Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Tri propozimet e GNK-së për Kosovën dhe Serbinë

    Beograd, 30 gusht – Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK) ka rekomanduar negociatat urgjente ndërmjet presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan sot “Politika”. Ky grup njëherësh ka ofruar tri variante, gjithsesi të papranueshme për Kosovën dhe krejtësisht të favorshme për Serbinë, për zgjidhjen e statusit të veriut të Kosovës. Po e transmetojmë shkrimin për të parë deri ku shkojnë pretendimet serbe.

    Në raportin mbi “Kosova dhe Serbia pas Mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, në rekomandimet e GNK-së për qeverinë e Serbisë e të Kosovës, siç shkruan kjo gazetë, konsideron se në bisedimet e partnerëve të barabartë duhet të shqyrtohen tri propozime:

    Njohja e Kosovës në kufijtë aktualë

    Autonomia e gjerë për territorin në veri të Ibrit, në përputhje me integritetin territorial të Kosovës, që vetëkupton pushtetin rajonal, legjislativ e ekzekutiv.

    Kontrolli i shumicës së të ardhurave doganore dhe i tatimeve dhe statusi autonom për objektet fetare të KOS (SPS), duke përfshirë të gjitha dispozitat e planit të Ahtisarit, të plotësuara me dispozitat mbi mbrojtjen ndërkombëtare të armatosur pas largimit të KFOR-it, që do të garantojë marrëveshjen ose rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB.

    Për veriun e Kosovës, në rekomandimet e GNK-së janë përmendur tri opsione:

    I pari është “plani i Ahtisarit, i cili, siç thuhet, serbëve u ofron autonomi të gjerë dhe lidhje me Serbinë, dhe, në sajë të decentralizimit, u lejon komunave serbe funksionimin pa ndikim të madh të Prishtinës”.

    Rekomandimi i dytë i GNK-së, shkruan kjo gazetë, lidhet me çështjen e autonomisë së gjerë, meqë, “në bazë të bisedave me funksionarë në Prishtinë, GNK vë re se ata kanë filluar të pranojnë se ‘veriu’ nuk është si jugu dhe se në vend të qëllimit të mëhershëm ‘që komunat paralele serbe’ t’i zëvendësojë me ato zyrtare, tash janë gati të shqyrtojnë legalizimin e strukturave aktuale serbe brenda sistemit të vet”.

    Kompensim për “normalizimin” të marrëdhënieve me Serbinë – shkëmbimin e përfaqësuesve diplomatikë dhe heqjen e vetos për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare – Kosova në këtë variant mund t’i ofrojë ‘veriut’, pos kompetencave sipas planit të Ahtisarit, komandën e ndarë të policisë dhe mbledhjen e drejtpërdrejtë të pjesës më të madhe të taksave doganore në kufirin verior, propozon GNK.

    Mirëpo, siç theksohet, Beogradi do të duhej ta pranonte kontrollin e kufijve që do ta bënte Prishtina dhe sistemi i përbashkët juridik.

    “Veriu”, propozon GNK, do të mund të kishte parlamentin rajonal me kompetenca të plota në fusha përkatëse juridike dhe zbatimin në disa të tjera. Autoritetet legjislative do të ishin të autorizuara të caktojnë ditën e zgjedhjeve lokale, që do të duhej të mbaheshin në të njëjtën kohë si edhe zgjedhjet në pjesë tjera të Kosovës. Parlamenti do të zgjidhte edhe kryetarin, shkruan “Politika”.

    “Veriu”, konsideron GNK, do të mund të formonte forca lokale të policisë dhe gjykata lokale me kompetenca në konteste civile dhe me juridiksion penal për vepra më pak të rënda penale. “Policia e ‘Veriut’ do të mund të bashkëpunonte drejtpërdrejt me policinë e Serbisë, me kusht që për këtë të informohet Policia e Kosovës”.

    “Veriu” mund të mbledh përqindje të lartë të hyrave doganore nga qarkullimi me Serbinë dhe Malin e Zi dhe të marr përqindje sipas marrëveshjes nga tatimi dhe TVSH-ja e mbledhur në rajon, si dhe të mbajë të gjitha tatimet lokale. Do të kishte të drejtën për mjete shtesë nga Serbia, kurse “Veriu” do të bëhej pronar i gjithë pasurisë shtetërore në territorin e vet, pos asaj me rëndësi nacionale, siç është Liqeni i Gazivodës, propozon GNK.

    Serbia dhe Kosova do të pranonin njëra tjetrën dhe do të vendosnin “kufij të butë”, jo vetëm në “Veri”, “në mënyrë që qytetarëve nga të dy shtetet do t’u mjaftonte vetëm letërnjoftimi për kalim, Serbia do të njihte të gjitha dokumentet e Kosovës dhe diplomat universitare”.

    Propozimi i tretë sipas “Politikës”, është shkëmbimi i territoreve, meqë GNK-ja konkludon se “Beogradi më me qejf e ka ndarjen, me ç’rast ‘Veriu’ do t’i takonte (ose do t’i mbetej Serbisë), kurse pjesën tjetër të Kosovës ta konsideronte shtet të pavarur”.

    Grupi i Krizës konsideron se në Beograd “janë të ndjeshëm nga imazhit të keq të fjalës ndarje, prandaj në vend të kësaj përdorin sintagmën përshtatja interne e kufirit administrativ që shpie nga kufiri i ri i jashtëm”.

    “Duke theksuar se Prishtina është kundër ‘ndarjes së territorit të vet’, GNK konstaton se Beogradi ka filluar të mendoj, ndonëse nuk e thotë haptas, për shkëmbimin e pjesës më të madhe të Luginës së Preshevës për Veriun e Kosovës.

    “Për Serbinë ‘vijë e kuqe’ në Luginën e Preshevës është baza ushtarake e ndërtuar “risht-jug” në Cepotinë, në jug të Bujanocit, autostradat që çon në drejtim të Selanikut që kalon nëpër Preshevë e Bujanoc dhe Komuna e Medvegjës”, thekson gazeta,

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, siç pohon “Politika”, ka hedhur poshtë rekomandimet e GNK-së, duke theksuar se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se problemi i Veriut të Kosovës mund të zgjidhet vetëm në përputhje me planin e Ahtisarit, përfundon shkrimi. /koha/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2

    Sa i përket propozimeve të GNK-së, veçanarisht të dytin pse nuk ndodh e njejta gjë me luginen e Presheves, por kerkohet t'i ipet veriu i Kosovës në shkëmbin me njohjen e pavarësisë.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Sa i përket propozimeve të GNK-së, veçanarisht të dytin pse nuk ndodh e njejta gjë me luginen e Presheves, por kerkohet t'i ipet veriu i Kosovës në shkëmbin me njohjen e pavarësisë.
    Jo o magar nuk ka nevoj te shkembehen teritoret shqiptare ne mes veti,ket e don serbia,nuk ben asesi me shkemby se qe te dyjat jan tonat.
    Po ja jep mitrovicen e po e merr presheven e qe te dyat jan me shqipetar,serbis duhet kerku nishin per mos me i ra ndermend me lyp tok te shqiptarve po thuaj ti kan e kemi ne udheheqesi nuk eshte e quditshme qe ja bajn ashtu siq po thua edhe ti se nuk din ma shume.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Idetë e GNK-së, të papranueshme

    Nga Express më 27.08.2010 në ora 18:43

    Krerët e Kosovës i kanë hedhur poshtë edhe të premten opsionet për ndarje, shkëmbim territoresh apo autonomi të zgjeruar për veriun e Mitrovicës, rekomandime këto të dala nga raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave (GNK), që u publikuan të enjten. Presidenti Fatmir Sejdiu i ka quajtur të papranueshme këto ide, duke thënë se me askënd nuk do të bisedohet rreth integritetit dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës.

    “Kosova ka kapërcyer procese të mëdha historike në mbështetje të popullit të saj, por edhe miqve të saj. Kosova ka marrë një mbështetje të fuqishme, pavarësisht se nuk e ka bërë kërkesën nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe natyrisht Kosova nuk është konflikt i ngrirë. Ai vrojtim që është bërë, është plotësisht i papranueshëm për Kosovën dhe institucionet e saj. Mendimi i Grupit Ndërkombëtar të Krizave është tërësisht i papranueshëm për Kosovën. Rrota e historisë nuk mund të ndalet, as të kthehet pas”, tha Sejdiu.

    Kryeministri Hashim Thaçi ndërkaq tha se idetë e Grupit Ndërkombëtar të Krizave janë jashtë çdo realiteti.

    “E kam theksuar edhe dje, e ritheksoj edhe sot, se gjuha dhe idetë e këtij raporti janë jashtë çdo realiteti dhe nuk i përputhen kohës, suksesit dhe progresit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Integriteti territorial është i paprekshëm dhe i njohur ndërkombëtarisht, në asnjë rrethanë nuk do të ketë ide në agjendën tonë shtetërore për ndonjë shkëmbim territori apo autonomi. Për çështjet e brendshme vendosin institucionet e shtetit të Kosovës, ndërsa kemi vullnetin e mirë për partneritet ndërshtetëror me Serbinë”, tha Thaçi.

    Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Wersterwelle nuk ka dashur të komentojë rekomandimet e këtij instituti, duke përsëritur se integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm.

    Në një raport të publikuar të enjten, Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK) bën thirrje për bisedime ndërmjet Prishtinës e Beogradit për çështje praktike, ndërsa thuhet se mosmarrëveshjet kryesore ndërmjet dy palëve në terren, kanë të bëjnë me komunat në veri të Kosovës.

    “Një autonomi më e madhe për veriun dhe një status autonom për monumentet Ortodokse Serbe, siç parashihet në Planin Ahtisaari, në shkëmbim për njohjen nga ana e Serbisë do të duhej të ishte e pranueshme për të dy palët”, thuhet në këtë raport.

    Lidhur me problemin e veriut, Grupi Ndërkombëtar i Krizave propozon tri zgjidhje të përfytyrueshme: Plani i Ahtisaarit, autonomia më e zgjeruar dhe shkëmbimi i territoreve. /kosovapress/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Jo o magar nuk ka nevoj te shkembehen teritoret shqiptare ne mes veti,ket e don serbia,nuk ben asesi me shkemby se qe te dyjat jan tonat.
    Po ja jep mitrovicen e po e merr presheven e qe te dyat jan me shqipetar,serbis duhet kerku nishin per mos me i ra ndermend me lyp tok te shqiptarve po thuaj ti kan e kemi ne udheheqesi nuk eshte e quditshme qe ja bajn ashtu siq po thua edhe ti se nuk din ma shume.
    E more ahmak, ti si merr vesh shkrimet e mia si pula ne telefon.
    Nuk thash me shkëmby, a e lexove artikullin aty po lypet (sipas GNK-së) me shkemby Mitrovicen me njohjen e pavarsisë së Kosovës nga ana e Serbisë.
    GNK-ja po i permend qito sene, kurse Presheven po e harron edhe nuk po i qet kushte Serbisë për Preshevë qysh po na qet neve për Mitrovicë.

    P.S Pavarsia e Serbisë nuk varet prej Presheves, e pse ajo e Kosovës të varet prej Mitrovicës (pra vetem nese ne ia japim na njohin)?!?!
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    gimche

    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin

    Tri propozimet e GNK-së për Kosovën dhe Serbinë

    Beograd, 30 gusht – Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK) ka rekomanduar negociatat urgjente ndërmjet presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan sot “Politika”. Ky grup njëherësh ka ofruar tri variante, gjithsesi të papranueshme për Kosovën dhe krejtësisht të favorshme për Serbinë, për zgjidhjen e statusit të veriut të Kosovës. Po e transmetojmë shkrimin për të parë deri ku shkojnë pretendimet serbe.

    Në raportin mbi “Kosova dhe Serbia pas Mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, në rekomandimet e GNK-së për qeverinë e Serbisë e të Kosovës, siç shkruan kjo gazetë, konsideron se në bisedimet e partnerëve të barabartë duhet të shqyrtohen tri propozime:

    Njohja e Kosovës në kufijtë aktualë

    Autonomia e gjerë për territorin në veri të Ibrit, në përputhje me integritetin territorial të Kosovës, që vetëkupton pushtetin rajonal, legjislativ e ekzekutiv.

    Kontrolli i shumicës së të ardhurave doganore dhe i tatimeve dhe statusi autonom për objektet fetare të KOS (SPS), duke përfshirë të gjitha dispozitat e planit të Ahtisarit, të plotësuara me dispozitat mbi mbrojtjen ndërkombëtare të armatosur pas largimit të KFOR-it, që do të garantojë marrëveshjen ose rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB.

    Për veriun e Kosovës, në rekomandimet e GNK-së janë përmendur tri opsione:

    I pari është “plani i Ahtisarit, i cili, siç thuhet, serbëve u ofron autonomi të gjerë dhe lidhje me Serbinë, dhe, në sajë të decentralizimit, u lejon komunave serbe funksionimin pa ndikim të madh të Prishtinës”.

    Rekomandimi i dytë i GNK-së, shkruan kjo gazetë, lidhet me çështjen e autonomisë së gjerë, meqë, “në bazë të bisedave me funksionarë në Prishtinë, GNK vë re se ata kanë filluar të pranojnë se ‘veriu’ nuk është si jugu dhe se në vend të qëllimit të mëhershëm ‘që komunat paralele serbe’ t’i zëvendësojë me ato zyrtare, tash janë gati të shqyrtojnë legalizimin e strukturave aktuale serbe brenda sistemit të vet”.

    Kompensim për “normalizimin” të marrëdhënieve me Serbinë – shkëmbimin e përfaqësuesve diplomatikë dhe heqjen e vetos për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare – Kosova në këtë variant mund t’i ofrojë ‘veriut’, pos kompetencave sipas planit të Ahtisarit, komandën e ndarë të policisë dhe mbledhjen e drejtpërdrejtë të pjesës më të madhe të taksave doganore në kufirin verior, propozon GNK.

    Mirëpo, siç theksohet, Beogradi do të duhej ta pranonte kontrollin e kufijve që do ta bënte Prishtina dhe sistemi i përbashkët juridik.

    “Veriu”, propozon GNK, do të mund të kishte parlamentin rajonal me kompetenca të plota në fusha përkatëse juridike dhe zbatimin në disa të tjera. Autoritetet legjislative do të ishin të autorizuara të caktojnë ditën e zgjedhjeve lokale, që do të duhej të mbaheshin në të njëjtën kohë si edhe zgjedhjet në pjesë tjera të Kosovës. Parlamenti do të zgjidhte edhe kryetarin, shkruan “Politika”.

    “Veriu”, konsideron GNK, do të mund të formonte forca lokale të policisë dhe gjykata lokale me kompetenca në konteste civile dhe me juridiksion penal për vepra më pak të rënda penale. “Policia e ‘Veriut’ do të mund të bashkëpunonte drejtpërdrejt me policinë e Serbisë, me kusht që për këtë të informohet Policia e Kosovës”.

    “Veriu” mund të mbledh përqindje të lartë të hyrave doganore nga qarkullimi me Serbinë dhe Malin e Zi dhe të marr përqindje sipas marrëveshjes nga tatimi dhe TVSH-ja e mbledhur në rajon, si dhe të mbajë të gjitha tatimet lokale. Do të kishte të drejtën për mjete shtesë nga Serbia, kurse “Veriu” do të bëhej pronar i gjithë pasurisë shtetërore në territorin e vet, pos asaj me rëndësi nacionale, siç është Liqeni i Gazivodës, propozon GNK.

    Serbia dhe Kosova do të pranonin njëra tjetrën dhe do të vendosnin “kufij të butë”, jo vetëm në “Veri”, “në mënyrë që qytetarëve nga të dy shtetet do t’u mjaftonte vetëm letërnjoftimi për kalim, Serbia do të njihte të gjitha dokumentet e Kosovës dhe diplomat universitare”.

    Propozimi i tretë sipas “Politikës”, është shkëmbimi i territoreve, meqë GNK-ja konkludon se “Beogradi më me qejf e ka ndarjen, me ç’rast ‘Veriu’ do t’i takonte (ose do t’i mbetej Serbisë), kurse pjesën tjetër të Kosovës ta konsideronte shtet të pavarur”.

    Grupi i Krizës konsideron se në Beograd “janë të ndjeshëm nga imazhit të keq të fjalës ndarje, prandaj në vend të kësaj përdorin sintagmën përshtatja interne e kufirit administrativ që shpie nga kufiri i ri i jashtëm”.

    “Duke theksuar se Prishtina është kundër ‘ndarjes së territorit të vet’, GNK konstaton se Beogradi ka filluar të mendoj, ndonëse nuk e thotë haptas, për shkëmbimin e pjesës më të madhe të Luginës së Preshevës për Veriun e Kosovës.

    “Për Serbinë ‘vijë e kuqe’ në Luginën e Preshevës është baza ushtarake e ndërtuar “risht-jug” në Cepotinë, në jug të Bujanocit, autostradat që çon në drejtim të Selanikut që kalon nëpër Preshevë e Bujanoc dhe Komuna e Medvegjës”, thekson gazeta,

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, siç pohon “Politika”, ka hedhur poshtë rekomandimet e GNK-së, duke theksuar se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se problemi i Veriut të Kosovës mund të zgjidhet vetëm në përputhje me planin e Ahtisarit, përfundon shkrimi. /koha/
    gimche te lutem benu i sinqer dhe trrego ken keni deshir te jet ne push tet si pas jush te lutem

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    po a bon hiq mos me na njoft serbia kurr pse aq zhurm qe spo na njeh serbia pun e madhe bile memir dote ishte qe te mos na njef se pastaj dote mbahen koncerte ne prishtin me solist nga beligradi ne emer te tolerances se ka ende ne kosove pro serb qe shohin endrra te tilla

  8. #8
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    gimche te lutem benu i sinqer dhe trrego ken keni deshir te jet ne push tet si pas jush te lutem
    Nuk të kuptova?!
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  9. #9
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin

    Tri propozimet e GNK-së për Kosovën dhe Serbinë

    Beograd, 30 gusht – Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK) ka rekomanduar negociatat urgjente ndërmjet presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan sot “Politika”. Ky grup njëherësh ka ofruar tri variante, gjithsesi të papranueshme për Kosovën dhe krejtësisht të favorshme për Serbinë, për zgjidhjen e statusit të veriut të Kosovës. Po e transmetojmë shkrimin për të parë deri ku shkojnë pretendimet serbe.

    Në raportin mbi “Kosova dhe Serbia pas Mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, në rekomandimet e GNK-së për qeverinë e Serbisë e të Kosovës, siç shkruan kjo gazetë, konsideron se në bisedimet e partnerëve të barabartë duhet të shqyrtohen tri propozime:

    Njohja e Kosovës në kufijtë aktualë

    Autonomia e gjerë për territorin në veri të Ibrit, në përputhje me integritetin territorial të Kosovës, që vetëkupton pushtetin rajonal, legjislativ e ekzekutiv.

    Kontrolli i shumicës së të ardhurave doganore dhe i tatimeve dhe statusi autonom për objektet fetare të KOS (SPS), duke përfshirë të gjitha dispozitat e planit të Ahtisarit, të plotësuara me dispozitat mbi mbrojtjen ndërkombëtare të armatosur pas largimit të KFOR-it, që do të garantojë marrëveshjen ose rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB.

    Për veriun e Kosovës, në rekomandimet e GNK-së janë përmendur tri opsione:

    I pari është “plani i Ahtisarit, i cili, siç thuhet, serbëve u ofron autonomi të gjerë dhe lidhje me Serbinë, dhe, në sajë të decentralizimit, u lejon komunave serbe funksionimin pa ndikim të madh të Prishtinës”.

    Rekomandimi i dytë i GNK-së, shkruan kjo gazetë, lidhet me çështjen e autonomisë së gjerë, meqë, “në bazë të bisedave me funksionarë në Prishtinë, GNK vë re se ata kanë filluar të pranojnë se ‘veriu’ nuk është si jugu dhe se në vend të qëllimit të mëhershëm ‘që komunat paralele serbe’ t’i zëvendësojë me ato zyrtare, tash janë gati të shqyrtojnë legalizimin e strukturave aktuale serbe brenda sistemit të vet”.

    Kompensim për “normalizimin” të marrëdhënieve me Serbinë – shkëmbimin e përfaqësuesve diplomatikë dhe heqjen e vetos për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare – Kosova në këtë variant mund t’i ofrojë ‘veriut’, pos kompetencave sipas planit të Ahtisarit, komandën e ndarë të policisë dhe mbledhjen e drejtpërdrejtë të pjesës më të madhe të taksave doganore në kufirin verior, propozon GNK.

    Mirëpo, siç theksohet, Beogradi do të duhej ta pranonte kontrollin e kufijve që do ta bënte Prishtina dhe sistemi i përbashkët juridik.

    “Veriu”, propozon GNK, do të mund të kishte parlamentin rajonal me kompetenca të plota në fusha përkatëse juridike dhe zbatimin në disa të tjera. Autoritetet legjislative do të ishin të autorizuara të caktojnë ditën e zgjedhjeve lokale, që do të duhej të mbaheshin në të njëjtën kohë si edhe zgjedhjet në pjesë tjera të Kosovës. Parlamenti do të zgjidhte edhe kryetarin, shkruan “Politika”.

    “Veriu”, konsideron GNK, do të mund të formonte forca lokale të policisë dhe gjykata lokale me kompetenca në konteste civile dhe me juridiksion penal për vepra më pak të rënda penale. “Policia e ‘Veriut’ do të mund të bashkëpunonte drejtpërdrejt me policinë e Serbisë, me kusht që për këtë të informohet Policia e Kosovës”.

    “Veriu” mund të mbledh përqindje të lartë të hyrave doganore nga qarkullimi me Serbinë dhe Malin e Zi dhe të marr përqindje sipas marrëveshjes nga tatimi dhe TVSH-ja e mbledhur në rajon, si dhe të mbajë të gjitha tatimet lokale. Do të kishte të drejtën për mjete shtesë nga Serbia, kurse “Veriu” do të bëhej pronar i gjithë pasurisë shtetërore në territorin e vet, pos asaj me rëndësi nacionale, siç është Liqeni i Gazivodës, propozon GNK.

    Serbia dhe Kosova do të pranonin njëra tjetrën dhe do të vendosnin “kufij të butë”, jo vetëm në “Veri”, “në mënyrë që qytetarëve nga të dy shtetet do t’u mjaftonte vetëm letërnjoftimi për kalim, Serbia do të njihte të gjitha dokumentet e Kosovës dhe diplomat universitare”.

    Propozimi i tretë sipas “Politikës”, është shkëmbimi i territoreve, meqë GNK-ja konkludon se “Beogradi më me qejf e ka ndarjen, me ç’rast ‘Veriu’ do t’i takonte (ose do t’i mbetej Serbisë), kurse pjesën tjetër të Kosovës ta konsideronte shtet të pavarur”.

    Grupi i Krizës konsideron se në Beograd “janë të ndjeshëm nga imazhit të keq të fjalës ndarje, prandaj në vend të kësaj përdorin sintagmën përshtatja interne e kufirit administrativ që shpie nga kufiri i ri i jashtëm”.

    “Duke theksuar se Prishtina është kundër ‘ndarjes së territorit të vet’, GNK konstaton se Beogradi ka filluar të mendoj, ndonëse nuk e thotë haptas, për shkëmbimin e pjesës më të madhe të Luginës së Preshevës për Veriun e Kosovës.

    “Për Serbinë ‘vijë e kuqe’ në Luginën e Preshevës është baza ushtarake e ndërtuar “risht-jug” në Cepotinë, në jug të Bujanocit, autostradat që çon në drejtim të Selanikut që kalon nëpër Preshevë e Bujanoc dhe Komuna e Medvegjës”, thekson gazeta,

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, siç pohon “Politika”, ka hedhur poshtë rekomandimet e GNK-së, duke theksuar se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se problemi i Veriut të Kosovës mund të zgjidhet vetëm në përputhje me planin e Ahtisarit, përfundon shkrimi. /koha/

    Kete dokumente duhet t'a lexojne gjithe politikianet tradhetare ne maqedoni dhe te shohin se c'ka kerkon serbia prej B. Nderkombetare per nje pakice mbeturina sllave 3apo 4 % qe jetojne ne Kosove.

    Ky dokumente duhet te vazhdoje per gjithe shqipetaret ne ballkane ose te Bashkohet Shqiperia Etnike.

    Tradhetaret shqipefolesat politikane ne Maqedoni tashe e kane momentin t'i ndihmojne Kosoves edhe me shume duke kerkuare qe territori i maqedonise perendimore t'i bashkangjitet Kosoves dhe pjesa e Lugines t'i bashkangjitet Kosoves. Deri nsa Serbia per 4% te popullates sllave kerkon administrativt te plote te veriut atehere shqipetaret duhet te kerkojne Bashkimin e Shqiperise Etnike.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Gimche

    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin

    Tri propozimet e GNK-së për Kosovën dhe Serbinë

    Beograd, 30 gusht – Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK) ka rekomanduar negociatat urgjente ndërmjet presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan sot “Politika”. Ky grup njëherësh ka ofruar tri variante, gjithsesi të papranueshme për Kosovën dhe krejtësisht të favorshme për Serbinë, për zgjidhjen e statusit të veriut të Kosovës. Po e transmetojmë shkrimin për të parë deri ku shkojnë pretendimet serbe.

    Në raportin mbi “Kosova dhe Serbia pas Mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, në rekomandimet e GNK-së për qeverinë e Serbisë e të Kosovës, siç shkruan kjo gazetë, konsideron se në bisedimet e partnerëve të barabartë duhet të shqyrtohen tri propozime:

    Njohja e Kosovës në kufijtë aktualë

    Autonomia e gjerë për territorin në veri të Ibrit, në përputhje me integritetin territorial të Kosovës, që vetëkupton pushtetin rajonal, legjislativ e ekzekutiv.

    Kontrolli i shumicës së të ardhurave doganore dhe i tatimeve dhe statusi autonom për objektet fetare të KOS (SPS), duke përfshirë të gjitha dispozitat e planit të Ahtisarit, të plotësuara me dispozitat mbi mbrojtjen ndërkombëtare të armatosur pas largimit të KFOR-it, që do të garantojë marrëveshjen ose rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB.

    Për veriun e Kosovës, në rekomandimet e GNK-së janë përmendur tri opsione:

    I pari është “plani i Ahtisarit, i cili, siç thuhet, serbëve u ofron autonomi të gjerë dhe lidhje me Serbinë, dhe, në sajë të decentralizimit, u lejon komunave serbe funksionimin pa ndikim të madh të Prishtinës”.

    Rekomandimi i dytë i GNK-së, shkruan kjo gazetë, lidhet me çështjen e autonomisë së gjerë, meqë, “në bazë të bisedave me funksionarë në Prishtinë, GNK vë re se ata kanë filluar të pranojnë se ‘veriu’ nuk është si jugu dhe se në vend të qëllimit të mëhershëm ‘që komunat paralele serbe’ t’i zëvendësojë me ato zyrtare, tash janë gati të shqyrtojnë legalizimin e strukturave aktuale serbe brenda sistemit të vet”.

    Kompensim për “normalizimin” të marrëdhënieve me Serbinë – shkëmbimin e përfaqësuesve diplomatikë dhe heqjen e vetos për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare – Kosova në këtë variant mund t’i ofrojë ‘veriut’, pos kompetencave sipas planit të Ahtisarit, komandën e ndarë të policisë dhe mbledhjen e drejtpërdrejtë të pjesës më të madhe të taksave doganore në kufirin verior, propozon GNK.

    Mirëpo, siç theksohet, Beogradi do të duhej ta pranonte kontrollin e kufijve që do ta bënte Prishtina dhe sistemi i përbashkët juridik.

    “Veriu”, propozon GNK, do të mund të kishte parlamentin rajonal me kompetenca të plota në fusha përkatëse juridike dhe zbatimin në disa të tjera. Autoritetet legjislative do të ishin të autorizuara të caktojnë ditën e zgjedhjeve lokale, që do të duhej të mbaheshin në të njëjtën kohë si edhe zgjedhjet në pjesë tjera të Kosovës. Parlamenti do të zgjidhte edhe kryetarin, shkruan “Politika”.

    “Veriu”, konsideron GNK, do të mund të formonte forca lokale të policisë dhe gjykata lokale me kompetenca në konteste civile dhe me juridiksion penal për vepra më pak të rënda penale. “Policia e ‘Veriut’ do të mund të bashkëpunonte drejtpërdrejt me policinë e Serbisë, me kusht që për këtë të informohet Policia e Kosovës”.

    “Veriu” mund të mbledh përqindje të lartë të hyrave doganore nga qarkullimi me Serbinë dhe Malin e Zi dhe të marr përqindje sipas marrëveshjes nga tatimi dhe TVSH-ja e mbledhur në rajon, si dhe të mbajë të gjitha tatimet lokale. Do të kishte të drejtën për mjete shtesë nga Serbia, kurse “Veriu” do të bëhej pronar i gjithë pasurisë shtetërore në territorin e vet, pos asaj me rëndësi nacionale, siç është Liqeni i Gazivodës, propozon GNK.

    Serbia dhe Kosova do të pranonin njëra tjetrën dhe do të vendosnin “kufij të butë”, jo vetëm në “Veri”, “në mënyrë që qytetarëve nga të dy shtetet do t’u mjaftonte vetëm letërnjoftimi për kalim, Serbia do të njihte të gjitha dokumentet e Kosovës dhe diplomat universitare”.

    Propozimi i tretë sipas “Politikës”, është shkëmbimi i territoreve, meqë GNK-ja konkludon se “Beogradi më me qejf e ka ndarjen, me ç’rast ‘Veriu’ do t’i takonte (ose do t’i mbetej Serbisë), kurse pjesën tjetër të Kosovës ta konsideronte shtet të pavarur”.

    Grupi i Krizës konsideron se në Beograd “janë të ndjeshëm nga imazhit të keq të fjalës ndarje, prandaj në vend të kësaj përdorin sintagmën përshtatja interne e kufirit administrativ që shpie nga kufiri i ri i jashtëm”.

    “Duke theksuar se Prishtina është kundër ‘ndarjes së territorit të vet’, GNK konstaton se Beogradi ka filluar të mendoj, ndonëse nuk e thotë haptas, për shkëmbimin e pjesës më të madhe të Luginës së Preshevës për Veriun e Kosovës.

    “Për Serbinë ‘vijë e kuqe’ në Luginën e Preshevës është baza ushtarake e ndërtuar “risht-jug” në Cepotinë, në jug të Bujanocit, autostradat që çon në drejtim të Selanikut që kalon nëpër Preshevë e Bujanoc dhe Komuna e Medvegjës”, thekson gazeta,

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, siç pohon “Politika”, ka hedhur poshtë rekomandimet e GNK-së, duke theksuar se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se problemi i Veriut të Kosovës mund të zgjidhet vetëm në përputhje me planin e Ahtisarit, përfundon shkrimi. /koha/
    EDHE KTA JAn MIQT E KOSOVES HAHaHAhA HE BASH NANEN JAV...Q........ NE GOJ

  11. #11
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    PD: Bisedimet me Serbinë të miratohen në Kuvend

    Partia e Drejtësisë ka mirëpritur aprovimin e rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të KB-së për Kosovën, ndërsa kërkon që dialogu i paralajmëruar ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të zhvillohet duke respektuar në tërësi Planin Ahtisari dhe parimin e reciprocitetit për të drejtat e qytetarëve shqiptarë në Serbi dhe qytetarëve serbë në Kosovë.

    Në një konferencë për media të dielën, nënkryetari i PD-së, Amir Ahmeti, ka thënë se miratimi me aklamacion i rezolutës në New York është një fitore e radhës e politikës së shtetit të Kosovës dhe miqve të saj ndërkombëtarë.

    Duke folur rreth dialogut Kosovë-Serbi për çështje teknike, drejtues të PD-së kanë kërkuar që në procesin e përgatitjeve për këto bisedime të përfshihen të gjitha resurset politike, profesionale dhe shkencore, qeveritare dhe joqeveritare, parlamentare dhe jashtëparlamentare, me qëllim të realizimit optimal të interesave shtetërore.

    Ahmeti ka thënë se PD’ja propozon që platforma politike për bisedimet e ardhshme teknike me Serbinë të miratohet në Kuvendin e Kosovës dhe që pjesë esenciale e saj të jenë dy parime themelore, respektimi i plotë i Planit Ahtisaari dhe zbatimi i parimit të reciprocitetit të plotë përkitazi me të drejtat individuale dhe kolektive të qytetarëve serbë në Kosovë dhe të qytetarëve shqiptarë në Serbi. /express/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Bac, U Kry!

    Bac, u kry!

    Riza GREIÇEVCI

    Tatari e marrtë vesh këtë marifet!

    Dhe: çka ndodh e po ndodh në jetën tonë politike, madje, mjerisht, diçka po ndodh për psikiatër. Merrni me mend: ngreh këtej Serbia, ngreh këtej opozita, ngreh këtej ndërkombëtarët (Brukseli), ngreh këtej OKB-ja dhe KS-ja, ngreh këtej dofarë analistë kërpudhash pas shiut, ngreh andej armiqtë e tjerë, që ka denbabaden Kosova (shqiptaria) hë, vallë, i kujt është, pra, shteti i Kosovës?

    A na duhet shteti ne kosovarëve? Apo shtetin e kemi një arenë gladiatorësh ku kryqzohen shpatat (thikat) e atyre që luftojnë e qajnë e vajtojnë vetëm për pushtet, e jo për shtet! Populli e thotë: Kur s'e do tëndën, e do të huajën!

    Të pyesim bariun, i cili, dikur moti, s'e mori një gisht m…(me nder me thanë!) të mbretit, mu te hyrja e pallatit, duke thënë: Ma mirë e lëpij temin, se të mbretit! Tatari e marrtë vesh këtë marifet: Kishe boll me shekuj u ngopëm me pushtet e shtet, e politikë të huaj? Kishe boll u ngopëm me zezona, ndeshtrasha, fatkeqësi, burgje, viktima e gjak, me dhunime e përdhunime. Ndoshta pse me shekuj kemi jetuar në robëri, ende, krijesa e njeriut shqiptar në fillimshekullin e ri, shpreson se ende jeton në cilësinë e robit. Ende s'beson se Lufta Çlirimtare e Kosovës, një mrekulli dhe lavdi e fundshekullit të kaluar, fëshiu lugetërit e robërisë së gjakut dardan nga trojet etnike, solli lirinë, liria solli Pavrësinë, Pavarësia solli shtetin e pavarur të Kosovës. Medet, bre! Disa koka (u thënçin koka njerëzish) as liria, as pavarësia, as shteti i pavarur i Kosovës s'ua mbush dëshirat, kërkesat, ëndrrat në pikëditë. Asgjë s'u duket reale, asgjë s'u duket e drejtë, e ëmbël, e pastër, e dobishme, bile as për fëmijët e tyre.

    Do të ketë biseda me Serbinë për statusin e Kosovës?!

    Dhe: në ditën e Fitër Bajramit, menjëherë pasi Asambleja e OKB-së, me aklamcion tumiri Tekstrezolutën e Serbisë për Kosovën, me nxitim, në biçim të profetit të dështuar, kur e tërë Kosova u ngre në këmbë nga gëzimi në shenjë të fitores madheshtore historike të Qeverisë, shtetit dhe të popullit të Kosovës, ata, i keni dëgjuar, apo: i keni lexuar, e premte, dhjetë shtator 2010, në mediet kosovare, qeshen me cinizëm, dhe trumbetuan: Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi doli dhe e rrejti popullin, e rrejti krejt Kosovën: Nuk do të ketë më kurrë biseda për statusin e Kosovës! Haj, medet, haj! Dhe: vetëm të shurdhtit, primitivët, të padijshmit në politikë, hastretçinjtë, fjalamanët, rrahagjoksët kinse s'e kanë dëgjuar dhe kuptuar vendimin dhe aprovimin e Asamblesë së OKB-së, për Kosovën, apo: kështu e ka adet kultura e tyre politike, njerëzore! S'qenkan gëzuar për dështimin e kuçedrës me emrin Serbi, kur me gojë të saj, para Evropës, botës, para popullit të vet, njohu verdiktin GJND-së, dhe, natyrisht, mund të fillojnë vetëm bisedat teknike me shtetin fqinj! Por, vetëm ata cucërranët, gjunjzuesit, politikanët xhuxhë, sikur nuk e paskan dëgjuar (as nuk e besuakan) Evropën, që pas dy orësh të shtyrjes së Asamblesë për sherr të Serbisë, e tha, Amerika e tha, por edhe teksti i Rezolutës për Kosovën e tha dhe e thotë sot e sa të ka dielli dritë: S'ka biseda për statusin e Kosovës më kurrë! Bac, u kry!

    Vallë, me kë do të bisedojë Serbia për stauisn e Kosovës?!

    Politikanët xhuxhë ngrehen zërin në medie: Rrejti popullin kryeministri Hashim Thaçi! (gazeta "Zëri": "Bisedimet teknike, ambalazhim i atyre politike!", faqe 05) Do të ketë biseda edhe për statusin e Kosovës me Serbinë?! Kështu pohuakan dofarë analistësh, ruana, Zot! O tempora, o mores! Krejt bota e beson, e pranon, e gëzohet Evropa, të mos e themi sa u gëzua populli i Kosovës, ishte dhe është krenare, pse jo, edhe Qeveria Thaçi, për këtë sukses historik të shtetit të Kosovës, por, jo, jo, aman, o Zot, na i le dy kokrra mend në krye, disa politikanë xhuxhë, që s'dinë as çka flasin, as çka kërkojnë, as çka endërrojnë, u paskëshin thënë medieve: Kosova pa tjetër duhet të bisedojë për statusin e Kosovës me Serbinë! Këtë "zbulim" epokal të këtyre politikanëve xhuxhë mund ta studiojë vetëm psikiatri (nëse vërtet e ndihmon tërë mjekësia e botës!). Për këtë "zbulim" epokal një fije buzëqeshje e zbehtë dhe artificiale i erdhi vetëm Tadiqit, por edhe shtetit të Serbisë! "Falla"!. Kush flet hashamet? Marre, bre, burra! Marre, o vëllezër shqiptarë! Pse nxituat kaq? E keni me gjithë mend? Jeni të bindur sahi se karshi bisedave teknike vërtet do të bisedohet edhe për statusin e Kosovës me Serbinë?! Këtë Evropa,OKB-ja, Amerika, as Kosova s'e beson, sepse, ky marifet juaj s'do të ndodhë kurrë më! Heu, burrani, as dy dakika s'kaluan qëkur Evropa, OKB-ja, Amerika, thanë: Jo bisedime për statusin, repsktohet verdikti i GJND-së, (edhe Sërbia e pranon, madje publikisht, dhe me Rezolutë!), kurse ju, shpresoni allahile se kështu do t'u shpallin profet, falltar, demokrat…?

    Gazeta "Kosova Sot", zëdhënënëse e shtetit, e demokracisë, tolerancës dhe profesionalizmit modern

    informativ!

    E di, se kur të lexoni këtë shkrim plotësisht i paqellimtë, i shkruar për sherr të zërave të papritur pak dakika pasi Asambleja e OKB-së me aklamacion miratoi Rezolutën e Pavarësisë, të shtetit, për Kosovën. Ju, ithtarët e devotshëm të bisedimeve të Serbisë për statusin e Kosovës, e di, do të derdhni një mijë fyerje, e do të thoni siç e keni adet: Paj, ky shkrues po ia mban krahun Qeverisë së Hashim Thaçit! Është militant i PDK-së! Argat i Hashim Thaçit! Po, jam argat i Hashim Thaçit, por i Hashim Thaçit kryeministër, ish-drejtor i Drejtorisë Politike të UÇK-së, studentit prorektor, i politikanit vizionar që mahniti përvojën politike të Amerikës me një politikë shtetërore, demokratike, jo klanore, qyqare, e verbër, hyn e s'di me dalë, flet s'di çka flet! E vërtetë! Për besë e dua shtetin tim të pavarur që s'e pati Kosova (as unë) kurrë deri më sot! E respektoj fuqishëm Qeverinë e shtetit të pavarur të Kosovës, që denbabaden populli i Kosovës s'e pati një Qeveri të tillë! Është Qeveri e popullit tim. Qeveri e votës së popullit.

    E nderoj fuqimisht Qeverinë, shtetin dhe Republikën e Kosovës, sepse, janë pasuri e krenari e vepër e gjakut dhe e sakrificës së popullit tim! E respektoj dhe jam krenar me Qeverinë Thaçi, Qeveri e dalë jo nga Palamenti i shokut Tito, as nga Parlamenti i Serbisë, por Qeveri e dalë nga malet, nga sakrifica, nga gjaku i derdhur i mijëra dëshmorëve dhe viktimave, që ranë për këto instuticione legale të Kosovës. E respektoj Qeverinë Thaçi, shtetin e pavarur, Parlementin e Kosovës, sepse janë brum i gatuar me gjakun e bijve e bijave kosovare për liri e pavarësi. Shkrova edhe nëpër krisma lirie ndër male! Shkrova edhe kur çlirimtarët e sollën lirinë gjithandej Kosovës. Shkrova dhe botova tridhjetë vepra për UÇK-në, çlirimtarët, dëshmorët e kombit, invalidët e luftës, për familjet e dëshmorëve! Do të shkruaj prore deri sa ma lejon i Madhi Zot frymën e shpirtit, do të shkruaj për sakrificën e popullit, për çlirimtarët e UÇK-së, që e munden krejt një Serbi, krejt një Rusi, sa me plumbin e armës, sa me guximin, trimërinë, sa me dashurinë dhe nderin për lirinë e popullit që u dha djep e rritë e nder! E nderoj shpirtëtisht dhe s'ka bir nane (as krejt thashemnajat, fyerjet, ironia, primitivizmi dhe thikat e tërë e botës!) që ma ndryshojnë, nderimin e fuqishëm, mendjen, as besimin për shtetin e Pavarësisë së Kosovës, për Qeverinë e luftës çlirimtare, për përpjekjet dhe sukseset që po i arrin Qeveria Thaçi në të gjithë lemenjtë e jetës ekonomike, kulturore, politike, ndërkombëtare! S'ka furtunë që ma ndërron kahjen e mendjes, dhe besimin se gazeta "Kosova Sot" është gazete e fjalës së lirë, zëdhënëse e luftës çlirimtare dje, kurse sot zëdhënëse e ndërtimit të shtetit, demokracisë, tolerancës ndëretnike, zëdhënëse e drejtësisë, e profesionalizmit informativ. E them me zemër:

    Kosovë, urime shteti i pavarur! Urime Pavrësia e dëshmuar ndërkombëtarisht! Kaq për sot! Shohim e bëjmë.

    Bac, u kry!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #13
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Po Bac u Kry, u kry sic eshte me se miri.

    Tani u kry se nuk eshte e vetmja Serbia qe e vjedh Kosoven dhe Popullin e saj Shumice Shqiptar sikurse sic ka qene edhe para 1999, po tani Kosoven dhe Popullin e saj e Vjedhin serbia se bashku me bashkesine nderkombate dhe me tere qeverite e deritanishme qe ka pasur dhe ka kjo Kosove dhe Popull i shkrete.

    Po Bac u kry, po kryhet cdo here me negociata me shtetin me te cilin ti ke luftuar dhe ke dhene gjejen me te shtrejte.

    Po Bac u kry, punet jan shume mire. 30 % te Territorit te Kosoves jane nen ombrellen e Serbise, nje pjese teritoriale te Kosoves iu eshte falur Mqedonise, ndersa tani ka met ti ipet teritor edhe Malit Zi.

    Po Bac u kry, punet jane shume shume mire. Me pakon e Ahtisarit Kosova ka kufijte e kontrulluar me Shqiperine ndersa me Serbine jane ende kufijte te hapur apo ma mire me thene nuk ka kufi fare atje.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin

    pa pa pa pa patrioti pyffffff
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #15
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    pa pa pa pa patrioti pyffffff
    Hë Llap ?!

    A nuk eshte keshtu siq e tha Ariani ? Te lutem me trego ku ka gabuar Ariani se patjeter me duhet te dij te verteten

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga master2006 Lexo Postimin
    Hë Llap ?!

    A nuk eshte keshtu siq e tha Ariani ? Te lutem me trego ku ka gabuar Ariani se patjeter me duhet te dij te verteten :u
    jo asnje nuk qendron ama asnja krejt rren e kulluar prej inati e gjelozije e urrejtje qe ka per ish Çlirimtaret e ka a e shif ti se asnji postim nuk e ka qe thot vet diqka por te gjitha postimet ama te gjitha i sjell nga shtypi e mediat tjera te Beogradit
    qe ato dihet qka mendoin per shqiptar e per qeverin ton qe e udheheqin Çlirimtaret
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri Thaçi: Ndihem tepër mirë që udhëheq vizionin shtetndërtues, zhvillimor dhe integrues të Republikës së Kosovës

    Prishtinë, 14 shtator 2010

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pas fjalimit që ka mbajtur në Universitetin Amerikan të Kosovës (AUK), i është përgjigjur edhe interesimit të studentëve dhe profesorëve lidhur me zhvillimet aktuale politike dhe ekonomikë ne vend.

    Në vazhdim po japim thekse nga përgjigjet e kryeministrit Hashim Thaçi.

    Kryeministri Thaçi është përgjigjur në interesimin e studentëve lidhur me pjesëmarrjen e delegacionit kosovarë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork:

    Për vetëm dy muaj, Kosova shënoi dy fitore historike në raport me Serbinë, një në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila konfirmoi vullnetin e qytetarëve të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran, dhe së dyti në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila e vulosi këtë vullnet dhe si rrjedhojë edhe shtetësinë e Kosovës.

    Kjo fitore, është meritë e diplomacisë së Kosovës dhe e aleatëve ndërkombëtare, të cilët punuan për ta mundur Serbinë. Me rezolutën e OKB-së, institucionet më të larta botërore e legalizuan dhe e legjitimuan shtetin e Kosovës, legalizim ky që i hap rrugë njohjes së subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës edhe nga vende tjera.

    Serbia e ka kërkuar humbjen dhe e gjeti atë, pikërisht në organizatën më të madhe botërore - OKB.

    Unë kam qenë ithtar i mundjes, pra i hedhjes në votim të asaj draft -rezolute, në mënyrë që të shihej fuqia, edhe diplomatike e Republikës së Kosovës dhe e Serbisë. Serbia e kishte nuhatur këtë ngadhënjim të Kosovës dhe atë disfatë të saj, prandaj u tërhoq dhe ndoshta bëri mirë që u tërhoq, mirëpriti rezolutën e përpiluar dhe sponsorizuar nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, e përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por përsëri një rezolutë që njeh dhe respekton mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Dhe Serbia me gojën e vet e lexoi këtë rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

    E kam ditur se projektrezoluta serbe, po të hidhej në votim si e tillë, do të pësonte fiasko, nga puna dhe angazhimi diplomacisë së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë.

    - Pjesëmarrja e delegacionit më të lartë shtetëror të Republikës së Kosovës në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka ndodhur për herë të parë në historinë e Kosovës dhe ky është suksesi i një kapitull të ri historik për Republikën e Kosovës.

    Delegacioni i Kosovës ka qenë delegacion i plotë, në kuptimin, nga Presidenti, Kryeministri, MPJ-ja dhe përfaqësitë diplomatike apo të ambasadës sonë në Uashington, por edhe të konsullatës sonë në Nju Jork.

    Tash jemi shtet dhe do të jemi në kuptimin ekipor fuqiplotë, por me sukses të vazhdueshëm.

    Studentja Mimoza Selmani, për kryeministrin e Republikës së Kosoëvs, Hashim Thaçi kishte këtë pyetje: Pas përmbylljes së procesit politik dhe juridik të pavarësisë së Kosovës, a do të fokusoheni më shumë në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik?

    - Ne do të vazhdojmë me agjendën tonë të konsolidimit dhe forcimit të shtetit.

    Do të vazhdojmë me procesin e njohjeve të reja për Republikën e Kosovës; do të vazhdojmë me përkushtimet për rritjen e zhvillimit ekonomik, për krijimin e vendeve të reja të punës, për rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve dhe në këtë drejtim ky është viti vendimtar i nxjerrjes së vendimeve më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës, në veçanti të transformimit të ekonomisë kosovare.

    Ky është viti në të cilin kemi nxjerrë vendime për fillimin, domethënë ka filluar ndërtimi i autostradës Vërmicë-Prishtinë në drejtim të Merdares, që është vepra më kolosale në historikun infrastrukturor në Kosovë.

    Është një projekt që kushton mbi 700 milionë euro, por i domosdoshëm për Republikën e Kosovës, për qytetarët e vendit, për rritjen e zhvillimit ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

    Vetëm në këtë projekt, janë duke u punësuar 4000 qytetarë të Republikës së Kosovës dhe nga kjo autorrugë do ët jenë fitues të gjithë: shteti, qytetarët, biznesi, ekonomia. Por, në të njëjtën kohë është menduar që Kosova të afrohet më afër detit dhe kjo po ndodh. Prishtina do të jetë afër detit për distancë tri orësh nga 15 orësh.

    Po këtë vit është mbyllur koncesionimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, që kanë ardhur investitorë të fuqishëm ndërkombëtar dhe këtu dua të theksoj se ne, si Qeveri e Kosovës kemi krijuar kushte dhe ambient afirmativ, të sigurt dhe kreativ, por edhe sigurinë mbi të gjitha për investitorët ndërkombëtar.

    Kemi investime edhe amerikane, edhe atyre të Bashkimit Evropian dhe ka siguri, dhe, jemi duke treguar sukses në këto investime.

    Gjithashtu, do të vazhdojmë me procesin e privatizimit të PTK-së, në mënyrë që sektori privat ët avancohet, t’i merr përgjegjësitë që i takon, të depolitizohet, por edhe të largohet ndikimi i Qeverisë nga ndërmarrjet publike, si parakusht i domosdoshëm edhe për menaxhim të mirë, edhe për luftimin apo pengimin që kanë ndodhur në të kaluarën në ndërmarrjet publike.

    Por, një nga sfidat më të mëdha për Republikën e Kosovës, ekonominë e saj është çështja e energjetikës.

    Në këtë drejtim, tani më jemi në fazën finale të përmbylljes së projektit për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”. është një projekt prej 600 megavatesh.

    Tani kemi katër konzorciume prej më të fuqishmëve botërore të interesuar për të investuar në Kosovë.

    Dua të besoj se gjithçka do të përmbyllet suksesshëm, me një transparencë të plotë dhe për këtë kemi siguruar dhe garantuar gjithë investitorët ndërkombëtarë, dhe Kosova definitivisht do të fillojë të zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemin energjetik, jo vetëm me 24 orë rrymë, por edhe me një bazë të fuqishme për ekonominë, biznesin dhe pastaj edhe krijimin e vendeve të punës.

    Do të vazhdohet edhe me procesin e privatizimit të distribuimit të KEK-ut, që është gjithashtu në fazën finale, por do të punohet edhe në projektin e hidrocentralin e Zhurit, projekt me 300 megavatë. Edhe këtu kemi investitorë të fuqishëm të interesuar dhe unë dua të besoj se këto projekte do të përmbyllen gjatë këtij viti, maksimalisht deri në pranverë të vitit të ardhshëm.

    Ju siguroj ju, qytetarët e Kosovës, partnerët ndërkombëtarë se gjithë procesi do të përmbyllet me sukses, me një transparencë të plotë.

    Me siguri ju keni dëgjuar opinione se po shiten pronat e Kosovës.

    Të nderuar studentë, me vlerësimin më të lartë dëshiroj t’ju them se reforma ekonomike nuk është shitje, është cilësi, afirmim, është ekonomia e lirë e tregut, ne vend të mentalitetit të ekonomisë së planifikuar apo të centralizuar socialiste.

    Ne jetojmë në botën e lirë, në botën e lirë të tregut dhe këtë proces do ta udhëheq suksesshëm dhe jam i bindur se do të jap rezultate për Kosovën.

    Sa i përket problemit të energjetikës, a mund të na thoni se deri kur KEK-u do të ketë monopol? Ishte një pyetje në të cilën kryeministri Thaçi dha këtë përgjigje:

    - Pikërisht këtu qëndron edhe dallimi konceptual mes atyre që e përkujtojnë me nostalgji të kaluarën dhe atyre që pretendojnë të fusin konkurrencën, në mesin e të cilëve jam edhe unë, që udhëheqë këtë qasje të konkurrencës dhe jo monopolit, të ekonomisë së lirë të tregut dhe jo centralizimit.

    Njëri nga profesorët e Universitetit Amerikan u interesua të dijë se si e sheh kryeministri Thaçi rolin e këtij universiteti në zhvillimin e shoqërisë kosovare:

    - Kosova është shteti më i ri në botë, pro është vend i mundësive të mëdha dhe në veçanti këto mundësi duhet dhe po i shfrytëzon rinia e Kosovës.

    Një nga prioritetet kryesore, të miat dhe së bashku me ministrinë e Arsimit, ka qenë investimi në edukim, sepse jemi të bindur se vetëm duke investuar në edukim, ne do të investojmë në të ardhmen e sigurt zhvillimore të Republikës së Kosovës, në të ardhmen, të cilën do ta udhëhiqni ju si lidership edhe i politikës, edhe i shoqërisë civile, medias, ekonomisë, biznesit, sektorit privat dhe të gjitha sferave në kuptimin më të përgjithshëm shtetëror dhe qytetar.

    Derisa javën e kaluar mbaja fjalim në Universitetin Columbia në Nju Jork, mendoja për Universitetin Amerikan në Prishtinë, se edhe ne një ditë apo veç po e kalojmë këtë fazë të tranzicionit, sjelljes së universiteteve prestigjioze të botës në Kosovë.

    Universiteti Amerikan është modeli i universiteteve sot në Kosovë, por edhe rajon, duke vlerësuar dhe afirmuar edhe angazhimet tjera.

    Pra, investimet në edukim nuk do të ndalen, përkundrazi vetëm se do të rriten.

    Jam shumë i bindur se vetëm duke investuar në edukim, po investojmë në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

    Do të vazhdojmë maksimalisht për kompjuterizimin e të gjitha shkollave, por të arrijmë edhe nivelin e informatizimin të botës bashkëkohore.

    Ndërsa, në vazhdim studentët u interesuan të dijnë më shumë lidhur me hapat që ka ndërmarrë qeveria në fuqizimin e arsimit të lartë publik dhe privat, ndërsa kryeministri dha këtë përgjigje:

    - E përmenda edhe ë herët se një nga sfidat e Qeverisë që udhëheq unë ka qenë është dhe do të mbetet investimi në edukim, reforma në edukim. Kjo reformë ndërlidhet drejtpërdrejt para së gjithash me rritjen e cilësisë por edhe me hapjen e universiteteve tjera.

    Unë kam besim të plotë se këtë proces është duke e udhëhequr suksesshëm ministri Hoxhaj.

    Fillimisht Kosova ka pasur pretendimin që të arrij nivelin e vendeve të rajonit, sot dëshirojë të theksojë se kemi arritur këtë nivel dhe po ecim drejt arritjes së nivelit të vendeve perëndimore.

    Unë kam besim të plotë se do të arrihet ai nivel me këto energji, me këtë përkushtim dhe me këto investime sepse për herë të parë pas tetë-nëntë vitesh në Kosovë po fillojnë reformat të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

    Pa ato reforma nuk mund të ketë sukses në rritjen e cilësisë së edukimit në Republikën e Kosovës, e askund. Prandaj do të punohet në rritje të cilësisë por edhe në hapjen e universiteteve tjera.

    Ju e dini se ne kemi marr vendimin për hapjen e Universitetit të dytë publik në Republikën e Kosovës, atë të Prizrenit. Dhe mendojë se ky është një sukses i ri sepse rritet konkurrenca dhe krijohet mundësia për një cilësi edhe më të lartë.

    Qeveria e Kosovës do të marr vendime tjera për hapjen e universiteteve tjera. Ne jemi duke diskutuar edhe hapjen e një universiteti tjetër perëndimor në Mitrovicë, në mënyrë që të krijojmë mundësi të mira për të rinjtë kosovarë, të të gjitha nacionaliteteve, por edhe të rajonit, që të krijojmë mundësi të reja për një edukim të ri, një edukim të standardit bashkëkohor.

    Natyrisht, dëshiroj të theksoj që jo vetëm me rritje të cilësisë apo të krijimit të universiteteve të reja, kemi pasur kujdes edhe për rritjen e përkujdesjes institucionale, në rritje, për pedagogët dhe profesorët. Kemi rritur pagat për profesorët e universitetit njëqind për qind. Tash presim cilësi. Dhe unë kam besim se do të arrijmë deri te ajo cilësi të cilën e dëshirojmë.

    Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh se gjeneratat e reja vijnë nga shkollat fillore dhe të mesme, kemi rritur edhe pagat për mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme, deri në 47 për qind. Kjo ka ndodhur për herë të parë pas luftës. Edhe këtu presim rritje të cilësisë. Për çka kam besim të plotë. Prandaj do të punojmë në shumë drejtime

    Gjatë ligjëratës që ka mbajtur në AUK, kryeministri Thaçi është përgjigjur edhe në pyetjet që kishin të bënin me akuzat dhe qasjen e opozitës ndaj zhvillimeve në vend:

    - Ju e dini se edhe unë kam qenë në opozitë dhe e ndjej në shpirt dhe në lëkurën time përgjegjësinë e të qenurit opozitar, që është edhe favor, por në të njëjtën kohë disfavor, e në veçanti disfavor kur nuk ke vizion për të ardhmen, por vetëm kritikon dhe akuzon.

    Jetojmë në botën e lirë, të demokracisë moderne, bashkëkohore dhe të demokracisë qytetare. Prandaj, dëshiroj të theksoj se opozita ka fat që unë jam Kryeministër dhe që i mirëkuptoj edhe në angazhimet e tyre ndonjëherë edhe frustuese apo agresive dhe nervoze. Por edhe më tepër i mirëkuptoj kur sjellin ide, propozime, sugjerime, të cilat i plotësoj në agjendën time.

    Por, kur ka dallime konceptuale, atëherë është një betejë konceptesh.

    Unë kam qenë në opozitë, por kur është formuar Ekipi i Unitetit, jam futur menjëherë dhe kam punuar mbi të gjitha për shtetin sesa për interesat e ngushta partiake.

    Tash jemi në një periudhë të re, atë të institucioneve të zgjedhura në mënyrë legjitime.

    Kosova prej pasluftës asnjëherë nuk ka qenë e udhëhequr prej një lideri që i ka fituar votat, derisa jam kandiduar dhe jam zgjedhur si kandidat për kryeministër të Kosovës.

    Sugjerimet ngado që vijnë, unë i konsideroj partner në shtetndërtimin e rendit demokratik dhe unë besoj se do të vazhdoj me qeverisje të mirë, të sundimit të ligjit, të luftës kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar, kundër dukurive negative konsolidimit dhe forcimit të shtetit, të vazhdimit të njohjeve të reja për Republikën tonë.

    Sot, secili nga ju mund të imagjinoni se ku ishte Kosova vetëm 11 vite më herët. Ku kemi arritur sot? Sot e kemi Kosovën e lirë, të njohur nga 70 shtete, Katarin e vlerësoj të përfunduar, sepse më është konfirmuar si punë e kryer.

    Gjithashtu sot Kosovës është pjesë e Bankës Botërore, e Fondit Monetar Ndërkombëtar, nesër do të jetë edhe pjese e bankës për Zhvillim dhe Rindërtim Evropian. Kosova është në rrugën e sigurt për t’u anëtarësuar në NATO dhe Bashkim Evropian dhe OKB.

    Prandaj, këto të arritura janë të paimagjinueshme edhe për optimistët më të mëdhenj e lëre më për pesimistët që edhe kur fitoi Kosova në GJND thonë ka humbur Serbia, por nuk ka fituar Kosova.

    Kështu që të arriturat nuk mund të zbehen në asnjë rrethanë.

    Ne do të punojmë si shoqëri plurale, e ideve të ndryshme, gjithmonë në ballafaqim të ideve për të formësuar një vizion më të mirë për vendin.

    Tani për tani ndihem tepër mirë që udhëheq vizionin shtetndërtues, zhvillimor dhe integrues të Republikës së Kosovës
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,658
    Nisim kengen per me kendu politika eshte mir t'u shku
    negoni mir pleç e te ri n' Balle t'oxhaku jemi t'u kendu
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-05-2008
    Postime
    644
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    jo asnje nuk qendron ama asnja krejt rren e kulluar prej inati e gjelozije e urrejtje qe ka per ish Çlirimtaret e ka a e shif ti se asnji postim nuk e ka qe thot vet diqka por te gjitha postimet ama te gjitha i sjell nga shtypi e mediat tjera te Beogradit
    qe ato dihet qka mendoin per shqiptar e per qeverin ton qe e udheheqin Çlirimtaret
    CIlet clirimtare ???!!!
    Per Hashimin e ke fjalen
    LLapi nuk jemi 10 vjeqar ne ketu!

  20. #20
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    jo asnje nuk qendron ama asnja krejt rren e kulluar prej inati e gjelozije e urrejtje qe ka per ish Çlirimtaret e ka a e shif ti se asnji postim nuk e ka qe thot vet diqka por te gjitha postimet ama te gjitha i sjell nga shtypi e mediat tjera te Beogradit
    qe ato dihet qka mendoin per shqiptar e per qeverin ton qe e udheheqin Çlirimtaret
    Ore Llapo, une nuk kame aspak fare urrejtje per Ushtrine Clirimtare te Kosoves, une ne kam fare urrejtje per Luftetaret e Lirise, une nuk kame kurfare urrejtje per Clirimtaret, une nuk merna me propaganda, une nuk sjell asnje postim nga mediat e shtypi Beogradas, perkundrazi Llapo une shume kame respekt per gjakun e deshmoreve, kame shume respekt per familjet e deshmoreve, kame shume respekt per ata qe na pruan ne keto dite qe ne gezojme tani. Mirepo Llapo une nuk mund ta mbroj Hashim Thacin apo ma mire me thene nuk mund te jeme perkrahes politikes te cilen Hashim Thaci bene perballe Serbise. Sepse poltika e tij gjer me tani ka deshtuar, deshe apo nuk deshe ti Llapo.

    Pse a nuk eshte e vertete qe 30 % te territorit te Kosoves eshte nen ombrellen e Serbise, pse a nuk eshte e vertete qe me pakon e Ahtisarit Kosova ka kufijte e rruajtur nga Shqiperia ndersa nuk i ka kufijte e ruajtur nga Serbia apo ma mire me thene nuk ka kufi fare atje, pse a nuk eshte e vertete qe kur eshte demarkacioni i kufirit Kosove-Mqedoni iu eshte dhene toka e Kosoves anes Maqedonase edhe ate me kete pako te Ahtisarit, pse a nuk eshte e vertete qe edhe Malit Zi do ti ofrohet toke e Kosoves, pse a nuk eshte e vertete qe behen bisedimet me shtetin qe na ka masakruar, qe na ka demtuar e shkatruar para se ai shtet te kerkoj falje per te gjitha ato qe na ka bere, para se ai shtet te na njohe.

    Llapo ti je ai qe me cdo kusht mundohesh qe kete politike te deshtuar te Hashimit kundrejt Serbise ta paraqitesh si poltike e sukseshme.

    Llapo te kame thene edhe me heret se ti me dy luge mundohesh me ngrene, ne nje ane ti shane dhe je shume kunder politikes qe ka bere LDK-ja e Rugova 16 vite rresht, e ne anen tjeter ti mbron politiken e hahsimit qe nuk ka kurfare dallim nga ajo poltike qe kishte bere LDK-ja e Rugova.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •