Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Karl Topiaj

  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Karl Topiaj

    Karl Topiaj Pinjolli shqiptar me gjak francez

    Luan Rama

    Njė nga tregimet mė interesante, aq sa duket dhe si legjendė, dhe qė lidh anzhuinėt e familjes sė Charles I d’Anjou me shqiptarėt ėshtė dhe ajo e Tanush Topias, “Comte de Durrės” dhe lidhjes sė tij me Helenėn franceze, bijė e familjes mbretėrore d’Anjou. Charles I d’Anjou ishte ai qė krijoi mė 1272 tė parėn mbretėri “Roayme de Naples et d’Albaniae” (Mbretėria e Napolit dhe e Shqipėrisė), duke i bashkuar princat feudalė shqiptarė dhe mbrojtur kėshtu Albaninė si njė entitet shtetėror tė pėrcaktuar. Ndėr princat e famshėm shqiptarė qė herė luftonin perandorėt bizantinė tė Konstantinopojės dhe herė bashkoheshin me tė, ishin Muzakajt, Bua Shpatat, Blinishtėt, Jonbimajt, Aranitėt, Skurajt, Dukagjinėt, etj. Tanush Topia-s i ishte dhėnė titulli kont, “Dominum Tanucium comitem Thopian”. Por le t’i kthehemi kėsaj historie tė jashtėzakonėshme qė hyri nė kronikat e historisė.
    Tanushi e kishte parė Helenėn pėr herė tė parė nė kėshtjellėn e Durrėsit, kur ajo kishte ardhur me njė anije, vetėm sa pėr tė kaluar njė mbrėmje, gjersa furtuna nė det tė pushonte dhe pėr tu nisur pastaj brigjeve tė Greqisė, ku e priste i fejuari i saj frėng, princ i ishujve tė Moresė. Thuhet se ajo ishte bjonde dhe njė bukuroshe e ashpėr nga krahina e Anjou-sė. I ndezur nga dashuria pėr tė, qė atė mbrėmje, ai e rrėmbeu francezen me pasionin e tij. Ajo e pėlqeu menjėherė princin e pashėm arbėror dhe nuk pranoi tė vazhdonte udhėtimin e nisur drejt Greqisė. Njė vendim i habitshėm, por i vėrtetė. Kjo histori reale, njė subjekt i vėrtetė filmi kalorsiak, pėrshkruhet dhe nė Kujtesėn apo Memorie-n e Gjon Muzakės, e shkruar nė vitin 1510, nė vitin e vdekjes sė kėtij princi mjaft tė njohur dhe bashkėkohės i Skėnderbeut, meqė Muzakajt dhe Topiajt, ku martesat mes tyre ishin tė shpeshta, herė ishin aleatė dhe herė kundėrshtarė pėr shkak tė zotėrimeve tė tyre. Nė kėtė “memorie” tė gjetur nga historiani gjerman Carl Hopf dhe tė botuar nė librin e tij Kronika greko-romane (Chroniques Greco-Romanes) nė vitin 1873, pėrshkruhet gjenealogjia e familjes sė vjetėr tė Muzakajve si dhe lidhjet familjare pėrmes krushqive tė disa prej princave mė tė njohur tė kėsaj epoke disa shekullore, tė cilėt luftuan sė bashku kundėr dyndjeve osmane, apo ndaj dyndjeve sllave qė vinin nga veriu. Nė fakt, kjo Memorie, tė cilės i referohet edhe bizantologu Alain Ducellier, u studjua sė pari nga G. Hahn, pasi C. Hopf i kishte dhėnė atij njė kopje tė origjinalit qė ai kishte gjetur nė njė familje fisnikėsh shqiptarė tė Napolit.
    Nė kėtė Memorie, tė pėrkthyer nga shkrimtari Dhori Qiriazi dhe mė pas nga historiani i njohur e Mesjetės, Pėllumb Xhufi, ndėr tė tjera shkruhet: “Mbreti Robert, qė ishte mbret i Napolit, i dėrgoi vajzėn e tij bastarde, Helenėn, princit tė Moreas, qė ai tė martohej me tė, mirėpo nė det u bė njė furtunė e madhe, ēka e shtyu anijen drejt Durrėsit, ku ata qėndruan disa ditė e nė kėtė mėnyrė, Andrea (apo Tanushi nė disa tė dhėna tė tjera historike) ra nė dashuri me zonjėn qė pėrmėndėm dhe ajo ra me tė. Tė dy ishin dakort qė tė jetonin sė bashku. Kėshtu ata lindėn dy djem: i pari u quajt zoti Karl dhe i dyti, zoti Gjergj…”
    I dėrguari i mbretit nė Durrės, guvernatori francez, mė kot e kėrcėnoi se mbreti do t’i dėrgonte ushtrinė dhe do t’ia digjte tė gjitha pronat. Por ēifti tashmė jetonte ditėt e njė lumturie tė madhe. Tanush Topia shpalli dasmėn dhe thirri gjithė princat shqiptarė. Njė vit mė vonė u lindi njė djalė qė Helena e quajti Karl (Charles), nė kujtim tė stėrgjyshit tė saj. Mbreti qė rrinte nė Napoli nuk guxoi tė sulmonte Durrėsin me flotėn e tij. Ai e dinte qė princi shqiptar do tė gjente mbėshtetjen e princave tė tjerė dhe betejėn do ta humbte e bashkė me tė mbase dhe mbretėrinė. Shumė vite do tė kalonin dhe mė sė fundi, mbreti anzhuin do t’u ēonte mesazhe miqėsie dhe i ftoi ata tė shkonin nė pallatin e tij, nė Napoli. Njė ditė, Tanush Topia dhe Helena e bukur do t’i hipnin anijes dhe do tė niseshin nėpėr Adriatik drejt Napolit. Mbret Roberti u kishte ēuar fjalė se i kishte falur dhe se nė Napoli po pėrgatiteshin festimet e pritjes sė princit shqiptar. Helena pėrpiqej tė imagjinonte sesi do tė ishte ky takim me tė atin. Ajo e njihte mirė zėmėratėn e tij dhe shpresonte se pas kaq vitesh, mllefi i tij qe shuar dhe ndoshta tashmė me siguri ai do kishte mall jo vetėm tė shihte atė, por dhe Karlin e vogėl, qė mbante si kujtim emrin e tė madhit Charles. Por Karli i vogėl, ky pinjoll i lindur nga historia e njė rrėmbimi, apo i njė dashurije tė nėmur, me gjak shqiptar e gjak francez, nuk do t’i ndiqte prindėrit e tij. Disa thonė se ai kishte mbetur nė kėshtjellė.
    Nė Memorie-n e tij, Gjon Muzaka shkruan gjithashtu se “Duhet ta dini se nė atė kohė, mbreti Robert e grishi tė bijėn dhe dhėndrin nė shtėpinė e tij nė Napoli dhe i vrau tė dy pėr veprėn qė kishin bėrė, dhe djemtė qė thamė, u arratisėn dhe erdhėn nė vėndin e tyre. Pastaj, ky djali i quajtur Karl Topia u martua me zonjėn Vojsava, bija e Balshės, e cila bėri njė djalė me emrin Gjergj dhe ishte ky ai qė ua la Durrėsin peng venedikasve dhe vetė vdiq pa trashėgim… ” Siē mund tė konstatojmė, njė histori tjetėr thotė se ata i lanė fėmijėt e tyre nė Durrės dhe nuk i morrėn me vete nė Napoli. Njė ngjarje padyshim e jashtėzakonėshme qė i jep ngasje imagjinatės, si nė nė kėngėt tragjike tė Antikitetit…
    Nė Napoli, Topia dhe gruaja e tij Helenė, u pritėn me nderime tė mėdha dhe ceremonia vazhdoi gjer natėn vonė. Ata nuk e dinin se po kalonin natėn e fundit tė jetės sė tyre. Mbreti urdhėroi t’i vrisnin qė tė dy dhe nė mėngjes, kufomat e tyre u zhdukėn. Rrėmbimi i Helenės, si nė teatrot klasike greke, pėrfundoi me njė tragjedi tė tmerrshme. Me kot Karli i vogėl, javė me rradhė priste prindėrit e tij, duke pėrgjuar detin dhe horizontin. Principata mbajti zi pėr princin dhe princeshėn e vrarė. Njė armiqėsi u krijua pėr mbretin e Anjou-sė. Por sa mė shumė rritej princi i vogėl, aq mė shumė ai krenohej me prejardhjen e tij shqiptare e franceze. Kur u bė zot i Durrėsit dhe i krahinės pėrreth, nė stemėn e tij ai vazhdoi tė mbante zambakėt heraldikė, duke shtuar dhe luanin e stemės sė hershme tė anzhuinėve.


    Topia, “Dominus Durrachio”

    Karl Topia pėrmėndet pėr herė tė parė rreth viteve 1350, nė njė kohė kur anzhuinėt e zotėronin ende Durrėsin. Pėr shumė kohė, Shqipėria vazhdonte tė quhej “Regnum Albaniae” me kryeqėndėr Durrėsin. Vetėm mė 1359, Karl Topia kishte mundur tė krijonte njė principatė mė vete e tė pavarur, me toka qė shtriheshin nga Kruja e gjer nė Mat. Por ai shikonte gjithnjė nga Adriatiku, qė njė ditė qyteti-port i Durrėsit tė bėhej kryeqėndra e tij. Dhe ai e sulmoi Durrėsin nė vitin 1362, ashtu siē bėri dhe Balshaj nga ana e tij, por pa sukses. Dy vjet mė vonė ai luftoi kundėr Balshės dhe e kapi rob kunatin e tij, Gjergj Balshaj. Kronikat shkruajnė se ai filloi tė pėrgatiste njė flotė tė tijėn pėr tė luftuar kundėr venecianėve, tė cilėt Durrėsit i jepnin shumė rėndėsi nė kontrollin e Adriatikut. Dhe kjo betejė u bė, por asnjė nga forcat nuk doli i humbur. Kėshtu Topia arriti mė sė fundi ta pushtojė Durrėsin, duke krijuar njė principatė mė vete, ku Durrėsit iu bashkuan dhe Kruja e Petrela. Topia krijoi aleanca afatgjata me Raguzėn dhe Hungarinė dhe mė sė fundi, nė vitin 1366, Senati i Venedikut pranoi ta quajė nė shkresat e tij si “Dominus Albaniae in partibus versus marittimam Durachio”, pra “Zot i Arbėrisė nė viset bregdetare tė Durrėsit”.
    Mė 1374, duke parė forcėn e princit Topia, dhe Papa Gregoire XI i dha atij titullin “Grande Comte d’Albaniae” (Kont i madh i Shqipėrisė). Madje ai ishte quajtur “Princeps Albaniae” dhe “Primus de domo Franciae”. Nga Vatikani, Papa i dėrgoi dy letra, ku ai ēmon lart devotshmėrinė e tij ndaj katoliēizmit, duke e quajtur “Dux Dalmatie”. Nė njė nga letrat, ai i lutet qė ta detyrojė peshkopin e Sardės qė t’i pagojė taksėn qė i detyrohet Selisė sė Shenjtė. Sipas Memorie-s sė Gjon Muzakės, “djali i dytė, zoti Gjergj, vėllau i tė pėrmėndurit Karl Topia, u martua dhe bėri fėmijė, nga tė cilėt rrjedhin ata qė quhen Topia. Karl Topia sundonte nė dy Skuriet (Scurie), nė Fisine (Flisina), Blevisht (Blevisti), nė Tiranėn e vogėl (Taransa minore), Krrabėn (Carrabi) dhe Farkėn (Fuorcha).” Kronikat mesjetare na flasin dhe pėr njė ekspeditė tė burrit tė mbesės sė Jean Gravina-s, e quajtur Jeanne de Duras (Zhana e Durrėsit), i cili kishte tentuar tė pushtonte Durrėsin, ndėrkohė qė atė e zotėronte Topia. Por burri i saj, Louis d’Evreux nė krye tė njėmijė luftėtarėve tė Navarės spanjolle, u vra nė portat e qytetit, nė 14 gusht 1376, siē shkruan historiani francez Antoine Bon nė librin e tij Morea franke. (Njė tjetėr kronist i kohės ka shkruar se Louis d’Evreux ishte vėllai i mbretit Karli II i Navarrės, apo Karlit tė “Keq”. Ishte ai qė ngarkoi njė kapiten mercenarėsh, Ingeram de Coincy, tė formonte njė ushtri prej njėmijė ushtarėsh gaskonė, shigjetarėsh e heshtarėsh, pėr ēka u desh tri vjet. Kėshtu ata u hipėn anijeve nė Tortosa dhe nė fund tė vitit 1375, iu drejtuan Durrėsit. Durrėsi u pushtua pėr pak kohė, por Louis d’Evreux mbeti i vrarė. Karl Topia e ēliroi pėrsėri qytetin. Megjithatė, 140 vjet mė vonė, do tė ishin mercenarė shqiptarė qė do tė mbronin navarasit kundėr sulmeve tė Kastijės.)
    Nė kujtim tė familjes dhe prejardhjes sė tij, Karl Topia ndėrtoi kishėn e Shėn Vladimirit nė Elbasan, ku deri vonė u ruajtėn emblema, njė “bas-relief” si dhe njė dorėshkrim i mėsimeve tė tij shkruar nė latinisht, greqisht dhe nė gjuhėn sllave, sipas porosisė sė vetė fisnikut shqiptaro-francez “… Kur mbretėronte nė Arbėri princi dhe Zoti i shkėlqyer Charles I i shtėpisė sė Francės…” Pikėrisht nė kėtė kishė dhe do tė varrosej princi shqiptar. I pari ishte studjuesi George von Hahn, i cili e identifikoi kėtė emblemė, duke e pėrshkruar atė si njė emblemė me “njė luan tė kurorėzuar me lule zambaku tė Francės”. Nė fakt nė emblemėn e punuar si skulpturė nga shqiptari i atėhershėm Dhimitėr Spades (Shpata), specialistėt e heraldikės kanė pikasur se ajo pėrbėhet nga dy pjesė, ku nė tė djathtė ėshtė emblema e Karlit, e trashėguar nga paraardhėsit e tij dhe nga e majta ėshtė emblema e Anjou-sė, e ndarė nga njė linjė diagonale.

    Gazeta Shqiptare
    08/08/2010

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Si mori fund Principata e Topiajve

    Historia e Topiave dhe e Durrėsit ėshtė e lidhur veēanėrisht dhe me fundin e shekullit XIV, kur venedikasit donin tė vendosnin pushtetin e tyre nė Durrės, pėr t’i dhėnė fund influencės sė anzhuinėve dhe lidhjes me Francėn. Gjergj Topia ishte atė kohė sundimtari i Durrėsit. Mė 1391 ai ishte i sėmurė rėndė dhe veē Venedikut, edhe princė tė tjerė e lakmonin fronin e tij. “Venediku dėrgoi flotėn e tij para Durrėsit, - shkruan historiani Schmitt, - me udhėzim tė ngjashėm si dy vjet mė parė: nė rast se Topia vdiste ose arratisej, qyteti duhej marrė “in bona gratia” me pėlqimin e qytetarėve. Teksa nė shtratin ku dergjej Gjergj Topia, shtyheshin kushėrinjtė e tij tė shumtė, vasali osman Gjergji II Strazimiroviq Balsha, papritur sulmoi Durrėsin. Kjo shpjegohej nga armiqėsia e vjetėr mes dy familjeve, Balshaj e Topiaj. Nė tė vėrtetė ajo ishte jehonė e shtrėngatave tė mėdha nė Itali dhe nė Perėndim: nė Napoli, mbreti Ladislas e kishte punėn keq ndaj frėngut Louis II d’Anjou, kushėriri i mbretit frėng Charles VI. Topiajt, krenarė pėr gjakun anzhu, kishin marrė krahun e Louis dhe tė Papės Clement VII qė e mbėshteste atė, duke tėrhequr kėshtu nė skizmėn e madhe armiqėsinė e papės Bonifac IX, kundėrshtar i Clement-it.” (Shqiperia venedike, O.Schmitt). Po kėtė vit, Durrėsin e sulmoi dhe Gjergj Strazimir Balshaj, ban-i i Zetės, i nxitur dhe nga mbėshtetja qė i dha papa Boniface IX.
    Nė historinė shqiptare ėshtė e njohur konkurenca dhe luftrat midis kėtyre dy familjeve tė mėdha. Historiani i njohur i Ballkanit, N. Iorga, nė studimin e tij, Historia e shteteve tė Ballkanit, na kujton faktin sesi “pėr tė mbrojtur trojet e veta kundėr sulmeve tė Balshajve, Topiajt thirrėn pėr ndihmė osmanėt”, ēka u dėnua nga tė gjithė princat e tjerė shqiptarė, qė me shumė pėrpjekje po pėrballonin furinė e dyndjeve osmane, siē u zhvilluan ato nė brigjet e Vjosės nė vitin 1385, apo nė Fushė-Kosovė, ku serbė, shqiptarė, hungarezė apo rumunė, kjo aleancė kristiane ballkanike, i doli pėrballė furisė osmane. “Por shqiptarėt, - shkruan Iorga nė studimin e tij Historia e Shteteve Ballkanike, - i ruajtėn zonat bregdetare si dhe Shkodrėn, Krujėn, Pargėn (qė ishte nėn Zebenishtin), Danjėn e Zakariajve, Ohrin ku ishin Gropajt, Lepanton qė i pėrkiste Pal Shpatės dhe Malin e Zi, ku ishin Cernoviēėt, qė ishin shqiptarė tė sllavizuar dhe qė pa ndonjė arsye e ndjenin veten sllavė.” “Sundimi i Topiajve pėrpara trusnisė dyfishe tė osmanėve dhe Balshajve, - shkruan Schmit, - ndodhej nė prag tė shpėrbėrjes. Dhe Venediku ishte i shqetėsuar pėr kėtė se do tė dėmtohej tregėtia e saj. Senati nuk donte ta rrėzonte princin nga pushteti, por edhe nuk mund tė besonte nė rezistencėn ndaj osmanėve. Senati donte shtimin e protektoratit dhe fortifikimin. Nėse Topia nuk do tė tregohej i hapur, por “kryeneē e i vėshtirė”, ai duhej joshur me 500 dukate dhe vetėm nė rast kundėrshtimi tė plotė, venedikasit do tė pėrdornin dhunėn. Nė vitin 1392, dy duzina mushqetarėsh venedikas zbarkuan nė Durrės. Konsulli Pietropizzoli i mbante tė gjitha fijet nė duar dhe vepronte nė ato ditė vendimtare si pėrfaqėsues i interesave venedikase. Gjergj Topia, me njė kėmbė nė varr, pranoi t’ia lėrė qytetin nė protektorat Venedikut. Pėr kėtė, mė 18 gusht, nė Venedik, pėrfaqėsuesi i tij Johan i Vregos, ipeshkv dhe pro-venedikas, e firmosi.” (Shqiperia venetike, O. Schmitt).
    Siē dihet, vitet 1370-1380 janė tė mbushura gjithė beteja e ngjarje dramatike midis princave shqiptarė, serbė dhe osmanė. Madje dhe shqiptarėt luftonin kundra njėri tjetrit: Gjergj Balsha II pushtonte Vlorėn dhe Kaninėn. Pastaj bashkė me vjehrin e tij Pal Gropa dhe kunatin, Andrea Muzaka, luftojnė kundėr Marko Krajleviēit, duke i rimarė atij Kosturin, Ohrin, Prizerenin dhe Pejėn. Atėherė, Marko thirri pėr ndihmė osmanėt dhe mė 1375 sulmoi shqiptarėt, por pa ia arritur qėllimit. Mė 1385, ishin osmanėt e Hajredin Pashės, me rreth 40 mijė forca qė mundėn nė Myzeqe Balshėn e dytė, i cili u vra nė kėtė betejė. Por Gjin Bua Shpata do tė rezistonte akoma nė viset shqiptare mė nė jug.
    Nė librin Historia e Shqipėrisė lidhur me kėtė moment historik, shkruhet gjithashtu se “Kur Turqit po shtyheshin drejt Regnum Albaniae, ai i kėrkoi ndihmė venecianėve, duke dėrguar nė Venedik peshkopin e Scampa-s. Mė 1388, Grande Comte d’Albaniae, Karl Topia u sėmur rėndė dhe vdiq. Marrėveshja mė Venedikun u bė nė kėshtjellėn e Durrėsit, nė gusht tė vitit 1392 dhe u arrit pas shumė bisedimesh midis Gjergj Topisė dhe komandantit tė flotės sė Adriatikut, Saracen Dandulo. E veēanta e kėsaj marrėveshje qėndron nė faktin se Gjergj Topia pranonte qė Durrėsi tė kalonte nė dorė tė Republikės sė Venedikut, por pas vdekjes sė tij. Mbrojtja e qytetit kalonte nė duart e Venedikut dhe pėr kėtė arsye tė dyja palėt pranonin qė nė kėshtjellėn e Durrėsit tė ngrihej flamuri i Republikės sė Vendikut, me qėllim qė turqit osmanė tė ndėrprisnin sulmet pėr pushtimin e qytetit. Gjergj Topia do tė vazhonte tė merrte si mė parė tė gjitha tė ardhurat e qytetit dhe do tė vazhdonte tė ushtronte kontroll mbi zyrtarėt dhe ushtarakėt e tij. Tė dyja palėt merrnin pėrsipėr tė respektonin statutet dhe rregullat e qytetit. Marrėveshja u ratifikua nga Republika e Venedikut mė 18 gusht tė vitit 1392. Pas nėnshkrimit tė marrėveshjes, Gjergj Topia nuk jetoi gjatė. Burimet bėjnė tė ditur se nė tetor tė vitit 1392, ai nuk jetonte mė. Pas vdekjes sė tij, mė 14 nėntor 1392, Republika e Venedikut nisi nė Shqipėri dy zyrtarė tė lartė (proveditorė), Michele Contareno dhe Pjetėr Kurino, pėr tė marrė tė gjitha masat e duhura pėr marrjen nė dorėzim tė qytetit tė Durrėsit, dhe qeverisjen e ardhshme tė tij. Zyrtarėve nė fjalė iu dha detyra tė merrnin edhe kėshtjellėn e Krujės…”
    Pas vdekjes sė Gjergj Topias nė vitin 1392, i cili ua dorėzoi venedikasve ēelsat e qytetit, qytetarėt e Durrėsit u ngritėn nė revolta tė shumta pėr ta kundėrshtuar pushtetin e vendikasve, por kjo luftė ishte e dėshpėruar ndaj asaj force tė madhe. Flamuri i Shėn Markut do tė valėvitej pėr njė kohė tė gjatė mbi kėshtjellė… Nė janar tė vitit 1393, Kėshilli i Madh i Venedikut zgjodhi njė rektor dhe njė kapiten administrator pėr qytetin. Kėshtu Durrėsi hyri nė zonėn venedikase tė quajtur Stato da Mar, apo ndryshe Republika e Shėn Markut, e cila shtrihej pėrtej detit, e krijuar qė pas Kryqėzatės sė Katėrt, nė vitin 1204, kur nė zotėrimet veneciane hynė edhe ishujt e Greqisė si Negroponte (Eubea), Peloponezi, ishujt e Qefallonisė, etj.
    Ata pėrparuan nė zotėrimet e tyre gjatė bregut shqiptar, duke futur mė pas nė dorė edhe Lezhėn e Shkodrėn, e nė vitin 1396 edhe Drishtin. Madje senati venedikas kishte shpresė qė me anė tė venedikasit Marco Barbarigo, tė shtonte nė zotėrimet e saj edhe Krujėn, meqė ai ishte burri i Helena Topias, vajzės sė Gjergjit, i cili sapo kishte vdekur. Por Helena dhe Marco do tė preferonin njė marrėveshje me osmanėt qė tė mos ndėshkoheshin nga ata. Bujarėt shqiptarė tė asaj kohe ishin tė pėrēarė.

    Gazeta Shqiptare
    08/08/2010

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •