Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e argjenddre
    Anëtarësuar
    19-12-2008
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    522

    Banka e Shqipërisë: Norma bazë e interesit, s’ndryshon



    Banka e Shqipërisë deklaron se ekonomia shqiptare po vuan pasojat e krizës ekonomike. Guvernatori i Bankës së Shqipërise Ardian Fullani tha sot se "sistemi bankar në vend është i sigurt, por pasojat e krizes po fillojnë të ndihen në vend”.

    Fullani sqaron se ekonomia vendase e ka kaluar fazën e parë të goditjes nga kriza ekonomike qe po trondit ekonomitë botërore.

    Sipas Guvernatorit tani Shqipëria ndodhet nën presionin e fazës së dytë. Kriza po ndjehet fillimisht në presionin mbi monedhën vendase lekun nga valutat e huaja Euro dhe Dollari.

    Për Guvernatorin Fullani më shume pasojat e kësaj krize po i vuan industria nxjerrëse dhe ajo prodhuese.

    Guvernatori siguroi se sistemi bankar eshte ende i imunizuar nga kriza dhe se aktualisht nuk ka rriks per te.

    Telegrafi.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-08-2012 më 12:46

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Para 4 muajsh, ne Top Channel, BSH deklaroi se Shqiperia nuk eshte prekur nga kriza. Cili eshte burimi i ketij lajmi?
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #3

    Fullani: Ecuria ekonomike pozitive, ulet deficiti

    Pavaresisht se ndikimet e krizes ekonomike globale e kane ndikuar ekonomine shqiptare, rritja ekonomike e vendit tone do te jete pozitive edhe pergjate ketij viti, gjithashtu edhe monedha vendase, leku do te kete nje kembim stabel kete vit. Deklaratat i ka dhene Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani dje nga qyteti i Beratit gjate perurimit te nje qendre te re kerkimore. Keshtu, Banka e Shqiperise mendon se edhe gjate 2010 do te ruhet ritmi pozitiv i rritjes ekonomike. Fullani e ka cilesuar si thelbesore vijueshmerine pozitive te ekonomise shqiptare gjate 2010. Duke komentuar ecurine e lekut ne raport me monedhat e tjera, guvernatori e ka cilesuar lekun si nje monedhe te stabilizuar. Vlore e monedhes kombetare, lekut ka rene vitin e fundit ne kembim me euron dhe dollarin. Aktualisht nje dollar kushton 101 leke dhe nje euro 139 leke. Sipas nje analize te Bankes se Shqiperise per zhvillimet ne tregun e kembimit ecuria e lekut ne tregun e brendshem te shkembimit valutor, ka rezultuar ne kahun nencmues. Ne terma mesatare, monedha vendase eshte nencmuar me 9.57 per qind kundrejt euros dhe 2.36 per qind kundrejt dollarit amerikan krahasuar me te njejten periudhe te vitit paraardhes. Sipas BSH-se zhvillimet ne raportin euro/leke, pertej faktoreve tashme te njohur qe kane ndikuar ne zhbalancimin e oferte kerkeses, kane reflektuar ne nje mase te madhe dhe efekte te natyres sezonale. Keshtu, ne fillim te gjashtemujorit, monedha vendase pasqyroi forcim si rrjedhoje e prurjeve valutore qe karakterizojne kete periudhe. Ky efekt duket te kete pesuar nje shuarje te parakohshme, duke krijuar nje zhvendosje te sjelljes paraprijese ndaj fundit te ofertes sezonale qe ne muajin gusht. Ne muajt ne vazhdim, pozitat e lekut ndaj monedhes vendase vijuan te luhaten ne kahun nencmues. Kjo ecuri ka ardhur si rrjedhoje e raporteve te lekundura te oferte kerkeses te cilat jane shoqeruar gjithashtu dhe nga nje pasiguri e agjenteve te tregut gje qe u reflektua ne nje luhatshmeri historike ne tremujorin e fundit te vitit. Rritja e besimit ndaj monedhes vendase, ne kombinim me efektin sezonal te fundvitit kane ndihmuar ne reduktimin gradual te pozitave nencmuese te lekut.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Fullani: Ecuria ekonomike pozitive, ulet deficiti

    Fullani: Ecuria ekonomike pozitive, ulet deficiti

    Ardian Fullani

    Ne mbledhjen e tij te dates 31 gusht 2010, Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise mori ne shqyrtim dhe miratoi Raportin Mujor te Politikes Monetare. Pasi u njoh me zhvillimet me te fundit ekonomike dhe financiare ne vend si dhe me projeksionet e tyre per te ardhmen, ne perfundim te diskutimeve, Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise vendosi te mbaje te pandryshuar normen baze te interesit ne nivelin 5.00 per qind. *** Te dhenat nga ekonomia boterore konfirmojne rimekembjen progresive te aktivitetit ekonomik. Politikat monetare e fiskale stimuluese kane ndikuar ne rritjen e kerkeses per mallra e sherbime si dhe ne zgjerimin e aktivitetit tregtar. Rezultatet e vrojtimeve dhe parashikimet per te ardhmen sugjerojne nje permiresim te metejshem te treguesve ekonomike, duke sinjalizuar se ekonomia boterore do te vazhdoje te fuqizohet. Presionet inflacioniste ne nivel boteror mbeten te kontrolluara dhe normat e interesit te bankave qendrore vazhdojne te jene ne nivelet me te uleta historike. Tregjet financiare jane karakterizuar nga nje luhatshmeri e larte e normave te interesit, e cmimeve te produkteve financiare dhe e vellimeve te tregtimit. Kjo luhatshmeri ka reflektuar nga njera ane sinjalet pozitive qe vijne nga ekonomia reale dhe rezultatet inkurajuese te stress-testeve te bankave te medha, dhe nga ana tjeter pasigurine e rrjedhur prej niveleve ne rritje te borxhit publik. Ne nivel politik, debati qe karakterizon autoritetet ekonomike private dhe publike, eshte percaktimi i mases dhe kohezgjatjes se duhur te stimulit makroekonomik. Pergjigja qe do te marre dilema e mbeshtetjes se ekonomise, pa cenuar primet e rrezikut dhe ekuilibrat afatgjate te saj, do te kushtezoje ndjeshem ecurine e ekonomise boterore dhe perspektivat e rritjes afatshkurter e afatmesme te Shqiperise. Si rrjedhoje e gjallerimit te kerkeses, cmimet e lendeve te para kane vazhduar te shfaqin prirje rritese gjate muajve te fundit. Vecanerisht, cmimi i grurit ne tregjet boterore shenoi nje rritje te forte ne muajin gusht, pas luhatjes se raporteve te kerkeses e ofertes dhe kufizimit te eksporteve nga nje prej vendeve kryesore prodhuese. Percjellja e tyre ne inflacionin total ne Shqiperi pritet te jete e dobet, por ajo do te mbetet objekt monitorimi ne muajt ne vazhdim. Ekonomia shqiptare ka vijuar te karakterizohet nga permiresimi gradual i treguesve ekonomike, duke konfirmuar nje aktivitet ne rritje - por relativisht te ngadalte - te saj. Statistikat zyrtare flasin per norma pozitive rritjeje ne tremujorin e pare te vitit, nderkohe qe rezultatet e vrojtimeve te besimit dhe te dhena te tjera te terthorta sugjerojne per vazhdimesine e ketyre ritmeve edhe ne tremujorin e dyte. Aktiviteti ekonomik ne Shqiperi eshte mbeshtetur nga rritja e kerkeses se jashtme dhe e eksporteve shqiptare, ndersa kerkesa e brendshme ka patur nje rritje me te ngadalte. Kjo ecuri eshte reflektuar ne nje rritje me te shpejte te sektorit te industrise dhe te sherbimeve, nderkohe qe sektori i ndertimit dhe ai i bujqesise kane patur nje kontribut te ulet ne rritjen ekonomike. Ajo eshte shoqeruar gjithashtu me krijimin e kapaciteteve te pashfrytezuara ne ekonomine shqiptare dhe presione te uleta inflacioniste nga kerkesa e brendshme. Stimuli monetar ka qene i pershtatshem per te akomoduar nje aktivitet ekonomik ne rritje, por pa krijuar zgjerim te tepert te likuiditetit. Ne prani edhe te pritjeve te ankoruara inflacioniste, ky ambient ekonomik ka ndikuar ne absorbimin e goditjeve mbi inflacion te ardhura nga faktore te ofertes. Per rrjedhoje dhe ne perputhje me pritjet tona, inflacioni ka ardhur ne renie gjate vitit 2010. Inflacioni vjetor i cmimeve te konsumit rezultoi 3.4 per qind ne muajin korrik. Kjo norme inflacioni eshte shkaktuar kryesisht nga rritja e cmimeve te administruara, e cmimeve baze ne tregjet nderkombetare dhe nencmimi i monedhes vendase. Keta faktore te ofertes pritet te kene ndikim kalimtar ne ecurine e inflacionit, duke mos u perkthyer ne presione te qendrueshme inflacioniste. Kjo dinamike ka kushtezuar dhe do te vazhdoje te kushtezoje ecurine e inflacionit edhe ne periudhen e ardhshme. Ne mungese te goditjeve te papritura nga ana e ofertes, projeksionet e Bankes se Shqiperise e vendosin normen vjetore te inflacionit prane objektivit 3 per qind te Bankes se Shqiperise ne periudhen afatmesme. Konsumi privat vleresohet te kete dhene kontribut pozitiv ne aktivitetin ekonomik ne tremujorin e dyte. Kjo ecuri deshmohet nga forcimi i ritmit te rritjes se te ardhurave tatimore, te cilat kane ne baze te tyre nivelin e konsumit ne ekonomi, nga rritja e importit te mallrave te konsumit, si dhe konfirmohet nga treguesit e permiresuar te besimit te konsumatorit. Bilancet pergjithesisht te shendosha financiare te familjeve shqiptare bejne te mundur nje reagim te shpejte te tyre ndaj permiresimit te klimes aktuale dhe perspektives makroekonomike, rritjes se te ardhurave te disponueshme, dhe renies se pasigurise. Nga ana tjeter, mundesia e familjeve per te financuar konsumin e tyre nepermjet kredise bankare paraqitet problematike, per sa kohe qe aksesi i tyre ne kredite konsumatore dhe hipotekare paraqitet ne renie. Investimet private po i kthehen gradualisht ritmeve rritese, por ne nivele dukshem me te uleta se ato te meparshmet. Klima me pozitive e besimit te bizneseve; mbeshtetja ne rritje me kredi bankare; rritja e shfrytezimit te kapaciteteve ne ekonomi; dhe rritja e importit te mallrave kapitale dhe atyre te ndermjetem, sugjerojne se niveli i investimeve private eshte rritur gjate muajve te fundit. Tregues te besimit evidentojne pritje pozitive edhe per tremujorin e trete te vitit, duke mbeshtetur vleresimet tona per nje nxitje te kerkeses agregate nga sektori privat. Sektori publik ka shenuar frenim te ekspansionit fiskal, qe prej fillimit te tremujorit te dyte. Deficiti buxhetor ne fund te muajit korrik rezultoi 23.1 miliarde leke, nivel ky i cili eshte rreth 42 % me i ulet se nje vit me pare. Te ardhurat buxhetore jane rritur me 3.7 per qind ne terma vjetore, nderkohe qe shpenzimet jane tkurrur me 5.1 per qind. Ne vecanti, shpenzimet kapitale vijojne te shenojne ritme negative rritjeje, duke qene ne linje me programin e Ministrise se Financave per kontrollin e shpenzimeve buxhetore dhe reduktimin e investimeve publike per vitin 2010. Banka e Shqiperise gjykon se respektimi i nivelit te deficitit dhe te borxhit publik ne programin e rishikuar buxhetor do te ndihmoje ne ruajtjen e ekuilibrave ekonomike. Administrimi me kujdes i huamarrjes nga publiku do te gjeneroje presione renese mbi primet e rrezikut dhe mbi normat afatgjata te interesit, duke krijuar me teper hapesira per nxitjen e aktivitetit kredidhenes per sektorin privat. Gjithashtu, ai do te rrite fleksibilitetin e politikes fiskale ne horizontin afatmesem dhe afatgjate. Eksportet neto kane vazhduar te rrisin kontributin e tyre ne kerkesen agregate edhe ne tremujorin e dyte te vitit. Kjo ecuri eshte diktuar nga rritja vjetore prej 86 per qind e eksporteve kundrejt rritjes prej vetem 6 per qind te importeve gjate kesaj periudhe. Keto zhvillime jane materializuar ne ngushtimin e metejshem te deficitit tregtar, i cili eshte tkurrur me rreth 14 per qind ne terma vjetore. Ngushtimi i deficitit tregtar eshte shoqeruar me presione me te uleta ne tregun valutor dhe nje ecuri me te qendrueshme te kursit te kembimit. Banka e Shqiperise gjykon se, megjithese inkurajuese, ritmet e deritanishme te rritjes se eksporteve do te jene te veshtire per t’u ruajtur. Per kete arsye, qendrueshmeria afatgjate e pozicionit te jashtem valutor te vendit do te kerkoje nje sjellje me te kujdesshme ndaj deficitit tregtar dhe nxitjen e formave te qendrueshme te hyrjes se kapitalit. Permiresimi i ngadalte i kerkeses se brendshme eshte reflektuar ne rritje te qendrueshme te ofertes monetare. Ky tregues shenoi nje rritje vjetore prej 10.1 per qind ne muajin qershor dhe vazhdon te mbeshtetet kryesisht nga kontributi i larte i mjeteve valutore neto te sistemit bankar. Nderkohe, zgjerimi i kredise per sektorin privat vijon te shenoje ritme relativisht te ngadalta rritjeje, duke reflektuar si ecurine e kerkeses ashtu dhe kriteret ende te shtrenguara te kreditimit. Duke perjashtuar efektin e kursit te kembimit, rritja vjetore e kredise ne muajin qershor arriti ne 6.4 per qind, nga 4.9 per qind ne fund te tremujorit te pare. Ne kete periudhe, ajo eshte diktuar kryesisht nga rritja e kredise per biznese, ku peshen me te madhe e ka zene kredia e akorduar per investime. Rritja vjetore e depozitave prej 15.8 per qind ne muajin qershor ka sjelle permiresimin e treguesve te likuiditetit te bilancit te sistemit bankar. Shtimi i likuiditetit ne sistem, huamarrja e kontrolluar e sektorit publik ne tregjet e brendshme financiare, ulja e primeve te rrezikut ne te dhe pritjet e ankoruara inflacioniste, kane kushtezuar renien e normave te interesit ne tregjet financiare. E orientuar nga ulja e normes baze te interesit ne muajin korrik, renia e normave te interesit te depozitave, dhe letrave me vlere te qeverise ne muajin e fundit, pritet te ndihmoje ne krijimin e kushteve me te pershtatshme per stimulimin e aktivitetit ekonomik. Politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqiperise ka qene e kujdesshme. Duke patur ne vemendje respektimin e objektivit per inflacionin, Banka e Shqiperise uli me 0.25 pike perqindjeje normen baze te interesit ne muajin korrik. Ky lehtesim i kushteve monetare synoi ti jape nje stimul te metejshem aktivitetit ekonomik, duke kontrolluar ne te njejten kohe presionet inflacioniste dhe ekuilibrat e jashtem te ekonomise. Ajo eshte percjelle ne tregun financiar ne segmentin afatshkurter te tij, duke sjelle uljen e kostos se huamarrjes te bankave, si dhe norma me te uleta interesi ne tregun nderbankar dhe ne tregun primar te letrave me vlere te qeverise. Ne muajt ne vijim, levizja e politikes monetare duhet te transmetohet dhe ne uljen e kostos se huamarrjes se sektorit privat. Ne aspektin operacional, ne jemi te pranishem ne treg duke ofruar te gjithe likuiditetin e nevojshem per funksionimin normal te sistemit bankar. *** Gjate diskutimeve te tij, Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise konkludoi se, ne mungese te goditjeve te papritura, inflacioni i cmimeve te konsumit ne periudhen afatmesme do te jete ne linje me objektivin e Bankes se Shqiperise per te. Gjithashtu, Keshilli Mbikeqyres gjykon se kushtet monetare jane te pershtatshme per respektimin e ketij objektivi. Ne perfundim te diskutimeve, Keshilli Mbikeqyres vendosi te mbaje te pandryshuar normen baze te interesit, ne nivelin 5.00 per qind. Ne te ardhmen, Banka e Shqiperise mbetet e gatshme te veproje duke faktorizuar ecurine e faktuar dhe te pritshme te treguesve ekonomike, ne funksion te ruajtjes se stabilitetit te cmimeve dhe te konsolidimit te metejshem te ekuilibrave makroekonomike ne vend.

    KJ

  5. #5
    Deficiti buxhetor ne fund te muajit korrik rezultoi 23.1 miliarde leke, nivel ky i cili eshte rreth 42 % me i ulet se nje vit me pare.
    Kjo me duket nuk tregon ecuri ekonomike pozitive, por thjesht tregon qe deficiti ka qene shume i larte nje vit me pare.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Kjo me duket nuk tregon ecuri ekonomike pozitive, por thjesht tregon qe deficiti ka qene shume i larte nje vit me pare.
    Deficitet ulen kur shtohen te ardhurat e shtetit dhe ulen shpenzimet e administrates. Ne vitin e fundit, ne Shqiperi kane ndodhur te dyja.

    Albo

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    “Me 2011, cdo shqiptar 220 euro te ardhura me shume”

    Te ardhurat mesatare te shqiptareve per vitin e ardhshem parashikohen te rriten me 7 % krahasuar me vitin aktual. Sipas nje programi realizuar nga Ministria e Financave, duke iu referuar rritjes se Prodhimit te Brendshem Bruto ne vitin 2011, te ardhurat vjetore mesatare per fryme do jene 3025 euro nga 2805 qe jane aktualisht. Mesatarisht ne vit qe prej vitit 2002 te ardhurat per banor jane rritur me 138 euro ndersa per vitin e ardhshem eshte parashikuar qe rritja te jete 220 euro. Nderkaq, rritja e te ardhurave per qytetaret parashikohet te jete akoma me e larte, ku deri ne vitin 2013 shqiptaret do te marrin mesatarisht 3600 euro ne vit. Per nxjerrjen e ketyre shifrave Ministria e Financave ka marre per baze nje rritje ekonomike rreth 5.5 per qind per vitet ne vazhdim. Nderkaq eshte parashikuar qe buxheti per vitin e ardhshem do jete 9 miliarde euro ndersa ne vitin 2013 sipas planit te Ministrise se Financave do jete afro 11 miliarde euro. Gjithashtu, Ministria e Financave ka bere parashikime edhe mbi nivelin e papunesise ku per 3 vitet ne vijim numri pritet te reduktohet me afro 3 per qind. Raporti i Ministrise se Financave pason studimin e agjencive nderkombetare, sipas te cilave Shqiperia gjendet ne vendin e 57, ne 100 vendet ku mund te jetohet me mire. Rritja e te ardhurave per qytetaret shqiptare ka ardhur per shkak te perballimit me sukses te krizes ekonomike boterore, si dhe rritjes se eksporteve. Njeheresh, nje rritje e tille ka ardhur dhe per shkak te masave te forta kunder evazionit fiskal, investimeve te qeverise shqiptare, si dhe reduktimit te forte te borxhit te brendshem dhe te jashtem.

    KJ

  8. #8
    Nuk me bindin keto shifra, jane shume relative.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    Citim Postuar më parë nga Bamba Lexo Postimin
    Nuk me bindin keto shifra, jane shume relative.
    Po shifra jane a "derézi",nuk ka problem se jane relative..(matematika ka dhe numerat relativ):Rendesi ka qe shqiperia po perparon...

    (U pa puna!E vetmja propagand qe ka mbetur eshte shifra e pensjonit e çmimet e jeteses ne shqiperi.)

  10. #10
    Une nuk kam pare ndonje perparim...sidomos keta 2 vitet e fundit. Ok rruget jane rregulluar, por do ishte kulmi qe nje pellemb vend te mos kishte rruget mire. Pra perparimi ku eshte, vetem ne shifra propaganduese?

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga Bamba Lexo Postimin
    Une nuk kam pare ndonje perparim...sidomos keta 2 vitet e fundit. Ok rruget jane rregulluar, por do ishte kulmi qe nje pellemb vend te mos kishte rruget mire. Pra perparimi ku eshte, vetem ne shifra propaganduese?

    çfare i duhet me shume Fullanit nga pune deri tek shpija te shtrume e ka rrugen Fullani
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  12. #12
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Po shifra jane a "derézi",nuk ka problem se jane relative..(matematika ka dhe numerat relativ):Rendesi ka qe shqiperia po perparon...

    (U pa puna!E vetmja propagand qe ka mbetur eshte shifra e pensjonit e çmimet e jeteses ne shqiperi.)
    Ue sa kot ti Serafim.Po perparon thua.Neve jemi i vetmi vend ne bote pa krize edhe me rritje ekonomike.

    Si thoshte Enveri???

    E kemi telkaluar planim vjetor me 110%.


    P.s Nqs duartrokasin njerezit kur jep shifrat ky tipi duhet te jete pasardhesi i xhaxhit.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  13. #13
    Ju kerkoj falje paraprakisht per injorancen, por kush eshte ky Fullani?!

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Ju kerkoj falje paraprakisht per injorancen, por kush eshte ky Fullani?!
    Drejtori i Bankes Kombetare te Republikes se Shqiperise.

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Pyetjet dhe pergjigjet e konferences se perbashket per shtyp te Ministrit te Financave Ridvan Bode me Guvernatorin e Bankes se Shqiperise Ardian Fullani dhe Shefin e Misionit te FMN ne Shqiperi Gerwin Bell.


    Bode: Tellallet dhe teorite konspirative nuk frenojne dot rritjen ekonomike

    FMN: Mbeshtesim shkurtimet ne buxhet

    Fullani: Jemi dakort per cdo mase te metejshme



    Pyetje Valbona Mezini TVSH

    Sa do te jete rritja ekonomike ne shqiperi?

    Bell: Do te shikoni raportin e artikullit 4, do te shikoni qe shifra qe kemi paraqitur ne ate kohe ka qene 2.3%, por tani qe jene beret e vlefshme me shume te dhena sidomos te dhenat per tremujorit te pare parashikimi per rritjen eshte rreth 2.6%. sigurisht eshte dicka me shume afer 2 dhe 3, tani me afer 3, por mos u nxehni me mua nqse nuk e ndryshoje perseri parshikimin per rritje pasi keto pune jane gjithmone ne progress dhe sa here qe kam me shume te dhena ne dispozicion te dhenat axhustohen, por qe eshte diku midis 2 dhe 3 %.


    Pyetje Emirjon Senja Gazeta Shekulli

    A do te ndryshoje statusi I FMN-se ne Shqiperi?

    Bode: Ju e degjuat disponimin e Fondit Fonetar Nderkombetar per te qene prezente per te ndihmuar Shqiperine. Sigurisht performimi pozitiv ne kete periudhe e ben edhe me obligues le te themi nga ana morale Fondin Monetar i cili ka luajtur nje rol te rendesishem ne satabilitetin financiar te vendit per nje periudhe shume te gjate dhe kane shprehur disponimin e tyre per te qene prezente per te ndihmuar Shqiperine. Ne jemi duke bashkepunuar me Fondin, dhe ju e shikoni qe ka qene vetem dy here gjate ketij viti, dhe ne do te vazhdojme te bashkepunojme me Fondin per te perfituar maksimalisht ne interes te ekonomise se vendit. Nuk ka tabu per kete.


    Pyetje Klodi Tomori Televizioni Top Channel

    A mund te kishte shkurtime me te thella ne buxhet dhe ne kete kuader a duhet te kishte dhe rritje taksash?

    Bell: Eshte nje ceshtje politikash, sigurisht nga ana matematikore eshte e mundur qe te behet. Mund tju tregoj dhe formulen. Sigurisht kjo eshte nje ceshtje politikash. Mund te merret nje vendim per uljen e shpenzimeve apo do te shikohet nje nderhyrje nga te ardhurat. Kjo eshte nje pyetje per Ministrin e Financave sepse eshte nje ceshtje politikash dhe duhet zgjidhur nga elektorati shqiptar per opsionin qe mbron.

    Bode: Sikurse e pate qeveria, per te kontribuar ne mase efektive per stabilitetin makroekonomik dhe per te suportuar rritjen e ekonomise se vendit, duke zhvilluar ne kete menyre qe thame ruajten e ofertes dhe politiken e taksave te ulta, pra qe nuk mund te them rritje taksash sepse interesi per ti dhene suport ekonomise reale dhe jo thjeshte per te bere matematik per buxhetin, i cili do te thoshte nje nivel me te larte shpenzimesh per qeverine. Nga ana tjeter ne anen e kerkeses, u ruajt nje kerkese pozitive aktive persa i takon pagave dhe pensioneve, me nje kerkese konsumatore qe do te ndihmonte ne nje rishperndarje dhe nje riklasim te kerkeses qe do te orientonte kapitalet drejt sektoreve me rentabel. Nqse. Do te vazhdojme te mbajme permes programeve te qeverise nivelin e investimeve ne infastrukture sic e kemi deklaruar.

    Te perqendrohemi si instrument te nxitjes ekonomike vetem ne investimet infrastrukture mendoj se nuk eshte rruga me e drejte, pasi do te vepronim ne ne nje sfere te kufizuar te ekonomise dhe mbase do te deformonim pak ate qe tregu ofron ne te vertete. Prandaj ne vepruam ne kete forme, vepruam ne hapjen kerkeses ne gjithe gjeresine e tregut dhe pastaj nje politike qe ul kerkesen ne teresi te qeverise. Pra kjo do te jete ajo qe ne do te vazhdojme dhe nuk mendoje se Shqiperia do te vihet ne ate pozite qe do te detyrohet te rrise taksat per te stabilizuar treguesit makroekonomik. Mendoj se, sfida e Shqiperise dhe e vendeve te tjera eshte si te rikthejne ritmet e larta te zhvillimit te ekonomise pasi kushtet e bizneseve nuk jane thjesht nje ceshtje e nje veprimi momental rregullues.


    Pyetje Ardi Darsi Televizioni Alsat

    Z. Fullani a jeni i kenaqur nga shkurtimet e bera nga Ministria e Financave dhe per ju a ka vend per me shume shkurtime?

    Fullani: E rendesishme eshte dakortesia ne kuadrin e harmonizimit te politikes fiskale me politikat makroekonomike dhe njekohesisht zbatimin e reformave strukturore. Une mendoj qe hapi i marre eshte i nevojshem, I domosdoshem dhe ne linje me rekomandimet tona, megjithate zhvillimet globale dhe ato brenda vendit jane sfidante. Ne qofte se duhet te merren masa te tjera ne jemi dakort per tu marre ne kohe, por e theksoje dhe njehere qe masa e marre eshte ne linje me rekomandimet tona. Kjo do te thote qe tashme Banka e Shqiperise eshte e gatshme te shohe mundesine e stimujve te tjere monetare te nje politike te kujdesshme e cila do te jete ne funksion te kreditimit dhe te nxitjes reale te ekonomise reale.

    Bode: Tani eshte e vertete qe ne rishikimin e buxhetit pervec shkurimeve ne mundesuam nje rritje prej 4.3 miliarde lekesh ne buxhetin e ngrire te Ministrise se Puneve Publike, te cilat do te destinohen rreth 1 miliarde leke per programin e ujsjelles kanalizimeve ne menyre qe te akselerojme investimete me financim te huaj ne kete sektor te cilet jane te leverdisshme per momentin ne ekonomine shqiptare dhe po ashtu jane Brenda objektivave te prioriteteve te shpallura te qeverise. Rreth 3.3 miliarde leke per ti alokuar ne objekte te cilat jane ne vazhdim dhe eshte Ministria e Puneve Publike qe brenda ketij programi alokon fondet ne ato objekte te cilat kane avancuar me shume nga sa ka pasur programin ministria.

    Pyetje Erblina Mile RTV Ora News

    Cili eshte qendrimi juaj ne lidhej me INSTAT pasi shifrat e dhena prej ketij institucioni kontestohen shpesh nga opozita?

    Bell: FMN-ja, por edhe donatore te tjere si Bashkimi Europian kane ofruar shume ndihme, por edhe shume pune per te ndihmuar Institutin e Statistikave dhe ne qofte se, do te lexoni raportin e artikullit 4, bordi yne ne Washington e ka vleresuar progresin e bere nga INSTATI. A mund te ishin statistikat me te mira? Padyshim qe po, por kjo s’eshte nje gje specifike per Shqiperine. Kudo ne bote mund te kerkosh per statistika me te mira. Duke qene se kemi ofruar asistence dhe burime ne kete fushe e marim kete gje mjaft seriozisht dhe pas pak kohesh, pas dy javesh do te kete ketu nje mision vleresimi per asistencen teknike te ofruar ne fushen e statistikave, per te pare se sa e efekteshme ka qene kjo asistence nga ana jone dhe per te gjykuar se ku jane nevojat per asistence te metejsheme. Statistikat jane numra dhe do ishte me mire qe ta linim menjane retoriken dhe te shikonim gjerat praktike. Ne e kemi bere kete gje ne te kaluaren dhe do te jemi te gatshem ta bejme perseri.

    Bode: Tani lidhur me opoziten dhe me shifrat qe deklarojne cdo dite une do te thoja qe ju, mediat, te luanit rolin qe ju takon. Rama ka tellalle boll qe i nxjerr dite per dite per te shtremberuar dhe per te akuzuar cka eshte per te ardhur keq. Ka zene vend nje dominanace konspirative ne kupolen e opozites e nxitur nga Rama dhe shihen me dyshim te gjitha gjerat. Ne qofte se, flitet mire per vendin, per ekonomine e vendit, per institucione, per qeverine sigurisht qe Rama do mundohet te nxije.

    Deri tani ka sulmuar qeverine, ka sulmuar INSTAT-in, sulmoi dhe Banken me siguri neser do sulmoje dhe Fondin, vetem e vetem sepse mendon se te gjithe po i bejne konspiracion Rames dhe grupit te tij, pse flasin mire per Shqiperine, pse Shqiperia po ben progres ne te gjitha fushat dhe po flasim sot per fushen e financave publike dhe te ekonomise se vendit. Prandaj une do ftoja ne menyre te paanshme sikurse jeni, te gjitha medita televizive, te gjithe mediat e tjera te marrin infarmacione ne te gjitha fushat te cilat jane disponibel, te bejne analizat e pavarura pertej tellallve qe perdite bejne te njejten gje. Ate dite qe zoti Bell ishte ne komisionin e ekonomise te tjera gjera u thane ne komision, te tjera nxorri telli ne median. Kjo nuk eshte normale. Prandaj do t’ju thoja qe gjithcka eshte transparente, ato qe ne kemi arritur jane te certifikuara per aq sa ne kemi bere progres, per aty ku kemi dobesi i keni te shkruara te gjitha gjerat qe ketu duhet bere me mire ketu duhet bere me shume dhe ne jemi te gatshem per tu ballafaquar me kete rritje dhe progres te vendit me alternative dhe jo me sharje e mallkime dhe thirrje te tilla tellallesh nuk i sherbejne aspak opozites, mendoj une.

    Bell: Ceshtjet te INSTAT jane te komplikuara. Ne sigurisht qe do te donim te kishim me shume te dhena nga anketimet, te kishte me shume lidhje zinxhire, te kishte me shume te dhena tremujore, te merreshin me shume te dhenat e tregtise qe vijne nga luhatjete e monedhes. Te gjitha keto jane gjera te veshtira ne sigurisht ofrojme ndihmen tone, por do ishte me mire qe ne keto diskutime ti kushtohej me shume rendesi aspektit teknik te ceshtjes.

    Ministria e Financave

  16. #16
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Deficitet ulen kur shtohen te ardhurat e shtetit dhe ulen shpenzimet e administrates. Ne vitin e fundit, ne Shqiperi kane ndodhur te dyja.

    Albo
    Gabim. Ulja ne fjale eshte thjesht me vitin e kaluar dhe nuk flet "per vitet e fundit". Gjej deficitet e cdo viti dhe do vesh re qe mund te kete pasur edhe ngritje.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Gabim. Ulja ne fjale eshte thjesht me vitin e kaluar dhe nuk flet "per vitet e fundit". Gjej deficitet e cdo viti dhe do vesh re qe mund te kete pasur edhe ngritje.

    Ke te drejte Qifire!

    Krahasimet per se mbari behen me te shkuaren.

    Me te mirat me vitin 1938 si ne kohen e xhaxhit,

    qe dhe ne 1989 nuk e ndronte piken e referimit.

    Lum si ju sa te prejtur jeni!

    .

  18. #18
    Citim Postuar më parë nga gjirfabe Lexo Postimin
    Ke te drejte Qifire!

    Krahasimet per se mbari behen me te shkuaren.

    Me te mirat me vitin 1938 si ne kohen e xhaxhit,

    qe dhe ne 1989 nuk e ndronte piken e referimit.

    Lum si ju sa te prejtur jeni!

    .
    Xhaxhit po ja ke statistikat, na i sill ti shofim per kuriozitet.

    Ndersa per ata qe jane te interesuar me verte te shikojne si jane punet, mos merren me artikuj gazetash qe i komentojne statistikat sipas qefit, por te shkojne te INSTAT dhe ti shikojne tamam si jane.

  19. #19

    Fullani: Bankat kaluan testin e rrezikut. Probleme me kreditë

    Këshilli i Mbikëqyrjes i Bankës së Shqipërisë ka diskutuar dje raportin për stabilitetin financiar dhe deklaratën e stabilitetit për gjysmën e parë të vitit 2010. Banka Qendrore vlerëson se në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit, sektori bankar vazhdoi të përballej me përkeqësimin e cilësisë së kredisë, ku ato me probleme shënuan 12.2 për qind të totalit të kredisë dhe kjo ka dhënë edhe efektet e saj negative. "Si rezultat i perceptimit më të lartë të rrezikut të kreditit, bankat kanë ulur ritmin vjetor të rritjes së kredisë, kanë shkurtuar afatin mesatar të maturimit të saj dhe kanë ulur më tej kredinë për konsum. Fondet rezervë për mbrojtjen nga rreziku i kreditit janë rritur me rreth 20 për qind dhe në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit përfaqësonin 52.5 për qind të kredive me probleme", shprehet BSH. Sipas kësaj të fundit, kreditë e këqija vijnë edhe si rezultat i lëvizjeve në kursin e këmbimit, por gjithsesi bankat duhet të vazhdojnë monitorim të kujdesshëm ndaj ecurisë së cilësisë së kredive. "Strukturat përkatëse në banka duhet të vlerësojnë përqendrimin e kredive me probleme në sektorë dhe në kredimarrës të caktuar, si dhe të përpiqen të rrisin diversifikimin e portofolit të kredisë. Subjektet kredimarrëse që gjenden në vështirësi të përkohshme, por që kanë një projekt të vlefshëm, i cili garanton kthimin e kredisë, duhet të mbështeten duke respektuar kërkesat e kuadrit rregullativ. Në rastet kur kjo mundësi paraqitet e ulët, strukturat përkatëse në banka duhet të zbatojnë të drejtat kontraktuare për rikuperimin e vlerës së kredisë", vlerëson BSH. Shqetësimi për nivelin e kredive të këqija në fakt është në kontrast me situatën e përgjithshme të sektorit bankar në vend, i cili paraqet një gjendje të mirë kapitalizmi dhe likuiditeti të veprimtarisë, si dhe ka kaluar me sukses testin e qëndrueshmërisë. Në raportin e Stabilitetit Financiar për 6-mujorin 2010, nënvizohet një rritje e aktivitetit të sektorit bankar, mbështetur nga mirëfunksionimi i infrastrukturës së sistemeve të pagesave.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  20. #20

    Reuters: Nuk levizin interesat, investimet private te uleta

    Banka qendrore vendosi ti mbaj ne 4% interesat, rekordi me i ulet, per te ndihmuar me inflacionin dhe per te shtuar shpenzimet dhe investimet. Shqiperia pasi nje ulje prej 0.2% te prodhimit te brendshem gjate tremujorit te pare.

    Shqiptaret po ndjejne efektet e krizes pasi dhe emigrantet nga vendet fqinje po dergonje me pak para duke bere qe te ulen blerjet e mallrave te konsumit.

    Inflacioni vjetor ishte 2.7% ne korrik, 0.5% me shume se sa nje muaj me pare.

    Qeveria ne fund te vitit te kaluar parashikoi nje rritje prej 4.3% te prodhimit te brendhsem per vitin 2012, kur FMN parashikoi vetem 0.5%.

    lajmi i plote: Albania holds rates, sees weak private investments
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 29-08-2012 më 11:19

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •