Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Ilia Dilo Sheperi

    Njė zė atje ku nuk kishte mė zė



    Nga Reshat Kripa





    Natė vonė e shtatorit 1996 nė Tiranė. Pas njė takimi qė kisha me disa miq, po kthehesha nė shtėpinė e motrės, ku flija zakonisht ditėt qė qėndroja nė kryeqytet. Rastėsisht takova mikun tim, Eden Babani, kryeredaktor i gazetės “Liria A”.

    - Mirė unė, po ti ku ishe kaq vonė? – e pyeta

    - Isha nė shtypshkronjė, - u pėrgjigj. – Nesėr del numri i ri i gazetės. Blije se ka njė artikull shumė interesant pėr njė familje nacionaliste tė dėgjuar.

    Tė nesėrmen, sapo dola, bleva gazetėn dhe fillova tė kėrkoj artikullin nė fjalė. E gjeta tė shkruar nė faqen e tretė tė saj tė shoqėruar me fotografinė e njė burri tė pashėm qė duke buzėqeshur dukej sikur thoshte aforizmėn e mėposhtme:

    Kultivoni besimin dhe dashurinė pėr njėri-tjetrin, jo me “peqe” dhe “lepe”, po me arsyetime tė logjikshme dhe tė matura. Nuk ka rregulla qė caktojnė tė drejtat dhe detyrat e njė njeriu nė gjirin e familjes dhe tė shoqėrisė, pėrveē rregullave tė arsyetimit.

    (Etien Dilo, “Njė botė qė lind e nuk lind dot”, faqe 215)

    Fillova ta lexoj. Ishte njė shkrim i mrekullueshėm i shkruar me njė stil dhe gjuhė tė sigurtė, nga njė njeri i letrave, Etien Dilo. Kryesisht bėnte fjalė pėr njė figurė tė shquar tė fisit tė madh nacionalist tė Dilenjve tė Sheperit tė Zagorisė, Jani Dilos. Kisha dėgjuar pėr kėtė fis patriotik, pėr burrat e shquar qė kishin dhėnė njė kontribut shumė tė ēmuar nė rrugėn e gjatė tė lirisė dhe demokracisė. Ai shkrim sepse mė ngeli nė mendje.

    Kisha dėgjuar edhe pėr Sheperin, fshatin e Ēajupit tė madh. Por mė tepėr mė ka ngelur nė mendje njė skenė e fėminisė time. Ishte viti 50-tė. Sapo isha kthyer nga shkolla. Im atė qėndronte mjaft i mėrzitur. Pyeta nėnėn. Ajo mė tha se kishte vdekur njė mik i shquar i tij. Im atė mė dėgjoi dhe tha:

    - Dėgjo mor bir, sot pushoi sė rrahuri zemra e njė njeriu qė jetėn e tij ia kushtoi atdheut, por qė njerėzit e braktisėn dhe e lanė tė vdiste nė mjerim. Pėr tė nuk kumboi asnjė kambanė, njėsoj si pėr Papa Kristo Negovanin dikur.

    Ishte fjala pėr sheperiotin e madh Aristidh Ruci. Anėtar i klubit “Labėria”. Anėtar i komisionit tė organizimit tė Kuvendit tė Drashovicės nė pėrkrahje tė memorandumit tė Gėrēės. Pjesėtar nė shpalljen e pavarėsisė kombėtare. Anėtar i organizimit tė demostratės kunder pushtuesve italianė mė 28 nėntor 1919 Anėtar i federatės “Vatra” dhe shoqėrisė “Bashkimi” nė vitet 1920-1924. Internohet nga fashistėt nė itali. Anėtar i Organizatės sė Ballit Kombėtar. I dėnuar politik nė kohėn e rregjimit komunist.

    Vitet kaluan. Tashmė nuk ishte mė koha kur nė vendin tonė ekzistonin vetėm pak shtypshkronja apo shtėpi botuese, si nė periudhėn e mėsipėrme. Tashmė jetojmė nė botėn e internetit, ku njeriu mund tė lidhet nė ēdo kohė me miq qė jetojnė larg. Kėshtu mė ndodhi edhe mua. Mė pėlqen tė shkruaj. Kėto shkrime i dėrgoj edhe nė mediat elektronike nė internet. Shpesh herė mė vijnė mesazhe tė atyre qė i lexojnė. Me anėn e tyre zura miqėsi me disa persona qė ende nuk i kam takuar. Midis tyre me Ksenofon dhe Eduard Dilon nė Shtetet e Bshkuara tė Amerikės dhe Ylli Dilon nė Greqi.

    Kėshtu, njė ditė, ndėrsa punoja nė zyrėn e shoqatės tonė, vjen njė zonjė e nderuar. - Me falni, - tha. - Jam Antigoni Dilo, kushėrira e miqve tė tu tė internetit. Kam

    ardhur t’ju dhuroj kėto dy libra qė ju a dėrgon Ksenofoni.

    I mora. Lexoj autorin:

    ETIEN DILO

    Titujt:

    NĖ UDHĖTIM...

    Personalitete tė padiskutueshme kur luhej fati i kombit.

    Dhe

    NĖ NJĖ BOTĖ QĖ LIND E NUK LIND DOT

    Njė zė atje ku nuk kishte mė zė.

    Dy tituj intrigues. Vėshtroj kopertinėn e fundit. Njė jetėshkrim i shkurtėr:

    Limdi mė 19 shtator 1938 nė Sheper tė Zagorisė. Shkollėn e mesme e kreu nė gjimnazin “Asim Zeneli”, dega pedagogjike, nė Gjirokastėr (1951-1955). Studimet e larta nė UT, Fakulteti Gjuhė-Letėrsi (1960-1964). Ka shėrbyer si mėsues nė rrethin e Fierit dhe gjimnazin e Ballshit. Pas vendosjes sė pluralizmit politkė iu dha titulli “Mėsues i merituar”. Libra dhe artikuj:

    Bija e Sheperit, njė emėr qė rron mes nesh (monografi)

    Ilia Dilo Sheperi, asht nga asht i mėmėdheut

    Nė njė botė qė lind e nuk lind dot.

    Nė udhėtim... personalitete tė padiskutueshme.

    Ka ribotuar “Gramatikėn” e Ilia Dilo Sheperit, me shtojcat dhe shėnimet e nevojshme.

    Ka lėnė nė dorėshkrim dy libra tė tjerė.

    U nda nga jeta aksidentalisht mė 6 korrik 2008.

    U trondita sė tepėrmi. Si ka mundėsi qė Zoti tė marrė pranė vetes njerės tė tillė? U ula dhe fillova tė lexoj. Njė galeri e tėrė personazhesh, njėri mė i madh se tjetri. Njė plejadė e tėrė e vėnė nė shėrbim tė atdheut. Njė familje e tėrė e lidhur ngushtė me fatet e kombit. Historia e tyre fillon herėt, atėherė kur vendi ishte ende nėn sundimin otoman, vazhdon me shpalljen e pavarėsisė dhe Luftėn e Dytė Botėrore, Luftėn e Vlorės, Republikėn dhe Mbretėrinė shqiptare, okupimin e Shqipėrisė, vendosjen e rregjimit totalitar komunist dhe periudhėn e tranzicionit demokratik.

    Meditimet mė sillen rrotull nė ndėrgjegjen time.

    I pari i tyre: Ilia Dilo Sheperi. Qė nė moshė tė re i lidhur me lėvizjen pėr liri dhe pavarėsi. Nė kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore internohet nga pushtuesit italianė nė Itali. Pas njė viti mundi tė kthehet nė Durrės, por autoritetet nuk e lejojnė tė zbresė. Dėrgohet pėrsėri nė Itali. Mė 1917 hap tė parėn shkollė shqipe nė Sheper. Ja ēfarė thotė me kėtė rast Ilia Dilo Sheperi:

    Shkolla ėshtė themeli i kombėsisė dhe pėrparimit. Kush kurseu mundimet dhe shpenzimet pėr kėtė gjė, nuk pėrparoi dot nė ēėshtjen shqiptare.

    Nė vitin 1927 botoi nė Vlorė “Gramatikėn”, njė libėr me shumė vlera pėr shkollat
    e atėhershme. Del nė pension nė vitin 1934 por nuk rresht sė punuari pėr Shqipėrinė. Kundėrshton pushtimin e vendit nga okupatorėt fashistė dhe nazistė por kundėrshton gjithashtu edhe hapjen e vėllavrasjes nga komunistėt. Lidhet me misionet angleze te kryesura nga majori Tilman, majori Bill Maklin dhe nėnkoloneli Lik tė cilėve iu bėnė tė qartė qėndrimin e vėrtetė antishqiptar tė komunistėve. I mbylli sytė mė 14 tetor 1945. Vaji i grave sheperiote ushtoi nė ato brigje:

    U shkėput mali me borė

    U nda ergjėnda kurorė

    O baba, baba me famė

    Ike dhe u ktheve krahnė

    Ike, vendi mbeti shkretė

    Mė Illi nuk do tė ketė

    O Illi, Illi i mirė

    Shami loti pėr fakirė

    Kur flisje pėr Shqipėrinė

    Ndrtte vendi vetėtimė.




    Por komunistėt nuk mund tė pajtoheshin me kėto merita tė tij. Me urdhėr tė partisė i zhvarrosėn eshtrat e tij dhe i hodhėn diku tjetėr. Njė akt me tė vėrtetė barbar.
    Ilia Dilo Sheperi la shtatė djem dhe tri vajza tė cilėt patėn fatin e keq tė hiqnin gjithė tė zezat e rregjimit totalitar komunist.

    Djali i Ilias, Mihal Dilo, zooteknik, shok pune me Bilal Golemin. Akuzohet dhe
    demaskohet gjoja pėr sabotim nė fushėn e blegtorisė. I bėhet presion pėr tė bashkėpunuar me sigurimin e shtetit. Karakteri i tij nuk mund ta pranonte njė gjė tė tillė. I biri, Foni, kishte mundur tė hynte nė estradėn e Gjirokastrės por, njė mbrėmje ndėrsa jepte shfaqje, vė re se autoret kishin veshur kostumet e gjyshes sė tij tė sekuestruara mė parė. Nuk mundi tė duronte. U largua nė formė proteste.

    Por gjėma mė e madhe do tė binte kur sapo kishte filluar tė ēelte drita e demokracisė. Ishte 25 janari i vitit 1991. Njė grup banditėsh, tė shtyrė nga mjeshtrit e krimit tė tėrbuar nga humbja e pushtetit, masakrojnė barbarisht nė pragun e portės sė shtėpisė gruan e Mihalit, tė ndjerėn zonjėn e nderuar Kaliopi Dilo. Njė krim i neveritshėm. Kriminelėt pushtetin qė e kishin fituar me gjak po e linin po ashtu me gjak. Ironia mė e madhe e kėtij krimi makabėr ėshtė se mbeti, si dhe shumė tė tjerė, pa ndėshkuar, me gjithė vendosjen e sistemit demokratik. Dhe ish i burgosuri politikė, poeti Pirro Kuqi, i kushtoi kėsaj ngjarje tragjike poezinė e mėposhtme:


    ATA, tė hatashmit

    Dolėn nga nata

    Si ujqėr nga njė shpellė

    Tė errėt si shtėrngata

    Nė shpirtin djallin thellė

    Ata i masakruan

    O,SYTĖ E TU TĖ KTHJELLĖ!




    Dhe na u tkurr mėnxyra

    Sikur na shqeu brinjėn

    Dhe na u tkurr fytyra

    Dhe flokėt na u thinjėn

    Ata qė pesėdhjetė vjet

    ME KRIME NUK U NGINJĖN.




    Po vrasėsit ku janė?

    Askush nuk na pėrgjigjet

    0, kjo kasaphanė

    Si njė rrufe mbi brigjet

    Kur pyesim pėr krimin

    NA MBYLLEN GJITHĖ SHTIGJET




    Ata dolėn nga nata

    Si ujqėr nga njė strofull

    Mbi neve ra shtėrngata

    Ata ende vinė rrotull

    VAMPIRĖ NĖPĖR POPULL.




    Djali tjetėr Qirjako Dilo. Nė moshėn 16 vjeēare hapi tė parėn shkollė shqipe nė Nivan tė Zagorisė. Vazhdoi studimet e larta per hipotekat nė Bari tė Italisė. Refuzoi me pėrbuzje detyrėn e Ministrit tė Financave nė kohėn e pushtimit fashist. Autor i disa studimeve pėr figurat e shquara nacionaliste si Mihal dhe Petro Harito, Aristidh Ruci, Jorgji Ēako, Ilia Dilo Sheperi e tė tjerė. Patjetėr nuk mund tė pajtohej me politikėn vėllavrasėse qė ndiqnin komunistėt. Pėr kėtė sigurimi i ngriti kurthin e ngjashėm me atė kundėr klerit katolik nė Shkodėr. Nė strehėn e kolibės i futėn fshehurazi disa pushkė e fishekė dhe pėr kėtė e arrestuan dhe dėnuan.

    Nė ēastin e vdekjes i tha tė shoqes:

    - Nė oborr, moj qyqe, aty varrin!

    E pėrcollėn pėr nė Sheper, duke e mbajtur mbi supe vetėm njė pakicė burrash, ata mė tė afėrmit. Shqipėria jetonte periudhėn e pėrēarjes sė madhe.

    Margariti, nxėnės i shkollės teknike tė Fulcit. I arrestuar gjoja pėr spiunazh nė favor tė anglo-amerikanėve dhe grekėve. Sheperi, njė fshat tėrėsisht shqiptar, qė gjithmonė ka nxjerrė burra nė shėrbim tė atdheut, a mund tė kishte nxjerrė njė antishqiptar? Nė asnjė mėnyrė. Por djallėzia komuniste ishte nė gjendje tė shpikte gjithēka. Kėshtu vazhduan torturat e tmerrshme. Dhe ja ku na del para syve i vėllaj, Mihali qė, duke dėgjuar rėnkimet e tij nga torturat futet brenda forcėrisht dhe thėrret:

    - Doni ta vrisni? Vriteni, askush nuk ju pengon dot, po ē’ėshtė kjo vdekje me lemeri!

    Duke e parė veten ngushtė, Margariti, detyrohet tė pijė DDT pėr tė shpėtuar nga

    torturat. Pasi kryen dy vjet burg, pėr arsye shėndetėsore lirohet. Kthehet nė familje i dėrmuar. Nuk shkon gjatė dhe mbyll sytė. Mbi varrin e tij ishin shkruar kėto fjalė, me gjithė kundėrshtimin e fanatikėve komunistė:

    Besimi i vėrtetė imi nuk ėshtė tė rroj dhe tė lė tjetrin tė rrojė, por tė rroj dhe tė ndihmojė tjetrin tė rrojė.

    Jani Dilo. Ja si e fillon shkrimin e saj gazeta “Liria” nė nėtorin e vitit 1996:
    Jani Dilo, hyri e mbeti nė rradhėn e rilindasve me tė njėjtin ideal, “Pėr shqiptarė
    tė lirė nė njė Shqipėri tė lirė”, njė nga bijtė e popullit tonė qė luftoi kumdėr pushtuesve dhe pėr shpėtimin e Shqipėrisė nga komunizmi, pati ideal, ashtu si tė gjithė demokratėt e vėrtetė, njė Shqipėri tė begatė, tė tė gjithė shqiptarėve, pa dallime krahine. feje, ideje, klase, njė para ligjit.

    Ndėrsa Etien Diloja vazhdon:

    Ishte nė Shqipėri kur duhej tė ishte, iku, kur duhej tė ikte, jo pėr tė shpėtuar lėkurėn, se asgjė nuk kishin bėrė veē luftės pėr Shqipėri, jo pėr tė mbrojtur pronat e ēifligjet, por pėr tė luftuar pėr shpėtimin e vatanit, tė ēeleshin shtigjet e demokracisė e tė merrte rrugėn e zgjidhjes ēėshtja kombėtare.

    Jani Dilo lindi nė vitin 1911. Pas mbarimit tė shkollės fillore vazhdon liceun e Gjirokastrės dhe atė tė Korēės. Mė pas e shohim nė Romė si student nė Akademinė Ushtarake tė cilėn e mbaron me sukses. Gjatė luftės e shohim tė rreshtuar nė rradhėt e Ballit Kombėtar. Shokėt e quanin “Strateg tė luftės sė Ballit”. Rastėsisht takon ish pedagogun e tij tė akademisė, tani gjeneral i ushtrive pushtuese. Ai kerkon ta pėrqafojė, ndėrsa Jani i pėrgjigjet:

    -Tė desha e tė respektova si pedagog, por jo si gjeneral i njė ushtrie pushtuese. Njė i madh nuk duhet tė merret me njė foshnje.

    Kjo gjė i shkaktoi internim nė Itali. Pas kthimit nė atdhe vazhdon luftėn pėrkrah Ballit Kombėtar. Nė nėntorin e vitit 1944 detyrohet tė marrė rrugėn e emigrimit. Fillimisht nė Itali ku, nė vitin 1947 fiton titullin ”Doktor i sė Drejtės Ndėrkombėtare” me temėn “Problemi i Shtetit”. Nė vitin 1950 vendoset nė SHBA. Nė tetor 1956 pėrfaqėsia e Ballit Kombėtar tė Amerikės e dėrgon si pėrfaqėsues tė saj nė Kongresin e Internacionales Agrare nė Paris. I mbylli sytė mė 14 janar 1984.

    Ishte studiues dhe kritik letrar. Ndėr veprat e tij pėrmenden studimet pėr Migjenin, pėr problemet gjuhėsore, pėr tiparet e Skėnderbeut, mbajtur nė 100 vjetorin e vdekjes sė heroit. Ka shkruar “Tė njohim martirėt tanė”, portrete tė bashkudhėtarėve Zef Pali, Nexhat Peshkėpia, At Gjergj Fishta. “Si lindi dhe u rrit komunizmi nė Shqipėri”, “Lufta civile nė Shqipėri”, si dhe shkrimet nė anglisht: “How the Communists Took Over in Albania”, “Russia’s Dream of Conquest Doomed to Failure”, “Titoism on the March” , “International Peasant Union, 1954, 1955, 1956, 1962”

    Ky ishte Jani Dilua pėr tė cilin bėri artikullin nė gazetėn “Liria A” Etieni, artikulli qė pėrmenda nė fillim tė kėtij shkrimi. Por njė gjė e tillė nuk tingėlloi mirė nė veshėt e vampirėve qė endeshin tė lirė nėpėr rrugėt e qyteteve tona. Njėri prej tyre, njė nga ata qė nė tė kaluarėn e shkonin jetėn duke shkruar letra anonime dhe qė nuk kishte kurajon tė shfaqte emrin e tij, por tė pėrdorte pseudonimin Jorgji Dėllėnja. Fatziu, qw duket se i kishte humbur emri gjatė rrugės sė tij nėpėrmes plehrave, botoi njė replikė nė paēavuren komuniste “Kushtrim brezash”. Mendonte qyqari se vazhdonte ende koha e satrapėve. Harroi qė ajo kohė kishte perėnduar pėr tė mos u kthyer mė kurrė.

    Orest Dilo. Si gjithė vėllezėrit e tjerė nuk mund tė pajtohej me pushtimin fashist.

    Pėr kėtė burgoset nė Torino, ku kishte shkuar pėr studime. Kur kthehet nė Shqipėri i futet rrugės sė tregėtisė. Ėshtė njė tip i nxituar. Pėr kėtė i heq vrejtjen i vėllai, Jani Dilo dhe kjo i bėhet mėsim. Nė vitin 1944 emigron nė SHBA, disa muaj para tė vėllajt. Mbaron universitetin pėr mjekėsi, fakulteti pediatri. Vendoset nė Easton ku dhe martohet me Vasilia Milides, e bija e zotit dhe zonjės Harry Milides.

    Koēo Dilo, mė i vogli i djemve tė Dilojve. Jetonte nė fshat. E ardhura e vetme ishte mbledhja e bimėve medicinale nė mal. Arrestohet i akuzuar pėr ”tradhėti tė lartė ndaj atdheut”, gjoja se paskėsh patur nė mendje tė arratisej, gjė qė as e kishte shkuar kurrė ndėr mend. Dėnohet me 10 vjet burg.

    - Mbahu, ka dhe Zot! – i thotė i vėllai, Qirjakua, kur u takuan pas dėnimit.

    Filluan sekuestrimet e tjera, deri edhe te rrobat e motrave. Rrėmbyen edhe bibliotekėn e pasur tė Ilia Dilo Sheperit. Burgun e bėri nė Spaēin e tmerrshėm. Hėngri njė grusht duhan pėr t’i dhėnė fund jetės. Sėmuret nga kanseri, zemra. Shtrohet nė spitalin e Tiranės. Sot nuk jeton mė.

    Nėpėr kalvarin e pėrndjekjes kaloi edhe vėllai tjetėr Themua si dhe tri motrat. Viktoria, bija dhe vazhduesja e denjė e tė atit, mėsuesja e pėrkushtuar duhej tė endej fshatrave tė Fierit si shumė shoqe tė saj tė pėrndjekura nė gjithė Shqipėrinė. Mė 6 tetor 1982 pushon sė rrahuri papritmas zemra e saj e madhe. Nga Fieri e pėrcollėn, me lot ndėr sy, pothuajse tė gjithė banorėt e lagjes dhe ish nxėnėsit e saj, mirpo nė Sheper ishin vetėm familjarėt. Organizata e partisė nuk i lejoi bashkėfshatarėt tė pėrcillnin bijėn e “Dilos sė madh”. Njė zagorite ju drejtua pjesmarrėsve me kėto fjalė:
    Nderi ėshtė mė i madh kur ta bėjnė bota; turpi mbetet pėr tė tutė.

    Dy motrat e tjera, njėra e martuar nė fshat, megjithse familjen e kishte anėtare kooperative, nuk doli kurrė nė punė; ndėrsa tjetra martuar nė Pėrmet ishte vendosur nė Tiranė.

    Kėto ishin meditimet e mia ndėrsa lexoja dy librat e Etien Dilos. Kisha dėgjuar pėr shumė raste tragjike tė persekutimit gjatė periudhės sė diktaturės, por asnjėherė nuk me kishte rastisur njė tragjedi e tillė si e kėsaj familje martire.

    Ndryshimet demokratike qė ndodhėn nė vendin tonė ngjallėn shpresėn edhe nė nipėrit dhe mbesat e kėtij fisi fisnik. Por shpejt ato u shuan. Zhgėnjimi zuri vendin e shpresės. Kjo bėri qė njė pjesė e tyre, megjithse nė njė moshė tė thyer, tė marrin rrugėt e emigrimit. Sot ata, si dhe shumė shqiptarė tė tjerė janė shpėrndarė nė tė katėr anėt e rruzullit tokėsor.

    Megjithatė njė gjė ėshtė e vėrtetė. Zėri i Dilenjve nuk humbi kot. Ky zė i thėnė nė njė kohė kur nuk kishte zė, siē e quan Etien Diloja nė librin e tij, ėshtė zėri i kushtrimit pėr njė Shqipėri me tė vėrtetė demokratike, pėr njė Shqipėri me tė vėrtetė tė lirė.

    Mė lejoni sė fundi ta mbyll kėtė shkrim me njė thėnie tė nxjerrė nga fjalimi i paharrueshėm i Ilia Dilo Sheperit nė mitingun e popullit tė Gjirokastrės mė 28 Nėntor 1920:

    Gėzohi, o shqiptarė t‘arratisur nė ēdo anė tė botės! Kėndoni ju zogjt’e bukur qė fluturoni nė qiellin e Shqipėrisė! Lulėzoni ju fusha! Gjėmoni ju male! Buēitni ju, lumenj dhe dete tė Shqipėrisė! Bekonani ju, o dėshmorėt e shenjtė t’atdheut! Kurajo, durim dhe shpresė, ti o Shqipėria irredente!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    AT GJERGJ FISHTA



    Nga DR. JANI DILO



    Pėr herė tė parė e bashkova FISHTEN nė Romė, kur isha i ri , nė shkollė , dyzetė e ca vjet pėrpara. Mė kujtohet akoma sot pėrshtypja e thellė,qė mė bėnė pamja dhe fjala e tij . Pak vjet mė vonė e ribashkova nė Shkodrėn e tij , sapo ishte kthyer nga konferenca Ballkanike e asaj kohe .

    _Kam kenė , filloi tė thoshte Fishta , nė Jugosllavi,Bullgari,Turqi, Greqi , dhe Rumani , dhe kudo kam kenė prit si njeri… po kur kam kthye , rroja nė kufinin tonė mė ka qit njė mijė pengesa ; kėrkonte dokumenta qi nuk dinte ti lexonte…!

    Nuk duhej vrarė fort mendja qė ta kuptonje se At Fishta , n’atė kohė , nuk ishte i kėnaqur nga gjėndja e krijuar nė Shqipėri.

    . . .

    Fati i At Fishtės , i kėtij burri tė madh dhe poet i pashoq ,shėmbėllen shumė me fatet e e poetėve tė parė tė Greqisė sė vjetėr. Thuhej se Thamuris-i mburrej se ishte njė kėngėtar me i madh nga Zanat , vajzat e Zeus-it . Zanat u lėnduan prej kėsaj madhėshtije dhe nė hidhėrim e sipėr e verbuan . Tjetri poet , Demodokus-i , ishte i verbuar , sikundėr na thotė Homeri , nga Zanat . I muarrė dritėn e syve por i dhanė dhuratėn e kėngės bukur .”

    Nė tė njėjtėn mėnyrė , Dafnis , Teiresia , Stesikorus , akoma edhe Homeri vetė ishin verbuar pėrpara se sa tė lejoheshin tė kėndonin .

    Kjo ėshtė mė tepėr se njė befė(koinēidencė). Ka pasur njė arėsyetim ( edhe pse i egėr nė vet-vete) pėr kėtė akt tė shėmtuar tė kohės sė vjetėr qė dėnonte poetėt tė mbeteshin pa dritėn e syve . Nė tė vėrtetė nuk ishin Zanat ato q’i verbonin poetėt , por vetė mbretėrit . Kėta mbretėr ishin ziliqarė tė poetėve dhe, nga frika se mos mbretėrit e shteteve tė tjerė i bindnin poetėt e tyre tė bashkoheshin me ta , u merini sytė dhe kėshtu ua bėnin tė pamundur ēdo lėvizje.

    Nė shekullin tonė poetėve dhe shkrimtareve qė jetojnė nėn regjimet komuniste nuk u ėshtė ruajtur ndonjė fat mė i mirė nga ai i kohes sė lashtė . Nė rastin tonė , Fishta ,edhe pse vdekur mė 1940, katėr vjet pėrpara se sa “ ēlirimtarėt “ tė shtinin nė dorė frenat e shtetit , u bė shėnja rreth tė cilit u pėrqėndruan gjithė sulmet e mbrapshta tė tyre . Po , lumtėrisht , vepra letrare e Fishtės jo vetėm kish kaluar kufitė e Shqipėrisė , dhe ishte e njohur kudo, po LAHUTA E MALCIS qe pėrkthyer me kohė edhe nė gjermanishte.

    . . .

    Simbas tė vjetėrve , poeti nuk ishte njė njeri , por njė krijesė vetėtime dhe rrufeje qė padashtas zbriti nė tokė tė vuajė dhe tė habisė botėn .

    Ky pėrkufizim i pėrshtatet edhe poetit tonė, At Gjergj Fishtės . Lindur nė fshatin Fishtė tė Zadrimės , plot njė qind vjet pėrpara , nė njė kohė kur disa reze zgjimi kombėtar kishin filluar tė dukeshin edhe nė horizontin shqiptar, siē ishte Lidhja e Prizrenit nė Shqipėri, vepra e De Radės n’Itali, dhe veprimtaria patriotike e kolonive , Fishta , ky poet i lindur, tėrė shpuzė e zjarr qysh nė fėmijėri tė tij, bėhet , nė njė moshė fare tė njomė , pishtari i Rilindjes s’onė Kombėtare.

    Kryer filozofinė dhe theologjinė nė Bosnjė , Fishta kur ishte 23 vjeē shugurohej Meshatar . Kėtej zbėrthen veprimtaria e tij patriotike e shumė-anėshme . Zgjedhur mė1902 nė drejtimin e Institutit Franēeskan nė Shkodėr , punė e parė e tij ėshtė tė vėrė shqipen si gjuhė mėsimi nė shkollė . Njė nga themelusit dhe flamurtari kryesor i Shoqnisė letrare Bashkimi (qė aq shumė i shėrbeu kombit), At Fishta nxori dhe drejtoi , pėr vjet me radhė , revistėn me vlleftė tė madhe HYLLI I DRITES . Nė Paris mė 1919 At Fishta ndodhet prezent nė Konferencėn e Paqes ku ndahej fati i kombit dhe, me von ,n’Amerikė , e bėnte tė mundur njohjen e Shtetit Shqiptar nga Shtetet e Bashkuara . Nė vitin 1935 qe zgjedh Pronvinēial i Franēenskanėve nė Shqipėri .



    Krahas me veprimtarinė patriotike qėndron edhe prodhimi i rendėsishėm letrar i At Fishtės . Nga ky prodhim , qysh nė fillim , LAHUTA E MALCIS –vepra mė e njojtur jashtė Shqipėrie - ka qėnė pėrfill njė-zėri si kryevepra letrare e At Fishtės . Jo me pak tė goditura , tė bukura dhe tė kėndėshme janė edhe poemat dramatike GOMARI I BABATASIT, MRIZI I ZANAVET , VALLJA E PARRIZIT,melodrami SH’LUIGJ GONZAGA , etj.



    Talentet , e At Fishtės janė tė shumtė por ajo qė e shquan ėshtė fuqia e madhe krijuese e kėtij njeriu . Theolog , edukator , orator , kritik , letrar , filozof por gjithnjė poet , At Fishta skalit dhe i ngreh kombit pomendarin letrar tė gjuhės , epopenė kombėtare tė “LAHUTA E MALCIS.”



    Nuk na duket qė At Fishta tė jetė marrun me shqipėrimin e ndonjė vepre letrare . LAHUTA E MALCIS dhe veprat e tjera t’At Fishtės burojnė nga subjektet e vendit qė e lindėn nga i cili di tė mbledhi pėr sejcilėn lėndė si bleta mjaltėn , t’i punojė me gjenin dhe fanatazinė e mėndjes sė poetit dhe ti skalisė pastaj mjeshtėrisht nė vepra letrare tė pėrsosura .



    At Fishta e filloi punimin e Lahutės sė Malcisė nė fillim tė kėtij shekulli ; botoi kėngėn e parė mė 1905 dhe e pėrfundoi , tuke e rradhitur dhe shtypur tė tėrė veprėn (30 kėngė , rreth 700 faqe) , nė 1937 , pak muaj para 25 vjetorit tė pamvarėsisė kombėtare .

    Pėr Fan Nolin “Fishta ėshtė i madh” dhe pėr Faik Konicėn Ai ėshtė ” mė tepėr se njė poet , njė lader intelektual i dorės sė parė .” FISHTA u thirr prej tė gjithėve , pse tė gjithė e ndjenė dhe e ēmuan Atė , si Poeti Kombėtar i ynė .



    Fishta siē qėndronte me nder dhe lavdi nė krye tė Rilindjes s’onė Kombėtare , ashtu qėndron sot i gjallė dhe burim dritė dhėnės tek gjith’ ata (dhe janė shumė) qė skalisin me gjakun e tyre dhe me njė forcė epike – heroike tė rrallė Lahutėn e Re tė Shqipėrisė .



    AT GJERGJ FISHTA , kur ish gjallė , ka qenė njė tmerr pėr armikun . Por vazhdoi dhe mbas vdekjes tė mbetet i tillė pėr komunistėt shqiptarė , tė cilėt , tė tmerruar nga fuqitė morale dhe shpirtėrore tė kėtij burri , flasin pėr njė “rihabilitim “ tė poetit . C’do tė thotė ky rihabilitim i FISHTES nga ana e tė paudhėve , nga ana e atyre qė s’lanė gjė pa bėrė – por pa sukses - pėr t’a shkallmuar nga rrenjet veprėn dhe shkollėn e FISHTES ?

    Nuk duhet shumė mend pėr ta kuptuar kėtė djallėzi tė re tė tyre . Mbas 30 vjet luftė tė rreptė e pane qė Fishta esht njė kockė qė u mbeti nė grykė , njė shkėmb graniti qė nuk ka forcė “ ēlirimtare “ qė mund ta shėmbi . Pėrpara kėsaj fuqie dritėdhėnėse tė pėrjetėshme tė FISHTES , komunistet kanė filluar tė na mallėngjejnė tani dhe tė na thonė se gjoja e paskan nė kujdes njė “ rihabilitim “ tė poetit ! Po FISHTA i madh nuk ka nevojė pėr “rihabilitim “, ca mė pak nga ana e atyre qė kanė mohuar ZOTIN dhe shėmtuar ATDHENE e Tij.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •