Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 17 prej 17

Tema: Luan Zhegu

  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,419
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime

    Luan Zhegu

    Pashė se nuk kishte njė temė pėr Luan Zhegun dhe dua tė sjell disa kėngė tė tij.

    Njė fjalė lumturie – Koncerti i Pranverės, 1985
    Muzika: Flamur Shehu
    Kėndon: Luan Zhegu

    Njė fjalė lumturie i tha sot pranverės
    punėtori qė ditėn zgjon
    nėn njė degė qershie, vajza flokėverdhė
    njė fjalė pranverės i thotė
    (Herėn e dytė:
    Ja tė parėn fjalė nė krahėt e mėmės
    vogėlushi asaj po i thotė)

    Njė kėngė dashurie mė dhe brėnda zemrės
    me tė unė nė rrugė vrapoj
    kėngėn time sot nė kėtė pranverė
    njerėzve t'ua dhuroj

    Refreni:
    Unė njė fjalė tė ngrohtė zemre
    gjithmonė do ta gjej
    dhe mė zė'nė e njerėzve tanė
    t'i them mirė se vjen

    Dhe burojnė kėngėt tona
    porsi njė ujėvarė
    njerėzit nėpėr sy dhe zemra
    ty pranverė tė mbajnė

    http://www.youtube.com/watch?v=CvzufctZB64

    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga -BATO- : 05-09-2010 mė 10:02

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,419
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Zemrat, det i gjerė – Festivali i 28-tė i Kėngės nė RTSH, 1989
    Muzika: Dorian Nini
    Kėndon: Luan Zhegu

    Njė buzagaz diku nuk di pse ngriu
    njė ėndėrr vjen, si yll u shua nė errėsirė
    trishtim i lehtė, ngadalė nė sy po zbret
    veē pėr njė ēast, si zbret dėbora pėrmbi dhe

    Por deti i madh dėborėn s'e pranon
    si jeta vetė qė humbjet i harron
    Njė stinė plot dritė, na dha veē pranverėn
    trishtimin tret, fal gėzim dhe jetė

    Refreni:

    Dashurinė kėrko, jetės i beso
    jo ti mos prano njė ēast trishtimi
    zemrat e mėdha janė si det i gjerė
    jo nuk mbajnė dėborė edhe dimėr
    Dashurinė kėrko, jetės i beso
    jo ti mos prano njė ēast trishtimi
    zemrat e mėdha mbajnė vetėm pranverėn

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga -BATO- : 05-09-2010 mė 09:57

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,031
    Faleminderit
    30
    20 falenderime nė 13 postime
    nje njeri i mrekullushem dhe nje ze i rralle
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  4. #4
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,130
    Faleminderit
    113
    64 falenderime nė 58 postime
    Citim Postuar mė parė nga cool_shqype Lexo Postimin
    nje njeri i mrekullushem dhe nje ze i rralle
    eshte me te vertete njeri i mrekullshem.

    nuk e di si e ka shty aty ne estrade me ato dallaverexhite.

    ps.Bato paske shije per muzike

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    eshte me te vertete njeri i mrekullshem.

    nuk e di si e ka shty aty ne estrade me ato dallaverexhite.

    ps.Bato paske shije per muzike
    ik mer kamunist i keq



    a ju jeni luan zhegu a?

    thash se kisha televizorin me difekt

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e projekti21_dk
    Anėtarėsuar
    26-03-2003
    Mosha
    64
    Postime
    7,988
    Faleminderit
    26
    34 falenderime nė 27 postime
    Pėrgėzime BATO.
    Temė shumė e qėlluar.
    Propozim: Si thua ia vlen tė hapėsh edhe njė temė pėr kėngėtaren Nertila Koka.
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,419
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Citim Postuar mė parė nga -BATO- Lexo Postimin
    Njė buzagaz diku nuk di pse ngriu
    njė ėndėrr vjen, si yll u shua nė errėsirė
    trishtim i lehtė, ngadalė nė sy po zbret
    veē pėr njė ēast, si zbret dėbora pėrmbi dhe

    Por deti i madh dėborėn s'e pranon
    si jeta vetė qė humbjet i harron
    Njė stinė plot dritė, na dha veē pranverėn
    trishtimin tret, fal gėzim dhe jetė

    Refreni:

    Dashurinė kėrko, jetės i beso
    jo ti mos prano njė ēast trishtimi
    zemrat e mėdha janė si det i gjerė
    jo nuk mbajnė dėborė edhe dimėr
    Dashurinė kėrko, jetės i beso
    jo ti mos prano njė ēast trishtimi
    zemrat e mėdha mbajnė vetėm pranverėn
    det
    ............
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga -BATO- : 07-09-2010 mė 16:49

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,419
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Citim Postuar mė parė nga Gi de Masha Lexo Postimin
    Pėrgėzime BATO.
    Temė shumė e qėlluar.
    Propozim: Si thua ia vlen tė hapėsh edhe njė temė pėr kėngėtaren Nertila Koka.
    Faleminderit Gi de Masha!
    Po, e kam ndėrmend tė hap njė temė edhe pėr Nertila Kokėn. Jo vetėm pėr atė, po dhe pėr ca kėngėtarė tė tjerė tė muzikės sė lehtė pėr tė cilėt nuk ka tema nė forum.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,031
    Faleminderit
    30
    20 falenderime nė 13 postime
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    eshte me te vertete njeri i mrekullshem.

    nuk e di si e ka shty aty ne estrade me ato dallaverexhite.

    ps.Bato paske shije per muzike


    kam patur mundesine te njoh edhe ne estrade........qe me te vertete ka qene nje vend ....pu pu pu pu puuuooo....... dhe aty qendron madheshtia e tij
    DITI ME NJE ZGJUARSI TE RRALLE TE MBIJETOJE DHE TE BASHKEJETOJE ME GJITHE ATE LUFTE GLACASH E SHPIFARAKESH..........MOS I SHIHNI SHPREHJEN E JASHTEME PERBRENDA KA NJE ZGJUARSI TE HOLLE DHE MIRESI IMPONUSE........

    PERVEC SE TE KENDOJE ESHTE EDHE NJE ZHEZBANDIST I MIRE
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anėtarėsuar
    03-10-2007
    Postime
    7,301
    Faleminderit
    70
    80 falenderime nė 70 postime



    U deshem shume ne te dy,
    dhe c'do mengjes na gjente bashke.
    E meriton valle dashurine..?
    Nuk me rri prane kur une jam larg...

    Por une do t' shkoj dhe po t' mos vish,
    se koha mua me kerkon,
    s'mund ta kuptosh ti dashurine
    vec ne qytetet me neone!

    Dikush me tha se ti do t' vish,
    s'me zuri gjumi deri vone'
    i the qytetit "Lamtumire",
    me prit me the ne telefon:

    (refreni dy here)
    "Alo, alo, alo..." ty te degjoja,
    dhe zerin tend te ngrohte une prane e doja,
    s'e fsheha lumturine dhe ne cast te thashe: "Te dua!"
    dhe kjo ndodh tek cdo njeri.

    Ne nje stine dashurie diell ska gjithnji,
    ka dhe dimer ne mes veres, edhe vjesht' me shi,
    por kur jeta thuret bukur diell ka perhere,
    kater stinet zemrat bejne pranvere.

    E dija se do t'vish!



    Ja edhe nje kenge nga Luan Zhegu

    Edhe kjo kenga e bukur eshte ,me ka pelqy gjithmon

    BATO, mos na korrigjo per gabimet ne drejtshkrim ,se nuk e kemi maru tetvjeēaren
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  11. #11
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,419
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Bashkė me vitet - Koncerti i Pranverės, 1987
    Muzika: Osman Mula
    Kėndon: Luan Zhegu

    Mbrėmė vajza jonė me ndrojtje tha
    "Zėmra ma do qė diēka tė them"
    Njė rozė e lehtė pėrmbi faqe i ra
    dhe filloi tė na tregonte
    pėr njė djalė qė dashuronte
    E ndjemė se atė ēast ish' rritur shumė

    Bashkė me vitet fėmijėt rriten
    s'e kuptojmė
    Befas vjen njė ditė
    kur fėmijėt tanė dashurojnė

    Iu afruam vajzės, iu ulėm pranė
    e pėrqafuam plot dashuri
    kuptuam se ajo s'ish mė fėmijė
    Ndjemė zėmrėn t'i trokiste
    ndjemė tė ardhmen qė t'i fliste
    nuk kish' pėr ne mė tė madhe lumturi

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga -BATO- : 09-09-2010 mė 17:35

  12. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,419
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Kudo ku je ti

    Nė njė dritėz qė shkėlqen
    dhe nė notat e njė kėnge
    nė njė zemėr qė troket
    je ti

    Nė kėto duar qė ndėrtojnė
    dhe nė krahėt e njė ėndrre
    tek njė foshnjė qė buzėqesh
    je ti

    Nėpėr rrugėt plot me drita
    nė dėshirat e njė zemre
    nė gėzimin e rinisė
    je ti

    Nė shkėlqimin e mėngjesit
    nė argjėndin e njė mbrėmje
    ēelur nė njė poezi
    je ti

    Refreni:

    Dhe i mblodha zėrat qė ka jeta
    ngjyrat qė shpėrthen natyra
    dhe thura sot me to
    njė poezi

    Mora gazin qė shpėrthen nė zemra
    gjithė buzėqeshjen e qytetit
    dhe thura sot njė kėngė
    plot dashuri


  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    8,979
    Faleminderit
    267
    363 falenderime nė 339 postime

    Pėr: Luan Zhegu

    Nje nder krijimet me te bukura te Mjeshtrit te Madh Luan Zhegu - " SINFONIA E NENES " !



    Kompozimi : Luan ZHEGU
    Poezia : Alqi BOSHNJAKU
    Orkestrimi : Shpetim SARAĒI
    Kenduar nga: Sherif MERDANI

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    8,979
    Faleminderit
    267
    363 falenderime nė 339 postime

    Pėr: Luan Zhegu

    Luan Zhegu: Komercializmi po cėnon shenjtėrinė e muzikės

    INTERVISTA/ Flet “Mjeshtri i Madh” i muzikės: Konkurrenca ėshtė gjėja mė e mirė, rritja e numrit tė kėngėtarėve ėshtė stimul, por jo deri aty sa tė dalin tė tillė pa i lidhur gjė me muzikėn


    “Muzika ėshtė e shenjtė dhe askush nuk duhet ta cėnojė kėtė shenjtėri nė emėr tė asgjėje. As tė fitimit, as tė komercionalizmit, as tė bukurisė fizike, as tė bukurisė shpirtėrore. Sepse muzika e vėrtetė i pėrket hyjnizimit profesional”. Kėshtu shprehet gjatė njė interviste pėr “Albanian Free Press”, mjeshtri i madh i skenės, Luan Zhegu... Ai ecėn rrugėve tė Tiranės duke marrė pėrshėndetjet e qindra njerėzve qė takon. I thjeshtė, i dashur, miqėsor, i qetė, ai mbetet njė personalitet i padiskutuar i muzikės shqiptare si kompozitor, por edhe si kėngėtar.. .

    Intervistoi pėr “Albanian Free Press”: Albert Z. ZHOLI


    Sot nė Shqipėri ka shumė kėngėtarė e kėngėtare, siē ka edhe shumė rryma muzikore. Si do ta komentonte kėtė fakt Luani?

    Jetojmė nė njė kohė ku muzika ka njė pėrhapje tė gjerė mjaft tė kozmopolitizuar. Rrymat e shumta, hapja drejt botės, dėshira pėr tė bėrė muzikė bashkėkohore, por dhe pėr tė ruajtur traditėn, disa herė ndeshen me njėra-tjetrėn nė raporte tė zhdrejta dhe me ide krejt tė kundėrta. Tė gjitha kėto e bėjnė muzikėn sa interesante, por edhe befasuese. Sigurisht, nė gjithė kėtė zhvillim muzikor do tė dalin talente, do lulėzojnė rryma dhe gjini tė ndryshme, por unė jam i mendimit se nuk duhet tė abuzohet shumė me traditėn dhe folklorin. Jam i mendimit qė konkurrenca ėshtė gjėja mė e mirė, ėshtė sinjal pozitiv, rritja e numrit tė kėngėtarėve ėshtė stimul, por jo deri aty sa tė dalin tė tillė pa i lidhur gjė me muzikėn. Muzika ėshtė e shenjtė dhe ka shenjtorėt e vet qė nuk lejojnė  fyerjen e kėsaj zukame shpirtėrore, apo deformimin nė kufijtė e absurdit. Pra, ėshtė njė gjė qė tė duash tė kėndosh dhe ėshtė gjė krejt tjetėr, tė dish tė kėndosh. Kėto janė si dy anė tė njė medaljeje qė nuk takohen kurrė. Pra, kėnga e mirėfilltė, muzika e vėrtetė, profesionalizimi nuk takohen kurrė dhe nuk pėrqafohen me diletantizmin. Shenjtėria nuk takohet me pseudo. Kėto janė ato qė na ēojnė nė divergjenca dhe nė shprishjen e shpirtit tė bukur muzikor. Askush nuk duhet ta cėnojė kėtė shenjtėri nė emėr tė asgjėje, as tė fitimit, as  tė komercionalizmit, as tė bukurisė fizike, as tė bukurisė shpirtėrore. Muzika e vėrtetė i pėrket hyjnizimit profesional.

    Vetė do tė kėndoje vetėm nė funksion tė parasė?

    Kurrsesi jo nėse nuk do tė pėrcillja art. Tė gjithė e duam paranė, tė gjithė jemi nevojtarė, por tė shesėsh diēka qė nuk i pėrket muzikės si muzikė, pėr mua do tė ishte dėmi mė i madh njerėzor. Unė kam kėnduar dhe do kėndoj edhe pėr para’, por kurrsesi duke dėmtuar muzikėn qė pėrcjell, artin qė mė mban gjallė, fisnikėrinė dhe madhėshtinė e muzikės. Do kėndoj edhe pėr tė fituar nė emėr tė muzikė sė bukur, muzikės qė pėrcjell mirėfillti art dhe bukuri arti. Kėtu ėshtė ndryshimi. Nuk do tė kėndoja kurrė njė kėngė qė nuk lidhet me kėngėn, vetėm nė emėr tė fitimit. Kjo ėshtė jashtė imagjinatės time. Sot  ėshtė  ekonomi tregu   dhe duhet  qė  tė  ndryshonin  edhe pak  rrymat. Tjetėr  rrymė  e kėrkon  kėngėn  njė  i ri, tjetėr  rrymė kėrkon  njė  moshė mė e madhe. Unė  p.sh. kam  luajtur  me  rrymat  muzikore. I kam bėrė  edhe njė kėngė  Aleksandėr  Gjokės  ku ka  marrė  edhe ēmim  tė parė. Ledinės i kam  bėrė kėngėn “San Valentino”. Por kam  bėrė edhe “Jeta  nuk  ėshtė  Lodėr” tė Irma Libohovės  dhe balada  tė ndryshme. Realisht, jam  mė  tepėr i  dhėnė pas  baladave sepse  edhe vetė unė si kėngėtar kam qenė pranė kėsaj gjinie.

    Por tė arrije deri nė kėto mendime, deri nė kėtė stad sigurisht ke pasur njė rrugė tė vėshtirė?

    Po, ėshtė e vėrtetė, kam pasur njė rrugė tė vėshtirė, por shumė tė bukur. E kujtoj si sot veten time kur isha nė  moshėn 12-vjeēare, moshė nė tė cilėn u pėrballa pėr herė tė parė me publikun shqiptar dhe nėse do flasim me gjuhėn muzikore, nė atė moshė mua do tė mė quanin ‘tenor’.

    Nuk e kuptoj, si ka mundėsi qė ke filluar kėngėn si tenor dhe nė atė moshė?

    Po, po ėshtė e vėrtetė. Pikėrisht nė atė moshė dhe kur as vetė nuk e kisha menduar kurrė, mė ėshtė besuar njė rol nga regjisori i madh Viktor Gjoka, i cili sot nuk jeton, qė e kujtoj gjithmonė me respekt tė madh. Nė kohėn pėr tė cilėn flas, Gjoka po vinte nė skenė njė operetė, e cila titullohej “Bilbili  dhe kanarina” me  muzikė tė  Llazar Nurēkės. As vetė nuk e besoja qė do tė mė jepnin  rolin e bilbilit. Shtanga, nuk e besoja. Kur erdhi dita e shfaqjes kisha shumė emocion, shumė. Mė kujtohet fare mirė  qė shfaqjen e parė e  kemi dhėnė nė Pallatin  e Kulturės “Ali Kelmendi”. Kur do dilja pėrpara publikut shihja me vėmendje skenėn, e cila mė pėlqeu shumė me bukurinė e saj pėr kohėn. Ishte dalja ime e parė para njė publiku tė madh. Salla ishte mbushur plot. Ajo mbante rreth 250 veta. Kur mbarova pjesėn mora duartrokitje. Dola me sukses. Pra, njė dalje krejt ndryshe, e cila u pasua po me njė dalje tė tillė nė njė operetė  tjetėr.

    Skena, kėngėtarė, humoristė, instrumentistė, etj, kush tė bėnte mė shumė pėrshtypje mes kaq shumė njerėzve tė artit?

    Mė bėnin pėrshtypje bateristėt, loja e tyre. Mė tėrhiqte si me magnet ai lloj instrumenti dhe kėnaqesha nė pafundėsi kur shikoja lėvizjet e tyre. Kjo bėri qė unė tė filloja  tė  ushtrohesha  me nota dhe me pentagram. Kjo dėshirė, kjo gjė ndryshe bėri qė tė largohem nga kantoja. Fiks nė  moshėn 17-vjeēare e lashė kanton dhe  inkuadrohem nė  Cirkun e Tiranės me  udhėheqės  artistik Ismail Rekėn nė bateri. Realizova njė dėshirė, njė ėndėrr, njė sadisfaksion shpirtėror. Nė Cirk punova dy vjet si  instrumentist, qė pėr mua ishte njė shkollė e madhe, njė shkollė specifike.

    Por kur pėrkon dhuntia jote si kompozitor? Ku dhe kur e kompozove kėngėn e parė?

    Eh! Mė ēove nė kohė tjetėr. Janė vite tė bukura, vite qė i kujtoj me nostalgji, vite qė mė rrėqethin kur i kujtoj. Ishte viti 1969. Kisha mbushur moshėn pėr ushtar. Pikėrisht nė atė moshė, mė kėrkojnė tė shkoja nė shkollė pėr oficer. Nuk pranova. Nuk isha mėsuar me disiplinė, me rregulla, me rripa, me urdhra me veshje tė blertė tėrė jetėn. Familja mė thoshte “shko ushtar”. Unė e kisha vendosur. Nuk do tė shkoja pėr oficer. Atėherė zgjidhja ishte e pėrgatitur, mė marrin ushtar dhe mė ēojnė nė marinė. Marina atėherė ishte mė e vėshtira. Shėrbime pa fund, gatishmėri, alarme, me kėto ishte mbushur jeta ushtarake. Si pėr ēudi, mė caktuan nė Pashaliman. Emrin ia kisha dėgjuar “Pashait” siē i thoshim ne ushtarėt, por nuk kisha shkuar kurrė.  Shkuam me makinat tip “Zis” qė kishte atėherė ushtria jonė. Meqė vija nga Tirana, mė caktuan pėrgjegjės tė grupit tė rojeve tė “Pashait”. Ishte njė vend i magjishėm. Vend piktoresk, edhe pse larg komunikimit rrugor. Deti, historia e vendit, anijet, mė tej malet me pemė, mistika e kėtij vendi tė bėnin vėrtet tė frymėzoheshe. Kėtu fillon dhe krijimtaria ime si kompozitor. Unė nė mbrėmje bashkė me shokė dilnim nė breg tė detit dhe kėndonim. Kėshtu thyenim dhe mėrzinė. Kėnaqeshim mes atij vendi piktoresk. Mendoja se mund tė shkoja mė tej se tė kėnduarit. Fizarmonika mė jepte shkėndija pėr tė kompozuar dhe njė ditė ja arrita. Nė kėtė vend unė krijova kėngėn time tė parė, kėngėn qė u bė aq e dashur, kėngėn qė mė ofroi shumė shanse nė jetė, kėngėn  “Vajza  dhe  deti”.

    A kishte njė shtysė reale kjo kėngė, njė ngasje, njė inicim, apo thjesht duke kėnduar dhe duke menduar tė krijosh?

    Po, kishte. Nuk erdhi fare rastėsisht. Nė ditėt e plazhit nė verė, aty afėr repartit unė me disa shokė shikonim njė vajzė tė vinte pėr plazh. Rrallė mund tė vinte vajzė tjetėr nė atė vend. Ishte koha kur plazhi nuk ishte bėrė masiv dhe vajzat plazhiste ishin tė rralla. Kur vinte ajo vajzė nė plazh, dukej sikur bota ndryshonte. Ne gėzoheshim dhe e shikonim me admirim. Na dukej si shtojzovalle. Na dukej si njė qenie jashtėtokėsore qė vinte tė na hiqte mėrzinė. Shok tė ngushtė nė atė kohė kisha Naum Gogon nga Durrėsi, i cili ka ndėrruar jetė nė moshė shumė tė re. Ai vazhdimisht thurte vargje tė bukura qė m’i lexonte dhe unė mrekullohesha. Kur vinte ajo vajzė pėr plazh, Naumi e ndiqte me vėmendje nė ēdo hap. Shikonte ēdo lėvizje tė saj deri nė imtėsi. Pas disa ditėsh, mė thotė “na lexoji kėto vargje dhe bėj njė kėngė”. Dukej i ngazėlluar. E mora letrėn me vargjet dhe fillova ta lexoj....

    “Bregut tė detit  njė  vajzė  e menduar,

    Flokėt  era  lehtė  ia  pėrkėdhel,

    Rreze  dashurie   hedh   nė  zemėr,

    O det, o  det  i kaltri  det,

    Ti kėngėn  time  ma dėgjon

    Ju ison  mbamėni o  valė,

    Pėr  dashurinė  zemra  kėndon”.

    Kėto vargje mė mrekulluan. Ishin vargje plot patos dhe muzikalitet. Mė nxitėn menjėherė tė krijoj. Mora fizarmonikėn “Parot”, njė e kuqe qė ishte pjesė e jetės time dhe fillova t’i bie. Kėshtu mori udhė kėnga “Vajza dhe deti”. Kėnga ime e parė si kompozitor, por edhe si kantautor.

    Kush e ka kėnduar dhe ku ėshtė kėnduar pėr herė tė parė kjo kėngė?

    Kėtė kėngė e kam kėnduar unė vetė pėr herė tė parė me grupin tonė tė repartit tė Pashalimanit. Pėr herė tė parė e kam kėnduar pikėrisht nė sallėn e repartit ushtarak, pastaj nė plazhet e Orikumit dhe pas disa ditėsh e kėndova nė Vlorė, nė njė konkurs mes reparteve dhe grupeve muzikore. Ne me kėtė kėngė zumė vendin e parė. Ishte njė gėzim i madh. Atėherė  dhe pse ishim ushtarė, kur  kėndonim, visheshim civilė dhe pėrfaqėsonim uzinėn “Kraft”, kantieri i riparimit tė Flotės Detare qė ka qenė nė “Pashaliman”. Sa isha ushtar, isha pėrgjegjėsi artistik i grupit tė “Pashait”, ku kisha njė piano me tė cilėn  punoja  shumė me  marinarėt, me zėrat e rinj ushtarė, me  vajzat qė punonin nė uzinė etj.

    Pra, tashmė ishte hapur rruga, u thye akulli si kantautor?

    Po. Kjo kėngė mė bėri tė njohur. Kėtė e them me bindje se dhe sot kjo kėngė ėshtė shumė e pėrhapur, shumė e kėrkuar. Madje edhe kur ftohem nė studio tė ndryshme, kjo kėngė ėshtė e para qė mė kėrkojnė ta kėndoj. Pėr mua mbetet njė kėngė rinore, njė himn rinor pėr dashurinė, qė nuk do tė njohė kurrė pengesa. Pasi mbarova ushtrinė dhe erdha nė Tiranė, pashė qė tashmė hapėsirat ishin mė tė mėdha. Nė vitin 1972, fillova  punė nė Estradėn e Tiranės si baterist.  Kjo estradė nė atė kohė ishte nė kulmin e shkėlqimit. Njė vit mė pas, me  kėngėn “Kėngėt e tua Memo” mora pjesė nė  Festivalin e  Zėrave tė Rinj, ku mora ēmimin e  dytė. Ishte viti 1973, kur kėnga, muzika dhe artet nė Shqipėri ishin nė kulmin e lulėzimit. Nė  estradė nganjėherė ēohesha nga bateria e kėndoja ndonjė  duet. Por nuk isha i njohur ende si kėngėtar. Por tė jem korrekt me lexuesin, deri nė atė kohė nuk njihesha   si Luan Zhegu kėngėtar, por  si kompozitor.

    Si erdhi lidhja juaj me tė madhen Vaēe Zela? Si i mori ajo kėngėt tuaja pėr t’i pėrcjellė nė skenė?

    Ah, ka njė histori dhe kjo lidhje. Pikėrisht kur unė u futa si  baterist  nė Estradėn e Tiranės, e madhja Vaēe Zela  ishte  kėngėtare nė teatrin e Estradės. Unė sa herė kompozoja, ua jepja kėngėt drejtuesve tė Estradės. Ata ishin dashamirės me mua. Nė njė nga krijimet e mia “Nusja e lirisė” me tekst tė  Sulejman Matos qė ia dedikuam Margarita Tutulanit, Vaēja u tregua shumė kurioze. Pasi e dėgjoi, e mori vetė pėr interpretim. Kėtė kėngė pėr herė tė parė ajo e kėndoi nė  Teatrin  e Operas dhe tė  Baletit. Pėr tė thėnė dhe njė detaj, veēoj atė qė Vaēja atė natė u vesh si Margarita, me njė bluzė  tė kuqe dhe me njė fund tė zi, si flamuri  shqiptar kuq e zi. Si flamur ngjante dhe ajo vetė. Unė nė atė kohė kam qenė nė  sallė dhe dridhesha i tėri. Si tė mos emocionohesha, kur njė  djaloshi tė ri si unė, t’i kėndohej kėnga nga njė artiste e madhe si Vaēe  Zela. Kur mbaroi ajo sė kėnduari, e gjithė salla u ngrit nė kėmbė duke brohoritur. E kthyen dy herė. Salla nuk ulej. Njė emocion i paparė. Unė isha mbledhur i tėri dhe pa dashje nga sytė mė dolėn lot gėzimi. Ishte njė sukses i paparashikuar pėr mua. Kjo kėngė mori ēmimin e

    “Dekadės”, se ashtu ishte atėherė, zhvilloheshin ēdo maj pėr nder tė festave tė punėtorėve “ Dekadat e Majit”!.

    Por me sa kam dėgjuar, mes kompozitorėve njė sukses ka patur dhe kėnga “Do tė  dal malit”.?

    Po, edhe kjo kėngė pati tė njėjtin sukses. Luftės nė ato vite i kėndohej shumė dhe krijimet e poetėve pėr Luftėn Nacional-Ēlirimtare ishin tė shumta. Kėto dy kėngė bėnė qė unė fillova  tė bėhem i njohur si krijues, si kompozitor dhe fillova tė kem  oferta nga tė gjitha rrethet (se tė gjitha  rrethet kishin estradat  e tyre) dhe nė festivale tė ndryshme. Nė vijimėsi, nė  festivale  kam fituar ēmime si nė Festivalin e Kėngės nė radiotele-vizion dhe nga aktivitete nga mė tė ndryshmet qė bėheshin.


    Tė ndalemi tek kėngėt si kompozitor,pėrveē Vaēe Zelės, nga cilėt kėngėtarė janė kėnduar kėngėt e tua?

    Kėngėt e mia janė kėnduar nga kėngėtarėt mė tė mirė shqiptarė nė tė gjitha kohėrat. Janė kėnduar nga ata kėngėtarė qė i jepnin tonin muzikės shqiptare. Kėtu kujtoj me shumė respekt dhe lot nė sy tė madhin Tonin Tėrshana, por po me kaq respekt flas pėr Luljeta Simonin, Arta  Babaramon, Sazan Meēanin, Nikolin Gjergjin.

    Festivalet ishin festė e madhe e muzikės shqiptare. Cilėt kėngėtarė ishin ata qė ngjisnin nė kėtė skenė gjigante kėngėt e tua?

    Festivalet i kujtoj me nostalgji tė madhe. Ato vėrtet ishin festa tė mėdha. Bėhej njė pėrgatitje serioze pėr to. Nuk luhej me Festivalet nė RTSH. Kėrkesat ishin nė maksimum, pasi ēdo gjė kalonte nė vrimė tė gjilpėrės. Unė nė kėto festa kisha shansin e madh tė prezantohesha nga emra tė mėdhenj si Ema  Qazimi, Liljana Kondakēi, Kozma Dushi, Irma Libohova. Nė shumė festivale ishin njė pesėshe e fortė qė pėrcillnim   krijimtarinė time si kantautor.

    Po si kėngėtar, kur ke marrė pjesė nė Festivalet e RTSH?

    Pėr herė tė parė si kėngėtar kam marrė pjesė nė vitin 1975. Ky vit pėrkonte me Festivalin e 14-tė nė RTSH. Isha me shumė fat pasi sė pari isha i ftuar nga vetė udhėheqėsi  artistik i Festivalit, Gjon  Simoni, por sė dyti pata njė  fat  shumė mė tė  madh,  sepse  kėngėn  “Shokėt” qė  kėndova  unė  e kėndoi dhe Artistja e Popullit Vaēe Zela. Atė kohė kėnga kėndohej nė  dy  variante e njėjta kėngė, pra nga dy kėngėtarė. Dua tė them se kjo paraqitje ishte njė pėrgjegjėsi  shumė  e madhe  pėr  mua. E mbaj mend si sot pasi ishte njė  kėngė  shumė e bukur  me  muzikė tė Shaqir  Kodrės me tekst  tė  Betim Muēės. Kėnga  u mirėprit.  Kur mbaroj Vaēja duartrokitjet zgjatėn  rreth  6 minuta. Dua tė thekso se duartrokitjet shėnuan njė rekord me vete. Nė fakt kjo  kėngė  mori  ēmimin  e dytė. Ēmimin e  parė  e pat marrė  kėnga  “Buka  e duarve  tona”. Nė  festivalin e 15-tė, nė  vitin 1976, marr pjesė  me njė  kėngė  shumė tė  bukur,  por  me  njė  trishtim  pėr  mua. Kjo ishte njė kėngė e Agim  Krajkės “Kėngėt  e rinisė” me tekst  tė Zhuljana Jorganxhi.  Kėtė kėngė  e kėndova  bashkė  me Alida  Hiskun. Kėnga  u  prit   shumė  mirė, por  qe  njė  fatkeqėsi  e madhe  se kėnga  nuk  futet  nė  natėn e  tretė. Ishin  ato sulmet  qė i  bėnin  Krajkės  nė  atė  kohė si  kompozitor i ritmikės. Krajka  shihej nė  atė  kohė  me njė sy  si modernist.

    Pas kėtij Festivali, nė sa festivale more pjesė?

    Pas kėtij festivali, unė mora pjesė edhe nė pesė festivale si kėngėtar.

    Zakonisht, ju kėndonit kėngėt e Agim Krajkės?

    Po, mė shumė kam kėnduar kėngėt e mjeshtrit Krajka, ku jam nderuar me ēmime tė dyta dhe tė treta. Dua tė theksoj se me kėtė kompozitor tė madh unė fitova njė eksperiencė tė  madhe, po ashtu si edhe me kompozitorėt Tish Daia, Hajg  Zaharian, Gazmend Mullai dhe pastaj me Aleksandėr Lalon.

    Po nga kėngėtarėt e rinj, kush i ka kėnduar kėngėt e tua si kompozitor?

    Sa kėngėtarė tė vjetėr, po dhe aq tė rinj, i kanė kėnduar kėngėt e mia si Leonora Jakupi, Ledina Ēelo dhe shumė “Ethe-istė”  si Musabelliu etj. Pra, kjo ndėrthurje brezash, artistin e mban  tė gjallė. Kjo ėshtė njėlloj si politika e re dhe ajo e vjetėr. Mund tė jesh 80 vjeē dhe ke vizione tė njė politike tė re, por  mund tė jesh i ri dhe nuk  mund t’i kesh kėto vizione.

    Rreth 48 vjet si kompozitor,sa kėngė ke nė repertorin tėn si kompozitor?

    Tė them tė drejtėn ka dy vjet qė s’i ruaj si numėr. E kam lėnė numėrimin kur kisha krijuar 280 kėngė.

    Me cilin poet ke bashkėpunuar mė shumė?

    Me poetin e madh Jorgo  Papingji.


    KOINĒIDENCA

    “Si e mora prapė ēmimin e dytė nė festival pas 20 vjetėsh”

    “Kėto punė bėhen ndonjėherė me syrin dhe zemrėn e Zotit. Ndoshta rastėsi, ndoshta domosdoshmėri, ndoshta habi, mund t’i vendosėsh shumė emra, por ishte dhe mbetet koinēidenca mė e madhe e jetės time qė nuk do tė pėrsėritet mė. Nė kėtė ditė dhe nė kėtė vit, 1995, unė kam kėnduar njė duet me  Ledina Ēelon. Pra, ishte 23 dhjetor i vitit 1995. Kėnduam kėngėn “A e doni dashurinė?”. Kompozitor i kėsaj kėnge ishte Osman Mula, me tekst tė Jorgo  Papingjit. Dua tė vė nė dukje se me kėtė kėngė unė kthehesha nė skenė pas 7 vitesh pa marrė pjesė nė Festivalet e RTSH. Isha nė ethe dhe mendoja si  do  tė  mė  priste spektatori. Po ku ishte koinēidenca e jashtėzakonshme? Ka  qenė 23 dhjetor i vitit 1975, kur  Luan Zhegu kėndon nė skenėn e Teatrit dhe tė Baletit dhe merr  ēmimin  e dytė me kėngėn “Shokėt”. Dhe mė datėn 23  dhjetor 1995, fiks mbas 20 vjetėsh, nė tė njėjtėn orė, Luan  Zhegu, kėndon pėrpara publikut shqiptar dhe prapė merr ēmimin e dytė. Ndryshimi ishte se u  kėndua  nė Pallatin e  Kongreseve. E veēanta tjetėr, 6 minuta duartrokitje nė vitin 1975 dhe 7 minuta e 2 sekonda nė vitin  1995! Duartrokitjet nga fansat e mi ishin frenetikė. Nė kėtė kohė, del nė skenė dhe Osman Mula. Tė gjithė nė kėmbė. Entuziazėm i paparė. Njė rast unik. Dy kėngė nė kohė tė ndryshme por nė tė njėjtėn orė, datė por edhe me tė njėjtėn kohė entuziaste. Besoj nuk do tė ketė binjake kjo ditė. Rastėsia? Mbase dhe jo. Mbase ishte domosdoshmėri nė jetėn time si kėngėtar tė pėrjetoja diēka tė rrallė, magjike tė papėrsėritur”.


    TAKTIKA

    “Kėngėt ua jepja tė tjerėve nga frika se mos mė dėnonin”

    Festivalet sa tė lartėsonin, po aq dhe tė fundosnin. Shihja se si miqtė e mi, emra tė mėdhenj si Sherif Merdani, Franēesk Radi, Aleksandėr Lalo, qė filluan tė dėmtoheshin nga ato tė ashtuquajtura ‘pleniume’ tė atyre viteve. Nė festivale ēdo gjė shihej me lupė zmadhuese, shikohej deri tek qimja e flokut. U dėnuan kėngėtarė dhe kompozitorė tė mėdhenj kjo bėri qė unė tė tėrhiqem. Nuk doja tė dėnohesha, ndaj fillova t’ia jap kėngėt e mia njė kėngėtari tjetėr e unė tė marr kėngėn e njė  kompozitori tjetėr. Kjo mėnyrė bėnte qė unė tė mos isha nė qendėr tė shėnjestrės sė shfaqjeve tė huaja, moderne. Nga ana tjetėr, kur kėngėt e mia do t’i kėndonin tė tjerėt, nuk do tė sulmonin Luanin, por nuk mund tė sulmonin as Vaēen, qė kishte kėngėn time, nuk do tė sulmonin Tish Dainė, ose   Agim Prodanin etj. Kjo ishte njė taktikė e imja. Por kjo ishte edhe njė eksperiencė e madhe, sepse tė marrėsh eksperiencėn e Vaēe Zelės apo tė Tish Daisė nuk ėshtė pak”.

    http://afp.al/news/2017/06/luan-zheg...muzikes-28989/


     
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 16-06-2017 mė 10:20

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    8,979
    Faleminderit
    267
    363 falenderime nė 339 postime

    Pėr: Luan Zhegu



    Kenga fituese e Festivalit te 22-te te Kenges ne RTSH.

    Kompozimi: LUAN ZHEGU
    Vargjet : ADELINA BALASHI
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 15-10-2017 mė 11:56

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    8,979
    Faleminderit
    267
    363 falenderime nė 339 postime

    Pėr: Luan Zhegu

    Dhe kur kenga eshte e bukur...... ajo mbetet e tille kurdohere !


  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    8,979
    Faleminderit
    267
    363 falenderime nė 339 postime

    Pėr: Luan Zhegu



    Vajzė Moj, Lule Moj · Luan Zhegu

    GALA - 50 vjet Festivali I Kėngės.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 14-01-2020 mė 08:48

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •