Postuar mė parė nga
prishtinase
Pėrbėrėsit:2 vezė tė plota e 3 tė verdha vezėsh,1 gotė vaj e 1 qumėsht,afro 600-700 gr miell i situr dhe tė pėrzier me 1 pluhur paste(brumi zinet i butė),700 gr niseshte,1/2 kg arra tė grimcuara ose tė bluara,1/2 kg gjalpė.
Sherbeti:2 kg sheqer,1 lit ujė, lėngu i ½ limonit,1 sheqer vanileje.
Tunden vezėt me pirun,shtohet vaji dhe qumėshti.Nė masėn e pėrzier mirė,shtohet mielli pak nga pak dhe zinet njė brumė i butė.Brumi ndahet nė 10 pjesė,e pastaj nga ēdo pjesė bėhen nga 5 toptha,gjithsej 50 toptha.Ēdo topth hapet sa njė pjatė e vogėl dhe duke e pėrmillur me niseshte vehen nga 5 petė njėra mbi tjetrėn.Pesė petėt e bashkuara hapen dhe hollohen duke i pėrmillur me niseshte, nė njė petė tė hollė dhe tė madhe.Njėlloj veprohet me tėrė masėn e brumit.Nėse dėshirohet bakllava me petė tė radhitura,atėherė petėt e holluara vehen nė tepsi njėra mbi tjetrėn,duke i spėrkatur me nga njė lugė yndyrė.Pasi tė hollohen dhe palosen nė tepsi gjysma e petėve,vehen arrat dhe shtrihen nga tė gjitha anėt njėlloj.Hollohen edhe gjysma e petėve tė tjera nė tė njėjtėn mėnyrė dhe vehen mbi arra.Pritet nė formė delimash.
Nėse dėshirohet bakllava me petė tė mbėshtjella nė role,atėherė pasi tė hollohet peta me 5 kuleēė,paloset gjer nė gjysmė nga tė dyja anėt,poshtė dhe lartė.I hidhen arrat nė mes nė formė shiriti dhe mbėshtillet sikurse roladė,duke e palosur pjesėn e lartė pėrmbi.Bakllava pritet nė delima madhėsish tė dėshiruara dhe me lugė i hidhet gjalpi i shkrirė.Futet nė furrė tė nxehtė me temperaturė 170* C dhe sat ė futet nė furrė,ulet temp.nė 140*C pėr tu pjekur dalngadalė pėr 11/2 orė ose edhe mė tepėr.Nėse bakllava skuqet mbi qė nė fillim,ajo mbulohet me letėr dhe pjekja vazhdon gjersa tė skuqen petėt edhe nė brendi.
Sherbeti:Vlohet 7 minuta nga ēasti I vlimit,shtohet ½ limoni i grimcuar dhe lėngu i gjysmė limonit si dhe 1 sheqer vanileje.Pasi tė largohet sherbeti nga zjarri,shtohet njė gotė ēaji ujė i ftohtė(nė mėnyrė qė baklava mos tė sheqeroset)dhe me sherbet tė valė,pėrvėlohet bakllava e ftohur.Mbulohet gjersa ta pijė sherbetin.
Variant pėr mbushje:1 kg vishnje tė pastruara nga bėrthamat sheqerosen pak dhe nė shirit vendosen nė vend tė arrave.Mund ti hidhen pak arra tė bluara, nė mėnyrė qė ato ta thithin lėngun e vishnjeve.Gatuhet dhe piqet nė tė njejtėn mėnyrė sikurse baklava me arra.
Krijoni Kontakt