Gjeta edhe një temë tjetër si kjo por e kishin mbyllur, kështu që hapa një tjetër.
Mua më pëlqen shumë muzika e lehtë shqiptare, sidomos ajo e para viteve 90 dhe kam ndërmend të sjell shumë këngë këtu.

Rregullat e temës:

  • Këngët duhen të jenë me tekste dhe video, në mënyrë që edhe t'i dëgjojmë. Tekste pa video ose video pa tekste, nuk lejohen.

  • Këngët duhet të jenë vetëm të festivaleve, të para ose pas viteve 90 dhe mundësisht të jepet edhe informacion për autorin e tekstit, muzikës, këngëtarin dhe vitin kur është kënduar.

  • Nuk lejohen debatet dhe komentet politike.




Një fjalë lumturie – Koncerti i Pranverës, 1985
Muzika: Flamur Shehu
Këndon: Luan Zhegu

Një fjalë lumturie i tha sot pranverës
punëtori që ditën zgjon
nën një degë qershie, vajza flokëverdhë
një fjalë pranverës i thotë
(Herën e dytë:
Ja të parën fjalë, në krahët e mëmës
vogëlushi asaj po i thotë)

Një këngë dashurie, më dhe brënda zemrës
me të unë në rrugë vrapoj
këngën time sot, në këtë pranverë
njerëzve t'ua dhuroj

Refreni:
Unë një fjalë të ngohtë zemre
gjithmonë do ta gjej
dhe më zë'në e njerëzve tanë
t'i them mirë se vjen

Dhe burojnë këngët tona
porsi një ujëvarë
njerëzit nëpër sy dhe zemra
ty pranverë të mbajnë