Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262

    keshilla dhe informacione :)

    Kjo teme eshte per prinderit e forumit. Cfare keshilla apo infrmacione i keshilloni prinderit e rinj apo "first time parents". Gjitheashtu tregoni nese keni mundesi pervojat tuaja personale si pshm ne cfare moshe femija hengri ushqim per here te pare, etje
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,368

    Pėr: keshilla dhe informacione :)

    Disa mėnyra si tė qetėsojmė kollėn tek fėmijėt e vegjėl

    Kolla ėshtė njė mekanizėm mbrojtės i organizmit tonė qė shėrben pėr tė nxjerrė jashtė materialet irrituese si pėr shembull mikrobet, pluhurat, tymin, mukusin. Kolla ėshtė njė shqetėsim qė shfaqet tek fėmijėt dhe qė nė tė shumtėn e rasteve shkakton panik tek prindėrit duke qėnė se fėmija nuk ėshtė i qetė si gjatė ditės ashtu edhe gjatė natės.

    Si tė qetėsojmė kollėn e fėmijės?


    – Jepini fėmijės shumė lėngje, sidomos nėse bėhet fjalė pėr kollė me sekrecione. Pirja e lėngjeve tė ngrohta i shkrin mė me lehtėsi sekrecionet dhe jep efekt zbutės pėr fytin e irrituar.

    – Ajrosni shpesh shtėpinė nė mėnyrė qė tė garantoni futjen e ajrit tė “ri” nė shtėpinė tuaj.

    – Mbani temperaturėn e dhomės jo mė tė lartė se 20 gradė.

    – Krijoni lagėshti nė ajrin e dhomės nėpėrmjet njė lagėshtuesi ajri apo thjesht duke vendosur copa tė lagura nė kaloriferin e shtėpisė tuaj.

    – E vendosni fėmijėn tė flejė me kokėn mė lart nė mėnyrė qė tė ndihmoni rrugėt e frymėmarrjes tė qėndrojnė tė lira. Pėr kėtė do tė mjaftonte tė vendosnit njė jastėk tjetėr poshtė kokės sė fėmijės.

    – Bėjini fėmijės sa mė shpesh lavazhe nazale me solucion fiziologjik.

    – Bėjini banjė tė ngrohtė ndėrkohė qė banja ėshtė pak me avull, kryesisht para gjumit, gjė e cila ka efekt zbutės ndaj kollės por edhe qetėsues ndaj fėmijės qė ka pasur njė ditė tė lodhshme nga kolla.

    – Bėjini aerosol vetėm me fiziologjik.

    – I jepni tė pijė fėmijės njė filxhan qumėsht me mjaltė. Kjo ėshtė njė zgjidhje e pėrdorur prej shumė kohėsh kundėr kollės. Duhet tė keni kudjes pėr tė mos e pėrdorur mjaltin nėse fėmija nuk ka mbushur moshėn e duhur si edhe nė rast se fėmija ka kollė me shumė sekrecione duhet tė evitoni qumėshtin pasi favorizon shtimin e mukusit.


    Gazeta Metro

    https://gazetametro.net/disa-menyra-...ijet-e-vegjel/

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •