Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Sa është i sigurt fjalëkalimi juaj?


    Hapat me të cilët po ecën teknologjia sot, apo më mirë të themi fuqia e GPU-së tek kartelat grafike apo dhe fuqia e procesorëve që kanë pajisjet e hedhura në treg nga kompanitë e ndryshme, kanë vënë në rrezik fjalëkalimet tuaja. Madje nga konkurrenca e madhe në tregun e këtyre pajisjeve çmimet e këtyre pajisjeve sa vinë e zvogëlohen, gjë që lejon që keqbërësit në internet të kenë mundësi të blejnë pajisje të tilla me fuqi tepër të mëdha të vetive që i cekëm më lartë.

    Ndoshta do të pyesni se pse fjalëkalimet tuaja janë në rrezik? Dikush ka dëgjuar për metodën me të cilën synohet zbulimi i fjalëkalimeve, metodën e quajtur BRUTEFORCE por për ata që nuk e dinë se çfarë është bruteforce, ju themi se kjo metodë nënkupton zbulimin e fjalëkalimeve tuaja duke provuar të gjitha kombinimet e mundura të shkronjave,numrave apo simboleve deri në zbulimin e fjalëkalimit tuaj, pra thyesi apo keqbërësi tenton çdo fjalëkalim të mundshëm deri në zbulimin e atij të duhurit.

    Kjo metodë e thyerjeve të fjalëkalimeve mundësohet nga shumë aplikacione që gjenden në internet, por edhe nga aplikacione të cilat i krijojnë keqbërësit për ti përdorur ata vetë personalisht. Nga ajo çfarë theksuam më lartë kuptohet se për të gjetur një fjalëkalim në këtë mënyrë kompjuterit i duhet shumë kohë për ta zbuluar fjalëkalimin, por kur kemi parasysh fuqinë në rritje që kanë pajisjet e cekura në fillim të artikullit rreziku i zbulimit të fjalëkalimit tuaj sa vjen e shtohet.

    Madje në një kërkim të bërë nga një institut i kërkimeve rreth teknologjisë informative nga Georgia e SHBA-së thuhet se një fjalëkalim që përmban deri në 7 karaktere nuk është fare i sigurt, dhe kjo falë fuqisë që kanë kompjuterët sot. Sipas këtij instituti një fjalëkalim prej 12 karaktereve do të ishte i duhuri, por nëse thyesi apo keqbërësi ka kohë të presë me ditë të tëra apo dhe me muaj atëherë edhe një fjalëkalim i tillë do të mund të zbulohej.

    Por ajo çfarë është më shqetësuese rreth fjalëkalimeve është së përdoruesit përdorin fjalëkalime të njëjta në vende të ndryshme, që natyrisht një gjë të tillë ne nuk do jua preferonim aspak.

    Madje kohë më parë kompania e njohur BitDefender pati deklaruar për rreth 250 000 emra përdoruesish,email adresa dhe fjalëkalime të rrjeteve sociale që gjenden në internet të publikuara nga piratët e internetit, dhe 75% e këtyre përdoruesve përdorin fjalëkalimet e njëjta për email adresat e tyre, në rrjetet sociale dhe në vende tjera.

    Por të përdorësh fjalëkalimin e njëjtë edhe në llogari financiare qofshin ato banka apo ueb faqe për blerje online vërtetë mund të jetë fatale për ju.

    Se a përdorni fjalëkalime të njëjta në vende të ndryshme, sa i kushtoni rëndësi fjalëkalimit tuaj apo dhe diskutime tjera rreth sigurisë së fjalëkalimeve mund të diskutoni duke komentuar në ketë artikull. itshqip.com

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878
    na lodhen me kto fjalekalime,

    fjalekalim, per windovs ne pune, fjalekalim per sap, fjalekalim per aplikacione e server te ndryshem, fjakalim per mobil, fjalekalim per kartele bankare, fjlekalim per transaksione, fjalekalim per mesengjer, fjalekalim per facebook, fjalekalim per skype, fjalekalim per autoradio, fjalekalim per fjalekalim, fjalekaim per te birin e te dreqin, nje pordhe me e leshu ne internet te nevojitet fjalekalimi.

    Kush mund ti mban mend gjitha keto, i tere sisemi eshte i fucked up. Duhet zgjidhje biometrike me gisht se na i hengren vesht keto fjalekalime.

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Unë për vete kam disa lloje të fjalëkalimeve. Gjithsej i kam 3 lloje ne internet.

    * Të bankës nuk e përdori në internet.
    * Të celularit e kam me vizatime(kombinime)
    * Fjalëkalimet e forumeve/faqeve tjera i mbaje të gjithë njëjte ( në shumë faqe për të shkarkuar diçka kërkojnë regjistrim për atë i mbaj të gjitha me një fjalëkalim ), perveç atyre ku janë më më rëndësi i mbaj me një fjalëkalim tjetër.
    * Hotmail dhe Gmail i kam prape me një fjalëkalim tjetër.

    Fjalëkalimet i zgjedh gjithmonë me numra, shkronja të mëdha dhe të vogla si dhe gjithmonë e përdori nga një . apo , si dhe shenja tjera ( = ) " &. Gjatësia sillet gjithmonë mbi 10 simbole.


    Nuk e kam problem hiq ti mbaj mend perveç ditëve të para pasi i ndërroj çdo 2-3 muaj edhe pse nuk kam askund gjëra me rendësi perveç në PC! Në shtepi e përdori MASTER PW të FIREFOX dhe te gjithë fjalëkalimet i kam të ruajtën.
    Ndryshuar për herë të fundit nga strange : 05-09-2010 më 09:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •