Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Zgjedhje, ska rrug tjeter.

    Shekulli sot shkruan..
    ----------------
    ZGJEDHJET E PARAKOHSHME DHE "INSTITUCIONET"
    Nga Gjergj Peēi

    Kur folėm nė korrik tė vitit tė kaluar, e pikėrisht nė kėtė gazetė, pėr zgjedhje tė parakohshme, ne shkuam me hamendjen se opsionet demokratike pėr fatin tonė tė keq do tė ishin pėrsėri tė paqėndrueshme.
    Tani, pas gati dhjetė muajsh, zgjedhjet e parakohshme janė njė mundėsi reale, dhe mesa duket, i vetmi mjet pėr tė dalė nga pėshtjellimi. Bindja se vetėm ato mund t'i japin fund krizės sė gjithanshme ėshtė mė e sinqertė, dhe mė racionale, se ēdo argument pėr koston e tyre.
    Duke u nisur nga njohja personale, kemi vėnė re se kėto argumente, tė veshura me njė keqardhje pėr fatet e vendit, kur nuk ushqehen nga naiviteti, fshehin synimin pėr tė ruajtur me ēdo kusht statukuonė.
    Nė ēdo kohė e nė ēdo vend ka grupe e individė, qė nė situatat mė kaotike vjelin pėrfitime kolosale, dhe nuk ėshtė ēudi qė nė favor tė mosndryshimit, tė dalin edhe analistė politikė, qė trajtohen me karitasin e pushtetit.
    Faktori mė i rėndėsishėm pėr ribėrjen e zgjedhjeve, ka qenė padyshim sjellja e Gjykatės Kushtetuese. Me banalitetin e shqyrtimit tė pothuaj ēdo pretendimi tė ngritur nė votimet e kaluara dhe vendimet e saj tė dyshimta, ajo jo vetėm qė pėrcaktoi fatin e garės, por shtrembėroi edhe parimin mė themelor tė sistemit tė qeverisjes: atė tė zgjedhjeve tė lira, tė barabarta e tė pėrgjithshme.
    Sikur tė mos mjaftonte kjo, Gjykata Kushtetuese gatoi edhe njė ēorbė kushtetuese kur doli nė mbrojtje tė njė individi, qė vetėm paaftėsia pėr tė parashikuar pasojat e veprimeve tė tij nuk e kishte lėnė tė jepte qė mė parė dorėheqjen.
    Duke u bėrė palė me njė pjesė tė maxhorancės kundėr pjesės tjetėr, ajo e ka deformuar politikisht Kuvendin, dhe kjo jo pėr interesa tė pėrgjithshme e legjitime, por pėr partikularitete pa vlerė brenda tij.
    Njė element tjetėr qė i pėrshpejton zgjedhjet e pėrgjithshme janė procedurat e votimit pėr Presidentin e Republikės. Megjithė arsyet qė parashtrojnė tani hartuesit e kėtyre neneve, ata me siguri nuk e kanė ditur kur i formuluan, se ligji zbatohet mė lehtė kur ėshtė i thjeshtė.
    Pėr ironi tė fatit ishte vetė maxhoranca e sotme, ajo me tėrė zgjatimin e saj, qė e krijoi kėtė rebus; pastaj u detyrua ta shmangte nė katundet e Dushkut, dhe tani vjen vėrdallė pėr ta zgjidhur.
    Pasiguria dhe paniku qė ka mbjellė problemi i Presidentit nė radhėt e koalicionit qeverisės duket nė ērregullimin politik tė anėtarėve tė tij, dhe nė atomizimin e njė pjese tė Kuvendit.
    Edhe sikur PS-ja ta miratojė me unanimitet kandidatin pėr President (dhe kėtė e pėrforcon edhe ideja se asnjė nga deputetėt e shportės qeverisėse nuk do ta rrezikonte si rregull mandatin e tij, duke votuar kundėr kandidaturės sė propozuar), a mund ta mbledhė ajo numrin e nevojshėm tė votave, dhe a mund tė sigurohet qė asnjė nga deputetėt e saj nuk do ta sabotojė aksionin, thjesht ngaqė e ka tė sigurt mandatin nė zgjedhjet e ardhshme?
    Ajo qė i bėn tė domosdoshme zgjedhjet e parakohshme ėshtė edhe keqpėrdorimi e paralizimi i administratės. Mbushja dhe zbrazja e njėpasnjėshme e kapsollave politike nė krye tė saj, e ka nxjerrė mekanizmin jashtė pėrdorimit.
    Cili ėshtė ai nėpunės civil qė i nėnshtrohet rutinės kur jeton me frikėn e katastrofės? Kėtė psikozė e ka amplifikuar edhe ndjeshmėria kalorėsiake e medias. (Nga pikėpamja profesionale, vetėm vala e fundit e krimit nė rrugė dhe familje, e ka ndihmuar atė tė pasqyrojė ngjarje reale, sepse njoftimet dhe titujt kryesorė tė saj janė bazuar kryesisht mbi llafet e politikanėve.)
    A e kanė llogaritur, vallė, agjitatorėt e PS-sė, se deri ku shkon rezistenca e administratės, kur i luajnė karriket e saj sa herė qė u vjen pėr shtat?
    Ka edhe shumė arsye tė tjera po kaq bindėse qė i vendosin zgjedhjet e parakohshme nė radhėn e zhvillimeve tė pritshme, por ne duam tė bėjmė kėtu njė koment tė shkurtėr pėr fjalėn "institucion", qė pėr nga pėrdorimi ia ka kaluar edhe klishesė sė vjetėr "nė emėr tė popullit".
    Tė merr frika kur sheh qė njė nocion aq i zbrazėt sa institucioni, nė Shqipėri ėshtė kthyer nė njė gropė thithėse, ku humbin tė gjitha arsyetimet e mėsipėrme. Megjithatė, ana komike e ēėshtjes ėshtė se edhe mė gjytyrymi ndėr shqiptarėt nuk i ka shpėtuar joshjes pėr ta pėrdorur kėtė fjalė kur i jepet rasti.
    Sot nuk ėshtė e vėshtirė tė konstatosh se shumica e llafeve pa kuptim tė politikanėve thuhet nė emėr tė institucioneve. Nė vėshtrimin mė tė pėrgjithshėm, institucion do tė thotė "diēka qė ka marrė njė trajtė tė pėrcaktuar si element i njė shoqėrie tė organizuar".
    Por, duke iu ruajtur groteskut dhe duke i qėndruar me besnikėri pėrkufizimit, a ka ndonjė institucion tjetėr nė Shqipėri, d.m.th., ndonjė gjė tė konsoliduar brenda sistemit, pėrveē shoferėve, bodigardėve apo Monėve? Edhe nė kohėt mė tė vėshtira tė kėsaj dekade, ky institucion nuk ėshtė prekur; pėrkundrazi, ėshtė zhvilluar dhe sot po lulėzon.
    Njė miku im shqiptar qė jeton nė njė vend tė huaj nuk e la pa e vėnė re kėtė fenomen gjatė sherrit tė madh tė PS-sė, kur mė tha njė ditė nė telefon se "po erdhi Solana aty pėr tė qetėsuar situatėn, duhet tė mbledhė tė gjithė shoferėt, bodigardėt dhe Monėt."

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Ne vend qe i vetmi bashkepunim i opozites me poziten te jete komisioni i zgjedhjeve, krijimi e inkurajimi i kushteve qe cojne te procesi i zgjedhjeve te reja, per cudi (!?) behet e kunderta, angazhohen me ceshtje Rakipesh, solidarizohet me presidentin, merret krahun e nje fraksioni te PS, duke u bere de facto shtojce e pozites.

    Nuk mjaftojne vetem ato, por po aplikohen aleancat "fluide" koniukturale me aleancistet dhe omonian, te cilat nuk bejne gje tjeter vecse thellojne erozionin ne bazen elektorale te opozites, pa mbajtur parasysh ndrrimin te krahut qe ato jane mesuar te bejne, sipas interesit te atyre qe i dirigjojne.

    Zgjedhjet e reja jane e vetmja udhe ne katrahuren destabilizuese qe mban ere te qelbur Athine-Shkup-Beograd.

    Ndryshe, te behet nje koalicion PS-PD, e te mos rrime te merremi me me keto sharlatanlleqe, e perfundimisht te kalohet ne monizmin (PS+PD) e te rrijme rehat si ne kohen e Dulles, sepse me sa duket, vetem ai paska qene rrisku e opcioni i lakmueshem ne Shqiperi.

    QYSH IU DUKET KJO KRIEIDE?
    alumni,

    gjithmone nxenes

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    Artikull interesant pasi pasqyron pikepamjen e nje personi nga shoqeria civile. Mendime te tilla nga shoqeria civile, duhet te mbushin shtypin shqiptar.

    Une e kam thene disa here qe zgjedhjet e parakohshme dhe ardhja e opozites ne pushtet nuk jane me ceshtje per diskutim. Ne fund te javes, ne fund te muajit, ne fund te vitit ne Shqiperi do te behen zgjedhje te parakohshme dhe rezultati eshte i parashikueshem per te gjithe.

    Socialistet nga ana e tyre, kane plot 1 vit qe jetojne me panik, panik qe lindi me humbjen e zgjedhjeve te 24 qershorit, qe i coi ata ne vjedhjen e mandateve ne menyren me spektakolare. Imazhi qe zgjedhjet e 24 qershorit krijuan ne Perendim per Shqiperine ishte se nuk kemi te bejme me nje vend europian qe po perpiqet te ndertoje nje sistem demokratik, por kemi te bejme me nje vend te botes se trete, vend afrikan, ku diktatoret nuk e leshojne pushtetin me vote por e mbajne ate me dhune.

    Nano i kercenon njerezit e tij me "zgjedhje te parakohshme" duke nxjerre ne pah indirekt faktin qe edhe vete socialistet e dine qe ato zgjedhje i kane te humbura karshi opozites. Meta pranon te ulet ne tavoline me Nanon pasi i trembet ardhjes ne pushtet te opozites. Te dy keta, i kane lyer duart me gjakun e njerezve te opozites qe jane eleminuar ne keto 5 vjet. Era e ndryshimeve, i bene keta qe ti zere paniku i drejtesise.

    Opozita nga ana e saj me sa duket nuk eshte aq e interesuar per pushtetin, se sa eshte e interesuar per ndarjen perfundimtare te PS-se nga krimi i organizuar. Gjithashtu, qendrimet e liderit te opozites Berisha, jane paksa teper konfidente dhe te krijojne pershtypjen sikur ai ka arritur te marri garanci ne perendim per riardhjen e opozites ne pushtet. E them kete, pasi ndryshe nga heret e tjera, Berisha e ka lene jashte loje armen e tij me te forte, elektoratin shqiptar te cilin ne situaten aktuale ai mund tua kunderveje shume kollaj qeverise apo krereve te PS-se. Berisha ka zgjedhur kesaj rradhe lojen politike duke u mbeshtetur ne pjese me te madhe tek kontaktet e tij ne Perendim.

    Sido qe te vene ngjarjet, cfaredo skenari qe te ndiqet, zgjedhjet parlamentare te parakohshme jane te pashmangshme. Por perpara se zgjedhjet te mbahen, do te adresohen disa probleme sic eshte kodi elektoral dhe amendamentet ne kushtetuten shqiptare.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Pa shkuar para drejtesise ata qe dogjen Shqiperine ne 97-n, ata qe vrane Azem Hajdarin ata qe po shesin Shqiperine dhe po mbushin xhepat ata qe po mbajne gjalle krimin..edhe cdo muaj po te behen zgjedhje ne Shqiperi...cdo muaj do fitohen nga Ata BIJTE E ATYRE.
    Pike
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  5. #5
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    zgjedhje...

    zgjedhje, s'ka rruge tjeter
    apo
    zgjedhje s'ka, rruge tjeter?

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156

    Unhappy zgjedhje

    Zgjedhje, mire mo jau po ke te veme ne pushtet. Salen se ska tjeter opozite serioze.
    Sala ishte president absolut i shqiperisedhe per sa kohe qe qendroi ne ate subjekt e ndriti.
    Hum- humi i tropojes, i mbrujtur me procese mendimi orientaliste ne trurin e tij, i gdhendur thelle ne procesin e turp-nder patologjik, i paafte per te ndertuar prioritete dhe strategji per zhvillim ne te ardhmen dhe mjeshter i shfrytezimit te intrigave orientaliste-klaniste.
    Sala deshtoi ne ndertimin e shtetit demokratik sepse nuk arriti te ndertonte institucione dhe ti forconte ato duke siguruar pushtetin e ligjit mbi cdo subjekt. Edhe ato qe i ngriti gjysma gjysma i shperbente apo i denigronte ne momentin e pare qe nuk i pelqenin. Nese e mbani mend e mori shqiperine te varfer dhe ne nevoje per reforma dhe promovim dhe e la ne anarki.
    Si shpjegohet kjo apo se se donin amerikanet se na anetaresoi ne konferencen islamike. Eh kta agjentet imperialist, sna lane rehat si ne komunizem ashtu edhe ne salizem.
    Keshtu miqte e mi, sa per Salen alternative-NO thank you

  7. #7
    Cfare halli ke ti? Pse shqetesohesh? A je ne pushtet me Tosin qe ka qene tre here kryeminister dhe tani do te behet president?

    Nuk e kuptoj se per cfare shqetesohesh.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Zgjedhjet dhe zgjidhjet

    Zgjedhjet e reja jane zgjidhja me e mire tek e cila mund te te shkoje mendja per momentin kulmor ne politikes se sotme shqiptare.

    Zgjedhjet e reja kane nje fushe veprimi te kufizuar. Te gjitha zgjedhjet e kane maksimumin e indikimit te vet kater vjet

    Keto zgjedhje nuk do zgjidhin problemin e shqiptareve porse do rregullojne raportet parlamentare dhe do bejne transparente
    forcat ndikuese te politikes shqiptare

    Duket sheshit se po pervijohen te pakten kater grupime

    Dy jane grupimet e PS, nje i Nanon dhe tjetri i Metes

    Dy grupimet e tjera jane PD nga njera ane dhe partite e tjera nga ana tjeter.

    Zgjedhja e Nanos mund te ishte nje zgjidhje per kampin socialist, sepse me anen e saj PS do arrinte te mbante pushtetin dhe mundet qe te forconte unitetin.

    Kjo madje po i propagandohet edhe njerezve si celes per interesa te njejta. Dmth, shqiptaret duhet te mendojne se zgjedhja e Nanos jo vetem se forcon unitetin e PS porse siguron edhe zbatimin e atyre qe ata i quajne programe per prosperitetin e shqiperise.

    Qe Nano po perpiqet te binde te vetet me metoda makiaveliste kjo nuk do dylbi ta shikosh porse kjo eshte vetem ana me e vogel e suksesit. Veshtiresia kryesore e Nanos eshte ne fakt zgjidhja e disa nga problemeve me te mprehta qe ka shqiperia, si dhe bota me shqiperine.

    Dy me kryesoret jane
    1. Nje reforme e brendeshme e cila do ti kenaqte shqiptaret ne jeten e tyre te perditeshme dhe do krijonte sado pak besim se dicka po leviz dhe
    2. Nje reforme e brendeshme e cila do kenaqte vendet e Europes dhe Amerikes, e cila do konsistonte ne tre pika kryesore, frenimi i trafikut te droges, prostitutave dhe njerezve.

    Dukesh sheshit se Nano as qe po mendon per keto dy pika. Nese per piken e pare ska kush te jete zedhenes sepse populli shqiptar nuk ka ndonje te tille te papanshem dhe si rrjedhoje nuk mund te thuash se cfare mendon dhe ndjen, per te dyten ka mjaft informacion per te konkluduar se Nano ka deshtuar pa filluar.
    Propozimi Europian per konsensusin tek zgjedhja e presidentit u hodh poshte prej tij, madje shihet se politika e tij e jashteme ka si
    orientim kryesor shkeputjen e lidhjeve me perendimin.

    Per te realizuar qellimin e tij Nano eshte hedhur ne sulm per te pushtuar partine e vet nga armiqte pra Metistet. Pergjakja ne shume nga mbledhjet e kesaj partie tregon edhe rrugen e cila po
    ndiqet per te realizuar pastrimin. Ideja e katharsist u transformua tek natyra e vertete e kesaj partie. Dhuna.

    Pasi ky mjet te kete sukses te plote brenda partise do ti imponohet si metode jetese gjithe shqiptareve.

    Kete rruge e konsideroj si fatalitet per vendin dhe kohen ne te cilen po zhvillohen ngjarjet ne shqiperi

    Vetem zgjedhjet e reja do te zbusnin qendrimet dhe ekstremizimin perseri te politikes

    Pas ketyre zgjedhjeve do jete e pa mundur qe te zgjidhet nje president pa pelqimin e paleve qe mendoj se do jene ato te katerta me peraferisht keto perqindje

    Grupi Nano 15-20% Grupi Meta 20-25 % Grupi Berisha 35-40 % Pjesa tjeter 15-20%

    Me keto perqindje do arrihej qe politika te ekuilibrohej.

    Kjo do te eleminonte autoritarizmin dhe klima politike do permiresohej.

    Do kishte veshtiresi per te krijuar qeveri dhe madje per te rezistuar per nje kohe te gjate porse kjo do ishte nje eksperience qe shqiptaret nuk e kane provuar dhe qe eshte e vene ne jete ne vendet e tjera te Europes (psh Italia)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    64

    Ndoshta.

    ?!
    Te pakten kjo dileme eshte me dy faqe.
    Se surprizat nga 'qendra" jane te pafundme.
    Tashme populli ua ka blere mendjen, e shpresoj qe me keto zgjedhje te flase dhe ai Njehere!

  10. #10
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    I nderuar Bursa33,
    A vertet mendon se populli mund te thote voten e vet ne kutite e votimit?

    A vertet mendo se votat numerohen ne Shqiperi?

    A vertet mendon se ata qe kane ardhur ne pushtet me gjakun e mijerave njerezve te pafajshem qe sot ju ka mbire bari do e leshojne pushtetin me vote?

    A vertet mendon se ata qe kane bllokuar cdo instance te pushtetit politik, ekonomik, kontrabandes, trafikut te droges, trafikut te prostitutave, gomoneve refugjateve te lindjes s mesme do e leshojne pushtetin kaq lehte?

    A vertet mendon qe Gjinushi, Brokaj, Angjeli, Fino, do dorezojne postet ne te cilat i ka vendosur mafia nderkombetare me votime?

    A vertet mendon se Greqia do i leje sherbetoret e vet te dorezohen kaq lehte?
    JO JO JO. Jo pa ikur shumica e rinise nga vendi, jo pa ikur edhe intelektuali i fundit i ndershem nga Shqiperia, jo pa e bere Shqiperine toke te shkrehte sic e kane planifikuar ata.
    Ne te pakten qe flasi ketu ne forum duhet ti gjykojme gjerat pak me me realizem dhe jo te jemi utopiste.
    E fundit fare, me ate ligj elektoral qe ka Shqiperia ata i kane zgjedhet e garant te fituara te pakten deri ne 2030.
    A vertet mendon se Socialistet (kupto Kriminelet) kane kontradikta mes vete!!!!!!? Jane mjeshtra ata gjithcka e kane sajuar per te coroditur ate te ashtequajturen opozite.
    Korfuzi (takimi Gage-Nano-Meta Angjeli) e ka planifikuar sakte strategjine qe do ndjekin horrat.
    Ata kane gjithcka ne dore; politiken, ekonomine, mafian, sigurimin, mbeshtetjen e mafias nderkombetare etj. A ju duhet me tjeter gje?...se besoj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iceberg : 28-05-2002 mė 20:35
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

Tema tė Ngjashme

  1. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  2. Maqedonia e Republikat e liliputanveve shqiptare
    Nga ngutu=ngadal nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 19:12
  3. Mbi priftėrinė
    Nga I KTHYERI nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:49
  4. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48
  5. Vargjet e hequra nga Kurani
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-02-2004, 11:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •