Vlera e kohës
“Deri sa mos ta ndryshojnë (pozitivisht) gjendjen e tyre”
VLERA E KOHËS
Profesor:
Amr Halid
Për botuesin ERIXH LIN-NESHRI
Përktheu:
Dr. Musli Vërbani
Kaçanik
2005
Hyrje
Falënderimet vetëm për Allahun,
Atë e falënderojmë,
Prej Tij ndihmë kërkojmë,
Prej Tij kërkojmë të na falë gabimet tona.
Allahut i mbështetemi ta na mbrojë nga të këqijat tona dhe të këqijat e veprave tona.
Kë e udhëzon Allahu, ai nuk humbë,
Kë e humbë Allahu, për të nuk ka udhëzues.
* * *
Vëlla i nderuar!
Gjatë këtij fjalimi do të jetoj së bashku me ty dhe me një çështje të rëndësishme, dhe me vlerë, e cila është e ndërlidhur fort me besimin (imanin) në Zotin e Lartmadhëruar.
Kjo çështje e ka vlerën atëherë kur të jemi të bindur dhe veprojmë me të.
Kjo çështje e ka vlerën atëherë kur jeta jonë është e stolisur me të dhe veprohet me të.
Kjo çështje është serioze dhe e rëndësishme që do të thotë të kujdesemi për kohën, ta shfrytëzojmë kohën për ta fituar kënaqësinë e Allahut.
Patjetër duhet që kohën ta kalojmë në dëgjueshmërinë ndaj Allahut, ta shfrytëzojmë në atë që na sjell kënaqësinë e Allahut, ta shfrytëzojmë që të na shpëtojë nga zjarri i xhehenemit dhe të na shpie në xhenet.
Patjetër duhet që kohën ta shfrytëzojmë maksimalisht në punë të mira dhe të dobishme, në kënaqësi të Allahut të Lartëmadhëruar, spese çdonjëri do të jep përgjegjësi për jetën (kohën) e tij si e ka kaluar.
Transmeton Ibni Mes`udi nga Muhamedi a.s. se ka thënë:
“Në Ditën e Kijametit asnjë këmbë e birit të Ademit nuk do të lëvizë para Zotit të Lartëmadhëruar pa dhënë përgjegjësi (pa u pyetur) për pesë çështje:
- për jetën (kohën) e tij si e ka kaluar,
- për rininë e tij si e ka shfrytëzuar,
- për pasurinë e tij si dhe ku e ka fituar dhe si e ka shpenzuar, dhe
- për çka ka punuar, dhe çka ka mësuar”.
Ruaj Lidhjet