Ėshtė e pabesueshme sesi me kaq lehtėsi tė madhe dhe kaq dendur mbushen me kronika tė zeza gazetat shqiptare! Jo vetėm se tė nxihet shpirti, por edhe tė erren sytė dhe tė kap paniku se nga deti mund tė dalė njė ushtri e tėrė bajlozėsh tė zinj

Shumė njerėz nuk mund ta nisin ditėn pa njė kafe. Shumė prej tyre nuk mund ta pinė kafenė pa njė gazetė ditore pėrpara si sofrabez. Tek gjendesh nė bregun e njelmėt tė detit, ku Rruga e Kombit ka mundėsuar procesin kombėtar tė nxirjes, tė bie tė pish mė shumė se dy kafe dhe tė lexosh mė shumė se dy gazeta. Kėto janė tė mjaftueshme qė tė nxihesh nga jashtė dhe nga brenda. Ėshtė e pabesueshme sesi me kaq lehtėsi tė madhe dhe kaq dendur mbushen me kronika tė zeza gazetat shqiptare! Jo vetėm se tė nxihet shpirti, por edhe tė erren sytė dhe tė kap paniku se nga deti mund tė dalė njė ushtri e tėrė bajlozėsh tė zi! Lexon ti se nė tokėn ku ndodh procesi kombėtar i nxirjes ngado lėvizin hajna, kriminelė dhe aso qė kurdo janė tė gatshėm tė bllokojnė udhėt dhe tė ndezin makinat. Bindesh se haletė qė dalin nė det nga tė katėr anėt dhe rrjedhin mbi lėkurėn tėnde, nuk janė gjė karshi haleve qė dalin nga gazetat dhe tė rrjedhin nė shpirt. Ata qė njohin procesin historik tė formimit tė kombit nuk e kanė tė vėshtirė qė ta kuptojnė kėtė logjikė, ndėrsa atė e shohin si vazhdim tė kullimit tė plagėve nga prerjet e vrazhda kulturore, por tė tillėt janė pak, fare pak. Shumica absolute kėtė proces nė vazhdim e perceptojnė nėpėrmjet petullave qė vlojnė nė mes tė plazhit dhe shtalbave qė piqen po nė plazh. Kjo gjė fenomenin kombėtar tė nxirjes e bėn edhe mė tė dhembshėm.
Tek lexon komentet e shumta, rreth tė ashtuquajturės “bombė” e hedhur nga ambasadori amerikan nė Tiranė, pėr rrezikimin e marrėdhėnieve diplomatike mes kėtyre dy vendeve, mesazhi tė bėhet i qartė: Njerėz, ikni dhe futuni nėpėr bunkerė se Berisha i ēarti marrėdhėniet me mė tė fortin e botės! Kėto recidive ideologjike sikundėr dhe shumė tė tjera, e bėjnė Shqipėrinė njė ambient tė ndotur mental sa bėhet pengesė mė e madhe se vetė ujėrat e zeza dhe mbetjet urbane qė kėto ditė morėn flakė dhe mbuluan me mjegull tymi disa qytete tė vendit. Kaq paturpshėm spekulohet me mesazhin e ambasadorit amerikan, Withers, i cili e la Shqipėrinė me njė porosi tė thjeshtė: “Ruajeni demokracinė!”, sa tė bėhet tė mos u besosh as syve se ēka lexon. Natyrisht qė janė tė njėjtit bojaxhi gazetash qė shpikėn edhe vjedhjen e orės sė presidentit Bush, por nė kėtė rast qėllimi i krijimit tė frikės dhe panikut ishte ndryshe, sepse bėhej nė njė kohė tė mbledhjes sė bereqetit nga procesi kombėtar i nxirjes. Ndryshe ambasadori Withers iku duke pranuar se nė Shqipėri ėshtė bėrė demokracia, ndaj duhet ruajtur atė. Marrėzi ėshtė tė besosh se duhet tė ruash diēka qė nuk e ke. Ēėshtje tjetėr ėshtė niveli i zhvillimit demokratik, me tė cilin natyrshėm nuk do tė duhej tė ishte i kėnaqur askush.
Bomba tjetėr mediale plasi nė Jug, ku edhe mė sė shumti pritej. Rasti i fatkeqėsisė sė tė riut nė Himarė nga mediet mori dimensionin sikur tė ishte vrarė vetė Aristoteli, mėsuesi i Aleksandrit tė Madh! Gjurmėt e gjakut tė kėtij tė riu tė mbetura mbi asfalt, opozita, e cila edhe dominon mbi mediet e shkruara, i shndėrroi nė pėshtymė pėr t’ia hedhur si faj qeverisė! Kjo nxiti himarjotėt e mashtruar nga projekti i vjetėr grek Megaloideja, tė cilėt pos qė bllokuan rrugėt, dogjėn edhe makinat, duke krijuar pasiguri ndėr pushuesit nė pjesėn e bregdetit jugor, por edhe tek tė huajt qė tė shpeshtėn futen nga Korfuzi nėpėrmjet guidave tė ndryshme.
Edhe gjatė procesit kombėtar tė nxirjes sheh se nė Jug ka shumė telashe, sikundėr dhe nė Veri, pėrkatėsisht nė pjesėn e Kosovės. Ndoshta nė kėtė proces nxirjeje mė mirė i shohim tė mirat dhe tė kėqijat tona tė pėrbashkėta. Shohim se opozita nė Shqipėri zbuloi “bombėn” e ambasadorit amerikan, Withers, krejt nėpėrmjet teorive shumė konspirative tė paketuara me ambalazh spekulativ, tė njėjtėn gjė e bėri edhe opozita tek ne, pėrkatėsisht AAK-ja, e cila po nėpėrmjet kėtyre teorive dhe spekulimeve nxiu qiellin kosovar me zbulimin kinse tė bisedave tė fshehta serbo-kosovare.
Natyrisht qė pėr ta ruajtur shpirtin nga kjo skėterrė njerėzit nevoja i ka mėsuar tė gjejnė edhe forma tjera pėrtej gazetave dhe horoskopėve tė tyre. Ata qė nuk lexonin gazeta, gjatė procesit kombėtar tė nxirjes shtrinin duart para jevgjiteve, tė cilat nėpėrmjet fallit tė diktuar nga vijat nė shuplaka, i mbushnin shpresė dhe optimizėm pėr mė shumė se njė ditė.
Kur diēka njerėzore po ndodh nė Shqipėri, ndėrsa gomari dhe gruaja nuk janė mė qeniet mė tė diskriminuara, sepse rrugėt dhe zhvillimi i hovshėm ka kapėrcyer nevojėn pėr shpinat e tyre, vėrtet ėshtė e dhembshme tė shohėsh sesi kaq shumė pėshtymė ka mbetur pėr tė hedhur mbi tokėn kaq shumė tė pėrvuajtur. Mbi tokėn e cila ka hapur perspektivat evropiane nėpėr tė cilat shpresa ec mė lirshėm se kurdo. Kėtė e dėshmojnė edhe vashat e bukura nga Hungaria, tė cilat gjithė ditėn bredhin nėpėr bregdetin shqiptar pėr tė shitur ėmbėlsira nga vendi i tyre. Ato, shkaku i biznesit, kanė mėsuar edhe gjuhėn shqipe dhe nė kėtė mėnyrė mė sė miri bėhen pjesė e imazhit tė njė Shqipėrie evropiane. Dėshmi e pėrpjekjeve tė pandalshme integruese janė edhe tatuazhet nė lėkurat e tė rinjve shqiptarė, tė cilėt nuk e kanė pėrjetuar kohėn kur shkruhej vetėm me laps tė kuq dhe si tė tillė zor ėshtė tė bien preh e atyre qė kanė ndėrruar sall ngjyrėn dhe tash shkruajnė me tė zezė.
Se vendi nga tė dyja anėt, veēmas nė Shqipėri, ka nevojė pėr njė opozitė qė njeh institucionin e pėrgjegjėsisė nė funksion tė interesit tė shtetit dhe tė kombit kjo nuk diskutohet, mbase ėshtė edhe shkas i kėtij shkrimi, por jo pėr njė opozitė e cila funksionon nė bazė tė logjikės sė njohur aforistike, qė pėr inat tė resė mė vdektė djali.
Pėr mė keq, neve si popull rrallė na bie tė gėzohemi, ndaj pėrse tė pėshtyjmė nė ato suksese tė dukshme siē ėshtė numri rekord i vizitorėve tė jashtėm dhe tė brendshėm qė prekėn bregdetin shqiptar, rritja e madhe e prodhimeve vendore si dhe fakti qė u bė i njohur ndėrkombėtarisht se Shqipėria u radhit e 57 nė mesin e 100 vendeve mė tė mira nė botė.

F.Bardhi.\