Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    45
    Postime
    3,394

    Antonio Bellushi

    ARBĖRESHI MARATHONAK

    Arbėresh je ti, mos e harro
    Gjuhėn e mėmės ti mos e largo
    Kujtimin e Atdheut ti nė zemėr shtėrngo
    Farėn e Skėndėrbeut ti sot trashėgon
    (Antonio Bellushi)

    Ai rend si Marathonak, rend kudo qė ndodhet gjaku i shprish i arbėrit. Mban ligjerata nė ēdo qendėr tė madhe tė bashkėsive tė diasporės shqiptare nė botė. Ėshtė i thjeshtė, njė prift i njė kishe arbėreshe nė Kozencė. Kėndon kudo qė vete pėr arbėrin, sot nė Greqi, dje ishte nė Australi tek shqiptarėt e ish-Jugosllavis, nesėr vallė nė Nju-Jork, Prishtin, Tiranė!
    E ky Marathonak qė rend me vite tė tėra e nuk ndjenė lodhje ėshtė papa Antonio Bellushi.
    Dr.Antonio Bellushi ėshtė njė emėr i madh i gjakut tė arbėrit. I njohur e i nderuar nė tė gjithė botėn shqiptare, i respektuar nga shumė figura tė politikės nė SH.B.A, Itali, Greqi, Shqipėri, Kosovė etj. Ai kėrkon, studion, mbledh ēdo copėz tė kulturės mbarė botėrore tė arbėrit dhe kur themi tė arbėrit kuptojmė shqiptare.



    Urat Antonio Bellushi dhe Arben Llalla
    Me urat Antonio Bellushin jam njohur nga afėr mė 25 maj 2000, me rastin e prezantimit tė librit tė studiuesit dhe historianit arvanitas Aristidh Kolės, me titull ‘’Antonio Bellushi dhe magjia e traditės popullore’’ kushtuar shkencėtarit, priftit dhe studiuesit Antonio Bellushit.
    Atė mbrėmje kishte shumė tė ftuar tė kulturės greke dhe shqiptare, ku pėr fat tė keq mungonte autori i veprės Aristidh Kola, i cili urgjentish u shtrua nė spital i sėmurė rėndė. Me urat Bellushin kuvenduam dhe kėmbyem adresat me njėri-tjetrin, dhe kėshtu ndėrtuam njė lidhje tė ngushtė qė vazhdon akoma edhe sot midis nesh.
    I lindur mė 1934, nė katundin arbėresh Frashineto tė rrethit tė Kozencės. Pasi mbaroi gjimnazin dhe Liceun Klasik nė Romė, studiojė mė 1956-1962 nė Universitetin e Gregorianė nė Romė, dy vjet Filozofi dhe katėr vjet Teologji.
    Nė Romė u njoh me prof.Ernest Koliqin, i cili i ndezi dashurinė pėr kulturėn e tė parėve shqiptare. Prof.Koliqi e ftoi urat Bellushin qė tė bashkėpunonte me revistėn ‘’Shejzat’’. Nė revistėn ‘’Shejzat’’ Bellushi botoi shkrimet e para rreth studimeve pėr arvanitasit nė Greqi.
    Mė 1963-1965, prift Bellushi punoi nė njė katund arbėresh, nė Shėn Sofia Epiros nė Kalabri, dhe bashkė me priftin Jani Kaparrelli botuan revistėn ‘’Dita jonė,,. Mė vonė do tė dėrgohej tė punonte nė katundin tjetėr arbėresh, nė Shėn Kostandin Arberesh. Nė vitin 1966, papa Bellushi themeloi revistėn ‘’Vatra jonė’’ e cila u botua pėr katėr vjet rreshtė dhe nė tė punonin tre mėsues dhe njė mjek, dhe shkruanin pėr ngjarjen e katundit Shėn Kostandinit.
    Ipeshkėvi e dėrgon nė vitin 1973, nė katundin arbėresh, Falconara Albanese si famullar. Mė tej dėrgohet tė punojė prift nė Kozencė pėr t’u predikuar pėr arbėreshėt, dhe atje vazhdon tė punojė edhe sot.
    Nė vitin 1980, themeloi revistėn kulturore italo-greko-shqiptare ‘’Lidhja’’ e cila botohet ēdo gjashtė muaj dhe ėshtė bėrė njė organ lidhjesh shpirtėrore e kulturore, me Shqipėrinė, Kosovė, FYROM, Malin e zi, Greqinė, dhe tė gjithė shqiptarėt nė Diasporė. Revista ‘’Lidhja’’ ėshtė vazhduesja e revistės ‘’Vatra Jonė’’ e cila ėshtė organ i Qėndrės Kulturore ‘’Gjergj Kasrioti’’ nė Kozencė.
    Nė janar tė vitit 1994, me dekret, tė Kryetarit tė Republikės sė Shqipėrisė Prof.Dr.Sali Berisha, u miratua dhėnia e nėshtetėsisė shqiptare Prof.Antonio Bellushit.
    Dhe mė 29 janar 1994, sekretari i pėrgjithshėm i Kryesisė sė Shqipėrisė, Dr.Kolec Topalli i dhuroi pasaportėn shqiptare urat Bellushit.
    Mė pas ushtari arbėresh besnik Antonio Bellushi, vrapoi me pasaportin nė dorė, pėr tu bekuar tek komandanti legjendar Gjergj Kastrioti Skėnderbeg. Kėshtu mbas pesė qind vjetėsh, ushtari i parė besnik arbėresh ishte qytetar i Shqipėrisė.

    Shumė herė famullari Bellushi u ka shkruar qeverive tė Shqipėrisė dhe Italisė, pėr hapjen e mėsimit e gjuhės shqipe nė Katundet qė banohen nga arbėreshėt nė Itali. Dhe papa Bellushi do tė ndihej i lumtur kur Kuvendi Popullor Italian zyrtarizoi ligjin pėr ‘’Pėrdorimin e gjuhėve tė pakicave historike’’ mė 15 dhjetor 1999. Kjo ishte njė dhuratė e madhe, qė gėzoi pa masė arbėreshėt nė Itali.
    Dhe sot arbėreshėt pėrdorin gjuhėn shqipe nė Liturgjinė hyjnore bizantike nė kishė dhe nė shkresat zyrtare nė Katundet qė banohen nga ata. Kėshtu zogu arbėr kėndon ēdo mėngjes shqip nė folenė arbėreshe nė Itali.

    Marathonaku arbėresh
    Antonio Bellushi arbėresh besnik
    Marathonak i mėmės Arbėri
    me libra nė ēant e zjarr nė zemėr
    shpėrndan shpresėn e gjakut tė shprish
    Pėr Kosovėn zemra vajton
    dhembjen e saj ai na kujton
    N’Amerik, Kanada, Australi
    vrapo, vrapo papa Bellushi
    Knues i arbėrit ėshtė ai
    qiriun e De Radės
    mban ndezur nė Itali
    Si zog shtegėtar fluturon nė botė
    gjithmon ri papa Bellushi.
    (poezi nga Arben Llalla)

    Vlersime qė janė bėrė papa Antonio Bellushit
    -Nė shtator tė vitit 1989, Kėshilli i qytetit tė Detroitit nė SH.B.A e nderon Prof.Antonio Bellushin, pėr veprimtarinė e tij studiuese kultutore dhe me kėtė rast u shtrua njė darkė e madhe nė restorantin ‘’Meritage’’ me kėngė dhe valle shqiptare.
    -Kryeministri italian Xhulio Andreoti nė nėntor tė vitit 1990 do ta nderonte studiuesin, poetin, gazetarin Antonio Bellushin me ēmimin ‘’Premio Della Cultura’’ tė vitit 1990.
    -Shoqata Kombėtare Mbarėshqiptare ‘’Ismail Qemal-Vlora’’ mė 9 maj 1995 i dhuron z.Antonio Bellushit ēmimin Kulturor Kombėtar ‘’Ismail Qemal-Vlora’’. Me kėtė rast nė Biblotekėn e qytetit tė Vlorės u organizua veprimtaria kulturore pėr 15 vjetorin e themelimit tė revistės italo-greko-shqiptare ‘’Lidhja’’(1980-1995).
    -Mė 15 maj 1995, Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė nė Tiranė i dha titullin e nderit Prof.Antonio Bellushit ‘’Doctor Honoris Cauza’’ pėr ndihmesėn e veēantė pėr mbledhjen, sistemimin, studimin dhe botimin e entologjisė dhe folklorit tė arbėve nė Itali dhe Greqi. Ky ishte i pari ēmim qė dhurohej nga Akademia e Shkencave tė Tiranės, dhe papa Antonio Bellushi ėshtė ‘’Doktori i Parė Nderi’’.
    -Lidhja shqiptaro-amerikane e Nju-Jorkut, e ka bėrė Antonio Bellushin ‘’Antar nderi’’.

    Urat Antonio Bellushi nė mes tė refugjarėve shqiptar



    Famullari i kishės arbėreshe nė Kozencė urat Antonio Bellushi mė 13 korrik 1990 do tė gjendej nė Brindizi, pėr tu shtėrnguar duart bijėve tė shqipes qė ēanė muret e ambasadave tė huaja nė Shqipėri. Ai kuvendoi me ta duke rregjistruar kėto lidhje tė arbėrit dhe botuar nė revistėn ‘’Lidhja’’. Ēdo shqiptar i tregonte papa Bellushit pėr vrasjet, burgimet, internimet, pėr varfėrinė dhe vuajtjet e popullit nga regjimi diktatorial komunist i kohės. Urat Bellushi do tė qėndronte nė kampin e refugjatėve nė Brindizi bashkė me arbėreshėt e tjerė duke ndihmuar me ushqime, veshje dhe ndihmė shėndetėsore deri sa trimat e thyerjes sė murit tė diktaturės tė niseshin me tren nė vendet e tjera tė europės demokratike. Por papa Bellushi nuk do tė ndahej lehtė nga brigjet e Brindizit, nė muajnė mars 1991, mijėra shqiptar do tė hypnin nė anijet duke u nisur pėr njė jetė mė tė mirė ekonomike nė Itali. Antonio Bellushi do rendėte si marathomak nė ēdo ēadėr kampi pėr tu takuar me njerzit e halleve dhe interesuar pėr shėndetin e tyre. Nė atė kohė gjendja psikologjike morale, shpirtėrore ishte dramatike e refugjatėve shqiptarė qė sapo kishin mbritur nė Brindėzi. Ata njerės tė ikur, dukeshin rrugėve tė Italisė si tė verbėr, memecė, si njė fėmijė i pa zhvilluar mirė. Ēdo fshat arbėresh, nė Shėn Sofia Epiro, Shėn Mitėr Korone, Shėn Kostandin Arbėresh, Shėn Pal Arbėresh, Shėn Vasil, Frashtin, Ēivit, u bėnė streha mė e ngrohtė e kėtyre njerėzve qė kishin braktisur atdheun. Intelektualėt arbėresh tė prefekturės sė Kozencės u interesuan qė shumė shqiptarė tė punėsoheshin pėrgjithmon nė kėtė prefekturė qė banohet nga arbėreshėt.
    Papa Bellushi do tė mblidhte mbresa tė bukura, por edhe tė dhimėshme pėr atė kohė tė vėshtirė qė po kalonte populli shqiptar dhe Shqipėria. Revista ‘’Lidhja’’ u bė zėri i halleve tė refugjatėve, u bė lidhėsja mė e mirė midis arbėreshėve dhe shqipėtarėve tė ardhur me anijet refugjate. Nė redaksinė e revistės ‘’Lidhja’’ mbrinin pėr ditė letra falenderimi nga shqiptarėt, mirėnjohje pėr ndihmėn qė dhanė papa Bellushi me arbėreshėt e tjerė atė kohė tė vėshtirė.

    Lidhjet me Kosovėn dhe me Diasporėn shqiptare nė botė
    Kosova njė tragjedi e dhimshme e popullit shqiptar, e cila filloi nga shekuj e mė parėshėm, nuk mund tė rrinte pa prekur shpirtin dhe zemrėn e urat Antonio Bellushit.
    Pėr herė tė parė urat Antnio Bellushi e vizitoi Kosovėn mė 1970, i shoqėruar nga Prof.Janura. Nė Kosovė papa Bellushi u takua me shumė intelektualė tė cilėt bashkė ndėrtuan njė urė lidhėse dhe ēėshtja e Kosovės nė revistėn ‘’Lidhja’’ do tė kishte faqen e saj nė ēdo numėr botimi.
    Mė pas do tė vizitonte Kosovėn mė 1977,1980,1982,1983,1985 e mė tej, duke marė pjesė nė ēdo Seminar tė Gjuhės dhe Kulturės Shqiptare, si dhe nė Kuvendin e Folkloristėve nė vitin 1986.
    Revista italo-greko-shqiptare ‘’Lidhja’’ qė nga viti 1981, hapi rubrikėn ‘’Jeta Kosovare’’ nė tė cilėn u botuan shkrimet e akademikut Esad Mekullit, tė prof.Shefqet Plluna, poezi tė Ali Podrimja, Mark Krasniqit, Ibrahim Kadriu e shumė e shumė tė tjerėve.
    Nė prill tė vitit 1989, arbėreshėt e Kalabrisė, zhvillluan nė Kozencė njė manifestim nė favor tė tė drejtave tė shqiptarėve nė ish-Jugosllavinė. Manifestimi filloi me meshėn e mbajtur nė lutje pėr Kosovėn nga prifti Antonio Bellushi nė kishėn e ‘’Shėn Shpėtimtarit’’. Mė pas u vazhdua nėpėr rrugėt kryesore tė Kozencės, dhe qėndruan nė sheshin e Plebishtit ku ndodhet pėrmendorja e Gjergj Kastriotit Skanderbeg. Nė kėtė manifestim u mbajtėn ligjerata nga intelektualėt arbėreshė, ku dėnonin dhunėn qė ushtronte policia serbe kundra popullatės shqiptare nė Kosovė. Manifestimi nė atė kohė u transpetua direkt nga RAI. Njerės tė ditur arbėreshė u kanė shkruajtur shumė herė letra kryetarėve tė shteteve tė mėdha tė botės si; SH.B.A, Rusisė, Anglisė, Italisė, O.K.B, Vadikanit, Francės etj. Pėr dhembjen e shqiptarėve tė Kosovės. Ata u bėnin thirrje qė tė ndėrhyjej pėr ndalimin e dhunės nė ish-Jugosllavi.
    Kėshtu arbėreshėt e Italisė jepnin ndihmėn e tyre pėr ēėshtjen kombėtare tė Kosovės.
    Pėr herė tė parė urat Antonio Bellushi do tė shkonte nė vatrat e mėrgimtarėve shqiptarė nė SH.B.A, dhe Kanada mė 1989. Ku do tė takohej me figura tė njohura tė diasporės shqiptare si, Antonio Athanasi, Ekrem Bardha, Baba Rexhepi i Teqes nė Detroit, Dr.Rexhep Krasniqi, At.Artur Liolin, Kongresmenin arbėresh-amerikan Joseph Dioguardi dhe mijėra kurmbetė tė tjerė. Papa Bellushi vizitoi dhe varrin e Dr.Mitropolitit Fan Nolit, ku mė pas mbajti edhe njė meshė nė kishėn e ‘’Shėn Gjergjit’’ nė Boston.
    Nė prill tė 1990, prifti Bellushi do tė bėnte vizitėn e dytė nė SH.B.A, i ftuar nga Kongresmeni arbėresho-amerikan Joseph Diguardi, kryetar i Lidhjes shqiptaro-amerikane tė Nju-Jorkut. Pėr tė marrė pjesė nė Kuvendin madhėshtor tė organizuar nė Sheritar Center tė New-York City, ku merrnin pjesė shumė figura tė njohura tė Kosovės dhe tė Diasporės, midis tyre, Rexhep Qosja, Ibrahim Ruguva, Veton Surroi, Shkelzen Maliqi, Idriz Ajeti, Tom Berisha, Halil Matoshi, Antonio Athanasi, Ekrem Bardha, Joseph Dioguardi, At Artur Liolin etj. Rreth 2600 mijė shqiptarė tė ardhur nga ish-Jugosllavia, Europa, SH.B.A, Australia, Kanadaja, Zerlanda e Re etj. Ishin tė gjithė tė bashkuar pėr ēėshtjen e Kosovės.
    Nė atė Kuvend u mbajtėn ligjeratatė ndryshme pėr tė drejtat e shqiptarėve nė Kosovė, me temė ‘’Liri pėr Kosovėn’’. Aty folėn dhe Senatorėt amerikan Lary Preshler, Alfons D’Amato, Frenk Lotenberg, Kongresmenėt Tom Lantosh, Joseph Dioguardi, tė cilėt nė fjalėn e tyre mbėshtetėn kėrkesat e drejta tė shqiptarėve nė ish-Jugosllavi.
    Studiuesi, poeti, gazetari Antonio Bellushi do tė shkonte deri nė Australinė e
    largėt pėr tė takuar dhe kuvenduar me shqiptarėt e mėrguar nga Kosova, Mali i zi, FYROM.

    Mėmė-Atdhe
    Unė tė thėrras; Atdhe!
    Po ti mė harrove
    Edhe sot
    Qė je komb,
    I pavarur dhe i lirė!
    Unė tė kėrkoj; Mėmė-dhe!
    Po mollėzat e tu tė pjekura
    I ke tė zbrazta
    Vetėm pėr mua
    Unė tė kėndoj; More!
    Ka pes shekuj!
    Verė e dimėr
    Po Besa e Kuqe
    Qė ty tė gėzon
    Mua mė pengon!
    Po fjala e Trimit
    Qė ty lė lartėson,
    Mallin mua ma vret!
    Mėmė-Atdhe, ku mė je?
    (poezi nga Antonio Bellushi)

    Knuesi dhe i ndershmi papa Antonio Bellushi dhe revista ‘’Lidhja’’ do njiheshin dhe lidheshin ngushtė edhe me arvanitėt e Greqisė. Takimet e shumta do tė bėnte papa Bellushi me studiuesin Aristidh Kolėn, Jorgo Gjeru, Jorgo Mihėn, me Mitropolitin e Korinthit Panteleimos, Dr.Jorgo Haxhisotiriu, Thanasis Moraitis, Marko Dragumi, Keti Papanika etj.



    Antonio Bellushi mes Arvanitėve
    Urat Bellushi do tė vizitonte Greqinė ēdo vit duke bėrė njė punė madhėshtore pėr traditat, gjuhėn, zakonet e arvanitasve. Ai ka njė njohje tė gjerė pėr historinė, kulturėn, gjuhėn, botimet nė terrėsi tė arvanitėve, dhe puna e studiuesit Bellushi njihet botėrisht nė kėtė fushė.
    Nė pėrfundim tė kėsaj pėrmbledhje tė shkurtėr mbi veprimtarinė kulturore-shkencore tė prof.Antonio Bellushit, duhet thėnė se ai ėshtė njė studiues i vėrtetė. Qė me punėn e tij shkencore na ka sjellė dėshmi tė elementėve tė kulturės sė vjetėr shqiptare nė Itali, Greqi, Zara etj. Rezultatet e punės shkencore sė urat Bellushit i ka botuar nė libra si dhe nė revistėn qė drejton ‘’Lidhja’’. Papa Antonio Bellushi nuk ėshtė vetėm njė studiues i shquar, por ai ėshtė dhe njė zog lajmėtar, njė knues i bashkimit tė shpirtrave tė shqiptarėve. Me udhėtimet e tij nė vendet qė jetonė diaspora shqiptare, ai ka ngritur zėrin qė shqiptarėt kudo qė ndodhen tė kenė njė zė tė vetėm pėr ēėshtjet madhore kombėtare.
    Papa Antonio Bellushi ėshtė dhe autor i shume librave me vlera tė medha studjuese rreth kulturės, traditave, zakoneve mbarė shqiptare(arbereshėve te Italisė jugut, arvanitėve tė Greqisė)si[[Kėrkimedhe studime ndėr arbėrorėt(arvanitėt) e Helladės(greqis), Studime Etnografike rreth albanesi(arbėreshe) nė Frashineto, Vatra Jonė, Studime Etnografike Albanesi(arbėreshe, arvanitase) nė Kalabri, Basilika dhe Greqi, etj.
    Ēdo shqiptar mund tė shfrytėzojė bibliotekėn e urat Antonio Bellushit nė faqen e internetit, www.bibliotecabellusci.it dhe www.lidhja.6go.net.
    E-mail lidhja@tiscat.it
    adresa e letėrkėmbimit, Papa Antonio Bellushi
    via Pollino 65, 87010
    Frashineto Kozencė Itali




    Arben Llalla


    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar

  2. #2
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,375
    Sa te mire jane keta arbereshet! Pse te mos kthehemi dhe ne te krishteret shqiptare, pa dallim orthodokse apo katolike, ne ritin Katolik te stilit Bizantin, sic ka qene dhe shteti i Arberit?
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #3
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    288
    Ke shum te drejte Angel...Po nuk do ta pranonte Ylli Popa kete gje,se ai nuk u mundua kot deri ne Greqi qe te sillte Janullatosin.
    Pa te provoje shteti dhe te ngrije nje kishe katolike psh ..ne Sarande!Do te shikoshe ti se si do te "bertasi"Janua ,Greqija,dhe grekofilet

  4. #4
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,375
    Ne ne Korce jemi orthodokse, por kemi dhe nje kishe katolike ku shkojne disa njerez qe jane konvertuar ne katolike nga nje shoqate katolike Malteze. Pastaj une s'po them katolike, por katolike te stilit bizantin. Nqs. qeveria do ta drejtoje vemendjen me teper nga Italia dhe vende te tjera perendimore pak me teper, dhe te rriten investimet italiane ne Shqiperi, atehere keto do konkurrojne ato greke ose do te barazpeshohen.

    Pastaj kot e kini qe ja drejtoni te gjithe inatin Janullatosit, se sa kane bere investimet ekonomike greke ne Shqiperi, nuk e ka bere dot Janullatosi, dhe as qe ka nje fakt te vetem (me sa di une) qe te flase drejperdrejt per anti-shqiptarizem te Janullatosit.

    Edhe Bektashinjte jane sekt musliman shume i mire dhe shume tolerant ndaj feve te tjera, njerez me mendje shume te hapur. Kryegjyshata Bektashiane e gjithe botes gjendet ne Shqiperi. Pra ne Bektashizem jane shqiptaret qe bejne ligjin, dhe jo arabiket. Per mendimin tim do te ishte mire qe dhe te gjithe muslimanet shqiptare te kthehen ne Bektashinj, por mos u acaroni, sepse ky eshte vetem mendimi im.

    Megjithate keto jane vetem endrra pasi dihet qe do kete shume shqiptare qe e kane te ngulitur teper thelle fene apo sektin e tyre, dhe sigurisht qe nje levizje e tille, megjithese per mendimin tim shume perfituese, do te kete shume kundershtim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 26-02-2003 mė 14:17
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  5. #5
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    288
    Angel
    Jam dakort ne pergjithsi me mendimin tende, me perjashtim te Janos.
    Deri sot nuk kam pare qe te dali njeri dhe te thote: "une jam djalli,pavarsisht se s'me duken brriret"!
    Kisha "Autoqefale"Ortodokse Shqiptare ka vetem emrin te tille,se figura e Janos,e prifterinjve grek,nderhyrjeve te her pas here ne emerime te peshkopve nga patriarkana greke ,dhe minimizimi i figures dhe mendimit te F.Nolit e kane kompromentuar rolin "autoqefal"te kishes Ortodokse Shqiptare.
    Sa per ivestimet greke ne shqipri ata vetem po na rrjepin jo te na ndihmojne.Dhe kush te te ndihmoje... dhe greku!
    Ti shiko ne USA, megjithse jan te gjithe me biznese e me miljona $$asnjeri -GREK- s'ja ka per faleminderit USA per kushtet,respektin,mundesite,barazine etj qe u ka krijuar grekve qe te behen njerez!Po behen derat njerez?Jo, as mos te te veje mendja.Kam "alergji"kur ndonje me ze ne goje "ndihmen" greke.
    Hajt shendet

Tema tė Ngjashme

  1. Antonio Banderas ne nje film si shqiptar
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 05:28
  2. Antonio Machado
    Nga Veshtrusja nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-11-2005, 13:59
  3. San Antonio Texsas
    Nga Egla-tina nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-09-2005, 23:12
  4. Hajduti I Mengjesit
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-09-2004, 10:32
  5. signor Antonio
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-05-2002, 03:09

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •