Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Interviste me Blerina Arbana, drejtoresha e Shkollës së Mesme Kombëtare të Baletit

    Një femër që thuajse ka arritur gjithçka në profesionin e vet, Master për Balet moderrn, Master për Balet Klasik, Drejtore e Shkollës së Mesme Kombëtare të Baletit. Energjike, kurajoze shumë e dhënë pas profesionit, ajo në shkollën që drejton ka përcjellë dashuri, duke e mbështetur rezultatin në punën në grup. Në punën e përditsheme nuk ka krijuar distancë me koleget, pasi me ta e lidh një punë 17-vjeçare.
    Jeta e saj sa është e suksesshme, po ashtu dhe e mbushur me befasira. Sipas saj femra shqiptare po punon vazhdimisht për arritjen e rezultateve pasi ende nuk e ka zënë pozicionin e duhur në jetë. Ajo është për bashkjetesën si një domosdoshmëri për një famije solide. Si pëlqen të miret me politikë pasi sipas saj arti ka tjetër natyrë që nuk i përqaset fare politikës.

    Intervistoi Albert Zholi


    Znj. Blerina, si lindi dëshira për t’ju përkushtuar baletit?

    Kjo dëshirë më lindi që në vogëli. Babai im ka qenë balerin dhe doja ti ngjaja atij. Atë çka ai dëëshironte të bëhej po se realizoi dot për disa arsye familjare, mendova ta vazhdoj unë. Atë çka ai se realizoi si duhej mendoi ta transmetoj tek e bija. Që në moshën 4-5 vjeç ai shikoi se ecja në majë të gishtërijnve. Ndryshe si ecin fëmijtë e tjerë kisha, por njëkohësisht kisha dhe një plastikë të
    veçantë. Që në këtë moshë ai më regjistron në cirkun e Tiranës ku ishte dhe vëllai im. Jemi një familje që jemi marrë me artin. Athere regjistroheshe në Pallatin e Kulturës nqs kishe të dhëna për artin. Babai më çoi tek professor Bido që ishte shumë i apasinuar. Njëkohësisht u regjistrova dhe tek klubi sportiv “17 Nëntori” si gjimnaste. Deri në klasën e 4 mora kategorinë e 3 dhe të dytë të gjimnastikës (akrobacisë). Ishte Fatos Zajmi ai i cili i tha babit tim
    që unë të shkëputesha nga gjimnastika dhe të vazhdoja për balerinë. Im atë u step dhe pse deshi që unë të vazhdoja rrugën që ai la në mes. Isha pak e shkurtër, por përmasat trupore i kisha në harmoni të drejtë. Pas një jave u futa në konkurs në shkollën e baletit. Juria që ishin miq të babit diskutuan së pari se është shumë e shkurtër. Zoica Haxho që ka qenë dhe balerina e parë shqiptare më përkrahu për talentin që shfaqa. . Unë e fitova konkursin vetëm për cilësitë e veçanta që demostrova dhe pse isha e shkurtër.

    Kush janë themeluesit e shkollës së baletit?

    5 themeluesit e shkollës të cilët janë që në hyrje të saj në korridor. Ata mbeten ikona të kësaj shkolle. E hapën këtë shkollë në një moment të veçantë. Me këtë shkollë u thyen tabunë për vajzat, pasi ende tek ne sishte përhapur kjo shkollë dhe femrat shiheshin si jashtë këtij professioni. Themeluesit e shkollës ishin Ganimet Vendreshi, Zoica Haxho, Besim Vorpsi, Agron Aliaj, Xhemil Simixhiu (i shoqi i Ganimet Vendreshës të cilët u dashuruan kur shkuan në Moskë). Të 5 kanë studiuar në Moskë dhe këtë shkollë të tyre
    e pasqyruan denjësisht duke hapur shkollën e baletit në Shqipëri. Në atë periudhë vajzave kur kërcenin u hidhnin dhe acid nëpër fustane vetëmn e vetëm që ky specialitet arti tëo s përhapej. Pra ishte tabu. Pikërisht këta 5 nismëtarë apo pionerë të baletit shqiptarë hapën shkollën në vitin 1957.

    Kur fillonte shkolla dhe cila është mosha më e përshtatshme për balerin?

    Fillonte në klasë të 5 deri në vit të katërt, pra 8 vjet. Kam pas dy mësuese, Arjana Pertena dhe Nerminin (zysh Piti)…e cila na godiste me shkop kur se bënim mirë. Ajo na thoshte kur ha shkopin, se bën më atë gabim. S’ka shkollë të Lartë për balerin. Pra me 8 vjet shkollë je i aftë e aftë të ngjitesh në skenë dhe të demostrosh. Pasi rritet mosha humbet konstrukti, kapaciteti. Ke një moshë të caktuar që të jesh në skenë si balerinë. Sa më shumë rritet mosha aq më pak kohë të ngelet të rrish në skenë. Mosha është 8 deri në 40 vjeç.
    Prandaj unë vazhdova shkollën e lartë për koreografe. Aty studiuova 4 vjet. Baletmajesëtr Skënder Selimi më ka ndihmuar shumë.

    Pas përfundimit të studimeve ku shkuat?

    Kur mabrova shkollën e lartë ishin vitet e vështira. Ilir Shaqiri dhe Rezarta Sulejmani kanë qenë miqtë e mi të mirë të cilët punonin në një cirk në Itali. Rezarta ishte shoqja ime e klasës. Ata më ftuan që dhe unë të shkoja në Itali. Ata punonin në cirkun “Nando Orfej” një nga cirqet më të sukseshme që ka Italia. Unë u ftova të punoja si balerinë pasi më bënë një ofertë të mirë. Në atë periudhë në Shqipëri nuk kishte punë dhe e pashë si zgjidhjen e vetme. Albi Nako ishte një tjetër shqiptar që debutonte me sukses në atë cirk. Po
    dhe spe paguhesha mirë, sërishmi nuk e gjeja veten. Pasi kur mendoja se studjova 8 vjet balet klasik dhe 4 vjet koreografi, më dukej se nuk isha në pozicionin e duhur. S’kisha ku të kërceja. Aty ndenja një vit. Pra, në vitin 1992, mbarova studimet, në vitin 1993 ndenja në Itali dhe në vitin 1993 u ktheva në Shqipëri si pedagoge në Shkollën e Baletit.

    Pra nuk jeni shkëputur më nga shkolla e baletit?

    Jo. Që në vitin 93 deri tani, kam 17 vjet në këtë shkollë, më është bërë si shtëpi e dytë.

    Cili është parimi juaj i punës si pedagoge?

    Pyet për çafrë nuk di. Nuk është turp të pyesësh. Këtë u them dhe nxënësve të mi. Nuk është e lehtë të mësosh pa pyetur. Sepse dhe vetë dhe si nxënëse dhe si pegadagoge se kam pas të lehtë. Mukadez Erebara ka qenë pedagoja ime e filimit, kur fillova si asistente. Qysh nga ajo kohë (pra viti 1993) nuk ka egzistuar më të qënurit asistente. Është e vështirë të jesh pedagoge sa mbaron nga bankat e shkollës. S’ke përvojë, mësimdhënia është art me vete, etj…Pedagogjia mbetet pedagogji.

    Cila nga nxënëset e tua mbetet më rezultativja?

    Ledia Sula e kam marrë që në klasë të 5 . Tashmë ajo punon në TOB. Kur do vendosnim në skenë një akt të baletit “Bajadera”, Baletmaestri i madh rus Vallukin tha, se kjo është një balerinë e arrirë, e lindur

    Si je lidhur me Baletmaestrin rus Evgjeni Vallukin?

    Zaharov është balerini më i madh rus. Profesori im Skënder Selimi ishte i ftuar nderi në Moskë në 100 vjetorin e tij. Ishte nëntor i 2007. Profesori më kërkoi ndihmë financiare dhe donte që të shkoja me të. Vendosa të merrja dhe babaënë që e ka pas ëndërr të shkonte në Rusi. Aty u njoha me babë e bir Vallukin . Baletmaestro Evgjeni Vallukin ishte Shef i Katedrës së Baletit “Gitis” Moskë. Ai ishte koreograf, ishte autor tekstesh, Baletmaestro, kishte një autoritet të padiskutueshëm. I biri ishte balerin. Në zyrën e tij mbeta e
    mrekulluar. Zyra ishte mbushur me foto balerinësh dhe koreografësh. Në një cep mbeta. Ishte fotoja e koreografit Panajot Kanaçi. Ai foli me konsideratë për të. Me shumë respekt. Unë kur do ndahesha i thashë: 5 ikonat e shkollës së baletit shqiptar kanë studiuar në Moskë, do të desha që ju të vinit në Tiranë. Të jap fjalën që nqs realizoni ndonjë bashkpunim apo ndonjë projekt, do të vij. Krijova mundësitë dhe ai erdhi. Ai është i ftuar në shkollat më prestigjioze botërore të baletit ku dhe në Japoni ka hapur një shkollë. Ai u muar me detajet e baletit “Bajadera” një akt prej të cilit e vura në skenë. Punonoi mbi 12 orë në ditë. Për një gisht se si do të mbahej ai merrej 2 orë. Ftesa ju bë me rastin e 50-vjetorit të shkollës së baletit, ku bëmë një mbrëmje GALA në TOB.

    Cilat lëndë nuk njihen në shkollën tonë të baletit?

    Tek ne njihet vetëm baleti klasik, ndërsa baleti modern nuk njihet dhe nuk jepet si lëndë. Por, në rast se një nxënës e njeh mirë baletin klasik ai mund të përshtatet shumë lehtë me baletin modern- xhaz, konteporan. Dhe e kundërta…Por si lëndë është lënë e hapur. Anila Braho një pedagoge që ka studiuar në Itali ka filluar ta jap tashmë si lëndë të re..

    Keni mbi 5 vjet që jeni Drejtore e Shkollës së Baletit, si ju duket ky post?

    Sështë se më ka dhënë ndonjë kënaqësi të jashtzakonshme. Ndihem mirë brenda asaj që jam brenda profesionit tim dhe jap sërishmi mësim. Ndihem e rrethuar nga miqtë e mi dhe do të jem drejtuese deri në atë kohë sa të mos përsëris vetveten. Pra deri në kohën që të mos rigjeneroj. Tek ne është bërë rituale dhënia e koncerteve dhe unë e kam vazhduar këtë traditë, sidomos ne fundviti që bëjmë një koncert si shkollë GALA. Në pozicionin që jam duhet të kihet parasysh që një drejtuese e mirë duhet të jetë një menaxhusese e mirë. Detyra që vura si shkollë apo risija në koncertet Etyd gjatë këtij viti ishte
    gjithëpërfshirja. Pra me nxënës të mirë por edhe ata që janë pak më dobët. Tabloja që duhet të ketë çdo klasë është që të jenë të gjithë në skenë, ssi klasë, pa përjashtime nxënës të mirë apo të dobët.

    Keni menduar të merreni ndonjëherë me politikë?

    Jo! Ne artistët jemi antipolitikë. Politika më e mirë e jona është të bërit art. Ndjehem shumë mirë në profesionin që kam. Po të mirrem me politikë do largohem nga arti dhe artisti i thotë gjërat troç, ashtu si nuk i thotë një politikan.

    Ju keni një pozicion të lakmueshëm që do ta donte çdo femër. A mendoni se sot femra shqiptare, ashtu sikundër jeni ju e kanë zënë pozicionin e duhur në shoqëri?

    Unë flas për veten time. Jemi një familje artistësh. Kam xhaxha Reshat Arbanën që spo bëj koment. Kam vajzë teze Zana Turkun. Në këtë këndvështrim do të them se njeriu çdo mbjell do të korr. Pra edhe femra sot, po punoi, nqs është largpamëse do të arrij atë që kërkon. Puna, këmbngulja e çon femrën të arrij rezultate. Pra femra duhet të dalë mbi veten, përndryshe s’do ta gjejë rrugën e duhur. Sot femra shqiptare po përparon, por prap se ka arritur atë që i takon. Femra është më e zgjuar se mashkulli (qesh).

    Mendimi juaj për bashkjetesën?

    Mua më pëlqen bashkjetesa. Unë kam bashkjetuar vetë pasi kam pasë një dashuri 10 vjeçare. Kështu arrin të njohësh njeriun me të cilin do të jetosh. Kjo njohje shërben për shumë arsye. Ti do njihesh me një njeri që jeton në një familje tjetër, me një njeri që ka botkuptim apo shije të tjera. Nqs këto pëlqehen kurorëzohet me martesë.

    Cfarë librash keni botuar?

    Unë kam botuar dy libra (një bashkautore). Libri i parë titullohet “Atje ku plazmohet arti”” dhe “Artet”, për arsimin e mesëm të përgjithshëm.

    Cfarë doni të përcillni me librin tuaj të parë?

    Ky libër ka si synim të evidentojë tërë ato vlera, që përmes metodikave të konsoliduara prej ajkës së specialistëve të baletit shqiptar, u përçuan me pastërti në gjeneratat e nxënësve-balërinë. Libri flet me një gjuhë të qartë e të shtrirë, me tendencat e një rrjedhe të lehtë artistike, por edhe me zërin actual të atyre që strukturuan baletin e formative shqiptare.

    Shpesh flitet pë përdorim droge në radhët e nxënësve të shkaollave të mesme. Në shkollën tuaj a ka pasur raste të tilla?

    Apak. Këtë se them për justifikim. Ju e patë qysh në hyrje se ccfarë rregulli dhe disipline ka në këtë shkollë. Ësuesit dhe gjithë stafi janë tepër kërkues. Pastaj, duhet të theksoj se profesini ynë është një pofesion që këkron shumë përqëndrim, shumë forcë fizike në qëndrueshmëri, kërkon punë me orar të zgjatur, kështu që kush ndjek këtë rrugë, detyrimisht është I vetëpërjashtuar nga kjo shkollë. Baleti nuk e pranon drogën. Në këtë profesion rrugët janë të ndara.

    Derguar per Forumin Shqiptar nga Albert Zholi
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    E kam takuar kte vit Blerina Arbana,kur isha me pushime,me te vertete me ka pelqyer si femer dhe si e drejtonte shkollen,esht me te vertet nje femer qe nuk perton ne punen e saj,me pelqente se dhe gjerat i thonte troç me çdo njeri,dhe te gjith kishin shum respekt, kur e shikoja qe me nxesit e vet kercente kur bejshin prova,mendoja,po kjo ku e gjen gjith kte fuqi,gjith kte energji,dhe me te vertet dhe me koleget e saj ishte e thjesht:)

    I uroj suksese te metejshme Belës:) :)
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •