E hëne 13 Shtator 2010
Gafurr Adili, lider i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), ka bërë të ditur se ndaj tij është përgatitur një atentat, por pa sukses. Adili përmes një komunikate tha se tentimi për likuidimin e tij është kryer në Durrës para disa ditëve, nga shërbimi sekret i Maqedonisë.
Siç bëhet e ditur në komunikatë, Shërbimi Informativ Shqiptar ka arritur që të arrestojë dy agjentët e shërbimit sekret të Maqedonisë ndërsa rasti është konfirmuar edhe nga Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), një ish-strukturë që i takonte ish- Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), organi politik i ish-AKSH-së.
Me këtë rast, Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK) ka akuzuar ashpër liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, duke kërkuar nga ai që të heqë dorë likuidimi i atëdhetarëve shqiptarë, si dhe ka kërkuar nga organet shtetërore shqiptare menjëherë të bëjnë publike hetimet e përfunduara për atentatin.
Por, në një prononcim për portalin “Zhurnal”, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme i ka demantuar deklaratat dhe akuzat e Gafurr Adilit për atentat ndaj tij dhe për arrestimin e dy personave të Shërbimit sekret maqedonas./Zhurnal/
Krijoni Kontakt