Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    Gafurr Adili i shpëton atentatit të Shërbimit sekret maqedonas!?



    E hëne 13 Shtator 2010


    Gafurr Adili, lider i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), ka bërë të ditur se ndaj tij është përgatitur një atentat, por pa sukses. Adili përmes një komunikate tha se tentimi për likuidimin e tij është kryer në Durrës para disa ditëve, nga shërbimi sekret i Maqedonisë.

    Siç bëhet e ditur në komunikatë, Shërbimi Informativ Shqiptar ka arritur që të arrestojë dy agjentët e shërbimit sekret të Maqedonisë ndërsa rasti është konfirmuar edhe nga Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), një ish-strukturë që i takonte ish- Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), organi politik i ish-AKSH-së.

    Me këtë rast, Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK) ka akuzuar ashpër liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, duke kërkuar nga ai që të heqë dorë likuidimi i atëdhetarëve shqiptarë, si dhe ka kërkuar nga organet shtetërore shqiptare menjëherë të bëjnë publike hetimet e përfunduara për atentatin.

    Por, në një prononcim për portalin “Zhurnal”, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme i ka demantuar deklaratat dhe akuzat e Gafurr Adilit për atentat ndaj tij dhe për arrestimin e dy personave të Shërbimit sekret maqedonas./Zhurnal/
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    ZOTI i vrafte,ata te cilet dojne ta vrajne kete njeri.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Deklarate per shtyp e Shtabit Suprem te forcave te super armatasura te FKBSH-se

    -

    Shtabi Suprem njofton gjith armatat e frontit te bashkuar te FKBSH-se se dje ne oret e mbremjes kur komandanti yne suprem generall-koloneli Gafur Adili po pushonte ne komanden supreme te shtabit te pergjithshem mbasi kishte punuar tere diten mbi pllanet strategjike te operacioneve sekrete te shtabit suprem disa agjente te zbulimeve armike tentuan ti bejne atentat.
    Fale zgjuarsise se komandantit suprem generall lejtnant Gafur Adilit ( i cili kur fle gjithmon e mban nje sy hapur; shiko foton) si dhe gatishmerise se rojeve te komanduara nga generall-majori Korab Shpiragu ( qe nuk fle kurre) si dhe shkathtesise se njesive operative te komanduara nga kolonel Tomorr Shkumbini (kampion ne karate) u be e mundur kapja e agjenteve armiq te cilet mbas c'armatosjes pranuan se ishin derguar nga agjentura e huaj per te vrare komandantin e pergjithshem para se ai te ndermarre sulmin perfundimtar per bashkimin e trojeve nga Janina ne NIsh.

    Per zyren informative te Shtabit Suprem
    generall kolonel

    Kajtaz Shqiponja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 13-09-2010 më 14:08

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    para se ai te ndermarre sulmin perfundimtar per bashkimin e trojeve nga Janina ne NIsh.
    Euuuuu javash shqipe bre,pertoke jepjani e jo per hava,

    u copetua krejt Kosova,shkoi mitrovica e ky flet per gjera utopike.
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga toni karlosi Lexo Postimin
    Euuuuu javash shqipe bre,pertoke jepjani e jo per hava,

    u copetua krejt Kosova,shkoi mitrovica e ky flet per gjera utopike.

    E ka shkruar me ironi more. A nuk je duke e kuptuar?

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Shkruan ne disa gazeta qe une nuk e besoj qe eshte lajmi sakte .. Nese nuk ka reaguar qeveria mendoj qe e ka bere ai vet kete propagande , edhe ashtu nuk e njef njeri ate.

  7. #7
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Per ate edhe bejen piskam o Genti nerum, duan te njifen
    Ky njeri nuk ashete gja,ase ma shum ase ma pake ,vetem nji mbeturin enveriste te llojit ali ahmeti,bardhyl mahmuti, me nji fjale a shkeput nga taborri enverist leprkeist.
    tahse ky ka mbete pa hise , ka perkerahjen e koqo danes e disa hysnu milloshave ishe sigurimesave enverian, ky dhe nji pjese qe ka mbete jashet te ashtuquajtuneve komandanta te UCK-es dhe krye udheheqesave qe sot jan palu nen kamet e grueskove atisareve , jan karta e funedit te ishe sigurimesave negjmije klosiane qe ia kan per ti hargjua, me shprese se populli me nuk i han foret ishe kuqaloshe, nuk konetribon me para dhe ushtar per te vra bijet e vet nga keta gjeneral ibrika. Tashe me ka aredhe koha per te ngeren njeni tjeterin.
    Ky beterr ase me shum ase em pake se sa nji zagar enverist i mbetun pa hise nga shoket e ti.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    dueht te jemi te sinqert nese disa shqiptar nuk e duan z gafurrin ather nuk dote thot qe maqedonasit nuk pregadisin atentat ndaj ti ata e shohin ket njeri me sy tjeter jo si ne shqiptaret

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •