Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092

    Mic Sokoli, hero i luftes per liri i trevave Shqiptare

    Mic Sokoli-simboli i trimerise dhe kreshnikerise tek Shqiptaret
    Mic Sokoli(1839-1881-Eshte turp qe eshte harruar te permendet kjo figure e shquar hisotrike ne "Figura te shquara shqpetare".
    U lind ne Fang te Bujanit(Tropoj) me 1839 ne nje familje patriotesh.Babai i tij dhe gjagjai i babait (Sokol Rama dhe Binak Alia) udhehoqen mijra kryengrites kunder reformave te tanzimatit.Ne moshen 7 vjecare Micit iu vra i ati(nga caush Faruku),ngjarje pas se ciles Mici mori nje lengate te gjate.Mic Sokoli eshte sternipi i figures legjendare kreshnikut Dash Sokoli i Sokolajve,qe mendohet te kete jetuar shek e XVIII,dhe rrugen per tu bere si stergjyshi ia dha gjyshja e tij lokemadhja e cila me tregimet per Dash Sokolin dhe trimat e tjere te cilat mund te percilleshin me lahut apo qifteli,krijoi tek Mici nje karakter te forte e luftarak,nje krenari dhe seder te rende.Perleshja e pare me turqit ishte ne moshen 15 vjecare kur ai tentoi te vriste caush Farukun,vrasesin e babait te tij.Kishte lidhje te perhershme me Sef Kosharen i cili me komiten e tij ateher endej neper Malsin e Gjakoves(Malsia e Madhe).Beteja e pare ne te cilen mori pjese ishte ajo e vitit 1855 ne moshen 16 vjecare i cili arriti te merrte flamrin(kush kishte flamurin udheheqte luften)dhe nxorri nga rrethimi luftetaret malsore duke shpartalluar forcat malazeze me kete rast i fali gjakun Ali Ibres(prijesit te gashit) gjest qe shtoi inatin e parise se Krasnices,e cila i dha nje denim mjaft te rende Micit,largimin nga Malsia.Ai u vendos ne fshatin dardan te poshtem te ravecit(mendohet te jete krusha e vogel)ku edhe ishte varri i te parit Dash Sokolit.Me pas kaloi ne Prizren ku u morr nen mbrojtjen e Ymer Prizrenit,dhe pasi vrau nje tuxhar shume te pasur u zhvendos ne Pej ne shtepine e Haxhi Zekes,dhe pasi i beri edhe disa vrasje te tjera te funksionarve e ushtarve turq detyrimisht u largua ne mal ne moshen 18 vjecare,ne komiten e Gjete Bukoshit,ku e morri Sylejman Vokshi.Atje mesoi per artin ushtarak dhe jeten ne mal por edhe u shqua si trim i rral dhe udheheqs i miri ne beteja te shumta,deri kur nje ushtri e madhe turke ndeshkuse e shpartalloi komiten e Gjete Bukoshit ne gryken e Kacanikut.Mici u kthye ne malsi ku pritet si hero,ndersa ty kryetaret e parise se Krasnices kishin vdekur njeri nga merzia pasi kishte degjuar bemat e micit,ndersa tjetri kishte lene koken ne beteje duke luftuar pa u ruajtur.Pati rol te madh ne lidhjen e Prizrenit,udhehoqi njesi te medha ushtarake dhe kishte nam per kapjen e spihuneve qe ishte bere tmerri i spiuneve dhe te derguarve te cilet dilnin nga konsullatat e fuqive te medha dhe i benin deme lidhjes,ishte komandant i gardes se lidhjes qe perbehej nga 3000 malsore kalores,kishte graden kapedan(Gjeneral).Mori pjese ne betejen ne Gjakove kunder Mehmet Ali Pashes,pastaj u dergua ne kufirin verior te shqiperise(veri te Kosoves,Tregu i Ri etj)ku ndaloi bandat serbe per te hyre ne territorin e Kosoves.Me pas u dergua ne Malsin e madhe per ta mbrojtur,jashtezakonisht u shqua ne betejen e Nokshiqit kunder Agresorve Malazez.Mori pjese ne lufterat ne Plave e Guci,Hot,Grude,Tuz,Gjakove,Prizren,Prishtine(me rastin e clirimit te prishtines nga turqit,Mic Sokoli me 3000 nalsor sulmoi ne befasi duke depertuar nga malet e Germise) ,Gjilan,Shkup(ku u plagos),Ferizaj.
    Ne betejen e Slivoves prill te vitit 1881,kur pa se luftetareve te lidhjes po u bombardohej shtegu i fshehte permes te cilit sulmonin kampin e forcave te Dervish Pashes,kreu nje akt trimerie te rralle pasi qe pa se nuk kishte mundesi i vetem te vriste luftetaret qe operonin topin,ateher i vuri gjoksin ku morri 7 plag dhe nuk ra para topit,Mici si div dhe tere muskuj i kishte tmerruar turqit kur kishte filluar te shtynte topin drejt gremines,ateher tuqit nga frika shkrepen topin,ku ra heroikisht Mic Sokoli,dragoi i malsis,dhe la te vdekur gjithe turqit qe ishin perreth.Shum kenge i ngriti populli Mic Sokolit,dhe figura e vepra e tij ndez gjakrat dhe kujton kohet e lavdishme te lidhjes shqiptare.

    Mic Sokoli n'dy tagana
    rruga e mar i ka than nana
    te luftosh bir per shqipni
    nkoft nevoja me ty vi
    mos le t'huj ti ktu me hi
    Mic Sokoli ni fjal po e flet
    po i thot nanes ti mir mbec
    Pa u fari malsia krejt
    nuk hyn ktu as krajl as mbret

    Sylejman Krasniqi shkroi romanin e paperseritshem "Mic Sokoli" i cili u nderua me cmimin e Republikes,ndersa Sali Shijaku pikturoi momentin kur Mic Sokoli i vuri Gjoksin topit te armikut,pikture e cila u nderua me shume cmime.Emrin e Mic Sokolite mbajn shoqeri artistike,shkolla te nryshme etj etj.Ai vdic pe te mos u harruar kurre.Perjet kujtimi per Mic Sokoli do na ngrohe zemrat,to na rris urrejtjen dhe dashurine per atdheun.Nder shekuj do permendet emri e vepra e tij,dhe do te shuhet vetem ateher kur edhe drita e diellit do shuhet pergjithmon.

    Tere kjo lufte u be per te ruajtur Shqiperine etnike,at Shqipreri te cilet politikanet tane per te zezen e vet,nuk duan as ta shohin ne enderr e lere me ta permendin.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Ne vitin 1881
    U vra ne Slivove trimi lexhendar Mic Sokoli.
    Me thirjen e Levizjese Shqiptare te Prizrenit u tubuan 6000 njerze te armatosur per te penguar e ndaluar depertimin e ushtrise turke drejte Prizrenite.
    Afro 3000 nga ata i udhhiqte Mic Sokoli,fshatar dhe pa shkolle,dhe Ali Ibra,Keta zune prita afere Shtimes.Me 22 prill u ndeshen ne Slivove me ushtrine turke.Pas nje beteje te pergjakshme,ku pati shume te vrare dhe te plagosur nga te dyja palet.
    Mic Sokoli,per te rujtur moralin e bashkeluftatarve,u hodhe ne gryken e topit te armikut.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 23-09-2010 mė 13:45

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anėtarėsuar
    19-10-2012
    Postime
    621

    Pėr: Mic Sokoli, hero i luftes per liri i trevave Shqiptare

    136 VJET NGA RĖNIA HEROIKE E MIC SOKOLI
    Mic Sokoli lindi nė vitin 1839 nė Fang tė Bujanit, Tropojė dhe vdiq nė vitin 1881.
    Ishte luftėtar i shquar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Hero i Popullit.

    Mic Sokoli rrjedh nga njė familje patriotėsh. Udhėhoqi njėsi tė mėdha luftarake tė Lidhjes nė shumė beteja. u shqua pėr strategji, gatishmėri dhe trimėri.
    Mori pjesė aktive nė luftimet e Shkupit, Prizrenit, Ferizajit, Gjilan, nė Gjakovė kundėr Mehmet Ali Pashės, u dallua nė betejėn e Nokshiqit kundėr agresorėve malazezė, luftoi nė Plavė e Gucia, nė Hot, Grudė, Tuz.
    Pastaj nė rrafshin e Kosovės nė betejėn e madhe tė Shtimes, tė Carralevės, dhe sė fundmi nė atė tė Slivoves nga ku dhe ra heroikisht.

    Nė betejėn e Slivovės nė afėrsi tė Shtimes, nė (prill 1881) kundėr forcave osmane tė Dervish Pashės kreu njė akt trimėrie tė rrallė duke i vėnė gjoksin topit tė armikut dhe ra heroikisht nė fushėn e betejės duke frymėzuar tė gjithė luftėtarėt e tjerė tė vazhdojnė luftėn me trimėri e krenari.

    Mici ra heroikisht nė moshėn 42 vjeēare, duke lėnė pas gruan dhe 2 fėmijė, njė djalė dhe njė vajzė. Mė shumė se njė shekull mė pas, po njė nip i tij e vazhdoi aty ku e la Mici, aty ku e ndėrpreu Lidhja Shqiptare. Ai kishte trashėguar nga gjenet e Micit trimėrinė dhe shkathtėsinė ushtarake. Ky nip i Mic Sokolit, ra dėshmorė duke luftuar pėr Bashkim Kombėtar, dhe quhet Tahir Sinani.

    Shumė ngjarje dhe luftėtarė tė Epokės sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit u pėrjetėsuan pėrmes epikės historike, mirėpo vendin e parė e zė Mic Sokoli, prijėsi i Krasniqes, biri i Sokol Ramės nga Malėsia e Madhe. Heroizmi i pashoq i Micit u kthye nė legjendė, dhe kėngėt pėr tė jehuan nėpėr vite duke mbėrritur deri tek ne
    http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=157384
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anėtarėsuar
    19-10-2012
    Postime
    621

    Pėr: Mic Sokoli, hero i luftes per liri i trevave Shqiptare

    MIC SOKOLI - PJETER LAZRI ( CESK ULAJ - EXKLUSIVE VIDEO ) Cesky Ulaj 1 CeskUlaj 1



Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •