Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    120 falenderime nė 110 postime

    O Berat ē'e pate fat..

    Qyteti si relikte e sė kaluarės

    Artan Fuga

    03/09/2010 18:33:00


    E pamundur qė gjatė verės tė mos shkoj sė paku njė herė nė Berat, qoftė edhe pėr tė pirė njė kafe nė Kala. Ėshtė si njė rit i vjetėr qė njeriut i duket se e ndjek prej disa brezash, gjyshėr e stėrgjyshėr. Kėtė radhė nė veturė kam edhe tre njerėz qė vijnė nga larg.

    Pėr shkak tė stinės sė plazhit, nisem nga Durrėsi herėt nė mėngjes. Sapo dal nga plepat, ėshtė befasuese pamja e rrugės sė gjerė qė tė shfaqet pėrpara syve. Duhet tė jetė me disa korsi. Njė nga miqtė mė pyet: “Pėrse nuk ka viza tė bardha qė tė dallohen korsitė?” I gėzuar nga ajo qė shoh, i pėrgjigjem, mė duket pak me njė lloj inati, qė mė shumė ėshtė padurim: “Besoj se do t’u vijė radha edhe atyre, nuk e sheh qė ėshtė njė rrugė ende nė ndėrtim? Normalisht nuk duhej as tė na lejonin tė kalonim kėtej!”

    Mė vjen pėr tė qeshur pėr veten se ėshtė njė sjellje gati fėmijėrore kjo imja. Nuk dua tė ma shajnė rrugėn, sikur tė ishte imja. M’u duk sikur desha t’i thosha: “Prit se edhe vizat do t’i kesh!”

    Nė fakt, kjo historia e vizimeve nėpėr rrugė ėshtė bėrė tėrkuzė. Ka edhe rrugė qė janė prej kohėsh nė pėrdorim, ku vijat e bardha janė shuar. Ėshtė njėsoj sikur tė mos ketė tabela shenjash nėpėr rrugė. Se vizat e bardha janė edhe ato shenja qarkullimi rrugor, jo vertikale si tabelat, por horizontale. “Po, kujt i thua se?, - thotė ai tjetri. - Mos u lodh kot, nuk dėgjon njeri!”

    Surpriza e rrugės bėhet edhe mė befasuese kur sheh se ka edhe rrugė anėsore, dytėsore, ku qarkullojnė nevojtarėt lokalė, ata qė vijnė rrotull me veturat e tyre nėpėr plazh. Targa nga Kosova, nga Maqedonia, nga Italia, nga Gjermania etj. Duket sikur gjithė bota ėshtė mbledhur kėtu. Tė studiohet ajo qė solli emigracioni i djemve dhe i vajzave, i burrave dhe i grave tė Shqipėrisė nė kėto njėzet vjet - do tė ishte njė ndėrmarrje kolosale me tė cilėn mund tė justifikohej pėr punėn qė do tė bėnte jo mė njė institut kėrkimesh, por edhe vetė Akademia e Shkencave. Njė ministri pėr emigrimin nuk do tė ishte aspak njė luks. Ėshtė sektori mė i rėndėsishėm i jetės sė vendit, megjithėse ndodhet jashtė vendit.

    Ata qė shkojnė pėr tė blerė ndonjė shalqi a ca domate nė plazh, duke pėrdorur autoveturėn, nuk e pengojnė mė qarkullimin nė segmentin Plepa - Kavajė. Mė nė fund, njė gjė e menēur. Nga anash, djathtas, majtas, tė parakalojnė vetura qė ecin me shpejtėsi sikur rruga tė ishte nė pėrdorim prej disa vjetėsh dhe jo sikur ndodhesh nė njė kantier ndėrtimi ku shpejtėsia ėshtė shumė e kufizuar. Ka disa qė as radhėn e makinave qė qarkullojnė disi ngeshėm nuk e durojnė. Duan tė ecin shpejt. Nuk kuptohet se ku venė dhe ēfarė i pret me kaq ngut?

    Njė miku im dikur nė njė stacion metroje perėndimore mė pati thėnė: “Shihi si vrapojnė tė shkretėt! Duan tė shkojnė sa mė shpejt nėpėr shtėpitė e tyre kėtė mbrėmje si tė gjitha tė tjerat”, - thoshte duke parė njerėzit qė gati vraponin pėr tė kapur trenat e shpejtė. “Dhe e di se ēfarė bėjnė pastaj, pasi arrijnė atje ku duan? - mė pyet duke qeshur. - Shkojnė nė shtėpi dhe shtrihen nė divan pėr tė parė pak televizor”. Qeshte.

    Disa ngasin nė rrugėt qė ende nuk janė shtruar, janė vetėm tė mbuluara me zall. Ngrenė pas njė pluhur tė ēmendur qė i bėn tė duken si tigra qė ēajnė pėrpara nė shkretėtirė. Aq pluhur ngrenė pas.

    Pas Lushnjės, rruga e humbet gjallėrinė. Mbaron pista e gjerė dhe bashkė me tė edhe gjallėria qė e shoqėron udhėtimin nga Durrėsi deri te kthesa kur duhet tė marrėsh rrugėn pėr nė Berat nė tė dalė tė Lushnjės.

    Rruga ėshtė bėrė nė fakt njė qytet nė lėvizje. Rreth saj janė afruar shtėpitė e banimit. Pothuajse tė gjitha tė reja. Restorante, hotele, kafene, njėsi tregtare, magazina, pa fund magazina, punishte tė llojeve tė ndryshme, servise makinash, gjithēka. Ka nga tė gjitha. Zotėria ka dalė te porta e shtėpisė sė tij dhe na propozon t’i blejmė mollėt e bahēes. Tė shijshme, biologjike, tė reja, plot lėng tė bardhė.

    Rruga qė tė ēon nė Berat tė duket sikur tė merr frymėn. Ka mbetur aq e trishtė sa tė vjen keq pėr tė. Dikur dukej si tė gjitha tė tjerat, kalonin gjithfarėsoj maunesh, veturash, kamionėsh. Parku i Urės Vajgurore ka qenė gjigand pėr kohėn. Tani duket si rrugė fshati, ndoshta mė keq po ta krahasosh me rrjetin tjetėr tė rrugėve tė reja. Gropat janė munduar t’ia kurojnė si plagėt e Gjergj Elez Alisė, por duket qė nuk ėshtė e mundur plotėsisht. Motra kuron dhe bajlozi godet pėrsėri ēdo ditė me tokmakė gomash makine.

    Anash rrugės kanė mbirė ferra e barishte qė jo rrallė pengojnė edhe hapėsirat e kėndvėshtrimit. Dy policė qė qėndrojnė poshtė njė hije peme, aty afėr Lapardhasė, na bėjnė me dorė njė shenjė qė do tė thotė nė gjuhėn universale: “Uleni shpejtėsinė, jeni shpejt!” Janė humanė nė mėnyrėn si sillen, kam dėshirė qė shenjėn e tyre ta lexoj edhe sikur kanė pak turp pėr gjendjen e rrugės. Duket sikur thonė: “Uleni shpejtėsinė, nuk e shihni sa e ngushtė dhe e vjetėr ėshtė rruga”. Ah, pėrsėri rruga.

    Nuk e di se ēfarė lidhjeje ka, por pa lidhje nuk ėshtė. Edhe shtėpitė e banimit kėtej mes kodrave tė buta tė ultėsirės myzeqare i kanė qėndruar disi larg rrugės. Ose mė mirė, nuk i janė afruar me atė dashuri sikurse i janė ngjitur aksit rrugor shtėpitė femėrore nė Kavajė, Gosė, Rrogozhinė. Sa mė e gjerė rruga, sa mė shpejt qarkullojnė automjetet atje, aq mė e fortė fusha e gravitacionit tė saj pėr shtėpitė e banimit, punishtet.

    Rruga e madhe ėshtė njė qytet me njė formė tė re, jo me qendėr e nė formė rrethi, por i zgjatur si drejtėz. Kėto rrugė janė qytete tė reja. Nuk lidhin qytetet, por formojnė qytete tė reja. Kanali lidhėz midis qendrave urbane, bėhet njė realitet urban edhe mė i rėndėsishėm sesa vetė qendra urbane qė e lidh me tė tjerat. Qytete tė gjatė pa emėr. Kanė nevojė pėr emra kėto rrugė. Rruga ėshtė mė e rėndėsishme sesa qyteti, jam i bindur edhe nė planin social, por edhe nė atė ekonomik. Pėrreth rrugės mblidhen njerėzit aktivė, ata qė punojnė, aventurierėt nė kuptim e mirė tė fjalės, ata qė e ndėrtojnė lirisht jetėn e tyre, qė nuk presin qė kriza t’u bjerė nė kokė si molla Ajnshtajnit pėr tė bėrė pastaj zbulimin: “Uuu, po unė qenkam nė krizė!”

    Nė qytet ka shumė tė papunė, qė rrinė gjithė ditėn duke bėrė sehir, duke u pėrgjumur. Pjesa mė e madhe bėn kot, nė fakt nuk dėshiron tė punojė. Mė mirė luan bixhoz ose domino te cepi i rrugės.

    Kriza e sotme nė botė ėshtė, nė fakt, kriza e qytetit tė madh. Dikur ka qenė me kuptim qyteti se ishte vend mbrojtės, ishte kėshtjella e senjorit qė nė rast lufte i hapte portat pėr mburojė edhe pėr fshatarėt rreth saj. Ishte detyra e tij. Kot nuk ia paguanin taksat. Po, mė pas. Zonė industriale, sepse mentaliteti i vjetėr e quante qytet zonėn industriale. Ishte qytet ēdo qendėr e banuar qė nuk ishte fshat. Por, tani edhe industria ėshtė reduktuar shumė. Botė globale. Por, edhe sikur tė jetė, me mjetet e sotme tė komunikimit nuk ka arsye qė industria tė jetė vetėm nė qytet. Mund tė jetė edhe nė zonėn rurale. Qyteti nuk ėshtė mė industrial, fshati nuk ėshtė mė vetėm hapėsirė bujqėsore, quhet zonė rurale. Ēfarė mbeti sot nga funksioni i dikurshėm i qytetit qė mund tė bėhet vetėm nė qytet?

    Asgjė.

    Qyteti mbeti nė histori si vend i zotėrinjve tė rrethuar nga rajatė. Me detyrim ishte qendėr. Por, kur demokracia e shprishi kėtė marrėdhėnie, ēfarė mbeti nga qyteti qė medoemos mund tė jetė vetėm nė qytet?

    Nė qytet sot, sikurse thotė miku im Filip Harenger, nuk ka njerėz se ka punė, por ka punė sepse ka njerėz. Ata i shėrbejnė njeri tjetrit. Ti mė qeth, unė tė mėsoj fėmijėt, unė tė mėsoj fėmijėt, ti mė hekuros rrobat, ti mė hekuros rrobat, unė shkruaj libra qė t’i lexosh pas darke, e kėshtu pa fund i bėjmė shėrbime njėri-tjetrit. Tė gjithė jemi bėrė tregtarė, tė gjithė jemi bėrė klientė. Kioska pa fund nėpėr lagje. Unė vij blej te kioska jote, ti vjen blen te kioska ime. Tė dy palėt kemi iluzionin se po fitojmė. Ti fiton paratė e mia, kurse unė fitoj paratė e tua. Absurd komplet.

    Te Ura Vajgurore ka radhė makinash. Njė ekip punėtorėsh po bėn riparime nė tė. I shoh me adhurim, ndonėse nuk kanė vendosur asnjė shenjė pėr kanalet qė kanė hapur. Po tė mos kesh kujdes, dy gomat anėsore mund tė gremisen aty brenda. Hajde mo, mos e vrit mendjen, prandaj ėshtė e bukur Shqipėria, sepse nė ēdo ēast mund tė tė ndodhin gjėra tė papritura. Nuk je i mbrojtur si njė fėmijė foshnjė qė e marrin hopa. Fundja, kije mendjen kur drejton veturėn, mos fli gjumė!

    Te anėt e rrugėve, restorante qė tė ftojnė tė hash mish tė pjekur qengji, zogj pule nė tavė - propozon dikush tjetėr nė njė tabelė qė ėshtė e dukshme qė larg. Por, nuk qėndrojmė, se duam qė drekėn ta hamė nė Berat. Dikush mė pat thėnė se nė njė lokal atje mund tė gjesh edhe pėrshesh me gjel deti. Pėrshesh me gjel deti nė stinė tė verės? Nisemi pėr nė Berat pa mėdyshje. E di qė mjeku do tė mė thotė: “Mos e ha, ka kolesterol”, por unė dua vetėm ta shoh dhe t’i nuhas aromėn, vetėm kaq, pa e prekur. Le ta hanė tė tjerėt.

    Shtėpitė nė kėtė copė rrugė janė nė ndėrtim e sipėr. Mė pak krenare se ato qė shohim anash rrugės sė gjerė Durrės - Lushnjė ku ēdo gjė duket se ka kaluar, por ajo kriza pėr tė cilėn flitet jo se jo. Kriza ėshtė fenomen parazitizmi i qytetit. Sa mė larg qytetit aq mė pak nė krizė. Ata qė ikin mė larg punojnė mė shumė. Emigrantėt, pastaj kėta qė i ikin qyteteve dhe vijnė buzė rrugės, nė fund tė fjeturit e qendrave urbane. Buzėrrugorėt, qytetarė tė rinj, i kanė tė gjitha, edhe rrugėn, edhe mjetet qarkulluese, edhe tregtinė buzė shtėpisė, edhe punojnė nė punishte ngjitur, por kanė edhe nga njė copė tokė afėr qė nuk i le pa gjė nė fruta e zarzavate, vezė, mish. I kanė tė gjitha. Pėrse fshat ėshtė ky? Nuk e di se ēfarė bėjnė sociologėt me klasifikimin rural - urban nė kėsi rastesh. Po tė kisha qenė unė, do tė ngarkoja njė studim pėr t’i klasifikuar qendra mė vete, periurbane, qytete rrugore.

    Rruga pėr nė Berat tė ngjall trishtim. Eci po aq shpejt sa edhe mė parė kur vozisja nė rrugėn e madhe, nuk e di a bėn ta quaj autostradė. Eci shpejt jo se kam uri dhe dua tė jem nė njė restorant beratas para orės 13 e 30, por sikur kėshtu ia fsheh vetes se udhėtoj mbi njė xhade tė ngushtė, si rrugė qorre, gropa-gropa, e braktisur. Ja, e mirė ėshtė rruga, shpejt po ecim! Por, ndiej se pasagjerėt e mi nuk janė tė qetė, ndonėse nuk bėzajnė.

    Tej duket Tomori gjigand, flas pėr bektashizmin shqiptar, kėtė fe aq interesante, sa unikale, aq edhe humane. Ēfarė roli tė madh ka luajtur nė tolerancėn dhe atdhedashurinė shqiptare!

    Njėherė ua tregoj miqve se e kam fotografuar Tomorin, duke qenė nė plazh. Nuk e di se si m’u shfaq. Si njė vizion. Nuk ju gėnjej. Baba Tomori dukej me borėn nė kreshtėn e tij qartė si njė spektėr. Nuk besoni? E fotografova dhe e kam nė fotografi. Duket qartė nė foto edhe pista Iliria e plazhit, edhe mė tej Baba Tomori, sikur tė ishte aty pranė. Po mos e kisha nė fotografi, do tė thosha se kam qenė nė delir. Ka qenė data 25 gusht. Njeri nga pasagjerėt e mi mė thotė: “Tė besoj plotėsisht. Mos ki frikė se po bėn ndonjė herezi. Nuk je nė delir. Ka ditė kur avujt e ujit krijojnė mirazhe pas mirazhesh dhe sjellin fare para syve tanė realitete qė ndodhen shumė larg. Kjo mund tė ketė ndodhur”.

    “Ah, - gati sa nuk bėrtas, - sa do tė doja tė kishte ndodhur kėshtu. Ne hyjnizojmė natyroren qė nuk e shpjegojmė dot. Por edhe natyralizojmė hyjnoren qė nuk e kuptojmė dot. Njėsoj. Si njė vajtje-ardhje Durrės - Berat e kthim. Njė ditė te Lana nė Tiranė do tė fotografoj edhe majėn e Kilimanxharos. Kushedi nga ēfarė mirazhesh afruar”.

    Rruga pėr nė Berat ėshtė edhe si njė varrezė. Pa fund pllaka nė pėrkujtim tė atyre qė kanė humbur jetėn aty, buzė rrugės, them se janė tė aksidentuar, nuk dua tė mendoj pėr marrėzinė e vitit 1997.

    Nė Berat futesh duke folur pak pėr Mao Ce Dunin nėse je nė makinė qoftė edhe vetėm me njė njeri tė huaj. Njė pjesė e njėsive ekonomike nė hyrje tė Beratit ose janė braktisur, ose e kanė rrudhur shumė aktivitetin e tyre. Por, sot, nuk ėshtė mė si dje. Nuk ka asnjė arsye qė ca makina tisazhi, vere a reēelrash tė jenė vetėm nė qytet. Mund tė jenė fare mirė edhe nė zonėn rurale. Shyqyr qė janė aty akoma, se kėshtu Berati merr pak frymė ekonomikisht, por frika se njė ditė mund tė shtegtojnė diku gjetkė, fare lehtė, mė shqetėson.

    Rrugėt janė tė pastra. Njerėz ka pak nė atė orė tė drekės. Flenė beratasit nė drekė, nė mos flenė, njė tė shtriqur nė kanape pa i hequr kėpucėt, edhe ajo bėn mirė edhe pėr tė tretur paksa gjellėn me yndyrė shumė, por edhe pėr tė qenė mė tė freskėt pastaj pasdite, nė aksham, kur dielli tė bjerė. Veturat janė tė rralla nė atė orė, ndonėse qyteti numėron shumė prej tyre.

    Te holli i hotelit ku shpresoja tė gjeja pėrsheshin me gjel deti, dy djem tė rinj janė ulur nė kolltukė, me shapka plastike, pantallona treēerekėshe, duken indiferentė dhe tymosin cigare. Tavlla e duhanit nė tavolinė ėshtė plot e pėrplot me bishta cigaresh. “Jo kėtu, - mė pėrgjigjen, - shko te ai lokali tjetėr, atje hahet mirė!”

    Pėrballė njė lokal i hipur mbi ēardakun e njė shtėpie karakteristike beratase. Poshtė kalasė. Nga tarraca shihet lumi. Njė kope delesh mėrzen nė hijen qė bėn kėmba gjigande e urės. Lumi rrjedh si fije e hollė. Ku ėshtė Osumi kėtė verė? Do tė kthehet pėrsėri nė dimėr. Mos kini merak. Bariu qėndron nė hijen e kėmbės tjetėr tė urės. Pėrballė deleve. I sheh pėrballė. Tre qenėr shumė elegantė vijnė vėrdallė me xhelozi deleve. Asnjėra nuk ka tė drejtė tė largohet. Aty me shoqet.

    Menyja ėshtė zhgėnjyese. Nuk ka asgjė nga kuzhina e famshme beratase. Sallatė greke e shpifur, biftek standard. As ėmbėlsira beratase. Tė paktėn sa pėr t’u marrė pak erė. Jo pėr t’i ngrėnė.

    Mė pas kuptoj se kam gabuar. Pronari i kafesė nė Kala mė thotė: “Po pėrse nuk durove o i uruar? Tė kishe ardhur te unė, ke lakror, byrek me qumėsht, speca e domate tė mbushura, patėllxhanė imam bajalldi, ēa do tjetėr zotrote?”

    “Vetėm dua tė di a gjenden, por nuk dua t’i ha”, - i them duke marrė nė dorė gotėn me lėng thane tė ftohtė qė mė ka sjellė.

    “Se mos je nė internet ti!” - e ngacmoj

    “Nuk kam dashur vetė, - mė thotė gjithė seriozitet. - Ku ka internet mė tė mirė se fjala gojė mė vesh. Ka turistė qė vijnė kėtu te unė vetėm me tė dėgjuar. Vitin tjetėr do tė vish tė flesh nė Kala. E di unė. Nuk rri ti! Po i bėj gati ca dhoma si hoteli. Flemė me batanije kėtu. Ajri i pastėr. Odat janė tė freskėta. Natėn mbulohemi me kuverta tani nė mes tė kėtij gushti tė nxehtė”.

    Por, kjo ndodhi erdhi mė pas. Poshtė nė qytet nė fillim mėrzitem nga varfėria kulinare qė konstatoj. E ku pa? Nė Berat. Por, pastaj kuptoj. Nuk ka klientė. Pėrse duhet gatuar nė mėnyrė tė veēantė? Beratasit mblidhen nė shtėpitė e tyre pėr drekė. Si familjarė tė mirė. Udhėtarė qė do tė vinin nga Pėrmeti apo do tė shkonin nė Pėrmet nuk ka ose ka shumė pak. Pėrse do ta zinin veshin me dorėn e anės tjetėr, rreth e qark kokės. Po pėr nė Skrapar? Autobusėt i pashė, preferojnė tė ndalojnė pėr t’i drekuar udhėtarėt nė restorantet buzė rrugės aty nga Poshnja, a mė parė, atje ku propozohet mish i pjekur. Ka edhe hije. Parkohet edhe mė lehtė. Por, ndoshta edhe negociatat mes pronarėve tė kėtyre restoranteve dhe shoferėve tė autobusėve janė mė tė lehta atje.

    Gurėt e sokakut qė ngjitet gjarpėrues drejt kalasė janė tė nxehtė. Sa mirė qė e mbyllėm drekėn me nga njė sallatė greke, se po tė kishim ngrėnė pėrshesh me kaposh deti nuk do tė ngjiteshim dot. Pėrreth askush nuk flet. Unė kam gjithmonė tė drejtė.

    Rrugėt e Kalasė janė pėrgjithėsisht tė pastra. Kalldrėmi nuk ėshtė mbajtur keq. Reziston. Por, nėse shtėpitė e Mangalemit pėrballė duken se kanė filluar tė mirėmbahen, ato brenda kalasė lenė pėr tė dėshiruar. Sa porta shtėpish tė mbyllura me dry. Prej kohės se mbi dryna ka fije merimangash. Ndjek pas njė kalorės qė hyn te Porta e Kalasė me njė kalė tė bardhė. Sapo i ka hipur aty duke e vendosur njėrėn kėmbė mbi njė sofa dhe hop mbi kurriz tė kalit. Soj beu. Gurėt e sokakut ushtojnė nėn thundrėn e kalit tė bardhė.

    Veē maceve qė shėtisin tė qeta nėpėr rrugicat e ngushta, kafshė janė vetėm dy mushka, njėra e lidhur pas njė shtylle telefoni, ngjitur me muret e jashtme tė kalasė. Tjetra ėshtė duke pirė ujė nė njė kovė tė madhe. Ėshtė e bukur si ndonjė zonjė e brishtė, por e sertė. Nuk tė lejon t’i afrohesh. As pėr ta pėrkėdhelur pak. “Eshtė imja, - thotė njė burrė i zeshkėt, miqėsor, kur e pyesim. - Punoj pėr mirėmbajtjen e Kalasė, e ngarkoj me gurė. Mė ndihmon shumė”.

    “Ku e ke shtėpinė e pyes?”

    “Atje tej - dhe mė tregon me dorė tutje nė drejtim tė jug-lindjes, andej nga Uznova. Qė andej vij”

    “Ke veturė, me ēfarė vjen qė atje larg?”

    “Me kėtė!” - dhe u bie me pėllėmbė vitheve tė mushkės sė sertė. E kam zili.

    Tė gjitha shtėpi me nga dy e tre kate andej nga tregon ai. “Dikur plaku banonte nė njė bėrrakė”, - shton sa pėr t’u shpjeguar.

    Ngjitemi mė tej drejt majės sė Kalasė. Nuk ka asnjė tabelė pėr tė qenė qė tė tregojė a tė japė shpjegime pėr muret, kthinat, rrėnojat e ndėrtesave. Veē nja dy pllaka qė tregojnė emra rrugėsh. Njė minare xhamie e prerė pėrgjysmė si me sharrė. Nuk kuptohet se ēfarė ėshtė. Dikush thotė se ėshtė oxhak fabrike. Nė gjendje tė keqe.

    Pak shitės ambulantė qė shesin vogėlima artistike si kudo. Tė njėjtat i gjen edhe nė plazhin e Durrėsit, edhe nė Krujė, edhe nė Sarandė. Nuk ke nevojė tė shkosh gjithandej. Monumentet kulturore janė tė gjitha tė mbyllura, muzeu, kishat. Ndofta ėshtė orė dreke dhe kanė pushim.

    Kalofshi mirė!

    Nė njė qytet turistik kjo ėshtė veēantia. Atje punohet kur tė tjerėt pushojnė. Jo tė gjithė popujt e durojnė kėtė sfidė psikologjike. T’i shėrbejnė tjetrit me pėrunjėsi, por edhe me dinjitet, tė punojnė nė mes tė vapės kur pushuesit freskohen nė hije. Popujt barazimtarė kėtė e kanė tė vėshtirė ta gėlltisin. Ju duket poshtėruese.

    Pėrballė hyrjes sė sheshit tė njė prej pjesėve tė kalasė, njė zonjė rreth tė pesėdhjetave ka vendosur disa shtroja dhe mbi to ka vendosur objektet qė propozon t’i blini.

    “Mos mė thuaj se sė paku njėrin djalė nuk e ke nė Greqi, nė emigracion”, - i them.

    “ Gabove, e kam nė Itali, - ma kthen me tė qeshur. - Ja, fėmijėn e tij kam nė krah”.

    “T’i rrojė!”

    “Rrofsh!”

    “Punon?”

    “Ku tė punoj?! Dikur kam qenė tezgjahiste, por na nxorėn nga puna”.

    “Mos mė thuaj se ke dėshirė tė kthehesh atje nė Kombinat, mes zhurmės dhe rrėmujės. Je rehat kėtu e mbyllur nė Kala”, - e provokoj.

    “Qė tani kthehem atje”, - ma pret.

    Kėrkon qė njė bastun me kokė dragoi, tė ma shesė si prodhim vendas, ose sė paku me origjinė nga Kruja. I them se nuk mund tė jetė kėshtu sa kohė qė ėshtė dru bambuje materiali me tė cilin ėshtė prodhuar.

    “Po, - pranon, - ja ku qenka shkruar “Made in China”.

    Duket e sinqertė nė zbulimin e saj. Kėnaqet kur i them se do t’ia blej atė bastun.

    “Ka pak blerje, - mė tregon. - Ka ca muaj qė turistėt e huaj blejnė mė pak se shqiptarėt. Janė bėrė mortje fare”, - ma thotė shprehjen beratase qė lėkundet mes njė konstatimi tė hidhur dhe njė shakaje miqėsore.

    Nėpėr Kala ka shumė pak vizitorė, ndofta njė tridhjetė takojmė e kryqėzohemi rrugės. Nuk janė edhe aq pak - sidoqoftė - pėr njė dyorėsh dreke. Por, shumė pak blejnė.

    Kalaja do mirėmbajtur, por si duket as nė qendėr, as nė Berat nuk kanė buxhet pėr kėtė.

    Diku ca gjethe fiku e diku ca veshė rrushi, ēajnė muret e gurta. Njė arkitekturė mbresėlėnėse. Njė forcė ndėrtuese gjigande kanė pasur ata njerėz qė e kanė ngritur nė kėmbė. Pėr ta mirėmbajtur s’po kemi fuqi. Nė Kalanė e Ulqinit nuk lėviz asnjė fije bari, as njė pllakė guri, gjithēka ėshtė nė vendin e vet, e riparuar, e mirėmbajtur, e pastėr. Pėrse ne i lėmė kėshtu?

    Nė rifuxhot e kalasė janė hapur njėsi tregtare. Blej njė shishe ujė tė ftohtė. Ngjitur njė grua, tej brenda hapėsirės sė murrtė qep nė makinė copa ku ka qėndisur a ka bėrė punė me grep. Pret qė tė blejmė diēka. Mbi njė copė tė bardhė, tė punuar hollė me grep, mjeshtėrisht ka shkruar me shkronja tė mėdha “BERAT”. “Ja, ky ėshtė prodhimi im i fundit, - thotė, - Por, nuk po mė shitet”.

    Si t’ia shpjegoj se mė mirė do tė kishte qenė tė mos e shkruante me fjalė, se fjala nuk shkon nė punė dore, fjala shkon kur shkruan me laps a nė kompjuter njė tekst. Nė punė dore e mirė do tė kishte qenė po tė kishte vizatuar diēka nga Berati, nė vend t’i shkruante emrin. Por, nuk dua ta trishtoj, aq mė shumė qė nuk e di se si do t’ia shpjegoj dot qė figura ėshtė shumė mė domethėnėse sesa fjala. Se nė punė dore, qė ėshtė njė art viziv, nuk ka kuptim tė qėndisėsh dhe tė shkruash vetėm fjalė. Po ajo ėshtė e dashuruar pas emrit tė qytetit tė vet dhe ka njė mijė herė tė drejtė. Nuk mė hiqen sytė e trishtė kur thoshte me habi:

    “Edhe kam shkruar BERAT nė punė me grep, edhe turistėt nuk e blejnė, ēudi…! Si mund tė jenė kaq tė pandjeshėm?”

    Nga Kalaja sheh tė gjitha hapėsirat urbane tė mbivendosura. Kalaja, Mangalemi dhe poshtė andej nga Murat Celepiasi pallatet tė kohės sė socializmit, nuk e di pėrse ca tė vendosura nė njė formė gjysmė rrethi dhe ca nė forma katėrkėndėshe. Tutje andej nga stadiumi dhe spitali, nė drejtim tė maleve tė Skraparit, ka ndėrtesa tė reja, vila.

    Ēfarė mund ta mbajė kėtė qytet tė gjallė? Vetėm rruga mund t’i japė njė tė ardhme. Ta lidhė me Fierin, Vlorėn nga njėra anė, dhe Lushnjėn e Durrėsin nga ana tjetėr. Shoh njė kthesė rruge mbi kodrėn pėrballė dhe mendoj pėr atė rrugė qė pėrshkon peizazhe tė madhėrishme mes luginave, pllajave e tė ēon drejt Kėlcyrės e Pėrmetit. Dyzet vjet mė parė, diku nė njė vijė tė hollė uji, afėr Tre Urave, nė njė pushim udhėtimi, kisha vendosur njė helikė prej letre, si turbinė hidrocentrali, thjesht pėr tė lozur. “Nuk e di nėse e gjej mė aty!”, - iu them tė tjerėve. Qeshin. Dritė nuk ka prodhuar, por buzėqeshje po, pas dyzet vjetėve. Pa tender.

    Berati do tė bėhej pjesė kėshtu e njė rrethi tė madh rrugor turistik qė mund tė pėrshkohej vetėm brenda pak orėve: Durrės – Berat – Fier –Vlorė, ose Durrės – Berat – Skrapar – Kėlcyrė – Gjirokastėr – Sarandė. Ka perla peizazhi, argėtimi, turistike, kulturore nė kėto rrethe. Jashtė kėtij integrimi rajonal, Berati duket i zhytur nė fund tė njė rruge me ferra e barishte nėpėr cepat e saj.

    Veē Kalasė, thesareve tė kishave tė vjetra, objekteve tė ēmuara, pikturave, librave qė ndodhen aty, arkitekturės mahnitėse, me njė fjalė pasurisė kulturore tė paēmueshme, nuk di se ēfarė mund tė marketojė tjetėr ky qytet. Por, ato nuk mund tė bėhet me paratė qė sjellin emigrantėt. Duhet financuar nga forca publike qendrore dhe lokale.

    E kaluara ėshtė shpesh e ardhmja e njė qyteti.

    Kjo duhet kuptuar. Por, nuk mjafton tė kuptohet, ka nevojė qė e gjitha kjo tė kthehet nė njė strategji marketimi dhe politikė tė fuqishme ekonomike dhe financiare.

    Me ēfarė jeton Piza, veēse me tė kaluarėn e saj tė kthyer nė tė tashme dhe tė ardhme? Po Firence, po Friburgu, po…?

    Banorėt e sotėm jetojnė me lavdinė e brezave tė kaluar, njė e kaluar e lavdishme. Marketojnė bėmat e tė parėve tė tyre. Japin shtėpitė me qira pėr turistėt, punojnė hotelet, restorantet, funksionon e gjithė industria turistike dhe aksesorėt e saj, taksi, autobuza, shtypshkronja qė prodhojnė kartolina, muzera, lojėra fati, kazino, gjithēka, thjesht pėr njė arsye tė vetme, pėr shkak tė vlerave tė mėdha kulturore qė e kaluara ka investuar aty.

    Arsye boll e mjaftueshme.

    Poshtė Kalasė, njė dyqan objektesh artistike. Askush brenda. As klientė. Shitėsi ka dalė jashtė pėr tė biseduar me ca miq. Ēmimet e punimeve nė dru janė tė paarritshme. Nuk dihet se mbi ēfarė baze janė pėrllogaritur.

    Kur shoh tė tilla qytete qė kanė shanse pėr tė shitur tė kaluarėn e tyre, atje ku e kaluara ėshtė e ardhme, shpesh kam dėshirė tė them pėr banorėt e kėtyre qyteteve: Ata jetojnė qetėsisht dhe paqėsisht, nė rehati, duke punuar ama, sepse tregtojnė trimėrinė, gjeninė krijuese, luftėrat e stėrgjyshėrve tė tyre, ndėrtimet e tyre madhėshtore.

    Se ėshtė vetė qyteti si i tillė qė ndodhet nė hall. Jo vetėm Berati, por qyteti si qytet kudo qė tė ndodhet. I ngjan njė qenieje biologjike qė u zhvillua fort nė Antikitet, por pati edhe njė rigjallėrim duke filluar aty nga shekulli i trembėdhjetė, dhe tani i ngjan paksa njė guaske qė deti e ka nxjerrė nė det. E hap, por ajo ėshtė bosh, nuk ka mė pėrmbajtje, ka vetėm ngjyrat e vizatuara bukur mbi sipėrfaqen e jashtme tė saj. Ėshtė formė bosh. Me tė kaluar, por pa tė tashme. E tashmja ėshtė vetėm e kaluara e saj, qė merret nė dorė dhe shihet pėr bukurinė e formės sė kaluar.

    Dikur kėshtjellė, pastaj qendėr administrative e senjorit, e pushtuesit, e fesė, pastaj qendėr industriale, diku mbahej nė periudhėn e ekonomisė socialiste me ndonjė kombinat, uzinė armatimi, reparte ushtarake qė sillnin rroga nė qytet… Tė gjitha kėto pjesė tė lėvozhgės nuk kanė mė funksion. As Kalaja nuk shėrben mė dot pėr funksionin e saj tė parė, atė pėr tė cilėn ėshtė ngritur. Nuk vlen pėr tė siguruar mbrojtje. Ėshtė e dobishme praktikisht, ekonomikisht, pikėrisht sepse nuk ėshtė mė e dobishme praktikisht nė kuptimin e saj parėsor. Nuk vlen mė si mburojė, por, mund tė shėrbejė pėr ta vizituar, pėr ta parė, pėr tė shijuar nė vlerat qė ka pasur, sikurse Mangalemi, objektet e kultit me pasuritė e mėdha kulturore qė kanė brenda tyre.

    Jetojmė nė shoqėrinė e spektaklit. Tė formės estetike pa pėrmbajtje materiale. Por spektakli ėshtė bėrė veprimtari fitimprurėse. Djemtė dhe vajzat e Beratit mund ta pasurojnė strategjinė e tyre pėr tė fituar jetėn. Ata qė punojnė duhet t’i afrohen rrugės, rrugėve. Sipėrmarrėsit ka vend t’iu afrohen pasurive natyrore, florės dhe faunės sė zonės pėrreth, e bekuar nė mirėsinė e saj tė pashterpė, mė tė guximshmit nuk kanė pėrse t’i ndahen aventurės sė tyre perėndimore, si punė e ndershme nė metropolet e mėdha. Por, tė gjitha kėto jo medoemos bėhen brenda qytetit. Ato veprimtari bėhen fare mirė edhe jashtė tij. Edhe banesat mund tė bėhen jashtė qytetit. Nė rrugė tė gjerė, sikundėr pamė, nė “qytete” tė shtrira.

    Por, qyteti qė jep emėr dhe identitet, ka vetėm njė arsye qė tė jetė gjithmonė atje: E kaluara e tij.

    Qyteti, nė pėrgjithėsi, me ndonjė pėrjashtim, mbahet pas inercisė, pas sė kaluarės. Sot, nė vetvete nuk ka arsye tė mjaftueshme pėr tė mbijetuar. Sot, shumė qytete mbahen nė jetė sikundėr ata tė sėmurėt e dobėsuar, qė jetojnė me serume: pensione, ca shėrbime, para tė ardhura nga jashtė. Brenda tyre kanė mbetur lėvozhga bosh.

    Por, ka disa prej tyre qė janė me fat tė madh, sepse thesaret kulturore qė mbajnė brenda tyre janė krejt tė papėrsėritshėm. Mund tė mbijetojnė si relikte tė sė kaluarės. Kėtė fat mund ta ketė Berati.

    standart

    .

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    9,317
    Faleminderit
    267
    366 falenderime nė 341 postime

    Pėr: O Berat ē'e pate fat..



    Ftesė nė 5, Tė gjithė po flasin pėr Beratin, por pse tė lė pa frymė ky qytet?

    Korrik 2020


    Qyteti i njė mbi njė dritareve sot feston 12 vjet pasuri e UNESCO-s & tė magjeps me Kanionet e Osumit, malin e shenjtė tė Tomorrit dhe sportet e aventurės.

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •