Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092

    Azem Hajdari, biografi dhe retrospektive e shkurter e jetes se tij.

    AZEM HAJDARI-URAGANI DEMOKRACISE SE BRISHTE SHQIPTARE


    Shkruan: Eugen SHEHU

    Ikje pėrmes kushtrimeve,kėshtu mund tė thuhet ndryshe pėr ikjen e Azem Hajdarit, kėsaj legjende tė kohėrave tona tė mbrame.Ikja pėrmes klithmave qė neve ,askurrė tė mos dorzohemi,pėrpara ēdo lloj diktature.Pėrpara ēdo lloj dhune.Mesazhi i kėtij largimi ėshtė i pėrjetshėm ai thėrret tė mos gjunjėzohemi askurrė ndaj lojėrave makiavelike tė pushteteve tė mercenarėve komunist,tė ēfardo lloji ngjyre qofshin ato.


    RETREOSPEKTIVĖ

    Lindi nė Tropojė nė vittin 1963.Kohė diktaturash tė rrepta,kohė e njė lire tė rrethuar brenda hekurave tė regjimit hoxhist,kohė e mbajtjes sė mendimeve tė thella.Politika shqiptare e viteve 60-70,turfullonte ashtu si Valbona nė prill,kur shkrinin borėn.Nė kėtė turfullim ogurzi tė saj,rrezikonte tė pėrmbusheshin tashmė,jo pyjet dhe vargmalet e Jezercės por vetė e ardhmja e shqiptarėve.Ky rrezikim i ngjante atij honi tė thellė ku diktatura komuniste,pėrgadiste tė hidhte lirinė e ėndėruar e tė masakruar tė shqiptarėve.
    Ndjek shkollėn nė qytetin qė mban emrin e Bajram Currit dhe ka plot miq e shokė qė diskuton ardhmėrinė.Kuptohet se mban rezerva kur flet,anipse guximi nuk i mungon.Por ishte kohė e fataliteteve tė mėdha.Kohė e dhunės nga ma tė egrat nė krejt Evropėn komuniste-lindore.Ishte tepėr i njomė pėr ta pėrzier fatin e tij,me fatalitetin shqiptar.Kėsisoj,deri pėr tė ardhur nė ag tė vitit 1990,aherė kur studionte pėr drejtėsi nė Tiranė.A thua se kish parandjerė qė Shqipėria do tė fitonte drejtėsinė emohuar pesė decenie,vetėm duke shembur dhunėn komuniste ? A thua se pat parandjerė qė diēka kish filluar tė mblidhej pikė-pikė prej zemėrimit popullore shqiptare kundėr diktaturės komuniste ? Unė mendoj se po. Ndryshe nuk kish si tė spjegohet qė me miqtė e vet tė ngushtė ai rrinte deri vonė nė natėt e dhjetorit 1989, e diskuton mbi rrjedhat e ngjarjeve nė Evropė,Ballkan e sidomos nė Shqipėrinė e dashur.

    NĖ KRYE TĖ URAGANIT

    Viti 1990 do tė shkėndijonte tė parat lėvizje studentore kundėr totalitarizmit shqiptar.Kėto shkėndije diku ngjiteshin lartė e diku shuheshin por ato vijuan nė mėnyrė tė tillė qė dalėngadalė diēka nisėn tė ndryshojnė nė mentalitetin e shqiptarėve.Pra bijtė e tyre,ata tė rriturit me aq dhimbje e mundime,vajzat e tyre “tė edukuara” me mėsimet e Partisė… tani po protestonin. Ishte shpallur herezia ! Komiteti Qendror gjakpirės i kriminelit Ramiz Alia,nisi menjėherė nga fushata e denigrimit dhe persekkutimit tė atyre studentėve qė kėrkonin tė drejtat e tyre.Qė kėrkonin tė kapnin njė rreze drite tė ardhmėrisė.Makina komuniste e dhunės u vu menjėherė nė veprim.Tashmė objektivėt e saj nuk ishin me vendimet pėr mbjelljet dhe korrjet,por si duhej ndėshkuar kjo rrini “ e ēoroditur”.Akti i parė i dhunės fizike komuniste ndaj rinisė,ishte tėrheqja zvarrė e trupave tė disa tė rinjėve qė kishin dashur tė kalojnė kufirin me tela me gjėmba tė shtetit amė.Reagoi menjėherė rinia. Studentėt,nė sheshin e tyre demonstruan.Tėrhoqi vėmendjen njė djalė flokzi,truplartė,me theksin verior.Policia e fshehtė e Ramiz Alisė,s’ngurroi tė njoftonte shefin emadh tė saj,ky djalė ish nga Tropoja dhe quhej Azem Hajdari.Mė pas nisin protestat masive tė studentėv.Gjendja dalėngadalė po elektizohej.Azem hajdari thirret nė policinė e Tiranės por ēuditėrisht,ai ėshtė tepėr i prerė nė pėrgjigjet ndaj agjentėve tė fshehtė tė policisė gjakatare komuniste.Natyrisht ai ėshtė dhe student nė drejtėsi dhe di tė mbrohet duke argumentuar me saktėsi lėvizjen e bashkėmoshatarėve tė tij. Dalėngadalė,do tė vinte kėsisoj edhe 8 dhjetori i vitit 1990.Lėvizja studentore tashmė ka filluar dimensionin e vet real.Ajo jo vetėm qė u ka hapur telashe mehmurėve komunist po dalėngadalė po organizon vullkanet nėntokėsore.Nėntoka e shpirtit tė shiqptarėve ishte mbushur sė thelli me vuajtje e persekutime 50 vjeēare.Ajo priste njė shpėrthim vullkani,duke dėshmuar jo vetėm durimin ndaj padrejtėsive por sidomos shpirtin emadh tė etur pėr demokraci.Nė demonstratėn e madhe studentore tė 8 dhjetorit 1990,Azem Hajdari u vu pėr tė parėn herė nė krye tė mijėra bashkėmoshatarėve tė vet.Parrulla ishte LIRI-DEMOKRACI, e dalė prej gjoksit tė tij dhe e pasuar prej mijėra studentėve,nėpėr rrugėt e Tiranės,ishte shpėrthimi i llavės vullkanike.Mijėrat e protestuesve pėr herė tė parė,vunė re se nė krahė tė tyre,ndonėse tė friguar,ishin edhe nėnat e baballarėt,motrat dhe vėllezėrit e tyre.Por 8 dhjetori i vitit 1990,ishte edhe ballafaqimi i parė,i hapur i policisė sė fshehtė shqiptare,i policisė kriminale dhe gjakpirėse tė shtetit komunist,me studentėt dhe studentin Azem Hajdari.Dėshmitarė tė asaj date e mbajnė mend fort mirė,se si studenti nga Tropoja,duke shpėrfillur mburojat dhe armėt,u priu bashkėmoshatarėve tė vet me njė guxim tė pashoqė.Kėto mjeranė tė policisė tė monstrės Ramiz Alia,nuk mund ta kuptonin se bėnin shėrbimet e tyre tė fundit, tė urryera,njė diktature qė pat shkataėruar jo vetėm bukuritė natyrore tė atdheut tė shqipeve por edhe ndjenjat dhe shpirtin e madh tė lirisė dhe pėrkushtimit tė shqiptarėve.Duke ecur pa u trembur pėrballė kėtyre “mbrojtėsve” tė diktaturės sė proletariatit,Azem Hajdari kthehej njėherazi nė simbo, tė lėvizjes antikomuniste shqiptare,nė simbol tė atij uragani qė do tė vinte pėrpara pėrgjegjsisė jo vetėm diktaturėn enveriste 50 vjeēare,por edhe ideatorėt kryesor tė saj.
    Nė vitin 1991,ky uragan i madh do tė pėrshkonte mijėra kilometra rrugė,anėkėnd Shqipėrisė,kudo ku shpirrtėrat shqiptarte tė lodhur prej diktaturės sė kuqe donin tė shihnin ringjalljen e kombit, e vetėdijes nacionale, e krenarisė shqiptare.Azem Hajdari do tė jetojė ēdo ditė e ēdo ēast me shqetsimin e madh tė situatave,brenda gjoksit tė tij ndiheshin furtunat e reja qė lindnin.Kavaja e Fieri,Vlora e Pėrmeti,Korēa e Shkodra,Tropoja e Kukėsi,kėto qytete qė patėn jetuar tragjedinė 50 vjeēare,kėta qytete qė i mbushėn rrugėt dhe shkollat e tyre me emra bollshevikėsh e marksist-leninistėsh,dualėn tashmė tė presin djalin e tyre,djalin e Tropojės e krejt Shqipėrisė,furtunėn e demokracisė.Nė kėtė erė kishte nisur tė dryeje nė mbarė trojet e shtetit amė.mendimi i Azem hajdarit shpallosej i lirė dhe plot guxim.Ndėr nismėtarėt e frontit antikomunist,ndėr tė parėt qė kėrkuan pėrbysjen e legjislacionit komunist dhe pranimin e pluripartitizmit,ishte padyshim Azem hajdari.Kur njė grup studentėsh shqiptarė,shkojnė pėr takim tek kreu i atėhershėm kriminal i shtetit Ramiz Alia,ky i pret sė bashku me ministrin e atėhershėm tė arėsimit,bashkėkriminelin Skėnder Gjinushin dhe pėrpiqet me ēdo kusht tė neutralizojė dhe godasė veprimet dhe protestat e tyre. Por ėshtė pikėrisht udhėheqėsi i kėtyre studentėve Azem Hajdari,i cili edhe pse pat marrė porosi nga policia e fshetė shqiptare,tė mos revoltohej,ngrihet rrėmbimthi dhe i kėrkon Ramiz Alisė firmosjen e pluralizmit.”Pėrndryshe,ne studentėt na ke nė shesh,ditė e natė,duam liri,duam demokraci.Unė do jem i pari qė s’do dėgjoj fjalėt tuaja ! Kam besim jo vetėm tek studentėt por ke gjith populli.Emri i Enver Hoxhės asht i urryer.Ai nuk ka si tė jetė nė krye tė Universitetit shqiptar.Ne jemi tė vendosur se do ta rrėzojmė diktaturėn me mjete demokratike.Por nėse lypet,mund tė japim edhe gjakun”.
    Mė 12 dhjetor 1990,tė detyruar prej uraganit,por edhe prej revoltave antikomuniste qė po vinin prej Evropės lindore,pushtetarėt komunist mes shumė debatesh lejuan pluralizmin politik, pėrndryshe krijimin e Partisė Demokratike.Njė kryesi e dalė prej mbledhjes sė kėsaj dite vendosi qė deri nė mbajtje tė kongresit,Partia Demokratike tė udhėhiqej nga kjo kryesi nė krye tė sė cilės u vendos Azem hajdari,ē’prej atij momenti e deri nė fund tė jetės sė vet,biri i Tropojės,mbajti mbi supet e veta krejt njė rrjedhė tė fuqishme antikomuniste duke dėshmuar jo vetėm guximin pėr tė luftuar por edhe prirjet pėr ndėrtimin e instuticionalizimit tė demokracisė sė brishtė shqiptare.Ka plot shqiptarė sot,qė mbajnė mend zėrin pak tė ngjirur tė Azem Hajdarit,nė 12 dhjetorin e vitit 1990,me rastin e institucionalizimit tė pluralizmit shqiptar.Pos tjerave nė kėtė fjalė,ai pohoi se partia Demokratike Shqiptare ishte e vendosur pėr tė ēuar mė tej arritjet,pėr tė mbushur ėndrrėn shqiptare e cila lidhej me pėrmbusjen e plotė tė komunizmit nė shtetin amė.Kjo parti ishte e sigurtė se udha nėpėr tė cilėn do ecte,nuk mund tė ishte fushė me lule,pėrkundrazi njė betejė pėr jetė a vdekje me bollshevikėt dhe leninistėt e Tiranės.Garda bensike e diktatorit hoxha,duke patur nė dorė,armėt e diktaturės sė proletariatit,do t’u bėhej pengesa serioze e krejt proceseve-demokratike.Pėr mė tej kjo gardė do tė vazhdonte veprėn e vet kriminale,tė organizuar,ndaj erės sė re qė po frynte nė Shqipėri.Po aq e vėrtetė saē ish formimi i Partisė Demokratike Shqiptare,nė mesin e dhjetorit,po aq i vėrtetė ėshtė fakti qė Azem Hajdari u dėnua me vdekje nga komunistėt e Tiranės,nga bollshevikėt dhe leninistėt e pakorigjueshėm.Kėshtu qė 22 marsi i vitit 1922,do tė shėnojė pėr jetė tė jetėve, ditėn e parė tė pranverės sė demokracisė nė Shqipėri.Ngrehina e diktaturės komuniste u lėkund e ra,duke zėnė mbi vete edhe njė aradhė tė tėrė tė nostalgjikėve bollsheviko-leninist.Nė mitingun e madh nė Tiranė,me kėtė rast,pas Sali Berishės,do tė pėrshėndeste heroi i dhjetorit Azem Hajdari.Fjala e tij,do tė ndėrpritej herė pas here prej ovacioneve tė fuqishme dhe thirjeve pėr liri e demokraci.”Rruga jonė ėshtė e gjatė.Po ne jemi tė vendosur sepse ky popull ka ndjerė dhimbje deri nė kockė prej komunizmit tė ardhur nga Moska e Beogradi”.

    PARLAMENTARI HERO

    Kandidatura e Azem hajdarit nė marsin e vitit 1992,fitoi nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme ndaj socialitė komunistėve,nė tė njėjtėn zonė.Populli martir i Shkodrės,jo vetėm i dha votėn e vet studentit tė dhjetorit,por edhe e siguroi ate se do ta kishte krahė nė ēdo lloj uragani kundėr komunizmit.Shkodra ky qytet i deklaruar si antikomunist,do ta priste e pėrcillte Azem hajdarin si birin e shtrenjtė tė vetin.Nė parllamentin e parė demokratik shqiptar,Azem Hajdari mbeti deri nė fund,zėdhėnės i rindėrtimit tė shpresės shqiptare,ēdo fjalė e tij ka kumtuar shpirtin e nacionalistit tė ndershėm,tė politikanit tė mprehtė,tė energjive tė rralla studentore.Ai ishte ndėr tė parėt deputetė shqiptarė qė e ngriti problemin e madh tė vėllezėrve tė Kosovės.Duke nxjerė nė shesh tė palarat e kryekriminelit shovenist Millosheviq,ai deklaroi qė nė tetorin e vitit 1992,se vetėm njė luftė, e pėrkrahur nga krejt shqiptarėt kudo ku ndodhen,vetėm ideja e pavarsisė do tė mund tė gjeneronte zgjidhje tė reja,pėr tė ēuar nė fund tė fundit tek rrėzimi i “Murit tė Berlinit” qė ndante shqiptarėt mes vedi.Trimi i dhjetorit,do tė ishte gjithashtu i pari deputet i cili do tė ngrinte zėrin fort,kundėr veprimeve tė Janullatosit nė Shqipėri si edhe kundėr politikave greke qė tė hynte nė bisedime serioze e korrekte me palėn greke lidhur me pronat legjitime tė ēamėve tė cilėt u dėbuan me dhunė prej pronave tė tyre nė vitet 1920-1924,ashtu edhe nė vitet 1944.Deputetėt e tjerė demokratė e nacionalistė,duartrokitėn fjalėn e Azem Hajdarit kur ai mori nė mbrojtje shqiptarėt nė trevat e tyre autoktonė e nė Maqedoninė Shqiptare,lidhur me flamurin shqiptar.Ai deklraoi nga podiumi i atij parllamenti ; “se shteti maqedon duhet tė mendohet mirė kur heq nė Tetovė e Gostivar flamurin shqiptar dhe kur dėnon shqiptarė tė pafajshėm qė me tė drejtė e kundėrshtojnė kėtė marrėzi.Ata duhet ta dinė se shqiptarėt aty janė nė shtėpinė e tyre,nė tokėn e tyre dhe duan tė rrojnė nė harmoni me fqinjėt,kushdo qofshin kėta.Por nėse kėta fqinj,u trokasin nė vatra me pushkė,ta dijnė mirė se pas popullit tė Tetovės e Gostivarit janė mijėra ushtarė tė shtetit amė”.
    Si kryetar i grupit parlamentar tė mbrojtjes dhe rendit,Azem hajdari u pėrpoq sidomos nė rrefsh tė depolitizimit tė tyre.Ai bėri ē’ish e mundur qė kėto rreparte tė ēliroheshin prej ngarkesave tė mėparshme si armė tė diktaturės sė proletariatit dhe tė fitonin statutin e tyre,tė pavarsisė partiake,pėr tė qenė kurdoherė ushtarė tė kombit,atdheut,nė ruajtje tė fateve tė popullit tonė.Me tė njejtin guxim,me tė njejtėn vendosmėri,Azem Hajdari luftoi nė parllament edhe ndaj opozitės sė atėhershme,atyre rundimenteve sė bollshevizmit nė shtetin amė.Lufta e tij ishte kurdoherė e ndershme,parimore,ideologjike,duke dashur jo vetėm tė tregojė se i pėrket njė gjenerate tė re,por edhe udhėhiqej prej aspiratave tė reja.Jo vetėm si parllamentar por edhe politikan vizionar,Azem hajdari do tė shfaqej nė kėto vite edhe si nacionalist i vendosur pėr fatet e krejt trojeve shqiptare.Nė intervistėn dhėnė gazetės “KOHA E RE “ mė 17 gusht 1994, mes tjerave,lidhur me kufijtė etnike,do tė deklarohej ; “Kosova,Maqedonia Perėndimore,Camėria dhe disa vise tė Malit tė Zi,janė vėrtetuar prej kohe qė u kanė takuar Shqipėrisė.Mendoj se edhe mjaft politikanė sllavė,grekė e malazezė,prandaj u dredhojnė nė politikat e kulisave,kėtyre bisedave.Por unė kam mendimin se ato pjesė tė shkėputura prej trupit tė Shqipėrisė do t’i bashkohen njė ditė asaj si e drejtė natyrale e pakontestueshme prej askujt.Vizioni perėndimor pėr vednin tonė ka ndryshuar edhe unė mendoj se pėrkrahja do tė jetė e madhe nė kėtė drejtim”.
    Edhe nė zgjedhjet e viteve 1996-1997,Azem Hajdari zgjidhet sėrisht deputet.Ky lider i kurajos qytetare tė popullit tė vet,pat ndjekur me besnikėri fjalėn e dhėnė,besėn emadhe,pėr tė ēenė sė toku me lektoratin etij,nė ditėt mė tė vėshtira kur Shqipėria ndahej prej totalitarizmit obskurantist-bollshevik,prej diktaturės mė tė zezė nė historinė tonė kombėtare.Ai nuk do tė mund tė ndahej prej tyre edh nė ato ēaste tė mėdha tė shpresės pėr ndėrtimin e shoqėrisė sė re shqiptare,me prirje kurdoherė demokratike e perėndimore.
    Por dihet ndėrkaq,revanshi bollsheviko-leninist,i zgjedhjeve nė Shqipėri,nė vitin 1997.Sipas metodės leniniste se pushteti merret vetėm me gjak,kėta kriminelė u vėrsulėn me armė nė dorė duke shkatėruar anekėnd Shqipėrinė,atdheun e tyre(nėse mund ta qujnė Shqipėrinė,atdhe,sepse sipas marksit,proletarėt nuk kanė atdhe).Kėshtu,duke ardhur me ndihmėn e armėve tė mbushura nga ASFALIA-greke dhe UDB-serbosllave,duke shpallur dhe simbolet e tyre publikisht,tė unisonit sllavoortodoks,ata vijuan kėtė rrugė edhe nė parllament,nė kėtė tempull tė ēdo kombi.Menjėherė pas deklaratave tė Azem Hajdarit se ai nuk do tė largohej nga Shqipėria,se do tė denonconte fijet e agjenturave greko-serbe nė parllament,se do tė jepte emrat e deputetėve shqiptaro-bollshevik qė pėrgjakėn shqiptarėt dhe dogjėn shqipėrinė nė marsin e vitit 1997,ai u godit.Si rrallėkund nė botė,atentatori ishte njė deputet bollshevik.Historia pėrsėritej nė mėnyrė tė ēuditshme.Nė parrllamentin shqiptar janė goditur Hasan Prishtina,Ahmet Zogu dhe tash sė fundi Azem Hajdari.Dora qė ka mbajtur koburen ka qenė sigurisht shqiptare ndėrsa plumbat,ata tė Athinės dhe Beogradit.Heroi i dhjetorit merr 4 plagė nė trup,por sidoqoftė shpėton.Mijėra studentė dalin nė Tiranė e protestojnė si dikur,protestojnė forcat demokratike enacionaliste nga e mbarė Shqipėria duke parandjerė kobin e zi mbi kokat e tyre.Ditėn e parė tė daljes nga spitali,heroi i dhjetorit Azem Hajdari shkon nė sallėn e parllamentit dhe deklaron ; “Ka dashė tė mė vrasė Fatos Nano e Skėnder Gjinushi.Por edhe kėtė radhė s’mė vranė dot.Unė edhe pse i plagosur do tė vij nė parllament tė mbroj aspiratėn e studentėve tė dhjetorit,demokracinė shqiptare.Vrasėsit do t’i gjykojė koha”.
    Kohė embrapshtė,kohė fatale,kohė e ngjarjeve madhore ku trimat,heronjtė,dalin nė podiume,nė rrugė e sheshe,ndėrsa tė tjerė,meskinė,vrasės,mercenarė,fshihen skutave e bėjnė plane pėr krime tė reja,tė denjta pėr dramat e Shekspirit.

    ORA FATALE,PĖRNDRYSHE,DITĖT E TRIUMFIT

    Ka qenė nata me shi e bubullima e 14 shtatorit 1998,kur Azem Hajdari u qėllua mizorisht.Tashmė dora vrastare ka ditur tė kujdeset tė zbulojė se ku fshihet zemra e dytė e kėtij trimi e patrioti shqiptar.Shiu i madh s’ka mundur tė lajė dot gjithė natėn gjakun emartirit tė demokracisė.Plani bollshevik pėr pushkatimin e nacionaldemokratit – hero,ka vonuar nė kėtė kohė por kriminelėt i kanė bėrė hesapet mirė.Fjala ėshtė se ato ditė,do tė varej fati i ardhmėrisė kosovare ndaj beogradit e athinės,tė pėrpiktė nė planet destabilizuese pėr Shqipėrinė,shtinė mbi legjendėn e demokracisė shqiptare.Nuk ishte parllamenti ku u luajt tragjedia,por pragu i derės sė Partisė Demokratike, pėrndryshe foleja e krejt demokratėve shqiptarė.Pra vritej nė derė tė shtėpisė,ai qė pat aq shumė ideale e ėndrra pėr demokracinė e brishtė,pėr fatin e kombit,pėr kufijtė etnike.Atentati ndaj Azemit, e thėnė hapur ishte atentati ndaj tė ardhmes qė po trokiste nė dyert tona.Nė mijėrat e demokratėve, tė ardhur nga e gjithė Shqipėria u ndie pikėllimi i madh pėr vrasjen e birit tė shenjtė jo vetėm tė Tropojės por mbarė kombit shqiptar.Nė mitingun e pėrmotshėm,Dr.Sali Berisha do tė shprehej :
    “Rruga e Azem hajdarit ishte rruga e bashkimit tė Shqipėrisė me familjen demokratike evropiane. Vepra e Azem hajdarit ėshtė prania juaj sot kėtu dhe vendosmėria juaj pėr tė mos lejuar qė rruga e ēelur prej tij tė mbyllet edhe njė herė pėr Shqipėrinė.Ne tė gjithė sė bashku nuk do tė lejojmė qė ėndrra e Azem hajdarit,ėndrra e madhe e rinisė shqiptare tė kėputet nė mes.Ėndrra e Azem Hajdarit ishte dhe mbetet ideali mė i lartė pėr shqiptarėt kudo qė janė… Por kėta vrasės kanė edhe njė emėr konkret,kanė emėrin e pėrbashkėt,emėrin e zi Fatos Nano.Duke derdhur lumin e plumbave mbi gjoksin rinor tė Azem Hajdarit,ai kujtonte se do t’i zgjaste jetėn vehtes dhe kohės sė tij tė zezė qė ėshtė koha e zezė e korrupsionit,mafies politike,tradhėtisė kombėtare.Por gaboi, vėllezėr e motra, nuk mundet nga vdekja Azemi ynė,Azem hajdari ėshtė dhe do tė mbetet pėrjetė i gjallė.Kjo ditė ėshtė dėshmitare e triumfit tė tij “.(Gazeta “Rilindja Demokratike” 16 shtator 1998 ).
    Gazeta “Die Presse” mė 15 shtator 1998,thuhet ; “Sot Shqipėria ėshtė kryeqendra e kriminalitetit tė organizuar dhe sa mė shumė nė kėtė rast bashkėpunon,edhe politika ėshtė objekt i akuzave tė shumta.Tė gjithė janė plotėsisht tė bindur qė vrasja e Azem hajdarit ėshtė kryer pėr motive politike. Drejtėsia sot pėrdoret shumė pėr pėrndjekjen e kundėrshtarėve politik.Socialistėt kanė pushuar nga zyrat e administratės sė tyre njė numėr tė madh zyrtarėsh,oficerėsh,gjyqtarėsh,gazetarėsh dhe janė zavendėsuar nga njė numėr njerėzish tė tjerė vetėm evetėm pėr tua plotėsuar dėshirėn,gjė pėr tė cilėn ata mė parė kishin kritikuar Partinė e Berishės.Socialistėt pėrgadisin procese politike dhe as qė duan tė dinė nėse shqiptarėt bėjnė kontrabandė me njerėz,drogė dhe armė”.
    Gazeta “Standart” e 17 shtatorit 1998 ,thuhet ; “Duart e Nanos janė lyer me gjakun e Azem Hajdari.Kryeministri Fatos Nano ėshtė pėrpjekur pėr tė shaktėruar opozitėn dhe gjithė Shqipėrinė dhe pėrveē kėsaj pėr tė ndėrtuar njė diktaturė komuniste.Jo vetėm fati i Partisė Demokratike ėshtė vėnė nė rrezik,por edhe nė pėrgjithsi e gjithė Demokracia”.
    Azemi tashmė,ėshtė kthyer plotėsisht nė legjendė tė demokracisė shqiptare.Anipse,nė kėto vite tė sundimit bollshevik,emri i tij u keqpėrdor,kjo nuk vlen diēka.Fati i shqiptarėve tė mėdhenj, gjithmonė ėshtė dėftuar shumė kohė pas vdekjes sė tyre.Padyshim Azem Hajdari ishte udhėheqės i gjeneratės shqiptare antikomuniste,tribun dhe simbol i nacionaldemokracisė shqiptare.

  2. #2
    Nazist
    Anėtarėsuar
    02-07-2005
    Vendndodhja
    IRC
    Postime
    25
    jam i mendimit se duhet shkruar nje retrospektive edhe per historine e fisit te haklajve jemi qe jemi ne teme kriminelesh shqipetar!!!
    Posht Qelbesirat Greke dhe krejt sllavet kudo qe te jen !!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    I perjetshem qofte kujtimi per Azemin e madh.

    Nuk ditem ta ruajm kte krye trim te rralle.

    Na e vrane bishat staliniste.

    Ja tani po ata.. po behen gati te shperthejne kasaphanen khmer rruzhe (qe do hyj ne histori si kanibalizmi i shtator-tetor 2010-tes..) me ne krye edvin ruc milo gjinushet..
    Enverizma don te marre perseri gjitha pushtetet me rastin e pervjetorit te dulles. Megjithse i ka pothuaj te gjitha pervec nja 30 metra katrore ku ala punon i ngrati Berish.

    Jo me kot mafia miliardere staliniste mu tek vendi ku e vrau Azemin ka ngritur nje gjigand betoni.. te shemtuar ne shenje te sfides ndaj vepres se madhe te Azemit.. si nje tallje.. per Heroin e Dhjetorit..


    Lavdi Azemit.. !!!

  4. #4
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar mė parė nga SchutzStaffeln Lexo Postimin
    jam i mendimit se duhet shkruar nje retrospektive edhe per historine e fisit te haklajve jemi qe jemi ne teme kriminelesh shqipetar!!!
    shkruje ti ate, dhe kriminel SHqiptar, Azem Hajdari? turp te kesh.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Mosha
    34
    Postime
    2,800

  6. #6
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Ramiz Alia, takim me studentet, 11 Dhjetor, 1990


  7. #7
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    kush din ku mund te gjejme fjalimin e Azem Hajdarit ne seance parlamentare, ku kryefjala ishte ceshtja e ''KOSOVES''

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Mosha
    34
    Postime
    2,800

  9. #9
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092

  10. #10
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,919
    O Sala e ka cua ne kurtha se i pengonte. Netevertet ja kishte friken se po i merr postin.
    Sala te vret naten e te qan diten.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  11. #11
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Ku mund te gjejme nje link filmik te fjales shum domethenese te Z Azem Hajdari ku kryefjale ne parlamentin SHqiptar ishte KOSOVA?

    ju lutem na ndihmoni me kte fjalim, e kam pas ne youtube shum e shum kohe me perpara por so duket eshte fshire dhe nuk e gjej askerrkund ne youtube.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Djale ma trim nuk e ban nana. Sidomos sot qi lejn bura

  13. #13
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kemi nevojė pėr tė tjerė shembuj Elitar. Azem Hajdari ėshtė njė figurė, le ta themi "gri" nė periudhėn akoma mė gri tė tranzicionit pafund Shqiptar. Kjo periudhė nė tėrėsi do mbahet mėnd vec pėr shkatėrrimin e identitetit shqiptar dhe jo pėr ndonjė arritje tė jashtzakonshme. Mund tė vecohet hyrja nė NATO, dicka qė duhej arritur qė nė 1994 e jo tani vonė.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    Lideri i Lėvizjes Studentore, u pėrball me vdekjen qė nė momentin e parė kur doli nė krye tė protestave tė studentėve


    Pesė atentatet ndaj Azem Hajdarit

    Azem Hajdari u pėrball me vdekjen qė nė momentin e parė kur doli nė krye tė protestave tė studentėve. Tė gjithė shqiptarėt e kujtojnė kohėn kur thuhej se, do tė vritej njeriu me xhupin e zi. Qė nga ajo kohė deri mė 22 mars 1992, Azem Hajdari ka kaluar disa prita, pa llogaritur provokimet e shumta gjatė fushatės elektorale. Mjafton tė kujtojmė vetėm faktin qė nė periudhėn e zgjedhjeve tė 22 marsit '92, nė shtėpinė ku banonte Azem Hajdari, tek "Rruga e Kavajės", pėrballė PD-sė, tek Kisha Katolike, 10 ditė para fitores sė 22 marsit, i vjen njė pako nė shtėpi, nė tė cilėn ndodhej njė kokė gjeli e prerė dhe njė letėr e shkruar me gjak: "Azem Hajdari, je i dėnuar me vdekje". Kjo letėr nuk ishte gjė tjetėr veēse njė vazhdim i paralajmėrimeve dhe i vendimit qė ishte marrė pėr vrasjen e Heroit tė Demokracisė, Azem Hajdarit, e cila u realizua me ekzekutimin e tij mė 12 shtator 1998, para selisė sė Partisė Demokratike. Ekzekutimi u krye pas pesė atentateve tė bujshme gjatė njė viti tė rikthimit tė sė majtės nė pushtet.

    Nė qershor tė vitit 1997, nė Shkallnuer tė Durrėsit, Azemi tentohet tė vritet me bombė. Atentati dėshtoi.

    Nė gusht tė vitit 1997 nė Sarandė, nė Qafėn e Buallit, bandat e krimit i zėnė pritė.

    Mė 18 shtator tė vitit 1997, nga njerėz qė pėrdorėn deputetin socialist Gafurr Mazreku, Azemi goditet pėr vdekje me 5 plumba nė Kuvend.

    Mė 14 shkurt 1998, organizohet prita e Milotit nga forcat e policisė, duke qėlluar me breshėri plumbash nė makinėn e tij, ku pėrveē 14 vetėve, ndodhej edhe djali i tij 14-vjeēar.

    Mė 3 qershor 1998, nė kohėn qė po mbėshteste luftėn nė Kosovė, me njė grup deputetėsh si Pjetėr Arbnori, Jozefina Topalli etj., Azemit iu organizua njė atentat nga forcat e policisė, tė cilat e mbajtėn tė rrethuar 3 orė. Qindra plumba derdhen nga armėt e zjarrit mbi makinėn e tij. Ai njoftoi Qendrėn, por nuk i erdhėn nė ndihmė, ndonėse ishin nė dijeni pėr veprimet. Azemi i shpėton njė prite ku dhjetra policė goditėn me mitraloza e armė nga mė tė ndryshmet deputetin Azem Hajdari dhe grupin e tij tė shoqėrimit, duke ngelur i plagosur ish-drejtori i Pėrgjithshėm i RTSH-sė, Bardhyl Pollo.

    Mė datėn 12 shtator 1998, pas njė mitingu tė fuqishėm nė Fier, i cili dha sinjalin e fitores, ku ishte edhe nėnkryetari i PD-sė, sot Presidenti Bamir Topi dhe politikanė tė tjerė, pasi kthehet nė Tiranė, rreth orės 21.15, pėrballė selisė sė PD-sė, vritet pabesisht nga dhjetra breshėri plumbash, i rrethuar nga disa makina policie.

    Nė kėtė atentat morėn pjesė 125 vetė, nga kėta 25 me uniformė policie. Dy prej tyre, megjithėse tė deklaruar e dėnuar pėr vrasje, madje kishin bėrė vrasje edhe brenda policisė 4 muaj mė parė, qėllimisht ishin veshur e graduar, pėr tė marrė pjesė nė kėtė vrasje.

    I pashpjegueshėm qe fakti se, edhe pas vrasjes sė Heroit tė Demokracisė, nuk u ngrit asnjė post-bllok nė tė gjithė Shqipėrinė.

    Lajmi pėr vrasjen e Heroit tė Demokracisė, Azem Hajdari, u publikua nga tė gjitha mediat kryesore nė botė, nga stacionet televizive mė prestigjioze tė botės dhe vdekja e tij u cilėsua si njė humbje e madhe pėr demokracinė nė Shqipėri.

    Vlerėsimet nga mė tė ndryshmet pėr figurėn e kėtij Heroi, qė nė moshėn 28-vjeēare pėrmbysi njė nga regjimet mė diktatoriale nė botė, pėrmbyllen me cilėsimin e shkrimtarit tė madh, Ismail Kadare, i cili e konsideroi vrasjen e Azem Hajdarit si "Vrasja e Shekullit".

    E megjithė vlerėsimet si njė ndėr vrasjet e mėdha politike nė Evropė, tė dhėna nga stacionet EURO-NEWS etj., dhe provat e mjaftueshme pėr organizimin e kėsaj vrasjeje politike, ende drejtėsia shqiptare nuk e ka zgjidhur kėtė ēėshtje, duke vėnė para pėrgjegjėsisė organizuesit dhe vrasėsit.

    14 shtatori

    14 shtatori ėshtė revolta mė e madhe qė ka njohur populli shqiptar nė historinė e tij shumėshekullore. Mbi 100000 shqiptarė, me fytyrat e nxira nga dhimbja dhe me njė zė, morėn pjesė nė mitingun madhėshtor pėr pėrcjelljen e Heroit tė Demokracisė, nė mbrojtje tė asaj demokracie pėr tė cilėn luftoi me aq zjarr e patos lideri i tyre, Azem Hajdari.

    14 shtatori ėshtė shpėrthimi i vrullshėm, uragani i fuqishėm i zemėrimit tė njė populli, tė cilit i kishin marrė simbolin, dritėn qė i ndriēonte rrugėn, frymėzimin dhe shpresėn pėr tė ardhmen, i kishin vrarė ėndrrėn, i kishin penguar rrugėn drejt demokracisė, drejt idealit, drejt Evropės.

    14 shtatori ėshtė manifestimi i pėrmasave tė tilla tė mėdha, i denjė pėr figura tė tilla legjendare tė kalibrit tė lartė si Azem Hajdari, duke na sjellė ndėrmend jetėn dhe veprėn e heronjve botėrorė tė kėtij regjistri.

    Ajo, mė shumė se dhimbje e urrejtje ndaj forcave okulte, ndaj sė keqes, ishte manifestim i shpirtit tė pamposhtur pėr liri e demokraci, ishte afirmim i vazhdimit tė rrugės sė lavdishme qė kishte ndjekur idhulli i tyre - Azem Hajdari - qė tanimė ia kishin vrarė.

    Nė kėtė kuptim, 14 shtatori ishte revolta e brendshme, spontane, e vetvetishme, mė e madhja dhe mė kuptimplota nė historinė tonė, qė i dedikohej njė heroi tė rallė e tė lavdishėm, tė pėrjetshmit Azem Hajdari.

    Ngjarjet e jashtėzakonshme si kjo u takojnė vetėm figurave tė jashtėzakonshme si Azem Hajdari, me gjurmė tė pashlyeshme nė historinė e kombit.

    Halil RAMA

    REXHEP POLISI






    Kush ishte Azem Hajdari


    Lindi me 11 mars 1963

    Ishte i Martuar, me tre fėmijė: Kiriadi, Rudina dhe Azemi, i vogėl.

    1993- Mbaroi studimet ne degėn Filozofi nė Universitetin e Tiranės

    1995- Diplomohet nė Fakultetin Juridik, nė Universitetin e Tiranės.

    1993-1994, Studion gjuhėn angleze dhe pėr filozofi nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

    1996 - Diplomohet nė studimet e Politikės sė Sigurisė dhe Mbrojtjes, nė Gramish tė Gjermanisė, nė Universitetet e Organizuara nga Organizata e Atlantikut tė Veriut.


    Aktiviteti Politik


    Dhjetor 1990-shkurt 1991, Udhėheqės i Lėvizjes Studentore qė shėmbėn diktaturėn komunsite nė Shqipėri.

    Kryetar i Komisionit Drejtues tė Partisė Demokratike Shqiptare, partia e parė opozitare pas 50 vjet diktaturė.

    1991-1993 Zv/Kryetar i Partisė Demokratike Shqiptare, dhe anėtar i Kryesisė sė saj.

    31 Mars 1991, Deputet i PDSH pėr Shkodrėn

    22 Mars 1992, Deputet i PDSH pėr Shijakun

    26 Maj 1996, Deputet i PDSH pėr Bulqizėn

    29 Qershor 1997, Deputet i PDSH pėr Tropojėn.

    1992-1996, Kryetar i Komisionit Parlamentar pėr Rendin Publik dhe SHIK.

    Qershor 1997, Kryetar i Komisionit Parlamentar pėr Mbrojtjen Kombėtare.

    Prej vitit 1995 deri 1998, President i Klubit tė Futbollit Vllaznia tė Shkodrės

    President i Fedreatės Shqiptare tė Arteve Marciale Shqiptare.


    1990-1998


    I bėhen 5 antentate, prej tė cilėve dy spktakolare nė Selinė e Parlamentit Shqiptar nė shtator tė vitit '97, dhe antentatit nė Tropojė nė qershor tė vitit '98.

    12 Shtator 1998, Azem Hajdari vritet nga njerėz me uniformė policie pėrpara selisė sė Partisė Demokratike Shqiptare.


    Para 12 vjetėsh dora vrastare e njė klike kriminale ekzekutoi udhėheqėsin e Lėvizjes Studentore tė vitit '90





    Pjesė nga deklaratat e Azem Hajdarit njė javė para vrasjes nė media dhe nė mitingje tė ndryshme


    "Mund tė vrasin disa nga ne, por jo idealet tona"

    Nė njė intervistė dhėnė grupit anglez tė Helsinkit, botuar pėr herė tė parė nė "RD", pas vrasjes, mė 5 tetor 1998, Azem Hajdari ndėr tė tjera shprehet: "Mund tė vrasin disa nga ne, por jo idealet tona".

    Mė 4 shtator 1998, njė ditė pas largimit tė pėrfaqėsuesit tė zyrės sė NATO-s nga Shqipėria: "Si kryetar i Komisionit parlamentar tė Mbrojtjes, denoncoj klikėn nė pushtet pėr politikėn e izolimit, nė tė cilėn ai po e zhyt Shqipėrinė. Duke shprehur keqardhjen time mė tė thellė, njėkohėsisht shpreh edhe mirėkuptimin tim pėr vendimin qė mori NATO, pėr tė larguar pėrfaqėsuesin e zyrės sė saj tė instaluar nė Ministrinė e Mbrojtjes… Duke bėrė direkt pėrgjegjės pėr kėtė vendim qeverinė, theksoj se NATO nuk largohet nga Shqipėria pėr ēėshtje sigurie, sepse NATO ėshtė e kudondodhur nė mbrojtje tė vlerave tė saj, nė kohė paqeje e lufte. NATO me kėtė vendim tregon se, nuk i beson kėsaj qeverie, e cila ka instaluar krimin e organizuar, trafikun e organizuar, korrupsionin e organizuar, prandaj ėshtė shpallur si qeveria mė e korruptuar nė Evropė"...

    Nė mitingun e Durrėsit mė 7 shtator 1998, lideri i Lėvizjes Studentore tė '90-ės deklaroi se, "Revoltat antidiktatoriale do tė pėrmbysin komunistėt nė pushtet, tė cilėt erdhėn me djegie, vrasje, dhunė, shkatėrrime dhe vjedhje, njė vit mė parė.

    Njė ditė para se ta vrisnin, Azem Hajdari kishte deklaruar nė mitingun e Lezhės mė 11 shtator 1998 se, "Populli nė mbarė Shqipėrinė ėshtė ngritur nė kėmbė pėr tė rrėzuar qeverinė". Ai pėrshėndeti qėndrimin e fundit tė SHBA nė pėrkrahje tė PD, e cila kishte kėrkuar lirimin pa kushte tė gjashtė ish-funksionarėve tė saj, tė burgosur politikė nga klika nė pushtet.

    Ndėrsa, paraditėn e 12 shtatorit 1998, nė mitingun e Fierit, Azem Hajdari, lider i dhjetorit '90 qė drejtoi protestat e para mbarėpopullore pėr rrėzimin e diktaturės komuniste nė Shqipėri, brohoritet nxehtėsisht nga mijėra demokratė tė Fierit. Para tyre ai deklaroi: "Kjo qeveri nuk e ka tė gjatė… "






    Para 12 vjetėsh dora vrastare e njė klike kriminale ekzekutoi udhėheqėsin e Lėvizjes Studentore tė vitit '90


    Figura e Azem Hajdarit lartėsohet nė memorien e ēdo qytetari


    Halil RAMA


    Para 12 vjetėsh dora vrastare e njė klike kriminale ekzekutoi Azem Hajdarin, simbolin e pluralizmit nė Shqipėri, njė nga udhėheqėsit e Lėvizjes Studentore tė vitit '90 qė solli rrėzimin e diktaturės komuniste. Azem Hajdari u lind nė 11 mars 1963 nė qytetin e Tropojės, nė skajin verilindor tė Shqipėrisė. Pas pėrfundimit tė shkollės sė mesme nė qytetin e tij tė lindjes, ai vijoi studimet nė Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike nė Universitetin e Tiranės, ku dhe u diplomua pėr filozofi nė vitin 1993, ndėrsa nė vitin 1995 u diplomua si jurist. Nė vitet 1993-1994, ndoqi kualifikimin pasuniversitar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėr gjuhė angleze e filozofi, ndėrsa nė 1996 pėr politikat e sigurisė e mbrojtjes, nė kuadrin e NATO-s, nė Garmisch-Partenkirchen nė Gjermani. Nė dhjetor tė 1990, ai ishte njė ndėr udhėheqėsit e Lėvizjes Studentore pėr shembjen e diktaturės komuniste nė Shqipėri, ndėrsa nė vitet 1991-1993 nėnkryetar i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, e para parti opozitare pas gati 50 vjet diktaturė komuniste. Deputet i PD-sė nė katėr legjilslatura, Azem Hajdari, ka qenė anėtar i Kryesisė sė kėsaj partie dhe nė vitet 1992-1996 kryetar i Komisionit Kuvendor pėr Rendin Publik dhe SHIK-un. "Qytetar Nderi" i pothuajse tė gjitha bashkive e komunave tė Shqipėrisė, si nė Tiranė, Vlorė etj., nė vitin 2002 Azem Hajdari u nderua me Urdhrin "Nderi i Kombit", ndėrsa nė vitin 2003 me Medaljen e Artė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Azem Hajdari u shqua pėr vetitė e tij, qė nė fillimin e Lėvizjes Studentore tė vitit 1990 pėr tė vazhduar mė pas me veprimtarinė e tij politike, duke mbetur nė kujtesėn historike si njė udhėheqės me vlera tė rralla demokratike e patriotike. Heroizmi i tij nisi me vrullin studentor tė vitit 1990, ku ai u shqua pėrpara tė gjithėve me forcėn dhe guximin e hekurt pėr t'i dhėnė fund regjimit komunist nė Shqipėri. Dėshirės sė tij tė zjarrtė pėr tė mposhtur izolimin nė kėmbim tė lirisė iu bashkuan me dhjetėra mijėra studentė, intelektualė, profesorė e pedagogė, tė cilėt nėn moton e njė Shqipėrie si gjithė Europa, shembėn muret e diktaturės pėr ta bėrė Shqipėrinė vendin e demokracisė.


    Ēastet e jetės sė shkurtėr i bėri tė pėrjetshme


    12 vjet mė parė u nda nga jeta nė mėnyrė tragjike njė prej figurave mė tė ndritura tė historisė sė pluralizmit dhe demokracisė nė Shqipėri. Natėn e 12 shtatorit 1998, vrasėsit u shfaqėn nė formėn e djallit dhe goditėn pa mėshirė. Ata ia kishin menduar vdekjen prej kohėsh. Vdekja i erdhi e vrazhdė. I ishte afruar kushedi sa herė, por pa e frikėsuar. Atė natė tė 12 shtatorit, erdhi me mot tė keq. Duhej tė binte shiu dhe tė fikeshin dritat. Edhe nė errėsirė, Azemi mendonte pėr dritėn. Ai ishte nė betejė me lirinė e kufizuar. Dhe vdekja thonė se ėshtė e ėmbėl dhe e ndershme kur vdes pėr liri, ndaj Azem Hajdari ishte njė dhuratė e madhe pėr mbarė shqiptarėt dhe nė mėnyrė tė veēantė pėr demokratėt anembanė vendit, tė cilėt me 12 shtator tė 1998-ės, e qanė si njė hero dhe sot e kujtojnė si njė martir tė demokracisė.

    Ēastet e jetės sė shkurtėr i bėri tė pėrjetshme. Familja e tij sot ngre kokėn lart dhe kujton njė tė vėrtetė: Azemi vazhdon tė zotėrojė... Thjesht, vetėm iku. Fėmijėn e vogėl e la nė barkun e bashkėshortes. Azemi i vogėl s'e njohu dot tė atin. Rudinėn e pengoi e ėma ta shihte tė vdekur. Ajo duhej ta mbante mend vetėm tė gjallė. Kiri e pa tė rrėzuar me shpresėn se do tė ngrihej, ashtu shtatlartė siē kishte ndodhur edhe nė atentatet e tjera. Kurse Fatmira, s'e la dhembjen qė t'i mundė, por kujtoi buzėqeshjen e Azemit qė trembte ēdo lot dhe frikė, kur i pėrcolli nga selia e PD-sė drejt shtėpisė.

    Azem Hajdari u shqua pėr vetitė e tij, qė nė fillimin e Lėvizjes Studentore tė vitit 1990 pėr tė vazhduar mė pas me veprimtarinė e tij politike, duke mbetur nė kujtesėn historike si njė udhėheqės me vlera tė rralla demokratike e patriotike, pėr tė cilat atij i ėshtė dhėnė, pas vdekjes, edhe Urdhri i lartė "Gjergj Kastrioti Skėnderbeu" nga Presidenti i Republikės.

    Azem Hajdari do tė mbahet mend si kalorės i lirisė dhe do tė mbetet modeli i politikanit tė ri pėr tė guxuar e pėr tė mbrojtur vlerat qė ai beson.

    Figura e Azem Hajdarit mbetet nė memorien e gjithsecilit si njė njeri i veēantė e i papėrsėritshėm, vetitė e tė cilit i pėrkasin njė heroi kombėtar. Natyrisht qė vitet kalojnė shumė shpejt, por Azemi mbetet nė memorien e gjithsecilit, sidomos tė miqve dhe tė shokėve tė tij. Njė njeri shumė i veēantė, me njė karakter tė fortė, gati-gati tė papėrsėritshėm. Kjo ėshtė arsyeja qė ne e kujtojmė Azemin jo vetėm nė pėrvjetorin e rėnies sė tij, por nė ēdo moment tjetėr kur flitet pėr heronj.





    RD

    -


    Lavdi Azem Hajdarit!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Lufta e ftohte mes Sali Berishes dhe Azem Hajdarit

    Episode nga lufta e ftohte mes Sali Berishes dhe Azem Hajdarit
    Nga Mero Baze
    Episode nga lufta e ftohte mes Sali Berishes dhe Azem Hajdarit

    Prill 1996

    PD-ja jopolitike e 26 majit

    Nėse ka pasur ndonjėherė nė historinė politike tė njė partie mė shumė intelektualė dhe mė pak politikanė, ky ka qenė Kuvendi dhe garnitura politike e dalė nga zgjedhjet e 26 majit. Pas kokėēarjesh tė gjata me fraksione brenda PD-sė dhe figura politike qė e kontestonin vazhdimisht, Sali Berisha u mbyll i vetėm nė vilėn nr. 4 nė Pallatin e Brigadave, pėr t’i dhėnė PD-sė njė ekip tė ri, qė thuajse nuk kishte lidhje me politikėn. Prej ikjes sė Neritan Cekės nė vitin 1991 e mė pas Pashkos, Zogajt, Imamit, Kalakulės, Baletės dhe kulmimit tė rrjedhjeve me kryetarin karizamtik tė partisė, Eduard Selamin, Sali Berisha dukej se po mendonte pėr njė parti pa politikanė. Lista e gjatė qė shkruante dhe rishkruante vetė, nxirrej nga lista pedagogėsh, artistėsh dhe intelektualėsh tė njohur tė vendit, shumica e tė cilėve as qė kishin ndonjė ide se po hynin nė politikė. Me siguri qė ka qenė afėr fundit kur, njė mbrėmje, mė thirri pėr kafe nė vilėn nr. 4. Ndihej qartė qė ishte i kėnaqur me vizat e panumėrta qė kishte hequr mbi dengun e listave qė kishte pėrpara.

    -Do t’i lexoj njė herė emrat, - tha. - Kam gjetur ekipin mė tė shkėlqyer qė kemi pasur ndonjėherė pėr zgjedhjet!

    Po i dėgjoja. Gjysmėn i kisha dėgjuar jo si politikanė, gjysmėn tjetėr as si politikanė dhe as si intelektualė.

    - Si tė duken? - mė tha.

    Ishte njė pyetje qė donte pėrgjigjen qė duhej ta dėgjonte ai. Qoftė dhe pėr rutinė.

    - Janė shumė, - i thashė, - s’di tė them pėr tė gjithė. Disa emra janė shumė tė njohur dhe ndoshta bėjnė punė. A ke folur me ta?

    - Me cilėt? - tha.

    - Pėr shembull, me Ndriēim Xhepėn, Xhevdet Ferrin apo kėta pedagogėt.

    - S’ka problem pėr ata, flasim. Po si tė duket lista?

    Donte doemos njė pėrgjigje entuziaste.

    - E mirė mė duket, - i thashė. - Do tė kesh pak problem me kėta tė partisė.

    - Partisė… hė, ē’probleme do tė kem? Ua kam thanė: “Mė tė shquarit, te zonat mė tė vėshtira.” Ja, pėr shembull: Agron Musarajn e kam ēue nė Berat, Sadik Bejkon dhe Blerim Ēelėn nė Tepelenė, Fatos Bejėn nė Gjirokastėr, Leonard Demin nė Sarandė, Genc Pollon nė Pėrmet, Dashamir Shehin nė Vlorė, Ridvan Boden nė Korēė... se kėta tė Jugut ke merak ti…

    Nuk i bėra asnjė koment. Po pėrpiqesha t’i mbaja mend, se ndoshta mė duheshin pėr raportin e mėngjesit te “Zėri i Amerikės”.

    -Mirė e paske Jugun, - i thashė instinktivisht. - Kėtė Boden nuk e njoh, por kėtė Shehin pse nė Vlorė?

    -Nuk e njeh Boden... i shkėlqyem! Ka mbarue nė Francė, e kemi pas drejtor Dogane, superkorrekt, financier i zoti. Ndėrsa Vlora ka shumė rėndėsi, - tha. - Do njė figurė tė fortė, s’bėhet pa njė figurė tė fortė.

    Nė tė vėrtetė, krisja mes Dashamir Shehit dhe Berishės kishte nisur. Aleksandėr Meksi, qė historikisht nuk duronte dot asnjė zėvendėskryeministėr, pėr shkak se i dukeshin tė gjithė tė Berishės, po ashtu kishte probleme me tė, por nuk kuptohej kurrė nėse i kishte me tė apo me Berishėn.

    - E ke mbyllur, me njė fjalė? A mund ta citoj unė ndonjėrin nesėr nė radio?

    - Jooo! - tha. - Se nuk e di njeri. Nuk duhet tė dalė asgjė. Kam edhe ca probleme nė Shkodėr. Duhet me e mbyllė dhe atė. Mė ka mbet ky Koleci, s’di ku ta ēoj...

    - Nė Shkodėr, ku tjetėr? - i thashė.

    - S’e di. Fola me Aliun... ai thotė se kemi njė kandidaturė tjetėr atje, njė grua shumė e zonja thotė, po burri i saj qenka fis me Kolecin.

    - Kush ėshtė kjo?

    - Ėshtė njė pedagoge... pėr matematikė mė duket, nuk e di... ose pėr juridik, juridik mė duket. Ja, tė pyes Aliun.

    Foli me Ali Spahinė. Toni i shtruar i Ali Spahisė dhe serioziteti qė u kushtonte raporteve njerėzore e bėnin atė figurėn mė tė palėkundur tė PD-sė dhe njeriun mė tė qėndrueshėm nga pikėpamja politike pėr Berishėn, edhe pse shpesh e xhindoste me kufijtė qė u vendoste pėrpjekjeve tė tij tė pėrhershme pėr ta pėrdorur pėr ēdo gjė.

    - Ėshtė e shkėlqyer, thotė Aliu. Jozefina Topalli quhet. Qenka kancelare nė fakultet. Nuk e di, po ky thotė se ėshtė mė mirė ajo se Koleci nė Shkodėr, pasi ajo paska familje shumė tė njohur nga baba i vet… Ku ta ēoj kėtė Kolecin, ku ta ēoj…. - Filloi tė hidhte sytė sėrish mbi hartėn elektorale. - Ah, po, e gjeta, - tha. - Nė Mirditė e kam njė vend. Tė pyes njė herė Aliun.

    Foli sėrish me Ali Spahinė: “Paska qenė mėsues atje, nė Mirditė? E po, shumė mirė atėherė… aty po e ēoj. Shumė mirė, u mbyll kjo punė. E shkėlqyer! Mos fol me njeri.”

    - U mbyll, - m’u kthye mua. - Nė Mirditė. Aliu thotė se paska qenė dikur mėsues aty... ose i internuar, ose mėsues, nuk e dinte mirė, por mė tha qė ka lidhje atje.

    Pėrfytyrova Kolecin, njė burrė i matur, i urtė dhe flegmatik, qė kishte drejtuar me durim dhe pėrkushtim administratėn e Presidencės pėr katėr vjet. Nuk e njihja nga afėr, por me siguri qė ishte i ēliruar nga ideja se po ikte nga ajo ndėrtesė.

    I vetmi kuriozitet qė kisha pėr kandidaturat e Shkodrės ishte Azem Hajdari. Berisha nuk po ma pėrmendte emrin e tij, ndėrsa Azemi kishte dy ditė qė mė kėrkonte ta zhbiroja se ku kishte ndėrmend ta ēonte. “Mė duhet njė fije informacion, shqipe, - tha Azemi, - pastaj di vetė unė se ē’bėj.”

    - Po Azemin? - i thashė papritur.

    - Azemin? Hėm, atij ia kam gjet vendin. Ai, kudo qė ta ēosh, fiton. Kemi njė zonė shumė tė vėshtirė, qė bashkon Ēermenikėn e Librazhdit, Martaneshin dhe Tėrnovėn e Dibrės. Aty e kam ēue. Vetėm ai mund ta fitojė kėtė.

    - Mos nuk e pranon, - i thashė me gjysmė zėri.

    - Jo, mo, e pranon, - tha, - mos ki merak. Shiko, kam ndjekur njė parim: figurat politike nė zonat mė tė vėshtira, intelektualėt nė qytete tė sigurta, se ata mė duhen nė Kuvend mue, s’mund t’i hedh nė mes tė detit menjėherė.

    Pas disa ditėsh, lista iu lexua Kėshillit Kombėtar.

    Pėrpara mbledhjes, nė mėngjes, piva kafe me Azem Hajdarin nė Rogner. Ia thashė pak a shumė se ku mund tė ishte.

    - Po nė Shkodėr, - tha, - kush ėshtė?

    - Ka futur njė grua, - i thashė. - Jozefina Topalli quhej, mė duket se ishte kunata e Kolecit.

    - Tė ka mashtruar, - tha. – Koleci s’ka kunatė pedagoge.

    - Nuk mė tha “kunatė”, por e mora me mend nga mbiemri... diēka e kishte burrin e saj.

    - E di unė kush ėshtė, - tha Azemi. - Lene se e rregulloj vetė tani. Po e ftoj pėr njė drekė nė Vahinė, ta shikoj njėherė se ē’ėshtė. Nejse, shqipe, ti mos thuaj gjė pėr kėtė muhabet, se di unė si e zgjidh.

    Nė mbledhje, Berisha foli gjatė pėr qeverisjen katėrvjeēare dhe pėr parimet mbi ta cilat kishte ndėrtuar listėn. Pėrsėriti pak a shumė faktin qė politikanėt do tė shkonin nė zona tė vėshtira dhe intelektualėt nė zona tė sigurta. Shtoi se, si risi, Kuvendi do tė kishte njė “boom” pėr gratė. Lexoi edhe emrin e Azemit nė zonėn pėrkatėse. Pati reaksion. Azemi u ngrit nga vendi dhe kėrkoi tė sqarohej mė qartė: pėr se ishte sajuar njė zonė pėr tė?

    28 maj 1996

    Arrita dhe u futa te hotel “Tirana”. Azem Hajdari ishte ulur nė njė tryezė nė cep tė kafenesė, nė katin e parė dhe, i nxirė nė fytyrė, shihte nga sheshi. Njėsoj si nė pjesėn tjetėr tė bulevardit, ku kryeministri dhe ish-ministri i Brendshėm sodisnin masakrėn, me shpresė se do tė rrėzohej rivali i tyre, ashtu dhe njeriu qė ishte pėrballur me diktaturėn, shpresonte qė pėrplasja e opozitės me policinė do ta rrėzonte atė qė ia kishte zėnė “hisen e diellit” nė njėfarė mėnyre. Por Sali Berisha nuk ishte as nė hotel “Tirana”, as te hotel “Dajtit”, por nė Pallatin e Brigadave. Nuk komunikonte me askėnd. Nė kohė tė ndryshme, e kam pyetur disa herė pėr ato ēaste dhe mė ka dhėnė tė njėjtėn pėrgjigje: “S’kam pasur komunikim. Dija vetėm se do tė silleshin si me njė miting tė paligjshėm tė partive tė vogla”.

    Nė kėtė pėrgjigje shfajėsuese kishte plot nuanca tė dijes dhe mosdijes sė tij pėr atė qė do tė ndodhte. Por Azem Hajdari mendonte ndryshe. Ai kishte frikė se dėmi qė po bėhej do ta tejkalonte dėmtimin e Berishės dhe, si zakonisht nė raste tė tilla, ai i shtonte sulmet mbi njerėzit qė i urrente vėrtet dhe ata ishin Agim Shehu dhe Bashkim Gazidedja. Ma stėrholloi skenarin e tij plot paranoja, se si ata tė dy donin qė tė nxirrnin nga loja tė gjitha palėt dhe ta merrnin vetė komandėn.

    - Ky ėshtė skenar, - tha. - Duan tė na nxjerrin jashtė loje.

    Zemėrimi i tij me njerėzit e ShIK-ut dhe tė Policisė kishte kohė qė i kishte kaluar kufijtė.

    Dola me vrap jashtė dhe u futa mes turmės. Ndeza mikrofonin.

    Ndėrkohė qė flisja me Azemin, njė ofshamė e madhe erdhi nga sheshi. S’e dalloja dot mirė se kush kishte rrėmbyer njė megafon, por mė ngjasonte me zėrin e Neritan Cekės, qė kėlthiste: “Kjo ėshtė diktaturė!”. Mė tej, Servet Pėllumbi ngjante si njė statujė e ngrirė nga pamja qė kishte para syve. Njė fotoreporter spanjoll, i gjakosur nė pėrpjekje pėr tė mbrojtur aparatin e tij fotografik dhe njė truprojė e tij i gjakosur me lopatė xheniere, ishin mbėshtjellė rreth tij, sikur tė gjenin mbrojtje te profesori i vjetėr i marksizmit. Ishte njė skenė qė turpėron ēdo shoqėri qė e prodhon. Muskujt e palėvizur tė Servet Pėllumbit dhe njerėzit e ngjeshur pėrreth tij, ishin imazhi mė i dhimbshėm njerėzor qė prodhoi dhuna e 28 majit. Dhėmbėt e thyer tė Arben Imamit, tėrheqja zvarrė e tij, dhunimi i Gramoz Pashkos dhe Blendi Gonxhes, pėrplasja me Pandeli Majkon, ishin brutale dhe tė egra, kurse ballafaqimi i dhunės me njė njeri paqėsor dhe me njė portret tė heshtur e qortues si Servet Pėllumbi, ishte i dhimbshėm. Turma e policisė e humbi kontrollin dhe filloi tė godiste kė tė mundte. U afrova sa munda tė merrja disa zėra pėr nė radio. Pėr fat, mikrofoni mė kishte regjistruar zėrin e Neritan Cekės dhe Kastriot Islamit. Mblodha tė gjithė zėrat dhe u ula tė shkruaja raportin.

    Nė orėn 15.00 ishte emisioni te “Zėri i Amerikės”. Montova fillimisht atmosferėn e protestės, ku dėgjohej nė sfond kėnga “Eja mblidhuni kėtu, kėtu!”, pastaj Neritan Cekėn, Kastriot Islamin dhe nė fund Azem Hajdarin. Pjesa e Azemit ishte mė shumė si balancė ndaj tre opozitarėve. “Policia po bėn detyrėn, - tha ai. - Ky ėshtė njė miting i paligjshėm. Asgjė mė shumė”. Ishin krejt e kundėrta e asaj qė bluante me vete nė hollin e hotelit.

    Zėri i tij ishte i pasigurt dhe sapo e mbaroi fjalinė, uli kokėn dhe filloi tė shante pėrsėri “ata qė kishin futur nė skemė PD-nė”. Brenda ēdo minute ai jetonte dramėn e tė qenit themelues i Partisė Demokratike, tė cilėn duhej ta mbaronte, si dhe adhurues i betejės qė bėhej para syve tė tij dhe kundėr partisė qė ai kishte themeluar gjashtė vjet mė parė pėr lirinė e fjalės dhe votės, qė bėhej tashmė nga ajo parti qė kishte trashėguar historinė e Partisė sė Punės. Azem Hajdari e vuante kėtė dilemė tė madhe si njė fat qė nuk e meritonte. I luftuar me egėrsi brenda partisė sė tij nga grupi i Berishės dhe i mbetur mė kėmbė falė aftėsive tė tij populiste dhe makinacioneve shpeshherė banale, nė mesditėn e 28 majit ai ishte njeriu mė i rrahur i politikės shqiptare, edhe pse mbi kurrizin e tij nuk u vėrtit asnjė shkop. Ai ndiente lakmi pėr ata njerėz qė kishin lirinė tė bėnin njė betejė tė re kundėr atij qė po e izolonte dhe po e zvogėlonte pak e nga pak brenda partisė qė themeloi vetė. Ai ndiente makth, mes tė tjerash, pėr mungesėn e lirisė sė tij pėr tė thėnė atė qė mendonte, si gjashtė vjet mė parė. Atė ditė ai mendonte se partia e tij po tradhtohej nga disa fanatikė qė po e ēonin nė greminė dhe detyrohej tė fliste publikisht nė favor tė njė gjėje qė nuk e besonte. E bėnte kėtė me shpresėn qė tė mbetej ende brenda asaj partie, me shpresėn se mund t’i vinte sėrish dita pėr njė betejė qė mund ta fitonte brenda saj.

    Qeveria e re, njė ndjellėse fatkeqėsish

    Ndėrsa vera e vitit 1996 po tėrhiqej zvarrė mes sherreve tė socialistėve dhe nxjerrjes jashtė loje tė shumicės sė emrave politikė tė PD-sė, nė horizont po shfaqeshin probleme tė reja, qė buronin nga politika personale qė kishte diktuar elitėn e re politike nė pushtet, nga larja e hesapeve mes palėve dhe pamundėsia e pushtetit pėr t’i dhėnė njė pėrgjigje krizės sė fajdeve, qė pas zgjedhjeve shpėrtheu edhe te fondacionet e quajtura bamirėse, si “Populli” dhe “Xhaferri”.

    Nė planin politik, Azem Hajdari, themeluesi i Partisė Demokratike dhe i pėrjashtuari i madh i saj, po pėrgatitej pėr kundėrsulm. Shoqėria e tij me krerėt e sindikatave po rritej dhe ai po kėrkonte njė mandat pėr t’iu kundėrvėnė qeverisė sė re Meksi.

    Vetė Meksi, nė tė vėrtetė, ishte i ēudituri i madh qė i kishte mbijetuar postit tė tij. Komunikimi i tij me Berishėn ishte vėshtirėsuar dhe deri nė minutėn e fundit ai nuk kishte asnjė sinjal rikonfirmimi. Madje, njė natė para se tė shpallej qeveria, Berisha e ēoi deri nė fund humorin e zi, kur na thirri mua dhe Ylli Rakipin nė zyrė dhe na la tė kuptohej se kandidat mund tė ishte edhe Genc Polloja. Ne e ēuam deri nė fund humorin e tij tė zi duke e futur kėtė nė faqen e parė tė gazetės. Por nė orėn dhjetė, gjithēka ishte qetėsuar dhe Aleksandėr Meksi ishte rikonfirmuar. Dy tė zemėruar tė mėdhenj kishte me kėtė vendim: Bashkim Gazidedja dhe Azem Hajdari, tė dy po ashtu armiq me njėri-tjetrin. Gazidedja u trondit aq shumė nga rikonfirmimi, sa nuk dinte kujt t’i hapej. Mori Ylli Rakipin nė telefon dhe e ka mbajtur gati njė orė duke zbrazur gjithēka kundėr tij. Fliste pėr abuzime financiare, pėr lidhje tė dyshimta antikombėtare, pėr gjithēka. Por dėshpėrimi nuk i vinte nga kjo gjė, por nga fakti se, sipas tij, i kishte ēuar njė dosje tė tėrė Berishės me kėto gjėra dhe se ai nuk e kishte pėrfillur. Kėtė gjė nuk e shpjegonte dot. I vetmi qė kishte njė shpjegim pėr kėtė ishte avokat Ngjela.

    - Ky Gaziu s’e njohka doktorin fare, - tha. - I paska bėrė dosjen sa njė mal Leka Meksit dhe kėrkon qė ta heqė doktori. Po doktori atė do, dosjen. Ai e paska bėrė me duart e tij kryeministėr. I paska thėnė: “Ja ku e ke dosjen e tij, tani bėje!”. Se ai nuk e di qė ėshtė ndryshe ekuacioni.

    Por humori i Ngjelės nuk mbėrrinte dhe as nuk kuptohej nga mendja e Gazidedes. Dhe ishte tejet i brengosur. Me Azem Hajdarin, po ashtu. Ky nuk e kishte me Aleksandėr Meksin, por nuk guxonte ta bėnte betejėn direkt me Sali Berishėn. Donte doemos t’i tėrhiqte vėmendjen atij dhe ta thėrriste pėr njė pakt. Avokat Ngjela, qė ia kishte njohur prej vitesh kėtė stil, ia ngrinte nervat kur ia ilustronte gjithēka me pasqyrat qė dogjėn anijet e Kartagjenės.

    - Kot e ke, Azem, sa bėn gati anijen ti, ai tė drejton pasqyrėn dhe ta djeg. Mos u lodh kot! - i thoshte.

    Po Azemi nuk u tėrhoq kurrė. Pėr t’ia arritur asaj dite, qė nuk ia arriti dot derisa e vranė, ai bėri gjithēka: u bė mik me armiqtė e Berishės nė PD, armik me miqtė e tij, bėhej tolerant dhe radikal, antikomunist i tėrbuar dhe njeriu mė i moderuar. Bėnte gjithēka qė, njė ditė, ai t’i thoshte:“Azem, ēfarė do, fol…” Ai nuk ia tha kurrė dhe tashmė themeluesi i asaj partie po tretet nėn dhč pa ia arritur tė bėhej qoftė edhe njė ditė ministėr, ndėrsa dhjetėra e qindra tė tjerė, miq dhe armiq tė tij, pa asnjė kontribut nė atė parti, janė bėrė gjithēka, mjaftonte qė tė mos kishin pretendime politike.

    Dukej se ndaj Azemit kishte njė armiqėsi qė e kapėrcente Berishėn. Shpeshherė, pėr ta kuptuar se kush ishte njeri i parehabiluteshėm nga Berisha, duhej tė shikoje reagimet e gruas sė tij, Lirisė.

    Njė tė diel vere, njė javė pasi familja Berisha kishte martuar vajzėn, Argitėn, na kishin ftuar nė vilėn nė Dajt, sė bashku me Lazėr Stanin dhe Ylli Rakipin. Ishte njė lloj pritjeje mė konfidenciale pėr ta uruar pėr dasmėn e vajzės dhe kishim edhe gratė me vete. Ndėrsa po hanim drekė dhe Lazri po bėnte humor me makinėn time tė prishur, si krejt i pavėmendshėm qė ishte ndaj detajeve, pėrmendi Azemin, i cili kishte bėrė disa herė aksidente nė fillim tė viteve ’90-tė. Liria rrudhi vetullat dhe ndėrroi bisedė, edhe pse Berisha kishte qejf tė vazhdonte gallata dhe tallja pėr makinėn time Golf 2, qė e mbaja shumė keq. Dukej qė Azemi nuk ishte i mirėpritur nė familje. Kishte fituar armiqėsinė e saj. Distanca me tė ishte bėrė e plotė dhe aq mjaftonte qė tė mos e provonte kurrė shijen e pushtetit.

    Mbaj mend formimin e qeverisė. Azemi kishte mbėshtetur gjithė fushatėn e tij elektorale duke i premtuar stafit tė vet se nė qeverinė e ardhshme do tė ishte ministėr i Brendshėm.

    Qeveria e re, njėsoj si grupi parlamentar, ishte njė pėrpjekje pėr tė larguar figurat politike dhe pėr tė promovuar emra tė rinj, qė kurrė nuk u kishte shkuar mendja tė hynin nė qeveri. Mė kujtohet rasti i Halit Shamatės. Sali Berisha ishte duke hedhur emrat e parė tė qeverisė nė letėr, kur, ndėrsa mė kish thirrur pėr njė kafe nė zyrė, filloi tė mė tregonte listėn e gjatė tė grave qė kishte futur nė qeveri si sekretare shteti, njė post qė po e shpikte pėr tė fryrė qeverinė. Ishin 3 ose 4 gra tė tilla nė kabinet. Pastaj shkoi te ministri i Drejtėsisė.

    - Kam zgjedhur Halit Shamatėn, - tha. - Nuk ka jurist mė tė mirė…

    - Nuk ėshtė jurist, - i thashė, - ėshtė mėsues letėrsie.

    - E ke gabim, - tha. - Ka drejtue pėr katėr vjet Komisionin e Ligjeve, ėshtė nga mė tė shkėlqyerit.

    - Dakord, por nuk ėshtė jurist, - i thashė. - Mund tė jetė pak delikate kjo, pasi do tė kesh tė bėsh me sistemin e drejtėsisė.

    - Si, nuk ėshtė jurist? - tha. – Prit... kė tė pyes…

    - E kam mik Halitin, - i thashė. - E njoh mirė. Nuk ėshtė jurist.

    - Kjo ma komplikon punėn, - tha. - E di mirė ti kėtė punė? - mė pyeti sėrish.

    - Shumė mirė, - thashė. - Haliti ka botuar libra. Di dhe kur dhe me kė ka mbaruar shkollėn.

    - Mirė, domethėnė qenka njeri i letrave. Dakord, e ēojmė ministėr tė Brendshėm. Mė duhet njė imazh i ri nė atė ministri, pas kėtyre qė ndodhėn…

    Nuk e pėrmendte, por disa ditė mė parė kishte shkarkuar disa oficerė policie pėr dhunėn e 28 majit. Donte doemos ta hiqte imazhin e njė policie tė egėr me njė poet mesatar, qė do tė shkonte si kryepolic.

    - S’di a pranon, - i thashė. - Ėshtė tip i tėrhequr. Kushedi sa frikė e ka policinė.

    - Ke tė drejtė, - tha. – Nejse, fol njė herė me tė, meqė e paske mik, por mos ia thuaj qė tė kam ēue unė. Testoje nji herė.

    Ishte drekė kur dola jashtė dhe nė fakt nuk dija si ta gjeja Halit Shamatėn. Astrit Patozi kishte njė lidhje familjare me tė, pasi kishte dhėndėr nė shtėpi vėllain e Halitit. E pritėm Halitin te njė klub i vėllait tė vet dhe u nisėm drejt Golemit. Ndenjėm gjatė, deri afėr mesnate, por nuk morėm asnjė premtim serioz nga Haliti.

    Tė nesėrmen, siē na e shpjegoi vetė, Berisha e kishte thirrur nė orėn dhjetė nė zyrė dhe, sapo kishte hyrė brenda, e kishte uruar pėr detyrėn duke shprehur besimin se ai “ishte njė kandidaturė e shkėlqyer”.

    Azemi priste gjithė makth pikėrisht emrin e ministrit tė Brendshėm dhe pėr rrethanat qė shpjegova mė lart, unė isha nga tė parėt qė e dija. Ishte njė situatė qė e pėrjetoja dhe unė shumė keq. E dija qė s’do tė bėhej kurrė ministėr i Brendshėm dhe mė duhej t’i tregoja. Nė fillim u trondit, pastaj u ēudit dhe nė fund shfryu kundėr Berishės. Pasi e mblodhi veten, pėrsėriti tė njėjtėn gjė:

    -Shqipe, mos ia thuaj kujt derisa tė bėhet.

    Mė vonė mė tregoi se si e kishte takuar qė atė ditė Shamatėn dhe i kishte thėnė se ishte takuar me Berishėn dhe i kishte mbushur mendjen qė tė bėnte Shamatėn ministėr tė Brendshėm. “Madje, kur ti hyre nė Presidencė, unė po dilja”, i kishte thėnė.

    Nuk di nėse Shamata kishte besuar diēka. Ishte i paepur nė vendosmėrinė e tij qė askush tė mos ia hetonte ēarjen e madhe gati-gati armiqėsore qė kishte me Sali Berishėn. Ishte mėnyra se si mbijetonte.

    Ky njeri, Azem Hajdari, qė e donte me ēdo kusht atė post, nuk e mori kurrė vetėm pėr shkakun se, po ta merrte do tė ishte ai ministėr i Brendshėm. Ndėrsa Halit Shamata, qė nuk e donte, e mori qė tė mos ishte kurrė ministėr, por njė njeri luajal me kryetarin e vet. Ky ishte nė tė vėrtetė stili me tė cilin Berisha po e ndėrtonte qeverinė e re. Askush nė vendin e vet. Gjithkush atje ku nuk duhej, atje ku nuk ndihej ministėr. Gra tė shpallura si tė zonjat mbushėn qeverinė, ndėrsa prerjet mė jopolitike u bėn ministra. Me kėtė qeveri dhe grup parlamentar tėrėsisht jopolitik, Sali Berisha do tė ndeshej muaj mė vonė me krizėn mė tė thellė tė pushtetit tė tij dhe gjithēka do tė shkrihej si kripa nė ujė. Askush prej tyre nuk do t’i dilte zot, pasi askush nuk mendonte politikisht.

    Beteja e Azem hajdarit kunder qeverise Meksi 2

    Beteja e tretė ishte ajo kundėr Azem Hajdarit. I vendosur nė krye tė Sindikatave tė Pavarura, ashtu siē dinte tė vendosej ai, Azemi nisi njė betejė tė egėr kundėr qeverisė Meksi. Ky i fundit u tėrbua. Nuk ishte i qartė se deri nė ēfarė mase prapa Azemit qėndonte Sali Berisha, siē pėrhapte fjalė gjithandej jo pa djallėzi vetė Azemi. Edhe vetė Sali Berisha kėnaqej nga kjo pandehmė e Meksit dhe nuk ia pėrgėnjeshtronte kurrė atij. Nga ana tjetėr, Bashkim Gazidedja e kishte tashmė Azemin objekt kryesor mbikėqyrjeje dhe sulmi. Vetė Partia Demokratike ndėrmori disa masa tė ashpra ndaj tij, deri nė “ngrirjen” si anėtar i Kėshillit Kombėtar. Por Azemi nuk u tėrhoq. Aftėsia e tij pėr t’i mbajtur mbėshtetėsit e vet tė motivuar ishte e lindur. Edhe pse tė gjithė kishin nė kurriz ShIK-un dhe Policinė, Azemi u krijonte ndjesinė se policia, ShIK-u, Berisha dhe gjithkush tjetėr, pėrveē Meksit, ishin me tė, ndaj tė mos trembeshin. Anekdotike ishte vizita e tij nė Fier. Gazidedja kishte urdhėruar ShIK-un qė t’ia ndalonte takimin. Policia kishte marrė urdhėr tė mos e shoqėronte. Dhe pikėrisht kur Shamata mendonte se e kishte bėrė detyrėn duke i dhėnė porosi shefit tė Policisė, Azemi shoqėrohej nga tri makina policie, me eskortė, qė tė shkonte nė stadiumin e Fierit, ku do tė shihte njė ndeshje para takimit me sindikatėn. Po kėshtu ndodhte nė Shkodėr, Kavajė, Durrės dhe kudo. Njė pjesė e madhe e policisė mė shumė besonin shkeljen e syrit tė Azemit se telefonat e ministrave dhe shefave tė tyre.

    Nėn kėtė pamundėsi pėr ta ndalur, u duk se pushteti do tė jepte mesazhe publike. Nė orėn e zakonshme tė “postės” qė vinte nga ShIK-u nė gazetėn Albania, njė ditė zarfi i verdhė kishte 25 pyetje pėr Azem Hajdarin. Berti, inspektori qė i kishte sjellė, bėri kujdes qė tė na tregonte se ishte diēka me rėndėsi. Ishte diēka e rėndė. 25 pyetje pėr Azem Hajdarin ishin nė fakt 25 denoncime, ndėr tė cilat mund tė kishte fakte tė vėrteta, por mė shumė kishte njė kontekst spekulativ. Thirrėm nė telefon Azemin dhe avokat Ngjelėn. Azemi mbėrriti mė parė. I treguam pėr pyetjet. Nuk donte t’i lexonte. U pre nė fytyrė. Nuk e duronte dot qė tė jepej mesazh publik kundėr tij. Nuk ia kėrkoi nė asnjė ēast Yllit qė tė mos i botonte, pasi e njihte kėtė pafuqi tė gazetės, por kėrkoi tė shkonim pėr kafe. Shkuam nė Rogner. Pak mė tutje nesh ishte Tritan Shehu, qė diē kuturiste me njė italian. Azemi piu gjatė. Nuk e duronte dot atė qė do tė dilte tė nesėrmen nė gazetė. Dhe pyeste vazhdimisht: “Pse nuk e lėshon kėtė Meksin?!” Pėrgjigjja nė fakt ishte e thjeshtė: mjafton tė shikoje shkollėn politike tė Berishės. Nėse ai do tė lėshonte Meksin pėr shkak tė sulmeve tė Azemit, atėherė Azemi bėhej diktuesi i ndryshimeve nė qeveri, lakmuesi i sė mirės dhe sė keqes, njė status ky shumė i lartė pėr njė njeri qė presidenti e konsideronte thuajse armik. Ndaj s’mund t’ia bėnte kurrė atė nder Azem Hajdarit. Ky i fundit u rropat qytet mė qytet e sallė mė sallė, por asgjė s’po lėvizte. Mbėshtetėsit e tij zunė tė ndaloheshin e tė arrestoheshin, por vetė Azemi nuk e la betejėn, edhe pse i dėshpėruar nė maksimum. Media zyrtare filloi ta akuzonte se po mblidhte rreth vetes enveristė dhe njerėz tė ish-Sigurimit tė Shtetit. Nė mes tė nėntorit, Azemi bėri nj padi zyrtare ndaj gazetės Albania, pėr tė ndarė nė opinion faktin se pyetjet i vinin prej Berishės. Por gazeta nuk shkoi fare nė gjyq dhe Azemi e harroi procesin. Qėllimi i tij konstant ishte qė nė opinion tė mos vihej re ndarja me Berishėn. Ndaj tij filluan diversione tė pėrditshme. Lajmi se do tė krijonte sindikatė tė re, u soll nė gazetė ditėn e dytė tė fushatės sė tij nga Arben Bllaci, ish-drejtues i gazetės Sindikalisti tė Valer Xhekės. Pastaj filluan sulme mbi karrierėn e tij nė PD. Nė mes tė muajit nėntor, Kėshilli Kombėtar ngriu anėtarėsinė e tij nė kėtė kėshill. Nė fillim u tha se u pėrjashtua, pastaj u tha u “ngri”, njė term ky i padėgjuar mė parė nė statutin e asaj partie. Dhe e gjithė kjo bėhej ndėrsa kompania e parė rentiere, ajo e Sudes, po futej nė ngėrē dhe tensioni po rritej me orė nga paniku i humbje sė pareve. Ishte e pabesueshme se si pushteti kishte energji pėr t’u marrė me Azem Hajdarin, i cili ishte problem i pushtetit, nė vend tė problemeve qė po shkatėrronin shtetin , siē ishin fajdetė. Aty nga fillimi i dhjetorit, njė detaj tjetėr i sulmeve ndaj tij e kishte dėshpėruar shumė. Dikush ishte kujtuar t’i hiqte njė radio dore policie me shumė frekuenca, qė ai e mbante duke qenė se ishte kryetar i Komisionit tė Rendit dhe Mbrojtjes. Komisioni qenkėsh ndarė nė dy pjesė dhe ishte gjetur mundėsia t’ia hiqnin. Kjo e kishte mėrzitur shumė. Nė fillim Yllit ia bėri shumė tragjike dhe tė rrezikshme pėr shtetin, por kur e pa qė ky i fundit nuk e mori seriozisht, u zbraz prapė kundėr Agim Shehut dhe Bashkim Gazidedes. Na premtoi disa herė se do tė na jepte disa materiale ku provohej se Agim Shehu ka vrarė njerėz nė kufi, ngaqė ata donin tė arratiseshin.

    Nė fund tė vitit 1996, Azemi ndėrmori njė tjetėr akt kundėr qeverisė. Pėr tė frikėsuar Berishėn se kishte edhe mbėshtetje publike, stimuloi te gazeta Koha Jonė anketėn Njeriu i Vitit dhe gazeta mė e egėr kundėr Berishės e shpalli Azem Hajdarin Njeriun e Vitit 1996, pėr shkak tė kontributit tė tij pėr demokratizimin e PD-sė. As kjo nuk funksionoi. Vetėm sa e thelloi distancėn mes tij dhe Berishės.

    Azemi u rezistoi presioneve dhe bėri ē’mundi qė t’i fshihte ato nga opinion publik. Kjo e detyroi Berishėn tė ndėrmerrte masa ekstreme ndaj tij. Nė fillim tė janarit 1997, kryesia e Partia Demokratike kishte marrė njė vendim qė e “ngrinte” atė si anėtar tė Kėshillit Kombėtar dhe e pėrjashtonte nga grupi parlamentar. Nė seancėn e parė plenare, nė javėn e tretė tė janarit, Azem Hajdari i kėrkoi Arbnorit tė shprehej pėr statusin e tij brenda grupit parlamentar, por nuk e mori dot kurrė pėrgjigjen. Sipas rregullores sė Kuvendit, pėrjashtimin nga grupi duhej ta bėnte grupi dhe jo kryesia e partisė, por mėnyra se si Berisha i bėnte pėrjashtimet ishte qė ato edhe tė bėheshin, edhe tė mos ishin tė pakthyeshme, nėse i duhej. Dhe kėshtu, pa u pėrjashtuar kurrė legalisht, Azem Hajdari u pėrjashtua realisht nga grupi parlamentar i PD-sė pikėrisht nė janar tė vitit 1997, nė startin e krizės mė tė madhe qė kjo parti po hynte qė nga themelimi. Dhe mallkimi i pėrjashtimit tė themeluesit tė saj e zuri disa javė mė vonė, kur ajo dhe pushteti i saj u rrokullisėn nė njė rrugė tė gjatė dhe, mbi tė gjitha, nė njė rrugė pa kthim pėr themeluesin e saj, Azem Hajdarin, i cili u luftua si armiku mė i madh i asaj partie. Mitingjet e tij kundėr qeverisė pengoheshin nga Garda dhe rrethi i ngushtė i oficerėve tė Berishės, edhe pse njė oponencė brenda PD-sė nė atė kohė do ta zbuste disi zemėrimin dhe frikėn qė ngjallte nė opinion njė pushtet aq i pakundėrshtueshėm.

    Pamje nga protesta e 1 shkurtit e Sindikatave tė Pavarura, qė drejtohej kundėr qeverisė sė Aleksandėr Meksit. Oficerėt e Gardės sė Republikės, Izet Haxhia dhe Arben Ibroja, e bllokuan Azem Hajdarin te kryqėzimi pėrballė ekspozitės “Shqipėria sot” dhe e ndaluan aktivitetin e tij.

    Nė javėn e parė tė shkurtit, Azemi u detyrua t’i ndėrpriste protestat, pasi Forumi pėr Demokraci, i sapoformuar nė Tiranė, nisi protestat e veta kundėr qeverisė. I vėnė nė pozicion tė vėshtirė nga rezonanca me tė majtėn, Azemi u tėrhoq dhe filloi tė mbante qėndrime kritike ndaj Forumit dhe pėrfshirjes sė opozitės nė betejėn pėr fajdetė. Kėtu ishte i dėnuar tė mbetej i vetėm.

    Skurt 1997

    Ndėrkohė, nė Tiranė kishte mbėrritur Eduard Selami. I ikur njė vit mė parė nga Shqipėria, pas pėrjashtimit brutal nga kreu i Partisė Demokratike, shfaqja e tij nė hotel Rogner ato ditė tė fundit tė shkurtit ishte njė rifreskim i kujtesės sė hidhur. Mė kėrkoi tė flisnim mė vete dhe paksa gjatė. Kėrkesa e tij ishte e thjeshtė. Donte tė takonte Sali Berishėn, me ēdo kusht. Kishte njė mesazh pėr tė. Ia premtova se do t’ia kėrkoja me ngulm kėrkesėn e tij, por kisha pak shpresa se do ta priste. Kishte shumė ngjyra rikthimi i tij nė ato ēaste nė Tiranė. Kishte ikur prej Berishės nė ditėt e plotpushtetshme tė tij dhe po kthehej nė ditėt mė tė zeza tė tij. Dukej si njė mallkim pėr ēfarė kishte ndodhur, kur mendoje se gjithė e gjithė ishte pak mė shumė se njė vit.

    - A mund tė mė thuash diēka mė konkrete apo diēka mė tė koduar pėr Berishėn, qė ta bind? - i thashė.

    - E di ai kush mė ka nisur. Njė mik i tij i vjetėr nė Uashington, qė edhe unė e kam shumė mik. Mos ia thuaj kėtė tė fundit, por ai mė ka thėnė se Berishės i ka ngelur ose tė mbushė helikopterin plot me karburant pėr rrugė tė gjatė, ose t’i bjerė shkurt e tė mė presė mua.

    U pėrpoqa tė pėrfytyroja Berishėn sikur t’ia thosha kėtė. Me siguri qė biseda do tė mbaronte pėr dy sekonda. Por nuk ishte vetėm Berisha qė e keqkuptonte dhe e shikonte me konspiracion vizitėn e Selamit. Edhe tė sapolarguarit prej tij, po ashtu ishin dyshues. Nė praninė time atij i dha dorėn Dashamir Shehi dhe mė pas Neritan Ceka, duke bėrė kujdes qė tė shprehin njė farė dyshimi pėr praninė e tij. Por i shqetėsuari mė i madh ishte Azem Hajdari. Pėr shkak tė afėrsisė me mua, nuk bėri fare kujdes ta fshihte zemėrimin.

    -Po ke ardhė me e ngjallė atė kufomėn, e ke gabim, - i tha. - Ai do tė tė marrė me vete.

    I qetė dhe shumė i shqetėsuar nga keqkuptimet qė po shkaktonte vizita e tij, Eduardi i siguroi se as kishte ndėrmend qė ta shpėtonte Berishėn.

    - Ka mbushur Aleksandėr Meksi gjithė Tiranėn qė ke ardhur t’i zėsh vendin, - tha Azemi. - Unė s’e dua fare atė, por ky kufoma nuk duhet ndihmuar, se ti i shton jetėn.

    Selami buzėqeshi gjithė mirėkuptim pėr mllefin e Azemit. Ishte i vetmi qė kishte guxuar ta pėrcillte ditėn qė e zbuan nga partia. Ishte, si gjithmonė, mik i ēdo kundėrshtari tė Berishės nė PD dhe aleati i gjithkujt qė ai e shpallte armik.

    Korrik 1997

    Sali Berisha po sodiste humbjen mė tė madhe qė kishte njohur nė historinė e tij politike dhe nuk kishte asnjė fuqi ta ndalte thellimin e saj nė balotazh. Njerėzit e tij, qė ishin shfaqur si mė radikalėt, po ia mbathnin njė e nga njė. Agim Shehu nuk ishte parė tė nesėrmen e mitingut tė fundit. Ia kishte mbathur. Komandanti i Gardės, Xhahid Xhaferri, po ashtu ia kishte mbathur. Nė mesditėn e 1 korrikut, ministri i Brendshėm, Belul Ēelo, ishte shoqėruar deri nė Rinas nga truprojat e tij dhe ia kishte mbathur... Zėdhėnėsi i tij u pėrpoq ta minimizonte situatėn mė 2 korrik, kur tha se ministri kishte telefonuar dhe kishte thėnė se ka marrė dy ditė leje. Kishte premtuar, sipas tij, se do tė kthehej mė 3 korrik, nė mbrėmje. Nuk u kthye kurrė!

    Azem Hajdari mė thirri me urgjencė nė Rogner. Ishte i vetmi qė nuk ishte dorėzuar.

    - E marr unė balotazhin, - tha. - Thuaji “Marshallit” tė mė dekretojė ministėr tė Brendshėm, nė vend tė kėtij plehrės qė iku.

    -Nuk e bėn, - i thashė. - Pėr mė tepėr qė kam frikė se as nuk ia pranojnė.

    - Ai ta bėjė njė herė, mo burrė, se e di unė ē’bėj pastaj, - kėmbėnguli Azemi.

    I dhashė fjalėn se do t’ia pėrcillja dhe e bėra nė njėfarė mėnyre.

    Ndryshe nga ē’e mendova, Berisha e priti me tė qeshur.

    - Mos ki merak, se do t’ua nxij jetėn, - shpėrtheu pastaj. - Se po bėjnė shumė karshillėk... po mirė qė ma kujtove. Do t’u them: a do tė rrini mirė, apo ta dekretoj Azem Hajdarin ministėr?

    Nė fakt, deri kėtu shkoi pranimi i kandidaturės sė Azem Hajdarit. Ishte shansi i tij i fundit qė tė provonte qoftė edhe 15 ditė njė portofol ministri. Ishte njeriu qė kishte udhėhequr rrėzimin e komunizmit dhe kishte themeluar njė parti qė, pėr 8 vjet, e kishte persekutuar dhe pėrndjekur politikisht. Nė ditėt e fundit tė saj formalisht nė pushtet, sėrish nuk ia rezervuan. U dėshpėrua shumė. U ul nė lulishte dhe porositi disa birra me radhė. Filloi tė pėrdorė radiot qė i mbante me shumicė me vete. U mor vesh qė u dekretua formalisht ministėr Ali Kazazi. U ngjall menjėherė. Mori Aliun nė radio dhe i tha qė nė orėn 23.00 tė natės do tė takoheshin nė zyrėn e ministrit tė Brendshėm, se do ta prezantonte me strukturat. Nuk di ēfarė i tha tamam Ali Kazazi, por pas bisedės, Azemi u ngjall disi.

    - T’ua nxjerr frikėn, - tha, - tė shkoj aty t’ua tund njėherė dhėmbėt atyre pisave qė u dorėzuan kėshtu.

    Dhe iku vėrtet nė orėn 23.00 nė atė godinė ku ėndėrroi aq shumė qė tė hynte njė herė si ministėr, por qė hynte gjithmonė brenda dyerve tė saj me ndjesinė qė ishte shumė herė mė shumė se aq.
    Albania Uber Alles

  16. #16
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    E keqja jonė ėshtė se nuk jemi nė gjėndje, edhe nė kėtė rast tė analizojmė me ftohtėsinė e duhur karakterin e kėsaj figure. Ne akoma nuk analizojmė dot kohėn e Zogut dhe kėto janė mangėsirat e keqformimit dhe mosformimit e njė shkolle tė mirfilltė politiko-filozofike qė do hidhte themelet pėr njė kritikė inelektuale jo tifozerie mbi qoftė Azem Hajdarin qoftė lidera tė tjerė qė kanė vdekur.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    shoku mero i rucit te edvinit.. ka rast te tymose tani ne prag te revolucionit.

    ka kohe qe paguhet mire per kto dite.

  18. #18
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Cilin mero duhet besu, ate te 2005-ses e andej a meron e 2005-ses e kendej ?
    Njerzit qe rrotullohen shpesh, nuk jan te rehateshem.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  19. #19
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Mosha
    34
    Postime
    2,800
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ximi_abedini : 13-09-2010 mė 12:47

  20. #20
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Reshat Kripa: Martirėt e demokracisė
    E Marte, 14-09-2010, 10:00pm (GMT+1)


    Martirėt e demokracisė


    Nga Reshat Kripa


    Ata ranė dymbėdhjetė vjet mė parė. Ranė ashtu si bien burrat, me kokat lart dhe besim nė idealet e tyre. Ata i vrau dora e zezė e krimit, dora e pasardhėsve tė atyre qė kishin vrarė dhe burgosur prindėrit e tyre, dora e ish sigurimit tė shtetit e rivendosur pėrsėri nė pushtet, ndonse me emėr tjetėr, atė tė partisė socialiste, tė asaj partie qė gatoi tmerret e vitit 1997 dhe uzurpoi pushtetin, duke pėrmbysur me forcė fitoret demokratike tė arritura deri atėhere nė vendin tonė.
    Tre ditė tmerri dhe terrori. Tre ditė tė zeza pėr popullin shqiptar qė, pėr fat tė keq, akoma nuk janė zbardhur, megjithse kanė kaluar dymbėdhjetė vjet. Tre ditė prove pėr drejtėsinė shqiptare pėr tė treguar efikasitetin e saj.
    12 shtator 1998. Pabesia vret “Heroin e Demokracisė“, tė paharruarin Azem Hajdari, simbolin e lėvizjes studentore tė vitit 1990. Ishte vrasja e shekullit. Partia Demokratike i demaskoi menjėherė vrasėsit, por organet qeveritare e bėnė veshin e shurdhėr, se ishin vetė ata qė e kishin pėrgatitur kėtė komplot.
    Nė kėto ditė ne e shohim pėrsėri atė si para dymbėdhjetė viteve. E shohim madhėshtor nė krye tė studentėve tė Tiranės, pėr tė rrėzuar sistemin e urryer qė sundoi pėr gati njė gjysėm shekulli nė vendin tonė,. E shohim nė krye tė Partisė Demokratike, si kryetarin e parė tė saj. E shohim nė rrjedhėn e atyre ngjarjeve tė paharruara tė viteve 1991-1997, si njė pishtar qė ndriēonte pėr tė ndritur rrugėn e demokracisė. Por me njė madhėshti mė tė madhe do ta shohim pas ngjarjeve tragjike tė atij viti tė zymtė 1997. Do ta shohim madhėshtor tė endet nga njė qytet nė tjetrin pėr t’i treguar njerėzve se Partia Demokratike vazhdonte tė jetonte dhe tė luftonte pėr rivendosjen e demokracisė sė pėrdhunuar. Njė gjė e tillė nuk kishte se si tė mos binte nė sy tė kriminelėve tė kuq qė i ngritėn disa kurthe dhe prita. Tė gjithė kujtojmė ngjarjet e Tropojės, Milotit dhe sidomos atė tė parlamentit, ku plumbat e njė vegle qorre tė sigurimit e plagosėn rėndė. Tė gjithė kemi parasysh figurėn e tij heroike nė parlamentin shqiptar, pas daljes nga spitali, me duart e kryqėzuara lart ku, pa iu dridhur qerpiku, u ēirrte maskėn mafiozėve, autorėve kryesorė tė masakrės sė vitit 1997. Ndaj e vranė. E vranė pabesisht ashtu siē ishin mėsuar prej kohėsh, ashtu siē kishin vrarė prej kohėsh.
    Sė bashku me Azemin vritet edhe besniku i tij, Besim Ēera. Besimi ra pėr tė mbrojtur mikun e tij Azemin. Ranė qė tė dy njeri pranė tjetrit, tė lidhur pazgjidhmėrisht edhe nė vdekje. Familjes Ēera, njė familje fisnike nga Dibra, nuk i kishin mjaftuar pėrndjekjet e tė atit, malėsorit tė urtė dhe tė ndershėm Xhemal Ēera, Nuk i kishin mjaftuar kaq vite vuajtje tė pashembullta nėn rregjimin diktatorial ku, megjithė varfėrinė e tejskajshme, asnjė herė nuk e ulėn kokėn, por qėndruan gjithmonė ashtu siē i ka hije njė malėsori dhe familje krenare. Ajo duhej goditur atje ku i dhimbte mė tepėr. Dhe ky ishte Besimi i mirė, i urtė dhe besnik deri nė vdekje. Kjo ishte tradita e trashėguar nga prindėrit dhe krahina e tij e nderuar. Dhe ai dijti t’i ruajė ato me nder. Ai u vra se i pėrkiste njė familje tradicionalisht tė lidhur me Mbretin Zog dhe Partine Lėvizja e Legalitetit dhe kjo parti, sė bashku me atė tė Ballit Kombėtar, ishin dy forcat lėvizėse qė kėrkonin ta ēonin Shqipėrinė drejt Europės, qėllim qė mundi tė realizohej vetėm pas vitit 1990. Sė bashku me ta plagoset rėndė edhe Zenel Neza. Kujdesja e mjekve dhe mrekullia hyjnore, mundėn ta kthejnė pėrsėri nė jetė.
    13 shtator 1998. Tirana zjente. Revolta popullore pėr vrasjen mizore shfaqej nėpėrmjet manifestimit paqėsor tė popullit tė Tiranės, nėpėr rrugėt e kryeqytetit. Me kėtė manifestim ata donin qė t’i jepej fund njėherė e mirė vrasjeve barbare qė kishin filluar nė vendin tonė, nėn ombrellėn qeveritare. Manifestuesit as nuk dogjėn dhe as nuk vranė, as hapėn depot e armatimit dhe as rrėmbyen armėt, siē kishin vepruar komunistėt njė vit mė parė. Megjithatė u vranė. U vranė se ishin demokratė. U vranė se ishin tė pėrndjekur politik nga diktatura. Nė kėtė manifestim paqėsor, krahas dhjetra tė plagosurve, qėllohet pėr vdekje nacionalisti i shquar Skėnder Kalenja, biri i ballistit tė njohur Rakip Kalenjės, oficer madhor qė kish mbaruar studimet e larta nė Torino tė Italisė, vrarė edhe ky nga forcat komuniste nė ditėt e zeza tė nėntorit tė vitit 1944. Vrasja e Skėnderit u krye me snajper nga godina e kryeministrisė. Ishte njė vrasje e paramenduar. Pasi kishin vrarė disa nga krerėt e asaj organizate atdhetare, qė pėr parrullė kishin: “Puna jonė nė robėri ėshtė lufta. Lufta jonė nė liri ėshtė puna”, filluan tė vrasin edhe bijtė e tyre. I vetmi dėshmitar i saj ishte demokrati Adem Shehu, qė e priti nė krahėt e tij dhe e ndihmoi pėr ta ēuar sa mė parė nė spital, ku ndėrroi jetė.
    14 shtator 1998. Zhvillohej ceremonia e varrimit tė martirėve. Pas mbarimit tė mitingut tė pėrmortshėm, turma drejtohet me arkivolėt drejt kryeministrisė, shkaktares sė kėsaj masakre. Pėrsėri krisma, pėrsėri tė vrarė dhe tė plagosur. Nė rrugė kundėr popullsisė ēfaqen edhe tanket. Popullsisė nuk i mbetet tjetėr veēse tė ngrihet nė revoltė. Por thirrja e burrave tė urtė tė kombit, qė nuk donin mė tė derdhej gjak, qė donin qė gjithēka tė zgjidhej me ndihmėn e arsyes, e qetėsuan turmėn e irrituar.
    Mbrėmja e asaj dite. Ora 20.oo. Adem Shehu, i kėputur nga lodhja po kthehej nė shtėpi. Por gjaksorėt nuk mund tė harronin qė ai ishte dėshmitari i vetėm qė kishte parė kush e kishte vrarė Skėnder Kalenjėn. Jo mė shumė se dhjetė metra larg Ministrisė sė Rendit, tre plumba kriminelėsh e qėlluan. Ai u rrėzua pėr tokė. Ishte vetėm. Askush nuk guxoi t’i afrohej. Ndoshta e lanė ashtu qėllimisht pėr gati njėzet minuta. Pastaj e shpunė nė spital ku ndėrroi jetė. Nė proces-verbalin e mbajtur me kėtė rast shkruhej:


    I paidentifikuar. (i biri i Zenel Shehut).


    Mė poshtė vijojnė firmat e mbajtėsve tė proces-verbalit. Ajo qė tė bie nė sy menjėherė ėshtė se, kur personi ishte i paidentifikuar, kush ua kishte treguar hartuesve emrin e Zenel Shehut, qė ishte babaj i Ademit, i vrarė po nga komunistėt nė vitin 1948? Gjakpirėsit siē duket nuk ishin ngopur me gjakun e tė atit, por kėrkonin edhe atė tė tė birit.
    Njė farsė ishte edhe njoftimi i dhėnė nga televizioni publik shqiptar, qė u pasua nga televisione dhe gazeta tė tjera tė majta si televisioni “Arbėria”, apo gazeta “Shekulli” dhe revista “Klan”. Nė kėto njoftime thuhej:


    Mbrėmė rreth orės 20.oo, gjatė kthimit tė Ministrit tė Brendshėm Perikli Teta, nga televizioni publik nė Ministri, u parandalua njė atentat ndaj tij dhe gjatė kryqėzimit tė armėve ka mbetur i vrarė atentatori nga breshėritė e plumbave tė shoqėruesve tė Ministrit.


    Njė alibi fallso e denjė pėr njė shtet kriminal.
    Nė morg me Adem Shehun, ishte dhe njė kufomė tjetėr. Ajo mundi tė identifikohej vetėm pas dy ditėsh nga e motra. Ishte Isuf Uka nga Macukulli, i biri i Ali Ukės, njė i pėrndjekur politikė nga rregjimi i Enver Hoxhės. Kishte ardhur nė Tiranė pėr tė shpėrndarė ftesat e dasmės qė do tė zhvillohej pas njė jave. Por nuk mund tė mos merrte pjesė nė varrimin e martirėve. Dhe u vra. Nė Macukull kėngėt e dasmės u pėrzjenė me vajin e vdekjes.
    Kėshtu ranė martirėt e atyre ditėve tė tmerrshme. Ata ndoqėn vazhdėn e atyre qė kishin rėnė mė parė, por qė do tė binin edhe mė vonė. Vazhdėn e Bujar Kaloshit, Lekė Ēokut, Besnik Hidrit, Besim Manolit, Gėzim Shabanit, Gjergj Mehmetit, Viron Rapajt, Valter Harizit, Kujtim Frangut, Bashkim Shkurtit, Fredi Shehut, Syl Lushajt dhe sa e sa tė tjerėve. Qė tė gjithė demokratė tė vendosur dhe pjesa mė e madhe e tyre tė pėrndjekur politik. Ata ranė pėr t’u pėrjetėsuar nė kėngėt dhe historinė e kėtij kombi. Ata do tė mbeten gjithmonė tė pavdekshėm nė kujtesėn tonė. Por kjo nuk mjafton. Gjaku i tyre sot kėrkon drejtėsi. Vrasėsit dhe urdhėruesit sot enden tė lirė rrugėve tė vendit apo botės. Disa prej tyre mund tė jenė nė organet legjislative apo tė drejtėsisė. Ka ardhur koha e vėnies nė vend tė drejtėsisė sė vėrtetė. Deri mė sot pėr asnjerin nga martirėt e mėsipėrm nuk ėshtė zbuluar dora vrastare. Dhe ne na duket sikur nga thellėsitė e varreve ku prehen dėgjojmė thirrjen e tyre:


    Duam drejtėsi!


    Ky ėshtė amaneti i tyre qė ne kėrkojmė tė realizohet.
    I them kėto sepse shpesh herė nė kėto vite tranzicioni jemi ndeshur nė fenomene aspak normale qė na kanė lėnė shije tė keqe, pėr tė mos thėnė se na kanė fyer rėndė. Nuk ka si tė mos e ndjejmė veten tė fyer kur njė president i djathtė dekoron martirin Havzi Nelaj dhe presidentė tė tjerė po tė djathtė, dekorojnė vrasėsit e tij Fehmi Avdiu dhe Fatmira Laskaj, kur njė president i djathtė dekoron intelektualėt e njohur Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho, ndėrsa njė tjetėr po i djathtė vrasėsin, e tyre Skėnder Breca, kur njė president i djathtė dekoron martirėt e Qafės sė Barit, dhe njė tjetėr, gjithashtu i djathtė, vrasėsin e tyre Njazi Jaho. Kjo do tė thotė tė fusėsh nė njė vath si ujkun edhe delen. Nuk mund tė mos e ndjejmė veten tė fyer kur drejtohemi nė ndonjė organ shtetėror legjislativ apo gjyqėsor dhe para gjejmė ish hetuesin e periudhės diktatoriale dhe ne jemi tė detyruar tė kėrkojmė drejtėsi, pikėrisht pėrpara atij qė na i mohoi atė nė mėnyrėn mė vulgare vite mė parė. Tė tilla anomalira mund tė ndodhin vetėm nė njė vend si Shqipėria. Tė gjitha kėto na bėjnė tė besojmė se vendi ynė ndodhet nė njė gjendje tė atillė si ajo e librit tė Lewis Carollit, qė e kam lexuar nė fėmininė time, ku personazhet nuk ishin gjė tjetėr veēse figurinat e letrave tė bixhozit. Duke paralelizuar me titullin e asaj vepre mė duket sikur “Shqipėria ndodhet nė botėn e ēudirave”.
    Njė fushatė e shfrenuar ka shpėrthyer nė median e majtė pėr tė hymnizuar figurat qėndrore tė diktaturės. Nuk ka ditė qė tė mos lexojmė apo shikojmė tė flitet pėr shkaktarėt kryesorė tė katastrofės sė shekullit tė njėzetė duke u munduar t’i veshin ata me petkun e demokratit, sikur nė vendin tonė nuk paska ekzistuar diktaturė. Nė Germani, pėr gati tridhjetė vjet pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, nuk studiohej fare historia e nazizmit dhe liderėt e saj. Kjo bėhej qė nga ndėrgjegja e popullit gjerman tė zhdukej ajo njollė e zezė qė e shpuri nė buzė tė greminės.
    Pėrse tė mos bėhet njė gjė e tillė edhe nė vendin tonė? Le tė japim dy shembuj. Para dy vjetėsh njė television transmetonte njė intervistė me ish kriminelin komunist Isuf Mullai. Disa ditė mė vonė njė television tjetėr kishte thirrur kriminelin Mark Dodani.Tė dy e kanė ndėrgjegjen e tyre tė mbushur me gjak shqiptarėsh atdhetarė tė pafajshėm. A keni dėgjuar ndonjė televizion gjerman tė marrė nė intervistė ndonjė kriminel lufte? Njė gjė e tillė ndodh vetėm nė Shqipėri. Do tė doja t’u thoja drejtuesve tė kėtyre televizioneve se paret e fituara me emisione tė tilla jo tė moralshme, janė helm pėr ndėrgjegjen e tyre.
    Tė gjitha kėto i them me qėllimin e mirė qė gjithēka tė ndreqet dhe tė mos kalojmė nga gabimi nė gabim dhe nga faji nė faj. Shqipėria ka nevojė pėr njė kambanė alarmi
    Pas vdekjes sė Krishtit, Shėn Pjetri shkoi nė Romė pėr tė pėrhapur doktrinėn e krishterė. Rreth vetes filluan tė mblidhen gjithmonė e mė shumė njė numėr besimtarėsh. Kjo ra nė sy tė autoriteteve tė cilėt filluan raprezaljet. Nėn kėtė presion, Shėn Pjetri, nė njė moment, u thye dhe u largua nga Roma. Por rrugės i shfaqet Krishti qė i thotė shprehjen e famshme “Quo Vadis?”. (Ku shkon?) Dhe Shėn Pjetri u kthye dhe u sakrifikua pėr Romėn.
    Mendoj se edhe ne sot duhet tė thėrrasim me tė madhe “Quo Vadis Shqipėri?” Shkėputu pėrgjithmonė nga kthetrat e komunizmit. Hidhe poshtė tė keqen qė ke brenda vetes dhe jeto me pjesėn tjetėr mė tė mirė. Le tė hapen dosjet e kriminelėve dhe shkaktarėve tė periudhės diktatoriale dhe tė flaken jashtė aparatit shtetėror. Sot jetojmė nė demokraci dhe ekonomi tregu. Le tė merren me ēfarė tė duan, por vetėm shtetin duhet ta lenė tė pastėr. Le tė hapen edhe dosjet tona. Ne nuk kemi frikė nga e vėrteta. Le tė mos vazhdojmė tė helmojmė fėmijtė tanė me njė histori tė falsifikuar qė u shkatėron ndėrgjegjen. Le tė zbatohen tė gjitha pikat e rezolutės sė parlamentit tė Kėshillit tė Europės dhe parlamentit shqiptar dhe do tė shikoni se Shqipėria do tė futet me tė vėrtetė nė rrugėn e demokracisė, do tė futet nė gjirin e kombeve perėndimore.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •