muzikės sonė kombėtare, ndėr tė cilėt mund tė pėrmenden kompozitorėt: Tonin Harapi, Kozma Laro, Limoz Dizdari, Gjon Kapedani, Agim Krajka, Shpėtim Kushta, Kujtim Laro, Thoma Gaqi, Aleksandėr Peēi, Josif Minga, Haxhi Dalipi, Pirro Koka, Aleksandėr Gashi, Binak Elezi, Gjon Shllaku, David Tukiēi, Isak Shehu, Selim Ishmaku, Ardian Daja, Ardit Gjebrea, Qezar Alia, Shpėtim Saraēi, Markelian Kapidani. Kanė kryer studimet nė specialitetin e muzikologjisė Ferial Daja, Pirro Miso, Violeta Strakosha, Klara Kilica, Dorian Nini, Doreida Xhaferri. Kanė studiuar nė klasėn time: Aleksandėr Ēefa, Spiro Kalemi, gjithashtu edhe Feim Ibrahimi, Gjon Simoni, nė specialitetin e polifonisė. Si krijues kam shkruar pothuajse nė tė gjitha gjinitė e muzikės simfonike, koncertale, skenike, muzikės sė dhomės, vokale e instrumentale, vepra qė kanė gjetur pėrdorimin e gjerė nė planet mėsimore tė Akademisė sė Arteve e shkollave tė mesme tė muzikės. Kam pėrpunuar pėr solist, kor , orkestėr mbi 120 kėngė popullore. Nė fushėn e muzikės skenike tė koreografisė kam shkruar katėr balete: “Delina” (1964), “Shqiponja sypatrembur” (1972) balet pėr fėmijė, “Lumi i vdekur” (1982), “Vajza e qytetit tė gurtė” (1990)

    Jorida Pasku - MAPO
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    Ēesk Zadeja
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Cesk Zadeja


  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Cesk Zadeja

    Nė gjurmėt e Mjeshtrit Cesk Zadeja


  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Cesk Zadeja

    Veliaj pret familjarėt e kompozitorit Ēesk Zadeja: Pėrkujtojmė veprėn e jashtėzakonshme nė 95-vjetorin e lindjes sė tij

    Kreu i Bashkisė sė Tiranės, Erion Veliaj priti familjen dhe miq tė kompozitorit tė madh shqiptar, Ēesk Zadeja. Ky vit, i cili pėrkon me 95-vjetorin e lindjes sė tij, i kushtohet veprės qė la pas kompozitori, si njė vlerėsim pėr kontributin qė ai dha pėr muzikėn dhe artin shqiptar. Zadeja lindi nė Shkodėr nė qershor 1927, nė njė familje qytetare, dhe u nda nga jeta nė gusht 1997.

    “Mė vjen mirė qė kėtė vit ia kemi kushtuar profesor Ēeskut, qė njerėzit tė kuptojnė se sot brezi ynė ecėn mbi shpatullat e gjigantėve tė muzikės sonė, pėr tė shkuar pak mė tej. Unė besoj se ėshtė edhe njė reflektim shumė i madh edhe pėr ata qė nuk janė profesionistė tė muzikės sepse nė thelb, jeta ėshtė njė fabul mes atyre qė bėjnė muzikė dhe atyre qė bėjnė zhurmė. Me muzikė nėnkuptohet gjėja e bukur, si tė lėsh njė emėr tė mirė pavarėsisht profesionit qė ke, kurse me zhurmė nėnkuptohet tė pengosh dhe sabotosh pavarėsisht profesionit tėnd. Ndaj, sot, teksa kujtojmė profesor Ēeskun, sfida pėr secilin prej nesh ėshtė tė jemi njerėz qė bėjmė muzikė, qė lėmė vepra tė mira, tė mbahemi mend pėr njė kontribut dhe energji pozitive, tė mos jemi zhurmues, as pengues, as sabotues”, tha Veliaj.

    Kryebashkiaku shtoi se njerėz tė mėdhenj si Ēesk Zadeja duhet tė kujtohen vazhdimisht, teksa nėnvizoi se ēdo shkollė e Tiranės duhet tė ketė njė sallė koncerti pėr fėmijėt dhe tė rinjtė e apasionuar pas muzikės.

    “Ēdo shkollė e re e Tiranės po pajiset me njė sallė koncertore. E filluam me sallėn “Tonin Arapi” te Liceu i Tiranės, bėmė tė njėjtėn gjė te shkolla tjetėr e muzikės, “Servete Maēi”, dhe porosia ėshtė qė nė ēdo shkollė tė kemi salla tė tilla sepse njerėzit nuk jetojnė vetėm me bukė, por edhe me art e muzikė. Ndoshta, jo tė gjithė do tė bėhen pjesė e filarmonisė sonė, ashtu si jo tė gjithė nė sport mund tė bėhen si Messi apo Ronaldo, por si muzika, ashtu edhe sporti, mė shumė sesa talente elitare, na prodhojnė jetė komunitare, ēuna dhe goca tė denjė pėr tė qenė qytetarė, qė kuptojnė se ne jemi njė skuadėr”, u shpreh Veliaj.


    / BallkanWeb / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/muzika/veli...indjes-se-tij/

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Cesk Zadeja

    https://www.youtube.com/watch?v=NEZeSCVojYc

    Exclusive - Ēesk Zadeja, kompozitori i “Skėnderbeut”

    Mars 2022

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •